Page 1

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 19.11.2012 VITI I - NR.258

R

e

Qendra p

L

ëv

hvillim eZ

rejtësi dh D ër

izj

a Shq

a i p ë ri

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

...>>fq.8

LSHR diskuton platformën politike me Degën e Qytetit Studenti

Çangollari: Të ndalojmë me ligj bixhozin! MENDIMI POZITIV

Ju jeni të papërsëritshëm!

N

ga gjithë gjërat që mund t’iu vjedhin – pasurinë, riQendra e ninë, shëndetin, fjalët, Mendimit Pozitiv të drejtat, ata gjëra që askush nuk mund t’iua marrë janë: 1. Faktin që ju jeni unik. Ju jeni të papërsëritshëm. Keni një magji që është vetëm e juaja. >> VIJON NË FAQEN 2

Kryeministri Berisha i bën apel opozitës për miratimin e tre ligjeve të integrimit!..............fq.2 Nishani dekoron Mbretin Ahmet Zogu me Urdhrin e Flamurit Kombëtar!...........................fq.3 35-vjeçarja rome: Lyp për të mbajtur fëmijët gjallë!..fq.4 Drejtoresha e shkollës "Hasan Vogli", Isai: "Kemi kërkuar mësuese personale për nxënësin autik"!................fq.5 Seminar në Kampusin "Vitrina": "Shkrimi i artikullit shkencor" me Prof. Dr. Idriz Haxhiu!.......fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 19 NËNTOR 2012

POLITIKË

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryeministri Berisha i bën apel opozitës për miratimin e tre ligjeve të integrimit!

Sali Berisha

V

etëm dy ditë përpara se vendi ynë të hartojë raportin për sa i përket detyrave të lëna nga KE-ja lidhur me procesin integrues, kryeministri Berisha ka ftuar kreun e selisë rozë në diskutim lidhur me çdo amandament apo çdo sugjerim

rreth tre ligjeve për integrimin. Teksa mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të digës së Liqenit të Farkës, Berisha shprehu gadishmërinë për të shfrytëzuar çdo orë që ka mbetur në funksion të prioriteteve të përcaktuara nga KE, në mënyrë që vendi të marrë statusin kandidat në BE, si dhuratë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Në të kundërt, mosvotimi i tre ligjeve, sipas tij, do të ishte një gabim fatal në dëm të vendit dhe shqiptarëve. “Është një apel i fuqishëm për ne, të bashkohemi, të punojmë në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve dhe interesin më të mirë të të ardhmes sonë. Kundërshtirat janë të zakonshme, por kurrë ato nuk duhet të bëhen pengesë për të realizuar qëllime të përbashkëta fisnike. Nëse na u deshen 100

vjet për të qenë të lirë, tani kemi shanset e mëdha për të bërë realitet ëndrrën e rilindasve tanë, e të gjithë atyre që ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Sot kemi në dorë të bëjmë realitet ëndrrën europiane. Edhe njëherë ftoj kreun e opozitës të votojmë tre ligjet që kërkon Brukseli, që kanë muaj që presin në parlament”, tha Berisha. Ndër të tjera, Berisha vlerësoi inagurimin e digës së liqenit të Farkës, të cilin e konsideroi projektin më të madh të shndërrimit të kësaj zone, ndërsa u premtoi banorëve se mandatin tjetër qeverisës, në të gjithë qarkun e Tiranës nuk do të ketë asnjë kilometër rrugë të paasfaltuar. Shndërrimi i kësaj zone në një parqet më të bukura, kap shifrën e 3.2 milionë eurove. Për më tepër: www.77news.al

dhe për të bërë diccka që me të vërtetë ia vlen, ai moment ka ardhur tani. Gjejeni pasionin tuaj tani. Bëhuni pasioni juaj dhe do të shikoni që do t’iu ndodhin gjëra të mrekullueshme. Edhe nëse gjërat nuk do të shkojnë saktësisht siç i keni planifikuar, do të jeni sërish në drejtimin e duhur. 5. Vendosmërinë tuaj. Kur jeta iu jep ju nxjerr përpara situata nga të cilat duhet të keni frikë, pikërisht atëherë ajo iu jep shansin për t’u bërë të fortë dhe të guximshëm. Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të çmendur, madje edhe as gabimet, dështimet dhe shqetësimet tuaja. Nëse i mbani sytë hapur dhe vazhdoni të ecni, do ta gjeni në fakt atë që kërkoni. 6. Sjelljen tuaj. Diçka që të tjerët nuk mund t’iua marrin është mënyra se si reagoni ndaj veprimeve dhe fjalëve të tjerëve. Është liria juaj për të zgjedhur se si të silleni në të tilla rrethana. Zgjidhni pra, të jeni të lumtur dhe pozitiv. Nuk është gjithmonë e thjeshtë të gjeni lumturi në veten tuaj, por dijeni që është e pamundur ta gjeni atë diku tjetër që nuk jeni ju. Pavarësisht situatave që ju përballeni, mënyra se si do të silleni do të jetë zgjedhje juaj. Pra, buzëqeshni dhe largohuni nga njerëzit negativ dhe veprimet e tyre. 7. Aftësinë tuaj për të shpërndarë dashuri dhe mirësi. Përmasat e jetës suaj nuk do të maten me sasinë që keni akumuluar, por me atë që keni dhënë. Ndihma dhe bamirësia mund të jenë një mënyrë për t’i kthyer dikujt buzëqeshjen dhe gëzimin,

shumë nga të cilat mund të mos kushtojnë as edhe një qindarkë. Kujtoni gjithmonë që qëllimi kryesor është për të qënë të lumtur dhe nëse doni të jeni të lumtur, bëjini edhe ata që iu rrethojnë të tillë. 8. Shpresën tuaj. Nuk është pesha ajo që iu dëmton, por mënyra se si e mbani. Pengesat më të mëdha që qëndrojnë para një personi dhe para qëllimit të jetës së tyre është dëshira për ta arritur atë dhe besimi që gjithccka është e mundur. Shpresa është zëri juaj i brendshëm që iu pëshpërit “ndoshta” kur duket sikur e gjithë bota ulëret duke thënë “e pamundur”. 9. Diturinë dhe përjetimet tuaja. Karakteri dhe zgjuarsia juaj skaliten me kalimin e viteve. Ata vijnë me humbje, mësime dhe fitore. Vijnë pas shumë dyshimesh, mendimesh dhe të panjohurash. Nëse do të kishte një rrugë të vendosur drejt suksesit, është e sigurt që do ta ndiqnin të gjithë. Farërat e suksesit janë të mbjella në dështimet tuaja. Historitë tuaja më të mira do të vijnë nga luftërat dhe përpjekjet tuaja më të mëdha. Vlerësimet tuaja do të lindin nga dhimbjet që do të ndjeni. Pra, qëndroni të fortë, mësoni sa më shumë nga jeta dhe vazhdoni të jetoni. 10. Zgjedhjen tuaj për të vepruar emocionalisht. Mos i lejoni marrëdheniet dhe gabimet tuaja të së shkuarës t’jua shkatërrojnë të ardhmen. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Të keni një opinion jo të mirë për veten, nuk është përulje, por vetëshkatërrim. Ta mbani origjinalitetin tuaj shumë lart, nuk është egoizëm, por një parakusht për lumturi dhe sukses. Ju meritoni t’i vishni zemrës një buzëqeshje, jo por atë që keni ose atë që bëni, por për atë që jeni. 2. Mënyra se çfarë ndjeni për veten. Duhet shumë kohë që ju të mësoni se si të MOS e gjykoni veten nga sytë e dikujt tjetër. Të gjithë ne kemi lindur në këtë botë për të zbuluar jetën tonë dhe nuk do ta arrijmë asnjëherë nëse do të mundohemi të jetojmë më idetë e dikujt tjetër. Pra, mos e mundoni veten aq shumë me mendimet se çfarë thonë dhe mendojnë të tjerët për ju. Ajo që ata mendojnë nuk është edhe aq e rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme është ajo që ndjeni ju. 3. Intuitën tuaj. Nëse po mendoni si gjithë të tjerët, në fakt nuk po mendoni fare. Ndiqeni intuitën tuaj. Bëni atë që ka kuptim për ju dhe mos e krahasoni udhëtimin e jetës suaj me atë të të tjerëve. Çdokush i ka bërë përpjekjet e tij, sfidat dhe rrugët e ndara që duhet të marrin për të qënë aty ku janë. Kujtoni që ju nuk duhet të prisni për disa rrethana të jashtme për të vendosur rregull në jetën tuaj për ta bërë atë siç keni ëndërruar. Do të kuptoni se ajo që po kërkoni ndodhet diku brenda jush. 4. Pasionin tuaj. Nëse do të kishte pasur një moment për të ndjekur... pasionin tuaj Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 19 NËNTOR 2012 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nishani dekoron Mbretin Ahmet Zogu me Urdhrin e Flamurit Kombëtar!

P

as rivarrosjes së eshtrave të Ahmet Zogut në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore, Presidenti i Republikës shtroi një darkë për pjesëmarrësit dhe familjarët në Pallatin e Brigadave duke i bërë të gjitha nderimet një figure të shquar të historisë në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar, mbretit Ahmet Zog i Parë.

Po kështu Presidenti Nishani i ka dekoruar Mbretit të parë të shqiptarëve, Ahmet Zogut, “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”. Edhe pse ka shumë pak në detyrë, Nishani e ka dhënë dy herë këtë urdhër të lartë, fillimisht për Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton dhe tani për Ahmet Zogun. Në motivacion thuhet

se presidenti e dekoron atë për faktin se ka hedhur themelet e ndërtimit të shtetit modern shqiptar. “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Naltmadhnisë së Tij Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve (Pas vdekjes) “Urdhrin e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian. Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit. Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Një dekoratë të tillë e kanë marrë presidentët amerikanë Xhorxh Bush e Bill Klinton dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton. Për më tepër: www.77news.al

Klubi i Patriotëve të Rinj, protestë për takimin e Kserës me deputetin neonazist grek!

Q

indra aktivistë të Klubit të Patriotëve të Rinj protestuan përpara Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta kundër takimit të ministrit Ksera me deputetin neonazist grek. Duke vendosur në mënyrë simbolike një shirit bllokues në hyrje të ministrisë “Ndal, agimit të artë në institucionet shtetërore” dhe me pankarta “Jashtë qeverisë miqtë e Agimit të Artë”. “Takimi i ministrit Ksera me deputetë neonazistë është një veprim i patolerue-

shëm. Kushdo në këtë vend, qoftë ministër apo deputetë, duhet të qartësojë se me cilën anë është: me shqiptarët, por edhe ata grekë, italianë e gjermanë që mendojnë se nazizmi ishte një e keqe e shekullit të kaluar për gjithë njerëzimin apo me neonazistët. Ne jemi të vendosur të mos pranojmë që qeveria shqiptare të ketë prezentë ‘miq të Agimit të Artë’ apo njerëz që ende ëndërrojnë përrallat e së kaluarës me ‘vorio epir’”, tha në emër të Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido. Sipas

Bidos, minoriteti në Shqipëri, nuk mund të përfaqësohet nga individë që përqafojnë tendencat neonaziste, e aq më tepër, nga ata të cilët dëmtojnë raportin e shkëlqyer mes shqiptarëve dhe minoritarëve. Protestuesit kënduan himnin kombëtar dhe vijuan me parulla në mbrojtje të kauzës shqiptare dhe të bashkëjetesës në harmoni me minoritetet. “Miqtë e Agimit të Artë nuk kanë vend në institucionet shqiptare”, përfundoi Bido. Për më tepër: www.77news.al

Limitrans ofron vend pune në fushën e Transportit ndërkombëtar. Dërgoni CV në: xhlami@manifaktura7.com / Për më tepër: www.njoftime.com

KRIJOJE VETË FATIN TËND! Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 760 € / vit plus Spoken English plus Word-Exel, plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër! Afati i regjistrimit deri më 22 Nëntor

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E HËNË, 19 NËNTOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

35-vjeçarja rome:

Lyp për të mbajtur fëmijët gjallë!

S

apo sheh kalimtarë në rrugë, vogëlushi vrapon me këmbët e zbathura drejt njerëzve. I ngjitet atyre nga pas duke i prekur nga mëngët dhe me sytë e plogësht i lutet për disa qindarka. “Më fal një lek të dhëntë zoti shëndet, jetojmë në rrugë, nëna është e sëmurë dhe me zor lëviz…” shprehet djaloshi 4-vjeçar sikur të ishte i mësuar nga dikush më i rritur për fjalët që thotë. Kur dikush i vendos ndonjë qindrakë 20 lekëshe në pëllëmbën e vogël të dorës, ai e shikon më sytë e mëdhenj dhe i buzëqesh duke e uruar “zoti të shtoftë jetën”, pastaj vrapon tek nëna e tij, që qëndron e ulur diku në cepin e trotuarit në zonën e rrugës së Elbasanit. Kur i afrohemi ,gruaja nguron të flasë, pastaj me sytë e lotuar mendohet dhe pranon të na rrëfejë historinë e dhimbshme të jetës së saj. 35-vjeçarja rome, A.G. jeton pjesën më të madhe të ditës rrugëve të kryeqytetit së bashku me tre fëmijët e saj. Kur vjen dimri dhe kur bie shi, gruaja rome jeton në disa

mjedise të rrënuara pranë qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” e sëmurë prej më shumë se 5 vitesh. Apeli Gruaja rome tregon se prej disa vitesh vuan nga disa sëmundje dhe sipas mjekëve njërën prej veshkave e ka të dëmtuar tërësisht, por nuk mundet ta kurojë, për shkak se nuk ka para. Sipas saj, ajo ka shkuar disa herë në urgjencë dhe i kanë vendosur vetëm ndonjë serum e më pas i kanë thënë të largohet. “Vetëm se jam rome më kanë trajtuar si leckë kudo që shkoj, dua t’i bëj apel Ministrisë së Punës që të mendojë edhe për ne, i gjithë komuniteti rom është në pikë të hallit, flemë ushqehemi rrugës, fëmijët tanë rriten në kushte skandaloze, ku na gjen nata s’na gjen dita, vetëm se na shohin me sy tjetër për shkak të ngjyrës që kemi”, shprehet e indinjuar 35-vjeçarja rome A.G. Sipas saj, të gjitha institucionet shtetërore duhet të marrin në mbrojtje kategorinë e fëmijëve dhe të grave rome që janë personat më te rrezikuar në shoqëri. Historia Historia e 35-vjeçares ka nisur qysh herët në fëmijërinë e largët, kur ajo ka jetuar me njerkën e saj, një grua që babai i saj e mori në shtëpi menjëherë pas vdekjes së gruas së parë. Pikërisht, në këtë kohë, kur A.G ishte një fëmijë e vogël, ajo është keqtrajtuar dhe dhunuar sistematikisht nga njerka e saj, e cila e linte edhe pa ngrenë herë pas here. 35- vjeçarja tregon se vuajtjet e saj e kanë shoqëruar në çdo hap të jetës. Kur ishte 14 vjeçe, babai i

saj u shndërrua në një njeri të alkolizuar dhe nuk kujdesej fare për familjen, ndërsa njerka me të njohurit e saj mundi ta martonte A.G në një fshat të largët të qytetit të Korçës, ku edhe bashkëshorti e dhunonte herë pas here. “Pasi linda fëmijën e dytë, ika nga shtëpia dhe kam ardhur në Tiranë për të jetuar këtu, kam më shumë se 10 vjet që jetoj rrugëve, paskam qenë e fortë, por jetoj vetëm sa të më rriten dhe pak fëmijët e pastaj le të vdes e qetë”, shprehet me lot në sy 35-vjeçarja rome. Ajo tregon se para tre vjetësh u njoh me një burrë rom që ishte disa vjet më i madh se ajo dhe që ishte njeri shumë i mirë, por fati nuk deshi që ai të jetonte, pasi vdiq nga një aksident në rrugë. A.G rrefen se edhe me burrin e dytë ajo ka një fëmijë. Ndër të tjera, 35-vjeçarja tregon se është diagnostifikuar edhe me diabet të avancuar dhe kur bëhet keq shkon në urgjencë ku i bëjnë ndonjë insulin, ndërsa çdo ditë për të siguruar bukën e fëmijëve duhet të gërmojë nëpër kazanët e plehrave. “Jam shumë sëmurë, jetoj duke e mbajtur frymën gjallë e duke gjetur ushqim nëpër kazanët e plehrave, ndonjëherë më ndihmojnë njerëzit që kalojnë rrugës e më blejnë ushqim për fëmijët se i kam të vegjël, lyp në rrugë për të mbajtur frymën dhe jam vetëm fare në këtë botë”, shprehet 35-vjeçarja. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Guida Project ofron vend pune Koordinatore. Dërgoni CV në: guidaproject@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 19 NËNTOR 2012 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Flet drejtoresha e shkollës "Hasan Vogli" pas denoncimit të prindërve në QDS

Mimoza Isai: Kemi kërkuar mësuese personale për nxënësin autik"!

Shkolla "Hasan Vogli"

Fëmijët tanë kur kthehen nga shkolla, bërtasin si jonormalë. Ata imitojnë sjelljet e një shoku të klasës që është autik. Ne jemi të shqetësuar se ora e mësimit nuk zhvillohet dot normalisht për shkak të sjelljes së fëmijës autik në klasë”. Kjo është ankesa që disa prindër të nxënësve të klasës së parë në shkollën “Hasan Vogli” kanë përcjellë pranë "Qendrës Drejtësi dhe Solidaritet dhe "77 News" ditë më parë. Pas ankesës së tyre shkuam të takojmë drejtoreshën e shkollës, Mimoza Isai, e cila na sqaroi të gjithë ngjarjen…Rrëfimet e nxënësve të klasës së parë në shtëpitë e tyre kanë sjellë me urgjencë në dyert e shkollës prindërit e shqetësuar. Ata i kanë kërkuar drejtoreshës takim, ndërsa janë përballuar edhe me njërin prej prindërve të djalit autik, "duke e vënë me shpatulla pas muri", siç shprehet drejtoresha e shkollës. Mimoza Isai nuk na e ka pohuar që fëmija me aftësi të kufizuara të ketë kryer veprime të zhveshjes

në klasë, ndryshe nga sa vijnë pohimet e prindërve. Por ajo pranon se ankesat kanë qenë për shpërqëndrim të klasës, sepse fëmija autik flet shumë gjatë gjithë kohës kur është i shqetësuar. Ndërsa na sqaron detajet e incidentit, drejtoresha Mimoza Isai përpiqet të tregohet e paanshme. “Ne nuk kemi të drejtë të përjashtojmë nga shkolla një fëmijë autik dhe këtë ua kam thënë edhe prindërve. Por as njerëzore nuk është, pasi këta fëmijë zhvillohen më mirë në një mjedis me moshatarë. Nga ana tjetër, kuptoj po kaq mirë shqetësimin e prindërve të tjerë, që duan që fëmijët e tyre të marrin maksimumin nga ora e mësimit. Duke e vlerësuar seriozisht shqetësimin e tyre, kam thirrur këtu një psikologe të Qendrës së Autizmit në Tiranë se si duhet të punojmë me këtë fëmijë me nevoja të veçanta". Ndërkaq, drejtoresha na vë përpara një dosje me program specifik për nxënësin autik, program i cili është përgatitur pikërisht këto ditë, pas ngjarjes së zhurmshme. E ndodhur nën presionin e të gjitha palëve, drejtoresha e shkollës i ka kërkuar dje pasdite Drejtorisë Arsimore të Tiranës një mësuese mbështetëse për fëmijën autik, ashtu sikundër ka në ndonjë shkollë tjetër.“Të gjitha këto zhvillime kanë ndodhur brenda një jave dhe deri sa mbërritën edhe tek ju, thotë Mimoza Isai, drejtoresha e “Hasan Voglit”. Drejtoresha Mimoza Isai thotë se është hera e parë që i vjen një shqetësim i tillë, megjithëse shkolla ka filluar në shtator, prindërit vijnë të

ankohen në nëntor! Sipas saj, është enigmë që fëmijët të kenë treguar kaq vonë në shtëpi për sjelljen e shokut të klasës, pasi fëmijët nga natyra tregojnë çdo ditë atë që ndodh në shkollë. Ajo thekson detyrimin për ta mbajtur fëmijën në shkollë dhe e vetmja mundësi është kur e heqin prindërit. “Për rastet e fëmijëve autikë të diagnostikuar si të tillë janë vetë prindërit ata që zgjedhin se në cilin institucion duan ta çojnë, në shkollë të zakonshme apo qendër autizmi. Ne kemi patur edhe më parë fëmijë autikë në shkollë, madje jo në fazën e lehtë, por në fazën e tretë, shumë të rënduar dhe përsëri prindërit nuk donin ta hiqnin nga shkolla. Edhe vjet kishim një fëmijë autik në klasë të parë, tani ka ecur mirë, është në klasën e dytë dhe nuk përbën asnjë problem". Sipas drejtoreshës, shqetësimi është vënë në rrugën e zgjidhjes. Pas përplasjes që disa prindër patën me prindin e fëmijës autik L.T., tani palët janë qetësuar, pasi kanë marrë edhe nga mësuesja premtimin se me nxënësin autik do të punohet në mënyrë të veçantë.“Që ora e mësimit të mos pengohet, në kohën që ai ka nevojë të merret me diçka tjetër, do t’i jepet mundësia të merret me atë që dëshiron, përshembull me pikturën që e ka pasion". «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Çelësi ofron vend pune Web programues. Dërgoni CV në: gh@first.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Hotel

Adresa: Rruga “Dervish Hima” 50 m nga kryqëzimi, Burrel

Cel: +355 68 34 91 884 +355 69 63 24 204 Fax: +355217224-54 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 19 NËNTOR 2012

KURIOZITETE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Një milion dollarë të shpenzuar për këpucë!

N

ëna e dy fëmijëve në Pensilvani, SHBA, ka një pasion të rrallë, atë të koleksionimit të këpucëve. Siç dëshmoi Beth Shak në një revistë amerikane, ajo ka qenë e fiksuar që prej moshës 13-vjeçare dhe ka shpenzuar më shumë se një milion dollarë për këpucë. Aktualisht, në garderobën e saj, gruaja ka mbi 1 200 palë këpucë, çizme apo sandale, përfshi edhe 700 prej markës së famshme dhe shumë

të kushtueshme “Christian Louboutins”. Në procedura divorci, bashkëshorti i saj është paraqitur në gjykatë me një kërkesë për të bërë për vete gjysmën e pasurisë së këpucëve, gjëja më e shtrenjtë që Zonja Shak ka në zotërim. Megjithatë, koleksionistja e çmendur është e vendosur që të ruajë garderobën e saj të paprekur. Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Sallata, rëndësi të madhe për shëndetin!

K

onsumimi i përditshëm i sallatës është njëra ndër mënyrat më të shëndetshme dhe më të thjeshta të ushqimit të cilën duhet patjetër edhe ju ta bëni, pohojnë ekspertët. “Sallata është e pasur me fibra, ul kolesterolin dhe parandalon kapsllëkun dhe që është më e rëndësishmja, fibrat ofrojnë ndjenjën e ngopjes. Kështu që, nëse sallatën e fusni si ushqim të përditshëm, më pak do të hani dhe në fund do

të hiqni më shumë kilogramë”, deklarojnë ekspertët. Ja cilat sallata rekomandohen dhe si mund të përgatiten ato. - Tarator sallata: Përbërësit, trangulli, hudhra, jogurt, vaj i ullirit, kopër dhe sipas dëshirës edhe origano. Trangulli është me kalori të ulëta, ka mjaft ujë dhe është e shkëlqyeshme. Hudhra e mbron imunitetin, dhe nëse këtij kombinimi i shtoni edhe jogurt me pak yndyrë dhe pak vaj të ullirit,

i shtoni pak mëlmesa, do të fitoni sallatën e cila u rekomandohet personave të cilët kanë probleme me ruajtjen e lëngjeve dhe me trashjen. - Sallata e gjelbër: Përbërësit, sallatë e gjelbër, qepë apo hudhër. Sipas dëshirës shtoni edhe vaj të ullirit dhe limon. Sallata e gjelbër është perime e cila largon urinë dhe stimulon lëngjet e barkut. U rekomandohet personave të cilët dëshirojnë të humbin kilogramë dhe atyre që kanë probleme me tretjen. Këtë sallatë gjithmonë hajeni para ushqimit kryesor, sidomos atij të nxehtë. - Sallata me domate: Domatja është e pasur me kalium dhe rekomandohet tek hipertensioni, arterioskleroza, bulimia. Rregullon gjakun dhe stimulon jashtëqitjen e urinës, rregullon punën e zorrëve dhe ka mjaft vitamina A dhe C, dhe efektivisht mbron arteriet. Nga Anjeza Kastrati www.77news.al

Ilhami ofron vend Specialiste Marketingu. Dërgoni CV në: ilhami.demiroglu@dekart-albania.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Hotel

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 19 NËNTOR 2012 Lëvizja

VEPRIMTARI

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Seminar në Kampusin "Vitrina": "Shkrimi i artikullit shkencor" me Prof. Dr. Idriz Haxhiu!

N

77 NEWS

ë Kampusin "Vitrina" u zhvillua seminari me temë "Rregullat e domosdoshme për shkrimin e një artikulli shkencor", referuar nga Prof. Dr. Idriz Haxhiu. Të pranishëm në seminar ishin pedagogë të Sh.L.U.P. "Vitrina". Në hapjen e seminarit, gazetarja znj. Kozeta Zavalani theksoi rëndësinë dhe vlefshmërinë që ka ky seminar në përgatitjen e mëtejshme të pedagogëve të rinj si dhe faktin se ideatori i këtij seminari është dekoruar nga Presidenti i Republikës me medaljen "Naim Frashëri i Artë". Në prezantimin e materialit nga ana e Profesor Haxhiut, u vu theksi te rëndësia që ka ky fakt si një nga detyrat kryesore dhe të rëndësishme të "Qendrës për Kërkim e Zhvillim" pranë SH.L.U.P "Vitrina". "Një pedagog duhet të dijë fillimisht se si të përgatisë një artikull shkencor. Ky është dhe qëllimi i seminarit të organizuar sot theksoi ai". Studimi i paraqitur nga profesori si një shembull i kërkimit shkencor kishte të bënte me

mjetet e peshkimit në vendin tonë dhe me problemet e mëdha që paraqet sot sidomos ekosistemi detar nga ndërhyrjet e njeriut, saqë shumë gjallesa janë rralluar ose mungojnë theksoi profesori në fjalën e tij. Ai gjithashtu shprehu rëndësinë e hartimit të një artikulli shkencor si një detyrë e vazhdueshme dhe e detyrueshme e çdo pedagogu, si një domosdoshmëri në rritjen e tij të përmbajtjes shkencore si dhe për prezantimin e tij në Revistën Shkencore të SH.L.U.P "Vitrina". Në materialin e paraqitur prej tij bëhej fjalë për një mjet gjuetie që nuk gjendet në asnjë vend tjetër të Mesdheut, përveç se në Shqipëri, i cili është shumë ekologjik nga ana e tij për ruajtjen e habitateve detare dhe të gjallesave të tyre. Seminari ishte i organizuar në tre nivele të zhvillimit të tij, duke filluar me: Diskutimin nga ana e Prof. Haxhiut, më pas me pyetjet e ndryshme nga të pranishmit dhe në fund me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit. Në diskutimet e zhvilluara gjatë këtij seminari, doli në pah rëndësia e shkrimeve shkencore sipas kritereve dhe natyrës së shkrimit dhe shkencave ku bëhet shkrimi. Një tjetër element që u dha, ishte dhe krijimi i një rubrike sipas tipologjisë së shkrimeve shkencore në Revistat Shkencore. U zhvilluan debate në mendime në lidhje me temën e seminarit ndërmjet pedagogëve. Në fund, u shprehën falënderimet për punën e bërë dhe për praninë e pedagogëve. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Limitohuni me ata që iu rrethojnë, që të jetoni me qetësi dhe të ndiheni mirë. Demi: Janë shumë të mira mundësitë për ata që janë duke kërkuar një punë të re. Binjakët: Partneri sot do të mundohet t’u surprizojë në të gjitha mënyrat, do të përballeni me shumë gjëra interesante dhe shumë të bukura. Gaforrja: Edhe në nivelin jo verbal jeni shumë mirë. Problemet e vogla nuk do t’u fusin në krizë. Luani: Do të ndryshoni shumë gjëra për yë mirë sepse jeni shumë të favorizuar në këtë pikë. Virgjëresha: Bëni kujdes për ëndërrat shumë të mëdha që të verifikoni përpara a janë të realizueshme. Peshorja: Ju jeni gati që të ndihmoni të tjerët dhe nuk lejoni që askush të përfitojë nga ju. Akrepi: Një histori dashurie e filluar si për lojë është kthyer në diçka shumë më serioze për ju. Shigjetari: Mos kini frikë të hapeni me miqtë dhe t’u tregoni atyre se çfarë po ndjeni. Bricjapi: Në fakt në kohët e fundit keni qenë paksa vetmitarë, larg personit të zemrës dhe larg familjes por kjo perjudhë do të marr fund. Ujori: Arsyeja dhe zemra rrallë ecin me të njëjtin hap dhe do të kuptoni sot se pse është kaq e vështirë t'i mbani në ekuilibër. Peshqit: T'i bëni mirë të tjerëve iu bën që të mbusheni me energji pozitive dhe të ndiheni më mirë edhe vetë prej kësaj.

Explorer Travel ofron vend pune Agjente Turizmi. Dërgoni CV në: explorer_financa@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd! Kurse profesionale 9-mujore për: kuzhinier, pastiçier, shef kuzhine, vetëm 500 € Pagesa mund të bëhet edhe me këste mujore.

Regjistrimet deri më 19 Nëntor Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 19 NËNTOR 2012

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR diskuton platformën politike me Degën e Qytetit Studenti

Çangollari: Të ndalojmë me ligj bixhozin, dëmton shoqërinë!

N

dalimi me ligj i bixhozit ka qenë në fokusin e takimit që Nënkryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re për Punët e Brendshme dhe Çështjet Organizative Çajup Çangollari, ka zhvilluar me një nga degët e Qytetit Studenti, për të diskutuar mbi shtatë pikat e platformës politike. Çangollari ka theksuar se ky është një nga fenomenet më të dëmshme për shoqërinë dhe një nga shkaqet kryesore të divorceve. Propozimi i LSHR-së ka gjetur përkrahjen e anëtarëve të degës së Qytetit Studenti, të cilët kanë theksuar se kjo masë do të ndikonte në forcimin e familjes dhe shoqërisë shqiptare. Bazuar në platformën politike të LSHR-së, Çangollari ka

deklaruar se njerëzit në nevojë duhet të angazhohen me punë sociale dhe duhet të marrin për të një pagë minimale. Konkretisht, ata duhet të bëhen të dobishëm për shoqërinë duke pastruar zonën ku jetojnë dhe fondi i dedikuar për këtë pjesë në buxhetin e komunave dhe bashkive, të përdoret për t'i dhënë këtyre njerëzve një pagë minimale që përmbush nevojat e tyre jetike. Fuqizimi i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shërbimeve sociale, është pika tjetër e platformës politike që është shpalosur. “Të gjithë ata që do të investojnë në këta sektor, kemi menduar që t'i përjashtojmë nga taksat për një periudhë 8-vjeçare, në

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

mënyrë që të forcojmë institucionet arsimore, shëndetësore dhe ato të përkujdesjes sociale”, është shprehur Çangollari. Gjithashtu, fuqizimi i shtetit shqiptar kundër korrupsionit, fuqizimi sipërmarrjeve shqiptare përmes qerasë tatimore, një koncept i ri që reformon sistemin tatimor në Shqipëri, fuqizimi i familjes shqiptare, fuqizimi i shtetit shqiptar, fuqizimi i kombit shqiptar dhe fuqizimi i politikës së jashtme dhe rolit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë diskutuar në takimin me degën e Qytetit Studenti. «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim», Lëvizja Shqipëria e Re

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 77 News botimi Nr 258  
Gazeta 77 News botimi Nr 258  

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Advertisement