Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 17.06.2013 VITI II - NR.468 ...>>fq.2 ...>>fq.2

Edmond Vlashaj

Askush nuk mund ta ndalë rrugën tonë për Drejtësi dhe Zhvillim! MENDIMI POZITIV

Ide për kultivimin e kreativitetit!

N

ë mënyrë që të ndajmë këshilla Qendra e të vlefshme dhe tekMendimit Pozitiv nika për kultivimin e krijimtarisë në përgjithësi, dëshirojmë të ndajmë fjalë frymëzuese për mënyrën se si të filloni dhe të mbani krijimin. Disa nga këto mënyra janë... >> VIJON NË FAQEN 2

Alternativat e PLSHR për ndërtimin e 21 000 shtëpive për çiftet e reja dhe familjet në nevojë!................fq.3 Qytetarja: Rrezikoj të humbas vendin e punës nga vonesat autobuzëve të Tufinës!.....................fq.5 Propozohet një ligj për punësimin e të rinjve në Administratën Publike!...................................fq.6 Erdogan: Le ta prishim këtë lojë të madhe, ejani të shkruajmë së bashku historinë!...............fq.7 Shqiptarët, Besa - Besë me Liderin Erdogan!........fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Lëvizja

E HËNË, 17 QERSHOR 2013

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Askush nuk mund ta ndalë rrugën tonë për Drejtësi dhe Zhvillim!

A

skush nuk mund të na kanosë, me pa të drejtë, për zënien e dritës së diellit që ka lindur në Stamboll. Askush nuk mund të pengojë rrezet e kësaj drite, të ndriçojnë mendjen, zemrën dhe jetën e sejcilit prej nesh, të etur për Drejtësi dhe Zhvillim. Askush nuk mund të pengojë qoftë edhe për një moment të vetëm këtë diell që rrezaton jo vetëm në Turqi por edhe në vendet e tjera të botës. Askush nuk mund ta pengojë këtë diell që vjen i qartë dhe i ngrohtë edhe në Shqipërinë tonë, e më tej në të gjitha trojet

shqiptare në Ballkan, me mirësitë e dobitë e tij që përkthyer në gjuhën e përditshmërisë shqiptare, do të thotë kulturë e re pune dhe besimi se mirëqënia ndërtohet në Drejtësi dhe në Ndershmëri, në punë intensive dhe të palodhur. Mirësi dhe dobi që mbajnë me punë mijëra familje shqiptare nëpërmjet invesimteve të ndershme dhe të dobishme të qindra e mijëra investitorëve dhe sipërmarrësve turq. Mirësi dhe dobi që vjen në shumë e shumë fusha të tjera në formën e ndihmave, miqësisë dhe vëllazërisë Shqiptaro

Turke, të konsoliduar tashmë nën drejtimin e Liderit Erdogan. Shqiptarët nuk harrojnë! Shqiptarët kanë në themelin e karakterit të tyre dy vlera themelore. Dy vlera themelore pa të cilat ata nuk mund të ekzistojnë. Dy vlera për të cilat shqiptari e jep jetën, por asnjëherë dhe kurrën e kurrës këto vlera nuk i heq nga vetja. Është Mirënjohja dhe Besa. Shqiptarët i janë mirënjohës Liderit Erdogan për gjithcka që ka bërë për Shqipërinë për Kosovën, për Maqedoninë, për Malin e Zi dhe për të gjithë Shqiptarët kudo ku janë. Kështu që Besa jonë dhe Mirëjnohja jonë, është e pakufi për Liderin Erdogan. Shqiptarët janë sot e përgjithmonë, Besa-Besë me Erdogan, me këtë Lider të madh i cili është shndërruar tashmë në burim frymëzimi për çdo shqiptar dhe çdo njeri, në të gjithë botën, sa i përket shërbimit në Drejtësi dhe në Zhvillim. Mitingu i ditës së mërkurë, datë 19.06.2013 në përkrahje të Erdoganit, nuk është asgjë tjetër, vetëm detyrë dhe respekt ndaj këtyre dy vlerave tona themelore mbarë shqiptare. Respekt dhe nderim maksimal për Mirënjohjen dhe Besën e Shqiptarit. Shqiptarët Besa-Besë me Liderin Erdogan Për Drejtësi dhe Zhvillim! Edmond Vlashaj, Kryetar i PLSHR, kandidat për deputet, qarku Tiranë

të pakëndshme dhe kjo është një gjë e mirë. Nëse ne duam të marrim pjesë plotësisht në një akt krijues ne mund të përjetojmë një bollëk emocionesh të pakëndshme dhe ky është qëllimi. Ky proçes krijimi shpesh përfshin nxjerrjen e vetes jashtë balancës për një kohë në një situatë ku ne kemi për të marrë vendime aty për aty. Kjo vendimmarrje e detyruar na vë në një vend ku nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të pranojmë atë që ka ndodhur dhe pastaj të ecim përpara për të punuar me atë që ekziston. Por ajo gjithashtu na shtyn në disa vende ku ne normalisht nuk do të shkonim - në qoftë se ne e lejojmë atë. Gjatë gjithë këtij proçesi bëhet e nevojshme për të "përshtatemi" me diskomfortin pasi ai lind (vjen), ta lejojmë atë të ekzistojë. Të lejojmë veten të përjetojë plotësisht ndjesinë e diçkaje të pabazë (duke mos ditur se çfarë jemi duke bërë) dhe të gëzojmë mendjelehtësinë dhe terrorin që vjen së bashku me të. Roli ristrukturues i kreativitetit në jetën

tuaj! Shumica prej nesh e shohin krijimtarinë si një luks, ëmbëlsira me të cilën ne do të trajtojmë veten në qoftë se ne së pari përfundojmë punën tonë reale. Ripozicionimi i kreativitetit në një vend burimi, të kuptuarit se energjia jonë rrjedh nga ky burim është gjëja më e mirë që ne mund të bëjmë për të kultivuar atë në jetët tona.Pra, çdo lloj pasioni që keni praktikojeni atë. Duke bërë kështu përfitoni jo vetëm ju, por edhe të tjerët po ashtu. "Çfarëdo qoftë ajo që ju doni, ndiqeni atë, mësoni në lidhje me të, shijojeni atë dhe angazhohuni për të, kjo do të thotë të jetosh një jetë të ushqyer me kreativitet. Dhe kur ne trokasim lehtë në të për veten tonë, ne sjellim një shembull për të tjerët dhe janë këto shembuj për të cilët bota ka nevojë. Kjo energji krijuese përhapet dhe udhëton më larg nga sa ne përfytyrojmë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Kuptoni se po ju jeni krijues! Një nga mitet më të mëdha rreth krijimtarisë është se ajo i është dhuruar një pakice fatlume dhe pjesa tjetër prej nesh nuk kanë një kockë krijuese në trupin tonë. Përdorni pasionin krijues për të transformuar botën, "Të jeni krijues nuk do të thotë që ju duhet të jeni patjetër artist”. Të jesh kreativ do të thotë të shprehësh veten. Dhe sa më shumë e shprehim veten aq më mirë krijojmë botën. Ekzistojnë mënyra të ndryshme në të cilat njerëzit kanalizojnë krijimtarinë e tyre. Për të mbajtur krijimin vazhdoni të krijoni! "Kur unë jam krijues, atëherë unë mendoj për më shumë ide dhe më shumë frymëzim, i cili çon në më shumë krijimtari, e më pas në më shumë ide." Përshtatuni me diskomfortin e krijimtarisë! Ndonjëherë kreativiteti sjell deri ndjenja Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E HËNË, 17 QERSHOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Alternativat e PLSHR për ndërtimin e 21 000 shtëpive për çiftet e reja dhe familjet në nevojë!

Fabjola Kajana, zëdhënëse e PLSHR.

P

artia Lëvizja Shqipëria e Re, nëpërmjet zëdhënëses Fabiola Kajana, në një dalje publike për mediat, ka dhënë synimet e kësaj force politike për katër vitet e ardhshme. Deklarata vijon si më poshtë: “Përshëndetje nga zyra e shtypit e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Kemi shpalosur ditë me radhë programin politik të PLSHR, konkretizuar në 7 pika politike. Sot do të

vijojmë me pjesën e dytë të dokumentit tonë elektoral, i cili përkon me synimet që PLSHR ka për 4 vitet e ardhshme. Këto synime u japin përgjigje shqetësimeve më të mëdha që ka aktualisht shoqëria shqiptare. Sot do të prezantojmë tri synimet e para: 1) 21.000 shtëpi të reja çdo vit për familjet në nevojë si dhe familjet e reja apo çiftet e reja. (Këto banesa do të jenë të ndara pro-

porcionalisht nga 1.000 për çdo qark si dhe 9.000 që mbeten në Tiranë-Durrës, ku ka më shumë popullsi. Sipas shembullit pozitiv të Qeverisë Turke të drejtuar nga Kryeministri Erdogan me kompaninë shtetërore "Toki"). 2) 21.000 shtëpi ekzistuese në vit, të riparuara, të hidroizoluara dhe të shndërruara në shtëpi të qëndrueshme energjitikisht. Pra shtëpi që harxhojnë shumë pak energji elektrike për ngrohje në dimër dhe ftohje në verë. 3) 21.000 tarraca pallatesh në vit, nëpër qytetet tona të mbuluara me çati për të eleminuar njëherë e mirë lagështirën. (Këtu do të përfshihen automatikisht edhe ndërtesat publike si shkolla, kopshte, çerdhe, spitale, maternitete etj. Në këtë rast do të kishim shtim të hapësirës së banimit apo të shfrytëzimit në papafingot që do të krijoheshin me vendosjen e çative)”. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR do të nxisë projekte që sjellin vetëpunësim në fshat! Elfida Bajraktari për PLSHR në komunën Shishtavec, Kukës.

E

lfida Bajraktari, kandidate për deputete e PLSHR çdo ditë organizon takime me

banorët e këtij qarku. Gjatë këtyre ditëve takimet ajo i ka përqëndruar në komunën e Shishtavecit. Znj. Bajraktari, e shoqëruar dhe nga kolegët e tjerë ka qenë shtëpi më shtëpi me qëllim dëgjimin e shqetësimeve që kanë banorët dhe dhënia e zgjidhjeve nëpërmjet alternativës së PLSHR. Fshatin Shishtavec të gjithë e njohin për bukuritë natyrore që ka, për aktivitetet sportive që zhvillohen çdo dimër dhe se sa pak është bërë për shfrytëzimin e burimeve të tij. Gjithashtu dhe për sa i përket tregtimit të kulturës së patates nuk është në nivelin e duhur, një pjesë e

mirë ngelet pa u dërguar në treg për shkak të mungesës së investimeve në infrakstrukturë, në krijimin e strukturave për magazinimin e produkteve, jo vetëm për këtë kulturë por edhe për produktet e tjera blegtorale e bujqësore. Znj. Bajraktari iu pohoi banorëve që ne synojmë investimin në projekte të tilla, që hapin vende pune, rrisin të ardhurat ekonomike të familjeve tona e si rrjedhojë do të kemi dhe mirëqenie e bollëk. Votoni PLSHR, Votoni nr.56 përfundoi Znj. Bajraktari. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR, reformë e thellë edhe në Sistemin Arsimor! Elisarort Kica për PLSHR në Durrës.

A

shtu si çdo ditë tjetër vazhdon takimet në qytetin bregdetar të Durrësit Elisarort Kica, kandidat për deputet i PLSHR në po këtë qark. Bashkëbisedon me çdo qytetar dhe i informon hollësisht për pikat e platformës dhe synimet që ka kjo forcë e re politike për zgjedhjet e pas 23 Qershorit. Ne synojmë që të kemi një sistem transparent në çdo sektor për mënyrën se si ushtrohet detyra e gjithësecilit në administratën pubike. Një ndër pikat e platformës që ne i kemi kushLëvizja

tuar shumë vëmendje është heqja e vlerësimit të provimeve nga pedagogu përkatës, kjo vjen si nevojë për eleminimin e korrupsionit në këtë sektor, por edhe që vlerësimi të bëhet bazuar në meritë. Ky vlerësim do të bëhet online lidhur me kompjuterat e Qendrës së Vlerësimit Kombëtar të Provimeve në Ministrinë e Arsimit, gjithashtu do të krijonim edhe standarte në cilësi, përfundoi Z. Kica. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 17 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Enkeleda Hoxha: PLSHR, projekte të vogla që përfshijnë gjithkënd në qytet apo në fshat!

Enkeleda Hoxha, kandidate për deputete qarku Dibër.

Ju kandidoni për herë të parë: ku ndryshoni ju nga konkurentët e tjerë? Kandidatët e partive të tjera janë figura të konsumuara në 22 vite tranzicion, disa janë edhe të lidhur me të shkuarën e diktaturës komuniste, janë njerëz që dinë të premtojnë dhe të flasin bukur nga podiumi i ndonjë tribune ku mbajnë fjalime të stërgjatura në fushatën zgjedhore. Unë jam studente dhe nënë. Vij nga një familje e thjeshtë dhe prindërit më kanë mësuar gjithmonë që pasuria më e madhe për një njeri është ndershmëria. Dua më të mirën për vendin tim dhe të ardhmen tonë. Si një nga shumë të rinj përfaqësues të PLSHR, me dinamizmin që na karakterizon, kam marrë zotimin për të qenë lajmëtare dhe më pas zbatuese e projektit të Shqipërisë së Re. Cilat janë risitë e partisë që ju përfaqësoni përballë partive të tjera? PLSHR ka një program konkret me 7 pika të detajuara dhe 12 synime për 4 vitet

e ardhshme në qeverisje. Ne sjellim një mentalitet të ri në politikë duke aplikuar drejtësinë dhe meritokracinë fillimisht në strukturat tona e më vonë në qeverisje. Ne kemi projekte të vogla që përfshijnë gjithkënd në qytet apo në fshat, në mënyrë që të fuqizojmë dhe zhvillojmë individin në radhë të parë dhe duke i bashkuar këto projekte kemi një shoqëri të fortë e të zhvilluar. Çfarë vlerësoni si specifike në platformën e PLSHR? Në platformën tonë të gjitha pikat janë specifike pasi gjithësecila prej tyre ka rëndësinë e saj të veçantë, por e veçanta e PLSHR është që krijon shumë hapësira për integrimin e të rinjve në vendimmarrje në të gjitha fushat. Gjithashtu politikat sociale si dhe fuqizimi i institucioneve arsimore dhe shëndetësore, janë një pikë mjaft specifike dhe e domosdoshme. Cilat janë shtresat që PLSHR përfaqëson më tepër?

PLSHR përfaqëson njerëzit e thjeshtë, shtresat në nevojë, sipërmarrësit e vegjël e të mesëm, por kryesisht të rinjtë. Çfarë përqindje zënë femrat në konkurim për 12 qarqet e vendit? Nga 140 kandidatë, te PLSHR në 12 qarqet e vendit, 42% e tyre janë femra, shifër kjo që flet hapur që partinë tonë ka shanse dhe mundësi të barabarta. Cili është opsioni juaj për luftën ndaj korrupsionit? Një pacient është gjysëm i shëruar kur ai e pranon që është i sëmurë. Të gjithë duhet ta pranojmë që korrupsioni është një sëmundje që ka mbërthyer çdo dikaster. Në radhë të parë iu bëj thirrje shqiptarëve që të mos jenë ata që e krijojnë korrupsionin. Përqëndrimi i të gjitha institucioneve në një vend të caktuar, supervizimi i të gjitha zyrave të administratës me video dhe audio, si dhe futja e një lënde në shkolla për edukimin e fëmijëve kundër korrupsionit, është opsioni më efiçent në luftën kundër korrupsionit. Përse shqiptarët duhet t’i besojnë alternativës suaj dhe PLSHR? PLSHR s’ka asnjë lidhje me të shkuarën komuniste dhe as me tranzicionin. Ajo nuk është ndërtuar mbi inate, konflikt interesi apo urrejtje, por mbi vlerat e drejtësisë, barazisë, solidaritetit dhe sjell një kastë të re politikanësh me ide dhe mentalitet. PLSHR ofron projektin për Drejtësi dhe Zhvillim, shumë hapësira për të rinjtë. Në 23 qershor shqiptarët do zgjedhin alternativën më të mirë për ta, që padyshim është PLSHR, nr. 56! Për më tepër: www.77news.al

PLSHR do t'i japë përparësi strehimit të njerëzve në nevojë! Enea Seitllari për PLSHR në Vorë.

T

akime të rëndësishme ka kryer në zonën e Vorës Enea Seitllari, kandidat për deLëvizja

putet i PLSHR. Kjo forcë e re politike ka si mision që të sjellë qasje dhe metalitet të ri

për të realizuar synimet që ka për ndërtimin e Shqipërisë së Re. Ne, tha Seitllari, synojmë të realizojmë çdo gjë që ndikon në zhvillimin e Shqipërisë. Çelësi i zhvillimit të një vendi është edhe familja, ndaj në fokus kemi një familje shqiptare model. Gjithashtu problematikë e vendit tonë është dhe strehimi për familjet në nevojë dhe çiftet e reja, ku do të ofrohen 21.000 shtëpi për këto familje të ndihmuara prej shtetit. Banorët e Vorës shprehën vlerësimin për punën që ka bërë dhe po bën në ndihmë të qytetarëve shiptarë. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E HËNË, 17 QERSHOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qytetarja: Rrezikoj të humbas vendin e punës nga vonesat autobuzëve të Tufinës!

Foto ilusruese.

A

utobuzët e linjës së Tufinës janë me standarte dhe shumë komodë, por sipas shumë qytetarëve moszbatimi i orareve standarte nga drejtuesit e tyre po kthehet në burim problemesh për qytetarët. Ja se si u shpreh një qytetare për gazetën “77 News “. Si quheni dhe ku banoni? Unë quhem Zamira dhe banoj në zonën e Alliasit. Jam me origjinë nga Kukësi, por kemi ardhur me banim që në vitet 1990 këtu në Tiranë. Familja ime përbëhet nga 5 pjestarë, unë, bashkëshorti, dy djemtë dhe vajza. Jemi shumë ngushtë, pasi sipër-

faqja e shtëpisë që kemi është e vogël për aq persona sa jemi ne. Gjithsesi unë dua të theksoj që kam jetuar jasht shtetit, në Greqi prej 10 vitesh dhe kur gjendem përballë realitetit që është në Tiranë shoh shumë keq funksionime dhe neglizhencë përsa i përket shërbimit ndaj publikut si nga administrata publike ashtu edhe nga privatët. Më saktësisht çfarë shërbimi nuk kryet ashtu siç duhet ndaj qytetarëve? Unë mendoj se janë shumë gjëra që nuk funksionojnë siç duhet në Tiranë dhe shoh një mospërfillje të punonjësve dhe operatorëve të shërbimit ndaj qytetarëve. Rasti më konkret është që për të ardhur me autobuzin e Tufinës nga “Shkolla e Bashkuar” deri në qendër të Tiranës sot u vonova rreth 30 minuta, kjo ndodhi jo për faktin se kishte trafik por se në çdo stacion autobuzët ndalohen nga 2-3 minuta. Ndërkohë, në çdo vend të botës, në fillim pritet sa te vijë orari fiks edhe kjo është një kohë e llogaritur që të mos kthehet në mërzitje dhe stres për pasagjerët. Është për të ardhur keq që shumë persona humbin ditën e punës nga vonesat e autobuzëve, si dhe ka raste që kanë humbur edhe vendin e punës. Më konkretisht autobuzët e Tufinës ndalohen njëherë te “Sahati”, në “Qendër”, pastaj ndalohen te “9-katëshet”, por ka raste qe ndalen edhe te “Medre-

seja” dhe në ndonjë stacion tjetër. Cfarë janë gjithë keto vonesa? Kush paguan për këta qytetarë që po vonohen dhe stresohen çdo ditë rrugëve? Ndërkohë është për t’u përmendur edhe fakti që në mëngjes shumë nxënës shkollash apo qytetarë të ndryshëm po mbeten akoma rrugëve në këmbë, por ka edhe raste që detyrohen të paguajnë taksi për të shkuar në punë, pasi autobuzët nganjëhërë vonohen fare dhe shpesh herë vijnë të tejmbushur për shkak orarit të çrregullt. Apeli juaj ndaj Bashkisë dhe “Shoqatës së Transportit Qytetas” ? Unë si qytetare i bëj thirrje Bashkisë së Tiranës që të marrë masa të menjëhershme që të rregullohet problemi i sorollatjes së qytetarëve nga autobuzët dhe nga çdo institucion që është i detyruar që të japë shërbim në kohë ndaj qytetarit i cili paguan detyrimet që i takojnë. Gjithashtu “Shoqata e Transportit Qytetas” në bashkpunim me kontrollorët duhet të punojë që të kemi orare të rregullta ashtu siç janë në vendet e europiane të zhvilluara. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Të rinj të tjerë i bashkohen PLSHR! Takim me kandidatin Kondi Ilia.

T

ë rinjtë Ridajan Sadaj, Olsi Manushi, Xheni Gjoka dhe Olsian Skifteri janë një pjesë e "armatës" që mbështet PLSHR. Ata zhvilluan një takim në Selinë e Lëvizja

PLSHR. “Ju jeni të rinj energjikë dhe tepër aktiv, bashkëudhëtare në këtë mision të përbashkët. Ju falenderoj për kontributin tuaj!”, u shpreh Ilia. Për më tepër gjatë këtij

takimi u diskutua në lidhje me mënyrën e organizimit të punës për çdo aktivist deri në datën e zgjedhjeve. Ndërkohë u diskutuan dhe tema të ndryshme në lidhje me synimet e PLSHR si: Fuqizimi i Shtetit dhe kombit Shqiptar kundër korrupsionit; Fuqizimi i institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale; Fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare; Fuqizimi i shtetit Shqiptar; Fuqizimi i familjes Shqiptare; Fuqizimi i Kombit Shqiptar si dhe Fuqizimi i Politikës së Jashtme dhe Rolit Ndërkombëtar Të Shqipërisë dhe Shqi-ptarëve. Në fund të takimit kandidati Ilia i përshëndeti mbështetësit duke lënë një takim të ardhshëm me shumë të rinj të tjerë që do t’i bashkohen të njëjtës kauzë: Fitores së PLSHR për Drejtësi dhe Zhvillim! Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 17 QERSHOR 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR, ligj për punësimin e të rinjve në Administratën Publike! Juxhina Hasa për PLSHR në Elbasan. korrupsionit, arsimimi dhe punës et përditë në sensibilizimin e të gjithëve që të mos e pranojnë dhe ta denoncojnë atë, u tha në takim. Gjithashtu për arsimimin do të ketë edhe shkëmbim eksperiencash me vendet aleate, ashtu siç po punohet edhe për punësimin e të rinjve ku punonjës të administratës shtetërore do të jenë ata nga 18 vjeç deri në 45 vjeç. Të gjithë ish punonjësit mbi 45 vjeç do të vënë eksperiencën e tyre në sipërmarrje private. Për më tepër: www.77news.al

J

uxhina Hasa, kandidate për deputete e PLSHR ka vijuar me takimin e banorëve

të qytetit të Elbasanit. Temat që ka diskutuar janë fokusuar mbi 3 elementë: lufta kundër

PLSHR, program për zgjidhjen e problemeve më shqetësuese! Ina Qazim për PLSHR në Korçë.

V

azhdojnë takime intensive nga aktivistët dhe drejtuesit e PLSHR. Kandidatja për deputete e PLSHR, Ina Qazim ka realizuar një sërë takimesh me qytetarët e Korçës. Takimet kanë objektiv kryesor prezantimin e PLSHR me të gjithë synimet që ka për ndërtimin e Shqipërisë së Re. Temat që u diskutuan ishin të ndryshme dhe konsistonin në shqetësimet aktuale që ka vendi ynë dhe normalisht që të gjithë ato shqetësime e kanë zgjidhjen në platformën politike. Znj. Qazimi ka informuar banorët kush është Partia Lëvizja Shqipëria e Re, çfarë synimesh ka dhe mënyrat e realizimit të tyre. Korçarët urojnë fitore dhe suksese të mëtejshme PLSHR në rrugën që ka nisur! Për më tepër: www.77news.al

Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë me vizitorë të rinj! Mirëpriten nga Sonada Gurra, kandidate për PLSHR.

G

jatë ditës së djeshme në mjediset e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë vizitor i radhës ishte një 21-vjeçar, G. Hyseni nga qyteti i Pogradecit. Gjatë diskutimeve ishin të pranishëm Sonada Gurra, kandidate për PLSHR dhe Lindita Prekperaj koordinatore e USSH. Si fillim u bë prezantimi me gjithçka që ofron USSH si organizatë partnere e PLSHR dhe më pas vijuan me prezantimin e platformës së PLSHR. Këmbëngulja jonë dhe puna jonë do të sjellë një dimension të ri në politikën shqiptare dhe një kthim vëmendje në njerëzit pa përkrahje, tha znj. Gurra. Për më tepër: www.77news.al Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E HËNË, 17 QERSHOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan: Le ta prishim këtë lojë të madhe, ejani të shkruajmë së bashku historinë!

Rexhep Tajip Erdogan

M

e qindra mijëra njerëz u mblodhën me moton "Respekt ndaj vullnetit kombëtar" në Ankara. Partia AK (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) organizoi mitingun e nisur me sloganin “Le ta prishim këtë lojë të madhe, ejani të shkruajmë së bashku historinë”. Për mitingun “Respekt ndaj vullnetit kombëtar” që Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua popullit me një fjalim në lagjen ‘Sinxhan’ të Ankarasë populli filloi të mblidhet që në orët e para të mëngjesit. Kryeministri Erdogan fjalimin e filloi duke i thënë tungjatjeta të pranishmëve në sheshin e lagjes.“Ne këtë

udhë e nisëm me qefinin në dorë dhe me lejen e Zotit ky karvan do të vijojë rrugën ashtu siç e ka nisur. Ky popull i del për zot qeverisë së tij, ky popull cilado qoftë partia, prejardhja etnike dhe karakteri i tij, i del për zot qeverisë që ka. Ja pikërisht në këtë pikë ai i del për zot demokracisë, vullnetit kombëtar dhe të ardhmes së tij. Sot, ku po i bëjmë thirrje botës me këtë miting, unë iu falenderoj të gjithë një e nga një”, tha kryeministri Erdogan. “Në këtë panoramë nuk ka zënka, nuk ka zhurma, nuk ka djegie dhe shkatërrim. Në këtë panoramë ka njerëz të vullnetit, ka nga ata që thonë ‘si ta

Lëvizja

Policia largon protestuesit nga parku “Gezi” në sheshin “Taksim” Policia ndërhyri pas thirrjes për t'i dhënë fund protestave në parkun ‘Gezi’. Rreth orës 20.00 në sheshin ‘Taksim’ u bë thirrja “jepini fund manifestimit”. Paralajmërimi i policisë vijoi për disa çaste. Si rrjedhojë e hedhjes së gurëve nga protestuesit, policia ndërhyri me ujë me presion dhe me gaz lotsjellës. Policët hynë në parkun ‘Gezi’ dhe i nxorën protestuesit nga parku. Pas ndërhyrjes së policisë protestuesit u larguan nga parku. Makineritë erdhën në park për të prishur barrikadat. Policia gjithashtu hoqi edhe pankartat dhe posterat. Kurse ekipet e bashkisë nxorën plehrat me kamionë dhe filluan punimet e pastrimit. Protestuesit u drejtuan nga lagjet ‘Harbije’ dhe ‘Maçka’. Herë-herë midis protestuesve dhe policisë që zunë rrugët që shkojnë në Taksim u përjetuan edhe pëplasje dhe konfrontime të lehta. Për më tepër: www.77news.al ndërtojmë këtë vend’ duke vënë gurë mbi gurë, ja pra kjo është fotografia e vërtetë e Turqisë. Nëse ka nga ata që dëshirojnë të shikojnë Turqinë, le të vijnë në Sinxhan të Ankarasë dhe të shohin prej këtej. Nëse ka nga ata që duan të dëgjojnë zërin e demokracisë, ligjit dhe vullnetit të popullit le të vijnë në Ankara për ta dëgjuar këtë zë”, tha Kryeministri Erdogan. Për më tepër: www.77news.al

Presidenti Abdullah Gyl apelon për dialog mes palëve!

P

Abdulah Gyl, Presidenti i Turqisë.

Lëvizja

residenti Abdullah Gyl dha mesazhe të rëndësishme në lidhje me protestat për parkun ‘Gezi’. Në mesazhin që ai publikoi nga llogaria në një rrjet social, Presidenti Gyl tha se hapja e rrugëve të dialogut dhe negociatave është një shenjë e pjekurisë demokratike dhe bëri thirrje që të gjithë të kthehen në shtëpitë e tyre. Presidenti Gyl në një rrjet social iu përgjigj pyetjeve të drejtuar në lidhje me ngjarjet e parkut Gezi. “Jam i sigurt që ju i keni ndjekur deklaratat që kam bërë që në ditën e parë”, tha z. Gyl i cili u shpreh me fjalët se “unë iu kisha thënë që këtu po provohet demokracia jonë”. Presidenti vuri theksin mbi “hapjen e rrugëve të dialogut dhe negociatave si një tregues i demokracisë” dhe tha: “Shpresoj që ky proces do të prodhojë përfundime të mira” dhe u bëri thirrje të gjithëve që të kthehen në shtëpitë e tyre. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 17 QERSHOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shqiptarët, Besa - Besë me Liderin Erdogan! Miting madhështor në përkrahje të Erdogan, në rrugën e tij për Drejtësi dhe Zhvillim në dobi të të gjithë njerëzve.

Jemi me ty Erdogan! Erdogan seninleyiz! Erdogan we are with you! PLSHR do të organizojë ditën e mërkurë miting madhështor me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve dhe marshim proteste

në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, ora 18.00. Jeni të mirëpritur të na bashkoheni në këtë akt në mbrojtje të Dre-

jtësise dhe të Mësuesit tonë në Drejtësi, Liderit të madh Erdogan. Edmond Vlashaj, Kryetar i PLSHR.

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Gazeta 17 qershor e korrigjuar