Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E SHTUNË, 15.06.2013 VITI II - NR.466 ...>>fq.2 ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: Me mikun turk të AKP së kryeministrit Erdogan në qarkun e Kukësit! MENDIMI POZITIV

Mënyrat për t'u çlodhur!

N

donjëherë, kur ne jemi të lodQendra e hur, ne lëvizim në Mendimit Pozitiv drejtim të aktiviteteve që na shterrojnë edhe më shumë. Apo ne mendojmë se nuk e meritojmë të marrim një pushim, kështu që e injorojmë pëshpërimën e trupit tonë për... >> VIJON NË FAQEN 2

Propozohet krijimi i Konfederatës Shqiptare dhe lidhje më të ngushta Tiranë - Ankara!...........fq.3 Fabiola Kajana, kandidate e PLSHR përballë Ruçit dhe Olldashit në Fier!..................................fq.4 Albana Hinxhia: Shpëtoni motrën time, s’ka lekë të operohet!...........................................fq.5 PLSHR, kredi lehtësuese për familjet në nevojë!...fq.6 Ervin Kujtila: Shqiptarët të zgjedhin alternativën për Drejtësi dhe Zhvillim!.................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


POLITIKË

77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 15 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Me mikun turk të AKP së kryeministrit Erdogan në qarkun e Kukësit!

M

e mikun dhe vëllain tonë turk të AKP, atashuar pranë nesh në fus-

hatën elektorale, në procesin zgjedhor si dhe pas zgjedhor, Z. Murat Sevinç.

Kemi qenë në Kukës pranë shtabit elektoral të Vullnet Domit, kandidat PLSHR për qarkun e Kukësit, si dhe Nënkryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Organizimi në këtë qark është perfekt. Kontributi i qindra djemve dhe vajzave të Kukësit, Hasit dhe Tropojës është maksimal dhe intensiv. Kemi diskutuar dhe kemi bashkëndarë me mikun tonë shumë nga eksperienca jonë e deritanishme, ashtu siç kemi kërkuar të dimë dhe të mësojmë më shumë prej eksperiencës së AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) dhe Kryeministrit Erdogan, i cili ka qenë dhe mbetet për neve burim frymëzimi për lidershipin në sferën sociale, politike dhe atë qeverisëse. Edmond Vlashaj, Kryetar i PLSHR, kandidat për deputet, qarku Tiranë

bërë një listë të asaj që mund të bëhet sot dhe në çfarë mënyrë e pastaj lëreni të shkojë pjesa tjetër deri në ditën e ardhshme. Identifikoni se çfarë mund dhe nuk mund të kontrolloni! Të qenit të qartë gjithashtu përfshin fokusimin në atë që ju mund dhe nuk mund të kontrolloni. Kjo është ajo që duhet të bëni kur ndjeheni të stresuar dhe të tronditur. Mendoni pikërisht në lidhje me atë për të cilën jeni të shqetësuar dhe pastaj pyeteni veten nëse keni kontroll mbi të. Luani! Loja është një mënyrë e mrekullueshme për t’u shtendosur, sidomos për t’u rritur. Lojë është çdo gjë që është e paqëllimtë dhe e pëlqyeshme. Përdorni vizualizimin! Truri nuk mund të dallojë realitetin nga imagjinata, kështu vizualizimi mund të jetë një mjet i fuqishëm për t'ju ndihmuar të shtendoseni menjëherë. Përfytyrojeni veten në një vend të preferuar. Jini aq specifik sa mundeni. Vini re se çfarë është rreth jush. Jeni afër oqeanit? A është qetë apo valët po përplasen? A ka fëmijë duke luajtur? Ata janë duke bërë kështjella rëre apo duke luajtur në ujë? Është rëra e bardhë dhe e butë? Mbështetni dikë tjetër! Ndonjëherë mënyra më e shpejtë për t’u shtendosur është që të përqëndroheni tek dikush tjetër përveç vetes. Për shembull, ju mund të telefononi një mik dhe të

flisni rreth asaj që ata po bëjnë. Dëgjoni me vëmendje shqetësimet e tyre.Çfarë emocionesh po ju komunikojnë ato? Dilni në natyrë! Dilni jashtë dhe uluni në një stol apo në një batanije dhe lëreni mendjen tuaj të qetësohet, ndërsa ju angazhoni të gjitha shqisat tuaja. Angazhimi i shqisave tuaja është një mënyrë e fuqishme për t'u çlodhur. Çfarë shihni, dëgjoni dhe nuhatni? Fokusohuni në të tashmen! Nuk janë vetëm mjediset natyrore që angazhojnë shqisat tona. Merrni kohë për të dëgjuar tingujt e vegjël, të tillë si kalimin e një makinë, kompjuterin juaj dhe dikë duke gatuar. Dremitni 20-minuta! Një sy gjumë i shkurtër, mund ndjehet si një mini-pushim. Por më shumë se 30 minuta ju futin në gjumë të thellë dhe ju bën të dehur. Trajtojeni veten siç do të trajtonit një person të dashur! Mendoni për një gjë që ju do të bëni për dikë me të vër tetë të rëndësishme për ju dhe merrni kohë për ta bërë atë për veten tuaj. Për shembull, kjo mund të jetë çdo gjë, nga të shijuarit e mëngjesit në shtrat deri tek drekimi jashtë. Mos harroni se kur ju e trajtoni veten mirë ju do të jeni shumë më mirë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 pushim.Por vetëm duke ndihmuar veten ne mund të ndihmojmë të tjerët dhe të bëjmë punë të mirë. Këtu janë mënyra që vërtetë mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni, rifreskoheni dhe të reagoni. Dhe, nëse ju nuk mendoni se keni kohë për t’u shtendosur, mos u bëni merak! Shumë prej këtyre aktiviteteve marrin vetëm disa minuta. Përdorni frymën tuaj! Ne shpesh harrojmë të përqëndrohemi në më të thjeshtin, më të shkurtrin aktivitetet në dispozicion për ne: frymën tonë. Mësuesja e yoga Anna Guest-Jelley sugjeroi marrjen e pesë frymëmarrjeve të thella. Ndërkohë që e bëni këtë, vini re pauzën natyrale midis frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes tuaj dhe pastaj pauzën ndërmjet frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes së ardhshme. Trupi juaj rindërtohet në pushim. Lironi tensionin në nofullat tuaja! Shumë prej nesh mbajmë tensionin në nofullat tona, shpesh të pavetëdijshëm. Për të liruar tensionin: " hapeni gojën tuaj shumë për një minutë e gjysmë apo më shumë, natyrisht duke marrë frymë përmes hundës. Kur ju mendoni se e keni liruar pak tensionin, mbylleni gojën lehtësisht. " Qartësohuni për atë që ju duhet të bëni! Është e vështirë të shtendosemi, kur mendimet tona vazhdojnë të kthehen. Qartësohuni duke u ulur për disa çaste, për të Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E SHTUNË, 15 QERSHOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR, propozohet krijimi i Konfederatës Shqiptare dhe lidhje më të ngushta Tiranë - Ankara!

Selia e PLSHR.

Z

ëdhënësja e Shtypit e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), Fabiola Kajana, në deklaratën për shtyp, ka paraqitur

opsionin e kësaj force politike për krijimin e konfederatës shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi) dhe lidhje më të ngushta Tiranë-Ankara. Deklarata vijon si më poshtë: “Ju flas nga zyra e shtypit e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Do të vijojmë sot me Fuqizimi i Politikës së Jashtme dhe Rolit Ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Shqiptarëve, pika e shtatë dhe e fundit e Platformës Politike. Propozimet tona konsistojnë në realizimin e objektivave që parashtron kjo pikë janë: Së pari, Shteti Shqiptar duhet të bëjë të gjithë përpjekjet për krijimin e Konfederatës Shqiptare në Ballkan me shtete anëtare të

kësaj konfederate, shtetet fqinje të Shqipërisë që kanë edhe praninë më të madhe të shqiptarëve përreth nesh. Krijimi i kësaj konfederate me pjesëtarë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe me kryeqendër Tiranën, do të ishte një zgjidhje e mirë politike, ekonomike, gjeostrategjike dhe në të gjitha rrafshet e tjera. Së dyti, një lidhje më e fortë dhe më e gjithanshme me Turqinë në rajon, do të ishte në favorin tonë si në aspektin human-kombëtar, ashtu edhe në atë politik, ekonomik, ushtarak, në fushën e sigurisë dhe në rrafshin gjeostrategjik”. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR, kredi lehtësuese për sipërmarrjet private! Xhemi Çelhema për PLSHR, në Tiranë.

X

hemi Çelhema, sekretare e PLSHR ka vijuar me takimet e saj në qytetin e Tiranës. Temat që janë diskutuar me tregëtarët e kësaj zone kanë qenë përmirësimi i kushteve të tregut. Shumica e tregëtarëve shesin jashtë satandarteve minimale. Më pas Znj. Çelhema ka bërë prezantimin synimeve të PLSHR për zgjedhjet e pas 23 Qershorit. Ndër diskutimet e shumta është vënë theksi te subvencionimi nga ana e shtetit me kredi lehtësuese për të gjithë ata që duan të hapin një biznes privat, ku synohen 21.000 familje në çdo vit. Nuk u lanë pa u sqaruar banorët e zonës edhe për avantazhet e taksimit mbi xhiron! Qytetarët shprehin simpati dhe urojnë suksese PLSHR në arritjen e synimeve! Për më tepër: www.77news.al

PLSHR do të krijojë Shqipërinë e Re! Olta Toçi për PLSHR, në Tiranë.

O

lta Toçi, sekretare e PLSHR ka takuar banorët e kryeqytetit. Objektivi kryesor i këtyre takimeve ka qënë informimi i Lëvizja

banorëve për Partinë Levizja Shqipëria e Re. Znj. Toçi ka bërë prezantimin e platformës së PLSHR. Kjo forcë e re politike ka synim

të krijojë Shqipërinë e Re. Të gjithë pjesëmarrësit janë në moshë të re, me ide të reja dhe me dëshirën e madhe për të punuar për Shqipërinë. Ne synojmë zhdukjen e korrupsionit në të gjitha nivelet, pasi korrupsioni ka arritur shifra shqetësuese dhe është një faktor që po ndikon vetëm në uljen zhvillimit të vendit në Drejtësi. Bazuar në këtë lloj realiteti ne synojmë hapjen e Shkollës Antikorrupsion, si një një kusht mjaft i domosdoshëm dhe i nevojshëm për Zhvillimin e Shqipërisë pa Korrupsion! Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E SHTUNË, 15 QERSHOR 2013

OPINION

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fabiola Kajana, kandidate e PLSHR përballë Ruçit dhe Olldashit në Fier!

Fabiola Kajana, kandidate për deputete qarku Fier.

Z

ëdhënësja e shtypit e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) është njëheri kandidate e kësaj partie për qarkun e Fierit. Përballë saj për Partinë Demokratike (PD) është një ministër i suksesshëm si Sokol Olldashi, ndërsa për Partinë Socialiste (PS) është ish kryetari i grupit parlemantar dhe nr.2 i kësaj partie, Gramoz Ruçi. Fabiola Kajana është rritur në qytetin e Lushnjës, ka përfunduar studimet e larta në fakultetin e Infermerisë, Universiteti i Tiranës, ndërsa është në proçes të kryerjes së studimeve Master në të njëjtin profil. Në letrën e saj për votuesit e këtij qarku

dhe në veçanti për Lushnjën ajo thotë ndër të tjera, se e kërkon përkrahjen dhe votën e tyre për të pasur një jetë më të mirë për familjen dhe komunitetin, për njerëzit në nevojë, për të rinjtë dhe për sipërmarrësit, për të gjithë ata që duan Drejtësi dhe Zhvillim në këtë vend. Qarku i Fierit dhe sidomos qyteti ku ajo është rritur e njeh mirë Fabiolën, vajzën e dy prindërve të thjeshtë dhe të ndershëm, që për herë të parë një forcë politike si Partia Lëvizja Shqipëria e Re e kandidon në krye të listës duke sjellë një kandidaturë jo si të tjerat dhe duke pasur epërsinë e cilësive

personale dhe të forcës që ajo përfaqëson. PLSHR ka qenë në Lushnjë jo vetëm në këtë fushatë zgjedhore, por edhe në veprimtari të tjera kur ka propoganduar në tryeza të gjera me qytetarë dhe të rinj modelin pozitiv që vjen nga një vend mik si Turqia, nga partia që drejton vendin për tri mandate, AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) dhe lideri i saj, Kryeministri Erdogan. Por PLSHR dhe veprimtarët e saj kanë qenë të pranishëm në këtë zonë të veçantë të Shqipërisë me gazetën e tyre të përditshme “77 News”, me denoncimin e korrupsionit në të gjitha nivelet apo kur janë kryer fushata sensibilizmi për turizmin dhe në veprimtari të tjera me karakter social e njerëzor. Natyrisht që emri i Fabiola Kajanës nuk shfaqet në fletët e votimit, (ashtu siç nuk do të shihet asnjë emër kandidati nga të gjitha partitë që marrin pjesë në zgjedhje parlamentare), por përkrahësit, miqtë dhe dashamirësit e saj mund ta sjellin atë në Kuvendin e ri për shkak se është kandidatura më e mirë e këtij qarku dhe që për ta bërë këtë mjafton votojnë Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, nr. 56! Çerçiz Loloçi, kandidat i PLSHR, Tiranë.

PLSHR , rritja e numrit të të punësuarve! Blerta Xhelilaj për PLSHR, në komunën Kashar, Tiranë.

S

ekretarja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re ka kryer takime në Komunën Kashar. Ka bashkëbiseduar me shumë banorë të kësaj komune, ku pas dëgjimit të shqetësimeve të tyre ka shpalosur platformën e PLSHR me 7 pikat dhe 12 synimet. Znj. Xhelilaj ka theksuar veçanërsiht synimin për rritjen e numrit të të punësuarve nëpërmjet investimeve në shumë projekte si riparimi i 21.000 shtëpive ekzistuese në vit, 21.000 çati në vit do të vishen me panele diellore me qëllim mundësimin e prodhimit të energjisë elektrike për konsum familjar dhe shitje në tregun elektroenergjitik kombëtar dhe ndërkombëtar etj. Së fundmi Znj. Xhelilaj shtoi se PLSHR në plan të parë ka rritjen e numrit të të punësuarve, faktor që ndikon ndjeshëm në rritjen e mirëqënies ekonomike dhe sociale. Për më tepër: www.77news.al Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E SHTUNË, 15 QERSHOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Albana Hinxhia: Shpëtoni motrën time, s’ka lekë të operohet!

Albana hinxhia.

A

lbana Hinxhia nga Korça kërkon nëpërmjet qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet” të sensibilizojë institucionet si dhe opinionin publik me qëllim që të ndihmojnë motrën e saj, e cila nëse nuk operohet rrezikon të mos ecë gjithë jetën. Ku banon motra juaj dhe përse është invalide? Motra ime Valbona banon në qytetin e Korçës. Ajo ka krijuar familje dhe është martuar. Nga kjo martesë kanë ardhur në

jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Por fatkeqësisht motra ime ka 16 vite e sëmurë nga sëmundja“arthrit reumathoid”. Ajo që prej vitit 2006 përfiton pension invaliditeti 5.700 lekë të reja. Si është gjendja ekonomike e motrës suaj? Në fakt gjendja ekonomike e motrës është shumë e vështirë. Ajo jeton në kushte tepër të mjerueshme. Vjehrra dhe vjerri e kanë përzënë nga shtëpia pasi sa herë bashkëshorti i saj vinte i pirë në shtëpi e qëllonte edhe pse ishte e sëmurë. Në këto kushte jeta e dy të moshuarve u bë shumë e vështirë sa u detyruan që ta nxirrnin motrën nga shtëpia. Madje një herë ai e ka qëlluar motrën time në kokë dhe që prej asaj kohe ka patur probleme të rënda me shëndetin. Ne e denoncuam në polici bashkëshortin e motrës dhe gjykata lëshoi “urdhër mbrojtjeje”. Që prej asaj kohe motra qëndron në shtëpinë time. Sa të vështirë e keni ju që të mbani motrën në shtëpinë tuaj? Në fakt unë kam familjen time, banoj me qera dhe e kam të pamundur që të qëndroj gjithë ditën me të. Prandaj kërkoj nga institucionet përkatëse të më caktojnë kujdestarinë për të. A i jeni drejtuar institucioneve në lidhje me këtë pretendim?

Kur shkova tek kemp-i rajonal më thanë që motra nuk e përfiton kujdestarinë edhe pse është invalide e grupit të parë. Argumenti ishte se ligji nuk parashikon kujdestari për këtë lloj sëmundjeje. Në fakt motra ime është në karrocë dhe as ushqim nuk ha dot pasi nuk mund të lëvizë duart. Atëherë kush duhet të kujdeset për të? Përse nuk e përfiton kujdestarinë? Kur duhet ta kryejë operacionin motra? Kërkoj që dikush të na ndihmojë në lidhje me këtë çështje. Motra duhet të operohet një orë e më parë. Jam në një hall tepër të madh dhe dua që çdokush që ka mundësi të vendosë dorën në zemër e të na ndihmojë. Motra ime është 43 vjeç dhe duhet të operohet tek kupat e gjurit. Doktorët i kanë thënë nëse nuk operohet gjendja e saj do të përkeqësohet akoma edhe më shumë. Vetëm operacioni e shpëton, por ne nuk kemi lekë dhe s’dimë sesi do të na vejë halli. Gjithashtu i lutemi qendrës suaj të ndjekë çështjen e kujdestarisë në rrugë juridike. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Dy të moshuarit e njësisë bashkiake nr.10 mbështesin PLSHR! Takim me kandidatin Kondi Ilia.

K

ëtë herë kandidati për deputet Kondi Ilia takoi në njësinë bashkiake nr.10 në Tiranë Z. Gëzim Bimi si dhe dhe Znj. Myrvete Mema. Këta të fundit shesin produkte afër trotuarit në “Rrugën e Durrësit” dhe gjatë bisedës me kandiadtin për deputet Kondi Ilia (që ushtron aktivitetin e tij politik Lëvizja

pranë kësaj zone) u shprehën, se kërkojnë që PLSHR t’u japë mundësi fëmijëve të tyre që të punojnë me qëllim një jetesë më të mirë për familjet e tyre. “Ju kuptoj. Partia jonë ka bërë të pamundurën për shtresën tuaj. Ne kemi bërë disa tryeza me përfaqësues të komunitetit rom ku kemi kërkuar nga

institucionet respektimin e të drejtave tuaja si strehimi, punësimi dhe arsimi. Madje qe ndra për “Drejtësi dhe Solidaritet” ka zgjidhur shumë çështje falas për qytetarët e komunitetin tuaj”, u shpreh për të dy banorët Kondi Ilia. Gjithashtu ata thanë se edhe familjet e tyre do të mbeshteshin PLSHR në zgjedhjet e 23 qershorit.“Ne kemi nevojë për gjëra konkrete e jo premtime, faleminderit për gjithçka!”, thanë dy të moshuarit gjatë bisedës me kandidatin Kondi Ilia, që theksoi se PLSHR ka si synim ndalimin me ligj të lypjes në rrugë si dhe do të mundësojë trajtimin e ly-psarëve në shtëpitë sociale të komunave dhe bashkive, futja e menjëhershme e të rriturve në punët sociale, ndërsa fëmijët minorenë të futen menjëherë në shkolla apo qendra sociale trajnimi dhe kualifikimi profesional sipas moshës dhe sipas rastit. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


IDE

77 NEWS

Lëvizja

E SHTUNË, 15 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR ofron kredi lehtësuese për familjet në nevojë! Sonada Gurra, kandidate e PLSHR.

U

nioni i Sipërmarrësve Shqiptarë (USSH) çdo ditë mirëpret miq në

mjediset e tij. Takimet mbahen nga Sonada Gurra, kandidate për deputete e PLSHR dhe

nga përfaqësues të tjerë të USSH. Fillimisht bëhet prezantimi me mjediset dhe me atë se çfarë ofron kjo organizatë partnere e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Më pas vijojnë me prezantimin e platformës, ku i riu ka shprehur vlerësimin e tij duke e cilësuar PLSHR si një forcë politike që mbështet fuqishëm të rinjtë dhe fuqizimin e familjes. Znj. Gurra shtoi se PLSHR mendon për të gjitha shtresat, por veçanërisht për familjet e reja dhe në nevojë, duke iu ofruar shtëpi me kredi lehtësuese nga shteti e në këtë formë duke eleminuar konfliktet apo divorcet në familjet reja që po dëgjojmë në ditët e sotme! Për më tepër: www.77news.al

PLSHR, paketë për luftën kundër korrupsionit!

Takime nga B.Brahimaj dhe E.lushaj, përfaqësuese të Unionit të Krijuesve dhe Artistëve.

U

nioni i Krijuesve dhe Artistëve (UKA) organizon çdo ditë takime për prezantimin e pikave të platformës të Partisë Lëvizja

Shqipëria e Re. Gjatë takimit të radhës u diskutua mbi synimet që ka kjo parti dhe disa nga pikat më kyçe që duhet të riparohen

në funksionimin sa më të drejtë të shtetit. Lufta kundër korrupsionit në shëndetësi, arsim dhe në ekonomi ishte problematika e ngritur për diskutim nga të ftuarit. Ne synojmë zhdukjen e korrupsionit jo vetëm në këto nivele, por në të gjitha nivelet. E kjo do të arrihet nëpërmjet përfshirjes së popullit në marrjen e vendimeve, në supervizimin e administratës shtetërore që pauhet prej taksave të qytetarëve e pse të mos kontrollohet po nga ato, fuqizimi e institucioneve fetare që predikojnë për jetë të ndershme dhe pa korrupsion etj. Takimet u mbajtën nga Besjana Brahimi dhe Enkeleda Lusha, përfaqësuese të UKA. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR, përkushtim maksimal ndaj qytetarëve shqiptarë! Takime nga E.Hasimllari dhe S.Halili, kandidate të PLSHR.

M

jediset e Unionit të Liderëve të Rinj vazhdojnë të vizitohen nga shumë Lëvizja

qytetarë, të cilët janë kureshtarë të dinë sa më shumë rreth PLSHR. Bisedat janë mjaft

interesante dhe kanë fokus shqetësimet aktuale të vendit. PLSHR do t’i përkushtohet zgjidhjes së çdo halli apo shqetësimi të qytetarëve shqiptarë. Takimet u mbajtën nga Elona Hasimllari dhe Syle Halili, kandidate për deputete, ku dhe prezantuan synimet e PLSHR. Ne synojmë hapjen e 77.000 vende të reja pune në vit, 21.000 familje shqiptare në vit do të ndihmohen nga shteti për ndërtimin e stallave të bagëtive, 21.000 familje do të ndihmohen për ndërtimin e serave me panele diellore ku kanë funksion të dyfishtë: prodhim energjie dhe prodhime produktesh bujqësore etj. Voto PLSHR, Voto nr.56! Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E SHTUNË, 15 QERSHOR 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Ministri i Jashtëm i Spanjës: Brukseli të mos i jap mësime Ankarasë!

Hose Manuel Garsia Margajo.

A

77 NEWS

snjë vend i BE-së të mos mundohet t’i japë mësime Turqisë, se si duhet të veprojë në lidhje me protestat në parkun ‘Gezi’, -tha Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Hoze Manuel Garsia Margajo në përgjigje të interesit të gazetarëve në hyrje të parlamentit. Margajo iu përgjigj pyetjeve në lidhje me parkun ‘Gezi’, ndërsa ishte duke hyrë

në parlamentin spanjoll. Turqia do ta gjejë vetë zgjidhjen politike për protestat në parkun ‘Gezi’ në Stamboll, u shpreh Margajo, ndërsa shtoi: “As Bashkimi Europian dhe as ndonjë vend i tij të mos mundohet t’i japë mësim Turqisë, se si duhet të dalë nga kjo situatë”. Turqia është një vend mik dhe nuk do të ishte e përshtatshme tentativa për t’i

Lëvizja

Prezantohet qeveria e Qipros Turke! Sibel Siber, kryeministrja e parë femër e Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe që do të qeverisë vendin deri në zgjedhjet e korrikut, i paraqiti Presidentit Dervish Erollu listën e kabinetit. Ja edhe përbërja e qeverisë Siber: Kryeministër - Sibel Siber; Ministër i Punëve të Jashtme - Kutlay Erk; Ministre e Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Lokal - Gülsün Yücel; Ministër i Financës Zeren Mungan; Ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore - Aziz Gürpınar; Ministër i Arsimit Kombëtar, Rinisë dhe Sportit - Asım Idris; Ministër i Bujqësisë dhe Burimeve Natyrore - Sami Dayıoglu; Ministër i Turizmit, Mjedisit dhe Kulturës - Mehmet Harmancı; Ministër i Ndërtimit dhe Transportit - Ismail Basarır; Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës - Atay Ahmet Rasit dhe Ministër i Shëndetësisë - Nuri Göksin. Për më tepër: www.77news.al

dhënë mësim në këtë moment një vendi mik, për shkak të trazirave që kanë lindur atje, nënvizoi Margajo dhe shtoi: “Por Turqia duhet të ketë besim, se në qoftë se do të kërkojë diçka nga Bashkimi Europian, atëherë ajo do të marrë vetëm miqësi, pajtim dhe ndihmë”. Për më tepër: www.77news.al

Komisioni Europian nxit proçesin e anëtarësimit të Turqisë në BE!

K

omisioni Europian nxiti sot për rifillimin e negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE, pikërisht në një moment që vendi është përfshirë nga protesta. Një ditë pas debatit në Parlamentin Europian në Strasburg, Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, përcolli mesazhin lidhur me nevojën për rifillimin e bisedimeve. Pas tre vjetësh qëndrimi pezull, një rifillim i ri i procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE është në plan të rinisë më 26 qershor, në Bruksel, me hapjen e kapitullit negociator për politikat rajonale. ''Vendimi për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave u takon vendeve anëtare, por qëndrimi i Komisionit të BE është i qartë. Jemi në favor të një angazhimi me Turqinë, sepse janë ngjarjet e ditëve të fundit që e kanë theksuar dukshëm këtë nevojë'', përfundoi Stano. Për më tepër: www.77news.al Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 15 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ervin Kujtila: Shqiptarët të zgjedhin alternativën për Drejtësi dhe Zhvillim!

Ervin Kujtila, kandidat për deputet qarku Elbasan.

Ju kandidoni për herë të parë: ku ndryshoni nga konkurentët e tjerë? PLSHR është një parti e ngritur që nga themelet me të rinj, një prej tyre jam edhe unë që kandidoj për qarkun e Elbasanit. Si shumë kolegë të tjerë edhe unë kandidoj për herë të parë në këto zgjedhje. Doja të thoja se jam i privilegjuar që kandidoj për një ndër 140 vendet e Kuvendit. Nuk mund të them që kam shumë eksperiencë në politikë, por ajo që më bën të jem ndryshe, është dëshira që kam për t’i shërbyer vendit tim, është ambicia që kam për t’u shkuar deri në fund projekteve dhe sfidave. Cilat janë risitë e partisë që ju përfaqësoni përballë partive të tjera? Ndryshe nga partitë e tjera që jemi mësuar t’i shohim në mitingje, ku kryetarët e partive dalin në podium dhe flasin ndërsa qytetarët duartrokasin, ne kemi zgjedhur një mënyrë tjetër: atë të komunikimit me çdo qytetar shqiptar nga Veriu deri në Jug.

Kemi zgjedhur rrugën e bashkëbisedimit dhe të dëgjimit të problematikave që shqetësojnë sot shqiptarët. Ne nuk u ofrojmë qytetarëve vetëm një zgjedhje, por një zgjedhje për zgjidhje, pra ne u ofrojmë mundësinë e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Çfarë vlerësoni si specifike në platformën e PLSHR? Mbështetjen dhe fuqizimin e sipërma rrjeve shqiptare, si dhe fuqizimin e familjes. E para për të hapur sa më shumë vende pune, sepse projektet e vogla nxisin dhe rrisin numrin e të punësuarëve, e dyta për të patur një komb të shëndoshë, më parë duhet të fuqizojmë familjen, sepse familja është bërthama e kombit. Cilat janë shtresat që PLSHR përfaqëson më tepër? Nuk mund t’i heqësh mozaikut asnjë gur, sepse ndryshe do ta humbiste kuptimin, në kontekst do të thoja të gjitha shtre-

sat, por si një parti që ka në gjirin e saj të rinj, do të nënvizoja pikërisht të rinjtë, pa harruar edhe jetimët, sipërmarrësit etj... Çfarë përqindje zënë femrat në konkurim për 12 qarqet e vendit? Mund të them që jemi partia e vetme që përfaqësohemi më një numër të lartë të femrave në listat për kandidate. Madje mund të përmend që në disa qarqe ato janë të parat në listë si psh. në qarkun e Fierit, Vlorës, Korçës, Shkodrës, Lezhës, Dibrës, etj. Cili është opsioni juaj në luftën kundër korrupsionit? Një ndër çështjet që qytetarët na pyesin më shumë është pikërisht kjo pyetje, por PLSHR, jo vetëm që e evidenton problemin, por jep edhe alternativë zgjidhjeje. Në platformën tonë shprehet qartë se për të eliminuar korrupsionin do të realizohet vendosja e kamerave të survejimit, në këtë mënyrë do të bëhej transparente puna e të gjithë zyrtarëve në adiministratë. Kryesisht në gjykata, polici etj.. Përse shqiptarët duhet t’i besojnë alternativës suaj dhe PLSHR? Sepse shqiptarët kanë nevojë për dikë që t’i përfaqësojë vërtet në Kuvend dhe unë mendoj që jam ndryshe nga të tjerët, zëri i tyre do jetë zëri im. Gjithashtu forca politike që unë përfaqësoj (PLSHR) ka dëshmuar që është në shërbimin e qytetarëve, një alternativë që do t’i jepte zgjidhje problemeve të tyre. Shqiptarët duhet të zgjedhin PLSHR, sepse në këtë mënyrë do të zgjidhin problemet e tyre, të zgjedhin alternativën për Drejtësi dhe Zhvillim, që të përfaqësohen denjësisht në Kuvend. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Gazeta 15 qershor