Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 10.06.2013 VITI II - NR.461 ...>>fq.2 ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet! Si nevojë e komunikimit të përditshëm të deputetëve me popullin. MENDIMI POZITIV

Ndërtoni praktikën tuaj krijuese! Qendra e Mendimit Pozitiv

P

raktika e krijimtarisë dhe të dini kush jeni ju, shkojnë së bashku. Ju thjesht nuk mund të shprehni njërën pa tjetrën. "Zëri juaj kreativ qëndron brenda për-

gjigjeve”. Kjo për shkak... >> VIJON NË FAQEN 2

Propozimet e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re për Fuqizimin e Kombit Shqiptar!.........................fq.3 Sfidantët e Anisa Dukës në qarkun e Vlorës!........fq.4 Shërbimi Social nuk pranon në Azil të moshuarin që s’ka banesë për t’u strehuar!.....fq.5 Kryeministri Erdogan: Turqit janë të vendosur për të hyrë në BE!..................................................fq.7 Çajup Çangollari: Alternativa e PLSHR dhe ku ndryshoj përballë Tafajt dhe Tahirit!.........fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


POLITIKË

77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 10 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet! Si nevojë e komunikimit të përditshëm të deputetëve me popullin.

N

ë çdo qytet pranë çdo deputeti përfaqësues i zonës duhet ngritur me ligj një qendër e tillë e cila të mund të kryejë të gjitha funksionet e lidhjes reale dhe të përditshme të deputetit përfaqësues të kësaj zone me hallet, shqetësimet dhe problematikat e njerëzve të thjeshtë. Një qendër e cila të jetë mikpritëse për çdo familje dhe individ i cili të ketë mundësinë e mbështetjes ligjore, morale dhe politike në vënien për zgjidhje dhe në zgjidhjen e problemeve të tij. Shteti duhet të marrë përsipër shpenzimet e kësaj qendre, e cila duhet të shërbejë edhe si një zyrë e deputetit dhe si një shtëpi ku mikpritet çdokush që ka nevojë për Drejtësi dhe Solidaritet. Partia Lëvizja Shqipëria e Re, është duke e realizuar tashmë këtë shërbim, që një vit e gjysëm më parë. Fillimisht është shikuar me mosbesim si çdo gjë e re dhe idealiste në këtë vend. Ideali ynë dhe kauza

jonë për Drejtësi dhe Solidaritet dhe për Drejtësi dhe Zhvillim, tingëllonte si diçka shumë rinore dhe futuriste, mirëpo falë punës sonë këmbëngulëse dhe të paepur, ne arritëm të fitojmë besimin e publikut dhe qasjen e tij në Drejtësi dhe Solidaritet. Ne jo vetëm trajtuam publikisht, politikisht dhe mediatikisht shumë probleme të mijëra njerëzve të thjeshtë nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria, por nuk u mjaftuam me kaq. Vazhduam të përmbushim misionin e Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet, duke i çuar gjërat deri në fund. Deri në dhënien e një zgjidhjeje administrative apo gjyqësore bazuar në të drejtat e qytetarëve për të pasur një mbështetje ligjore qoftë edhe vullnetare e solidare nga ana jonë. Po çfarë arritën të përfitonin qytetarët nga ana jonë? Përfituan një strehë dhe një vatër të ngrohtë ku të mbështeteshin dhe të gjenin përkrahjen që ju kishte munguar. Çfarë përfituam ne nga ky proces? Për-

fituam një shkollë të mirëfilltë politike brenda një kohe të shkurtër dhe shumë intensive, të mbushur me takime dhe njohje historish personale dhe familjare që formojnë tablon e realitetit të përditshëm të familjeve shqiptare, realitet i cili në fakt nuk është me ngjyra fort të ndezura apo me peisazh pranveror. Shpeshherë në këtë tablo as dielli nuk del, 24 orë në 24. A kemi nevojë pra të vendosim si investim një institucion si "Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet", si një pjesë e mekanizmit komunikues të përditshëm i cili bën të mundur lidhjen e deputetit të zonës me popullin e kësaj zone, në çdo ditë të aktivitetit të tyre? Në këtë rast deputeti është i detyruar të përgjigjet dhe të komunikojë çdo ditë për katër vitet e ardhshme dhe jo vetëm 30 ditët e fushatës një herë në katër vite. Kjo lidhje me realitetin dhe hallet e përditshme të njerëzve të thjeshtë, do të bëjë të mundur krijimin e një profili dhe stature tjetër të deputetit. Deputeti në këtë rast do të jetë jo vetëm më i informuar, por edhe më i edukuar për të përmbushur misionin e përfaqësimit të popullit të tij më me dinjitet dhe më me përgjegjshmëri. Mbrojtja dhe fuqizimi i njerëzve të thjeshtë do të ishte detyrë kryesore e këtij deputeti i cili do të pajisej me fuqinë e të pasurit të Drejtë, kur mbron të Drejtët dhe Drejtësinë. Qasja në Drejtësi dhe Solidaritet, është një shërbim që e lartëson deputetin dhe këdo shtetar apo politikan shqiptar! Vota për PLSHR, është votë për mbrojtjen dhe fuqizimin e njerëzve të thjeshtë! Edmond Vlashaj, Kryetar i PLSHR, kandidat për deputet, qarku Tiranë.

më lehtë në pusin tuaj të krijimtarisë, ju sugjerojmë të filloni me pyetje të tilla si: -Mbi çfarë jeni duke punuar, kur ju e humbisni gjithë sensin e kohës? -Çfarë jeni duke bërë kur ju ndjeheni më mirë? -Mbi çfarë lloj projektesh kreative jeni duke punuar, kur ju ndiheni më të plotësuar ? Zbuloni parapëlqimet tuaja Duke ditur atë që ju doni gjithashtu ju tërheq në drejtimin e duhur për të kultivuar një praktikë krijuese. Për shembull, identifikoni parapëlqimet tuaja, duke përfshirë

ngjyrën, librin, ushqimin, stërvitjen tuaj të preferuar, llojin e artit dhe vendin e preferuar për të vizituar. Gërmoni më thellë Pastaj gërmoni më thellë duke pyetur veten pse. Pse është diçka e preferuara juaj? Pse ju preferoni një vend, një ngjyrë apo ushqim në vend të një tjetri? Gjithashtu, merrni në konsideratë cilët janë heronjtë tuaj si duket suksesi për ju, çfarë po funksionon dhe çfarë jo dhe çfarë është "ajo gjë", që ju bën të doni diçka që ju keni krijuar. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 se kureshtja është mbret në krijimtari. Ne jemi gjithnjë në zhvillim. Pra, është e rëndësishme që të kontrollojmë me veten mbi një bazë të rregullt. Çdo pyetje mund të zbulojë një përgjigje të ndryshme dhe madje edhe surprizuese. Bërja e këtyre pyetjeve na ndihmon për të kuptuar më mirë llojet e projekteve dhe praktikave që me të vërtetë na lehtësojnë. Ajo na ndihmon të gjejmë ide të reja, metoda dhe madje edhe mesataret. Me fjalë të tjera, përgjigjet e këtyre pyetjeve na ndihmojnë për të informuar praktikën tonë krijuese. Nëse ju nuk jeni të sigurtë se si të trokisni Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E HËNË, 10 QERSHOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Propozimet e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re për Fuqizimin e Kombit Shqiptar!

Fabiola Kajana, zëdhënëse e PLSHR.

P

ropozimet e PLSHR për Fuqizimin e Kombit Shqiptar! Partia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), nëpërmjet një deklarate për shtyp të zë-

dhënëses Fabiola Kajana, u prononcua për mediat me disa propozime që synojnë Fuqizimin e Kombit Shqiptar. Më poshtë vijon deklarata. “Fuqizimi i Kombit

Shqiptar është pika e gjashtë e Platformës Politike, rëndësia e së cilës ka një peshë të madhe. Sot do të vijojmë me shpalosjen e planit të administrimit lidhur me këtë pikë, duke iu paraqitur dy propozime si më poshtë: 1. Krijimi i institucioneve mbarëkombëtare duke filluar me ansamblenë mbarëkombëtare që mblidhet minimalisht një herë në vit dhe të ketë në përbërje 21 përfaqësues nga të gjitha shtetet ku ka shqiptarë apo ku jetojnë ata. Ansambleja kombëtare do të marrë vendime në interes të zhvillimit dhe fuqizimit tonë kombëtar. 2. Krijimi i fondit të zhvillimit mbarëkombëtar. Çdo shqiptar duhet të japë kontributin e tij me 1 euro në muaj për kombin e tij”. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR kërkon përfshirjen e lëndës së besimit fetar në shkolla! Zamira Greva, kandidate e PLSHR.

K

ryetarja e Forumit të Gruas të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re dhe kandidate për deputete në, Zamira Greva ka vijuar takimet me qytetarë të ndryshëm në Tiranë. Në një prej takimeve, znj. Greva, tha se PLSHR kërkon një rol më aktiv të komuniteteve fetare në Shqipëri si dhe për të përfshirë me zgjedhje një lëndë të besimit fetar në shkolla. Në dokumentin tonë politik, shtoi

znj. Greva thuhet tekstualisht se “Shteti ynë është shtet laik, por përfshirja e një lënde mësimore me zgjedhje apo sipas preferencës personale në shkollat tona mbi Mësim-Besimin, veçse do ta pasuronte dijen dhe qasjen e çdokujt për të qenë më tolerant dhe më paqësor me familjen, me njerëzit përreth e më tej me gjithë shoqërinë”. Për më tepër: www.77news.al

Shkollimi i 1.000 shqiptarëve në shkollat më të mira të botës! Hëna Paja, kandidate e PLSHR.

H

ëna Paja kandidate për deputete e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re ka qenë mes banorëve të ndyshëm duke bashkëbiseduar rreth platformës politike dhe synimeve për katër vitet e ardhshme. Në një nga takimet, znj. Paja u ndal në rëndësinë që i kushton PLSHR fuqizimit të kombit. Ne propozojmë, tha ajo, shkollimin çdo vit të 1 mijë shqiptarëve në shkollat më të mira të botës nëpërmjet bursave me kontratë me Fondin e Zhvillimit Mbarë Kombëtar i cili bën të mundur rikthimin e kontributit për të paktën 10 vite në trevat shqiptare në Ballkan, si dhe dhënien e kontributit për Kombin Shqiptar kudo që të ndodhen për pjesën tjetër të jetës”. Për më tepër: www.77news.al Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


OPINION

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 10 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Aida Marku: Sfidantët e Anisa Dukës së PLSHR në Vlorë!

Anisa Duka, kandidate për deputete e PLSHR, Vlorë.

Q

arku i Vlorës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 23 qershor 2013 gjendet në sfidën më të vështirë, sepse atje kandidojnë kreu i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama dhe numri dy i Partisë Demokratike (PD), Astrit Patozi, disa personalitete të partisë së Çamëve, etj. Po në Vlorë kandidojnë edhe figura të tjera me potencë, siç është ajo e botuesit

Koço Kokëdhima apo e ish Ministrit të Financave në disa kabinete të majta, Arben Malaj. E megjithatë përballë këtyre forcave tradicionale, përballë formacioneve politike parlamentare dhe joparlemantare, ka edhe një forcë të re siç është Partia Lëvizja Shqipëria e Re qe ka vendosur si nr. 1 në listë pedagogen e re Anisa Duka. Jo vetëm Anisa që kandidon për herë

të parë në këtë qark, por edhe të gjitha kandidaturat e tjera të PLSHR, janë shumë të rinj në moshë, të rinj në qasje dhe në mentalitet që i janë bashkuar Projektit të Shqipërisë së Re. Kandidatët e Vlorës, ashtu si ata të njëmbëdhjetë qarqeve të tjera, pra në Shkodër, në Lezhë, në Kukës, në Elbasan, në Fier, në Gjirokastër, në Berat, në Durrës, Korçë e Dibër, përfaqësojnë ekipin më të ri ndër 66 forca politike që marrin pjesë në zgjedhje parlamentare si subjekte më vete apo të përfshira nën siglën e dy koalicioneve të mëdha, atij për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim dhe atij për të Ardhmen Europiane. Vlonjatët, të zhgënjyer majtas dhe djathtas, sepse kanë përfaqësuesit e vet si në pushtetin vendor, (bashki e komuna), ashtu edhe në pushtetin legjislativ, (pra në Kuvendin e Shqipërisë), kanë tashmë edhe një alternativë të re, kanë një ekip të rinjsh njëzet e ca vjeçarësh, kanë një numër 56, për të cilin do të investohen për t’i thënë ndal figurave të konsumuara, deputetëve dhe ish deputetëve të korruptuar, për t’i thënë ndal padrejtësive në drejtësi dhe në shëndetësi, për t’u thënë një herë e mirë ndal të gjitha fenomeneve negative që janë reflektuar në këto 23 vite tranzicioni. Kthesa për PLSHR pritet nga çdo qark, por sidomos nga nga disa qytete që kanë dhënë shumë për Shqipërinë në kohë të ndryshme. Aida Marku, kandidate për deputete e PLSHR, qarku Shkodër.

Sa më shumë politika sociale për të rinjtë! Mira Përlala, kandidate e PLSHR.

K

andidatja për deputete e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) është takuar Lëvizja

dje me disa banorë të qytetit të Tiranës, ku kanë diskutuar rreth risive që sjell kjo

forcë politike. Në mënyrë të veçantë është diskutuar rreth dymbëdhjetë synimeve të PLSHR dhe janë ndalur në një prej tyre që ka të bëjë me ndërtimin e banesave sociale. Ne si PLSHR, tha znj. Përlala, synojmë për të ndërtuar 21.000 shtëpi të reja çdo vit për familjet në nevojë dhe çiftet e reja. Në këtë mënyrë do të zgjidhet një problem që është mjaft i mprehtë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu synojmë dhe një sërë politikash të tjera mbi parandalimin e dhunës në familje, ndalimin me ligj të bixhozit, hapjen e qendrave komunitare për të gjitha grupmoshat, respektimi i familjes etj. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E HËNË, 10 QERSHOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shërbimi Social Shtetëror nuk pranon në Azil të moshuarin, që s’ka banesë për t’u strehuar!

Et’hem Hasani

Q

endra për Drejtësi dhe Solidaritet (QDS) po ndjek në rrugë juridike çështjen e të moshuarit Et’hem Hasani, i cili ka kërkuar që të banojë në shtëpinë e të moshuarve, pasi fëmijët e tij e kanë braktisur, madje njëra nga vajzat e ka marrë shtëpinë e dikurshme të tij nëpërmjet një proçesi gjyqësor dhe e ka regjistruar në emrin e vet. Menjëherë pas dorëzimit të kërkesës së të moshuarit pranë QDS u plotësuan të gjitha dokumentat e duhura për të vënë në lëvizje institucionet me qëllim zgjidhjen e këtij rasti. Përgjigjja negative Sipas një shkrese që ka dorëzuar i moshuari, Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror vërteton që i moshuari i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në VKM Nr.425, datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për

pranimin e personave në institucionet rezidenciale, publike dhe jopublike, të përkujdesit shoqëror” dhe se duhet të vendoset në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë. Ndërkohë në mbledhjen e radhës së komisionit të Shërbimit Social Shtetëror, ku u shqyrtua dhe kërkesa e z. Et’hem Hasani u vendos që ky i moshuar të mos jetë një ndër të stehuarit në shtëpinë e të moshuarve, Tiranë me arsyetimin se nuk ka më vende dhe në të janë strehuar personat më “nevojtarë”. Kërkesa e dytë Gjithsesi juristët e QDS këmbëngulën me qëllim vlerësimin e kësaj kërkese pasi refuzimi për srehim i të moshuarit nuk ishte objektiv dhe cënon të drejtën e jetës së këtij qytetari, i cili nga dita-ditës mund të përfundojë në rrugë pasi banon përkohësisht tek banesa e një shokut të tij. Ndërkohë përgjigjja përfundimtare e dhënë nga specialistja e Sektorit të Monitorimit të Shërbimeve Sociale është që ky person mund të vendoset në një shoqatë ose në Shtëpinë e të Moshuarvë në Kavajë. “Nuk kemi vënde në azilin pranë lagjes ‘A.Demi’ ose të presë nëse lirohet ndonjë vend”, u shpreh specialistja. Sipas kësaj të fundit godina e Shtëpisë së të Moshuarve te lagjja “A. Demi” po rikonstruktohet dhe janë shtuar 10 vende të reja, ndër k��to rreth 5 mbahen të lira për raste urgjente. Ndërkohë që kërkesat janë shumë të mëdha nga rreth 30 të tilla që u shqyrtuan në mbledhjen e rradhës. Historia Ja sesi shprehet i moshuari në lidhje me

problemin e pronësisë: “Unë kam 70 vite që jetoj në Tiranë. Që fëmijë kam ardhur nga qyteti i Përmetit. Bashkëshortja më ka vdekur para shumë vitesh. Kam tre vajza nga martesa dhe asnjë nuk u kujdes për mua. Ato janë të gjitha jashtë shtetit. Unë kam punuar si mekanik rreth 43 vjet dhe e marr pensionin 140 mijë lekë. Dua të theksoj se ish-Parku i Autobusëve më futi në një ambient 48 metra2, dhomë dhe kuzhinë. Aty linda fëmijët si dhe i rrita. Por një nga vajzat, e vogla, që në kohën që edhe bashkëshortja ishte gjallë kërkonte pronësinë mbi shtëpinë. Fatkeqësisht bashkëshortja vdiq nga kanceri i gjirit dhe jetoi veç 8 vite me këtë sëmundje. I thashë vajzës së vogël sesi mund ta nxjerrësh babain jashtë e ajo mu përgjigj: “S’je as i pari dhe as i fundit”. Në lidhje me këtë situatë emergjente që ndodhet i moshuari ka ardhur sërish në mjediset e QDS ku është shprehur se kërkon të shkojë në “Azilin e të Moshuarve” sepse nuk do të donte që të përfundonte në rrugë. “Shoku më ka thënë që do të më mbajë dhe disa ditë jo më tepër. Ku të shkoj unë i shkreti”, tha i moshuari. Në këto kushte, kërkojmë që institucioni përgjegjës të zgjidhë sa më shpejt rastin e të moshuarit, i cili kërkon një të drejtë që ia njeh ligji. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Banori i njësisë bashkiake nr. 10 vlerëson synimet e PLSHR! Takim i kandidatit Kondi Ilia.

K

andidati për deputet i PLSHR, Kondi Ilia në kuadër të takimeve që zhvillon me banorët e njësisë bashkiake nr. 10 këtë Lëvizja

herë ka biseduar banorin e kësaj zone, z. Ferit Veliaj. Ky i fundit, u njoh me synimet e PLSHR: si Fuqizimi i Shtetit dhe kombit Shqiptar kundër korrupsionit; Fuqizimi i institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale; Fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare; Fuqizimi i shtetit Shqiptar; Fuqizimi i familjes Shqiptare; Fuqizimi i Kombit Shqiptar si dhe Fuqizimin e Politikës së Jashtme dhe rolit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.“Do ta lexoj me vëmendje platformën tuaj dhe vlerësoj synimet e saj”, u shpreh Veliaj. Nga ana tjetër z. Ilia theksoi se sipas PLSHR shërbimi publik në shkollat publike, spitale dhe qendrat e pë-

rkujdesjes sociale në menaxhim publik do të ofrohet falas për të gjithë ata që kanë nevojë për këtë shërbim. Sistemi i sigurimit shëndetësor duhet të jetë rentabël dhe shumë efikas, në mënyrë që të garantojë një shërbim cilësor për përfituesit e këtyre shërbimeve si dhe një sistem adekuat të motivimit dhe shpërblimit të punonjësve që i ofrojnë këto shërbime. Për më tepër ai theksoi se Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, si agjenci e PLSHR ka zhvilluar disa tryeza në mbrojtje të shtresave pa përkrahje dhe njëkohësisht ka arritur të zgjidhë në rrugë mediatike e juridike çështjet e tyre. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 10 QERSHOR 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rinia do të realizojë projektin Shqipëria e Re! Alket Mata për PLSHR.

A

lket Mata, kandidat për deputet i PLSHR ka realizuar një sërë takimesh në njësinë bashkiake nr.1, Tiranë. Qëllimi është prezantimi i Projektit Shqipëria e Re. Z. Mata gjatë zhvillimit të bisedimeve që ka patur në këtë zonë ka vërejtur që qytetarët me doemos duan ta shikojnë Shqipërinë të Zhvilluar në Drejtësi. Ne jemi njësh me qytetarët shqiptarë duam të njëjtën gjë, realizimin e Projektit Shqipëria e Re. Për këtë z. Mata i ka informuar qytetarët për pikat e platformës dhe synimet e kësaj force politike. Ne synojmë hapjen e 77.000 vende pune të reja në vit, duke punuar fort kemi dhe realizimin e ëndrrës së çdo të riu për Shqipërinë e Re. Voto PLSHR, Voto 56! Për më tepër: www.77news.al

Të mbështesim PLSHR, ajo është pranë shqiptarëve! Migena Gjashi për PLSHR.

M

igena Gjashi, sekretare e PLSHR, ka vijuar me takimet e saj në qytetin e Tiranës për prezantimin e platformës me pikat dhe synimet e saj. Pas bashkëbisedimeve që kishin tema të ndryshme, u ndalën më shumë te synimet e platformës që ndikon në rritjen e nivelit të mirëqënies së shqiptarëve, e kjo arrihet atëherë kur secili prej nesh është në punë. Ne synojmë të hapim projekte të vogla (si p.sh. : 21.000 çati në vit të veshura me panele diellore, 21.000 familje që asistohen nga shteti për sipërmarrje private etj…) me investime të huaja dhe të brendshme, kjo ndikon shumë në hapjen e e vendeve të reja të punës. Znj. Gjashi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, sidomos të rinjve të mbështesim Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, ajo është pranë shqiptarëve. Për më tepër: www.77news.al

Qytetari: Të marrin dënimin maksimal, të gjithë ata që kryejnë krime të rënda!

B

runilda Memlika, sekretare e PLSHR ka realizuar një sërë takimesh në Fier. Takimi me z. Arqile, zotëri burrë e pensionist ishte mjaft domethënës. Pasi u prezantua platforma politike, zotëria u shpreh që të gjithë ata që kryejnë krime të rënda duhet të marrin dënimin maksimal nga shteti shqiptar. Dhuna në familje dhe vjedhjet janë një problem shqetësues në mbarë Shqipërinë. Duhet të rishikohen Lëvizja

ligjet aktuale të drejtësisë shqiptare dhe të zbatohen më përpikmëri të lartë, me qëllim zhdukjen e këtyre fenomeneve. Znj. Memlika gjithashtu shtoi dhe avantazhet që parashikon PLSHR për moshën e tretë. Janë me interes, tha ai, propozimet që ka bërë kjo forcë e re politike. Të votojmë PLSHR, për Shqipëri të Zhvilluar në Mirësi dhe Begati! Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E HËNË, 10 QERSHOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Kryeministri Erdogan: Turqit janë të vendosur për të hyrë në BE!

Rexhep Tajip Erdogan

K

ryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan duke vënë në dukje se vendi i tij është i vendosur të hyjë në Bashkimin Europian dhe e ka treguar këtë me hapat që ka hedhur, tha se ata presin që edhe Bashkimi Europian të tregojë të njëjtin sinqeritet. Kryeministri Erdogan mori pjesë në mbledhjen e parë “Për një të ardhme të përbashkët për Turqinë dhe Bashkimin Europian përpara problemeve globale” dhe i bëri thirrje institucioneve të Brukselit që të bëjë autokritikë në këtë drejtim. “Ne jemi duke mbajtur llogarinë tonë dhe duke ia drejtuar vetes pasqyrën. Por të njëjtën autokritikë e

presim edhe nga bashkëbiseduesit tanë”, tha Kryeministri Erdogan. Ai vuri në dukje se tashmë Bashkimi Europian duhet të heqë dorë së harruari dhe së bëri të tjerët të harrojnë fjalët që kanë dhënë dhe dokumentet që kanë nënshkruar, sepse Turqia nuk është një vend që mund të pranojë sorollatjen e të presë në portë. Kryeministri Erdogan, gjithashtu kritikoi regjimin e dyfishtë të vizave që i aplikohet Turqisë dhe kërkoi që t’i jepet fund standardeve të dyfishta. Ai tërhoqi vëmendjen mbi humbjen e shpresave të popullit turk që sa vijn dhe po shtohen dhe theksoi se procesi nuk mund të vijojë vetëm

Lëvizja

Kremtohet dita ekonomike mes Ankarasë dhe Berlinit! Ambasadori i Gjermanisë në Ankara, Eberhard Pohl deklaroi se numri i firmave gjermane rritet nga viti në vit në Turqi, e cila është një vend më se i bukur dhe i volitshëm për investime. Në fjalimin e mbajtur prej tij në një mbledhje të organizuar në qytetin Denizli me rastin e Ditës Turko-Gjermane të Ekonomisë, ambasadori Pohl theksoi se këto mbledhje realizohen për të ndjekur zhvillimet ekonomike në qytete të ndryshme të Turqisë, okazionet dhe mundësitë e investimeve në rajon. "Kompanitë turke në total kanë bërë një investim prej rreth 10 miliardë eurosh dhe me këtë kanë krijuar me mijëra vende të reja pune. Numrit të firmave gjermane në Turqi i shtohen çdo vit të paktën 500 kompani të reja", tha ai. Ndërsa Prefekti i Denizlisë, Abdulkadir Demir u rikujtoi të pranishmëve se në Denizli ka firma që bëjnë prodhim në standarde botërore dhe theksoi se "qyteti Denizli ofron mundësi investimesh në shumë fusha të rëndësishme". Për më tepër: www.77news.al me përpjekjet e Turqisë. Kryeministri turk, gjithashtu rikujtoi se Bashkimi Europian ka vënë rregullin e hapjes, por jo të mbylljes së kapitujve të negociatave vetëm për Turqinë dhe tha se për shkak të qëndrimit të palës greke të Qipros ka 3 vjet që nuk është hedhur asnjë hap. Për më tepër: www.77news.al

Kryeparlamentari i Turqisë apelon për solidaritet në Luksemburg!

Xhemil Çiçek , Kryeparlamentari i Turqisë.

K

ryeparlamentari Xhemil Çiçek ka shkuar në Luksemburg për të realizuar disa kontakte zyrtare. Në këtë kuadër ai u takua me Kryetarin e Parlamentit të Përfaqësuesve Laurent Mosar dhe nënsLëvizja

hkroi librin e shënimeve të Parlamentit Belg. Më pas ata të dy dhanë një konferencë shtypi. Duke tërhequr vëmendjen mbi heshtjen e Bashkimit Europian për dramën njerëzore që po përjetohet në Siri

tha: “Ju nuk treguat të njëjtin interes që treguat për dy balena të bllokuara në Polin e Veriut edhe për Sirinë”.“Siria nuk duhet të bëhet një Bosnjë e dytë”, tha Çiçek. Kryetari i Parlamentit të Turqisë, i cili pati edhe një takim me Kryeministrin Jean Claude Juncker u prit edhe nga Duka i Luksemburgut Henri në pallatin e tij. Kryeparlamentari Xhemil Çiçek në Luksemburg gjithashtu u takua edhe me qytetarët turq dhe dha mesazhe solidariteti. Duke vënë në dukje se mendimet e ndryshme nuk duhet të bëhen shkak i ndarjes së besimeve, Çiçek tha se politika kohët e fundit nuk ka qenë një shembull i mirë për popullin. Turqve që jetojnë jashtë shtetit, kryeparlamentari iu drejtua me mesazhin “Vijoni të qëndroni të solidarizuar”. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 10 QERSHOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Çajup Çangollari: Alternativa e PLSHR dhe ku ndryshoj përballë Tafajt dhe Tahirit!

Çajup Çangollari, kandidat për deputet i PLSHR.

Ju kandidoni për herë të parë: ku ndryshoni ju nga konkurentët e tjerë? Unë jam nënkryetar i PLSHR dhe kandidat për qarkun e Tiranës, kandidoj për herë të parë, jam nr.2 në listë dhe përballë meje në listat e dy partive të mëdha janë për PD Myqerem Tafaj dhe për PS Saimir Tahiri. Unë ndryshoj nga ministri i Arsimit jo vetëm për faktin se jam i ri, por se vij me propozime konkrete për arsimin. Ne kemi hedhur disa ide shumë të rëndësishme për këtë fushë, ide të cilat do zgjidhnin një herë e përgjithmonë problematikat e arsimit. Me nr.2 në listën e PS kam një gjë të përbashkët, mbulojmë të dy njësinë nr.6 gjatë kësaj fushate, por ndryshimi midis meje dhe atij është se unë ndodhem në këtë pozicion në listën

e PLSHR ku bëj pjesë fal angazhimit dhe rezultatit të punës sime personale, kurse ai nuk ka kaluar nga e njëjta rrugë. Unë dua të përfaqësoj të rinjtë dhe njerëzit e thjeshtë të kësaj shoqërie, pikërisht shtresën që gjithmonë është udhëhequr, kurse kandidaturat përballë meje përfaqësojnë udhëheqësit. Cilat janë risitë e partisë që ju përfaqësoni përballë partive të tjera? Risitë e partisë sonë janë të shumta, por më e rëndësishmja, sipas meje, është se kjo parti është një projekt, është projekti për Shqipërinë e Re. A keni në platformën tuaj diçka specifike për punësimin dhe strehimin? Specifikë të kësaj platforme unë shikoj faktin se ajo është munduar të japë propo-

zime për zgjidhjen e shumë problemeve që ka shoqëria shqiptare, probleme të cilat për 22 vite asnjëherë nuk patën vëmendjen e duhur nga ata që morën përsipër t’i zgjidhnin. Cilat janë shtresat që PLSHR përfaqëson më tepër? Shtresat që ne duam të përfaqësojmë janë të rinjtë, njerëzit e thjeshtë dhe të ndershëm, sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm. Çfarë përqindje zënë femrat në konkurim për 12 qarqet e vendit? Femrat zënë një përqindje shumë të madhe në të gjitha strukturat e PLSHR dhe në listat e zgjedhjeve të 23 qershorit, zënë 42%. Në 8 qarqe të vendit të parat në lista janë femra, por këto vende i kanë merituar me punë dhe duke pasur një garë të drejtë dhe të barabartë me meshkujt. Cili është opsioni juaj për luftën ndaj korrupsionit? Lufta kundër korupsionit duhet të bëhet duke e filluar nga sistemet, në çdo sistem i cili prodhon apo lë hapësira për korrupsion duhet të bëjmë ndërhyrje dhe ta ndryshojmë atë. Njësoj si një pemë e keqe që duhet shkulur nga rrënjët dhe jo t’i presim vetëm degët. Përse shqiptarët duhet t’i besojnë alternativës suaj dhe PLSHR? Shqiptarët duhet t’i besojnë vetes së tyre dhe jo premtimeve politike, çdo njeri duhet të votojë atë që është më e drejtë dhe jo të zgjedhin gjithmonë të keqen më të vogël sikur kanë bërë për këto 22 vite. Besoj se ne jemi të denjë të përfaqesojmë atë pjesë të shoqërisë së cilës i përkasim. Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Gazeta 10 qershor