Page 1

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E DIELË, 07.07.2013 VITI II - NR.488

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.8 ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: Me miqtë dhe vëllezërit e mi në Bursa! MENDIMI POZITIV

Që të arrish, duhet të nisesh! Qendra e Mendimit Pozitiv

T

ë gjithë dëshirojmë të jemi të suksesshëm por nuk është e lehtë të ndjekësh gjithnjë shtigjet që të çojnë në këtë udhë. Ti do që “të arrish” dhe për të

arritur, duhet “të nisesh”... >> VIJON NË FAQEN 2

M.Rexha: Të merren masa për vjedhjen e kapakëve të pusetave në Njësinë Bashkiake nr.4!..fq.4 M.Deda: Më ndihmoni, vajza ime rrezikon jetën!.........................................................fq.5 "Autokolona e bollëkut" nga Stambolli në Tiranë!.fq.7 Turqi, të ardhurat për frymë në 2018 do të jenë 16 mijë dollarë!....................................fq.7 Tre personalitete shqiptare vlerësohen në forumin ndërkombëtar të Sarajevës!..................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E DIELË, 07 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Me miqtë dhe vëllezërit e mi në Bursa!

V

izita në Bursa, Turqi, ka qenë një vizitë plot me mikpritje dhe vëllazëri gjithandej dhe kudo. Bursa, ky qytet i vendosur hijshëm nga bregu i detit deri në faqet e malit Ulludag, i mbushur me gjelbërim dhe freski, me ujë të pijshëm të bollshëm e të lehtë, me ushqime me shije të veçantë e të pakrahasueshme, me njerëz mendjehapur, të komunikueshëm dhe miqësorë, të tërheq dhe të ndjell për ta njohur atë deri në detajin më të imët. Duke pasur ndihmën e pakursyer të vëllait tonë Murat Sevinç, si dhe të çdo personi tjetër që ne kemi takuar në Bursa, ne e ndjejmë veten shumë të privilegjuar me një përkujdesje të veçantë e krahasueshme me përkujdesjen tipike të Osmanllinjve që

dikur ua rezervonin miqve specialë. Duke vizituar dhe duke u falur në Xhaminë Ulludag, Xhaminë Jeshile, Xhaminë e Emir Sulltanit, Teqenë e Sulltan Osman-Gazi, etj, arrijmë të ndjejmë dhe të kuptojmë më mirë rrezatimin energjik të këtij qyteti gjigand. Gjigand në dije, gjigand në lutje dhe gjigand në shërim. Bursa, e pajisur me krenarinë e qenies, Kryeqytet i Perandorisë Osmane që bëri jehonë me historinë e saj 600 vjeçare, mbushur me shumë Xhami, vende kulti, hamame, qendra kulturore, qendra tregtare e punishte të kohës së vjetër osmane, ndërkohë është duke përjetuar edhe krenarinë e qenies si Bashkia më e sukseshme e Turqisë së sotme e cila po paraqet shenjat e qarta të arritjes së

statusit të një fuqie globale. Kryetari i Bashkisë, Rexhep Altepe është një lider i cili po merret si një shembull i mirë dhe një model pozitiv i liderit i cili përpos që është popullor dhe shumë i thjeshtë në komunikim me njerëzit, njëkohësisht është shumë ambicioz dhe shumë energjik, kreativ dhe inovativ, sa i përket administrimit të punëve të bashkisë, e cila është pak a shumë sa Shqipëria dhe Kosova së bashku. Në punën e tij, shënohen suksese të qarta si rivitalizimi i të gjitha hapësirave që dikur shiheshin si të pavlera dhe shndërrimi i këtyre hapësirave si ambjente të cilat janë tashmë burime punësimi dhe mirëqënieje për qytetarët e tij. Aty ku më parë kishte një gërmadhë, tashmë kemi një qendër kulturore, apo një muze, apo një qendër shërbimesh komunitare, një bar restorant, apo një qendër shërbimi publik me tarifa sociale, aty ku më parë ishte një fabrikë e braktisur sot është shndërruar në një qendër të madhe sociale ku gratë dhe vajzat, të rinjtë e të rejat, invalidët dhe shtresat e margjinalizuara gjejnë mbështetjen e bashkisë për kualifikim profesional dhe punësim. Gjetja inovative e krijmit të Këshillit të Qytetit, si një ide e Qeverisë së Erdogan, e cila gjen një pasqyrim konkret me aktivitetin e tij intensiv dhe të përditshëm edhe në Bursa, na ka bërë të kuptojmë përse-në e qeverisjes afatgjatë të Ak Parti, me popullin dhe për popullin. Përfshirja e njerëzve në vendimmarrje, në të gjitha mënyrat e mundshme demokratike, i ka... >> VIJON NË FAQEN 3

ndiejnë në thellësi të shpirtit se kanë diçka më shumë. Është në natyrën e njeriut që të ndodhë kështu. Ai fenomen i miopisë morale që konsiston në mosparjen e asgjëje jashtë apartamentit tënd është mjaft më i rrallë sesa besohet.“I kënaquri me gjendjen e vet”, nuk mund të mos vërë re të paktën se fqinji i tij ka një shtëpi të bukur ndërsa ai s’e ka, se përgjegjësi i tij merr 800 euro në muaj e udhëton me makinë, ndërsa ai vetëm 80 dhe ecën me këmbë; se një i njohuri i tij vesh një peliçe luksoze, ndërsa ai nuk ka veç një pallto të vjetër. E këto konstatime, për inat të të gjitha proverbave të botës, nuk janë bërë për të favorizuar kënaqësinë e gjendjes vetjake. Të veprosh: Ja fjala e ditës në epokën në të cilën jeton. Njeriu që arrin sukses është njeri i veprimit. Një shekull më parë mund të arrinte sukses edhe një individ që “dinte

të fliste”. Sot, të dish të flasësh nuk është më mjaftueshëm. Duhet të dish të veprosh. O të veprosh, o të pranosh humbjen. Nuk është më e mundur t’i shmangesh kësaj alternative të hekurt. Të krijosh, të provosh, të shesësh, të blesh, të lëvizësh, të sajosh idera e t’i kthesh në fakte, pa pushim, pa asnjë çast plogështie dhe shkujdesieje. Gjithë jeta aktuale kalon nëpër furrën e kësaj nevoje, zhvillohet në këtë atmosferë të ethshme e tërë ankth. Njeriu i epokës tonë është një individ që e ka kuptuar me kohë këtë aspekt të realitetit dhe e ka pranuar. Punon me zell, mendon papushim të ngjallë interesa të reja rreth vetes, lufton me këmbëngulje për të mposhtur një rival apo konkurent. Punët përfaqësojnë për të, tërë jetën e tij. Në këtë fjalë ai sintetizon universin. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Për të nisur na duhet kurajo, veçanërisht kur nisesh për një qëllim të guximshëm e të largët. Tek çdo njeri ekzistojnë “grimcat” e ambicies, të cilat e shtyjnë të provojë fatin. Ekziston po ashtu frika e brendshme, dembelizmi i qetë moral që e përmban dhe e largon nga ëndrrat e tij të fuqishme e madhështore , duke i pikturuar me bojra magjepse kuadrin shpirtëror të një ekzistence të qetë, të sigurtë nga të gjitha shtrëngatat e pështjellimet. Kjo formë frike e dembelizmi moral quhet në mënyrë mistike, "kënaqësi me gjendjen aktuale" dhe përbën aspektin më të zakonshëm, më të ulët dhe më të qortueshëm të mediokritetit njerëzor. Në realitet, “të kënaqurit me gjendjen e tyre” nuk janë kurrë plotësisht të kënaqur siç duan të hiqen, sepse kushtet e tyre të jetës nuk janë kurrë aq të shkëlqyera sa të Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 07 KORRIK 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Me miqtë dhe vëllezërit e mi në Bursa!

<< VIJON NGA FAQJA 2 shndërruar Rexhep Tayip Erdogan dhe Rexhep Altepenë si ndjekës i Tij, në Liderë të dashur për popullin. Është kjo metodë drejtimi dhe qeverisjeje e cila nuk fokusohet vetëm te projektet e mëdha, por fillimisht dhe pikësëpari te nevojat e njerëzve të thjeshtë. Rexhep Altepe, Kryetari i cili mund të na flasë shumë kollaj për Projektin e Tramvajit në qytet gjithçka e prodhuar në Bursa me prodhim vendas, që te shinat e deri te Lokomotiva e vagonët, mund të na flasë shumë kollaj për teleferikun e ndërtuar nga Bregu i Detit e deri

në Majën e Malit Ulludag, mund të na flasë për Linjën e Avionëve të Ujit që shkurton rrugën nga Bursa në Stamboll nga 4 orë në 15 minuta. Mund të na flasë për vendosjen e linjës së tragetëve direkte për Stamboll, mund të na flasë shumë kollaj për kantiere pa fund të ndërtimit të rrugëve, kanalizimeve dhe të tjera punë publike të kësaj bashkie me një buxhet vjetor prej 1.5 miliardë eurosh, prapëseprapë, ai gjen rastin dhe na fton në ceremoninë shpalljes së kalendarit të aktiviteteve të Muajit të Ramazanit. Dhe bashkë me garancinë

e ndihmës për realizimin e stazheve dhe trajnimeve të liderëve dhe sekretarëve të PLSHR në Bashkinë e Bursës nuk e lë pa na porositur se Shqipëria dhe Shqiptarët nëse duan të bëhen një vend i zhvilluar dhe një populli i zhvilluar, duhet me patjetër të orientohen në aktivitete prodhuese, në mënyrë që të rinjtë të orientohen drejt punës dhe punësimit. Tashmë kauza jonë për Drejtësi dhe Zhvillim ka më shumë mbështetës, ka më shumë miq dhe Vëllezër. Ata janë vëllezërit tanë në Bursa. Për më tepër: www.77news.al

Tiranë, Albchrome SH.P.K. ofron vend pune Monitorues Sigurimi. Dërgoni CV në e-mail: info@albchrome.al / Për më tepër www.njoftime.al

Pista e vogël “ILIRIA”

Adresa: Rruga: “Pavarësia”,Plazh , Durrës Cel:+355 69 64 32 051 e-mail : ervin_iliria@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E DIELË, 07 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

M.Rexha: Të merren masa për vjedhjen e kapakëve të pusetave në Njësinë Bashkiake nr.4!

Foto ilustruese

V

jedhja dhe dëmtimi i kapakëve të pusetave, po kthehet në diçka të zakonshme, pa menduar për pasojat fatale që mund të shkaktohen në mungesë të tyre. Më konkretisht, pranë njësisë bashkiake nr.4, nga shkolla “Bajram Curri ” deri në kryqëzimin me rrugën “Halit Bega”, pusetat nuk kanë asnjë kapak. Për një arsye apo një tjetër, nuk dihet se kush janë autorët e grabitjes se këtyre objekteve, që në fakt janë pasuri publike. Sipas banorëve të zonës, në këtë rrugë janë me dhjetra rastet ku automjetet dhe kalimtarët kanë qenë viktima të pusetave të hapura. Aty çdo ditë kalojnë fëmijët për të shkuar në shkollë dhe shpesh herë rrezikojnë të bien brenda. Ja se si shprehet 30 vjçari Markel Rexha nga Alliasi, banorë në Njësinë Bashkiake nr.4.

Më flisni pak për jetesën dhe aktivitetin tuaj? Unë quhem Markel Rexha dhe jam nga Dibra, por jetoj në Tiranë. Jam i papunë dhe po jetoj në kushte tepër të vështira ekonomike. Jetoj në zonën e Alliasit në Njësinë Nr: 4. Dua të theksoj, që zona jonë është shumë e lënë pas dore. Në momentin që u rregulluan rrugët dhe trotuaret, këtu u vodhën pusetat dhe nuk po zëvendësohen prej shumë kohësh. Ndërkohë jam shumë i indinjuar nga mënyra se si funksionojnë gjërat në Shqipëri, pasi nuk dënohen ata që janë për tu dënuar dhe dënohën njerëzit më të pafuqishëm. Nuk zbatohet as çereku i ligjeve që duhen zbatuar nga institucionet dhe administratat shtetërore. Problemi më shqetësues për ju dhe lagjen

tuaj? Më shqetëson vjedhja në mënyrë të përsëritur e kapakëve të pusetave dhe mosndëshkimi i këtyre personave pa përgjegjësi qytetare. Dy pusetat në fund të rrugës “Niko Avrami” që u zëvendësuan nga bashkia pas shumë kërkesave që bënë banorët e lagjes, u vodhën përsëri. Gjithashtu po në këtë lagje është prezente një ndotje higjenike shumë e madhe, pasi kazanët e mbeturinave janë pa kapakë dhe mbeturinat e hedhura nga qytetarët i sheh të varura në kazan ose të flakura në rrugë. Si e mendoni ju zgjidhjen e këtij problemi të ripërsëritur? Mendoj se duhet të merren masa që të gjendet zgjidhja. Duhet të kemi kontrolle efikase pranë pikave të grumbullimit te hekurit nga ana e Policisë Bashkiake, si dhe të jenë me vendim të prerë që nëse do gjendet mbetje metali pusetash, të arrestohet pronari, të sekuestrohet prona si dhe të heqet lishenca. Gjithashtu, i’u bëj thirrje edhe banorëve të zonës së Alliasit, në veçanti banorëve të Njësisë nr.4 që të jenë bashkëpunues me policinë dhe të kontribuojnë në mbajtjen pastër dhe mbrojtjen e ambjentit. Në këtë mënyrë sigurojmë një jetesë më cilësore. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Tiranë, ofrohet vend pune Menaxhere Dyqani në TEG. Të interesuariat të dërgojnë CV në adresën blueskyalb@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 07 KORRIK 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

M.Deda: Më ndihmoni, vajza ime rrezikon jetën!

Foto ilustruese

P

ranë "Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet", M.Deda nga Puka, tregon mbi gjendjen e vajzës së saj të sëmurë, e cila aktualisht po kurohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ajo shprehet se vajza ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në shtyllën kurrizore. Si quheni dhe nga jeni ? Unë jam M.Deda nga Puka dhe para tre muajsh kam ardhur në Tiranë për kurimin e vajzës time 8-vjeçare, e cila ka një problem në shtyllën kurrizore. Vajza ime, në moshën 3-vjeçare, ka pësuar një incident për shkak të rënies nga shkallët e shtëpisë dhe ka dëmtuar kockën e legenit. E kemi çuar në spitale

të ndryshme për kurim, por gjendja e saj nuk është përmirësuar. Çfarë ju kanë thënë mjekët? Për gati gati 2-javë, unë kam ardhur bashkë me bashkëshortin tim në QSUT, për të marrë kurimin e vajzës tek "Kirurgjia". Panvarësisht përpjekjeve që kemi bërë për kryerjen e proçedurave, ende nuk kemi marrë një përgjigje përfundimtare se kur mund të bëhet ndërhyrja. Mjekët më kanë thënë se ndërhyrja ka një kosto shumë të lartë financiare dhe pohuan se për momentin operacioni nuk mund të bëhet. Me koston financiare që mbart ky operacion, e kemi të pamundur ta përbal-

lojmë. Vajza ime nuk mund të presë derisa mjekët të vendosin përfundimisht se çfarë do të bëhet me të. Ajo rrezikon seriozisht të mbetet në karrocë për gjithë jetën. Gjendja e saj ka bërë që e gjithë familja jonë të përjetojë një nivel stresi të lartë. Kjo, edhe për shkak të moshës që ajo ka. Është vërtetë e dhimbshme. Të kesh një fëmijë të sëmurë në shtëpi është tepër e vështirë, sepse përveç problemit fizik, është krijuar një gjendje ankthi që po më mbyt çdo ditë e më tepër. Çfarë dëshironi të ndryshoni nga kjo situatë? Unë kërkoj që Ministria e Shëndetësisë të marrë masa për problemin e vajzës time, kërkoj gjithashtu t’më jepet një përgjigje nga ana e mjekëve të spitalit QSUT sa më shpejt të jetë e mundur, pasi vajza ime nuk mund të pres kaq gjatë për të marrë një përgjigje nëse ky problem mund të zgjidhet ose jo. Situata në të cilën jam unë dhe familja ime është mjaft e vështirë. I’u bëj thirrje të gjitha instuticioneve përkatëse të marrin masa që të parandalojnë krijimin e këtyre problemeve mjaft serioze. Nëse shëndeti i vajzës time përkeqësohet, përgjegjësia bie e gjitha mbi stafin mjekësor, sepse ata po e zvarrisin çështjen, duke na mohuar të drejtën për të marrë shërbimin në kohë dhe në mënyrë efektive. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune part time Agjent Imobiliar i Jashtëm. Dërgoni CV me foto në adresën: tiranarealestate@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.al

Adresa: Rr. “Aleksandër Goga”, Durrës Tel: +355 55 22 79 28 Cel: +355 69 20 57 205/ +355 69 20 57 207 e-mail: gb4454@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

E DIELË, 07 KORRIK 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Gjumi mbron zemrën! N

jë gjumë i mirë prej 7 ose më shumë orësh mbron zemrën dhe bën që të keni një jetë të shëndetshme. Sipas një studimi, këshillat e zakonshme për stërvitje, dietë dhe lënien e alkoolit apo cigares janë të dobishme, por shpëtohen më shumë jetë, nëse njerëzit do të flenë gjumë mjaftueshëm. Shumë probleme të zemrës mund të shmangen ose të shtyhen me anë të gjumit. Këtë bëjnë të ditur kërkuesit shkencorë hollandezë, të cilët kanë vëzhguar përgjatë 10 viteve 14000 raste të arresteve kardiake. Në fund të studimit, u pa se njerëzit që nuk konsumonin alkool, nuk pinin duhan, stërviteshin rregullisht dhe ushqeheshin mirë, ulnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 57%. Por, nëse këtyre 4 zakoneve të mira i shtohej edhe gjumi i mjaftueshëm, atëherë rreziku ulej me 83%. Për më tepër:www.banka-ideve.com

“Curiosity”, roboti që do të eksplorojë planetin Mars!

R

oboti eksplorues i planetit Mars, “Curiosity” po zhvendoset drejt objektivit kryesor të misionit në planetin e kuq. Në të ardhmen e afërt, roboti eksplorues do të drejtohet për në malin “Sharp”, i cili ndodhet rreth 8 km larg nga zona e uljes. Për këtë udhëtim, atij do t'i duhen disa muaj. Gjatë rrugës roboti eksplorues do të vazhdojë të eksplorojë sipërfaqen

e Marsit, të bëjë matjet e temperaturës, të monitorojë ndryshimet klimatike dhe atmosferike dhe të mbledhë mostra të dheut. Studiuesit janë të bindur se mostrat e dheut nga mali “Sharp” do të lejojnë zbulimin e shumë mistereve që lidhen me mjedisin përreth të planetit të largët dhe të kaluarën e tij. Për më tepër:www.banka-ideve.com

Gjermani, kërkohet Infermiere & Kujdestare. Paga, sipas standartit gjerman. kontaktoni në: +355 44 807 167 / www.njoftime.al

ë

ë

ë

ë

ë ë ë

ë

Kanceleri Liber-lidhje me ngjitje dhe spirale. ë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 07 KORRIK 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqi, të ardhurat për frymë në 2018 do të jenë 16 mijë dollarë!

Lëvizja

"Autokolona e bollëkut" nga Stambolli në Tiranë! “Autokolona e Bollëkut”, u përcoll nga Stambolli për në Ballkan me lutje. Autokolona, e cila gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të jap shërbime për bashkëkombësit në vendet e Ballkanit, përbëhet prej 4 maune, 2 autobusë dhe 4 minibusë. Kjo autokolonë do të kalojë 5 mijë kilometra rrugë dhe do të shtroj iftar për 100 mijë persona. Prej vitit 2005 e këtej, autokolona në fjalë, vizitoi afërsisht 110 qytete të ndryshme në Kroaci, BosnjëHercegovinë, Bullgari, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Greqi dhe Shqipëri dhe shtroi iftar për 700 mijë persona. Për më tepër: www.77news.al

Ankaraja diskuton për krizën e Egjiptit! Xhevdet Jëllmaz

P

arlamenti Turk miratoi në seancë plenare planin e dhjetë 5-vjeçar të zhvillimit, që përfshin vitet 2014-2018. Një nga objektivat e qeverisë së Kryeministrit Erdogan për këtë periudhë, është rritja e të ardhurave kombëtare në nivelin e 16 mijë dollarëve për frymë. Kurse për inflacionin, parashikimet janë që deri në vitin 2018 të pësojë rënie në 4,5%. Në kuadër të planit të dhjetë të zhvillimit, do të ulet edhe papunësia. Ministri i Zhvillimit, Xhevdet Jëllmaz, në një vlerësim tha se presin që punësimi të rritet me rreth 4 milionë. Normën e papunësisë nga

9,2% që u realizua vitin e kaluar, synojmë ta reduktojmë deri në 7,2%. Vitin e ardhshëm investimet publike do të kapin shifrën 417 miliardë lira (216 miliardë dollarë). Një zë interesant i planit të zhvillimit është edhe objektivi për thithjen e turistëve. Ministri Jëllmaz tha se në fund të periudhës 5-vjeçare parashikohet që numri i turistëve të arrijë në 42 milionë, kurse të ardhurat nga turizmi, synojnë ti rrisin deri në 45 miliardë dollarë. Vetëm se plani në fjalë i zhvillimit nuk mori notë kaluese nga opozita turke në parlament. Për më tepër: www.77news.al

Çështja e Egjiptit gjendet në axhendën e parisë shtetërore. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan në zyrën e punës në Pallatin Dollmabahçe u takua me disa ministra, me të cilët i bëri një vlerësim ngjarjeve të fundit. Në këtë minisamit morën pjesë Zëvendëskryeministri Bylent Arënç, Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutogllu, Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Omer Çelik, Zëvendëskryetarët e Partisë AK, Husejn Çelik dhe Mevlyt Çavushollu, deputeti i Partisë AK nga Ankaraja, Jallçën Doan dhe Kreu i Shërbimit Informativ, Hakan Fidan. Pas mbledhjes e cila zgjati afërsisht 3 orë nuk u bë asnjë deklaratë. Për më tepër: www.77news.al

Durrës, ofrohet vend pune Financiere. Të interesuarat të dërgojnë CV me foto në marketing@ital-costruzioni.com / Për më tepër www.njoftime.al

PO LIND NJË KOHË E RE! Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 290 €

pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 8 Korrik

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E DIELË, 07 KORRIK 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Tre personalitete shqiptare vlerësohen në forumin ndërkombëtar të Sarajevës!

Isa Mustafa

Flamur Gashi

A

gjencia e pavarur për vlerësime të larta të “Shoqatës Europiane të Menaxhimit” dhe revista Euromenaxher "Menaxhues dhe Kompani", kanë përzgjedhur për herë të parë Shqipërinë si fituese për arritje të suksesshme në menaxhim, gjatë

punimeve të Forumit të 28- të të Europës Juglindore e Qëndrore, që po zhvillon punimet në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës. Juria e përbërë nga personalitetet më të njohura të botës ekonomike, diplomatike dhe biznesit nga Bosnjë-Hercegovina,

Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe Mal i Zi, kanë shpallur fitues personalitetet shqiptare, me titullin “Ambasadori më i mirë në Europën Juglindore”; Z. Flamur Gashi, Ambasador i Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë, “Menaxheri më i mirë për Europën Juglindore dhe Qendrore”, Kreun e KASH-it, Dr. Enver Ferizaj dhe “Kryebashkiakun më të mirë”, Z. Isa Mustafa nga Kosova. Ndërkohë me çmime speciale u nderuan Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Ambasadori i Bashkimit Europian, Peter Sorensen, Ministri i Ekonomisë së BosnjëHercegovinës, Erdal Trhuij dhe disa personalitete të tjera nga 14 vendet pjesëmarrëse. Ky aktivitet unik në llojin e vet, u ndoq me interes nga mediat ndërkombëtare, ndërkohë që të përzgjedhurit që u nderuan me çmim, do të priten nga Presidenti i Bosnjë-Hercegovinës. Për më tepër: www.77news.al

Amnistia për automjetet, përfitojnë 42 mijë debitorë!

N

ga periudha 20 maj-30 qershor 2013, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka mbledhur rreth 589 milionë lekë të ardhura nga mbi 42 mijë debitorë

të taksës vjetore të automjeteve. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për taksat, që përgjysmoi taksën vjetore për automjetet, iu dha mundësi të gjithë qytetarëve që nuk kishin paguar detyrimet, jo vetëm të vitit 2013 por edhe të viteve të mëparshme, që ti paguanin ato brenda 30 qershorit, me taksën e përgjysmuar dhe pa penalitete. Nga kjo amnisti, kanë përfituar 2532 qytetarë, që nuk kishin paguar taksat që në vitin 2011. Për këtë vit, në arkën e shtetit janë mbledhur rreth 31 milionë lekë të ardhura. Ndërsa, debitorët që nuk kishin shlyer detyrimet për vitin 2012 dhe që përfituan nga ligji i ri, ishin 9467 per-

sona, nga të cilët u mblodhën 141 milionë lekë. Ndërkaq, numri i qytetarëve që kanë neglizhuar pagesën e taksës në afatin e caktuar kohor për këtë vit ka qenë tejet i lartë. Numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë paguar taksën me ligjin e ri në periudhën maj-qershor për vitin 2013, ishte 28 mijë e 197. Nga ata, janë mbledhur 417 milionë lekë. Tashmë, personat debitorë dhe që nuk kanë përfituar nga amnistia, nga data 1 korrik do t’i paguajnë detyrimet me taksën që i korrespondon çdo viti dhe me penalitetet me gjobë sipas ligjit në fuqi. Për më tepër: www.77news.al

BULMET ISA BASHA

Adresa: Kamëz - Qendër, Tiranë cel : +355 69 20 87 496 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

7 korrik  

E përditshme politike, informative, sociale, kulturore etj.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you