Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 01.02.2013 VITI II - NR.332

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Aldo Duka: Koncepti i Qerasë Tatimore

të kalojë sa më shpejt nga vullnet politik në atë juridik! MENDIMI POZITIV

Të kujdesemi për veten dhe të tjerët! Qendra e Mendimit Pozitiv

T

ë kujdesesh për një të dashur tensionon madje edhe personat më elastik. Nëse jeni një kujdestar, merrni disa hapa për të ruajtur së pari shëndetin

dhe mirëqenien tuaj... >> VIJON NË FAQEN 2

Reforma në shëndetësi: Spitalet do të fillojnë të drejtohen nga borde vendimmarrëse!.............fq.3 Gjykata më zvarrit divorcin, po përjetoj dhunë nga bashkëshorti në sy të fëmijëve!......................fq.4 Zbulohet shkaku i vonesave: S’ka kartonë për libreza pensioni!........................fq.5 Studentët e Psikologjisë, projekt për Romët!..........fq.7 Përkrahet platforma e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re në Elbasan, Durrës dhe Tiranë!...........................fq.6-8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E PREMTE, 01 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Aldo Duka: Koncepti i Qerasë Tatimore të kalojë sa më shpejt nga vullnet politik në atë juridik!

G

azetari Artur Nura në emisionin “Shqipëria e Re në Fokus” në Web-Televizionit “77 News”, në kuadër të prezantimit të drejtuesve dhe aktiviteteve të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), në këtë edicion special ftoi këtë radhë studentin e Juridikut z. Aldo Duka, sekretar organizativ i kësaj partie politike për Qarkun e Durrësit. Z. Aldo Duka në cilësinë e njërit prej sekretarëve të shumtë që ka PLSHR në rang qarqesh, i cili në këtë bisedë televizive solli frymën e re në moshë dhe mentalitet në politik-bërjen në Shqipëri, tha se ai vetë kishte zgjedhur Partinë Lëvizja Shqipëria e Re sepse sipas tij vetëm aty të rinjtë nuk trajtohen si figurantë, por u jepet përgjegjësi dhe protagonizëm politik aktiv. Sekretari i PLSHR-së për Qarkun e Du-

rrësit, shtoi se gjatë diskutimit të platformës politike të PLSHR-së me të rinjtë e qytetit të Durrësit, ata kanë përkrahur fuqimisht iniciativën për rivendosjen e Dënimit me Vdekje për dhjetë vite, sepse sipas tij, edhe ata kishin të njëjtën bindje me PLSHR se në rastin shqiptar do ishte përgjigja e duhur për të kufizuar vetë-gjyqësinë dhe forcuar shtetin e së drejtës dhe mos përsëritjen e rasteve makabre të cilat kanë tronditur opinion publik së fundi. Sipas Sekretarit të PLSHR-së Duka edhe propozimi i Qerasë Tatimore si instrument ndihmës për funksionimin më efiçent të raporteve shtet-sipërmarrës dhe individinstitucione në Shqipëri, ka gjetur mbështetje të madhe në sipërmarrësit e qytetit bregdetar dhe kane kërkuar që ky vullnet

politik të bëhet sa më shpejt vullnet juridik që sipërmarrja të marrë frymë lirisht dhe shteti të mbledhë sa më shumë taksa të cilat shkojnë akoma ne xhepat e abuzuesve me uniformë të zyrtarit. Në mbyllje të emisionit z. Duka tha se ai vetë personalisht duke qenë student i Juridikut ishte i sigurt që pasi të diplomohej do gjendej përballe dilemës nëse do të bëhej Avokat i individëve si profesionist, apo nëse do të bëhej Avokat i Shoqërisë nëpërmjet Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, si politikan dhe deputet i saj. “Kjo dilemë personale do të zgjidhet me kalimin e kohës dhe kalimin nëpër këto eksperienca shumë të mbushura me përgjegjësi dhe suksese”, konkludoi z. Aldo Duka. Për më tepër: www.77news.al

kujdeseni për dikë që jua ka nevojën, ju jep një ndjesi të veçantë. Të jeni gjithmonë pranë njerëzve që doni në kohën kur ata kanë nevojë për ju është shumë thelbësore. Por kjo punë ka një kosto shumë të lartë dhe stresi është një ndër kostot kryesore. Stresi i të kujdesurit është një sforcim fizik dhe emocional. Njerëzit që e kalojnë këtë eksperiencë janë më të prekshëm nga ndryshimet në shëndetin e tyre mendor dhe fizik. Shumë kujdestarë bien në kurthin e të menduarit se ata duhet ta bëjnë gjithçka

vetë. Mos e bëni këtë gabim. Përfitoni nga burimet dhe mjetet e shumta që iu janë vënë në dispozicion për të ofruar ndihmën për të dashurit tuaj. Kujtoni që nëse nuk kujdeseni për veten tuaj më parë, nuk do të jeni në gjendje të kujdeseni për askënd tjetër. Stresi i shumtë, për një periudhë të gjatë kohe, mund t'iu dëmtojë seriozisht shëndetin. Si një kujdestar, ju keni shumë mundësi të keni shenja depresioni ose ankthi. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Me një popullsi që shkon gjithmonë e më shumë drejt plakjes dhe me ndryshimet në kujdesin shëndetësor, më shumë kujdesie tani po jepet nga njerëz që nuk janë profesionalë në kujdesin shëndetësor. Një kujdestar është çdokush që jep ndihmë dikujt që ka nevojë, nëse është një bashkëshort apo partner i sëmurë, një fëmijë me aftësi të kufizuar, apo një i afërm i moshuar. Të kujdesesh për dikë është dobishmëri që të jep kënaqësi por shumë stresuese. Nëse jeni një kujdestar e dini që, të Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 01 SHKURT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Reforma në shëndetësi: Spitalet do të fillojnë të drejtohen nga borde vendimmarrëse!

B

renda pak muajsh spitalet do të drejtohen nga bordet. Fillimisht do të jenë spitalet e Korçës dhe të Lezhës, ata që do të drejtohen nga këto struktura

dhe më pas ligji do të zbatohet nga të gjitha institucionet e tjera shëndetësore spitalore. Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, shpjegon disa nga detajet e këtij

drafti. Bordet, thotë ajo, do të kenë të gjtha kompetencat vendimmarrëse. "Autonomia do të përkrahet në dy spitale kryesore në Korçë dhe Lezhë, që janë spitale që po operojnë me një projekt që ka USAID. Drejtori përzgjidhet nga bordi. Bordi ka një strukturë tjetër, jo si ajo e QSUT. Ai do të ketë fuqi vendimmarrëse, do të ketë kontrollin e financave, mënyrën e fluksit të pacientëve dhe të barnave", tha Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së. Drafti i ri, i cili parashikon një status autonom për spitalet do të sjellë një reduktim të fenomenit të mbipopullimit të spitaleve. Sipas Hanës do të ketë një rishpërndarje të vizitave, por edhe një shfrytëzim maksimal të shtretërve. Në bordin e spitaleve do të ketë përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, ISKSH, bashkia, qarku si dhe komuniteti. Bordi ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë drejtorin e spitalit dhe ka një mandat tre vjeçar. Për më tepër: www.77news.al

Qeveria përjashton nga tarifat e shkollimit shtresat në nevojë!

Q

everia ka vendosur përjashtimin nga tarifa e shkollimit për disa kategori shoqërore të studentëve që ndjekin studimet e ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë. Bëhet fjalë për këto shtresa sociale: personat që nuk shikojnë,personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët të cilëve njëri

nga prindërit u është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore si "familje në nevojë", fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijët e policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Oferta2012 ofron vend pune Shitëse-Butique. Dërgoni CV në: 99line.al@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 01 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjykata më zvarrit divorcin, po përjetoj dhunë nga bashkëshorti në sy të fëmijëve!

N

ë gjykatën e Tiranës, dhjetëra qytetarë çdo ditë hyjnë e dalin me shkresa në duar duke pasur shqetësime të ndryshme. Problemi që ata shprehin hapur, është i ngjashëm për të gjithë, vonesat dhe zvarritjet nga gjykata të çështjeve penale apo civile qofshin. Sipas një punonjësi të gjykatës çështjet më të shpeshta janë ato të divorcit dhe shumica e denoncuesve janë femra por nuk mungojnë as meshkujt. Margarita D. është 28-vjeçarja nga Shijaku, nënë e dy fëmijëve, që ka ardhur deri në kryeqytet për të paditur bashkëshortin e saj për dhunë. Procedurat e gjyqit ajo ka më shumë se 7 muaj që po i pret të përfundojnë dhe sërish gruaja përballet me zvarritje pa arsye për përfundimin e kësaj çështjeje. Zvarritja e divorcit nga Gjykata. Çështja gjyqësore është kryer vetëm me një seancë, ku palët janë përballur me njëratjetrën dhe gjyqtari ka kërkuar pajtim. Por,

që në momentin që bashkëshorti i Margaritës ka reaguar shumë keq ndaj saj duke guxuar ta dhunojë në seancën gjyqësore, asnjë tjetër seancë nuk është realizuar duke u shtyrë nga trupi gjykues. 28-vjeçarja tregon për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se disa herë çështja gjyqësore është shtyrë në mënyrë të paprecedentë prej mungesës dhe justifikimeve të avokatëve dhe disa herë të tjera nga mungesa e bashkëshortit të saj, që është një prej shkaqeve kryesore që gjyqi për divorcin po zgjat prej disa muajsh. “E kam duruar 6 vjet të më dhunojë në shtëpi të më trajtojë sikur të isha leckë. Tani që kam gjetur një punë për të mbajtur fëmijët dhe frymën gjallë nuk dua ta shoh me sy dhe ndaj i kam kërkuar divorcin, por gjykata po më zvarrit ndarjen prej më shumë se 7 muajsh”, shprehet e trishtuar Margarita, ndërsa tregon se ajo jeton në shtëpinë e prindërve të saj në kryeqytet dhe i fshihet bashkëshortit pasi ai mund ta gjejë në çdo moment dhe ajo e fëmijët ndihen të rrezikuar. Sipas Margaritës një muaj më parë ai e ka pritur në hyrje të pallatit të prindërve të saj dhe kur ajo është kthyer nga puna mbasdite, e ka rrahur aq keq sa përfundoi në urgjencë.“Një ditë ka shkuar tek shkolla e vajzës dhe ishte i pirë, e ka tërhequr vajzën për rrobash, duke i thënë se ata duhet të jetonin me të dhe se unë nuk isha nënë e mirë. Vajza ishte trembur dhe kishte ikur nga shkolla, është i frikshëm sepse gjithë kohën ndodhet në efektin e alkoolit”, tregon e shqetësuar Margarita.

Historia Margarita ashtu si çdo grua tjetër që dhunohet ka historinë e saj. 28-vjeçarja rrëfen se është njohur shumë e re më bashkëshortin e saj, por pas një drame që ata kanë kaluar disa vite më parë kur Margarita ishte shtatzënë për shkak të ilaçeve kreu një abort spontan, jeta e tyre filloi të përkeqësohej. “Isha shtatzënë në muajin e katërt dhe pësova një aksident. Fëmijët nuk i humba nga aksidenti, i humba prej ilaçeve dhe mjekimeve që më bënë në spital dhe mua më ka mbetur peng, por ai e përjetoi vërtet shumë keq”, shprehet Margarita. Sipas Margaritës më pas bashkëshorti e kaloi këtë gjendje dhe filloi të pinte derisa arriti në degradim total. 28-vjeçarja thotë se ajo ka dy vajza 17 dhe 10 vjeçe dhe bashkëshorti gjithmonë e ka dashur një djalë, ndaj edhe kaloi në depresion pasi fëmijët që do të lindnin ishin dy djem. Duke u larguar nga Gjykata e Tiranës e duke shpresuar se gjyqi për divorcin nuk do të shtyhet sërish seancën tjetër, Margarita i bën apel drejtuesve të këtij institucioni që të marrë masa ndaj gjyqtarëve dhe avokatëve që zvarrisin pa të drejtë proceset gjyqësore në dëm të qytetarëve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Megi83 ofron vend pune Agjent/e Terreni. Dërgoni CV në: migena.info@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 01 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Zbulohet shkaku i vonesave: S’ka kartonë për libreza pensioni!

Foto ilustruese

G

azetarët e Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet zbulojnë një nga arsyet përse vonohen lidhjet e pensioneve. Nuk ka kartonë për librezat e reja. Zbulimi vjen përmes rrëfimit të një të moshuari të cilin e takuam në dyert e Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. “Kam qenë pedagog, tha ai. Shikoni se si katandiset një pedagog në pension! Në sportelin e Sigurimeve Shoqërore më thanë ditën e hënë, më 28 janar, se më ka dalë pensioni, por nuk ka karton. ‘Do të vish nesër në drekë’, (për ditën e martë). Vajta dhe e njëjta punonjëse mu përgjigj në sportel: ‘Nuk të ka dalë pensioni”. Atëherë pensionisti i indinjuar ka replikuar duke i kujtuar përgjigjen e një

dite më parë. “Më fal, por ma ka parë syri gabim”, i ishte përgjigjur inspektorja pritëse. Ndërsa i moshuari është i sigurt se nuk kishte asnjë gabim, pasi inspektorja nuk ia kishte dhënë përgjigjen nxitimthi, por kur kishte marrë dokumentin e tij dhe e kishte verifikuar në kompjuter. Pastaj qytetari e kishte pyetur, ku mund të shiten kartonë për librezat e pensionit që të shkojë ta blejë vetë, por ajo i kishte thënë që të vinte të nesërmen. Pas këtij rrëfimi zbulohet një pjesë e së vërtetës për vonesën e lidhjes së pensioneve. Edhe pasi ka përfunduar verifikimi i dosjeve të pensioneve, vonesat vazhdojnë pasi nuk ka kartonë për librezat e reja. Kjo na kujton se “sëmundja mungesë kartoni” është rikthyer, pasi kohë më parë, sigurimet shoqërore nisën të lëshonin vërtetime në vend të librezave të pensionit, ndërsa tani në vend të vërtetimeve kanë gjetur “mekanizma” si “dosja është ende në verifikim”. ISSH, ‘zgjidhje’ për vonesat e pensioneve të invaliditetit Në zyrat e Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore Tiranë, takojmë sërish një nga qytetarët që ditë më parë ishte bërë pjesë e botimit mbi rastet e vonesave të librezave të pensionit. “Më kujtoni? Unë jam gruaja e Edmond Deçollit, invalid, i operuar nga zemra. Që nga dita që folëm, ka kaluar një javë. Ende nuk ma kanë nxjerrë librezën e burrit”. Gruaja na thotë se e sjellin aty çdo javë, ndërsa afatet për lidhjen e pen-

sionit janë tejkaluar. “Kam aplikuar në 12 nëntor dhe deri në 12 janar bëhen 60 ditë”, thotë ajo. Ndërkohë, qytetarja nuk e di se afati shkon 60 ditë vetëm kur është aplikuar në datën 1 të muajit, ndërsa në rastin e saj, shkon më pak se 50 ditë. Drejtori i Pensioneve në ISSH ka treguar skemën e periudhës së verifikimit. Sabah Goci ka shpjeguar se edhe nëse aplikon në ditën e fundit të muajit, sërish libreza duhet të dalë deri në ditën e fundit të muajit pasardhës. Domethënë, periudha e verifikimit luhatet nga 30-60 ditë, me një mesatare prej 45 ditësh. Për vonesën e pensioneve të invaliditetit, ai kishte thënë se është gabim që qytetarët komisionohen para se të jetë vlerësuar vjetërsia e punës. “Sepse qytetari na vjen e na thotë me të drejtë: ‘Tani unë jam invalid, dua menjëherë paratë e invaliditetit’, tregon Goci. Ndërsa, në rast se është verifikuar vjetërsia e punës dhe pas kësaj ai del në komision, nuk lind ky shqetësim”. Por pavarësisht nga radha e gjërave, nëse do të jetë më parë verifikimi i vjetërsisë apo dalja në komision mjekësor, përfundimi nuk ndryshon. Vonesat në verifikimin e viteve të punës do të vononin njësoj përfitimin e pensionit të invaliditetit. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Diana2012 ofron vend pune S/Vizore. Dërgoni CV në: shpresa.kadiu@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 01 SHKURT 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sipërmarrësit njihen me platformën e PLSHR! N

ë sipërmarrjen “Millo Color” ka qenë ndalesa e radhës e përfaqësueseve të Unionit të Sipërmarrësve Shqiptar, Ershela Hazizi dhe Odeta Biçaku, për prezantimin e platformës politike të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Z. Kostandin Çerekja, administrator i përgjithshëm i këtij biznesi i ka mirëpritur dhe është njohur me PLSHR-në, platformën politike dhe disa nga vlerat ku kjo forcë politike beson. Përfaqësueset e USSH-së janë shprehur se, Partia Lëvizja Shqipëria e Re është një forcë politike e re por, me ide, vizione dhe synime të qarta për zhvillimin e shoqërisë dhe zhvillimin e vendit. Ato kanë shpjeguar idenë e qerasë tatimore, si një mundësi të mirë për heqjen e korrupsionit. Për më tepër: www.77news.al

Kujdesi ndaj lëkurës në periudhën e dimrit!

K

lima dimërore shpesh herë e lë lëkurën të thatë. Këtë dimër kujdesuni për lëkurën me anë të këtyre këshillave të vogla: Përdorni një hidratues të thjeshtë për lëkurën dhe vazelinë për buzët, nuk ka nevojë për kremra të shtrenjtë. Shmangni tërheqjet e egra të lëkurës, maskat e fytyrës dhe tonifikuesit me bazë alkooli. Në vend të tyre përdorni një qumësht ushqyes. Në rast se keni në përgjithësi lëkurën e thatë, shmangni larjen e shpeshtë të fytyrës. Dimri i thatë tenton të rrisë zbokthin në skalpin e kokës. Mund të përdorni produkte bulmeti, një orë përpara se të lani flokët. Konsumoni shumë fruta, perime dhe fara. Edhe pse nuk keni etje, mundohuni të mbani trupin tuaj të hidratuar. www.banka-ideve.com BELL plast ofron vend pune Elektromekanik. Dërgoni CV në: info@bellplast.com.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 01 SHKURT 2013 Lëvizja

VEPRIMTARI

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Studentët e Psikologjisë prezantojnë projektin për Romët!

S

tudentët e SH.L.U.P “Vitrina”, të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, dega Psikologji përgatitën një seminar të hapur tek salla "Sami Frashëri". Tema e këtij seminari ishte "Përmirësimi i Përfshirjes Sociale të Komunitetit Rom". Me anë të prezantimit në powerpoint, si dhe përgatitjen e një posteri, studentët donin të ndërgjegjësonin jo vetëm instancat qeveritare, por dhe institucionet e ndryshme jo qeveritare, qytetarë të ndryshëm për këtë problem shoqëror shqiptar. Çështja e përfshirjes sociale të komunitetit Rom në vendin tonë është shumë e rëndësishme pasi kjo temë është aktuale dhe më e diskutuara për momentin. Hartimi i këtij projekti bazohej në analizën e shumë faktorëve që ndikojnë në jetesën e tyre por edhe përmirësimin e këtyre kushteve. Ata

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

theksuan se populli shqiptar është karakterizuar për një marrëdhënie harmonike midis pakicave egjiptiane. Këto pakica jetojnë në kushte jetese shumë të vështira, nivelet e papunësisë dhe analfabetizmi janë shumë të lartë, u shprehën studentet. Objektivat e këtij studimi ishin: Arsimimi, edukimi, mediat dhe masmediat, ekonomia, punësimi, ulja e varfërisë, mbrojtje sociale, shëndetësia dhe infrastruktura. Një tjetër temë diskutimi ishte dhe përmirësimi i kushteve dhe praktikat që studentët kanë ndjekur. Ndër të tjera, ata thanë se komuniteti Rom jeton në kushte të pabanueshme dhe që pushteti lokal duhet të ndërhyjë për të përmirësuar jetesën e tyre, mobilizimin dhe sensibilizimin e të gjitha hallkave të tjera. Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Ata që kanë pasur ndonjë problem të vogël, sot do e zgjidhin me sukses. Beqarët do kenë aventura. Demi: Kujdesuni më shumë për pamjen tuaj. Priten takime interesante. Binjakët: Beqarët nuk do të dëshirojnë të krijojnë një lidhje. Sot do të kryeni transaksione të rëndësishme dhe interesante. Gaforrja: Në planin sentimental duhet të tregoheni sa më vigjilentë. Kujdes gjithashtu edhe me shpenzimet. Luani: Marrëdhënia në çift sot do të jetë e shkëlqyer dhe do kaloni çaste të bukura bashkë. Financa do të jetë e mirë. Virgjëresha: Sot duhet të tregoni shumë kujdes, pasi mund të paraqiten disa probleme me financat. Peshorja: Kujdes sepse partnerit nuk do i pëlqejë aspak imponimi juaj që nxitet nga Urani dhe mund të lindin debate. Akrepi: Në planin sentimental, gjërat shkojnë shumë mirë në çift. Financat me pak probleme por që do të zgjidhen. Shigjetari: Plutoni do të krijojë probleme. Mos shpenzoni pa kursim sepse do i keni punët shumë keq më vonë. Bricjapi: Beqarët nën influencën e Mërkurit do tregohen shumë kërkues dhe do të duan më të mirën. Me shpenzimet do tregoheni shumë të kujdesshëm. Ujori: Financat ka rrezik të përballen me pengesa të vështira. Neptuni nuk është në të mirë të anës financiare. Peshqit: Në çift gjërat mund të shkojnë më së miri. Mos e teproni as me kërkesat. Beqarët do jenë sharmantë.

Datech Sh.p.k ofron vend pune Financiere. Dërgoni CV në: financa@datech-soft.com / Për më tepër: www.njoftime.com

JETA ËSHTË SI NJË MOZAIK VENDIMESH! Një vendim i saktë, i drejtë dhe i guximshëm, e transformon jetën në një univers formash, ngjyrash dhe shijesh, të cilat e shpërndajnë ndikimin pozitiv kudo ku ne gjendemi.

Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 340 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Deri më 3 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 01 SHKURT 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR dhe platforma politike e saj, shumë mbështetje nga të rinjtë e Elbasanit! S

ekretarja dhe përfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Elbasan, Arjola Çela, vijon me takimet me qytetarë të ndryshëm në kuadër të prezantimit të platformës politike të PLSHR. Takimin e radhës ajo e organizoi me të riun Elton Sinani. Pasi u njoh me pikat e platformës, idetë dhe nismat konkrete të kësaj partie të re politike, Sinani përkrahu bindshëm pikat që kanë të bëjnë me fuqizimin e familjes dhe kombit shqiptar. Fuqizimi i Institucioneve Arsimore dhe punësimi i të rinjve në administratën shtetërore ishin të tjera pika shumë të rëndësishme që ngjallën mjaft interes dhe u diskutuan në shumë detaje. I riu shprehu dëshirën për të qenë anëtar i forumit rinor dhe mbështetës i nismave dhe platformës së partisë. Për më tepër: www.77news.al

Sadik Kazani: Vlerësoj mundësitë që PLSHR ofron për të rinjtë me shpirt sipërmarrës!

N

jë tjetër takim i zhvilluar nga përfaqësuesi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Mirdash Koleci, u bë me të riun Sadik Kazani. Qëllimi dhe ideja e këtij takimi ishte shpalosja dhe njohje e të riut me platformën politike të kësaj partie, qëllimet, mbështetjen dhe idetë që ajo ka në lidhje me fuqizimin dhe zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit Shqiptar. Në këtë takim i riu u ndal kryesisht në rolin që rinia do të zë në politikë dhe në administratë. Ai i vlerësoi si mjaft të sakta idetë mbështetëse dhe konkrete që kjo parti ka për zhvillimin dhe krijimin e sipërmarrjeve të reja, duke nxitur punësimin e të rinjve me shpirt sipërmarrës. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77News