Page 1

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MËRKURË, 30.01.2013 VITI II - NR.330

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.4

Si të shtojmë vlerat tona! J

u jeni marrë në punë kryesisht për Qendra e të pasur rezultate, të Mendimit Pozitiv cilat duhet të kontribuojnë në shtimin e të ardhurave. Në qoftë se nuk ndodh kështu, direkt ose indirekt, atëherë si mendoni se kompania do ta justifikojë pagesën tuaj? Vetëm sepse keni qenë në atë kompani për një kohë të gjatë apo ngaqë ju nuk bëni gabime nuk do të thotë se ju po shtoni ndonjë vlerë të madhe. Për të shtuar vlera, duhet që ju të keni një impakt pozitiv në suksesin e organizatës apo kompanisë, i cili përkthehet në përfitime. Disa organizata, sidomos ato të sektorit jofitimprurës dhe në qeveri, e masin suksesin me mënyra të tjera. Suksesi mund të përfshijë ndihmën ndaj njerëzve apo të ruash mjedisin. Në këtë rast,për të shtuar vlerën dhe për të provuar që vleni, ju duhet të fokusoheni më tepër në mënyrën se si organizata e mat suksesin. Përse vlera është e rëndësishme? Jeta në punë mund të jetë e paqëndrueshme, dhe të mendoni për vlerën që ju do t’i shtoni, është ndoshta gjëja më e rëndësishme që bëni. Eksperienca, besnikëria, dedikimi dhe etika e fortë në punë janë të rëndësishme por asnjëra nga këto nuk mjafton që ju të jeni të punësuar në atë kompani përgjithmonë: për shembull, ju mund të punoni shumë duke numëruar kapëset e letrave dhe megjithëse të bësh këtë punë shton disi të ardhurat e kompanisë suaj, i gjithë mundi juaj mund të mos vihet re. Pra, të mbani vendin e punës është një nga arsyet kryesore se përse duhet të përqendroheni në vlerën që mund të shtoni. Sidomos tani, që organizatat duhet të jenë... >> VIJON NË FAQEN 2

Admir Barra: Kërkoj zanat për të punuar dhe jo "ndihmë sociale"! Hapet drita jeshile për punësimin e jetimëve!.....fq.3 IBP e rendit Shqipërinë në grupin e vendeve me përmirësim të ndjeshëm!.................................fq.3 QSUT, atje ku pacientët mjekohen mes lagështirës dhe kushteve të vështira!.....................................fq.5 Praktikë mësimore e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë!....................................fq.7 Partia Lëvizja Shqipëria e Re, takime për prezantimin e platformës në gjithë vendin!..fq.2-8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E MËRKURË, 30 JANAR 2013

POLITIKË

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Hysaj: Punë sociale në vend të ndihmës sociale! P

ërfaqësuesja e Lëvizjes Shqipëria e Re Romina Ismailaj ka vijuar me takimet e ndryshme të organizuara në qytetin e Durrësit, duke u fokusuar në njohjen e kësaj lëvizje të re politike nga qytetarët, idetë e saj dhe platformën politike. Takimin e radhës Ismailaj e bëri me qytetaren Zhaneta Hysaj. Gjatë këtij takimi u shpalosën të gjitha pikat platformës së PLSHR-së, ku edhe u diskutua mbi shumë prej tyre. Fokusi më i madh iu kushtua forcimit të familjes shqiptare si një nga pikat më të rëndësishme për forcimin e kombit shqiptar, si dhe mbështetjen dhe ndihmat për familjet në nevojë, duke nënvizuar këtu kthimin nga ndihma apo përkrahja sociale në punë sociale. Për më tepër: www.77news.al

Gerraci: Vendi duhet të drejtohet nga politikanë të rinj!

K

oordinatori i partisë Lëvizja Shqipëria e Re për qarkun e Gjirokastrës, Kamber Leskaj ka vijuar takimin e radhës me sipërmarrësin Pajtim Gerraci, ku i është prezantuar platforma politike e kësaj partie. Zoti Gerraci ka shprehur mbështetje ndaj kësaj platforme duke u fokusuar kryesisht tek fuqizimi i Shtetit dhe kombit Shqiptar kundër korrupsionit. Ai u tregua i gatshëm për përkrahjen e kësaj partie dhe sipas tij, ky vend mund të ndryshojë vetëm nëse drejtohet nga politikanë të rinj, të pa konsumuar në politikë, kusht i cili mund të plotësohet vetëm nga Partia Lëvizja Shqipëria e Re. Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 efiçente, pra sigurohuni që ajo që bëni të ketë vlera. Nëse nuk ia arrini, mundohuni të gjeni çfarë të mundeni që të kontribuoni më shumë në suksesin e organizatës, por shpejt ama! Kur e vlerësoni punën me vlerën që i shtoni, ju fitoni gjithashtu një vlerësim më të mirë të prioriteteve tuaja. Që do të thotë: do të punoni sa më shumë të keni mundësi në ato aktivitete që kontribuojnë direkt në shtimin e të ardhurave. Pra kështu ju do t’i vendosni vetes qëllime dhe të punoni me më shumë efikasitet. Përcaktoni Vlerat Tuaja T’i shtoni vlerë përfitimeve të organizatës ose kompanisë suaj është sa e thjeshtë aq edhe komplekse. Para së gjithash ju duhet të bëni: Lirojini mundësitë tuaja. Lëvizja

Në qoftë se jemi të shqetësuar për diçka, ne do të kemi më shumë mundësi ta vëmë re atë që perceptojmë si rrezik më shumë se ata që janë të qetë. Me fjalë të tjera, ne shohim më tepër ato gjëra që fokusohemi. Ky është një koncept shumë i fuqishëm me implikime të qarta qoftë në jetën tonë personale apo në atë organizative. Ajo çfarë shohim ndikohet shumë në atë çfarë presim të shohim. Për vite me radhë, shumë studiues kanë punuar në variacione të këtij koncepti, si Efektin e Rosenthalit, të njohur gjithashtu si efekti i Pigmalionit (një gjetje psikologjike ku pritjet e mëdha të një lideri bëjnë që ai të ketë një performancë më të mirë) dhe e kundërta, Sindroma e Falimentimit (ku pritjet e ulëta sjellin dhe një performancë të dobët). Ndërsa këto

koncepte kanë të bëjnë me pritjet që kemi për të tjerët, Efekti Galatea (që e ka marrë emrin nga statuja në gur e një gruaje të bukur që skulptori Pygmalion ndërtoi) ka të bëjë me pritjet që njerëzit kanë në vete, që do të thotë, në fakt, që pritja e madhe nga vetvetja bëhet katalizatori për arritje më të mëdha personale. Kur kjo ndodh, ne besojmë tek përmbushja e profecisë vetjake. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm në performancën e një punonjësi. Një lider i mirë që vendos t'i ndihmojë punonjësit e tij të besojnë në vetvete, në aftësinë e tyre për të kryer mirë punën e tyre, vë bazën për mundësinë e tyre për të pasur sukses. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 30 JANAR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

IBP e rendit Shqipërinë në grupin e vendeve me përmirësim të ndjeshëm!

I

nternational Budget Partnership (IBP) e rendit Shqipërinë për vitin 2012 me një tregues prej 47 për qind, duke u ngjitur me 14 për qind, thanë burime nga Minsitria e Financave. Ndryshimet që reflektohen në përmirësim të këtij treguesi janë pjesë

e përmirësimeve tërësore institucionale e ligjore në fushën e financave publike në tërësi, atij të procesit dhe sistemit buxhetor në veçanti duke dëshmuar konsolidim dhe përsosje në cilësinë e buxhetimit dhe gjithë ciklit të tij. Të gjitha fazat në të cilat kalon

procesi buxhetor; në hartimin, ekzekutimin, raportimin dhe auditimin, ka kaluar transformime të mëdha dhe Shqipëria rezulton të jetë në listën e vendeve me përmirësimet më cilësore duke lënë shumë vende të rajonit prapa. Kështu në procesin e hartimit dhe të lidhjes së politikave me buxhetimin rezulton të jetë në grup-vendet me përmirësimin më të madh nga të gjitha vendet e marra në studim. Ekzekutimi i buxhetit është një tregues tjetër ku Shqipëria shënon përmirësim të ndjeshëm. Tashmë në vend ekziston një sistem i kompjuterizuar si për prokurimet publike, ekzekutimin e buxhetit dhe ku procedurat janë automatizuar për të realizuar jo vetëm eficensë e shpejtësi, por edhe transparencë të plotë për çdo transaksion që ka të bëjë me fondet publike. Prej më shumë se një viti Ministria e Financave (Thesari) publikon çdo dite në web-site të gjitha transaksionet me emrat e subjekteve/individëve që përfitojnë nga fondet publike, qofshin këto blerje, transferta apo shpenzime kapitale. Për më tepër: www.77news.al

Hapet drita jeshile për punësimin e jetimëve!

M

inistria e Arsimit dhe Dhomat e Tregtisë pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh për punësimin e të rinjve jetimë. Sipas zëvendësministres së Arsimit, Nora Malaj, qëllimi është që kategoria e jetimëve që dalin nga institucionet e përkujdesit social, të kenë të garantuar një vend pune. Ndërsa bizneset,

që punësojnë këta të rinj të kenë lehtësira në taksa. "Të rinjtë janë kategoria më e papunë në vendin tonë. Minsitria jonë dhe Dhomat e Tregtisë mund të hartojmë marrëveshje në ndihmë të këtyre njerëzve dhe bizneseve t'u krijohen lehtësira", u shpreh Malaj. Përfaqësues të shoqërisë civile, pas një studimi të kryer në terren,

kanë konstatuar se në vend rreth 300 jetimë të moshës 14 deri 21 vjeç kanë nevojë për arsimim të mëtejshëm. Për këtë arsye ata kanë negociuar me institucionet arsimore dhe rreth 200 prej tyre do të ndjekin kurse profesionale falas dhe studimet universitare. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Fama.net ofron vend pune Operatore. Kontaktoni në: fama.net@hotmail.it / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E MËRKURË, 30 JANAR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Admir Barra:

Kërkoj zanat për të punuar dhe jo "ndihmë sociale"!

Admir Barra

D

y njerëz me fat të ngjashëm, edhe pse të ndryshëm në moshë, në origjinë gjeografike dhe në formim, por janë të papunë. Njëri 20 vjeç dhe tjetri 60 vjeç duke pritur që të mbushë moshën e pensionit. I pari i vendosur në Tiranë që në vitet e foshnjërisë, i dyti në vitet e mesme të jetës së tij. Ne dëgjuam radhazi historitë e të dyve dhe të dyja lidhen në një pikë: Në zyrat e punës nuk ka punë as për të rinjtë, as për më të vjetrit, as pa zanate, as me zanate. Admir Barra ka bërë vetëm tetë klasë shkollë, varfëria e trashëguar nuk e ka lejuar të vazhdojë më tej, pasi siç tregon edhe vetë, “Jemi 3 vëllezër dhe 4 motra dhe prindërit nuk ia dilnin të na

mbanin me bukë, pa le me libra shkolle”. Rruga që ai ka zgjedhur është trokitja në zyrat e punës, plotësimi i formularëve, paraqitja rregullisht çdo mëngjes në kërkim të fatit. Admirit kanë dy muaj që i thonë çdo ditë: “Nuk ka punë për ty”, megjithëse ai nuk pretendon ndonjë punë të zgjedhur, por çfarë të dalë. “Siç duket, firmat që lidhen me zyrën nuk kanë interes, se kanë punëtorët e tyre, thotë ai”. Admiri na thotë se pret t’i gjejë punë shteti. Admir Barra është një punëkërkues i papunë i cili merr ndihmë ekonomike prej 40 mijë lekësh të vjetër. “Unë dhe vëllai më i madh, jemi të dy të papunë. Edhe prindërit i kemi pa punë, por ata për 2-3 vjet dalin në pension. Kush u jep punë atyre, kur nuk na japin ne të rinjve?” Ai tregon se për shkak të moshës, prindërit nuk janë regjistruar tek zyrat e punës si të papunë. “Por ne jemi në të vërtetë një familje me të papunë, thotë ai. Unë dua të mësoj zanat. Por nuk kam mundësi se duhen shumë lekë. Më kanë thënë se një kurs për mekanik që e kam qejf, shkon 200250 mijë lekë. Nëse ka mundësi dikush, të më mësojë një zanat, se unë jam kaq i varfër, saqë nuk paguaj dot as 15-20 mijë lekë (të vjetër) për kurset që hapin zyrat e punës. Kaq para janë sa gjysma e ndihmës ekonomike që marr”. Admiri thotë: “Nuk jam dembel, por jam shumë i mërzitur që askush nuk më jep asnjë mundësi. Tani jam 20 vjeç, por mendoj se si do ta shtyj këtë jetë pa punë dhe po më duket shumë

e vështirë”. Atij i vjen keq që megjithëse vizat janë hequr, nuk e shfrytëzon dot këtë mundësi për të emigruar për punë disa muaj, pasi duhen shumë lekë. Qytetari i dytë , edhe ai në kërkim të punës, një burrë 60-vjeçar (D. T.) i cili thotë: “Më gjeni një punëdhënës që kërkon të marrë në punë një njeri në moshën time. Ndërsa unë konsiderohem sipas ligjit i aftë për punë dhe më duhen edhe pesë vjet të dalë në pension, nëse nuk shtyhet mosha e pensionit për burrat me dy vjet të tjerë”. Qytetari thotë se për kushtet e vështira në të cilat ka jetuar popullsia, nuk është në gjendje të përballojë punën rreth dhe sidomos pas të 60-ave.“Më parë ushtroja zanatin, por mosha bën të vetën dhe nuk mund ta ushtroj dot. Nuk mund të bëj më dyer hekuri, as të ngre, as të saldoj. Në zyrat e punës shkoj për letrën e sigurimeve shëndetësore, se për punë nuk bëhet fjalë”. Rrëfimet e dy qytetarëve të dy grupmoshave kontrastojnë me ato që lexon në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.“Qëllimi i Shërbimeve të Punësimit është të sigurojë një shërbim mbarëkombëtar të cilësisë së lartë, i cili ndihmon punëkërkuesit, të gjejnë punën më të mirë të mundshme”. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kaon ofron vend pune Agjent Shitje në terren. Dërgoni CV në: bn@kaonbeer.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 30 JANAR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QSUT, atje ku pacientët mjekohen mes lagështirës!

M

ure të çarë dhe gjithë lagështirë, dritare që me zor mbyllen, lavamanë të shqyer, kosha të mbushur tej e tej me shiringa dhe mbeturina të çfarëdoshme që kushedi sa kohë qëndrojnë aty duke kundërmuar deri në korridorin e jashtëm. Edhe pse kohët e fundit në Qendrën Spitalore Nënë Tereza është ndërtuar godina e re e urgjencës, përkarshi me të gjendet në kushte mjerane spitali i sëmundjeve të brendshme. Askush nuk kujtohet që të vërë dorë mbi ambientet e brendshme të pavijoneve që sapo futesh kundërmojnë erë dhe çdo gjë duket se është e shkatërruar. Nga njëra anë pacientët thonë se Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT-së prej vitesh nuk kujtohen që të bëjnë riparimet e mundshme në dhomat apo në ambientet e tjera të pavijoneve, ndërsa të sëmurët janë të detyruar të

mjekohen mes lagështirës, papastërtive dhe kushteve tejet të vështira. Por nga ana tjetër burimet konfidenciale nga drejtoria e QSUT-së bëjnë me dije për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, se pamundësia e fondeve dhe mos çelja e tyre nga Ministria e Shëndetësisë ka çuar në këtë gjendje situatën në ambientet e brendshme të pavijoneve në spital. Këto burime theksojnë faktin se pavarësisht se nga drejtoria e QSUT-së janë bërë disa herë kërkesa për fonde të caktuara për mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme, në një periudhë kohore prej 5 vitesh, Ministria e Shëndetësisë nuk ka lëvruar asnjë fond në lidhje me këtë shqetësim. Vëzhgimi Sipas një vëzhgimi të kryer nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet në thuajse të gjitha ambientet e brendshme të spitalit muret me lagështirë dhe tavanet e çarë në shumë raste përbëjnë edhe rrezik për pacientët. Sipas Ylvie B. paciente në një prej pavijoneve në spitalin e sëmundjeve të brendshme, lagështira në dhomën ku ajo shtrohet çdo muaj i ka shkaktuar bronkit.“Kam 5 vjet që kurohem në këtë spital. Në shtëpi nuk kam shqetësime por sapo vij këtu më fillon bronkiti. Vetë mjekët më kanë thënë se këtë gjë ma shkakton lagështira, por skam ku të shkoj, jam e detyruar të mjekohem këtu”, thotë e shqetësuar qytetarja nga Fieri, ndërsa përpos ilaçeve që merr për sëmundjen kronike nga e cila ajo vuan, mjekët i kanë dhënë edhe disa medikamente të tjera për së-

mundjen e bronkitit. Situata Ndërsa në pavijonin e kardiologjisë shumë prej dhomave janë me muret gjithë lagështirë. Në një kat më sipër në pavijonin e hematologjisë situata në tualetet e grave dhe të burrave duket katastrofike. Uji që ka plasur gjithandej dhe nuk ndalet në asnjë moment të ditës ka mbushur plot e përplot gjithë ambientin në tualetin e grave, ndërsa vetë pacienteve ju duhet të përvishen gjer në gju për tu futur aty. Përpos kësaj, dushi që disa vjet më parë funksiononte për tu ardhur në ndihmë pacientëve që qëndronin me javë të tëra në spital, sot është kthyer në një karakatinë dhe vetëm tubat e ndryshkur mund të gjesh aty e tek tuk ndonjë lidhëse të varur në të. Edhe pse drejtoria e QSUT-së është përpjekur shpesh t’i japë një tjetër vizion dhe pamje gjendjes së mjerueshme në dhomat e në pavijonet e spitalit të sëmundjeve të brendshme, duke i lyer muret vit pas viti sërish lagështira, problemi numër një duket se sa vjen e shtohet. Ndërsa burimet nga drejtoria e QSUT-së theksojnë faktin se edhe vetë pacientët në shumë raste janë të pakujdesshëm dhe nuk e mirëmbajnë ambientin përreth. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

King’s Language Center ofron vend pune Mësuese e Gjuhës Italiane. Dërgoni CV në: kingslanguage13@gmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

PASTICERI NELA

TEL: 0682048811

ADRESA: YZBERISHT/P.NINI TIRANË Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E MËRKURË, 30 JANAR 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR, mbështetëse e fortë për rininë shqiptare! N

ë kuadër të takimeve të zhvilluara me qytetarë të ndryshëm në qytetin e Kukësit, Sekretarja e Forumit të Gruas të Lëvizjes Shqipëria e Re Kukës, Elfida Bajraktari takimin e radhës e organizoi me dy të rinj të cilët ishin mjaft të interesuar për t’u njohur më nga afër me platformën politike të kësaj lëvizje. Në këtë takim Bajraktari bëri të mundur shpalosjen e të gjithë platformës duke u fokusuar në pikat që ngjallin më shumë interes tek të rinjtë. Ata u ndalën kryesisht në pikat që kanë të bëjnë me idetë dhe mbështetjen që PLSHR jep për punësimin e të rinjve në administratën shtetërore, si një nga pikat më me interes për rininë shqiptare. Të dy të rinjtë kërkuan të bëhen pjesë aktive e Lëvizjes Shqipëria e Re, duke e parë atë si mbështetësen më të fortë të rinisë. Për më tepër: www.77news.al

Fruti që mund të kurojë diabetin!

N

ëse ju janë mërzitur boronicat e shegët, keni mundësinë të zgjidhni një frut të ri, pitayan. Ai është frut i një kaktusi që rritet në Amerikën e Jugut, dhe pamja e tij e vërteton këtë. Superfruti i vitit 2013, është shumë i mirë për shëndetin. Ai rregullon sheqerin në gjak te të sëmurët me diabet, ul kolesterolin e po ashtu siguron edhe një dozë anti-oksidantësh. Mjekët

në Tajvan ua këshillojnë konsumin e tij, pacientëve të sëmurë me diabet. Pitaya rritet edhe në Tajlandë, Sri Lanka, Bangladesh dhe Filipine. Fruti është po ashtu i pasur me vitaminë C, fibra dhe kalçium. Edhe pse mjekët në Tajvan janë të sigurtë në përfitimet shëndetësore që jep konsumi i tij, ende ka nevojë për më shumë studim rreth tij. www.77news.al

Harenc ofron vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV në: info@multiserviceal.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 30 JANAR 2013 Lëvizja

VEPRIMTARI

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Praktikë mësimore e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë!

N

ë kuadër të fillimit të procesit të praktikës mësimore, rreth 50 studentë të vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë të Shkollës së Lartë Private “Vitrina”, asistuan në çështje të ndryshme penale pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës Penale Tiranë. Studentët patën mundësi të njihen më nga afër me procedurën e ndjekur për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe konkretisht asistuan në këto çështje: 1. Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. 2. Vrasje dhe armëmbajtje pa

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

leje. 3. Vrasje me dashje. 4. Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake. 5. Plagosje e rëndë me dashje, etj. Qëllimi i zhvillimit të praktikës mësimore është të konkretizohen në praktikë njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve akademike me anë të ndjekjes nga afër të proceseve në gjykata, si dhe të procedurave të ndryshme ekzaminative dhe ekzekutive. Ky proces u realizua nën mbikëqyrjen e pedagogëve Edison Ruka dhe Julian Gazeli. Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Marrëdhënia me partnerin do bazohet tek bashkëpunimi dhe ngrohtësia. Demi: Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme dhe do ndiheni mirë që keni dikë si partneri juaj në krah. Binjakët: Financat nuk do jenë shumë problematike po gjithsesi këshillohet të shpenzoni me kufi. Gaforrja: Financat do jenë të mira. Do keni mundësi të kryeni transaksionet që kishit menduar prej kohësh. Luani: Sot duhet të tregoheni tolerante dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj, nëse doni që lidhja juaj të ecë si duhet. Virgjëresha: Financat nuk do jenë të mira, por ju mund t’ia dilni nëse tregoheni të matur me shpenzimet. Peshorja: Nëse keni pasur zënka me partnerin do pajtoheni dhe do zgjidhni gjithçka. Akrepi: Situata financiare do jetë e paqëndrueshme. Nëse nuk ulni shpenzimet, mos prisni asnjë përmirësim. Shigjetari: Duke qenë se do jetë Plutoni ai që do ndikojë tek jeta juaj sentimentale, keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet do të shtohen. Bricjapi: Jeta juaj në çift do jetë rutinë dhe nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Ujori: Saturni do ndikojë pozitivisht tek financat. Situata do jetë më e qëndrueshme. Peshqit: Ju që jeni në çift duhet të bëni çmos për t’i rezistuar tundimit të një flirti të ri.

Essilor ofron vend pune Motorrist. Dërgoni CV në: info@optilux.al / Për më tepër: www.njoftime.com

JETA ËSHTË SI NJË MOZAIK VENDIMESH! Një vendim i saktë, i drejtë dhe i guximshëm, e transformon jetën në një univers formash, ngjyrash dhe shijesh, të cilat e shpërndajnë ndikimin pozitiv kudo ku ne gjendemi.

Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 340 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Deri më 3 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 30 JANAR 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lazri: Më shumë mbështetje për sipërmarrësit e rinj! P

jesë e takimeve të organizuara nga përfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Mirgita Margjini, u bë një e re, Gentiana Lazri nga Lezha, e cila ka hapur një biznes të vogël privat. Pasi dëgjoi rreth platformës, ideve dhe mbështetjeve të panumërta që ofron kjo parti e re politike, ajo mbështeti shumë prej tyre. Lazri u shpreh se sipërmarrjet, sidomos ato të vogla dhe të mesme kanë shumë nevojë për mbështetje, kryesisht në luftën kundër korrupsionit. Një tjetër pikë që ngjalli interes ishte edhe Fuqizimi i Institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale,ku më e përkrahur prej saj ishte nënpika d: Heqja nga sistemi i vlerësimit në shkolla të atributit të mësuesit për të vlerësuar me notë nxënësit që po vetë ai mësues u ka dhënë mësim. Për më tepër: www.77news.al

Studentët përkrahje për nismat e PLSHR!

N

jë tjetër përfaqësues i Lëvizjes Shqipëria e Re, Arzen Voci vijon me takime të shumta në kryeqytet duke pasur në fokus prezantimin e PLSHR dhe platformën politike të saj tek qytetarët, kryesisht te të rinjtë dhe studentët. Këtë takim ai e organizoi me një studente të Universitetit të Tiranës e cila u tregua shumë e gatshme për të mësuar rreth kësaj partie, pasi kishte dëgjuar dhe e konsideronte atë si partia e të rinjve. Gjatë diskutimit të platformës studentja vlerësoi maksimalisht pikën që ka të bëjë me fuqizimin e Politikës së Jashtme dhe rolit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Një tjetër pikë e rëndësishme që u diskutua ishte ndihma dhe mbështetja për të rinjtë si qëllim kryesor i PLSHR. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 77News  

gazeta 77news, e perditshme informative

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you