Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 25.01.2013 VITI II - NR.325

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Olsi Mino: Lëvizja Shqipëria e Re do të sjellë stabilitet politik sipas modelit amerikan! MENDIMI POZITIV

Bëni zgjedhjen e duhur! A

kti i faljes ndodh në mendjen tuaj. Qendra e Nuk ka fare të bëjë Mendimit Pozitiv me personin tjetër. Kur fajësojmë dikë, e largojmë faljen sepse i shkarkojmë përgjegjësitë për ndjenjat tona te dikush tjetër. Njerëzit... >> VIJON NË FAQEN 2

Punësimi i të rinjve, në fokus të LSHR!.................fq.3 Matësit e ujit jashtë standardit, familjarët: Po i blejmë të rinj çdo tre muaj!...........................fq.4 Ankesat e qytetarëve: Paguajmë mbifaturim edhe kur s’kemi internet!....fq.5 Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, vizitë në Kampusin “Vitrina”!...............................fq.7 QDS, tryezë me Sindikatën e Pensionistëve: Kërkojmë statusin e moshës së tretë!....................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E PREMTE, 25 JANAR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Olsi Mino: Lëvizja Shqipëria e Re do të sjellë stabilitet politik sipas modelit amerikan!

"

Fokusi mbi “Lëvizja Shqipëria e Re” në "77 News", me gazetarin Artur Nura në kuadër të prezantimit të drejtuesve dhe institucioneve të LSHR, në këtë edicion special ftoi këtë radhë z. Olsi Mino, anëtar i Kryesisë “Lëvizja Shqipëria e Re”, i cili në këtë bisedë televizive solli përsëri dimensionin rinor të kësaj lëvizje politike si në Fier ashtu dhe Tiranë ku ai ka shtrirë aktivitetin e tij.

Olsi Mino në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së LSHR, tha se ishte bërë pjesë e kësaj lëvizje politike sepse kishte gjetur dimensione që sipas tij mungojnë tek partitë e tjera politike shqiptare dhe që sipas tij përkojnë me ëndrrën e hershme të gjithë shqiptarëve: stabilitetin politik shtetëror sipas modelit amerikan dhe begatinë e shoqërisë.“Te rinjtë në këtë parti që ka lindur si lëvizje politike, janë në qendër si në drejtim

të saj, po ashtu të konsideruar nga programi dhe statuti i saj dhe padyshim që janë kapilarizmi, nëse mund të përdorim një term të tillë si domethënie e instrumentit më dinamik të një organizimi socio-politik”, tha anëtari i Kryesisë së LSHR-së. Sipas z. Mino platforma politike e LSHR ka gjetur mbështetje të madhe midis të rinjve si në qytetin e tij të lindjes, Fier, po ashtu edhe në Tiranë, ku ai tashmë punon si pedagog dhe veçanërisht propozimi i LSHR për të rinovuar administratën e shtetit si në nivel lokal ashtu edhe qendror është mbështetur prej tyre me shumë entuziazëm. Në mbyllje të emisionit Olsi Mino si politik-bërës i ri, por edhe si Arkitekt profesionist dhe pedagog, tha gjithashtu se ndjehem mirë edhe si politikan ndërsa jam bërë pjesë e “Lëvizjes Shqipëria e Re”, ku me programin politik të saj po bëhet e mundur që të rinjtë të bëhen pjesë e politikë-bërjes shqiptare.“Personalisht ndihem shumë mirë duke qenë pjesë drejtuese dhe dinamike e LSHR-së dhe ftoj të gjithë shqiptarët ta mbështesin këtë organizëm politik që synon ta ndryshojë Shqipërinë sipas ëndrrave të hershme të të gjithë shqiptarëve këtej dhe andej kufirit”, e përfundoi bisedën Olsi Mino. Për më tepër: www.77news.al

harrosh. Të mbani një qëndrim dhe të vendosni kufij të shëndetshëm janë gjërat më të mira që mund të bëni, jo vetëm për veten, por edhe për personin tjetër. Por nuk ka gabime. Kur zemrat tona janë të mbyllura dhe në ndiejmë zemërim, trishtim, është shumë e vështirë ta shohim çdo gjë me pozitivitet. Por kur zemrat tona hapen, duket sikur gjithë ai negativitet të zhduket dhe ne do të jemi në gjendje të largojmë të gjithë mendimet e vjetra dhe të rikthehemi drejt lumturisë. Të gjithë ne kemi lumturi brenda në shpirt dhe na duhet të dimë sa perfekt jemi këta që jemi. Pavarësisht se sa kaos mund të ketë rrotull nesh, sesa gjëra mund të mos shkojnë mirë ashtu siç i duam ne, se çfarë po bëjnë trupat tanë, ne mund ta duam dhe ta pranojmë veten. E vërteta jonë, e vërteta e qenies tonë është që ne jemi të përjetshëm. Kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë. Një pjesë e jona jeton përherë.

Gëzohuni që është kështu. Kur ne e duam dhe e pranojmë veten ashtu si jemi, na e bën më të lehtë të përballemi me vështirësitë. Ne nuk po e luftojmë më veten tonë. Po e pranojmë dhe po bëhemi më të ndjeshëm. Po e qetësojmë veten dhe po e lehtësojmë jetën. Shikojeni veten para pasqyrës duke u parë në sy dhe i thoni, “Unë të dua dhe të pranoj ashtu siç je” dhe merrni frymë thellë. Lëreni veten të ndjejë atë që po ndieni. Ju nuk duhet të jeni perfekt. Ju jeni ju. Jeni pikërisht ashtu si keni vendosur të jeni në këtë jetë. Nga gjithë trupat dhe personalitetet që ishin të disponueshëm, ju zgjodhët të jeni këta që jeni, duke provuar botën dhe këtë jetë përmes trupit dhe personalitetit tuaj. Pra, duajeni zgjedhjen tuaj, sepse është pjesë e evolucionit tuaj shpirtëror. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 në jetët tona mund të sillen në atë mënyrë që nxisin reagime të pakëndshme nga ana jonë. Gjithsesi, ata nuk janë futur në mendjet tona për të shtypur ata butona që na janë ndezur. Të mbajmë përgjegjësi për ndjenjat dhe veprimet tona do të thotë të përmirësojmë “aftësinë tonë për të reaguar”. Me fjalë të tjera, ne mësojmë të zgjedhim qëllimisht, sesa thjesht të reagojmë. Nuk mund të flasim për fyerje pa folur edhe për falje. Të falësh dikë nuk do të thotë të harrosh sjelljen e tyre. Akti i faljes ndodh në mendjen tuaj. Nuk ka fare të bëjë me personin tjetër. Falja e vërtetë qëndron në çlirimin e vetes sonë nga dhimbja. Është thjesht një akt i shkarkimit të vetes sonë nga energjia negative. Të falësh nuk do të thotë që të lejoni sjelljet dhe veprimet fyese dhe lënduese nga dikush tjetër të bëhen pjesë e jetës tuaj. Ndonjëherë, të falësh do të thotë të Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 25 JANAR 2013 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fuqizimi i familjes dhe punësimi i të rinjve në fokus të platformës politike të LSHR!

T

akimi i radhës nga përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re, Ismail Dervishi u realizua me një të ri nga Lushnja, Xhelal Buzi. Pasi u prezantua me disa nga pikat e platformës politike të LSHR, idetë dhe mundësitë që kjo forcë e re politike sjellë për shoqërinë shqiptare, i riu theksoi se pikat më të rëndësishme në këtë platformë janë fuqizimi i familjes dhe punësimi i të rinjve. Por, gjithashtu u diskutua edhe në li-dhje me pikën që sqaron pse është i nevojshëm rikthimi i dënimit me vdekje. Buzi u shpreh shumë optimist për këtë lëvizje politike dhe shpreson që do të ketë rezultate pozitive të larta. Për më tepër: www.77news.al

Sadikllari: Më shumë përkrahje për sipërmarrësit!

P

latforma Politike e LSHR-së u prezantua në sipërmarrjen “Ladi 03”. Përfaqësuesit e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë Ershela Hazizi, Odeta Biçaku dhe Alda Kosovari kanë njohur me këtë lëvizje, platformën politike të saj dhe me disa nga vlerat ku kjo forcë politike beson, z. Olgert Sadikllari, bashkëpronarë i këtij biznesi. Ai shprehu mbështetjen e tij për këtë forcë politike dhe duke folur për sipërmarrjen u shpreh se të gjitha bizneset, sidomos biznesi i vogël dhe i mesëm duhen përkrahur në mënyrë që të rriten e fuqizohen, pasi fuqizimi i tyre sjell dhe zhvillimin dhe ecjen përpara të ekonomisë së vendit. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Isa Al ofron vend pune Operatore Telefonik. Dërgoni Cv në: infoservicealbania@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 25 JANAR 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Matësit e ujit jashtë standardit

Familjarët: Po i blejmë të rinj çdo tre muaj!

S

ahatet e ujit duket se janë kthyer kohët e fundit problem për qytetarët në shumë zona të kryeqytetit. Sipas një vëzhgimi të kryer ditët e fundit nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet matësit e konsumit të ujit në shumë raste janë të ndryshkur dhe të palexueshëm. Sipas qytetarëve në zona të ndryshme të kryeqytetit sahatet e vjetër janë zëvendësuar me të rinj, ndërkohë që brenda një periudhe prej tre muajsh këto sahatë kanë dalë jashtë përdorimit. Qytetari Kristaq Pano që jeton në zonën e Freskut tregon se sahati i ri që ka vendosur ky qytetar ka dalë jashtë përdorimit vetëm dy muaj pasi ai e ka vendosur: “Ujësjellësi na ndryshoi matësit me urdhër, se ishin të pakolauduar, se kishin dalë jashtë afateve, na vuri ca të rinj, të lyer me varak, prej gize, ndërkohë që këta matës prishen pa kaluar as tre muaj dhe tani kemi vënë përsëri të rinj”, thotë qytetari Pano, ndërsa tregon vendin ku dikur ishte matësi dhe ku ka

mbetur vetëm saraçineska”. Ndërkohë një tjetër qytetar Eduard Bejko thotë se: “Atje ku banoja më parë matësi ishte shumë i mirë, ndërsa në pallatin e ri matësit janë të gjithë të ndryshkur. Për këta matës kemi paguar ne? Kjo është vjedhje dhe Ujësjellësi duhet të përgjigjet. I thamë ndërtuesit dhe na u përgjigj se nuk prodhon matës, janë ata që ka miratuar UKT”, shprehet i indinjuar qytetari Bejko. Ankesat Nga vëzhgimi i kryer në zonën e Ali Demit qytetarët në afërsi të rajonit të policisë ankohen se Ujësjellësi duhet të vendosë kasa metalike edhe për matësit e ujit, siç janë vënë për matësit e dritave. “Ujësjellësi na i ka lënë ne në ngarkim, sepse nuk është në gjendje që t’i sigurojë vetë, po ne si t’i sigurojmë: Të mos luajmë nga vendi, të bëjmë roje edhe natën apo të marrim polici”, shprehet Drita Jasku, banore e Ali Demit. Banorët thonë se ndërmarrja që ofron furnizimin me ujë, duhet t’i kishte në pronësi matësit, pasi është mjet pune i saj. Ujëmatësit i duhen ndërmarrjes që faturon ujin, njësoj si peshorja që i duhet shitësit. Po t’i kishte në pronësi UKT matësit, do të merrte masa për t’i ruajtur nga vjedhja, por meqenëse paratë dalin nga xhepat e qytetarëve, nuk ka marrë asnjë masë sigurie”, thotë Sokol Malo. Ndërsa nga ana tjetër disa banorë në zonën e Shallvareve tregojnë se këta matës vërtet gjenden në ambiente të pronësisë së përbashkët, por duhet të mbikëqyren nga Ujësjellës

Kanalizimet. Bajram Kushta, banor i kësaj zone deklaron se për të hequr përgjegjësinë nga vetja, Ujësjellësi ia hedh fajin konsumatorëve që nuk i mirëmbajnë apo nuk i ruajnë nga vjedhja dhe dëmtimi. Vendimi Ndërkohë, vendimi nr. 236, dt .10.5.1993 “Për administrimin e furnizimit me ujë për përdoruesit familjarë dhe jofamiljarë” thotë: Konsumatorët jofamiljarë, shtetërorë ose privatë, që furnizohen me ujë të pijshëm, i sigurojnë, administrojnë dhe ruajnë vetë matësit e ujit. Në rast dëmtimi konsumatori jo familjar duhet të njoftojë, me shkrim, ndërmarrjen e ujësjellësit dhe të marrë masa për ta zëvendësuar matësin e ujit, brenda 30 ditëve. Tarifat e ujit të pijshëm studiohen nga ndërmarrjet administruese të ujit, propozohen nga organet e pushtetit lokal dhe miratohen nga Enti Rregullator i Furnizimit me Ujë dhe i Largimit të Ujërave të Ndotura. Tarifat mund te jenë fikse, por edhe të diferencuara, në përputhje me limitet e caktuara të përdorimit. Ndërkohë, ne si gazetarë të Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet në ditët në vazhdim do të përpiqemi të marrim edhe një reagim nga drejtoria e përgjithshme e Ujësjellësit lidhur me problemin e matësve të ujit. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

BotimePegi ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: jobapplication@botimepegi.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Bar Restorant Hotel

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 25 JANAR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ankesat e qytetarëve:

Paguajmë mbifaturim edhe kur s’kemi internet!

N

ë ndërtesën e re të Albtelekomit, pikërisht në zyrën e ankesave të qytetarëve syri të ndesh gjithfarë moshash me fatura në duar. Por, të moshuarit janë ata që të bien më shumë në sy, tek shfryjnë të tensionuar për mungesën e korrektësisë dhe abuzimet që bëhen me faturat e telefonit dhe të internetit që shpesh herë bëhen dhe objekt debati midis punonjësve dhe qytetarëve. Problematike mbeten mbifaturimet e internetit dhe kur banorët e kryeqytetit nuk e kanë të instaluar këtë shërbim në familjet e tyre dhe duket se ky është problemi më i madh për të cilin edhe vetë punonjësit në zyrën e ankesave pranë këtij institucioni në disa raste nuk e japin dot zgjidhjen. Gjatë një vëzhgimi të kryer nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet dhjetëra qytetarë ankohen se faturat

e albtelekomit shpesh herë shkojnë tepër të larta, duke e kaluar çdo parashikim në shifra që variojnë nga 100-150 mijë lekë (të vjetra) vetëm për një faturë. Mbifaturimet Një rast i ngjashëm i takon një të moshuari nga kryeqyteti i cili sapo i themi që jemi gazetarë fillon të tregojë problemin e tij. 65-vjeçari Agim. D. rrëfen se ka mbi tre muaj që me bashkëshorten e tij ka shkuar tek djali në Francë, e ndërsa është kthyer i ka ardhur fatura e telefonit e mbifaturuar në shumën 100 mijë lekë (të vjetër) së bashku me minutat e harxhuara prej linjës së internetit, ndërkohë që në banesë nuk ka jetuar askush prej gati 90 ditësh. Në lidhje me këtë problem ky i moshuar është paraqitur në zyrën e ankesave në Drejtorinë e Albtelekom dhe ka paraqitur aty një ankesë më shkrim por asgjë nuk është zgjidhur dhe të moshuarit i është dashur që ta kryejë pagesën pasi ai është njoftuar se në të kundërt do t’i ndërpritet linja e telefonit. “Kam folur vetëm dy herë në internet më djalin që e kam të sëmurë në Francë dhe linja ishte shumë e dobët. Ne jemi pleq dhe nuk dimë ta përdorim atë gjë. Kur erdha nga Franca më ka ardhur fatura nga Albtelekom 100 mijë lekë, jam skandalizuar, askush nuk po më jep zgjidhje”, shprehet i moshuari, ndërsa në duar mban faturën dhe një letër ankese që do ta drejtojë në zyrën e drejtorit të përgjithshëm pranë drejtorisë së Albtelekomit. Një tjetër qytetare Kristina. C. tregon se fatura

e telefonit i ka ardhur rreth 150 mijë lekë (të vjetra) në kohën që familja e saj e ka ndërprerë komunikimin me linjën jashtë Shqipërisë dhe atë celulare dhe linja është e hapur vetëm në territorin brenda kryeqytetit. Qytetarja kur është interesuar pranë Albtelekom, punonjësja e zyrës së ankesave i ka shpjeguar se problemi qëndron në faktin që mund të jetë bërë ndonjë gabim në leximin e impulseve ndërkohë që përkohësisht kjo qytetare e ka ndërprerë fare linjën e telefonit duke u munduar t’i shpëtojë një tjetër mbifaturimi të padrejtë. Problemi Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet lidhur me shqetësimet e qytetarëve që ankohen për mbifaturim të impulseve të telefonit ka marrë edhe reagimin e disa punonjësve pranë zyrës së ankesave në Albtelekom. Sipas këtyre punonjësve ka raste kur impulset maten gabim dhe në këto raste qytetarët janë dëmshpërblyer, por në disa raste të tjera fajin për linjat e dobëta dhe vendosjen gabim të linjave apo mbifaturimet e padrejta, ndodh që ta kenë edhe teknikët që vendosin lidhjet e telefonit apo të internetit. Në këto raste ndaj këtyre punonjësve janë marrë edhe masat ndëshkuese deri në largimin nga puna. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Agikons ofron vend pune Elektricist. Dërgoni CV në: info@agikons.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 25 JANAR 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR më shumë mbështetje për të rinjtë! P

ërfaqësuesja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Miranda Sinani vijon më tej me takimet për të prezantuar platformën politike të kësaj lëvizjeje. Takimin e radhës ajo e zhvilloi me sipërmarrësit e fastfood "Big Boy", përkatësisht me vëllezërit Agim dhe Safet Isaku në Tiranë. Qëllimi i këtij takimi ishte që t’i njohë më nga afër të dy sipërmarrësit e rinj me pikat kyçe të platformës së LSHR-së. Pikat që ata mbështetën më shumë ishin punësimi i të rinjve në administratën shtetërore dhe mbështetja e nxitja e sipërmarrjeve. "Ka shumë rëndësi nxitja dhe mbështetja e sipërmarrjeve të reja dhe e sipërmarrësve të rinj", u shprehën dy të rinjtë në fund të takimit. Për më tepër: www.77news.al

Shalqi i mbushur me sallatë frutash! Përbërësit: - Shalqi, - konjak, - mjaltë, - kivi, - banane, - mollë, - rrush, - barbarozë, - dardhë, - pjeshkë.

M

e anë të një luge akulloreje formojmë disa sfera prej dardhe, pjeshke dhe molle, fruta këto të cilat ia kemi hequr lëkurën. Shalqirin e presim në formë shporte dhe e pastrojmë nga pjesa e brendshme. Shportën e krijuar e vendosim në një pjatë të cekët të cilën e kemi dekoruar me lule. Në pjesën e brendshme të shalqirit vendosim sferat e shalqirit dhe të frutave të tjera të cilat i kemi përgatitur pak më parë. Sipër shportës do të vendosim edhe një bistak rrushi. Kivin të cilin e kemi pastruar nga lëkura e tij e presim ne formë luleje dhe e vendosim sipër shportës. Me një mollë të kuqe mund të bëjmë disa dekoracione të ndryshme dhe t’i vendosim në anë të pjatës për t’u servirur. www.banka-ideve.com

Deka-Olim ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: hr@deka.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 25 JANAR 2013 Lëvizja

VEPRIMTARI

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, vizitë në Kampusin “Vitrina”!

N

ë ambientet e Kampusit “Vitrina”, u zhvillua një takim i rëndësishëm me Kreun e Ministrisë së Diasporës, të Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Makolli. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti zv. Rektori, Dr. Teki Kurti i cili pasi falënderoi të ftuarin, tha se z. Ibrahim Makolli është i pari përfaqësues i qeverisë së Kosovës që vjen pranë nesh dhe për SHLUP “Vitrina” është një moment i veçantë sepse mirëpret një mik nga një shtet të ri dhe bashkëkombës si Kosova. Edhe Ministri Makolli shprehu kënaqësinë e këtij takimi dhe tha se ndihet i nderuar që ka vazhduar vijën e takimeve të personaliteteve të rëndësishme në Kampus, si z. Adem Demaci dhe artisja Nexhmije Pagarusha. Fillimisht ai foli për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të identitetit shqiptar në diasporë dhe vlerësoi kontributin e rëndësishëm të diasporës Kosovare për Kosovën.

Ajo u ka shërbyer me devotshmëri çështjeve kombëtare për dekada me radhë. Gjysma e kombit të Kosovës është jashtë trojeve dhe është parë si një nevojë e domosdoshme krijimi i një Dikasteri për mbështetjen e tyre. Në fjalën e tij vend të rëndësishëm zuri dhe Kosova e pesë viteve të fundit, pavarësisht situatës së nisjes, ka arritur shumë suksese në fusha të ndryshme. Ai theksoi se Kosova, përsos vështirësive, ka arritur të ndërtojë dhe konsolidojë në pak vite, institucionet shtetërore. Ai përmendi gjithashtu arritjet e mëdha diplomatike për sa i përket njohjes së Shtetit të Kosovës. Në këtë rrugë të vështirë rol të rëndësishëm kanë pasur SHBA, BE dhe Shqipëria. Z. Makolli ritheksoi vendosmërinë dhe angazhimin e të dyja vendeve, Kosovë dhe Shqipëri për të ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë dhe për të zhvilluar qasje të përbashkët ndaj diasporës shqiptare, me qëllim të ruajtjes dhe të kultivimit të identitetit dhe të kulturës kombëtare, të lidhjeve të ngushta me diasporën, e cila tashmë është shndërruar jo vetëm në një kontribues të fuqishëm ekonomik për vendet, por edhe në një faktor të rëndësishëm politik e intelektual. Pas takimit me auditorin, i ftuari u prit dhe nga z. Edmond Vlashaj, Drejtori i Përgjithshëm i SHLUP “Vitrina”. Në fund të kësaj vizite në Kampus, sipas traditës, z. Ibrahim Makolli iu dhurua paketa “Jeto Shëndetshëm” nga 77 Club. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Nëse shihni që diçka nuk po shkon mirë me kolegët flisni me ta, tregohuni më të hapur. Demi: Në planin financiar gjërat do të rregullohen, është një periudhë shumë e mirë për ju. Binjakët: Në punë evitoni të merrni kritika. Nëse e kontrolloni veten, do iu përgëzojnë për delikatesën. Gaforrja: Në punë do të mundoheni që me mjete të thjeshta të rregulloni problemet që keni përpara. Luani: Mos iu përkushtoni tërësisht lidhjes sepse ka dhe gjëra të tjera të rëndësishme në këtë jetë. Virgjëresha: Do jeni në formë shumë të mirë, por do të mërziteni pak nga mungesa e motivimit të kolegëve tuaj. Peshorja: Në punë do keni mjaft ambicie dhe energji. Në fund do keni edhe sukses të merituar. Akrepi: Ai që keni pranë do iu japë këshilla për një problem që keni ndërsa familjarët do iu kritikojnë për diçka. Shigjetari: Shikoni nëse ju mund të ndihmoni një shok ose një të dashur, në mënyrë që ata mund të shijojnë këto kohë të bukura së bashku me ju. Bricjapi: Humori juaj sot nuk do të jetë më i miri. Mos u trishtoni, kjo është një gjendje kalimtare. Ujori: Dikush në punë do iu kërkojë të realizoni disa ndryshime, por ju duhet të mendoheni mirë para se të vendosni. Peshqit: Këtë verë duhet të përjetoni emocione të reja. Sot duhet ta çlironi zemrën nga kjo vuajtje që po kaloni.

Confindustria ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: gertabilali@confindustria.babt.it / Për më tepër: www.njoftime.com

KJO ËSHTË NJË DITË E RËNDËSISHME! Për njerëz të rëndësishëm! Që marrin vendime të rëndësishme!

Autoshkollë (A, B, C,) vetëm 230 euro

të gjitha të përfshira.

Deri më 27 Janar

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 25 JANAR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QDS, tryezë me Sindikatën e Pensionistëve:

Kërkojmë statusin e moshës së tretë!

P

ensionistët kërkojnë më shumë vëmendje ndaj problematikave të tyre si kujdesi shëndetësor, përjashtimi nga një grup taksash, përllogaritja e drejtë e kontributeve shoqërore, transporti urban falas, etj. Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet e cila i ka dedikuar shërbimet e saj me këshillime juridike, ndjekje ligjore dhe botim në “77 News” kësaj shtrese me mundësi të kufizuara, ftoi dje në një tryezë për të biseduar rreth tyre, presidentin e Sindikatave të Pensionistëve të Shqipërisë, njëherësh edhe zv/president i Konfederatës Ballkanike të Pensionistëve, prof. Isa Gorica si dhe një grup pensionistësh. Në krye të takimit, koordinatori i QDS, Kondi Ilia, i ftoi krerët e sindikatës të prezantonin propozimet e tyre, mbi bazën e të cilave do të ndërmerren nisma ligjore nga juristët e qendrës si dhe do të bëhen pjesë e platformës së Lëvizjes Shqipëria e Re. Prof. Gorica që në fillim kujtoi barrën e rëndë të TVSH-së që paguajnë 100 mijë familje pensionistësh të vetmuar, pjesa më e madhe e tyre pa fëmijë ose me fëmijë të papunë. “Këta të moshuar paguajnë 88 mi-

lionë lekë në vit TVSH për energji elektrike dhe 29 milionë euro në vit TVSH për ilaçet, tha kreu i sindikatës së Pensionistëve. Dëmi i dytë i madh i është shkaktuar pensionistëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Kanë qenë 7 shërbime falas që janë hequr, tha ai, ku më i rëndësishmi është skaneri. Po ashtu, lista e barnave të rimbursueshme ka pësuar ndryshime përkeqësuese. Janë hequr barnat e BE-së dhe janë vënë të tjera. Përveç kësaj, këto barna janë në prag skadence”. Sipas prof. Goricës, këtë dëm pensionistëve ua solli Ministria e Shëndetësisë në kohën që drejtohej nga Petrit Vasili. Prof. Gorica, njëherësh zv. president i Konfederatës Ballkanike të Pensionistëve u shpreh se pensionistët e Shqipërisë janë më të vuajturit në Ballkan. “Edhe pensionistët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë më mirë. Por gjendja e tyre nuk pasqyrohet realisht në shifra, tha ai. Ne kemi vërejtje për llogaritjen e masës së inflacionit nga INSTAT i cili llogarit vetëm njërin vektor, rritjen e drejtpërdrejtë të çmimeve, ndërsa lë mënjanë dy vektorët e tjerë, rritjen e tërthortë dhe rritjen e fshehtë që

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

llogariten në të gjithë botën”. Më tej, përfaqësuesit e pensionistëve treguan për studimin që kishin ndërmarrë vite më parë për fluksin e lëvizjes me urban të pensionistëve në Tiranë, prej nga rezultonte se shpenzimet për transportin zinin 8% të pensionit. (Aboneja kushton 1200 lekë, kur shumica e pensioneve vërtiten tek 12-15 mijë lekë.) Prof. Gorica kërkoi që pensionistët të pajisen me një karton dhe të udhëtojnë falas, pasi kështu e ka edhe bota. Të përjashtohen edhe nga taksa e pastrimit. Ndërsa zv.presidenti i Sindikatës së Pensionistëve të Shqipërisë, Sokrat Stroni tha se është e nevojshme që ndihma mjekësore për moshën e tretë të shtrihet në të gjithë vendin.“Spitalet trekatëshe që kanë qenë nëpër fshatra nuk janë më, pensionistët kanë mbetur pa shërbim në këto zona. Edhe në disa zona ku mund të gjenden si objekte, janë krejt formale”, tha ai. Përfaqësuesit e pensionistëve kërkuan që të rikthehet edhe njëherë në parlament statusi i moshës së tretë, i cili pasi kaloi nga Komisioni i Ekonomisë, u rrëzua nga deputetët për 9 vota më pak.“Madje, e kanë votuar kundër edhe disa deputetë të majtë që janë vetë pensionistë”, u shpreh prof. Gorica. Av. Bashkim Sulstarova i Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet reagoi duke thënë se kjo ndodh, ngaqë pensionistët në parlament, nuk kanë asgjë të përbashkët me pensionistët e tjerë. Në përfundim të takimit, koordinatori i QDS, Kondi Ilia, u shpreh se Qendra dhe Lëvizja Shqipëria e Re janë të interesuara të shqyrtojnë këtë status të hartuar kohë më parë dhe të kërkojnë vullnet politik për ta aprovuar. Gjithashtu, do të kërkojnë që diskriminimet në përllogaritjen e masës së pensionit të eliminohen përfundimisht. Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news