Issuu on Google+

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MËRKURË, 20.03.2013 VITI II - NR.379

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.7

Fuqia e të ndjerit mirë! J

u që po lexoni këtë tani, jeni duke Qendra e komunikuar nga diMendimit Pozitiv mensione Jo-Fizike. Sigurisht, ju duhet të kuptoni se ju gjithashtu keni ardhur këtu nga një dimension Jo-Fizik, pra ne nuk jemi shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Bota juaj fizike ka ardhur këtu nga projektimi i botës Jo-Fizike. Në fakt, ju dhe bota juaj fizike jeni zgjatime të Burimit të Energjisë Jo-Fizike. Në këtë fushë Jo-Fizike, ne nuk përdorim fjalë, prandaj dhe nuk na duhet gjuha. Gjithashtu nuk kemi gjuhë për të folur apo veshë për të dëgjuar, megjithëse ne komunikojmë në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin. Gjuha jonë Jo-Fizike është e atillë me vibrimin dhe komunitetet tona Jo-Fizike, ose familjet, janë ato me qëllimin. Me fjalë të tjera, ne rrezatojmë ata të cilët jemi, në mënyrë vibruese dhe të tjerët me të njëjtat qëllime na afrohen. Po ashtu kjo është e vërtetë dhe në botën tuaj fizike, dhe pse shumë prej jush mund ta kenë harruar këtë. Çfarë do të lexoni më tej është për t’ju kujtuar juve, zgjatimet tona fizike, të Ligjeve të Universit që udhëheqin çdo gjë. Qëllimi është për t’ju ndihmuar juve që të kuptoni se ju jeni zgjatime të Burimit të Energjisë; dhe ju jeni të bekuar, qënie të dashura dhe se ju keni ardhur këtu në këtë hapësirë-kohore-reale fizike për të krijuar lumturinë. Të gjithë ata që janë të fokusuar fizikisht kanë mundësinë e një perspektive më të gjerë, e cila është Jo-Fizike dhe këtu nuk ka përjashtime. Por shumë Qënie fizike janë hutuar kaq shumë nga natyra fizike e planetit dhe kështu kanë zhvilluar një sekuencë të fortë... >> VIJON NË FAQEN 2

Erdogan, kryeministri më jetëgjatë në historinë moderne të Turqisë! Marrëveshja për TAP-in, Ligjet kalojnë me konsensus projektligjin!...........fq.3 Kryetari i Shoqatës së Pajtimit, Abazaj: Si e shpëtuam një familje nga gjakmarrja!...........fq.4 Gjimnazistja: Rrezikoj të përjashtohem nga shkolla, autobuzët nuk vijnë në orar!............fq.5 Prezantohet platforma e PLSHR në Durrës: Pse duhet të rikthehet dënimi me vdekje!............fq.6 PLSHR vjen me ide konkrete për ekonominë!.......fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E MËRKURË, 20 MARS 2013

POLITIKË

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

PLSHR trajnon Sekretarët e Degëve nga Pogradeci dhe Lushnja!

N

ënkryetarja e Forumit Rinor për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, Lisana Subashi së bashku me përfaqësuesen e FRPLSHR, Fabiola Kajana kanë vijuar me trajnimin e Sekretarëve të Degëve. Pjesë e trajnimit ishin katër studente, Erilda Muçllari, Viosa Muçllari, Akile Meçe dhe Vjosava Xhemollari përkatësisht nga qyteti i Lushnjës dhe Pogradecit. Të rejat në këtë takim u njohën më tej në lidhje me strukturat përkatëse të PLSHR-së, si dhe me synimet e kësaj force politike. Një vend të rëndësishëm në trajnim zuri edhe synimi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re për t'u përfaqësuar me një deputet në çdo qark të vendit. Për më tepër: www.77news.al

Femra, rol të rëndësishëm në vendimmarrje!

A

nisa Dhana njihet me një forcë të re politike që garon për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Përfaqësuesja e Forumit Rinor të PLSHR-së, Fabjola Kajana vijoi serinë e takimeve për prezantimin e platformës politike të kësaj partie. Platforma Politike e PLSHR u vlerësua nga bashkëbiseduesja, si një dimension i munguar i politikës aktuale shqiptare. Me Anisën u diskutua gjerësisht për paketën e kësaj force politike për fuqizimin e institucioneve të Arsimit, të Shëndetësisë dhe të Përkujdesjes Sociale. Ajo vlerësoi gjithashtu vizionin e PLSHR për fuqizimin e familjes, shtetit dhe kombit shqiptar dhe mendon se kjo forcë politike do të sigurojë mbështetje të fuqishme në fshat dhe në qytet. Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 rezistence e cila e pengon lidhjen e qartë me Burimin e tyre. Qëllimi tani është për të ndihmuar ata që kërkojnë të kujtojnë këtë lidhje. Ndërkohë që të gjithë njerëzit fizikë kanë mundësitë e komunikimit të qartë nëpërmjet Jo-Fizikes, shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Dhe shpesh herë, edhe kur ju jeni në dijeni që kjo është e mundur, ju vazhdoni të përdorni veset e mendimit që veprojnë si reziztencë penguese ndaj aftësive tuaja për të bashkëvepruar në mënyrë koshiente. Megjithëatë, në disa raste, hapet një kanal i qartë komunikimi dhe ne jemi të aftë të përLëvizja

cjellim kuptimet tona, në mënyrë vibruese, tek dikush tjetër i cili shumë qartë e merr dhe e përkthen atë. Është dëshira jonë e fuqishme që ju të jeni të lumtur kudo që jeni tani, tamam në këtë moment – pavarësisht se ku jeni. E kuptojmë shumë mirë se sa të çuditshme mund t’ju duken këto fjalë nëse jeni në një vend që është shumë larg asaj që ju do të donit në të vërtetë. Por është një premtim absolut se kur ju të kuptoni fuqinë e të ndjerit mirë tani, pavarësisht çdo lloj situate, ju do të keni çelësin e arritjeve tuaja në cilëndo gjendje që të jeni, qoftë mendore, shëndetsore, apo në çdo gjendje të çdo gjëje që ju dëshironi.

Çfarë do të vijojë më tej, është e shkruar veçanërisht për t’ju dhënë një kuptim më të plotë të vetes tuaj dhe të kujdo tjetër që është rreth jush, dhe shumë informacione këtu mund ti gjeni dhe ndihmëse, por fjalët nuk ju mësojnë. Njohuria juaj e vërtetë vjen nga eksperiencat në jetën tuaj. Ndërkohë që ju do të jeni gjatë gjithë kohës duke mbledhur eksperienca dhe njohuri, jeta juaj nuk rrotullohet vetëm rreth kësaj – jeta juaj është për përmbushje, kënaqësi dhe gëzim. Jeta juaj është për shprehjen e vazhdueshme të personit i cili ju jeni në të vërtetë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 20 MARS 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Marrëveshja për TAP-in, Ligjet kalojnë me konsensus projektligjin!

K

omisioni i Ligjeve kalon me konsensus projektligjin për marrëveshjen e

bashkëpunimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për projektin TAP. Përfaqësuesi i

Ministrisë së Ekonomisë është shprehur se projekti TAP është me rëndësi për gazifikimin e Shqipërisë. “Me këtë projekt përmbushim detyrimet ndaj marrëveshjeve të nënshkruara” theksoi përfaqësuesi i METE-s ndërsa shtoi se projekti në muajin prill do të shkojë në Këshillin Kombëtar të Territorit. Shqipëria, Greqia dhe Italia nënshkruan vitin e kaluar marrëveshjen ndërqeveritare për ndërtimin e gazsjellësit ‘Trans Adriatik’. Kjo marrëveshje mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për realizimin e projektit që nëse fiton ndaj rivalit Nabuko shndërron Shqipërinë në nyje strategjike të transportit të gazit natyror nga Kaspiku, në Evropën Perëndimore. Për më tepër: www.77news.al

Strehimi i muxhahedinëve, DASH falënderon kryeministrin Berisha!

S

htetet e Bashkuara të Amerikës falënderojnë qeverinë shqiptare, e cila ka ofruar pranimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve nga kampi Ashrak në Irak. "Falënderojmë kryeministrin Berisha për gjestin human të sigurimit për këta individë në një vendi të sigurt. Shqipëria ka qenë një partner i fuqishëm i SHBA në përpjekjet për të sjellë qëndrueshmëri, stabilitet dhe paqe në Irak. Ne besojmë se vendosja këtyre personave jashtë Irakut është zgjidhja e vetme e qëndrueshme. SHBA i bën thirrje drejtuesve të muxhahedinëve të pranojnë menjëherë ofertën humanitare të qeverisë shqiptare", deklaron zëdhënësja e DASH, Victoria Nuland. Për më tepër: www.77news.al

Victoria Nuland

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Kompania Medi-Tel sh.p.k kërkon të punësojë sekretare. Të interesuarat të dërgojnë CV në adresën e-mailit : oltip@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 20 MARS 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryetari i Shoqatës së Pajtimit, Abazaj: Si e shpëtuam një familje nga gjakmarrja!

K

ryetari i Shoqatës së Pajtimit "Bena" Tiranë shprehet për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se përgjatë tre muajve të parë të vitit 2013 nuk ka pasur asnjë rast gjakmarrjeje midis fshatarëve të zonës ku shtrin aktivitetin kjo shoqatë (një pjesë e fshatrave të Tiranës). Kjo për shkak të raportuesve që kanë misionin të vëzhgojnë në terren konf liktin dhe menjëherë të ndërhyjnë duke kërkuar ndihmën e institucioneve shtetërore ose duke e zgjidhur vetë atë. Abazaj tregon nëpërmjet kësaj interviste edhe faktin sesi është zgjidhur konflikti i fundit që ka lindur përgjatë këtij viti, midis dy banorëve

në fshatin Vilës, (për shkak të pronësisë mbi ujin e një burimi), i cili mund të përfundonte deri në gjakmarrje Përgjatë vitit 2013 a keni patur ndonjë rast që ka përfunduar në gjakamrrje në zonën e fshatrave ku shoqata juaj shtrin aktivitetin? Dua të theksoj se ky vit është i mbarë për shoqatën "Bena–Tiranë", pasi nuk kemi patur asnjë rast gjakmarrje. Konflikte të vogla mund të kenë lindur për shkak të pronësisë por ne kemi arritur që t'i sheshojmë. Pse kanë ardhur në ulje konfliktet në këto fshatra? Unë mendoj për shkak të punës që kemi bërë në çdo shtëpi, për të gjithë zonën e Benës. Ne kemi zgjedhur dy përfaqësues të shoqatës të autorizuar nga ne për të raportuar në lidhje me konf liktet e mundshme apo mosmarrëveshjet në fshatra. Ata quhen, Hasan Meta nga Bastar i Mesëm dhe Agim Tafa nga Zall-Mner. Këta dy persona na kanë raportuar që në 2013 dhe vetëm një konflikt ka patur. Gjithashtu, mendoj që ka një ulje të konflikteve sepse të gjitha problemet i kemi kapur në kohë dhe kemi punuar seriozisht për këtë gjë. Madje këtyre personave që kanë nisur konfliktin ne i kemi porositur nëse sërisht do të konfliktohen, nuk do të kenë rrugë tjetër përveçse pajtimit. Mund të na tregoni cili ka qenë konflikti

i fundit i zgjidhur nga ju? Pajtimi i fundit ka qenë një zgjidhje konflikti që kishte lindur në fshatin Vilëz, ku një personi i dilte ujë në pronën e tij dhe një person tjetër (vëllai i kryeplakut) kërkonte që të bëhej pjesëtar i ujit për të vaditur. Në fakt personi, të cilit i dilte ujë tek prona e tij, kishte investuar 2 milion e 300 mijë lekë të vjetër për të çuar ujin e pijshëm në shtëpi. Në fillim këta persona kishin bërë fjalë me njëri-tjetrin dhe menjëherë ndërhyri raportuesi, i cili na njoftoi dhe ne shkuam në vendngjarje për të zgjidhur problemin në rrugë zakonore. Madje, kryeplaku njoftoi punonjësin e policisë, i cili sheshoi konfliktin dhe të dyja palët kërkuan që kjo çështje të zgjidhej edhe nëpërmjet zakonit. Si përfundim, ne i dhamë të drejtën personit, i cili kërkonte ujin e pijshëm. Kurse personi tjetër u tërhoq dhe ne vendosëm paqe nëpërmjet një vendimi të firmosur nga 11 burra si dhe me vulën e shoqatës. Ky konflikt mund të përfundonte në gjakmarrje, prandaj ishte e nevojshme që të sheshohej mosmarrëveshja. Ne kemi nevojë dhe për mbështetjen e shtetit në të tilla raste me qëllim që të përhapet fryma e paqes midis njerëzve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

ERI

Kërkohet recepsionist turni 3-te me orar të plotë. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel : 0692178448 / Për më tepër: www.njoftime.com

KARBURANT

ERI Adresa: Autostrada Tiranë-Lezhë, Mamurras Lëvizja

Cel: +355 68 20 20 136

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 20 MARS 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjimnazistja: Rrezikoj të përjashtohem nga shkolla, autobuzët nuk vijnë në orar!

Q

ytetarët vazhdojnë të ankohen për shërbinim jo korrekt të linjave të autobuzëve të Tufinës dhe Kombinatit. Sikur të mos mjaftojnë problemet financiare të qytetarëve, vonesat e linjave rrezikojnë dhe humbjen e vendeve të tyre të punës. Ja sesi u shpreh për "77 News" gjimnazistja N. Baku, e cila udhëton çdo ditë me autobuz për të shkuar në shkollë. Cili është konkretisht problemi që iu shqetëson? Unë jam nxënëse ne gjimnazin "Partizani" dhe problemi im është se çdo mëngjes autobuzët nuk arrijnë të na marrin,

për arsye se ka fluks të madh nxënësish, punëtorësh e qytetarësh të ndryshëm që shfrytëzojnë transportin publik. Siç dihet, gjendja financiare e studentëve dhe e një pjese të madhe punonjësish nuk është e mjaftueshme për të kryer transport me taksi. Unë çdo muaj e blej abonenë por me këtë situatë abonenë nuk po arrij ta përdor asnjë ditë në mëngjes kur nisem për në shkollë. Mosrealizimi në kohë i transportit për nxënësit, studentët dhe të punësuar të ndryshëm ka kosto. A ka ndodhur që të keni marrë mungesë në orët e para të mësimeve për shkak të vonesës? Vonesat kryesisht në orët e para të mësimit çojnë në paralajmërim dhe përjashtim nga shkolla, pasi mungesat teke nuk justifikohen. Prandaj, edhe unë rrezikoj që të përjashtohem nëse vazhdon kjo situatë me vonesat e autobuzëve. Ndërkohë, mamaja ime që është e punësuar në një firmë private rrezikon të humbë vendin e punës për shkak të vonesave që vijnë nga mosfunksionimi siç duhet i linjave të autobuzëve. Por, edhe në rastet shumë të rralla kur arrijmë të "paketohemi" në ndonjë autobuz, udhëtimi është i parehatshëm dhe stresues. Përveç problemeve financiare dhe stresit të provimeve, na duhet të ecim në këmbë me qëllim që të kapim orët e para të mësimit. Çfarë mendoni për ngritjen e çmimit

të biletës? Unë mendoj se nuk është aspak e drejtë që bileta të ngrihet pasi niveli i jetesës dhe pagat që marrin kryefamiljaret tanë në përgjithsi nuk e përballojnë çmimin prej 70 lekësh. Ngritja e çmimit të biletës do të rëndojë mbi shoqërinë tonë të varfër. Si e mendoni ju zgjidhjen e këtij problemi? Unë mendoj, që të zgjidhet kjo situatë e pakëndshme, duhet të shtohet numri i autobuzëve si dhe linjat duhet që të respektojnë oraret pasi jemi ne qytetarët që dëmtohemi gjithnjë nga vonesat e tyre. Duhet që autobuzët të mos ndalen nëpër stacione me nga 10 minuta por të zbatojnë rregulloren të sanksionuar me ligj për shërbim ndaj qytetarëve. Por, mesa shohim, askush nuk i respekton oraret në Shqipëri dhe kjo nuk duhet të bëhet e tolerueshme, si diçka që kthehet në normalitet, sepse pastaj do të ishte shumë e vështirë që të ndryshonte. Nëse autobuzët respektojnë ligjin dhe rregulloret përkatëse, atëherë mendoj se do të zgjidheshin shumë probleme. Gjithsesi, le të shpresojme se falë problematikave që pasqyron edhe gazeta juaj, situata do të ndryshojë në të ardhmen. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ester Travel kërkon të punësojë agjente udhëtimi. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel : 0682080820 / Për më tepër: www.njoftime.com

GIPSO

Adresa: Kombinat, Tiranë Cel: +355 69 39 42 912 +355 69 23 27 003 Lëvizja

Tavane të varura Ndarje gipsi Korniza allqi Çimentato Patinime-Lyerje Zbatim Projekti

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 20 MARS 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Prezantohet platforma e PLSHR në Durrës:

Pse duhet të rikthehet dënimi me vdekje! S ekretarja Organizative për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re në qarkun e Durrësit, Hëna Paja, vijon me takimet kësaj radhe nëpër familjet e sekretarëve të partisë së PLSHR-së. Takimi u realizua në familjen Ocelli. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i platformës politike të PLSHR. Antarët e familjes Denada Ocelli ishin: Fatime Ocelli ( e ëma), si dhe Antoneta Ocelli (gjyshja). Pritja ishte mjaft entuziaste nga ana e kësaj familje dhe shumë e ngrohtë.

Problematikat që u shtruan në këtë tryezë familjare ishte kryesisht ajo e rikthimit të dënimit me vdekje të personave që kryejnë krime, duhet të dënohen në të njëjtën mënyrë që ato i kanë marrë jetën një personi të pafajshëm! Zoti të dhuron jetën dhe duhet të jetë ai që ta merr, askush nuk duhet të vendosë për jetëgjatësinë dhe fatin e dikujt! Kjo ishte një ndër komentet që u diskutuan në familjen Ocelli! Për më tepër: www.77news.al

Katër ushqimet më të mira të muajit mars!

1

. Qepa e re: Qepa e re ka shije më të butë se e “vjetra”, por ajo është e mbushur plot me antioksidues, e për këtë arsye

është e rëndësishme në parandalimin e kancerit. Në mënyrë që ta shfrytëzoni maksimalisht, shtoni dy lugë me qepë të reja të prera, një vakt në ditë, por lirisht mund të konsumoni edhe më shumë. Kombinohet mirë me lloje të ndryshme të sallatave. 2. Rrepa: Edhe pse rrepa mund të gjendet relativisht lehtë në tregjet tona, shumë njerëz nuk e konsumojnë, sepse nuk dinë si ta përgatisin atë. Ky është një mëkat i vërtetë për shkak se në aspektin ushqyes ajo i bën konkurrencë të fortë lakrës dhe brokolit. Është e pasur me kalium, fibra dhe vitamine C, si dhe me antioksidues. Pjesa e gjelbër mbi tokë mund të konsumohet gjithashtu duke bërë sallatë me të. Mund t’i provoni edhe të pjekura ose të grira në formë të sallatës, të cilën mund ta përgatisni njësoj si sallatën me karrota.

3. Rrepka: Kjo anëtare e shijshme e familjes së lakrave është e pasur me fibra, vitamine C, folate dhe kalium. Përmban shumë pak kalori, pra është ushqim i shkëlqyeshëm për pastrim pranveror të organizmit. Bëjeni një sallatë me rrepka ose thjesht konsumoni ato në vend të patateve. 4. Sallata: Gjethet e sallatës kanë pak kalori, vetëm 15 ne 100 gramë. Megjithatë, ato janë të mbushura me vitamina, sidomos me vitaminë A dhe beta karotinë. Gjithashtu, është burim i rëndësishëm i vitaminës K dhe folateve, hekurit, magnezit dhe kaliumit. Sallata e re është pjesë e pashmangshme e garniturës për ushqime kryesore dhe nganjëherë mjafton që të spërkatet me vaj ulliri dhe lëng limoni, në mënyrë që të ekuilibrojë ushqimin. www.banka-ideve.com

Big Market kërkon të punësojë punonjëse banaku. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel : 0689041097 / Për më tepër: www.njoftime.com

TYM Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 20 MARS 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan, kryeministri më jetëgjatë në historinë moderne të Turqisë!

Rexhep Tajip Erdogan

R

77 NEWS

exhep Tajip Erdogan mbush vitin e 10të të qëndrimit në pushtet dhe vrapon drejt rekordit të jetëgjatësisë në pushtet, duke lënë prapa udhëheqësit e mëparshëm të Turqisë, Inëny, Demirel dhe Ozal. Erdogani mori titullin “kryeministri më jetëgjatë në pushtet”, titull që deri më tani mbahej nga ish-kryeministri Menderes, duke thyer kështu një rekord në historinë politike të Turqisë. Kur kalendari tregonte datën 12 dhjetor 1997 Erdogan do të mbante një fjalim në provincën Siirt. Për shkak të një vjershe që recitoi në këtë fjalim ai do të hynte në burg dhe do t'i ndalohej vazhdimi i aktivitetit politik. Në burg qëndroi 4 muaj dhe pasi doli nga burgu, më 14 gusht themeloi bashkë me shokët e tij Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (PDZH). Në zgjedhjet e para të përgjithshme nën drejtimin e Erdoganit PDZH erdhi e

vetme në pushtet duke zotëruar shumicën prej 2/3 të parlamentit turk. Detyrën për krijimin e qeverisë dhe të kryeministrit në parlamentin e ri pa Erdoganin e mori z. A. Gyl (sot presidenti i Turqisë). Dënimi politik për të u hoq në vitin 2003. Në 9 mars të këtij viti në provincën e Siirtit u mbajtën zgjedhje të ndërmjetme, ku Erdogan mori 85% të votave dhe fitoi kështu të drejtën e hyrjes në parlament. Në 14 mars 2003 Erdogani mori në dorëzim detyrën e kryeministrit dhe krijoi qeverinë e 59-të turke. Tani atë e priste një 10-vjeçar i vështirë. Brenda një kohe të shkurtër u miratuan dhe nisi zbatimi i shumë paketave reformuese me rëndësi jetike... Të drejtat e të shtypurve në të katër anët e botës ishin përherë pjesë e agjendës së kryeministrit Erdogan. Gjatë qeverisjes 10-vjeçare të tij hapa të rëndësishëm u hodhën edhe në procesin e integrimit të Turqisë në BE dhe në luftën kundër terrorit. Në procesin që ka filluar me qëllim për t'i dhënë fund problemit të terrorit, ai mori mbi vete një përgjegjësi shumë të madhe, “edhe sikur kostoja e kësaj nisme të ishte humbja e pushtetit”. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 22 korrikut 2007, ku PDZH mori 47% të votave, Erdogani krijoi qeverinë e 61-të të Turqisë., ndërsa pas zgjedhjeve të 2011-s, ku PDZH i rriti në 50% votat e saj, Erdogani krijoi qeverinë e 61-të që vazhdon të jetë në detyrë edhe sot. Përveç këtyre zgjedhjeve ai kaloi me sukses edhe 2 referendume dhe 2 zgjedhje vendore. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

THY, shoqëria ajrore më e mirë në 2012! Revista prestigjioze “Air Transport News” me çmimin për shoqërinë ajrore më të mirë në vitin 2012 ka vlerësuar kompaninë turke Turkish Airlines (THY). THY është zgjedhur kompania më e mirë ajrore e vitit. Revista “Air Transport News” çmimin që jep çdo vit për shoqërinë ajrore më të mirë, për vitin 2012 këtë çmim ia dha kompanisë turke Turkish Airlines (THY). Drejtori i Përgjithshëm i linjave ajrore turke (THY), Temel Kotil në vlerësimin që i bëri çmimit të revistës tha se THY në krahasim me rivalët e saj sot shërben me një çmim 30% më të lirë, duke shtuar se “Turkish Airlines është shoqëria ajrore që shet biletat më të lira në Evropë”. Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve u organizua në Montreal. Në fjalën falënderuese që mbajti në këtë ceremoni Temel Kotil theksoi se kompania turke e linjave ajrore Turkish Airlines vazhdon të rritet çdo ditë. THY sot fluturon në 221 destinacione të ndryshme, rikujtoi Kotil duke shtuar se Afrika me botën lidhet me anë të shoqërisë ajrore turke (THY). Koncepti me të cilin shërben sot THY, “Një shërbim institucional si Perëndimi dhe emocional si Lindja”, është edhe ajo që i solli kompanisë këtë çmim, nënvizoi Kotil. Për më tepër: www.77news.al

Kompania Klar sh.p.k. kërkon të punësojë menaxhere të Barit Segafredo. Dërgoni Cv në adresën e e-mailit : info@klar.al / Për më tepër: www.njoftime.com

BËJA ME SY, HËNËS!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 310 euro të gjitha të përfshira. Deri më 24 Mars

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 20 MARS 2013

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shpalosja e Platformës Politike të LSHR me qytetarë të Tiranës

Fuqizimi i Arsimit në vend, pikë e domosdoshme! P

ërfaqësuesi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Xhulio Matana zhvilloi takimet e tij të radhës me qytetarë të ndryshëm të Tiranës. Gjatë këtyre takimeve, ai i prezantoi qytetarët me pikat kryesore të cilat përmban kjo platformë politike. Pasi u njohën me pikat e kësaj platforme, pika që i dhanë më tepër rëndësi ishte pika nr. 2 e platformës politike, që ishte për Fuqizimin e Institucioneve Arsimore, Shëndetësore dhe ato të Përkujdesjes Sociale si dhe eliminimi i korrupsionit në këto fusha. Këto, sipas qytetarëve, janë hallkat më të rëndësishme të një vendi që kërkojnë vëmendjen e duhur nga instancat përkatëse. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR vjen me ide konkrete për zhvillimin e ekonomisë!

P

ërfaqësuesi i partisë Lëvizja Shqipëria e Re Agron Zani vazhdon prezantimin e programit politik të LSHR-së me Rremzi Mata, Shpend Shahini dhe Petrit Sh. Në këtë takim u diskutuan të gjitha pikat e platformës politike të PLSHR-së. Gjatë bisedës, interes i veçantë u tregua mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe luftës ndaj korrupsionit, probleme të mirëtrajtuara në platformën politike të PLSHR-së. Ata më tej u shprehën se lufta ndaj korrupsionit është një aspekt shumë serioz sepse korrupsioni, sipas tyre, është bërë pjesë e zgjeruar e shumë hallkave në administratë. Ndryshimi, sipas tyre, duhet të fillojë nga vetë qytetarët të cilët duhet të ndërgjegjësohen se korrupsioni nuk është gjë tjetër veçse një njollë e zezë e shoqërisë sonë. Për më tepër: www.77news.al

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

r

Re

Pa

tia

Lë v

izja S h q i p ë r

ia

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77News