Page 1

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 18.02.2013 VITI II - NR.349

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: Slogani ynë elektoral 'Drejtësi dhe Zhvillim' sipas modelit të Turqisë së sotme! MENDIMI POZITIV

Paranoja për të qenë të sigurt!

M

endoni për të gjitha gjërat që Qendra e ju duhet të bëni çdo Mendimit Pozitiv ditë për të mbrojtur veten si grua. Ja lista: Mbyllja e derës së shtëpisë para se të largoheni për në punë, të dilni nga shtëpia... >> VIJON NË FAQEN 2

Projektligji i ri: Agjentë tatimorë për të mbledhur paratë për pushtetin vendor!......fq.3 Albert Topulli: Djali duhet të bëjë transplant të syrit para se të mbushë 15 vjeç!........fq.4 Pensionistët në agjencinë e pensioneve: ISSH mban peng dosjet, nuk na zgjidh problemet!.fq.5 PLSHR, takime intensive në të gjithë vendin!....fq.6-8 Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim diskuton me sipërmarrësit për Legjislacionin Tatimor!.......fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

FOKUSI POLITIK I JAVËS

E HËNË, 18 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: Slogani ynë elektoral 'Drejtësi dhe Zhvillim' sipas modelit të Turqisë së sotme!

Edmond Vlashaj

Z

. Edmond Vlashaj, kryetar i Partisë “Lëvizja Shqipëria e Re” (PLSHR) në bashkëbisedimin e përjavshëm në “Fokusin Politik të Javës” me gazetarin Artur Nura, në dritë-vështrimin e pesë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës trajtoi pikëpamjet politike të partisë së tij mbi zhvillimet e javës në Tiranë, Prishtinë dhe më gjerë. Kryetari i PLSHR-së, duke komentuar festimet që po realizohen në Prishtinë dhe Tiranë, por edhe në trojet e tjera shqiptare të Ballkanit, me rastin e përvjetorit të shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, tha se tashmë kemi sigurisht një Komb Shqiptar më të fuqizuar dhe që sipas PLSHR-së, tha Vlashaj, duhet trajtuar idea e formimit të një

'Beneluksi Ballkanik' apo të një Konfederate Ballkanike si në aspektin e bashkëpunimit ekonomik, por ashtu edhe politik midis Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi. "Mundësia e formimit të një konfederate mes disa prej vendeve të Ballkanit, do të kontribuonte në zhvillimin më të madh të këtij rajoni dhe do të përfaqësonte një bashkëpunim më të ngushtë ekonomikopolitik mes këtyre shteteve, por edhe popujve të të njëjtit Komb dhe Kombeve të tjera jo shqiptare", tha kryetari i PLSHR-së duke argumentuar se me një sistem demokratik të një qeverisje qendrore dhe lokale kjo do ofronte më shumë stabilitet ekonomik dhe politik për të gjithë rajonin dhe të gjithë qytetarët pa dallim kombësise. Kryetari i PLSHR-së Vlashaj, në lidhje me paketën e propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe e cilësuar si e ashpër kundër Krimit dhe Gjakmarrjes me dënime deri me burgim të përjetshëm për Gjakmarrjen dhe deri 20 vite burg për armë-mbajtje, tha se këto nuk mjaftojnë. Sipas tij, në rastin shqiptar deri në një kohë të paracaktuar nevojitet rikthimi i Dënimit me Vdekje për të gjithë ata që vrasin tjetrin për gjakmarrje apo për nder sipas modelit primitiv. Në raport me Sistemin e Shëndetësisë, modelin universal apo efiçencën më të mirë të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, z. Vlashaj tha duhet

menduar që t’i ofrohet gjithkujt shërbimi i nevojshëm mjekësor dhe shëndet-plotë, ndaj duke ri-përgëzuar idenë e ngritjes së Bordeve Drejtuese në Spitalet Publike, shtoi se e përgëzonte çdo projekt politik dhe administrativ i cili kërkon të demokratizojë sistemin tonë shëndetësor. “Studimi 2-vjeçar i projektit të USAID ‘Mbështetje reformës në shëndetësi’, i cili është mbështetur në përgjigjet e një pyetësori të thjeshtë të kryer në 2000 pacientë për shërbimet shëndetësore, duhet përgëzuar si ndihmës i demokratizimit të këtij sistemi, por ne jemi - shtoi Vlashaj - për sistem referendar edhe në shëndetësi që projekte të tilla të mos konvertohen në fiktive dhe formale”. Në fund të emisionit, kryetari i PLSHR-së, Edmond Vlashaj paralajmëroi sloganin e kësaj partie politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme: “Drejtësi dhe Zhvillim sipas modelit të Turqisë së sotme”, tha ai, dhe qartësoi gjithashtu se PLSHR është për sistemin amerikan presidencial të shtetit shqiptar, për konsiderimin e eksperiencës së Gjermanisë së kancelares Merkel, por veçanërisht për modelin ekonomik dhe politik të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Kryeministrit të Turqisë, Erdogan, i cili ka shndërruar vendin nga fuqi rajonale në një superfuqi botërore. Për më tepër: www.77news.al

Një person paranojak bëhet irracional dhe vepron në mënyrë të paarsyeshme. Personat paranojakë adoptojnë mentalitetin e një viktime, idenë se bota do t’i shfrytëzojë, se janë të pafuqishëm në përparimet e tyre, dhe se jeta e tyre është e destinuar për të qenë e tmerrshme. Është jashtëzakonisht shumë e vështirë për këta persona t'i shmangen këtij mentaliteti, e sidomos nëse ata kanë përjetuar trauma të mëdha në të kaluarën. Traumat përfshijnë një shkelje në sigurinë e tyre personale, ose mbikqyrja e tepruar e prindërve. Këshilla jonë është që kur të ndodheni në një situatë shqetësuese, përpiquni si fillim të gjeni burimin e shqetësimit. Përballuni me frikën tuaj. Nëse nuk e frekuentoni jetën e natës për shkak se keni frikë se mund t’ju ndodhë diçka, atëherë dilni. Telefonojuni disa miqve tuaj dhe dilni, do të shikoni se asgjë e keqë nuk do të ndodhë.

Është thelbësore të besoni te instiktet tuaja. Statistikat tregojnë se mbi 80% e rasteve sulmesh seksuale ose përdhunimesh, kryesisht kanë shprehur se i njihnin viktimat e tyre. Nëse ju e ndjeni rrezikun në shoqërinë e dikujt, flisni. Nëse ky person tregohet i gatshëm për t’ju shoqëruar në shtëpi, bëjuani të qartë se nuk dëshironi dhe bashkohuni me miqtë tuaj. Kjo nuk është koha e duhur për të qenë të sjellshëm. Sigura juaj është më e rëndësishme. Njerëz të këqinj ndodhen kudo, por kjo nuk është një arsye që ju të mbylleni në shtëpi dhe të bëheni paranojak duke i mohuar vetes për të bërë një jetë të lumtur. Ndaj, jetoni jetën duke marrë masat e duhura për të mbrojtur veten dhe mbi të gjitha për të ndjekur instiktet tuaja dhe do të përfitoni vetëm gjëra pozitive në jetë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 me çelësat në dorë, të kontrolloni makinën para se të niseni, të mbani kokën lart dhe të ecni me një qëllim, të mos pranoni ndihmë nga meshkujt e huaj, të mos qëndroni gjithë natën jashtë, të merrni telefonin me vete në palestër. Disa prej këtyre zakoneve janë të formuara nga natyra e njeriut, kurse disa nga paranoja për të qenë më të sigurt. Pra, cili është dallimi midis të qenit të sigurt me vetëdije dhe të qenit paranojak? Dallimi është se duke qenë të sigurt me vetëdijë do të thotë që ju të merrni masa të arsyeshme për të mbrojtur veten, kurse të qenit paranojak do të thotë që të supozoni që e keqja do të ndodhë në çdo situatë. Kjo do të thotë se ju jeni të fiksuar për të kontrolluar çdo gjë në jetën tuaj. Kjo do të thotë që ju po i mohoni vetes të merrni pjesë në aktivitete të caktuara për shkak të asaj që mendja juaj parashikon se mund të ndodhë. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 18 SHKURT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Projektligji i ri: Agjentë tatimorë për të mbledhur paratë për pushtetin vendor!

T

ë ardhurat për llogari të pushteti vendor do të mblidhen nga agjentët tatimorë. Ky është ndryshimi i fundit që pritet t'i bëhet ligjit "Të ardhurat vendore". Ekspertët e fiskut po punojnë për hartimin e projektligjit që bën të mundur ndryshimet. Burime nga Ministria e Financave bënë të ditur se pushteti vendor do të ketë të drejtë të kontakojë me agjentë tatimorë, të cilët do

të bëjnë të mundur vjeljen e të ardhurave për vendorët. Kjo shihet si një mundësi për të rritur të ardhurat e pushtetit vendor, duke përmirësuar formën e administrimit. Vitet e fundit të ardhurat për pushtetin vendor janë ulur dhe kjo është argumentuar nga ekspertët si paaftësi e administratës vendore për të vjelë taksat. Për këtë qëllim, qeveria pak kohë më parë vendosi që

administrimin e taksës së biznesit të vogël ta bëjë administrata tatimore, e cila këto të ardhura i mbledh për llogari të pushtetit vendor, kundrejt një tatimi 3 për qind të vlerës së përgjithshme. Ndryshimet e reja që pritet të miratohen dhe të hyjnë në fuqi në janarin e vitit që vjen, synojnë t'i krijojnë më shumë autonomi vendorëve dhe të rrisin të ardhurat e tyre. Të ardhurat buxhetore për vitin 2012, rezultuan 355.7 miliard lekë, ku ato nga pushteti vendor ishin 14.6 miliard lekë. Buxheti i vitit 2013 parashikon të ardhura në nivelin 360.6 miliard lekë, nga të cilat 29.2 miliard lekë parashikohen të mblidhen nga vendorët. Të ardhurat buxhetore përfaqësojnë të ardhurat e një vendi nga taksat dhe tatimet për kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve nga ana e institucioneve publike. Në rastin e Shqipërisë, të ardhurat buxhetore gjatë viteve të fundit kanë ardhur duke u ulur në raport me PBB-në. Shqipëria ka të ardhurat buxhetore ndaj PBB-së më të ulta në rajon, me përafërsi 26 për qind. Për më tepër: www.77news.al

Pika turistike e Byshekut, nis puna për ndërtimin e rrugës!

K

omuna Byshek në rrethin e Elbasanit prej 20 vjetësh nuk ka patur asnjë investim në infrastrukturë, asnjë metër rrugë të shtruar. Sipas kryetarit të komunës dhjetra projektet e hartuara për këtë zonë nuk janë financuar asnjëherë nga qeveria, ndërsa vetë komuna sipas tij nuk ka fonde për të investuar në infras-

trukturë. Tashmë Fondi i Zhvillimit Rural ka bërë të mundur fillimin e punimeve për rindërtimin e rrugës prej 7 km deri në pikën turistike të Byshekut. Nga ky investim prej 300 milionë lekësh pritet të përfitojnë 12 mijë banorë të komunës me 12 fshatra. Punimet e saj janë parashikuar të përfundojnë në muajin prill të këtij

viti. Për rikonstruksionin e rrugës në vazhdim nga pika turistike e Byshekut deri në Hajdaran pritet të ndërhyjë kompania që po ndërton rrugën Tiranë-Elbasan, në formë kompensimi për çakullin që po merr në territorin e komunës për ndërtimin e autostradës. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Alda.shaini ofron vend pune Guzhinjer. Dërgoni CV në: alda.shaini@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 18 SHKURT 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Albert Topulli, babai jobiologjik i 13-vjeçarit

Djali duhet të bëjë transplant të syrit para se të mbushë 15 vjeç!

Albert Topulli

A

lbert Topulli ka katër fëmijë nga dy martesat e tij dhe njëri prej të katër fëmijëve në fakt nuk është fëmija i tij biologjik. Gjithsesi, ai tregon se këtë fëmijë e trajton njësoj si fëmijët e tjerë. Në moshë të vogël, Klisit, një nga kopsat e palltos i ishte përplasur dhe i kishte dëmtuar xhamin e syrit. Alberti ka bredhur me këtë fëmijë spitaleve, ka paguar për analiza, mjekime, lente, por syri i djalit që tani është 13 vjeç e gjysmë, ka nevojë për transplant të xhamit. Në klinikën ruse i kishin thënë se kushton 15 mijë euro, ndërsa në spitalin shtetëror nuk ia kishin marrë përsipër. “Nuk ma garantuan rezultatin, thotë babai i djalit, kërkoj një mundësi që të realizohet transplanti i xhamit të syrit, pasi djali nuk shikon më tepër se 30% nga syri i dëmtuar”. Burri bën një shenjë tejet keqardhëse. “Ky lloj transplanti mund të bëhet deri në moshën 15 vjeç, thotë ai, deri në 10 milionë lekë

m’i kanë premtuar të m’i huajnë njerëzit e mi.” Babai nuk di se ku ta adresojë kërkesën për ndihmë, ndërsa ne po e botojmë duke shpresuar të mbërrijë atje ku duhet. Shanset e këtij operacioni nëse janë të mira, jam dakord të kryhen në QSUT, por nëse është e mundur, të ma dërgojnë në ndonjë klinikë të huaj.” Albert Topulli tregon se gjatë kohës që e ka patur djalin të shtruar, është detyruar të paguajë të gjitha medikamentet të cilat mungojnë në spital.“Të thonë edhe farmacinë se ku duhet t’i gjesh. Por ka edhe më keq. Një nga ditët kur djali ishte i shtruar tek Spitali Francez, i kisha lënë mbi komodinë ilaçet e blera në një nga farmacitë rrotull spitalit. Kur u ktheva, e pyeta djalin: “T’i bëri mjekimet infermierja?” ‘Po babi’, më tha. Kur shikoj…, në komodinë, disa tableta mungonin. Nuk mjafton që nuk na japin mjekimin spitalor që i takon falas fëmijës, por edhe na marrin medikamentet që blejmë.” Albert Topulli tregon se mjekimi gjatë kohës së shtrimit i kushtonte 60 mijë lekë (të vjetra). “As për dhimbjet e fëmijës nuk do të dijë njeri, thotë babai jobiologjik, që e rrit këtë fëmijë që nga mosha 2-vjeçare kur mbeti jetim, vetëm me mamanë. -Kur djali im ka shqetësime, unë duhet të shkoj në ambulancën e lagjes, pastaj tek specialisti e pastaj me rekomandimin e tij, kam të drejtë të shkoj në spital. Po ndodh që nuk është doktori i djalit në qendrën shëndetësore të lagjes, dhe mjekja tjetër më thotë: “Do vish pasdite ose do vish nesër se nuk është pacienti im”. Alberti shprehet i revoltuar

me këtë formë shërbimi.“E dinë këta njerëz që janë mjekë për më tepër, se çfarë do të thotë dhimbje syri, domethënë dhimbje në kokë? Po a duron dot fëmija?” Ai tregon se e merr djalin nga pas në motor dhe nis e shëtit vërdallë sa nga një nivel shërbimi tek tjetri, që të plotësojë skemën e përcaktuar nga ISSH! Alberti pohon se krizat e syrit e kapin të birin kohë pas kohe dhe se mjekimet që i kanë dhënë, nuk kanë qenë pa pasoja. Një doktor (që nuk po ia them emrin), me ilaçin që i futi djalit në recetë, i dha komplikacione dhe dhimbje të padurueshme. Në mes të natës e mora në krahë e çova në urgjencë.” Ndërkohë, Klisi shkon në shkollën “Qazim Durdiu” dhe përqindja e ulët e shikimit e pengon për të lexuar mjaftueshëm. Mësueset e kanë vendosur në bankën e parë ose të dytë prej vitesh. Babai i Klisit thotë se ato nuk e kanë penguar që ta marrë djalin nga mësimi për të bërë analizat dhe kontrollin e përmuajshëm. Ndërsa, fatura mujore kap shifrën e 50 mijë lekëve që nuk është pak për një baba të papunë, të cilit fëmijët e rritur i kanë postuar nga Athina 300 euro për të shlyer faturat për dritat dhe ujin. Babai i Klisit shpreson se një ditë djali i tij do të operohet dhe do të shohë si të gjithë fëmijët e tjerë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Valiant13 ofron vend pune Analist Programator Java. Dërgoni CV në: s.pici@armundia.com / Për më tepër: www.njoftime.com

MEMO DENTAL

Adresa: Rruga e Durrësit, përballë shkollës "Qemal Stafa", Tiranë Lëvizja

cel: +355 69 20 66 558 e-mail: akiltruva@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 18 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pensionistët në agjencinë rajonale të pensioneve:

ISSH mban peng dosjet, nuk na zgjidh problemet!

K

ëto dosje që shihni në foto kanë në brendësi të tyre probleme nga më të ndryshmet. Qindra raste numërohen në arkivën e zyrës rajonale të pensioneve në kryeqytet, ndërsa vetë të moshuarit shprehen për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet se Instituti i Sigurimeve Shoqërore shpesh herë i zvarrit dhe i lë të pazgjidhura problemet e pensioneve. Sipas vëzhgimit nga QDS, dosjet e të moshuarve janë harruar dhe i ka zënë pluhuri në korridorin e jashtëm të zyrës rajonale të pensioneve, ndërsa dhjetëra të moshuar ankohen se prej vitesh e prej muajsh ende nuk i kanë zgjidhur problemet e tyre. Ismet V. 60-vjeçari nga Vora shprehet se ka mbi 10 muaj që duhet ta kishte marrë kempin, ndërsa problemi i tij zvarritet pa asnjë shkak.“Jam

invalid i shkallës së tretë, jam operuar tre herë, mjekët në spital ma kanë dhënë të drejtën e Kempit, por ISSH ka mbi 10 muaj që ma zvarrit, me ato para që do marr prej kempit do blej ilaçet dhe nuk e di si do më shkojë halli”, shprehet i moshuari. Ankesat Por jo vetëm kaq, një tjetër e moshuar shpjegon se është paraqitur rreth 10 herë në zyrën rajonale të pensioneve, pasi sipas dokumentacionit duhet të kishte marrë pensionin që prej 7 muajsh. Nadire R. shpjegon se ka punuar mbi 30 vjet në arsim në shkollat më të mira të kryeqytetit dhe në dosjen e saj është i rregullt dokumentacioni i kërkuar, por nga ISSH nuk jep asnjë arsye përse pensioni i saj po zvarritet. “Kam 7 muaj që vij e interesohem për pensionin, kam plotësuar dhjetëra formularë, kam shkuar e jam ankuar edhe në drejtorinë e ISSH-për këtë problem pasi për këtë pension kam punuar mbi 30 vjet, punonjëset këtu më thonë që duhet shqyrtuar edhe njëherë dosja nga fillimi”, shprehet e moshuara, ndërsa qëndron duke pritur punonjësen në sportelin e pensioneve. Problemet Një tjetër problem që të bën përshtypje është edhe sjellja e punonjësve kundrejt të moshuarve që presin me orë të tëra një përgjigje për pensionet e tyre. Këtë gjë e konstatojnë edhe vetë pensionistët. Idriz S. një ish-ushtarak tregon se ka disa muaj që kërkon të zgjidhë çështjen e pensionit të tij suplementar, pasi ISSH i ka hequr

disa vite punë e për këtë shkak ai merr një pension që nuk i arrin 80 mijë lekë (të vjetra). Sipas pensionistit, punonjësja shpesh herë e neglizhon një përgjigje, ndërsa dosja ka shkuar edhe është kthyer rreth tre herë nga drejtoria e ISSH-së, në zyrën rajonale të pensioneve për shkak të paqartësive nga të dy institucionet. “Drejtoria e ISSHsë dhe zyra rajonale e pensioneve, duket sikur tallen me ne pensionistët, punonjëset këtu shpesh herë bëhen agresive, të neglizhojnë, të flasin ashpër dhe kjo është e pafalshme, të kthejnë disa herë për një vulë e për një dokument dhe ne nuk dimë se kujt ti drejtohemi për t'u ankuar”, shprehet i moshuari, ndërsa përballet me nervozizmin e punonjëses në sportel. Ndërsa vetë punonjëset e agjencisë rajonale të pensioneve shprehen për QDS pa dashur të identifikohen se shumica e rasteve të pensioneve që kthehen e që zvarriten vijnë nga drejtoria e ISSH-së. “Kemi qindra raste dosjesh, shumicën prej tyre si kemi zgjidhur kurrë dhe kjo edhe për shkak të neglizhencës dhe vonesave të punonjësve në drejtorinë e ISSH-së, ndaj edhe i kemi nxjerrë në korridor për t'i hedhur diku”, shprehet një prej punonjësve të agjencisë rajonale të Pensioneve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Deka-Olim ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: hr@deka.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 18 SHKURT 2013

IDE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Klevi Guveli: Pro ndalimit me ligj të bixhozit dhe fajdes!

K

ryetarja e Forumit Rinor për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku zhvilloi një takim ku kishte si qëllim prezantimin e Platformës së PLSHR-së. Pjesë e këtij takimi ishte Klevi Guveli, një gjimnaziste me origjinë nga qyteti i Korçës. Klevi u shpreh optimiste përsa i përket ndalimit me ligj të fajdes dhe bixhozit, duke i konsideruar si anë negative të shoqërisë. Klevi gjithashtu u ndal tek përfshirja e të rinjve në administratën shtetërore dhe sipas saj është një veprim tejet i duhur. dhe që duhet të gjejë zbatim të mënjëhershëm. Ky veprim kërkon kohë por edhe persona të përgjegjshëm. Për më tepër: www.77news.al

Lëngu i limonit parandalon dëmtimin e qelizave!

L

imoni: Lëngu i limonit është një përbërës i rëndësishëm në shumë receta indiane. Gjithashtu është një frut i të gjitha sezoneve dhe pothuajse gjithnjë gjen vend në raftet e kuzhinës tuaj apo në fri-

gorifer. Me përmbajtjen e vitaminës C, ai mban lëkurën tuaj shumë të bukur. Një gotë me ujë të ngrohtë, një lugë mjaltë dhe pak lëng limoni në mëngjes esëll është një pastrues shumë i mirë për lëkurën

tuaj. Me vlerat e tij të shkëlqyera, limoni përdoret për të zbardhur tonin e lëkurës si edhe të zbardhë shenjat e puçrave. Përzieni limonin dhe mjaltin dhe përdorini si një zbardhues natyral në lëkurën tuaj. Molla: një mollë në ditë ju mban larg sëmundjeve. Duket klishe, por rëndësia e saj është e pashmangshme. Antioksidantët që përmban molla parandalojnë dëmtimin e qelizave. Studimet kanë trguar se molla përmban sasi të mëdha elastine dhe kolagjeni që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të re. Vendosja në lëkurë e një përbërje prej molle të shtypur, mjaltë, ujë trëndafili dhe tërshëre vepron si një maskë eksfoljuese për lëkurën. www.banka-ideve.com

Univers Promotion ofron vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV në: contact@universpromotions.al / Për më tepër: www.njoftime.com

OFERTË SPECIALE

30%

Veshje për Meshkuj Sportive - Casual - Klasike

40%

50%

Duk fillua e r 2500 nga lekë

Adresa: Brigada VIII Nr. 06 Bllok - Tiranë E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! Lëvizja

Lëvizja


E HËNË, 18 SHKURT 2013 Lëvizja

FOKUS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Faktorë interesantë që ndikojnë te inteligjenca!

I

77 NEWS

nteligjenca është përkufizuar në mënyra të ndryshme që përfshijnë termat: mendim abstrakt, të kuptuarit, komunikimi, arsyetimi, aftësia për të mësuar, mundësia për të pasur ndërgjegje emocionale dhe të planifikuarit apo të zgjidhurit e problemeve. Inteligjenca është tipar i kafshëve dhe bimëve gjithashtu. Për të zbuluar më shumë rreth inteligjencës, shkencëtarët janë munduar të zbulojnë lidhje mes zgjuarsisë dhe disa karakteristikave të veçanta. Përfundimet kanë rezultuar interesante. Ja disa veçori që gjenden tek secili prej nesh, të cilat ndikojnë në nivelin e inteligjencës. Të jesh mëngjarash. Truri është i ndarë në dy hemisfera. Çdo njëra nga gjysmat e trurit bën të njëjtat veprime si pjesa tjetër, por ka disa ndryshime. Tek njerëzit, njëra pjesë e trurit është dukshëm mbizotëruese, kjo është arsyeja përse ne përdorim më shumë njërën dorë sesa tjetrën. Disa studime kanë

treguar se personat mëngjarashë apo thënë ndryshe, ata që përdorin dorën e majtë, kanë shënuar rezultate më të larta në testin e inteligjencës dhe e kanë mbaruar atë shumë më shpejt sesa personat që përdorin dorën e djathtë. Radha e lindjes. Shumë studime kanë arritur të bëjnë një lidhje mes inteligjencës dhe radhës sipas së cilës keni lindur, nëse jeni fëmija më i madh apo më i vogël. Fëmijët e parë u zbulua se kishin një nivel më të lartë inteligjence, ndërsa rezultatet për fëmijët më të vegjël vinin duke rënë. Studime të fundit kanë zbuluar se ajo që përcakton nivelin e inteligjencës është mënyra sesi fëmijët trajtohen në familje krahas rendit të lindjes. Në familjet ku fëmija i parë ka vdekur, fëmija i dytë përgjithësisht ka të njëjtin nivel inteligjence që është i zakonshëm për fëmijën e parë. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Do të jeni i rrethuar nga njerëzit që doni më shumë. Kjo gjë do iu bëjë të ndiheni shumë në formë. Demi: Nëse po planifikoni që të filloni një kurs profesional, bëjeni sot. Binjakët: Me ankesa të tepërta rrezikoni që të tjerët të mos iu dëgjojnë me vëmendje. Gaforrja: Keni një fuqi të madhe të brendshme, por duhet të besoni tek ajo. Pa besim nuk mund të arrini asgjë. Luani: E keni rrugën të hapur nëse dëshironi të realizoni ëndrrat tuaja. Virgjëresha: Nëse po kërkoni punë, kushtojini më shumë pamjes në mënyrë që të fitoni respektin e personave që takoni për herë të parë. Peshorja: Kohët e fundit jeni bërë shumë xhelozë. Kjo ka të bëjë me jetën tuaj sentimentale. Akrepi: Mund të bëni disa shpenzime të cilat janë të domosdoshme për tu bërë por mos u shqetësoni sepse do të arrini t’i plotësoni sërish. Shigjetari: Duhet të kurseni më shumë. Keni tendencë për të harxhuar shumë më tepër nga sa fitoni. Bricjapi: Nëse jeni aktualisht i dashuruar, një njohje e re do iu bëjë të mendoni më shumë nëse keni bërë veprimin e duhur. Ujori: Nëse keni aplikuar për punë, yjet iu favorizojnë që të shikoheni me prioritet. Peshqit: Është dita që të merrni në dorë frenat e jetës suaj dhe të merrni vendimet e duhura.

Confindustria ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: gertabilali@confindustria.babt.it / Për më tepër: www.njoftime.com

EMOCIONUESE! Nëse ia nis! SHPËRBLYESE! Nëse vazhdon! Kjo është Karriera te “Vitrina”!

Autoshkollë (A, B, C,)

vetëm 270 euro të gjitha të përfshira. Deri më 24 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 18 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim, takim me sipërmarrës:

Efikasiteti i Legjislacionit Tatimor në Shqipëri!

Q

endra për Drejtësi dhe Zhvillim organizoi takimin e radhës me disa sipërmarrës shqiptarë. Tema e diskutimit ishte "Efikasiteti i Legjislacionit Tatimor

në Shqipëri". Të ftuarit diskutuan mbi problematikat që ata hasin vetë si sipërmarrës e si tatimpagues. Problematikat ishin të llojeve të ndryshme si: Heqja e

parapagimit të gjobave, problemet në ankimet administrative, kasat fiskale jo efikase, gjobvëniet pa kriter pavarësisht formalizmit të sipërmarrjeve, inspektoratet e kontrollit jo të ndërgjegjshëm dhe jo profesionalë, etj. Të pranishmit u ftuan të merrnin pjesë në plotësimin e një ankete mbi problematiken aktuale të bizneseve në Shqipëri. U trajtua risia e prezantuar në Platformën Politike të Partisë "Lëvizja Shqipëria e Re", në lidhje me qiranë tatimore, e cila u pa me interes tek këta sipërmarrës. Si një fushë shumë problematike dhe delikate dhe me qëllimin për marrje të sa më shumë feedback-u nga ana e sipërmarrësve për problematikat që i shqetësojnë, mbetet për t'u diskutuar sërish, në takime të ardhshme. Për më tepër: www.77news.al

Diskutohet Platfoma Politike në Shkodër, Samileta Hasandoçaj:

Shumë efikase sistemi i vlerësimit të studentëve! P

ërfaqësuesja e PLSHR për qytetin e Shkodrës Aida Marku zhvilloi një takim me mësuesen e Gjuhës Angleze Samileta Hasandoçaj. Ajo u ndal kryesisht tek arsimimi në Shqipëri ku sipas saj ka shumë vend për ndryshime. Mënyra e vlerësimit të studentëve që keni në themel të Platformës suaj është për t'u vlerësuar dhe duhet zbatuar. Ajo gjithashtu shprehu vlerësimet e saj në lidhje me organin e përditshëm mediatik 77news, ku sipas saj, kjo gazetë sjell çdo ditë pranë lexuesve çështje dhe problematika të ndryshme të njerëzve, ku secili mund të gjejë vetveten. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 77News  

gazeta 77news, e perditshme informative

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you