Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 15.02.2013 VITI II - NR.346

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2

Eneid Bezati: PLSHR synon ndërtimin e Republikës Presidenciale me dimension konservator! MENDIMI POZITIV

Si të shkoni të sigurtë drejt suksesit!

A

mendoni se mendimi poziQendra e tiv përbën ndonjë Mendimit Pozitiv ndryshim? Pyesni të gjithë njerëzit e suksesshëm ose të gjithë trajnerët profesionist se si të arrini qëllimet tuaja dhe këshilla kryesore >> VIJON NË FAQEN 2

“One Billion Rising” në Shqipëri, mijëra gra kërcyen kundër dhunës!......................fq.3 CEZ kolaudon matësat në kundërshtim me ligjin!..fq.4 QSUT, pa rezerva gjaku, pacientët: Paguajmë nga 30 mijë lekë në dorë!....................fq.5 “Marrëveshje e shkruar në zemër” midis Sh.L.P “Vitrina” dhe Universitetit të Trakës, Turqi!.........fq.7 Gjoka: Partia Lëvizja Shqipëria e Re vjen me ide që i kanë munguar shoqërisë shqiptare!..............fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E PREMTE, 15 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Eneid Bezati: PLSHR synon ndërtimin e Republikës Presidenciale me dimension konservator!

"

Shqipëria e Re në Fokus” në "77 News", me gazetarin Artur Nura në kuadër të prezantimit të institucioneve dhe individëve që përfaqësojnë PLSHR në këtë edicion special ftoi z. Eneid Bezati, i cili solli përsëri dimensionin rinor të kësaj partie politike si në Tiranë ashtu edhe Përmet ku ai ka shtrirë aktivitetin e tij. Eneid Bezati, në cilësinë e aktivistit të PLSHR-së, tha se ishte bërë pjesë e kësaj partie politike sepse kishte gjetur tek platforma politike e saj atë që ai vetë besonte se i mungon Shqipërisë: Forcimin e Shtetit Shqiptar sipas modelit Amerikan e më

konkretisht një Republikë Presidenciale dhe dimensionin Konservator të forcimit të familjes shqiptare, duke u mbështetur tek tradita. Sipas Bezatit edhe dimensionet e tjera konservatore të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re siç është edhe Ndalimi me Ligj i Bixhozit, e cila sipas tij duhet trajtuar si sëmundje e individëve dhe duhet parandaluar, kishin gjetur mbështetjen e tij personale, por edhe të qytetarëve me të cilët ai kish komunikuar për të diskutuar politikë-bërjen në zonën e Kombinatit ku banon apo edhe në qytetin e tij të lindjes Përmet.

“Te rinjtë në partinë Lëvizja Shqipëria e Re, janë në qendër si në drejtim të saj, po ashtu edhe të konsideruar si prioritarë nga programi dhe statuti, ndaj gjykoj se kjo domethënie na ka motivuar të jemi pjesë dhe instrumentë dinamikë të një organizimi socio-politik për shoqërinë”, tha aktivisti Eneid Bezati. Sipas z. Bezati platforma politike e PLSHR-së ka gjetur mbështetje të madhe midis të rinjve si në qytetin e tij të lindjes Përmet ku sipas tij rezulton të jetë pak më e vështirë se në Tiranë, ku ai tashmë studion në degën e Juridikut, por kudo sipas tij propozimi i PLSHR-së për Qeranë Tatimore është mbështetur me shumë konsideratë. Në mbyllje të emisionit Eneid Bezati si aktivist i ri i politikë-bërjes, por edhe si student në vitin e dytë për Jurisprudencë, tha gjithashtu se ndihet mirë duke u angazhuar me Partinë Lëvizja Shqipëria e Re, ku me programin politik të saj po bëhet e mundur që të rinjtë të dëgjohen mirëfilli.“Personalisht do ndihem shumë i nderuar nëse do jem në listat e kandidatëve për deputet të PLSHR-së dhe ftoj të gjithë shqiptarët, kryesisht të rinjtë të na mbështesin në këtë organizëm të ri politik”, përfundoi Eneid Bezati. Për më tepër: www.77news.al

shmangen sepse janë të dobët. Por shumë të tjerë janë të vendosur dhe kanë besim tek vetja dhe si rezultat fitojnë në çdo lloj situate pasi besojnë tek dinjiteti i të luftuarit dhe i përpjekjes. Ata ngulisin në mendjen e tyre që çdo gjë është e mundur nëse përpiqen mjaftueshëm dhe bëjnë planet e duhura. Në mendjen e tyre kanë vetëm ato mendime pozitive që i çon drejt suksesit. Askush nuk mund të ketë sukses në jetë pa u përpjekur dhe pa menduar pozitivisht. Drejtohuni nga optimizmi: Optimizmi është një nga faktorët përcaktues të suksesit. Biznesmenët që janë optimist performojnë shumë më mirë se ato që janë pesimist. Liderat optimist janë të aftë që t’i çojnë njerëzit e tyre në drejtimin e duhur dhe që të kenë shumë sukses. Krijoni pohime për të pasur sukses: Pohimet janë formulime që ju motivojnë, që ju frymëzojnë, dhe që ua mbajnë moralin dhe vetëbesimin shumë lart. Pohimet janë per-

sonale dhe mund të shkruhen vetëm nga ju. Kaloni pak më shumë kohë për të menduar për frikërat, për besimet e limituara dhe për ato fusha ku ju nuk keni shumë besim, dhe shkruani ato pohime që do t’ju ndihmojnë të ndryshoni limitimet tuaja me mendime dhe veprime pozitive. Frymëzohuni: Edhe nëse ndjeni që ju kanë rënë fuqitë, ka me mijëra libra që mund t’ju inkurajojnë të qëndroni të përqëndruar tek qëllimi juaj. Entuziazmi është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon shumë njerëz që të arrijnë objektivat e tyre! Është një sukses shumë i madh nëse nuk i shikoni njerëzit e suksesshëm si konkurentë, por si shembuj dhe burime që mund t’ju ndihmojnë në përmirësimin tuaj dhe në arritjen e suksesit. Gabimi më i madh është që të mendoni se askush nuk mund t’ju ofrojë asgjë dhe që ju dini gjithçka. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 do të jetë, “mendo pozitivisht”. Mendimet pozitive janë çelësi për të arritur ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Të qënit pozitiv nuk është përbërësi i vetëm dhe karakteristika e nevojshme, por është thelbësorja. Mendimi pozitiv sjell paqe të brendshme, sukses, përmirësim të marrëdhënieve, shëndet më të mirë, lumturi dhe përmbushje. Ai gjithashtu ndihmon në punët e përditshme për të ecur më me siguri, si dhe e mbush jetën me shkëlqim dhe premtime. Këtu keni disa mënyra për të menduar pozitivisht në punë që është edhe çelësi i suksesit tuaj. Mos i fajësoni të tjerët: Nuk është gjithmonë faji i të tjerëve. Kompaninë e keni themeluar që t’i mbani ju përgjegjësitë, apo jo? Luftoni duke menduar pozitivisht: Shumë njerëz nuk duan që të përfshihen në punë të vështira dhe mundohen vetëm t’ju Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 15 SHKURT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fond për ndërtimin e selisë së re të NATO-s!

Q

everia ka miratuar një fond prej 500 mijë eurosh në dispozicion të ndërtimit të selisë së re të NATO-s. 100 mijë euro

të kësaj shume do të merren nga fondi i përbashkët, ndërsa nga fondi kombëtar do të përdoren për këtë qëllim 418 mijë

euro. Sipas vendimit, Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, në programin 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, i shtohen fondet për pagesën e kontributeve financiare të fondeve të përbashkëta të NATO-s. “Për ‘Fondin e përbashkët’, për vitin 2012, për ndërtesën e re të selisë së NATO-s, në vlerën 100 415 (njëqind mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) euro, e barazvlefshme me vlerën në lekë; Për ‘Fondin kombëtar’, për vitin 2012, për ndërtesën e re të selisë së NATO-s, në vlerën 418 943 (katërqind e tetëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e dyzet e tre) euro, e barazvlefshme me vlerën në lekë”, specifikohet në vendimin e qeverisë. Në vendim ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Për më tepër: www.77news.al

“One Billion Rising” në Shqipëri, mijëra gra kërcyen kundër dhunës!

One Billion Rising” aktiviteti ndërkombëtar kundër dhunës ndaj grave është zhvillur për herë të parë në Shqipëri. Shumë të reja kanë kërcyer me këngën "Break the Chain", "Këputeni zhinxhirin” duke përqafuar këtë iniciativë. Të ngrihesh, të kërcesh është mënyra më e mirë për të shkundur botën, dashuri jo dhunë, këto janë mesazhet e kësaj nisme që është shënuar në shumë vende të botës. Mijëra gra e vajza shqiptare të mbledhura dje në bulevardin para kryesisë së Kuvendit janë ngritur kundër dhunës për të shembur zinxhirët. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, iniciatore e kësaj nisme iu ka thënë grave e

vajzave të pranishme se dashuria fiton mbi gjithçka. “Gëzuar ditën e Shën Valentinit, ju falënderoj që i jeni bashkuar aktivitetit për tu ngritur, për të kërcyer. Një miliard gra në botë përjetojnë dhunën, kjo është barbari, por një miliardë gra që ngrihen është një mrekulli. Nënat sot ngrihen kundër dhunës, vajzat sot ngrihen e këndojnë, kërcejnë siç dinë vetëm ato me guxim, shpresë e dashuri. Të gjitha bashkë për jetën, dashurinë, në ditën e dashurisë. Të ngrihemi sot këtu për t’i dhunë fund dhunës, ju tundni botën dhe dashuria fiton mbi gjithçka”, është shprehur Topalli. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Megatek S.A ofron vend pune SPV i Departamentit Elektrik. Dërgoni CV në: burimenjerezore@megateksa.com / Për më tepër: www.njoftime.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 15 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

CEZ kolaudon vetë matësat, në kundërshtim me ligjin!

N

ë Zyrat e Kujdesit ndaj Klientit CEZShpërndarje, çdo gjë është si më parë. Po ata punonjës me siglën e CEZ mbi uniforma dhe po ato kontrata me kokën e kompanisë çeke. Edhe ankesat e qytetarëve po ato, edhe “filozofia” e kompanisë po ajo, sepse edhe kolaudimi i matësave po prapë nga kompania. Madje kolaudimi për së dyti, pasi CEZ nuk kanë bërë mirë të parin, u kushton 1 mijë lekë qytetarëve. CEZ Shpërndarje, ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim prej më tepër se një viti me një kompani private CSCorporate, e liçensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, për kolaudimin dhe çertifikimin e matë-

save elektrikë. Matësat nuk do t’i prekte më CEZ, duke shmangur konfliktin e interesit. Kompania e liçensuar nga Metrologjia do të kryente verifikimin fillestar të matësave të energjisë elektrike dhe vulosjen. Ankesat e klientëve për pasaktësinë e matësave do të trajtoheshin nga Metrologji-Kalibrimi. Por kolaudimin e matësave ka vazhduar ta bëjë vetë CEZ, edhe pse një vit e gjysmë më parë, Sokol Ramadani, kryetar i ERE, kishte thënë se kontrollin e matësave nuk do ta bëjë më operatori i shpërndarjes dhe askush nuk ka të drejtë më të prekë matësin e qytetarit. Tani, pasi kompania çeke ka kaluar nën administrimin e shtetit shqiptar, ky realitet nuk ka ndryshuar. Qytetarët paguajnë për kolaudimin e matësave tek CEZ, edhe në rast se faktohet nga kontrolli, se kanë qenë të keqregjistruar. Pagesa prej 1 mijë lekësh nuk u kthehet mbrapsht, ndërkohë që jo vetëm duhet t’u kthehej, por edhe të zhdëmtoheshin prej keqfaturimit, për gjithë periudhën me matës të pakolauduar. Paraqitemi në një nga tryezat e pritjes dhe prezantojmë problemin: “Keqkolaudim apo keqregjistrim i matësave të një pallati, në rr.“Shefqet Kuka”. Mbi bazën e matjeve eksperimentale që kanë bërë banorët e pallatit, u rezulton se në çdo 200 kwh, 28-30 kwh janë të mbifaturuar. Prova e tyre është e thjeshtë: një llampë 100w konsumon në një orë 0.1kwh, për 10 orë, 1 kilovat. Se sa konsumojnë pajisjet e ndryshme shtëpiake, banorët janë bazuar tek faqja

online e CEZ. Eksperimenti herë me një llampë inkandenshtente e herë me disa llampa, të ndezura për orë të tëra, ka treguar se pas 10 orëve, një llampë 100w ka treguar një vlerë konsumi prej 1.14 ose 1.15 kwh. Kjo diferencë “e papërfillshme” kur bëhet fjalë për një llampë të ndezur vetëm për 10 orë, shndërrohet në një diferencë të përfillshme kur bëhet fjalë për një konsum mujor prej 200 apo 300 kwh. Në 200 kwh, janë 28-30 kwh të mbifaturuar. Ndërsa me mirësjellje punonjësja e parë sqaron rrugën e ankimimit, aty mbërrin një e dytë. Ajo na thotë se nuk mund të bëhet ankesë në formë peticioni me firmat e banorëve, por bëhet kërkesë për kolaudim që kushton 1000 lekë të reja për çdo matës. “Ju do të bëni verifikimin më parë dhe në rast se rezultojnë se matësat janë në rregull, pagesa prej 1000 lekësh për punën që bëtë, ju takon”. Po në rast se rezulton që matësat janë të pakolauduar? Nëpunësja e CEZ përgjigjet: “Edhe në këtë rast, banorët do t’i paguajnë këto para dhe nuk kthehen”. Pasi dëgjoi prej nesh, se “vendosja e matësave të kolauduar është detyrim ligjor i CEZ pasi abonentët i kanë paguar për matësa të kolauduar”, nëpunësja sajoi një situatë jashtë procedure: “Do të shihet rasti”. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Deka-Olim ofron vend pune Menaxher Shitjesh HORECA. Dërgoni CV në: hr@deka.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 15 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QSUT, pa rezerva gjaku

Pacientët: Paguajmë nga 30 mijë lekë në dorë!

QSUT

B

anka e gjakut pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga e hëna në të premte duket sikur është i vetmi shpëtim për të sëmurët me talasemi, anemi dhe sidomos për pacientët që sapo janë operuar e kanë nevojë urgjente për gjak. Por kjo ndodh në raste të veçanta pasi, në shumicën e rasteve të afërmve të pacientëve iu duhet të qëndrojnë me ditë të tëra në pritje për gjak, derisa të detyrohen të paguajnë ndonjë prej inferimierëve, apo mjekëve për të gjetur sasinë e kërkuar të gjakut. Këtë gjë e kanë denoncuar për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet vetë të afërmit e pacientëve duke u shprehur se gjaku në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është tepër vështirë të gjendet. “Është vështirë të gjesh gjak në spital, por edhe kur gjen ndonjë

falkon atë duhet detyrimisht ta paguash me para nën dorë”, shprehet Valmira Ndoni, një grua e cila ka sjellë me urgjencë nga Tropoja bashkëshortin e saj për operacion në QSUT. Ndërsa hyrja në sallë e këtij pacienti prej disa orësh vonohet pasi i sëmuri ka grup gjaku 0 pozitiv. Asnjë prej mjekëve në pavijonin ku është shtruar ky pacient nuk interesohet për sasinë e gjakut që i duhet të sëmurit. “Kam katër orë që e kam sjellë burrin nga Tropoja në gjendje të rëndë. Nuk ka gjak, e unë s’mundem t’i jap se jam me diabet. Deri tani kam paguar 30 mijë lekë mjekët që më siguruan një litër gjak për operacionin”, tregon Valmira, ndërsa i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa pasi gjendja në spital është tepër e vështirë. Mungesat Mungesat në bankën e gjakut pranohen edhe nga vetë mjekët që pa dashur të identifikohen shprehen se shumicën e sasisë të gjakut që nevojitet për të sëmurët dhe pacientët e sapo operuar e sigurojnë vetë të afërmit e tyre. Disa prej infermierëve në bankën e gjakut në QSUT bëjnë të ditur se kohët e fundit janë shtuar shumë personat që duan të japin gjak në këmbim të parave, por rezervat për operacionet në QSUT sërish janë të pamjaftueshme. Ndërsa gjendja më e tensionuar paraqitet në Qendrën Kombëtare të Gjakut pranë Spitalit Ushtarak ku dhjetëra të afërm presin që nga mëngjesi deri në mbrëmje për të siguruar gjak për të sëmurët. Suati është

një 40 vjeçar rom, që ka disa vjet që jep gjak në këmbim të parave. Ai shprehet se mjekët i kanë thënë që duhet të ushqehet mirë e duhet të pijë disa litra lëngje përpara se të japë gjak, por kjo gjë për 40-vjeçarin që jeton në varfëri është thuajse e pamundur. “Unë dua të jap gjak çdo muaj, sepse fëmijët e mi duan të hanë ushqim përditë, por kohët e fundit kam rënë shumë në peshë dhe më kanë filluar problemet me tensionin. Nëse nuk japim ne të varfërit gjak, këtu pacientët rrezikojnë të humbin jetën”, thotë 40-vjeçari rom, ndërsa bëhet gati të futet në dhomën e mjekut ku e pret një infermiere. Apeli Jo vetëm pacientët që kanë nevojë të theksuar për gjak, por edhe vetë mjekët i bëjnë apel Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa për të siguruar sasinë e duhur të gjakut në të gjitha pavijonet e QSUT-së, në mënyrë që pacientëve t’u jepet shërbim i menjëhershëm dhe t’u plotësohen nevojat për gjak. Nga ana tjetër burime konfidenciale nga Banka Kombëtare e Gjakut shprehen se edhe mos funksionimi i aparaturave për të mbajtur rezervat e gjakut të freskëta dhe pa probleme për të sëmurët është një nga arsyet për mungesat e gjakut në spitale. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

FINAL ofron vend pune Specialiste Kredie. Dërgoni CV në: hr@fin.al / Për më tepër: www.njoftime.com

MEMO DENTAL

Adresa: Rruga e Durrësit, përballë shkollës "Qemal Stafa", Tiranë Lëvizja

cel: +355 69 20 66 558 e-mail: akiltruva@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


IDE

77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 15 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kaftivami: PLSHR mbështet punësimin e të rinjve! S

ekretari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, për Pogradecin, Markelian Hoxha, zhvilloi takimin e radhës me të riun Evald Kaftivami. Gjatë bisedës u diskutua mbi shtatë pikat e platformës politike, ku interesin më të madh, Kaftivami e tregoi ndaj propozimeve që PLSHR jep për punësimin e të rinjve dhe përfshirjen e tyre në administratën publike. Gjithashtu, i riu përkrahu edhe idenë e qerasë tatimore, si një mënyrë mjaft efikase për të shmangur të gjitha abuzimet. Sipas tij, mbështetja e rinisë është garancia për një vend në zhvillim! Për më tepër: www.77news.al

Si të parandaloni dhimbjet e kurrizit kur jeni në zyrë!

N

ga shtëpia tek zyra, kalojmë më shumë se 10 orë në ditë ulur. Ja disa këshilla për të parandaluar dhimbjet e kurrizit.

Fillojmë nga ekrani : Monitori duhet të pozicionohet në nivelin e syve dhe largësia midis tyre duhet: ekrani duhet të jetë rreth 50-70 cm, i barabartë me gjatësinë

e krahut. Duhet të evitoni të ulni shumë shpesh qafën për të evituar dhimbjet e kokës. Duhet të parashikoni, hapësirën e nevojshme nga tastiera dhe mausi, për të mbështetur krahët. Shpatullat duhet të mbahen të ulura, gjoksi i hapur dhe i relaksuar. Koka duhet të mbahet drejtë, shpatullat e relaksuara. Mjekra duhet të mbahet lehtësisht përpara, sikur po themi “po”. Pozicionet që duhet të evitoni: Të shtrirë në shtrat me kompjuterin në gjunjë.Të shtrirë përmbys në shtrat me kompjuterin përpara. Në këmbë me kompjuterin në një pozicion më të ulët. Krahët: Bërrylat dhe krahët duhet të jenë të mbështetura. www.banka-ideve.com

Agikons ofron vend pune Elektricist. Dërgoni CV në: info@agikons.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Rr. “Aleksander Goga: Durres - Shqiperi. Tel: +355 55 227928, Cel: +355 69 20 57 205 / 69 20 57 207. e-mail: gb4454@gamil.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 15 SHKURT 2013 Lëvizja

VEPRIMTARI

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

“Marrëveshje e shkruar në zemër” midis Sh.L.P “Vitrina” dhe Universitetit të Trakës, Turqi!

Marrëveshje e shkruar në zemër” midis Sh.L.P “Vitrina” dhe Universitetin e Trakës, Turqi. Me këto fjalë Rektori i Universitetit të Trakës quajti marrëdhënien e ngushtë midis dy Universiteteve, gjatë takimeve që u zhvilluan me pjesëmarrjen e një delegacioni të Sh.L.P “Vitrina” i përbërë nga Drejtori i Përgjithshëm z. Edmond Vlashaj dhe përfaqësues të tjerë të lartë të këtij universiteti gjatë një vizite tre ditore në Edirne, Turqi. Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis dy Institucioneve. Universiteti i Trakës është një nga më të rëndësishmit në Turqi, Ballkan dhe më gjerë. Lidhja e veçantë midis dy popujve u konkretizua edhe me tej me disponibilitetin e shprehur për një intensifikim të marrëveshjes së mëparshme midis dy palëve. Delegacioni i Sh.L.P “Vitrina” u prit nga Rektori i Uni-

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

versitetit të Trakës , Prof. Dr. Yener YÖRÜK, nga Pro.Dr. Yener YÖRÜK të cilët u shprehën të gatshëm për thellimin dhe zgjerimin e pikave të marrëveshjes së bashkëpunimit e cila do të përfshijë gjithë Fakultetet e SH.L.P “Vitrina”dhe do të jetë e frytshme për studentët, pedagogët dhe Institucionin në tërësi. Ndër të tjera u ra dakord për një rritje të praktikave mësimore sidomos në Fakultetin e Mjekësisë, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, si dhe specializimi i stafit Pedagogjik. Lidhur me qëllimin kryesor të Institucionit tonë, hapjen e ciklit të tretë të studimeve, doktoraturës, miqtë e Universitetit të Trakës u treguan të gatshëm dhe disponibël për të na ndihmuar me profesionalizmin dhe vënien në dispozicion të stafit të kualifikuar akademik, programeve dhe kurrikulave. Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Jeta juaj në çift nuk do jetë problematike sot nëse ju nuk tregoheni shumë kërkues dhe nëse bëni lëshime. Demi: Nëse do iu duhet të merrni vendime të rëndësishme në planin financiar, reflektoni mirë. Binjakët: Jupiteri do ju sjellë fat me financat, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa u menduar. Gaforrja: Do qëndroni më shumë me partnerin tuaj sot dhe bashkëpunimi në çift do të rritet. Luani: Me Jupiterin në anën tuaj do keni fat me financat. Përfitoni për të rritur buxhetin. Virgjëresha: Perspektivat financiare do jenë shumë të mira. Do mund të kryeni edhe transaksione afatgjata. Peshorja: Reflektoni mirë para se të bëni çdo shpenzim. Gabimi më i vogël me financat mund t’iu rrënojë. Akrepi: Përfitoni nga momentet e shumta të intimitetit sot në çift për t’ia hapur zemrën partnerit tuaj. Shigjetari: Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen të matur me çdo gjë që do thonë në mënyrë që të mos krijojnë debate të kota. Bricjapi: Plutoni do jetë planeti që do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj në çift. Shijoni çdo moment bashkë. Ujori: Me financat do keni disa probleme të vogla sot por do arrini t’i rregulloni shpejt. Peshqit: Venusi iu këshillon të tregoheni më të kuptueshëm dhe më të hapur me atë që keni në krah.

Jumbo shop ofron vend pune Kasiere. Dërgoni CV në: jumbo@teg.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Shumë! Shumë më Shumë sesa Shumë! Mundësi pa fund nëse merr iniciativën!

Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 360 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Deri më 17 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 15 SHKURT 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjoka: Partia Lëvizja Shqipëria e Re vjen me ide që i kanë munguar shoqërisë shqiptare! A

ida Marku, përfaqësuese e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re organizoj takimin e radhës, me të renë, Enoida Gjoka nga qyteti i Lezhës por studente e Infermierisë në qytetin e Shkodrës. Gjoka pasi u njoh me platformën e kësaj partie, u shpreh se PLSHR ka në themel të saj ide dhe iniciativa shumë të rëndësishme që i kanë munguar vendit tonë. Ajo mbështeti shumë idetë mbi zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit dhe se këto ide, u shpreh ajo, duhet të gjejnë zbatim sa më shpejt. Gjithashtu Enoida shprehu mbështetjen e saj për nismat e PLSHR dhe pse jo të bëhet pjesë e saj si një e re aktive, që të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze prezantimin e platformës politike të kësaj partie. Për më tepër: www.77news.al

PLSHR vijon me trajnimin e sekretarëve të rretheve!

V

ijon trajnimi për Sekretarët e shumtë të Degëve të PLSHR! Partia Lëvizja Shqipëria e Re prej disa javësh po merret me trajnimin e Sekretarëve të degëve të ndryshme nga të gjitha qytetet e vendit. Gjatë këtij trajnimi Sekretarët njihen më hollësisht në lidhje me strukturat, idetë dhe funksionimin e kësaj partie. Pjesë e këtij trajnimi ishin Xhoni Halilaj, Enxhi Tralo, Ermal Mullalli, Hesjona Lazaj, studentë nga qyteti i Tiranës. Duke parë mbështetjen e gjerë që Partia Lëvizja Shqipëria e Re ka dhënë dhe vazhdon të japë për të rinjtë, për familjet në nevojë dhe për gjithë shoqërinë shqiptare ata kanë pranuar të bëhen pjesë e saj dhe të kontribuojnë me shumë vullnet për të. Për më tepër: www.77news.al

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77News