Issuu on Google+

www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 04.02.2013 VITI II - NR.335

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.8

Vlashaj: Modeli politik dhe ekonomik i Turqisë së sotme të Erdoganit, filozofi e mbështetur tek energjia që kanë njerëzit e thjeshtë! MENDIMI POZITIV

Sjellja pozitive është ngjitëse! Qendra e Mendimit Pozitiv

S

hkrimtarë motivues si Norman Vincent Peale, na kanë treguar që një pikpamje më pozitive mund t’i bëjë njerëzit më të suksesshëm në jetë. Mendimi pozitiv

mund të jetë madje edhe >> VIJON NË FAQEN 2

Qendra Kombëtare e Liçencimit, katër ditë për marrjen e një liçence!......................fq.3 Qytetarët ankohen në QDS: Nuk ka kontrolle për ashensorët e pallateve të reja!........................fq.4 Nxënësit te "E. Durham" pa ngrohje: Paguajmë privatisht, Bashkia të marrë masa!......fq.5 Poetja Migena Arllati, e ftuar në Kampusin "Vitrina"!.............................fq.7 Vijon prezantimi i platformës së PLSHR.............fq.2-6

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Lëvizja

E HËNË, 04 SHKURT 2013

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Prezantim i PLSHR tek të rinjtë!

A

nëtari i kryesisë Olsi Mino në kuadër të prezantimit të platformës politike të PLSHR zhvilloi një takim me të riun Adriatik Panahori. Në këtë takim u diskutuan disa pika të platformës ku rëndësi iu dhanë problemeve aktuale të punësimit dhe mbështetjeve ndaj të rinjve. Propozimet e Lëvizjes Sqipëria e Re i japin përparësi të rinjve në administratën publike si dhe mbështetjeve profesionale dhe në nxitje të sipërmarrjeve të reja. Në mbyllje të takimit z.Panahori deklaroi mbështetjen e tij për PLSHR. Për më tepër: www.77news.al

Më shumë mbështetje për sipërmarrjet!

P

rezantohet platforma politike e LPSHR-së me një tregtar nga Gramshi. Në këtë takim janë diskutuar të gjitha pikat e platformës politike. Përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re Agron Zani e realizoi këtë takim, duke e njohur qytetarin me pothuajse të gjitha pikat e kësaj platforme. Tregatari A. Fejzullahu mbështeti kryesisht pikën që ka të bëjë me mbështetjen dhe mbrojtjen e sipërmarrjeve, kryesisht atyre të vogla dhe të mesme. Vendosja e qerase tatimore u pa me shumë optimizëm nga sipërmarrësi. Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 më i rëndësishëm nga sa Peale ka imagjinuar. Sipas disa studimeve të bëra nga disa psikolog në fundin e viteve 80-të, shëndeti i mirë dhe aftësia për të kapërcyer stresin janë të lidhura shumë me sjelljen pozitive. Po çfarë është sjellja? Në mënyrë sipërfaqësore, mund të përshkruhet si një gadishmëri që ju keni. Elwood N. Chapman, autor i Sjelljes: “Zotërimet Tuaja më të Paçmueshme”, pohon se “Sjellja është një mendësi. Është mënyra se si i shikoni gjërat". Ai vazhdon më tutje duke thënë që “Një sjellje pozitive është një manifestim i mendjes, që përqendrohet vetëm tek gjërat pozitive.” Besojeni ose jo, sjellja është ngjitëse. Një sjellje pozitive ju jep energji ju dhe të tjerëve pranë jush. Nga ana tjetër, një sjellje pozitive shteron energjitë tuaja dhe të atyre me të cilët jeni në kontakt. Nuk është për t’u çuditur që shumë njerëz kanë sjellje negative, kur të konsideroni që Lëvizja

gjithandej gjenden shprehje negative. Një studim i bërë nga Charles Thompson në librin e tij “Çfarë ideje e madhe” zbulon që, prindërit i thonë 18 shprehje negative për çdo shprehje pozitive një fëmije kureshtarë ,që do të dijë gjithçka. Mesatarja është 432 shprehje negative çdo ditë! Asnjëri nga ne nuk mund të mos e vërë re që historitë negative në media i tejkalojnë ato pozitivet. Në një shkallë nga një negative dhe dhjetë pozitive, si mund ta klasifikoni sjelljen tuaj ndaj punës dhe jetës tuaj? Nëse e klasifikoni veten në një shkallë më të ulët, mund të shihni hije të vetes suaj në këto skenare: - Stivi është një agjent i shërbimit me klientin në një kompani të madhe. Shumicën e ditës së punës, Stivi ia kushton marrëveshjes me klientin me anë të telefonit. Nëse Stivi do ta mendonte ndonjëherë, do të kuptonte që të paktën 97 përqind e këtyre klientëve janë të arsyeshëm dhe të këndshëm. Gjithsesi, Stivi i qendron atij pesë përqindëshit ose më pak, që i quan “njerëz

të vështirë”. Fatkeqësisht, sjellja negative e Stivit ndaj punës së tij po ndikon edhe gruan dhe familjen e tij. - Elanie dhe Bob janë nga ata kundërshtuesit tipik që i gjen zakonisht nëpër takime. Ata kundërshtojnë çdo lloj ideje që sugjerohet. Përgjigjet që japin dhe reagimet që bëjnë janë: “E kemi provuar edhe më pare! Kështu e kemi bërë gjithmonë! Nuk bëhet ashtu"! Autori Charles Thompson, i etiketon këto shprehje si “fraza vrastare”. Ai beson se, me këto veprime pengohen përpjekjet kreative dhe ulen gjasat për një ndryshim të dobishëm. Kolegët e Elanie dhe Bobit thonë se, njerëzit do të jetonin ende në shpella, nëse do të bëhej sikur thonë ata të dy. Edhe nëse thuhet në formë shakaje, ata kanë të drejtë të mendojnë që sjelljet negative të Elanies dhe Bobit duket sikur burojnë nga një mosdashje për të ndryshuar. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 04 SHKURT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qendra Kombëtare e Liçencimit, katër ditë për marrjen e një liçence!

Ministria e Financave

V

etëm katër ditë duhet të presë një subjekt për të marrë një leje apo liçencë për ushtrimin e një sipërmarrjeje. Gjithashtu leja apo liçenca e kërkuar nga një subjekt miratohet në heshtje, nëse Qendra Kombëtare e Liçencimit (QKL), nuk e shqyrton atë brenda afatit 10 ditor.

Drejtori i QKL, Edmond Palushi në një prononcim për mediat tregon procedurat dhe fushat, ku kërkohen më së shumti liçencat. "Katër ditë për ato leje e liçenca ku vendimi merret nga QKL dhe 10-15 ditë pune për ato leje e liçenca që kanë nevojë të shqyrtohen nga një institucion tjetër

vendimmarrës, pra nga një ministri e linjës. Një nga mjetet më të mira që QKL ka për t'u siguruar që këto afate respektohen, është miratimi në heshtje, që do të thotë se nëse aplikimi nuk shqyrtohet qoftë nga QKL, qoftë nga institucioni tjetër në proces, brenda afateve të përcaktuara në ligj, atëherë çështja konsiderohet e miratuar në heshtje. Pra, subjekti pajiset automatikisht me liçencë”, tha Palushi. Kërkesat më të shumta për leje e liçenca janë për sektorin e shërbimeve. Shërbimet mjekësore parësore, farmacitë, prodhimi dhe tregtia me shumicë e ushqimeve, si dhe lejet e ndikimit në mjedis janë sektorët kryesorë, ku sipërmarrësit po tregojnë interes të madh. Që nga hapja e Qendrës Kombëtare të Licencimit, në 2009, janë dhënë mbi 10.700 leje dhe liçenca, ndërsa janë pezulluar 226 prej tyre për arsye të ndryshme, si mosplotësim kriteresh, mospagesë të tarifave sektoriale, shkelje ligjore, por edhe me vullnet të vetë subjektit. Për më tepër: www.77news.al

Durrës, nis puna për ndërtimin e portit të peshkimit!

K

anë filluar punimet për ndërtimin e portit të ri të peshkimit në qytetin e Durrësit. Fillimisht po ndërhyhet në ndërtimin e skolierës së jashtme që do të funksionojë edhe si dallgëpritës, ku do të qendrojë flota e peshkimit. Parashikohet ngritja e një skoliere prej guri prej 800 metra linear përballë murit perëndimor të portit në krahun e shëtitores "Tau-

lantia". Sipas projektit, brenda basenit ujor prej 8 hektarë që do të krijohet mes dy mureve, do të ndërtohen tre ura me gjerësi 4 metra dhe me gjatësi 84 metra secila. Ndërtimi i portit të ri do të mundësojë ankorimin e 130 motopeshkatoreve njëherësh, si dhe punësimin e afro 750 personave. Për më tepër: www.77news.al

rejtësi dh D ër

e

izja

S h qi p ë ri a

R

L

ëv

hvillim eZ

Qendra p

Megatek S.A ofron vend pune SPV i Departamentit Elektrik. Dërgoni CV në: burimenjerezore@megateksa.com

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E HËNË, 04 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qytetarët ankohen në QDS: Nuk ka kontrolle për ashensorët e pallateve të reja!

N

jë produkt i shtrenjë dhe që kërkon shumë siguri, si ashensori, vihet në përdorim nëpër pallatet tona me garanci minimale prej 1 apo 2 vjetësh, kur kaq shkon garancia e një televizori dhe frigoriferi! “Ne nuk dimë se çfarë sigurie kemi në ashensor”. Shprehja që na tha një banore në rrugën “Teodor Keko” përputhej me konstatimin e specalistes Anila Jani në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.“Kemi rastin e ashensorëve, që është shumë problematik për të gjithë. Ne nuk e dimë se çfarë ashensorësh po përdorim. Sipërmarrësit në momentin që bëjnë aktin e shitblerjes me ne, kanë larë duart nga përgjegjësia. Ata thonë: ‘Tani, duhet të paguani lekët për mirëmbajtjen e ashensorit’. Ndërsa vizitonim dy ditë më parë periferinë e mbushur me ndërtime të reja të kryeqytetit, takuam shumë banorë, të paqartë për sigurinë e

ashensorëve dhe se kush përgjigjet për aksidentet e mundshme. Nga një navigim për përvojat e huaja, konstatuam se ndodh që prodhuesit dhe importuesit e ashensorëve pranojnë të shesin më lirë, por pa përfshirë në kontrata, përgjegjësitë ligjore të aksidenteve. Nuk dimë se si parashikohen në kontratat shqiptare. Një qytetare na tregoi: “Ashensori i shkallës sonë ditën e djeshme nuk qëndroi në lartësinë e dyshemesë së katit. Ishte gati 30 cm më lart dhe unë pata frikë të hipja”. Ndërsa Shtëpim Kasaj thotë: “Kur ashensori prishet, ne paguajmë difektet. A nuk kanë afate garancie këta ashensorë?” Duke shfrytëzuar një dokument parlamentar në 2011 është miratuar në komision projektligji “Për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” ku garancia e ashensorit, nga 2 vjet u caktua 5 vjet. Nga anëtarët e Komisionit u tha se dy vjet është garancia kur blejmë një lavatriçe, një televizor apo një kondicioner. Kur flasim për ashensor, që janë produkte shumë të rrezikshme, të jetë 5 vjet”. Disa njerëz kanë fobi nga ashensorët, por ndodh që kanë të drejtë. Kështu, sipas Departamentit Amerikan të Statistikave të Punës, aksidentet nga ashensorët në SHBA arrijnë në 30 jetë njerëzish dhe plagosjen e 17 mijë të tjerëve në vit. Por në kushtet shqiptare kur nuk ka ndonjë departament të posaçëm për Sigurinë e ashensorëve dhe kontrollin periodik të

tyre si dhe ricertifikimin pas vitesh, rreziku merr trajtë reale. Edhe garancitë për ashensorët dhe për pjesët e tyre, janë në afate minimale, ndërkohë që standardi industrial është mbi 3 vjet duke tentuar drejt 10 viteve garanci. Por në Shqipëri, pjesa më e madhe e firmave ofrojnë një afat garancie 1-2 vjet. Rastet me garanci më të larta janë të rralla. Raporti vjen në “77 News” nga disa kompani që operojnë në tregun e ashensorëve në vend si dhe bëjnë montimin dhe servisin e tyre (do të botohen në ditët në vijim). Firmat që montojnë ashensorët, i pajisin me pllakata ku shënohet pesha dhe numri i personave -mundet i ekzagjeruar. Kapaciteti duket se vlen vetëm për peshën trupore të personave (p.sh. 400 kg per 5 vetë), por nuk merr parasysh karrocat e supermarketit, çantat me libra të nxënësve etj. Në një nga pallatet e Unazës së Re na thanë se ashensori përdorej, ndërtuesi nuk u merrte lekë për mirëmbajtjen e tij por as nuk i bëhej ndonjë shërbim ashensorit. Përfaqësuesi i një prej firmave të ashensorëve, Ferdinand Doraci sensibilizon: “Ashensori është një makinë publike vertikale, jo horizontale. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Deka-Olim ofron vend pune Menaxher Shitjesh HORECA. Dërgoni CV në: hr@deka.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 04 SHKURT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nxënësit te "E. Durham" pa ngrohje:

Paguajmë privatisht, Bashkia të marrë masa!

Shkolla 9-vjecare E.Durham

N

xënësit tek shkolla nëntëvjeçare "Edit Durham" në kryeqytet janë të detyruar që gjatë gjithë këtyre muajve të mësojnë në të ftohtë për shkak të mungesës së ngrohjes. Ky shqetësim thuajse ka qenë i përhershëm dhe është përsëritur vit pas viti. Sapo vjen stina e dimrit ky është problemi më i madh për fëmijët por edhe për prindërit e tyre. Agron V. ka fëmijën e tij në klasën e dytë në këtë shkollë e cila njihet si shkolla me fluksin më të madh në kryeqytet. Qytetari nga Tirana tha për Qendrën Drejtësi dhe Solidaritet se ai ka paguar rreth 30 mijë lekë për të mundësuar ngrohjen në klasën e djalit të tij. “Muajin e kaluar djalin e pata me të ftohtë, e kam shtruar dy javë në spital, kam shkuar vetë dhe e kam parë sesi dridhen fëmijët e vegjël pa ngrohje dhe soba është ndryshkur nga mos funksionimi, sepse s'ka dru, mësuesja më tha që duhet të kontri-

buojnë të gjithë prindërit dhe të blejnë një ngrohëse me korent dhe ashtu bëmë”, shprehet Agroni ndërsa i bën apel Bashkisë që të zgjidhë këtë problem që është shqetësim për të gjithë prindërit tek kjo shkollë. Problemi Një tjetër prind i një prej fëmijëve të klasës së parë në këtë shkollë shprehet se ka shkuar dhe është interesuar personalisht tek ndërmarrja numër tre pasi një prej mësuesve i kishte thënë se kjo ndërrmarje merret me çështjen e infrastrukturës dhe pajisjen me ngrohje në shkollat e kryeqytetit. Valmir C. shprehet se në ndërmarrjen numër tre i kanë bërë me dije se Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë fonde të mjaftueshme për ngrohjen në shkolla dhe kjo është arsyeja se përse mungon ngrohja në to. Por edhe vetë nxënësit rrëfejnë se duke parë që qëndrimi në klasë gjatë ditëve të ftohta është bërë i padurueshëm nga të ftohtët atëherë mësuesja ju ka mbledhur secilit prej tyre nga 20 ose 30 mijë lekë për të blerë në disa raste dru për sobën ose dy tre ngrohës, për të gjithë klasën. Arbioni nxënës në klasën e nëntë rrëfen se kur është shumë ftohtë në klasë fëmijët janë të detyruar të mbështillen dhe ta ndjekin mësimin me xhupa dhe me dorashka, pasi në klasën e tij bën shumë ftohtë për shkak edhe të disa dritareve që janë pa xhama. Disa nxënës të tjerë rrëfejnë se mësuesja ka sjellë nga shtëpia e saj një ngrohës por ai mund të ngrohë vetëm pjesën e përparme të klasës dhe fëmijët e tjerë gjatë mësimit dridhen prej të ftohtit. “Ne në klasë kemi

vetëm një ngrohës, soba është ndezur vetëm njëherë kur erdhën vjet ca dru për shkollën dhe morën vetëm klasat e para dhe të dyta meqënëse ishin të vegjël, ne na dhanë vetëm ca dru për një ditë, në emër të nxënësve të klasës së nëntë i bëj thirrje Bashkisë të mos na lërë në të ftohtë”, shprehet Egzona, një prej nxënësve të shkollës "Edit Durham". Sipas saj të gjithë prindërit kanë vënë nga 25 mijë lekë ( të vjetra) duke marrë një ngrohës me gaz për të cilin duhet gaz çdo dy javë dhe për këtë prindërtit duhet të kontribuojnë sërish panvarësisht pagesës fillestare prej 25 mijë lekësh (të vjetra). Sqarimi Duke u përpjekur të kontaktojmë disa herë radhazi me drejtorinë e shkollës "Edit Durham" për këtë situatë kur fëmijët mësojnë në të ftohtë, nga drejtuesit e këtij institucioni edhe pse kanë qenë prezent në shkollë nuk na është dhënë asnjë sqarim. Madje kur i jemi prezantuar si gazetarë të “77 News” dhe Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet polici roje në këtë shkollë njoftoi në drejtori por nga ana e drejtuesve u deklarua se nuk mund të prisnin gazetarë në atë moment. Por edhe në disa raste të tjera drejtoria e kësaj shkolle e ka mohuar sqarimin për situatën e ngrohjes në këtë shkollë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

FINAL ofron vend pune Specialiste Kredie. Dërgoni CV në: hr@fin.al / Për më tepër: www.njoftime.com

BOYS

Tek kullat përballë Parlamentit Përballë qendrës tregtare Vesa Lëvizja

TIRANË

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 04 SHKURT 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Takim mbi platformën politike të PLSHR!

N

ënkryetarja e Forumit Rinor për Lëvizjen Shqipëria e Re, Lisana Subashi, realizoi takimin e rradhës me Adrian Kolbucaj. I riu me origjinë nga Tropoja u njoh me shtatë pikat e platformës politike të LSHR. Kolbucaj, student në degën e ekonomikut përkrahu konceptin e qerasë tatimore, si një mënyrë shumë e saktë, e cila nuk lë hapësira për abuzime nga asnjëra palë. Gjithashtu i riu përkrahu edhe disa pika të tjera duke dhënë kështu mbështetjen e tij për këtë parti të re politike. Për më tepër: www.77news.al

Perimet kozmike janë të padëmshme!

S

hkencëtarët rusë arritën në përfundimin se perimet e rritura në bordin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) janë të parrezikshme për shëndetin e astronautëve. Për disa vite me radhë ekspertët kanë realizuar një eksperiment që kishte për qëllim studimin e vetive të bimëve "orbitale", duke përfshirë edhe lakrën japoneze të sallatës të llojit "Mizuna". Mostrat e perimeve të rritura në SKN u sollën në Tokë. Gjatë studimit të tyre u bë e qartë se në të gjitha drejtimet, përfshirë këtu edhe ato mikrobiologjike, perimet janë plotësisht të sigurta. Rezultatet e eksperimentit do të përdoren për krijimin e anijes kozmike serrë për f luturimet e pilotuara afatgjata. www.banka-ideve.com Agikons ofron vend pune Elektricist. Dërgoni CV në: info@agikons.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Mish dhe të gjitha produktet e mishit. Çdo gjë bio, ia vlen ta provosh!

Adresa 1: Zejmen, Lezhë. Adresa 2: Përballë stadiumit Besëlidhja, Lezhë. Adresa 3: Lagjia 15, Durrës. E-mail: vellezeritsmakaj@yahoo.com cel: +355 69 29 51 360 +355 68 20 19 377 +355 68 20 000 97 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 04 SHKURT 2013 Lëvizja

KULTURË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Poetja Migena Arllati, e ftuar në Kampusin "Vitrina"!

N

ë mjediset e Kampusit“Vitrina”ishte e ftuar Znj. Migena Arllati, albanologe, gazetare radiofonike, poete. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth temës “Çdo vend ka nevojë për poetët e tij”. Fjalën e hapjes e mbajti Zv. Rektori Dr.Teki Kurti i cili i bëri një përshkrim të shkurtër të së ftuarës dhe gjithashtu arritjet e deritanishme të Sh.L.P "Vitrina". Në fjalën e saj Znj.Arllati u shpreh se nuk ishte hera e parë që ndodhet në Kampusin "Vitrina". Sa herë që vij, u shpreh ajo,“Vitrina” rritet dhe kjo dallohet jo vetëm tek stafi akademik por edhe tek studentët. Znj. Migena Allarti tregoj për periudhën e vështirë që ka kaluar Kosova. Etapa e letërsisë shpesh gërshetohet me etapën e historisë, ndaj bëhet dhe kategorizimi i poetëve ndër vite. Kritikët kanë përshkruar dhe treguar se shkrimtarët

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

në periudha të ndryshme historike, nuk kanë qenë vetvetja por patriotë të flaktë, duke i shprehur me vargje kumbuese që i kanë rezistuar kohës. Pasioni për lavdi ka qenë subjekt kryesor i poetëve. Gjatë këtij seminari u dhanë dhe shembuj të ndryshëm të shkrimtarëve apo heronjve me shkrimet e tyre. Poetët e sotëm, u shpreh Znj. Arllati, janë të lidhur më tepër nga ana sociale, pasi rrjedhja që merr jeta janë të ndryshme, si politika, gjendja ekonomike apo ajo shpirtërore. Ky fenomen bën që vlerat e poezisë po zbehen, po shmangen artistët për të bërë art për artin. Gjithkush nga ne bën poezi dhe asnjëherë nuk cilësohet si e keqe, tha e ftuara. Ambicja për të shkruar si sasi bën të mundur zbehjen e cilësisë por që vetë koha do t'i seleksionojë. Për më tepër: www.77news.al

Dashi: Falë pozicionimit të Venusit, në jetën tuaj sentimentale mund të lindin dyshime mbi partnerin. Demi: Nëse deri më sot keni qenë vetëm, më në fund do ndiheni të plotësuar falë një takimi. Binjakët: Çiftet do të hyjnë sot në një fazë të rëndësishme. Mundohuni me çdo kusht të shmangni edhe debatet. Gaforrja: Do kaloni momente të mrekullueshme gjatë të cilave ndjenjat do shprehen më shumë se kurrë. Luani: Do shpenzoni pa kursim gjatë kësaj dite dhe financat do tronditen së tepërmi. Bëni shumë kujdes! Virgjëresha: Në planin financiar do jeni më të qartë. Shmangni vetëm shpenzimet e tejskajshme. Peshorja: Do mundoheni t’i rregulloni problemet që kanë lindur kohët e fundit me partnerin tuaj. Akrepi: Financat do jenë të mbrojtura dhe ju do bëni transaksionet e duhura. Do tregoheni më realiste. Shigjetari: Nëse doni të ndërtoni një lidhje të këndshme dhe jetëgjatë, ka ardhur momenti i duhur. Bricjapi: Financat nuk do jenë shumë të mbrojtura kështu që është mirë të shpenzoni me maturi. Ujori: Me financat duhet të tregoheni shumë të matur. Mos shpenzoni pa u menduar sepse jeni ju që do vuani më vonë. Peshqit: Sot do i kushtoni më shumë rëndësi jetës suaj në çift dhe do merrni disa vendime të rëndësishme.

Jumbo shop ofron vend pune Kasiere. Dërgoni CV në: jumbo@teg.al / Për më tepër: www.njoftime.com

FUQIA ËSHTË BRENDA TEJE!

Shto mundësitë, ndrysho Shqipërinë! Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 350 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Deri më 10 Shkurt

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


FOKUSI POLITIK I JAVËS

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 04 SHKURT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj:

Modeli politik dhe ekonomik i Turqisë së sotme të Erdoganit, filozofi e mbështetur tek energjia që kanë njerëzit e thjeshtë!

Z

oti Edmond Vlashaj, kryetar i Partisë “Lëvizja Shqipëria e Re” (PLSHR) në Fokusin Politik të Javës të "77 News" me gazetarin Artur Nura, trajtoi arsyet të cilat kanë bërë që kjo lëvizje politike të promovojë në territore shqiptare modelin e Turqisë së sotme dhe të kryeministrit Erdogan. Kryetari i LSHR-së, duke komentuar këtë përzgjedhje politike tha se në qendër të kësaj iniciative është fakti se modeli politik dhe ekonomik që po ndjek Turqia, nën drejtimin e liderit të saj Erdogan, është filozofia e mbështetur tek energjia që kanë njerëzit e thjeshtë të cilëve po u dhe lirinë e duhur arrijnë të sjellin begatinë e tyre, të familjeve dhe të shoqërisë e kombit të tyre.“Kjo filozofi e mbështetjes tek energjitë e individit të thjeshtë dhe të lirë e implementuar në mënyrë më efiçente të mundshme, sipas nesh – tha Vlashaj - është motori kryesor i Turqisë së sotme e cila ka arritur të jetë vendi me rritjen ekonomike më të madhe në rang botëror dhe është rreshtuar tashmë tek

dhjetë vendet më të industrializuara. Turqia ka pasur ne vitin 2002 GDP (Produktin e Brendshëm Bruto) në 3.493 USD për frymë dhe sot, pas tre legjislaturash të drejtuara nga kryeministri Erdogan, e ka trefishuar atë duke tejkaluar 10.000 USD, të paktën deri në vitin 2010 sipas të dhënave zyrtare”, shtoi kryetari i PLSHR-së. Drejtuesi i PLSHR tha gjithashtu se këtë model të drejtimit dhe zhvillimit të ekonomisë të mbështetur tek individi i lirë, ne si parti politike e sugjerojmë ndaj zgjedhësve tanë për Shqipërinë dhe këtë e bëjmë – tha Vlashaj - sepse besojmë se janë zgjedhësit të cilët janë po ashtu individët sipërmarrës që po u dhe lirinë e duhur dhe u ofron politika fiskale të përshtatshme mund ta bëjnë të mundur Shqipërinë e begatë, ashtu siç është bërë Turqia sot. Drejtuesi i PLSHR tha gjithashtu se ka dhe një arsye tjetër themelore që e ka shtyrë atë vetë dhe partinë që ai drejton drejt kësaj përzgjedhje politike dhe që sipas tij, ka të bëjë me rolin

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

që ka marrë Turqia në raport me zhvillimet Euro-Atlantike globale dhe ekuilibrat e caktuara të pushteteve të energjisë në boshtet e interesave SHBA – BE – Rusi dhe padyshim sferat gjeopolitike përkatëse në raport me vendndodhjen e Turqisë dhe stabilitetin që ofron influenca e saj. “Tërheqja ushtarake e SHBA-ve, aleatit më strategjik të të gjithë shqiptarëve, nga zona të caktuara të globit si Iraku, Afganistani, apo edhe zhvillimet demokratike në vendet e Pranverës Arabe e bëjnë rolin e Turqisë si aleat po aq strategjik të SHBA-ve, shumë më vendimtar dhe më të rendësishëm me një përgjegjësi gjeopolitike më globale”, tha drejtuesi i PLSHR-së duke shtuar – se kjo ka të bëjë gjithashtu dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me interesat e Bashkimit Europian në raport me vartësinë energjetike që ky organizëm shumë i rëndësishëm global politik ka ndaj Rusisë që forcon interesat e saja të ndryshme nga të SHBA-ve dhe të vetë BE-së”. Turqia ka vendndodhje shumë të favorshme për 70 për qind të rezervave botërore të naftës dhe gazit dhe është një nyje energjetike euro-aziatike që ofron rrugë të sigurta për transportin e tyre – tha kryetari i PLSHR-së duke shtuar se integrimi dhe bashkë-veprimi i Turqisë me BE është një nevojë reciproke dypalëshe ndaj së cilës çdokush që ka një mundësi qoftë dhe modeste duket ta ushtroi siç synojmë ne si parti ta bëjmë - konkludoi Edmond Vlashaj duke paralajmëruar se “77 News” do ftojë ekspertë të gjeo-energjisë për të shpjeguar në mënyrë profesionale këtë motor shumë të rëndësishëm, por të anashkaluar të politikë-bërjes. Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77News