Issuu on Google+

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 09.07.2012 VITI I - NR.125

>>fq.4

OPINION

O sot o kurrë!

Bashkëpunim mes Pozitës dhe Opozitës!

R

ritja e vetëdijes për një bashkëpunim të mundshëm institucional mes Pozitës dhe Opozitës po sjell mundësinë dhe shansin që Nga Edmond Vlashaj* në Shqipëri të kemi një rezultat konkret në ecurinë drejt anëtarësimit në BE. A jemi në gjendje që sejcili prej nesh ta ushqejë këtë bashkëpunim me nxitje pozitive dhe vlerësime pozitive po ashtu? Sot për sot shqiptarëve u intereson bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për miratimin e reformave që kërkojnë tre të pestat e votave të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Nëse do të kishim tashmë një bashkëpunim të tillë, do të kishim mundësinë që të vendosnim në shina të sigurta trenin tonë për në BE. Pikësëpari të gjithëve ne na intereson dhënia edhe një herë në dorë të publikut, të të gjitha mekanizmave të kontrollit dhe verifikimit të aktiviteteve të administratës publike. Imunitetet janë një gangrenë që po e kalb dita-ditës e më shumë, gjithë misionin e jetës në drejtësi e demokraci, mision, që dikur e kishte marrë përsipër ky shtet me aq përkushtim dhe përdëllim. Imunitetet nuk kanë përse të jenë mburojë e padrejtësisë e papërgjegjshmërisë dhe e pandershmërisë. Nëse dikush, zyrtar apo ofiqar i lartë, i mesëm apo i nivelit bazë në administratë, ka qenë korrekt dhe është korrekt me ligjin dhe të drejtën, nuk ka përse të frigohet nga fakti i mospasjes së imunitetit.

>> VIJON NË FAQEN 2

Qytetarët, para nën dorë tek bluzat e bardha.

Urdhri i Infermierëve, masa për ata që shpërdorojnë detyrën! Lajçak-Berishës: BE e mbështet Shqipërinë për integrim!f.2 Besim Ndregjoni: 4500 të vrarë nga diktatura, kërkojnë një varr!................................................................f.3 Workshop: Medias i mungon liria apo profesionalizmi?......f.6 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Risitë që sjell fondacioni ‘’Banka e Ideve’’!.............f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e pedagogut Bledar Komini.......f.5

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Welcome to Albania!

E HËNË, 9 KORRIK 2012

POLITIKË Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lajçak-Berishës: BE e mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit! K ryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim në Dubrovnik me Zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajçak. Bashkimi Europian është tërësisht i vendosur të vijojë të mbështesë dhe të ndihmojë Shqipërinë e të gjitha përpjekjet për realizimin me sukses të të gjitha reformave të lidhura me procesin e integrimit, kështu u shpreh Zv.kryeministri Miroslav Lajçak. Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Shqipëri e në veçanti ecuria e reformave për përmbushjen e 12 rekomandimeve të komisionit me qëllim ecjen përpara në pro-

cesin e integrimit europian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Duke iu referuar kësaj, kryeministri Berisha e njohu Lajçak me ecurinë pozitive të reformës elektorale, nismën jashtëzakonisht të rëndësishme të mazhorancës për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve dhe me arritjet e rëndësishme në përmbushjen e një pjese të rëndësishme të rekomandimeve si edhe punën intensive e gjithëpërfshirëse për përmbushjen sa më parë të këtij procesi shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë. Ndërsa Lajcak vlerësoi përkushtimin

NJOFTIM

dhe angazhimin për përmbushjen e të gjitha rekomandimeve dhe e siguroi kryeministrin Berisha për gadishmërinë e Sllovakisë të mbështesë e të ndihmojë Shqipërine në këtë përpjekje madhore në çdo kohë. Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit në rajon. Për më tepër: www.77news.al

Panariti-Kaur: Bashkëpunim mes dy vendeve! Ministri i jashtëm Edmond Panariti është takuar dje me ministrin e shtetit të Indisë Peneet Kaur, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ministri Panariti pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Indisë, u ndal në mundësitë e mëdha të bashkëpunimit dypalësh. Ai i kushtoi vëmendje të veçantë marrëdhënieve në fushën ekonomike, sidomos investimeve në vendin tonë në fushën e energjitikës, turizmit, teknologjisë, por dhe bashkëpunimit në fusha të tjera, si ato të arsimit, kulturës etj. Ministri Panariti u ndal në nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor, duke vënë theksin në përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe, të cilat janë në proces, si ato për liberalizimin e vizave. Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke ndërmjet dy vendeve në organizatat ndërkombëtare e veçanërisht në OKB. Për më tepër: www.77news.al

OPINION << VIJON NGA FAQJA 1... Si mund të dekurajohet inisiativa e heqjes së imuniteteve, si mund të paragjykohet, apo të anatemohet pa kurrfarë lidhjeje dhe bazë llogjike? Korrupsioni nuk ka sesi të luftohet personalisht apo individualisht nëse akoma nuk është ngritur një sistem anti-korrupsion. Po çfarë janë imunitetet deri tani? Janë mirëfilli sistemi i korracuar i korrupsionit. Janë labirinthi që i dihet deri diku hyrja por dalja kurrsesi jo. Si t’ia bëjë njeriu i thjeshtë, populli si t’ia bëjë hallit, kur Welcome to Albania!

mund t’i shkelen të drejtat e tij nga një gjykatës, nga një prokuror, nga një polic, apo nga një zyrtar tjetër i administratës? I jepet mundësia deri tani vetëm të bëjë një ankesë, por gjithsesi brenda sistemit zinxhir të atij sektori të administratës ku i është shkaktuar kjo shkelje e të drejtave të tij apo kjo padrejtësi. Çfarë ka ndodhur deri tani me këtë sistem ankimimi? Ky sistem ka qënë me të vërtetë labirinthi që hyhet por nuk dihet nga të dilet më, madje më mirë të mos kishe hyrë, sepse duke hyrë, e më thellë, të duket vetja më i nëpërkëmbur dhe më i shkelur e më i dhunuar se më parë.

Dy forcat tona kryesore politike, duhet të bëhen të ndjeshme dhe të vetëdijshme jo vetëm kur u cënohen të drejtat apo interesat aktivistëve të tyre më të lartë politikë, siç janë deputetët, apo sekretarët politikë, por është mirë ta ndjejnë zërin e popullit dhe të bëjnë të pamundurën për të ndërtuar sisteme të cilat pikësëpari i shërbejnë popullit shqiptar, i shërbejnë nevojës së tejskajshme për drejtësi. Pastaj le të merren edhe me plotësimin e 12 pikave për marrjen e statusit kandidat për në BE, pasi edhe kjo gjë i shërben popullit shqiptar maksimalisht. *Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re.

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 9 KORRIK 2012

AKTUALITET

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Besim Ndregjoni: 4500 të vrarë nga diktatura, kërkojnë një varr!

Flet Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm i “Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë”. Ai ngre disa problematika që shqetësojnë ish të përndjekurit politikë. Si është gjendja e të përndjekurve politikë në demokraci? Të përndjekurit politikë ndodhen në një gjendje kaotike. Kaotizmi i tyre është heshtja e klasës politike ndaj mos dënimit të krimeve të komunizmit. Ndërgjegjësimi i

shoqërisë është në nivelin zero për dënimin ndaj këtij krimi. Në cilën fazë ndodhet aktualisht problemi i dëmshpërblimeve për ish të përndjekurit politikë? Dëmshpërblimi si veprim ligjor kushtetues është futur në kalentat greke me moton “shumë zhurmë për asgjë”. Administrata shtetërore ka katër vjet që shkel ligjin dhe nuk penalizohet, kur në bazë të po këtij ligji të përndjekurit politikë duhet të merrnin këstin e katërt, kur s’ka përfun-

duar ende kësti i parë. Çfarë impakti pati foto-ekspozita e shoqatës tuaj? Foto-ekspozita “Shqipëria kujton… eshtrat e tyre kërkojnë një varr” u kushtohet 4500 të pushkatuarve nga diktatura komuniste që s’kanë ende një varr. Në këtë 100-vjetor të pavarësisë, kjo foto-ekspozitë u promovua si kërkesë e domosdoshmëri ndaj heshtjes së klasës politike. Heshtja e politikës është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është impakti sensibilizues e shumë i mirëpritur nga shoqëria. Kush ishin disa nga personalitetet që e përshendetën këtë veprimtari? Ndër personalitetet që e mbështetën dhe e përshëndetën këtë foto-ekspozitë ishte shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare, i cili nga Parisi më dërgoi një mesazh në të cilin theksonte falenderimin, mbështetjen dhe inkurajimin që kjo fotoekspozitë t’i shërbejë të vërtetave tragjike të kombit tonë. Tjetër personalitet mbështetës i foto-ekspozitës ishte disidenti dhe mbajtësi i çmimit “Sarahovë”, Adem Demaçi, i cili theksoi se shqiptarët në këtë 100-vjetor të pavarësisë ballafaqohen me të vërtetën, por që morali i këtyre burrave e grave në foto-ekspozitë është në piedestalin e kombit për të cilin ata u sakrifikuan. Shtypi spanjoll publikoi në faqet e para foto-ekspozitën pa harruar këtu edhe shtypin e median shqiptare, të cilat i përshëndeti dhe e transmetoi këtë ekpozitë në nder të të rënëve që akoma nuk kanë një varr. Nga Olta Zhilla Për më tepër: www.77news.al

DAST sh.a ofron vend pune magazinier. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën e email: info@dast.al /për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E HËNË, 9 KORRIK 2012

SOCIALE

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Qytetarët, para nën dorë tek bluzat e bardha

Urdhri i Infermierëve, masa për ata që shpërdorojnë detyrën!

Q

ytetarë të shumtë vazhdimisht ankohen përsa i përket trajtimit që marrin në spitalet e vendit. Sjellja e stafit mjekësor sipas tyre nuk është e përshtatshme dhe shpeshherë konfliktet pacient- infermier apo edhe pacient- mjek janë të vazhdueshme.“77 News” ka intervistuar qytetarë në qendrën Universitare “Nënë Tereza” apo edhe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Sipas tyre nëse nuk jepen para në dorë atëherë përballesh me arrogancën dhe indiferencën e bluzave të bardha.“Kam tre ditë që vij në QSUT për të vizituar djalin dhe ju siguroj pa para s’bën asgjë. Përveç se duhet të paguash faturat, ose nëse ke siguracion nuk i paguan, duhet të marrësh vesh sa para kërkon mjeku. Kjo merret vesh duke pyetur infermierët”, thotë V.P., banore

në zonën e kombinatit në kryeqytet. Një situatë e tillë, e cila vazhdon prej kohësh në vendin tonë është denoncuar edhe nga Urdhri i Infermierit. Ky institucion raporton se nga inspektimet e bëra, mbi 130 infermierë nuk janë gjetur në vendin e punës, janë sjellë keq me pacientët dhe kanë qarkulluar nëpër spitale pa veshjen e punës. Për këto arsye ata kanë marrë vërejte me paralajmërim për pezullim të ushtrimit të profesionit. Megjithatë ende nuk ka penalizime deri në heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin. Sipas Presidentit të Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi për çdo shkelje të konstatuar masat do të jenë më të rrepta. Ai thotë se nuk do të ndiqen me rradhë hapat ndëshkimorë, si dhe garanton se direkt do të pezullohen

nga ushtrimi i profesionit, infermierët që kryejnë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. "Komisionet e gjykimit profesional kanë gjykuar deri tani 137 raste. Vërejtjet janë nga më të ndryshmet, për komunikim, për uniformë, për lëvizje nga vendi i punës dhe probleme të tjera. Janë mbajtur qëndrime. Tek ne vërejtja shkruhet në kartelën personale dhe kur do një infermiere të ketë karrierë, të lëvizë apo të ketë problem, e ka të shkruar që, në vitin kaq i është bërë një vërejtje", thotë Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit. Ditë më parë në një konferencë për shtyp Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo u kërkoi infermierëve që të jenë korrekt në ushtrimin e profesionit dhe të zbatojnë kodin etik. "Në zbatim të ligjit, ne nuk do të lejojmë asnjë infermier, mami, fizioterapist, të ushtrojë këto profesione jashtë Urdhrit të Infermierit dhe detyrimeve të kodit etik. Urdhri i Infermierit, në bashkëpunim me institucionet e tjera shëndetësore duhet të udhëheqë zbatimin me korrektësi të tij dhe të mbajë qëndrimet e duhura në raste të veçanta", ka deklaruar Tavo. Afro 16 mijë infermierë në të gjithë vendin, që ushtrojnë profesionin janë liçensuar pranë Urdhrit të Infermierit. Ndërsa një numër tjetër disi më i vogël pavarësisht se nuk ka liçensë dhe kjo është në kundravajtje me ligjin, vazhdojnë të jenë në punë. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

JonidaP Durrës ofron vend pune agjent shitjesh. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën e email: jonidapapa@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Cel +355 68 21 51 863 Adresa Rr. Shyqyri Kuka Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 9 KORRIK 2012

ZËRI I SË VËRTETËS

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e pedagogut të Shkencave Politike në Universitetin "Vitrina", Bledar Komini

“77 News” po vijon misionin e saj, për të përcjellë tek lexuesit të vërtetën mbi dhunimin e universitetit “Vitrina”, në 17 janar. Pedagogu i Shkencave Politike, Bledar Komina, dëshmon dyndjen e efektivëve të policisë në kampusin universitar, në shkelje të plotë të ligjit për arsimin e lartë. Ai tregon për dhunimin e kolegëve të tij

dhe presonin psikologjik të përjetuar nga studentët dhe nga stafi pedagogjik. -Z. Komina çfarë ndodhi në 17 janar në kampusin universitar “Vitirina”? 17 janari ka qenë një ditë goxha e tensionuar. Për mua ka nisur si një ditë normale pune. Kisha mësim. Andej nga ora e tretë apo e katërt e mësimit, ishte koha e pushimit ndërmjet orëve, dëgjoj që në universitet kishte hyrë policia. Kam qenë në auditorin D. Menjëherë dal jashtë auditorit për të parë se çfarë po ndodhte dhe pse kishte aq shumë zhurmë. Kur dola jashtë pashë shumë forca policie që kishin hyrë në territorin e shkollës së lartë private "Vitrina" dhe kishin ardhur deri te godina ku unë po jepja mësim. Mbaj mend që studentët ishin shumë të tensionuar. Disa u futën në auditore dhe disa vijonin të qëndronin në korridoret e Fakultetit të Shkencave Politike. Ishte krijuar një gjendje tensioni kudo në kampus. Menjëherë shkoj për te rektorati dhe shoh po të njëtën gjendje mes kolegëve të mi. Disa ishin të tensionuar dhe ngjiteshin sipër, disa të tjerë nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur. Pashë që policët po qarkullonin aty dhe nuk e mora vesh se çfarë po ndodhte. Tek rektorati mësova që disa nga kolegët e mi ishin shoqëruar në polici dhe se ishte ushtruar edhe dhunë ndaj tyre, sidomos ndaj njërit prej tyre, i cili ishte qëlluar dhe ishte marrë me forcë

në fugon e më pas në rajon. -Si e përjetuat ju këtë ngjarje? Ishte një situatë me të vërtetë e vështirë. Nëse do t’i bëj një analizë situatës, do të thoja se përveçse një shkelje të të gjitha të drejtave dhe lirive të individit, ishte edhe një shkelje e dinjitetit. Ka qenë një ngjarje shumë e shëmtuar. Jo vetëm unë, por edhe të gjithë kolegët e mi q�� ishin aty, u ndjemë të dhunuar. U bë vite që në Shqipëri nuk ka situata të tilla tensioni, ku policia të ndërhyjë në mënyrë arbitrare dhe me dhunë në institucionet private. -Sa zgjati kjo situatë? Nëse flasim për situatën në tërësi, ka zgjatur me orë. Ndërsa nëse flasim për momentet e tensionit, kur unë shkova kishte rënë tensioni i madh. Ishte marrë një pjesë e stafit dhe ishte shoqëruar në rajon. Policia e kishte zaptuar pothuajse të gjithë institucionin dhe po merrej me rrethimin e kamerave dhe ambienteve. Unë nuk kam qenë prezent që në momentet e para të situatës së tensionuar, por nga sa më kanë thënë kolegët ka qenë rreth një orë e tmerrshme. -Kur janë larguar efektivët e policisë? Janë larguar shumë vonë. Kanë bërë kontrolle, janë marrë me kamerat. Deri në mometet e largimit tim nga puna kanë qenë aty dhe në numër të madh. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

ELECTRONIC.LINE ofron pune: Prezantuese/Shitëse. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën e email: electronic.line@yahoo.com/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 9 KORRIK 2012

KURIOZITETE

77 NEWS Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Workshop: Medias i mungon liria apo profesionalizmi?

W

orkshop: “Medias i mungon Liria apo Profesionalizmi?” ka qënë tema tjetër e Workshopit të organizuar nga Fondacioni “Banka e Ideve” në bashkëpunim me Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun. Ky Workshop me këtë temë mjaft të debatueshme nxiti studentët dhe pedagogët të debatonin dhe të arrinin në përfundimin se ka gazetarë dhe media profesioniste media shqiptare dhe se nëpërmjet profesionalizmit fitohet dhe liria. Ky Workshop u organizua nga koordinatorja e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun Msc Eglantina Mirashi e cila ftoi studentë dhe pedagogë t’i bashkohen Workshop-it me mendimet e tyre spontane. Workshopi gjithashtu u shoqërua nga ekspozita “100 vite shtet, mijëra vite identitet” e organizuar nga Fondacioni Banka e Ideve në kuadër të 100 vjetorit

të Pavarësisë, me foto nga disa nga vendet natyrore më të bukura të Shqipërisë si edhe disa nga kostumet popullore. Ndiqni disa nga mendimet e dhëna : Medias në Shqipëri i mungon profesionalizmi më shumë

se liria ,- Ka profesionistë por me shumë nuk ka liri. – U mungon profesionalizmi dhe e verteta mund të dalë,-Liria mungon më shumë sesa profesionalizmi.  www.facebook.com/Banka Ideve

Alarmi: Kolesteroli, kërcënues edhe për të rinjtë! Sipas një studimi amerikan hiperkolesterolemia po përhapet gjithnjë e më shumë te fëmijët dhe të rinjtë. Për të parandaluar rrezikun janë të nevojshme kontrollet e njëpasnjëshme. Një në pesë adoleshentë ka probleme me kolesterolin e lartë dhe si pasojë është më tepër i rrezikuar nga problemet kardiovaskulare. Kështu shkruhet në analizën e qendrës amerikane “Centers for Disease

Control and Prevention”. Fenomeni ecën në një hap me epideminë e obezitetit që ka prekur amerikanët, por nëse është e vërtetë hipoteza që sa më shumë të peshojë një fëmijë, aq më i lartë është kolesteroli, mund të jetë gjithashtu e vërtetë se 14 për qind e adoleshentëve normalë kanë nivel më të lartë se vlera normale e yndyrnave në gjak. Për më tepër: www.newnews.al

Info Telecom ofron vend pune IT. Të interesuarit të kontaktojnë në nr: 069 4083396/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 9 KORRIK 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Risitë që sjell fondacioni ‘’Banka e Ideve’’

‘’

Fondacioni “Banka e Ideve’’ është themeluar për të shërbyer si një qendër multifunksionale në shërbim të zhvillimit të shoqërisë. Çdo gjë lind nga një ide, e më pas maturohet e konkretizohet’’, kështu e nis intervistën për “77 news”, zonja Irida Hazizi, koordinatore e këtij fondacioni. Zonja Hazizi përmend në këtë intervistë disa nga botimet e këtij fondacioni si: ‘’Rruga e një Sipërmarrësi të Suksesshëm’’ vol 1-3; “Si lind një biznes’’?; ‘’111 zbulime dhe ide inovative’’; “212 ide dhe ide inovative’’; 77 këshilla të dobishme mbi shëndetin dhe zbulime në fushën e mjekësisë’’. Ndërsa titujt më të fundit të këtij fondacioni janë: “100 burrat më të shquar shqiptarë ndër shekujt”, botim i Fondacionit Banka e Ideve & Fakulteti i Shkencave Politike -Sh.L.P. “Vitrina”; “Ngrohja dhe ftohja e ndërtesave”, botim i Fondacionit Banka e Ideve dhe Fakulteti i Arkitekturës- Sh.L.P.”Vitrina”; “Njëqind linja prodhimi dhe fabrika”, botim i Fondacionit Banka e Ideve & Fakultetit të Inxhinierisë -Sh.L.P.”Vitrina”; “Stresi, 100 mënyrat si ta shmangim”, botim i Fondacionit Banka e Ideve & Fakulteti i Shk. të Edukimit-Sh.L.P. ”Vitrina”; “100 Ushqime Afrodiziake”, botim i Fondacionit Banka e Ideve & Fakulteti i Mjekësisë- Sh.L.P. ”Vitrina”; “100 Thëniet më të Bukura për të qënë një Lider i Suksesshëm”, botim i Fondacionit Banka e Ideve & Fakultetit Ekonomi-Turizëm, Sh.L.P. “Vitrina”; “100 ligje për të mbrojtur veten dhe familjen”,

botim i Fondacionit Banka e Ideve & Fakultetit të Drejtësisë-Sh.L.P.”Vitrina”. Ndër trajnimet profesionale më të spikatura zonja Hazizi vë theksin te trajnimi: ‘’Infrastruktura korrekte e shkrimit të një artikulli shkencor’’, nën drejtimin e Prof. Dr. Idriz Haxhiu. Të shumta kanë qenë dhe seminaret e hapura të organizuara nga fondacioni “Banka e Ideve’’, një ndër to është: ‘’Aspektet që ndikojnë në mënyrën tonë për të dizenjuar’’. Kurset e këtij fondacioni përmbajnë ide interesante dhe me vlerë, ku spikat kursi i “Udhërrëfyesit turistik”. Për të nxitur të rinjtë dhe duke i motivuar ata, ky fondacion organizon edhe konkurse, i tillë ka qenë dhe konkursi i poezisë në ditën ndërkombëtare të poezisë. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Do kërkoni më shumë liri sot dhe do doni të çliroheni nga detyrimet e jetës në çift. Demi: Falë influencës së Venusit do keni një përmirësim të jetës suaj në çift sot. Binjakët: Nëse jeni në çift dhe jetoni bashkë me atë që doni, nuk duhet të ngatërroni financat. Gaforrja: Asnjë planet nuk do influencojë sot në jetën tuaj në çift. Luani: Marrëdhënia juaj me partnerin do vazhdojë të jetë e paqëndrueshme. Virgjeresha: Atmosfera për çiftet do jetë konfliktuale. Ka shumë mundësi që ju të debatoni me partnerin. Peshorja: Dita duket shumë premtuese për ata që janë në çift. Venusi do iu bëjë t’i shijoni gjithë kënaqësit. Akrepi: Mundohuni ta ndryshoni sa më shpejt rutinën e jetës në çift. Shigjetari: Më shumë prioritet sot do ketë jeta në çift. Do bëni çmos që ta bëni më të fortë lidhje tuaj dhe do ia arrini qëllimit. Bricjapi: Shumë planete do të mbrojnë jetën tuaj në çift. Ujori: Disa konflikte mund ta tronditin pak jetën në çift dhe ju do e keni paksa të vështirë të ruani një klimë të qetë. Peshqit: Lidhja juaj do jetë si në fillimet e saj. Bashkëpunimi do jetë i madh dhe do jepni shumë prova dashurie.

JOB ofron vend pune menaxher. Të interesuarit të kontaktojnë në nr: 0665515150/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E HËNË, 9 KORRIK 2012

PROFIL

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ortezat e Reha-Albania, zgjedhja e duhur!

R

eha është një kompani shqiptare e cila përfaqëson kompaninë prestigjoze Ottobock për rajonin e Shqipërisë dhe Kosovës. Prej 85 vitesh emri i OttoBock ka shënuar një risi në fushën e ortopedisë. Me një frymë të re dhe me një guxim të zhvilluar e vendimmarrës, OttoBock themeloi industrinë në fushën e ortopedisë në vitin 1919 në Berlin. Kjo firmë nisi punën e saj në periudhën e Luftës së Parë Botërore, pasi pati shumë të gjymtuar. OttoBock një protezist i ri sëbashku me kolegë të tjerë kuptuan se nuk mund të vazhdonin të punonin më individualisht, për të ofruar një cilësi të lartë, ndaj për këtë arsye OttoBock doli me idenë e krijimit të standartave me komponentë për orteza ortopedike. Në vitin 1919 një kompani filloi punën, nën moton "Produkte të cilësisë së lartë" aktualisht është në brezin e tretë dhe është një kompani e mbajtur privatisht. Sot, kompania OttoBock e ka qendrën e saj në Duderstadt të Gjermanisë e përhapur në 140 vende dhe ka punësuar mbi 3800 njerëz. Ka 36 degë dhe është një nga prodhuesit dhe shpërndarësit më të mëdhenj në botë për proteza, orteza si dhe produktet e rehabilitimit. Në Shqipëri kompania Reha ka zgjedhur pikërisht produktet e Ottobock për të operuar në treg. Kompania në fjalë ka dy filiale, një në Durrës tek ish Fabrika e Miellit dhe një në Tiranë, përballë Spitalit Amerikan në Laprakë. Administratori Ardian Kërçuku ka marrë përsipër t’u vijë sa më pranë njerëzve për t’ju ofruar produktet cilësore të Ottobock. Ai na rrëfen se si i ka lindur ideja për të sjellë në Shqipëri produktet e Ottobock. “ Kur isha jashtë shtetit pësova një frakturë të këmbës dhe arrita ta kaloi me shumë lehtësi këtë incident vetëm nëpërmjet produkteve të

Otobock. Duke parë rezultatin pozitiv të këtij produkti tregova interes për ta sjellë këtë produkt edhe në Shqipëri”. Duket e çuditshme, kur e dëgjon, por kështu ka nisur pikërisht historia e sipërmarrësit të RehaAlbania. Ardian Kërçuku prej më shumë se 20 vitesh ka jetuar në Itali dhe tashmë prej disa muajsh ka vendosur të investojë në Shqipëri. Hapja e këtij biznesi për të ka qenë krejt e rastësishme, por në sytë e tij dukej shumë qartë pasioni që ai kishte për këtë punë. Reha-Albania tregton të gjitha ortezat e nevojshme, për t’u ndjerë më

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM! FAKULTETI I DREJTËSISË

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

Drejtësi E Drejtë Private E Drejtë Publike Deri më 9 Korrik

1350 € = 610 € 1350 € = 610 € 1350 € = 610 € 1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

mirë me veten. Të gjitha ortezat që shiten në filialet e Reha-Albania, janë prodhime gjermane dhe garantojnë cilësi maksimale. Gjatë takimit me sipërmarrësin Kërçuku vumë re që në filialin e tij në zonën e Laprakës, pranë Spitalit Amerikan kishte një fluks klientësh të cilët ishin shumë të interesuar për të mësuar më gjatë në lidhje me funksionet dhe efektet që ofrojnë ortezat. Të gjithë ju që ndjeni dhimbje mesi, qafe, kavilje etj... Nga Vilma Kërçiku Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë. ........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news