Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E ENJTE, 14.06.2012 NR-99 I BOTIMIT

OPINION

Erdogan, dhe strategjia e futjes së grave në politikë

N

ë vitin 1976 Erdogan ishte zgjedhur si kryetar i grupit rinor të MSP-së në njësinë bashkiake Beyoglu në StamTayyp Erdogan boll, ku me vonë është me bashkëshorten zgjedhur po në atë njësi kryetar i MSP-së. Gjatë këtyre kohëve ai vazhdonte të merrte pjesë në shumë aktivitete të grupeve rinore. Ku në një pjesëmarrje të radhës ai thotë “Ne jetojmë në një kohë që kemi fuqi universale. Jemi në një kohë që marrim shpërblimin e çfarëdo lloj gjëje që bëjmë. Në ditët që ne jetojmë, mendjet tona janë më të mprehtat dhe më moderne se kurrë. EFTA, IMF, OCED këto janë vetëm shembuj të organizatave të ndryshme, por ajo që frymëzon simpatizantët e Partisë së Shpëtimit, janë vetë të rinjtë e kësaj force, dhe unë jam i bindur dhe besoj në këtë gjë”, këto kanë qenë dhe disa nga shprehjet e tij inkurajuese dhe ndikuese. Në një nga këto mbledhje Erdogan lexoi një vjershë të shkrimtarit dhe poetit të njohur në Turqi, Necip Fazıl Kısakürek’in “Letër Mehmetit Nga Biruci”, ku sipas revistës “Sebil”, e cila citon këtë, salloni është ngritur i gjithi në këmbë, dhe fjalimi i tij është cilësuar “emocionues” Po ashtu në këtë periudhë ai ka marrë pjesë në shumë aktivitete të sekteve islame në Turqi, ku dhe duket qartazi mbështetja e tij për to. Erdogan është dhe një ndër pasuesit e mendimtarëve të dikurshëm dhe të hershëm turq, siç është Nakshibendi dhe pasuesit e tij Ismail Aga dhe Iskender Pasha, të cilët kanë qenë të angazhuar në Stamboll. Ismail Aga ka qenë një ndër shkrimtarët më të respektuar. Me rregulla të forta, mendime pozitive dhe një politikan, i cili ka lënë pas, breza të ndierë. Erdogan nën pasimin e Mehmet Zahid, ka qenë një pjesëmarrës në këtë grup të Iskender Pashës...

>> VIJON NË FAQEN 2

Avokatja Kastrati: Rishikimi i vendimeve gjyqësore një tabu! Në Sharrë, qytetarët: 1 milionë lekë për një varr!......f.5 Shqipëria dhe Kosova marrëveshje për njohjen reciproke të patentave.........................f.3 Reportazh/ Peligrinazh tek Kisha e Shën Ndoit!......f.4 Dita kundër punës së fëmijëve, romët dhe egjiptianët në rrugë...............................f.6 Vitrina në familje/ Dallëndyshja, një jetë me fëmijët!...f.7

Adresa Rruga “Donika Kastrioti, pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Welcome to Albania!

E ENJTE, 14 QERSHOR 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Rishikimi i vendimeve gjyqësore, avokatja Kastrati: Vazhdon të ngelet tabu! A vokatja e çështjeve të bujshme gjyqësore Jalldyz Kastrati, sqaron në një intervistë për 77 News gjithçka në lidhje me institutin e rishikimeve. Sipas saj në drejtësinë shqiptare ekziston tabuja për të aplikuar këtë të drejtë ligjore, e cila mund të çonte në pafajësinë e shumë personave apo në lehtësimin e sanksioneve ndaj tyre. "Për mendimin tim personal, instituti i rishikimit të vendimeve është një nga format më rezultative të gjykimit të përsosur, që natyrisht mbetet ëndrra e jurisprudencës. E shohim në këtë vizion për arsye se, sidomos në Shqipëri, është krijuar tashmë, tabuja që nuk është i nevojshëm rishikimi pasi pretendohet se, ky gjykim ka kaluar në tri shkallët e gjyqësorit dhe natyrisht nuk ka pse të rishikohet, pra për këtë gjykim janë shprehur 3 gjykata të fuqishme dhe vendimmarrjet e tyre nuk kanë vend për rishikim. Në Kodin e Procedurës Penale ekziston dispozita e rishikimit, por që aplikohet mjaft rrallë dhe ndoshta në kushtet e një shabllonizmi gjithmonë ekziston kundërvënia e teorisë, që merret për shpërblim vetëm një vendim mospranimi." E pyetur

nëse ka kosto për drejtësinë shqiptare mos aplikimi i rishikimit të vendimeve, avokatja tha se "Mos hapja rrugë e rishikimit të vendimeve është 10 hapa mbrapa së drejtës". Sipas saj "nëse një çështje do të rishikohej, do të konstatoheshin shkelje proceduriale apo mos vlerësim i duhur i provave si dhe keqinterpretime ligjore. Njëkohësisht, rishikimi do të krijonte favoret e humbura si

për viktimën ashtu edhe për të pandehurin. Në sferën e drejtësisë do të kishte rritjen e përgjegjësisë nga të gjitha trupat gjykuese". Kastrati tregon se, në punën e saj si avokate për 7 vite ka kërkuar të rishikohen 3 dosje penale dhe këto çështje kanë pasur një finalizim të njëjtë, “Mospranim rishikimi”. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

lista të lagjeve, shkallëve, pallateve apo dhe familjeve, dhe vetë Erdogan ka qenë pjesëtar i shumë takimeve familjare. Edhe pse ishte me ide nacionalkombëtare Erdogan largohet nga ato ide dhe angazhohet më shumë në politikën pjesëmarrëse, ku fton në mesin e partisë shumë gra, që më parë këto gra nuk kishin dalë fare prej shtëpie. Ky model, i cili më vonë do të sjellë në pushtet RP, do të thellohet edhe tek gratë, duke i vënë ato më në lëvizje. Gratë mblidheshin nëpër shtëpia apo sallone të ndryshme dhe qëllim kishin që të tërhiqnin gratë nga partitë e tjera dhe t’i sillnin ato në mesin e tyre. Këtu ai ndoqi strategjinë me shprehjen e tij, “Kush drejton kuzhinën në shtëpi, drejton edhe Turqinë”. Në vitin 1986, Erdogan kandidoi për deput, por ishte i pasuksesshëm në ato zgjedhje. Më vonë në zgjedhjet lokale të vitit 1989, me angazhimin në përfshirjen e grave në politikë, ai doli i suksesshëm duke fituar kështu njësinë bashkiake të Beyoglu. Duke vazhduar me idenë e partisë, e cila në qendër kishte ideologjinë nacionalkombëtare, tashmë ajo është mbushur me ide tjera. Dhe kjo gjë nuk shihej keq nëse partia

merrte përsipër të ndryshonte këtë lloj lokomotive në Stamboll. Erdogan kandidon përsëri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1991, duke fituar, por sipas kodit të zgjedhjeve të atëhershme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e rrëzon mandatin e tij. Dhe më vonë, deri në momentin që bëhet Kryetar Bashkie i Stambollit, ai ka qenë Kryetar i RP në Stamboll. Duke filluar që në vitin 1984 kur ishte i pranishëm në zgjedhjet e lagjes për kryeplak e duke vazhduar më vonë në zgjedhjet e parakohëshme të 1986 dhe më vonë në vitet 1989 dhe 1991 në zgjedhjet e përgjithshme, Erdogan thuajse ka qenë i pasuksesshëm. Kjo periudhë për të, është cilësuar periudha “maratonë” më e zezë në politikë. Në një intervistë për një gazetar të asaj kohe Erdogan e quan veten “Njeriu i pafat” i Kasimpashas, por është e vërtetë, ka thënë ai se, duke qenë i tillë kuptohet më mirë fati dhe pastaj vlerësohet më tepër. “Arritja gjithmonë është me ngjitje dhe zbritje në jetë” është shprehur Erdogan. Përktheu: Leonard FERHAT Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

OPINION << VIJON NGA FAQJA 1... Me ngjarjet e 12 shtatorit në vitin 1982 pas grushtit të shtetit, të bërë nga ushtria, Erdogan ishte larguar disi nga politika dhe ka qenë një ekonomist me detyra të larta dhe me post drejtuesi. Gjatë këtij grushti shteti të kryer nga ushtria, vetë Erdogan ka qenë në kryerjen e shërbimit ushtarak, ku dhe e ka përfunduar në atë vit. Pas përfundimit të këtij grushti shteti, shumë anëtarëve të MSP-s iu ishte dhënë ofertë për të marrë pjesë në partinë e sapo krijuar, Partia Mëmëdheu (ANAP). Erdogan kësaj ftese iu përgjigj me refuzim duke thënë se, “unë kam një lider”. Në 1983 nën mbështetjen e pasuesve të Iskender Pashës, krijohet Partia e Mirëqenies (RP), ku Erdogani ishte një ndër më të aktivizuarit. Në vitin 1984 ai zgjidhet kryetar i kësaj partie sërish në njësinë bashkiake Beyoglu dhe më vonë kryetar i Stambollit. Në këtë periudhë ai ka punuar shumë në përfshirjen e grave dhe të rinjve në politikë. Ai ka punuar që partia e tij të besohet dhe të respektohet nga të gjitha shtresat e popullsisë dhe i ka kushtuar një rëndësi të madhe kësaj. Ishin përgatitur Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 14 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Shqipëria dhe Kosova, marrëveshje për njohjen reciproke të patentave

M

inistrat e Transportit të Shqipërisë dhe Kosovës, Sokol Olldashi dhe Fehmi Mujota, nënshkruan dje marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit ndërmjet dy vendeve. Në sajë të kësaj marrëveshjeje, të dy shtetet do të

njohin në mënyrë reciproke lejet e drejtimit të lëshuara nga autoritetet përkatëse. Marrëveshja në fjalë përkon dhe me hapjen e sezonit turistik, duke mundësuar në këtë mënyrë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës në territoret respektive dhe sidomos të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të destinacioneve turistike të bregdetit. Në sajë të kësaj marrëveshje do të shkurtohet, jo vetëm koha dhe procedurat për të mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë nga qytetarët e dy vendeve, por do të lehtësohet edhe transporti i mallrave në të dy anët e kufirit. Ndër të tjera, gjatë takimit, që zhvilloi Ministri Olldashi me homologun e tij Mujota, u diskutua edhe mundësia e operimit ajror ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe lehtësimi i tarifave aereoportuale për operatorët ajrorë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Pajisjet elektroshtëpiake me skedë informacioni për konsumin e energjisë

Q

ytetarët do të mund të informohen për konsumin e energjisë së pajisjeve elektroshtëpiake, apo makinerive përpara se t’i blejnë ato. Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka shqyrtuar projektligjin për informacionin e konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji. Sipas këtij projektligji të gjitha produktet, që kanë ndikim në konsumin e energjisë, kryesisht elektroshtëpiaket dhe makineritë, do të kenë një skedë sho-

qëruese, në të cilën jepen të dhëna për këtë produkt. Në këtë mënyrë klienti, që do të përdorë mallin është i informuar se, me çfarë klasi energjie punon pajisja që ka blerë. Klasifikimi i kursimit të energjisë do të jetë nga shkronja A në G, dhe numri i klaseve të kursimit do të jetë shtatë. Këto shkronja do të jenë të shoqëruara me shtatë ngjyra përkatëse... Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Gaiani: Zgjedhja e presidentit, kushtetuese Shqipëria ka shumë shanse për të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti, sepse zgjedhja e Bujar Nishanit si president, ka qenë kushtetuese. Kjo ka qenë deklarata ambasadorit të Italisë Massiomo Gaiani, i cili gjatë një aktiviteti në qytetin e Durrësit, ka theksuar se ekzistojnë të gjitha shanset për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian në dy muajt e mbetur, nëse përmbushen 12 kriteret e Komisionit Europian. "Zgjedhja e presidentit ishte kushtetuese, do përfaqësojë më të mirin për interesat shqiptare. Ne jemi vetëm vëzhgues, i takon politikës, si duhet më mirë. Shanset për statusin janë të mëdha, por në këto dy muaj palët do të punojnë", është shprehur Gaiani. Ai ka vlerësuar se moratoriumi i skafeve u vendos në një kohë shumë të përshtatshme. Duke bllokuar trafiqet e ndryshme dhe duke shpëtuar jetën e njerëzve, ndërkohë që do e vendosë qeveria shqiptare, kur do hiqet. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Tiranë, ofroj vend pune agjente shitje kontaktoni në adresën e emailtvisagecolor@gmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E ENJTE, 14 QERSHOR 2012

REPORTAZH

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

1 milionë njerëz peligrinazh tek Kisha e Shën Ndoit

L

AÇ. E marta e 13 e peligrinazhit tek Kisha e Shën Ndoit në Laç mbledh qindra mijëra njerëz nga të katër anët e vendit, madje dhe tej kufijve pikërisht për të “prekur” nga afër gjurmët e shenjtit. Nuk është thjeshtë një “neurozë kolektive”, siç dhe mund të paramendohet tek sheh varg të shkëputur ngjitur njëri tjetrit sa në shkuarje dhe në ardhje tek kodra e Kishës së Shenjtë mu, sipër Laçit. E 13-ta e martë është dhe “piku” i njerëzve, por që nga e marta e parë, kur rituali fillon, Laçi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund të takosh njerëz të të gjithë anëve. Që prej 18 marsit, ose “të martës së parë”, qyteti ritualisht 4 a 5 fishohet. Trenat, vetëm në këto ditë, të kujtojnë funksionimin me kapacitet të plotë para viteve ’90-të, kur ishte e vetmja alternativë udhëtimi masiv. Furgonat, autobusët, gjithfarë targash e markash, që sjellin një lumë njerëzish nga viset Verilindore, Shkodra,

Lezha, Mati, Dibra, por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia, rreken të bëjnë punën dhe xhiron e muajit, katër të marta kështu. Duke iu avitur Qershorit numëri i pelegrinëve vjen gjithnjë e në rritje, për të arritur në shifrën e 1 milion njerëzve më 13 qershor të çdo viti, e përkthyer ndryshe 1/3 e popullsisë së vendit. Që në orët e para të mëngjesit ky lum i papushim njerëzish, drejtohen varg për në një kodër që të krijon ndjesinë e një çatie, e tëra përbërë nga gurë të bardhë. Të gjithë për atje në majë, tek Shenjtorja e Shën Ndoit. Rruga bëhet më këmbë, megjithëse ka një rrugë makine. Policia ka vënë rregull. Sidomos deri në ora 14.00, ku më së shumti, peligrinojnë të ardhurit, pas kësaj ore, më të shumtët janë vendalinjtë, që shkojnë të marrin bekimin e Shenjtit.

“Të ndihmoftë!...” Përgjithësisht Laçi është qytet i zhurm-

shëm, me njerëz që në temperament e kanë të folurën e lartë. Por këto ditë askush nuk e ngre tonalitetin. Që në këmbë të malit, përgjatë një rrugëze të ngushtë, ngarkuar si asnjëherë me njerëz, dëgjon në urti vetëm urimin: “të ndihmoftë!”. Të vetmit që e prishin disi qetësinë janë tregtarët, që për rreth 3-4 km kanë improvizuar tregun e ri. Aty shitet gjithçka, që nga veshjet, çikërrimat e deri tek vëllajët e perimeve. “ Po i more keto të fundit sot,-thotë një tregtare,- kopshti të begatohet…”. Më tej shumë veshje të zeza për gra, këmisha, funde, shamija! Por asortimenti më i shumtë që shitet janë qirinjtë, të vegjël, karakteristikë, të bardhë, si në bezhë dhe të kuq. Dava, një shitëse qirinjsh, me buzën në gaz, thotë se sot kam shitur 2 mijë copë. Ndërsa totali i shitjeve e ka kaluar të 500 mijët në mëngjes herët, për të arritur në orët e vona në shifra rekord! Mijëra e mijëra i ndesh rrugës, të ndezur a të shuar, me erën karakteristike në çdo “çap”, që mendohet të ketë hedhur këtu Shën Ndoi. Kjo ditë është e shënuar edhe për lypësit, qindra e qindra gati në çdo metër rruge, vijnë nga anë e anës, edhe për të prekur mrekullitë e Shenjtit, por edhe për të fituar. Por ndryshe nga vende të tjera, këtu shumica e tyre janë me devijime fizike të llahtarshme…Në fund të fundit, edhe për këta, Shenjti ka gjetur një rrugë për t’i ndihmuar; që për 13 të marta të fitojnë sa për tërë vitin. Urimit të tyre “Të ndihmoftë!”, nuk ke si të mos i tundohesh për të rrëmuar nëpër xhepa. Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

Tiranë, ofroj vend pune ndimës asistente të dijë të flasë gjermanisht. kreshnik800@hotmail.com /Për më tepër: www.njoftime.com

ERIK Bar - Restorant

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 14 QERSHOR 2012

SOCIALE

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

77 NEWS

Welcome to Albania!

Lëvizja

Në Sharrë, qytetarët: 1 milionë lekë për një varr!

V

arrezat e Sharrës prej kohësh janë mbyllur nga Bashkia, si pasojë e mungesës totale të vendeve. Ky fakt është pohuar edhe nga drejtoria e varrezave. Por ajo që shihet me sy të lirë është mungesa e parcelave, të cilat gjithashtu janë kthyer në territore ku nëpërmjet parave mund të blihen dhe të përdoren si vende të reja.” 77 News” ka kontaktuar me drejtorinë, por informacioni që ky institucion “servir” për median, është i kundërt me atë që thonë shumë qytetarë. Disa familjarë, të cilët prisnin të bëhej gati vendi

që ata kishin përcaktuar, thanë se, nën dorë kishin paguar 20000 lekë. Ata nuk pranuan të fotografoheshin, pasi sipas tyre denoncimi në media do t’u hapte punë. Njëri prej tyre u shpreh se vende ka, por duhen para “kur ke lekë, ta zgjidhin hallin këta” tha A.S, banor në zonën e kombinatit. I njëjti fakt pohohet edhe nga tregtarët e luleve, të cilët qëndrojnë me stendat e tyre përgjatë gjithë rrugës. Ata u shprehen se, ditë më parë një i njohuri i tyre pagoi 100000 lekë për të gjetur një vend mbi parcelë. Ndërsa në drejtori na u tha se nuk ka vende, aty më tutje hapej një rrugicë dhe bëhej gati. Shkatërrimi i të gjitha rrugicave të brendshme të varrezave, ka sjellë problematika në kalim, pasi e vetmja mundësi për të përshkruar këtë zonë është të shkelësh varr mbi varr. Kjo situatë ka çorientuar shumë familjarë, të cilët nuk gjejnë dot vendin ku prehen të afërmit e tyre. “Kësaj i thonë edhe të vdekurin mos ta lësh rehat “shprehet një qytetare, e cila ka dy orë që sorollatet për të

gjetur vendin ku prehet bashkëshorti i saj. Ka edhe nga ata, të cilët për të gjetur të ndjerët paguajnë dikë për orientim. Sipas informacioneve të marra nga drejtoria e varrezave të Sharrës, situata ka vajtur deri aty sa në të njëjtin vend varrosen 4-5 vetë të së njëjtës familje. Punonjësit sqaruan se, e vetmja zgjidhje është parcela e re, e cila pritet të hapet, por edhe kjo e fundit ka ndeshur në rezistencën që pronarët e tokës i kanë bërë bashkisë. Megjithatë duket se problemi ka marrë rrugëzgjidhje. Tufina ka mbetur e vetmja hapësirë ku mund të prehen tani për tani qytetarët e Tiranës. Pas mbylljes së Sharrës duket se, kërkesat për një vend varrimi në Tufinë do të jenë të shumta. Por edhe kjo varrezë nuk mund ta përballojë situatën, që po krijohet nga shpronësimi i tokës për të krijuar hapësira të reja në Sharrë, edhe pse ishte premtuar se, do të bëhej para 3 apo 4 vitesh më parë. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Dita kundër punës së fëmijëve, romët dhe egjiptianët në rrugë

M

endohet të jenë mbi 500 fëmijë në Shqipëri, të cilët janë në situatë rruge, megjithëse statistikat zyrtare në këtë rast mungojnë. Por fakt është që ka një shtim të numrit të fëmijëve, që lypin apo që shesin në rrugët e qytetit. 12 qershori është dita botërore kundër punës së fëmijëve dhe në Shqipëri koalicionet, që mbrojnë të drejtat e tyre, bëjnë apel qeverisë dhe pushtetit vendor t’i thonë "stop" shfrytëzimit të fëmijëve. Daniela

Shkalla, drejtuese e një k;alicioni për të drejtat e fëmijëve thotë se, ata që janë në situatë rruge janë fëmijët romë dhe egjiptian. Ndërsa në rrugë sot po shesin e lypin fëmijët e familjeve të varfëra dhe jetimët. Fëmijë që punojnë në rrugë, gjenden më shpesh në zonat urbane, kryesisht në qytetet e mëdha. Kjo edhe për arsyen se, fëmijët në fshat punojnë në bujqësi, por nuk identifikohen lehtë. Sipas studimeve lokale shumica e fëmi-

jëve, që punojnë në rrugë e kanë braktisur shkollën. Ndërsa janë prindërit ata të parët, që u kërkojnë të miturve të punojnë në rrugë, për të ndihmuar familjen. Ky fenomen është i përhapur në të gjithë botën. Sipas Organizatës Kombëtare të punës në botë ka rreth 215 milionë fëmijë që punojnë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre shfrytëzohen në format më të këqija të punës. Për më tepër: www.77news.al

Kërkoj farmaciste me license ose vetem licensen Adresa: Unaza e Re, Perballe Karburant Taci Oil. Cel. : 0694446042/Për më tepër: www.njoftime.com

adresa: unaza e re, tiranË - albania e-mail: bledi@nefcompany-al.com cel: +355 67 40 96 214

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 14 QERSHOR 2012

KURIOZITETE

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Vendi ku lindi Jezu Krishti, kërkon njohjen si pasuri kulturore nga UNESCO

B

etlehemi! Vendi ku lindi Jezu Krishti, ka kërkuar njohjen si pasuri kulturore

e njerëzimit nga organizata UNESCO. I njohur si vendlindja e simbolit të krishtërimit

2012 vite më parë, është kërkuar që të futet medoemos në regjistrin e çmuar të trashëgimisë së UNESCO-s. Palestina është bërë një anëtare e UNESCO-s, më 31 tetor të vitit 2011 dhe tani ajo paraqet një nga faqet e saj më interesante si kandidate për të hyrë në Listën e Trashëgimisë Botërore. Kisha që qëndron në vendin ku ka lindur Krishti, në të cilën, çdo vit vijnë mbi një milionë vizitorë për ta parë më nga afër gjendet në gjendje jo të mirë. Ajo përfaqëson një nga vendet më të mëdha të shtegtimit në Tokën e Shenjtë. Ajo u ndërtua në shekullin e katërt nën mbretërimin e Konstandinit, është aq e vjetër e për fat të keq nuk tregon një gjendje të mirë të ruajtjes, madje është konsideruar edhe si me një rrezik të lartë. Përgatiti: A. Spahia Për më tepër: www.newnews.al

Dashuria e një nëne Një nënë e re gorillë përkund të voglin e sapolindur dhe këto foto tregojnë se sa ngjajnë këta primate me rracën njerëzore. Vetëm 24 orë pasi u bë nënë për herë të parë, gorilla e malit Chelewa puth dhe përkund të voglën e saj. Fotot janë shkrepur në Parkun Natyror Cabarceno në Can-

tabria të Spanjës. Shkrepjet tregojnë afrimitetin e Chelewa me të voglën e saj, së cilës ende nuk i është dhënë një emër. Gorilla është aq e përqëndruar sa nuk e vë re fare prezencën e fotografes, Marina Cano, pranë saj. Për më tepër: www.facebook.com/Banka Ideve

PESPA IMOBILIARE Durres, ofron vend pune Financiere Cel. 068 90 18 108/Për më tepër: www.njoftime.com

Ndërtesa me parafabrikate Ndërtesa të shpejta, praktike dhe me çmimet më të lira në treg.

Adresa: Hyperservice, Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”, Tiranë. Cel: 00355 68 55 58 578 Tel: 00355 42 39 10 31 e-mail: hyperservice@yahoo.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 14 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

PROJEKTI VITRNA NE FAMILJE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dallëndyshja, një jetë me fëmijët!

P

rojekti “Vitrina në familje” ndalet në Vorë. Ndryshe nga herët e tjera sot ishim mes fëmijëve të një kopshti në Vorë. Arsyeja se pse ne ndodheshim në këtë kopsht është se edukatorja Dallëndyshe Osmani, është studente tek Universiteti Vitrina. Dallëndyshja ndjek studimet për parashkollorët pranë universitetit. 77 News ishte sot në ambientet ku ajo punon, pranë kopshtit të fëmijëvë. “Jam shumë e lumtur që keni ardhur sot këtu”, u shpreh Dallëndyshja. Studentja jonë na tregoi që

ka 29 vite që punon me fëmijët dhe për atë është një lumturi e madhe t’i edukojë dhe t’u falë dashuri këtyre fëmijëve.“E vlerësoj shumë Universitetin Vitrina, stafin pedagogjik, cilësinë e mësimdhënies që ka ky Kampus Universitar”, thotë edukatorja e rrethuar nga fëmijët. Një vogëlushe e ulur pranë nesh, e quajtur Erta, na tregon se, kur të rritet do të bëhet doktoreshë dhe na përshëndet të gjithëve me nje puthje. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

DASHI: Pas shumë konfuzioneve dhe streseve, më në fund pak qetësi. Partneri, shumë i dashur dhe i kuptueshëm. DEMI: Më në fund çdo gjë duket ndryshe. Ju pret një ditë për t’u mbajtur mend. BINJAKËT: Një e re, ndoshta një lajm që e prisnit prej kohësh do ju bëjë të niseni me një hap më shumë. GAFORRJA: Jostabiliteti emocional dhe shumë konfuzion, nuk do mungojnë të ju krijojnë probleme në raportet me kolegët. LUANI: Nëse mundesh merrni ndonjë orë të lirë, duke rikuperuar qetësinë dhe kthjelltësinë. VIRGJËRESHA: Bujaria e planeteve siguron një arritje perfekte të ditës që ju duhet të përballoni. PESHORJA: Raportet me kolegët do të jenë shumë problematike. Kjo klimë e vështirë mund të verifikohet edhe në jetën e çiftit. AKREPI: Hëna prej mëngjesit mban një qëndrim shumë miqësor me shenjën tuaj. SHIGJETARI: Pjesa më e madhe e planeteve, veçanërisht atyre të shpejta, është larg dhe jo e nteresuar. BRICJAPI: E vetmja notë e stonuar e ditës është përfaqësuar nga Mërkuri. UJORI: Prej ditës së sotme edhe Hëna heq dorë nga ju duke ju injoruar. Pjesa më e madhe e planeteve nuk do ju ndihmojë. PESHQIT: Më në fund një ditë ashtu si duhet. Nuk keni pse të qaheni.

H2002al Ofrohet pune nga shtepia www.clixsense.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Fabrika e Qumështit Lushnjë që prej vitit 1994

Adresa : Gorre, Lushnjë Welcome to Albania!

Cel : +355 68 20 27 522

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E ENJTE, 14 QERSHOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

KOMPLEKSI ALSIED NË ELBASAN

Relaks mes pishave dhe pishinës! N ëse jeton në Elbasan dhe po kërkon një ambient të qetë, për tu çlodhur dhe freskuar në këto ditë të nxehta, atëherë vendi ideal është Kompleksi Alsied. Aty mund të relaksohesh, duke kaluar disa minuta tek bari, duke ngrënë diçka të shijshme tek restoranti, apo duke u freskuar në pishinën, që ndodhet në mes të pishave. Jo vetëm ata që janë banorë të zonës, por edhe turistët e huaj, apo ata që vijnë nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, mund të relaksohen nën gjelbërimin e Kompleksit Alsied, pasi hoteli ofron mundësinë e akomodimit për ta. Pronari i tij Edison Lleshi, gjatë një interviste për “77 News”, garanton shërbim cilësor dhe çmime konkurruese. “Ne ofrojmë mbi të gjitha ambient familjar dhe të qetë. Natyra e mrekullueshme është një avantazh për të gjithë ata, që do të vijnë të freskohen në pishinën tonë. Veç pishinës ne kemi barin, restorantin dhe hotelin. Gjithashtu jam duke përfunduar lokalin e dasmave, që do të jetë ndër më të bukurit në Elbasan”, garanton z. Lleshi. Ngritja e këtij biznesi nuk ka qenë e lehtë për familjen Lleshi. Edison Lleshi tregon se, ka jetuar për disa vite si emigrant jashtë vendit për të mbledhur paratë. Më pas është kthyer ne vendin e tij ku ka investuar kursimet e tij. Fillimisht biznesi ka nisur me barin, pastaj me restorantin dhe ka ardhur duke u zgjeruar deri sa arriti të jetë ai, që është aktualisht kompleksi “Alsied”. Pronari i këtij kompleksi nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Planet e tij për të ardhmen lidhen me zgjerimin e mëtejshëm të biznesit.“Kam plane të zgjeroj edhe më shumë kompleksin. Do të bëj një pishinë të dytë më të madhe se kjo që kam. Do të jetë pishina më e madhe dhe

Pronari i «KOMPLEKSI ALSIED» Edison Lleshi

më e bukur në Elbasan”, shprehet Edison Lleshi. Ai falënderon të gjithë klientët e rregullt që kanë zgjedhur të pushojnë në ambientet e kompleksit “Alsied”, duke i siguruar se, nuk do të mbeten të zhgënjyer në asnjë moment. Ndërkohë, për të gjithë ata, që ende nuk e kanë njohur kompleksin “Alsied”, Edison Lleshi i bën thirrje të ndalen një ditë të vetme në ambientet e

tij, për të mos u larguar më kurrë. “Unë i garantoj të gjithë ata, që ende nuk na kanë vizituar se, do të mbeten tepër të kënaqur nëse do të zgjedhin kompleksin tonë, jo vetëm për ambientin, por edhe për cilësinë e shërbimet dhe çmimet e arsyeshme. Të gjithë ata, që ende nuk e kanë zbuluar ende kompleksin “Alsied”, do të mund ta gjejnë adresën: “Lagjia e çamëve, 1 km larg urës së Shkumbinit, Elbasan”. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 10.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Shkodër. ........................................... Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news