Issuu on Google+

E pËrditshme informative

Botues “lËvizja shqipËria e re”

E mërkurË, 13.06.2012 nR-98 I BOTIMIT

opinion

Erdogan, nga sokaku në politikë!

M

e prejardhje nga Rize, Erdogani u lind në Stamboll më 26 shkurt të vitit 1954. Në një vizitë të tijin në Gjeorgji, ai ka deklaruar se, familja Tayyp Erdogan e tij është me prejardhje Gjeorgjiane, e cila ka emigruar nga Batumi Gjeorgjisë drejt Rizes, qytet në verilindje të Turqisë. Pas disa kohësh familja e tij është shpërngulur për në Stamboll, në lagjen Kasimpasha. Ajo lagje për Erdoganin është një lagje, e cila ndikoi në zhvillimin e tij kulturor. Familja e tij kishte një lidhje të thellë në politikberje. Nëse e shohim në një këndvështrim të përgjithshëm këtë familje, ndeshemi gjithashtu me lidhjet e forta atë-bir. Dhe duke e parë këtë si një pikë të rëndësishme, e cila ka ndikuar në formatin e politikëbërjes së Erdoganit. Kjo familje njihet me tradita të forta dhe të rrepta dhe e ka trashëguar këtë, thuajse deri në ditët e sotme. Sipas një interviste të dhënë nga Erdogani në muajt e parë të krijimit të partisë së tij AKP, ai tregonte se në kohen kur ka studiuar, jetonte në konvikt, fundjavave shkonte për të luajtur në fushat e futbollit, ku dhe në ato vende shiste shishe uji për të mos i kërkuar të atit të holla. Po ashtu për të kursyer lekët e rrugës ai bënte në këmbë rrugën prej 5 km në ditë, nuk blinte simitet, të cilat kushtonin 10 kurush, por merrte të mbeturat, të cilat kushtonin 2.5 kurush me qëllim që të ardhurat t’i ruante për të blerë libra. Në vitin 1965 deri më 1973, ai perfundoi shkollën fillore “Piyale” në lagjen e tij dhe më vonë transferohet për studimet e shkolës së mesme në “Liceun Medresë të Stambollit”, ku për këtë gjë as ai vetë e as babai i tij nuk ishin në dijeni,...

>> Vijon nË faqen 2

Divorcet, Nuk ekzekutohen detyrimet ndaj fëmijëve! Presidenti i ri, Fyle: Vështirë ta quajmë pozitive!............f.2 Rritja e çmimit të barnave, farmacistët: Ka ndikuar TVSH-ja..................................................f.4 Berisha: Decentralizim fiskal, sistem mikrokrediti..f.3 Fëmijët e qytetit janë më të prirur ndaj alergjive...........f.6 Seminar te «Vitrina», Alida Tota: Rritet numri i denoncimeve të dhunës në familje.........................f.7

Adresa Rruga “Donika Kastrioti, pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


aktualitet

77 news

Welcome to Albania!

E mërkurË, 13 qershor 2012

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Presidenti i ri, Fyle: Vështirë ta quajmë pozitive!

K

omisioni Europian reagoi nëpërmjet një konference për shtyp, në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Shqipërisë. Nga Brukseli, zëdhënësi i komisionerit për zgjerim Stefan Fyle, Peter Stano, tha se BE-ja është duke ndjekur me vëmendje situatën në Shqipëri. "Mund të them se kemi mbajtur shënime dhe

gjithashtu po ndjekim me vëmendje të gjithë situatën politike në Shqipëri” shtoi ai. Përsa i përket perspektivës europiane të Shqipërise dhe çështjes së statusit të vendit kandidat në BE, Stano tha se në këtë moment është e vështirë të shohësh sinjale apo momente pozitive. "Unë thashë se kemi mbajtur shënime dhe po ndjekim situatën shumë pranë. Megjithatë vlerësimi do të jepet në vjeshtë, në tetor, por në këtë pikë është vështirë të shohësh zhvillime pozitive në mënyrë që vendi, që liderët politikë dhe qytetarët të ecin para drejt integrimit europian” shtoi ai. Peter Stano nuk preferoi të komentonte deklaratën e Eduart Kukan, i cili vizitoi vendin tonë pak kohë më parë, deklaratë sipas së cilës thuhej se, procesi ishte një shans i humbur. Ai tha se dekla-

rata është shumë e qartë dhe nuk ka nevojë të komentohet.“Mendoj se Komisioni e ka thënë në mënyrë shumë të qartë se çfarë priste nga Shqipëria, duke iu referuar në veçanti plotësimit dhe përmbushje se 12 prioriteteve të Bashkimit Europian” shtoi ai. Ndërkohë zgjedhja e Bujar Nishanit si president nuk është mirëpritur nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Sipas tij, presidenti është thjesht një noter politik dhe me këtë hap, Shqipëria ka bërë regres në axhendën e integrimit europian. Në përshëndetjen e tij për konventën zgjedhore të FRESH, kryesocialisti ka theksuar se, në situatën aktuale vendi ka nevojë për rotacion politik. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

kjo shkolle, ku unë mësova dashurinë për atdheun, mirësjelljen ndaj njerëzve, si t’i shërbej këtij vendi, të duash për hire të Zotit dhe të mos sillesh keq me njerëzit, të kuptoj ambientin shoqëror dhe të jem social me ta, më mësoi se, atë çfarë dua për veten time ta kërkoj edhe për të tjerët. Duke marrë parasysh që shkollat Medrese i kanë koeficientët më të ulët se shkollat e tjera profesioale apo të përgjithshme, atij i është dashur që njëkohësisht gjatë studimeve në lice medrese të shkonte edhe në Liceun Ejyp për të përfituar pikë më tepër, që të mund të hynte më lehtë në universitet. Por fatkeqësisht pikët, që ai arriti të grumbullonte ishin të mjaftueshme për Akademinë e Shkencave Tregtare të Stambollit. Erdogani i kish dhënë rëndësi pjesëmarrjes së tij në aktivitetet politiko-sociale qysh në moshë të re. Nga viti 1969-1982 ka qenë një lojtar amator në futboll. Por i ati mendonte se, futbolli do të ishte pengesë në edukimin e tij, për këtë arsye Erdogani përjetoi ndoshta edhe momentin më të zhgënjyer të jetës së tij, kur nuk arriti të merrte pjesë në kampionatin Turk të Futbollit, sepse i ati i tij nuk firmosi prokurën si prind i tij. Por pas kësaj Erdogan sërish nuk hoqi dorë nga futbolli dhe luante fshehurazi në skuadrën e IETT. Erdogani flet për pjesëmarrjet e tij politiko-sociale si më poshtë: Kur isha në shkollë fillore, sigurisht nuk isha i përfshirë në politikë, por të gjitha përpjekjet që unë kam bërë, kanë qenë bazat e para të saj. Në periudhën e shkollës 8-vjeçare, interesi im vetjak dhe individual mbi politikën, ishte rritur disi më tepër. Unë e

kam kuptuar veten time gjatë gjithë aktiviteteve sportive kulturore cilado qofshin ato etj. Kur mbarova 8-vjeçaren, e ndieja veten që isha pjesë aktive e politikës. Gjatë kësaj periudhe organizimi i quajtur “Netët tona për ne”, ishte një organizim ku mblidheshin shkollat Medrese të Stambollit, duke shfaqur talentet e tyre në këngë, poezi, teatër dhe përvoja të ndryshme. Në këto aktivitete Erdogan luante rolin e prezantuesit, ku dhe shpeshherë lexonte poezi. Në një konkurs të organizuar nga gazeta “Tercuman” për të lexuar poezi, Erdogani fiton çmimin e parë në vitin 1973, po ashtu pas një viti në të njëjtin konkurs ai fiton çmimin e parë në shkrimin e Esesë. Që në periudhën e 8-vjeçares, Erdogani ishte përfshirë në Unionin Studentor Kombëtare të Turqisë dhe pas kësaj, hap pas hapi ai fillon të përfshihet në politikë. Madje që në moshë të vogël, ai nuk nguronte të bënte shaka duke thënë se, “bindjet e mia politike janë më të vjetra, se ato të Erbakanit”. Dhe në fakt, Erbakan e kishte filluar përfshirjen e tij në politikë në vitet 1969 me Lëvizjen e të pavarurve. Erdogan, duke filluar me pjesëmarrjen e tij në një Konferencë të dhënë me Erbakan me temë “ Shkenca dhe Islami”, filloi të angazhohej më tepër në jetën politike, duke u përfshirë kështu në Partinë për Shpëtim Kombëtar (MSP, Mili Selamet Partisi). Në këtë periudhë Erdogan u bë një ndër krahët kryesorë të Erbakan. Përktheu: Zamira Greva Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

opinion << Vijon nga faqJa 1... për më tepër vetë Erdogan e tregon këtë si më poshtë: “Isha në klasën e pestë të shkollës fillore. Drejtori i shkollës hyn në lëndën e fesë. Një ditë në kohën e faljes drejtori, njëkohësisht mesues, i drejtohet klasës duke pyetur: Kush do ta falë vaktin? Shikova majtas, djathtas dhe pashë që asnjëri nuk kishte ngritur dorën. Ngrita dorën dhe thashë: - do ta fal unë. Dora ime ishte e vetme e ngritur në klasë. Drejtori shtroi një gazetë duke thënë: “Hajde ta falim namazin këtu bashkë”. Pashë gazetën, u mënjanova disi, isha vetëm në klasë të pestë por nuk pata ndrojtje nga ajo që thashë. “Mësues nuk mund të falesh në këtë gazetë». Kjo i pëlqeu shumë atij. Mori menjëherë mbulesën e tavolinës dhe e shtroi. S’mund ta harroj kurrë atë ditë. Fala namaz përpara të gjithë shokëve. I tregova të gjithëve se si falet namazi i drekës dhe në lëndën fetare u vlerësova me 5 (nota maksimale në Turqi).” Që prej atij momenti Erdogani u quajt si Hoxha i klasës dhe një ditë drejtori e thërret pranë tij dhe i tregon nga dritarja anën tjeter të Halicit (lagje në Stamboll), ku i thotë: A e sheh Liceun Medrese të Stambollit, atje do të të dërgoj ty. Dhe duke mos u menduar shumë, duke treguar respekt për drejtorin u përgjigja vetëm me “Po”. Duke marrë parasysh zhvillimin e tij psiko-social ai do t’i shpjegonte në këtë mënyrë vitet e Liceut: “Periudha e shkollës së mesme (lice) ishte gjithçka për mua. Formimi i jetës sime, vizioni im, mendimi për të ardhmen erdhën si meritë e kësaj shkolle. Arsyeja ishte Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E mërkurË, 13 qershor 2012 Welcome to Albania!

politikë

77 news

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Berisha: Decentralizim fiskal, sistem mikrokrediti

K

ryeministri Sali Berisha ka shprehur angazhimin e plotë të qeverisë për thellimin e decentralizimit fiskal për qeverisjen vendore dhe mundësinë për ngritjen e një sistemi mikrokreditimi në mbarë vendin, për të ndihmuar në mënyrë të veçantë zonat rurale. Duke folur në konferencën e UNDP, "Bashkojmë politikat dhe praktikat", Berisha theksoi se Shqipëria ka probleme

në formën territoriale të qeverive vendore, ndërsa shtoi se mungesa e një sistemi kreditimi për zonat rurale, është një nga problemet më madhore.“Në përputhje me decentralizimin, qeveria ka rritur disa herë fondet për qeveritë vendore, së fundi ajo ka krijuar Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve që ka përfaqësuesit tuaj dhe në përputhje me projektet që paraqisni bën një shpërndarje të fondeve transparente, në përparësitë që përcaktoni vetë. Qeveria është e vendosur të thellojë decentralizimin fiskal dhe jemi të përgatitur për paketë të re decentralizimi fiskal, që do të fuqizojë të gjithë veprimtarinë tuaj” theksoi Berisha. Berisha është ndaluar edhe në mundësinë për një sistem kreditimi për zonat rurale të vendit. “Mungesa e këtij sistemi përbën një nga problemet më madhore të komuniteteve në këto zona, ne po shqyrtojmë mundësinë e ngritjes së tij. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Nano-socialistëve: I gatshëm t’ju udhëheq drejt fitores! Ish-lideri i Partisë Socialiste Fatos Nano ka akuzuar kryetarin aktual Edi Rama se, ka çuar partinë në humbje të njëpasnjëshme. Sipas Nanos, Rama humbi betejën e radhës me mazhorancën, duke e lënë kryeministrin të zgjedhë presidentin nga Partia Demokratike. Duke uruar 21- vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ai i ka shprehur socialistëve gatishmërinë për t’i udhëhequr drejt fitores përmes bashkimit të së majtës. “Unë jam tashmë para jush i gatshëm për t’ju udhëhequr drejt fitoreve të reja. I vetmi që na ndan ne sot, është vetëm ai njeri, që e quan

veten Kryetar të Partisë Socialiste, edhe pse ai që ditën që ka vënë këmbë në krye të partisë sonë, ka shkaktuar veç humbje, humbje, dhe humbje. Edi Rama sot ju ka shkaktuar juve të dashur socialistë humbjen e radhës. Beteja, qëndrimi dhe strategjitë e tij noprane, pamend dhe prej arlekini, i dhuruan Sali Berishës fitoren e radhës, duke i lënë fushë të lirë Berishës që ta zgjedhë vetë Presidentin që donte”, është shprehur Nano përmes një njoftimi për shtyp. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

13-vjetori i çlirimit të Kosovës “Sot Kosova shënon një shembull krenarie suksesi dhe shqiptarët kudo në rajon janë e mbeten një faktor solid për paqen, stabilitetin dhe demokracinë”. Me këtë mesazh presidenti Bamir Topi, ka përshëndetur 13-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat e Natos. Kreu i shtetit ka theksuar se, falë punës së palodhur të qytetarëve të saj, Kosova ia doli të jetë një shtet demokratik, ku jetojnë në liri dhe harmoni komunitete të ndryshme etnike e fetare, ku respektohen e garantohen të drejtat e njeriut dhe ku vepron rendi kushtetues europian. Presidenti Topi në mesazhin e tij shpreh mirënjohje për forcat e NATO-s , që ia dolën të çlirojnë në vitin 1999 Kosovën dhe të ndalnin gjenocidin serb. “Regjimi i Millosheviçit realizoi në Kosovë akte dhune e krime të pashembullta. 12 qershori i vitit 1999, shënoi fundin e këtij regjimi dhe nisjen e një epoke të re për Kosovën dhe gjithë rajonin. Në këtë ditë në emër të shtetit shqiptar, u shpreh mirënjohjen e thellë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Europian, që u angazhuan në operacionet paqësore në Kosovë. Populli shqiptar do t’u jetë përjetë mirënjohës për kontributin e tyre për paqen dhe lirinë e Kosovës”, është shprehur presidenti Topi. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Levendi shpk Tirane, ofron vend pune Specialist xhami Cel. : 0674083335/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


sociale

77 news

Welcome to Albania!

E mërkurË, 13 qershor 2012

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Rritja e çmimit të barnave, farmacistët: Ka ndikuar TVSH-ja

Farmacistja Diana Toma

R

ritja e çmimit të barnave në vendin tonë për shumë qytetarë është bërë e papërballueshme. Mosha e tretë është target-grupi më i prekur nga vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave në tremujorin e parë të vitit të kaluar, i cili solli vendosjen e TVSH-së për barnat. Kjo rritje pohohet dhe nga farmacistët, të cilët ndalen gjithashtu edhe në një sërë faktorësh të tjerë që kanë ndikuar tek rritja e çmimit. Sipas Diana Tomës, farmaciste dhe njëkohësisht kryetare e Sindikatës së Farmacistëve, edhe pse institucioni, që ajo drejton së bashku me Urdhrin e Farmacistëve në vend, e apeluan këtë vendim deri në komision parlamentar të ngritur për këtë çështje, zëri i këtyre aktorëve të interesit nuk u dëgjua. Megjithatë sipas saj, rritja e çmimit ndikohet shumë edhe nga sasia e barnave, që grosistët marrin nga kompanitë e huaja

farmaceutike. Kështu kur porositet një sasi e madhe, sigurisht që çmimi është më i ulët dhe anasjelltas. Një tjetër faktor që ndikon, është edhe lidhja midis mjekëve dhe depove që tregtojnë barnat, kjo sjell që në receta të rekomandohen barna të atyre depove, me të cilat mjeku ka bërë “pakt”. Bazuar në ligjin e barnave një marrëveshje e tillë është shkelje e hapur, pasi mjeku përcakton diagnozën e pacientit, ndërsa farmacisti përcakton dozat dhe cilësinë e barnave.“77 News” e vërtetoi këtë fakt pasi pyeti shumë pacientë të “QSUT”, të cilët kërkojnë pranë farmacive markat e përcaktuara nga mjeku dhe kjo, jo sepse ato janë më të mirat në treg, por sepse mjeku kështu “urdhëron”. -Dr.Toma,cila kategori barnash ka pësuar më tepër rritje çmimi si pasojë e vendosjes së TVSH-së?

Mund të them se, ky ndryshim solli rritjen e çmimeve të të gjitha barnave. Por specifikisht do të përmendja barnat, që kurojnë sëmundjet kardiovaskulare, kronike etj. Për shembull, një kuti Diovan dikur kushtonte 3500 Lekë, aktualisht blihet 4500 lekë. -Përveç TVSH-së apo dhe sasisë, që blihet nga grosistët, ka faktorë të tjerë, që ndikojnë tek rritja e çmimit të barnave? Po, do të përmendja çmimin me të cilin blihet lënda e parë, si dhe ndryshimi i kursit të euros. Një tjetër faktor ndikues është edhe kërkesa e kufizuar në treg. Pra në bazë të ndryshimit të këtyre elementëve, sigurisht ndryshon edhe çmimi. -Vihet re përdorimi pa kriter i antibiotikëve, të cilët në bazë të kategorisë kanë çmime të ndryshme. A kemi të bëjmë këtu me lidhjen që ju deklaruat më parë mjek-depo? Përdorimi pa kriter që bëhet, kur një pacient trajtohet me antibiotikë, do të thoja që është tepër abuzues. Nëse dikur ka patur një skemë të caktuar të trajtimit me antibiotikë, tani nuk ndodh kështu. Më parë fillohej nga gjeneratat më të ulta për të arritur tek ato më të lartat. Aktualisht, fillohet pa kurrfarë rregulli. Pra në receta rekomandohen antibiotikë me çmime më të larta edhe pse pacienteve mund t’iu nevojiten gjenerata më të ulta antibiotikësh për diagnozën e përcaktuar. Nga Eriselda Martini, Florian Dervishaj Për më tepër: www.77news.al

ELECTRONIC.LINE Kerkohet 1 vajze per PROMOCION Tel. 042235450 /Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Velipoje, Qendër Shkodër, Albania www.hotelvalz.com info@hotelvalz.com Kontakt: (+355) 26780257 (+355) 22250881 (+355) 692085830 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E mërkurË, 13 qershor 2012 Welcome to Albania!

sociale

77 news

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Divorcet, avokati: Nuk ekzekutohen detyrimet ndaj fëmijëve!

A

vokati i çështjeve familjare, Altin Merkaj, bën me dije për 77 News se, përmbarimi shtetëror bën një punë të dobët në lidhje me ekzekutimin e detyrimeve ushqimore ndaj fëmijëve, të cilët kanë prindër të divorcuar. Bazuar në përvojën tuaj si avokat, a është rritur numri i divorceve dhe cilat janë shkaqet kryesore të tyre? Sipas mendimit tim, ka një rritje të numrit të divorceve në Shqipëri. Dua të theksoj se, ka rritje sidomos të divorceve të emigrantëve, që vijnë nga Italia dhe Greqia. Mendoj se, shkaqet kryesore janë ekonomike, njëkohësisht vërej një shthurje morale, që ekziston mes çifteve. Një pjesë e klientëve, që vijnë në zyrën time, konstatoj se kanë patur tradhti bashkëshortore, ashtu siç parashikohet dhe në Kodin e Familjes. Madje, theksoj se, faktori i vështirësive ekonomike ka sjellë si rezultat dhe rritjen e dhunës ne familje, si rrahje dhe keqtrajtime. Klientët bashkë me padinë për zgjidhjen e martesës, kërkojnë dhe caktimin e masës së detyrimit ushqimor për fëmijët. A është e kënaqshme kjo masë dhe a ekzekutohet nga përmbarimi? Siç e dimë, detyrimi për ushqim ndaj fëmijëve parashikohet në nenin192/b të Kodit të Familjes. Përsa i përket masës së detyrimit ushqimor bazuar në rastet e shumta, që kam trajtuar në Gjykatë, masa mesatare e detyrimit është 5 mijë lekë në muaj. Kjo masë është e vogël për një sërë arsyesh: së pari gjendja ekonomike e Shqipërisë, së dyti prindërit e fëmijëve

Avokati Altin Merkaj

të divorcuar janë të papunë, ose dhe nëse janë të punësuar, janë në punë të zezë. Si rezultat i informalitetit nuk vërteton dot pagën që ata marrin dhe bazuar në të, vendosjen e duhur të detyrimit ushqimor. Kjo shumë e vogël e detyrimit ushqimor, është e pamjaftueshme për zhvillimin psiko-social të fëmijës, pasi ai ka nevojë për veshje, arsimim, argëtim, ushqim, si dhe nevoja të tjera. Aplikimi i rritjes së detyrimit ushqimor kryhet vetëm kur gjenden prova, që vërtetojnë pasurinë e njërit prej bashkëshortëve. U sugjeroj organeve shtetërore që masa e pensionit ushqimor të jetë 100.000 lekë. Një pjesë e madhe, gati 70% e prindërve të divorcuar nuk ekzekutojnë detyrimet ushqimore ndaj fëmijëve të tyre.

Arsyeja kryesore e mosekzekutimit është puna e dobët e përmbarimit. Ata i bien shkurt duke thënë: ”nuk gjej dot pasurinë e bashkëshorteve, apo llogari të tyre bankare”. Mendoj që është puna e dobët e tyre, pasi përmbaruesit nuk aplikojnë as gjobë në rastin e kundërshtimit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor. Legjislacioni parashikon qartë se, nëse pas 2 gjobave nuk bëhet ekzekutimi, atëherë shkohet deri në ndjekje penale. Megjithatë, në lidhje me masat e ulëta të pensioneve ushqimore, kemi raste që gjykatat kanë bërë një rritje të lehtë të pensioneve, dhe kjo duhet parë si një model i mirë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

ELECTRONIC.LINE Tirane, ofron vend pune PUNONJESE per SERVISIN. Tel:042235450/Për më tepër: www.njoftime.com

TAPICERI Adresa: Rr. e Kavajës-Tiranë Cel: +355 68 38 96 794

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E mërkurË, 13 qershor 2012

kuriozitete

77 news

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Fëmijët e qytetit janë më të prirur ndaj alergjive, se ata që jetojnë në fshat

S

ipas një studimi të ri amerikan, fëmijët që rriten nëpër qytete e ndërtesa të larta, janë shumë më tepër të predispozuar të vuajnë nga alergjitë e shkaktuara nga ushqime të ndryshme, se sa ata që jetojnë në fshat. Fakti që rriten në një zonë urbane dhe një ambient me popullsi të ngjeshur, i bën këta fëmijë dy herë më të rrezikuar, se sa bashkëmoshatarët e tyre, që rriten në zonat rurale, pohon studimi. Sipas eksper-

tëve, prirja drejt alergjisë shkaktohet më së tepërmi nga ekspozimi ndaj ndotësve në një moshë të re. Nga ana tjetër, ata që jetojnë në fshat mund të fitojnë imunitet, duke qenë të ekspozuar ndaj baktereve të përhapura në natyrë. Më tepër se 10 për qind e fëmijëve të lindur në zonat me densitet të lartë të popullsisë janë alergjikë ndaj të paktën një ushqimi, kundrejt 6 për qind të atyre, që kanë lindur në një zonë me densitet më të vogël të popullsisë. “Ne kemi zbuluar për herë të parë se, dendësia e lartë e popullsisë korrespondon me gjasat për një prirje më të madhe të alergjive ushqimore tek fëmijët”, – pohon Ruçi Gupta, autor i studimit. Kjo tregon se, lloji i mjedisit ndikon në zhvillimin e alergjive ushqimore, por çështja është të zbulohen faktorët mjedisorë që i shkaktojnë ato, në mënyrë që të parandalohen. Në këtë mënyrë, ky studim

është në kërkim të informacionit konkret, për të kuptuar më mirë elementet e mjedisit që shkaktojnë alergjitë ushqimore, veçanërisht te fëmijët, në mënyrë që të zbulohet një kurë për parandalimin e tyre . Kjo, pasi rastet me alergji ushqimore janë rritur ndjeshëm në 20 vitet e fundit, duke u bërë alarmante. Simptomat përfshijnë kruarje, skuqje të lëkurës, ënjtje të fytyrës, dhe në rastet më të rënda, shok anafilaktik, që mund të jetë i rrezikshëm për jetën. Statistikat vlerësojnë se, afërsisht një në çdo 14 fëmijë nën moshën trevjeçare vuan nga një ose më shumë alergji ushqimore. Ato shkaktohen kur sistemi imunitar, gabimisht trajton proteinat, që gjenden në ushqim si një kërcënim për trupin, kur në fakt ata duhet të jenë të padëmshme. Për më tepër: www.facebook.com/Banka Ideve

Shembet kulla për 5 sekonda Vetëm në 5 sekonda një strukturë e stërmadhe, që dikur ka qënë blloku rezidencial i kullave më i larti në Europë, u shndërrua në asgjë më shumë se një mal me shkatërrina. Qindra banorë të Rrugës së

për një kapacitet prej 4700 personash, por tani atje jetojnë vetëm 300. Shtatë të tjerat do të shkatërrohen gjatë pesë viteve të ardhshëm. Për më tepër: www. newnews.al

Kuqe në Glasgou panë se si 275 kg eksploziv shkatërruan kullën e parë të bllokut me tetë të tilla. Ky bllok kullash të larta përfundoi ndërtimin në vitin 1969 dhe si më të lartat në Europë, ishin dizenjuar

PIRRACI-U6 Tirane, ofron vend pune SEKRETARE email:ztupirraci@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime..com

Ndërtesa me parafabrikate Ndërtesa të shpejta, praktike dhe me çmimet më të lira në treg.

Adresa: Hyperservice, Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”, Tiranë. Cel: 00355 68 55 58 578 Tel: 00355 42 39 10 31 e-mail: hyperservice@yahoo.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E mërkurË, 13 qershor 2012 Welcome to Albania!

AKTIVITET E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Alida Tota: Rritet numri i denoncimeve të dhunës në familje

D

77 news

rejtoresha e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen Alida Tota ka qenë e ftuar speciale në Universitetin “Vitrina”. Gjatë një diskutimi të hapur me studentët ajo ka folur për politikat e promovimit të barazisë gjinore. Ajo është ndalur fillimisht tek legjislacioni, i cili për shkak të aspiratës së Shqipërisë, për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, po përafrohet me atë europian. “Ne jemi në momentin kur Shqipëria po pret marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe një rëndësi shumë të madhe ka përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së”, është shprehur Tota. Ajo ka kujtuar se, Shqipëria që në vitin 1920 i ka atribuuar gruas të drejtën e votës, por për shkak të zhvillimeve të mëtejshme dhe diktaturës, vendi ynë bëri regres në drej-

tim të barazisë gjinore. Tota ka theksuar se, në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, një rishikim i historisë së të drejtave të grave është i domosdoshëm. “Pas vitit 1920 të drejtat e grave janë ndrydhur”, ka deklaruar Tota. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar parandalimit të dhunës në familjes. Për këtë arsye është ngritur edhe qendra kombëtare për të mbijetuarat e dhunës. Drejtorja e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen evidenton se ka patur një rritje të ndjeshme të denoncimit të dhunës në familje. “ Në vitin 2011 kemi patur mbi 2000 raste të denoncimeve të dhunës në familje. Të mbijetuarat e dhunës në familje kanë filluar të denoncojnë dhunën. Kemi patur një rritje me 1000 raste të denoncimeve nga viti 2010 në 2011”, është shprehur ajo. Një tjetër çështje është respektimi i kuotës së barazisë gjinore në politikë. “Në vitin 2009 kemi një rritje të pranisë së grave në parlament, nga 7.1%, në 17% që është aktualisht. Sot kemi në parlament 23 vajza dhe gra në parlament”, ka konstatuar Tota. Ajo ka theksuar më tej se, nëse gratë dhe vajzat do të kenë më shumë të drejta në vendimmarrje, do të jenë më pranë zbatimit të politikave gjinore. “Prezenca e grave dhe vajzave në administratën publike është 65% dhe në 25% të rasteve, postet drejtuese i mbajnë gratë”, ka bërë të ditur Tota... Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

horoskopi ditor DASHI: Yjet do ua bëjnë më të bukur jetën në cift sot. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar. DEMI: Venusi do jetë planeti më i favorshëm për ciftet gjatë kësaj jave. Financat do jenë shumë të mira. BINJAKËT: Hëna do e elektrizojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Sektori i financave do jetë i mbrojtur. GAFORRJA: Jeta juaj në çift do jetë paksa e trazuar. Mund të keni edhe ndonjë debat brutal, i cili do jua prishë gjithë ditën. LUANI: Çdo gjë do jetë më e thjeshtë sot në jetën tuaj në çift. VIRGJËRESHA: Sektori i dashurisë për çiftet nuk do të influencohet nga asnjë planet. Financiarisht do kaloni një moment të vështirë. PESHORJA: Venusi iu premton sot momente të mrekullueshme së bashku me partnerin tuaj. AKREPI: Më në fund debatet dhe problemet që keni pasur në çift do të gjejnë zgjidhje. SHIGJETARI: Do kujdeseni shumë gjatë kësaj dite që jeta juaj sentimentale të jetë sa më e mirë. BRICJAPI: Partneri do ju mbajë shumë pranë vetes sot dhe do përjetoni orë të mrekullueshme së bashku. UJORI: Edhe pse do ju jepet mundësia ta tradhtoni atë që keni në krah me dikë në dukje më të mirë. PESHQIT: Do besoni tek dashuria e vërtetë dhe ideale sot, por do zhgënjeheni pasi të shihni realitetin.

Food Way Tirane, ofron vend pune Punonjese Vetesherbimi Tel. : 04 23 80 134/Për më tepër: www.njoftime..com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


profil

77 news Welcome to Albania!

E mërkurË, 13 qershor 2012

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Karburant “Besmiri”, gjithçka për çdo makinë C ilësia e lartë, çmime konkurruese dhe sjellja në treg e produkteve të reja, janë elementët kryesorë, ku është mbështetur puna në karburant “Besmiri” në Elbasan. Administratorja e përgjithshme e karburaburantit, tregon procesin e punës dhe gamën e gjerë të produkteve, që tregtohen nga kjo firmë, të cilat i kanë garantuar çmimet konkurruese dhe cilësia e lartë e karburantit, janë çelësi i suksesit të karburant “Besmiri” në Elbasan. Menaxherja flet jo vetëm për suksesin në 15 vite, por shton se i kanë dhënë mundësinë të zgjerojë edhe aktivitetin. Laureta Meka pohon se, karburant “Besmiri”, prej 15 vitesh ka si aktivitet kryesor shitjen e karburanteve me pakicë, naftë, benzinë dhe gaz, si dhe shitjen e vajrave lubrifikantë me shumicë dhe pakicë, pastrueses së brendshme për makinat dhe aksesorë të tjerë për mjete transporti. “Përfaqësojnë firmën “Gonson Divers”, me solucione me cilësi shumë të lartë, ne kemi ekskluzivitetin dhe mendojmë ta zhvillojmë edhe më tej biznesin, për sa u përket këtyre produkteve. Produkti i ri është mirëmbjajtës dhe shkëlqyes, higjienik, që mund të përdoret për sterilizimin e të gjithë ambienteve”-pohon administratorja. Ajo pohon se, ka arritur shumë sukses falë cilësisë së lartë dhe çmimeve shumë konkurruese, si dhe përkushtimit ndaj klientit, pse jo edhe një dhuratë ndaj klientëve besnikë. “Prej 15 vitesh ndodhemi në unazën e re të Elbasanit, ku ka regjistruar aq shumë sukses si në Elbasan edhe në rrethe të tjera. “Projektet tona për të ardhmen janë që të zgjerohemi më shumë në treg, të ofrojmë cilësinë e deritanishme dhe çmimet shumë konkurruese. Për momentin jemi përqendruar te frima “Gonson Drivers”, që do ta shtrimë në të gjithë vendin”-thotë administratorja

Administratorja e Karburant «Besmiri» Laureta Meka

e karburant “Besmiri”. Nafta që tregtohet në karburant “Besmiri”, është e importuar dhe shumë cilësore. “Një rëndësi të veçantë në këtë pikë të tregtimit të naftës dhe gazit me pakicë merr edhe mënyra e peshimit të pro-

duktit. Çdo drejtues mjeti është i sigurt që në serbatorin e tij hidhet naftë ose benzinë aq sa lekë paguan”-pohon administratorja e karburant “Besmiri”. Kalibrimi i njësisë matëse kryhet shumë shpesh, çka garanton edhe saktësinë e tij. Nga Ornela Manjani Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 10.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Shkodër. ........................................... Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news