Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 11.06.2012 NR-96 I BOTIMIT

OPINION

AKP, një parti për të drejtat e njeriut!

"

Të drejtat themelore dhe liritë e njeriut janë cilësitë e fituara nga njerëzimi pas luftërave të stërzgjatura për shekuj me radhë. Niveli i këtyre Nga Tayyp Erdogan * lirive është një tregues për të qenë një shoqëri e civilizuar. Kjo është edhe pritja e shoqërisë sonë për të parë Turqinë, e cila është pjesë e botës së qytetëruar, dhe që do ta sjellë atë në fushën e të drejtave dhe të lirive themelore në një pozicion që ajo meriton. Prandaj këto hapa duhet të merren për shkak se njerëzit tanë meritojnë këto të drejta dhe liri, dhe jo për shkak se institucionet ndërkombëtare duan që ato të merren. Ne pranojmë paraprakisht se publiku ynë ka sens të përbashkët dhe do të bëjë zgjedhjen e duhur. Asnjë strukturë nuk mund të sjellë lirinë e individëve apo paqe për shoqërinë, nëse ajo vetë si strukturë nuk është e bazuar në vullnetin e lirë të popullit. Liritë përbëjnë themelet e demokracisë. Pa shtypje individuale apo institucionale dhe vetëm kështu është e pranueshme. Elementi më i rëndësishëm i besimit në një shoqëri është besimi i individëve që jetojnë në shoqëri ku të drejtat dhe liritë e tyre respektohen. Ky besim është forca themelore, e cila vë të gjitha dinamikat sociale dhe ekonomike në lëvizje. Për më tepër, respektimi i të drejtave dhe lirive të individëve, është kushti themelor për vendosjen e paqes sociale dhe stabilitetin, si dhe për pranimin e një regjimi demokratik të politikës nga ana e njerëzve. Partia jonë i përket parimeve të Ataturkut dhe reformave të tij më të rëndësishme për ngritjen e publikut turk mbi nivelin e qytetërimit bashkëkohor, dhe po ashtu, AKP e sheh këtë si një element të paqes

>> VIJON NË FAQEN 2

Intervista/ Flet për 77 News Abdulla Rexhepi, ish-minatori invalid

Invalidi apel QSUT-së: Më kuroni pa para! Lëvizja Shqipëria e Re në Turqi, takim me Dr. Azmi Ofluoglu!....................................f.3 Konsumatorët në rrezik nga uji i ndotur!................f.2 Lihet në burg 15 vjeçari, gjykatat nuk aplikojnë dënimin alternativ!..........................f.5 Projekti/ Hyseni: Te ‘’Vitrina’’ vlerësoj cilësinë në mësimdhënie!..........................f.7

Adresa Rruga “Donika Kastrioti, pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Welcome to Albania!

E HËNË, 11 QERSHOR 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Konsumatorët në rrezik nga uji i ndotur!

K

onsumatorët shqiptarë gjenden në këtë stinë të nxehtë përballë shqetësimit të ndotjes së ujit të pijshëm. Këtë fakt e bën të ditur Shoqata e Konsumatorit Shqiptar. Sipas kreut të kësaj shoqate Islam Cani, ka mjaft zona problematike në vend, me ndërprerje të ujit dhe përzierje të tij me ujërat e zeza. Uji në të shumtën e rasteve, është jashtë normales së lejuar për konsum.

Pranë zyrave të shoqatës së konsumatorit kanë mbërritur edhe shumë ankesa nga qytetarët për këtë problem, konkretisht janë drejtuar rreth 976 ankesa për 5 muaj nga konsumatorët, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë përmirësimesh. Përzierja me ujrat e zeza vjen pasi tubacionet e ujit janë tejet të amortizuara. Duke qenë të tilla lind edhe një problem tepër i rëndësishëm,

siç është kontaminimi i ujit të pijshëm me ujërat e zeza, si dhe me ujërat e shirave apo të lumenjve. Përjashtim bëjnë disa zona të rretheve si Korça, Pogradeci, disa zona të Librazhdit, Elbasanit dhe Shkodrës si dhe një pjesë në Tiranë. Zonat që shfaqin probleme janë ato në njësinë nr. 6, Kombinat, janë 7 rrugica që tubacionet rrjedhin ujë gjatë rrugës F. Bardhish dhe H. Stërmillish. Në njësinë nr. 10, ka ndërprerje të ujit të pijshëm dhe pikërisht në Rrugën e Kavajës, përballë Postës Shqiptare 2. Probleme me ujin e pijshëm shfaqen prapa Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit; në rrugën ‘‘21 Dhjetori’’ shfaqen përsëri rrjedhje të tubacioneve, pranë ISSH-së, ku uji i rrjetit del hapur; probleme shfaqen dhe në Laprakë, afër Hetuesisë; në Bulevardin ‘‘Zogu i Parë’’, banorët e pallatit 51/1, përkatësisht janë 11 familje që ankohen për ujin e rrjetit, i cili është me erë të rëndë dhe të turbullt;ankesa paraqiten dhe pranë ishUzinës Traktori, ku mungesa e ujit është me orë të tëra; tek ish Dispanceria e vjetër uji është me erë dhe i turbullt; Nga Isida Muço Për më tepër: www. 77news.al

një aktivizim. Partia jonë e konsideron fenë si një nga institucionet më të rëndësishme të njerëzimit, dhe laicizmit si një parakusht i demokracisë, dhe një sigurimin i lirisë së fesë dhe ndërgjegjes. Ajo gjithashtu kundërshton interpretimin dhe shtrembërimin e sekularizmit si armiqësi ndaj fesë. Në thelb, laicizmi është një parim që lejon njerëzit e të gjitha feve dhe besimeve të qetë për të praktikuar fetë e tyre, të jenë në gjendje për të shprehur bindjet e tyre fetare dhe të jetojnë në përputhje me rrethanat, por gjithashtu i lejon njerëzit pa besime të organizojnë jetën e tyre përgjatë këtyre linjave. Nga ky këndvështrim, laicizmi është një parim i lirisë dhe paqes sociale. AKP kurrsesi nuk pranon që të përfitojë nga vlerat e shenjta fetare dhe etnike dhe për t'i përdorur ato për qëllime politike. Ajo e konsideron fenë, qëndrimet dhe praktikat e tyre si të devotshme dhe e mbrojnë nga ato të cilat shqetësojnë popullin dhe të cilat diskriminojnë për shkak preferencave dhe të jetës së tyre fetare. Partia jonë këtë gjë e njeh si anti-demokratike dhe në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut. Nga ana tjetër, është gjithashtu e

papranueshme për të bërë përdorimin e fesë për interesa politike, ekonomike dhe të tjera, ose për të ushtruar presion mbi njerëzit që mendojnë dhe jetojnë ndryshe duke përdorur fenë. Partia jonë merr si bazë të drejtën e të gjithë qytetarëve tanë për t'u informuar lirisht dhe për të shprehur mendimet e tyre. Një nga kushtet themelore të demokracive bashkëkohore është ekzistenca e shtypit të lirë. Prandaj, në të gjithë kuadrin ligjor në lidhje me mediat do të ndryshohet, dhe do të ndalohen dënimet kundër lirisë së medias dhe së shprehjes. Liria e shtypit të shkruar dhe medias vizive duhet të mbrohen medoemos, ku të shmanget monopolizimi e të mos lejohet. Programet arsimore, po ashtu duhet të organizohen, duke filluar me shkollat fillore në institucionet publike. Liria për të kërkuar të drejtat e dikujt dhe e drejta për t'u gjykuar me drejtësi do të arrihet me të gjitha elementet e saj. *Fjalimi i mbajtur nga Erdogan në krijimin e partisë së tij Përktheu: Leonard Ferhati Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

OPINION << VIJON NGA FAQJA 1... sociale. Lidhur me të drejtat dhe liritë themelore, AKP do të arrijë objektivat e mëposhtme: Standardet në fushën e të drejtave të njeriut të përfshira në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Turqia është pjesë e tyre, veçanërisht në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Karta e Parisit dhe Helsinkit dhe e Aktit Final që do të vihet në fuqi. Mendimet dhe sugjerimet e institucioneve vullnetare, organizatat joqeveritare aktive në fushën e të drejtave të njeriut do të merren në konsideratë, dhe do të ketë një bashkëpunim të ngushtë i cili do të vendoset mes qeverisë dhe këtyre organizatave. Theksi do të vihet në pjesëmarrjen e këtyre organizatave në identifikimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke punuar jashtë dhe duke sugjeruar rekomandime për zgjidhje, në edukimin mbi të drejtat e njeriut dhe në inspektimin e njësive të zbatimit të ligjit. Liritë e mendimit dhe e shprehjes duhet të jenë të ndërtuara në bazë të standardeve ndërkombëtare, të shprehen lirisht, dhe dallimet do të konsiderohen si Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 11 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re në Turqi, takim me Dr. Azmi Ofluoglu!

K

ryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Z. Edmond Vlashaj ndodhet në Turqi

për turin "Welcome to Albania" "Bëj nder vendit tënd, fto në Shqipëri sa më

shumë vizitorë"! Z. Vlashaj ka zhvilluar një takim me themeluesin dhe pronarin e Network-ut të Spitaleve Gjermane në botë, Dr. Azmi Ofluoglu. Në këtë takim është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe sjelljes së sa më shumë vizitorëve në Shqipëri. Njëkohësisht, Universiteti "Vitrina" po fillon bashkëpunimin me këtë Network Spitalesh në funksion të praktikave mësimore të studentëve të këtij universiteti. Gjatë një viti në këtë Network Spitalesh shumë modernë në Turqi dhe në vende të tjera të botës do të realizojnë praktikat mësimore dhe specializimet më shumë se 120 studentë të Fakultetit të Mjekësisë në të gjitha specialitetet. Për më tepër: www. 77news.al

Prizren, forumet rinore nënshkruajnë deklaratën e lidhjes mbarëshqiptare!

N

ë kuadër të shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, forumet rinore të partive politike shqiptare

në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë e Preshevës, kanë nënshkruar deklaratën e lidhjes mbarëshqiptare të forumeve rinore. Formimi i Lidhjes ka si qëllim bashkërendimin e aktiviteteve të forumeve rinore, kjo dhe në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Një nga nënshkruesit të kësaj deklarate, kreu i LRI-së, Endrit Brahimllari u shpreh se është koha

që të rinjtë të tregojnë kapacitetet e tyre. “LRI është kontribuese me të gjitha format për vazhdimësinë e kësaj nisme. Është koha që të rinjtë të tregojnë kapacitetet e tyre. Të rinjtë duhet të kontribuojnë për forcimin e vlerave kulturore e historike” u shpreh ai. Këtë iniciativë e ka përshëndetur edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Ndërsa i pari i të rinjve të PDK-së, Memli Krasniqi tha se kjo është një iniciativë e mirë e të rinjve shqiptarë, kurse Gent Begolli, që udhëheq forumin e të rinjve të AAK-së u shpreh se koha është në favor të shqiptarëve. Për më tepër: www. 77news.al

Levendi shpk Tirane, ofron vend pune Specialist xhami Cel. : 0674083335/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 11 QERSHOR 2012

SOCIALE

77 NEWS Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Invalidi apel QSUT-së: Më kuroni pa para!

Intervista/ Flet për 77 News Abdulla Rexhepi, ish-minatori invalid

M

idis skamjes dhe sëmundjes, Abdulla Rexhepi, minatori në pension dhe invalid po përballet me vështirësi të mëdha për të shpëtuar dritën e syve. 75 vjeçari me origjinë nga Dibra, banor në Kombinat ka punuar si minator deri në moshën 30 vjeçare por problemet me zemrën e më pas me sytë e kanë penguar të vazhdojë jetën e tij në normalitet. Gjendja është rënduar akoma edhe më shumë për këtë pensionist i cili rrezikon të humbë edhe shikimin, nëse nuk i nën-shtrohet

një ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Me fëmijë të larguar jashtë shtetit dhe një grua të vetme në pension ata jetojnë në varfëri ekstreme. Sipas mjekëve, përpara se Abdullai ti nënshtrohet operacionit duhet të ndjekë një kurë, barnat e së cilës duhet të sigurohen nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza,(QSUT). Por 75 –vjeçarit i është thënë se duhet ti blejë. Teksa endet në dyert e farmacive ai kërkon ndihmë . Rasti i Abdulla Rexhepit ndeshet shpesh në dyert e këtij spitali.“77

News” do ta ndjekë këtë rast, për ta çuar zërin e qytetarit në drejtorinë e “QSUT” me synim zgjidhjen e këtij problemi për ti ardhur në ndihmë 75-vjeçarit. -Kur duhet të futeni në operacion dhe çfarë ju kanë thënë mjekët? Unë duhet të kryej një ndërhyrje kirurgjikale në sy pasi kam probleme të mëdha me shikimin. Duhet të shtrohem për tre ditë. Kam 30 vjet që vuaj nga zemra dhe për të përballuar operacionin unë paraprakisht duhet të kryejë një kurë me froksiparinë. Mjekët më thanë se në farmacinë e spitalit nuk ka të tilla barna dhe më dërguan me këtë recetë ti blej. Unë jam shumë i varfër, fëmijët i kam disa në emigracion dhe të tjerët të papunë. Bashkëshortja ime është në pension dhe e paralizuar. -Ju keni statusin e invalidit, ia bëtë të ditur mjekëve këtë gjë? Po, por nuk duan t’ia dinë. Më thanë skemi mundësi, duhet ti blini vetë barnat. Është e tmerrshme, unë nuk kam rrugëzgjidhje. Më mirë të vras veten skam çbëj tjetër. Fëmijët i kam në pikë të hallit nuk dua ti rëndoj kanë hallet e tyre më mirë të vdes vetë sesa të fus ata në siklet. -Po për operacionin iu kanë kërkuar para? Po normal, asgjë nuk bëhet pa para. Ata më kanë kërkuar por unë nuk kam çfarë t’iu jap. Jam i varfër.Unë edhe pse jam invalid punoj, bëj çfarë mundem. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www. 77news.al

ELECTRONIC.LINE Kerkohet 1 vajze per PROMOCION Tel. 042235450 /Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 11 QERSHOR 2012

SOCIALE

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

77 NEWS

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lihet në burg 15 vjeçari, gjykatat nuk aplikojnë dënimin alternativ!

Flet për 77 News nëna e të miturit

G

jykatat shqiptare shpeshherë ndaj të miturve aplikojnë dënimin me burgim, duke dëmtuar rëndë zhvillimin social dhe psikologjik të fëmijëve. Një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe me të miturin A.K , i cili është dënuar me 2 vjet e katër muaj burg, pa u aplikuar ndaj tij dënimi alternativ (shërbimi i provës). I mituri ës-

htë kapur nga policia në datë 02.06.2011 me 130 gram hashash dhe për këtë vepër penale, vuan prej 13 muajsh dënimin në paraburgimin 313, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Në lidhje me këtë precedent të rrezikshëm, sqaroi për 77 News nëna e të miturit, 47 vjeçarja Remzie Gjella. Ku banoni dhe çfarë ka ndodhur me djalin tuaj? Unë kam dy djem dhe një vajzë, dhe banoj në Tiranë në Rr. Kongresi i Manastirit. Në datën 02.06.2011, kur djali po vinte në shtëpi e ndalon policia, duke kërkuar që t’i bënte një kontroll kur ai s’kishte asgjë me vete. Në kohën e ndalimit, djali ishte 15 vjeç. Gjithashtu, në këtë kohë u ndalua edhe një shok i djalit për të njëjtën akuzë. Policia erdhi për kontroll dhe në shtëpi u gjetën 130 gram hashash, që djali e mbante për përdorim vetjak. Im bir e pranoi akuzën dhe pse nuk e ka shitur asnjëherë hashashin. Sa u dënua djali juaj? Dua t’ju sqaroj se prokuroria kërkoi para gjykatës për djalin deklarim fajtor për veprën penale, N. 283/2 i Kodit Penal domethënë, “shitja, transportimi, mbajtja dhe përdorimi” tej normave të lejuara i lëndëve psikotrope që klasifikohen si lëndë narkotike në bashkëpunim, duke propozuar 6 vjet burgim. Pra, prokurori dha sanksionin nën minimumin e përcaktuar nga ligji, pasi minimumi është 7 vjet dënim. Më pas djalit iu hoq gjysma

e dënimit për shkak të moshës, si dhe iu ul 1/3 e dënimit me gjykim të shkurtuar. Përfundimisht, u dënua 2 vjet burgim, por prokurori kërkoi aplikimin e nenit 59 të Kodit Penal për pezullimin e mëtejshëm të ekzekutimit të vendimit me burgim, pra të aplikohej shërbimi i provës prej 5 vjetësh, me qëllim që djali të ishte nënmbikëqyrje dhe në një aktivitet profesional, pa qëndruar në burg. Ndërkohë, ndaj tij jepet nga gjykata dënimi me 2 vjet e katër muaj. Deri më sot, djali ka kryer 13 muaj burg, por ajo që më shqetëson është fakti se ndaj tij është dhënë një dënim i rëndë, në kohën që ai nuk e meritonte këtë gjë. Aktualisht, djali është në burgun 113. Ligji përcakton dhe dënime më të zbutura alternative, për arsye se ai është i mitur dhe mund të jepnin dënim minimal e jo maksimal, ku të jepej mundësia e shërbimit të provës dhe djali të reabilitohej e jo ti rrezikohet jeta në këtë formë. A e takoni shpesh djalin, si po sillet ai në ambjentet e burgut? Aktualisht, djali është në burgun 113 ku javë për javë shkoj dhe e takoj. Psikologia më ka thënë se ai ka sjelljen më të mirë në burg. Shpresojmë nga Gjykata e Apelit që do të japë një vendim të drejtë me qëllim aplikimin e shërbimit të provës. Çështja është apeluar dhe më parë, në lidhje me kundërshtimin e masës së arrestit. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www. 77news.al

ELECTRONIC.LINE Tirane, ofron vend pune PUNONJESE per SERVISIN. Tel:042235450/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 11 QERSHOR 2012

KURIOZITETE

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Sherebela, një nga bimët më shëruese në botë!

S

herebela konsiderohet një nga bimët më shëruese në botë duke e kategorizuar si një ndër ilaçet më të mira. Sherebela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) që nga lashtësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje. Shkenca moderne ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti. Në kohët e fundit është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit. Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim,

kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve. Ajo përdoret në shërimin e aftit, eres së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherebela. Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër

ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut. Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës. Për më tepër:www.newnews.al

Anija “ASV Roboat” lundron pa ekuipazh! Anija e re, e quajtur ”ASV Roboat” është shpikur së fundmi nga INNOC (shoqëri austriake për shkencat kompjuterike inovative), tregon se ajo mund të sigurojë veten e saj dhe udhëtime mjaft të gjata në det të

hapur, edhe pa patur asnjë njeri si ekuipazh për ta drejtuar. Kjo anije ka thyer rekordin e arritur ndonjëherë nga një anije pa njerëz në bord. Kjo anije “ASV Roboat” i ka nisur sprovat e saj në Detin Baltik.

Ajo do të mbulojë 150 milje detare (278 km) dhe do të lihet në det të hapur deri në 100 orë pa ndërprerje dhe pa ndonjë qenie njerëzore në bordin e saj. Për më tepër: www.facebook.com/ Banka Ideve

PIRRACI-U6 Tirane, ofron vend pune SEKRETARE email:ztupirraci@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime..com

Ndërtesa me parafabrikate Ndërtesa të shpejta, praktike dhe me çmimet më të lira në treg.

Adresa: Hyperservice, Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”, Tiranë. Cel: 00355 68 55 58 578 Tel: 00355 42 39 10 31 e-mail: hyperservice@yahoo.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 11 QERSHOR 2012

PROJEKTI “VITRINA NË FAMILJE”

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Hyseni: Te ''Vitrina'' vlerësoj cilësinë në mësimdhënie!

Q

77 NEWS

yteti i Prizrenit u bë dje edhe qyteti ynë për shumë orë, duke zhvilluar disa takime me studentët tanë. Në shtëpinë e studentes Rina Hyseni patëm takimin e rradhës. ‘’Gjithnjë kam dashur të studioj Farmaci, tani po e realizoj këtë ëndërr te ‘’Vitrina’’, u shpreh Rina. Në këtë takim na shoqëronte dhe nëna e Rinës. ‘’unë kam gjithë jetën në arsim, për mua si pikë të forta të një univeristeti, janë rregulli, cilësia në mësimdhënie dhe përkushtimi, të gjitha

këto janë të Vitrina’’, u shpreh zonja Hyseni. Biseda jonë ishte e frytshme, pasi patëm mundësi të flasim për shumë aspekte të universitetit, qoftë për mësimin, pedagogët por edhe kushtet e tjera që ai ofron, të cilat sipas zonjës Hyseni janë vërtet për tu vlerësuar. ‘’unë i uroj këtij universiteti të ecë sa më lart dhe të jëtë më i miri’’, u shpreh në fund të kësaj interviste zonja Hyseni. Nga Daniela Sula Për më tepër: www. 77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi:Kjo është një ditë e mrekullueshme për ju. Demi:Jeni paksa i papërqëndruar sot dhe jo me kembë në tokë. Kthehuni në realitet. Binjakët:Bëni një hap prapa sot. Zhytuni në fantazitë tuaja të shumta. Gaforrja:Mos shkoni diku pa qenë i ftuar dhe mos merrni gjëra që nuk ju ofrohen. Luani:Ka një ndjesi të ngrohtë dhe miqësore që i'u rrethon. Virgjëresha:Kujtoni se për të fituar terren të ri, duhen bërë sakrifica. Gjërat mund të mos shkojnë sipas planit për ju, por kjo është diçka e natyrshme. Peshorja:Ka një atmosferë pozitive përreth jush sot. Bisedat e ngrohta do të nisin sapo të takosh miqtë tuaj. Akrepi:Edhe pse do të donit që sot ti merrni gjërat më shtruar, për të reflektuar, planifikuar më mirë gjërat. Shigjetari:Tregohuni i shoqërueshëm gjatë ditës së sotme. Flisni me njerëzit. Bricjapi:Gjërat mund t'iu duken më të paarritshme sot. Mos harxhoni kohë duke menduar se përse gjërat nuk po ecin si do të dëshironit. Ujori:Është dita që të dilni dhe të thithni pak ajër të pastër. Përjetoni energjinë pozitive që keni përreth. Peshqit:Lejojeni personalitetin tuaj të shkëlqejë. Kjo është dita më e mirë për të rrezatuar. Do të merrni sinjale pozitive nga persona që nuk i prisnit.

Food Way Tirane, ofron vend pune Punonjese Vetesherbimi Tel. : 04 23 80 134/Për më tepër: www.njoftime..com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E HËNË, 11 QERSHOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Prof. Dr. Yang Yong Nian: Kam ardhur t’i shërbej popullit!

M

irëserdhët në Shqipëri! Ky ishte urimi i parë për mjekun kinez Yong Yang Nian kur erdhi për herë të parë në Shqipëri para 7 viteve pranë Qendrës Mjekësore Pro-Life. Edhe sot ai punon këtu pranë Qendrës Mjekësore Pro-Life ku ai 7 vjet më parë ngriti Qendrën e Mjekësisë Tradicionale Kineze. Ky urim buron edhe sot nga goja dhe zemra e më tepër se 6000 pacientëve që kanë kaluar nëpër duart e profesorit. Natyrshëm lind pyetja ,kush është Prof.Dr. Yong Yang Nian? Prof.Dr. Yong Yang Nian ka kryer Universitetin e Mjekësisë Tradicionale Kineze në Shangai, në specialitetin Akupunkturë, masazh dhe Farmakologji. Ka më tepër se 42 vjet eksperiencë në këto fusha. Gjatë kësaj kohe, ka kuruar me këto metoda dëmtime të muskujve, paraliza dhe dëmtime nervore, sëmundje të kyçeve, spondilioartrozat, dhimbje koke, dhimbje mesi (hernie diskale).Duke qenë një njohës i talentuar i përdorimit të medikamenteve bimore, ka kuruar me sukses sëmundje të aparatit tretës, sëmundje të grave (çrregullime të ciklit menstrual), pezmatimin e prostatës, uljen në peshë dhe uljen e aftësive seksuale. Aktiviteti i Prof.Yong Yang Nian nuk është kufizuar vetëm në Tiranë. Mjekësia Tradicionale Kineze me ndihmën e tij u përhap edhe në rrethe të tjera të vendit. Për këtë ai ka zhvilluar biseda në Radio Televizionet e vendit, ka zhvilluar leksione në shkollat e larta të vendit si dhe në Akademinë Sportive. Gjatë kësaj kohe, ka patur aktivitet botues në shtypin e ditës, si edhe ka përgatitur literaturë dhe botuar libra si p.sh. ‘‘Bazat e Mjekësisë Tradicionale Kineze’’.Për kontributin e tij Prof.Dr.Yang Yong Nian ka marrë falenderime të përzemërta në rradhë të parë nga pacientet e tij, nga administrata e Qendrës Shëndetësore Pro-life, nga shoqata

e miqësisë Shqipëri- Kinë, nga Ministria e Shëndetësisë etj. Prof. Dr. Yang Yong Nian gëzon të gjitha cilësitë e një mjeku serioz dhe i përkushtuar ndaj pacientit. Motoja e përditshme në punën e tij është “Kam ardhur t’i shërbej popullit shqiptar, prandaj ky kontribut ka qenë dhe një shprehje

e miqësisë midis dy popujve”. Urojmë që Prof. Dr. Yang Yong Nian të kontribojë më tej në atdheun e tij të dytë, në vendin e shqiponjave, duke i uruar gjithashtu jetë të gjatë dhe të gëzuar në 67- vjetorin e ditëlindjes së tij. Qendra mjeksësore Pro-Life gjendet tek Rr.Nikolla Tupe Nr.02.. Nga Lisana Subashi Për më tepër: www.facebook.com/ Shqipëria E Re Lajme

Shpërndahet 10.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Shkodër. ........................................... Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news