Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MËRKURË, 06.06.2012 NR-91 I BOTIMIT

OPINION

Duaje Vendin Tënd!

J

epi ngjyrë jetës në Shqipëri. Bëhu aktiv! Merr pjesë me energjitë e tua kudo ku të mundesh dhe investo me praninë tënde, Zgjidhje dhe Drejtësi. Nga Edmond Vlashaj* Investo Zgjidhje dhe Drejtësi edhe atëherë kur të tjerët ta bëjnë të pamundur rolin e pjesëmarrësit. Bëhu protagonist me qenien tënde dinamike dhe intensive. Intensifiko gjallërisht me kontributin tënd. Çdo lloj lidhjeje dhe ndërlidhjeje për ti shërbyer ndershmërisht kombit tënd. Ndërsa takohemi me Shqiptarë të Diasporës dhe përcjellim me pasion entuziazmin e fushatës promocionale përfshirëse dhe mbarëkombëtare, e kemi për detyrë të përcjellim jo vetëm andej, pozitivitetin e dashurisë për atdheun dhe intensitetin e kërkesës për një kontribut real të çdo shqiptari përkundrejt vendit të tyre, por në të njëjtën kohë e kemi për detyrë të përcjellim edhe këndej nga vendi amë i shqiptarëve, shqetësimet e diasporës. Përse Shqetësohet Diaspora Shqiptare? Perceptimi i korrupsionit në këto muajt e fundit ka shkuar deri në atë pikë saqë ata deklarojnë se Shqipëria në këtë drejtim ka bërë hapa pas. Rrëfimi i disa sipërmarrësve që ishin interesuar të sillnin në Shqipëri, jo vetëm investimet e tyre, por edhe investimet e investitorëve gjermanë, zviceranë apo francezë. Në vendin që teorikisht ka lehtësirat më të mëdha fiskale të Europës, pra në Shqipëri, Investitorët përballen me lloj- lloj rrjeta merimange, të tipit jo vetëm burokraci e zvarritje por direkt korrupsion dhe grabitje. Shumë nga zyrtarët që merren me pritjen e investitorëve në Administratën publike u kishin kërkuar "Haraçin", apo pjesën e tyre si në cash, apo edhe në

>> VIJON NË FAQEN 2

Intervista/ Flet për 77 News avokati Ylli Kameri

Lëmshi i adresave, nuk kryhen njoftimet gjyqësore! BE apel për mjedisin, Sequi: Kemi investuar 100 milionë euro!.............................f.3 Fletoret zyrtare, Ministritë nuk botojnë vendimet!...f.4 Shiu përmbyt Tiranën, çfarë ndodh në Selitë?!.........f.5 Ligji i ri, hiqet 4-ra, vlerësimi do të fillojë nga 0......f.5 Aleksandër Çipa: Duhet përmirësuar etika e kulturës mediatike!......................................f.7

Adresa Rruga “Donika Kastrioti, pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


SOCIALE

77 NEWS

Welcome to Albania!

E MËRKURË, 06 QERSHOR 2012

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëmshi i adresave, nuk kryhen njoftimet gjyqësore!

realizuar dëgjimin dhe thirrjen e secilës palë duhet patjetër që ata të njoftohen për gjykimin, të njoftohen për faktet dhe pretendimet që do të ngrihen në gjykim. Theksojmë se ka raste që ligji lejon, por edhe rrethanat e çështjes e diktojnë marrjen e një vendimi gjyqësor, p.sh kur një fëmijë nuk ushqehet, apo nuk strehohet, apo më keq dhunohet . Në këtë rast gjykata merr vendim që ai të ushqehet, të strehohet, të mos dhunohet dhe njoftimi i dërgohet palës tjetër, e cila mund të ankohet sipas ligjit ndaj këtij vendimi (zakonisht 5 ditë). Cilat janë problematikat kryesore që ju keni evidentuar në lidhje me njoftimet,

gjatë punës suaj individuale si avokat? Problematikat në lidhje me njoftimet janë të shumta, por po nënvizoj disa nga më të rëndësishmet. Se pari, njoftimet, si pjesë e procesit gjyqësor nuk trajtohen me solemnitet. Mungesa e solemnitetit në njoftim, sjell degradim të procesit gjyqësor. Mungesa e solemnitetit në një procedurë e cenon vendimin në sytë e opinionit publik, dëmton rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme autoritetin e gjykatave dhe të gjyqtarëve. Njëkohësisht, ai dëmton rëndë edhe autoritetin e palëve në gjykim. Së dyti, problem është mos ndëshkimi e falsiteteve, pasaktësive dhe në rastin më të mirë e parregullsive, që shoqëron procesi i njoftimeve. Një proces gjyqësor lidhet detyrimisht me interesin e palëve. Debitorët (apo siç njihen borxhlinjtë) nuk kanë asnjë interes që të njoftohen sipas ligjit. Ata vendosin adresa të rreme, ndryshojnë vendbanimin dhe krijojnë makinacione dhe kombinacione duke pasur si qellim që në fund të realizojnë pavlefshmërinë e njoftimeve dhe të kërkojnë pavlefshmëri dhe përsëritje të procesit gjyqësor. Duke mos u ndëshkuar, (edhe më keq duke mos u kërkuar ndëshkimi) për këto sjellje joligjore, është krijuar një praktikë gjyqësore, ku gjykimi zvarritet. Së treti, problematike është dublimi i adresave. P.sh. një godinë ka dy adresa zyrtare. Kjo për shkak të mungesës në aksesin e të dhënave personale të individëve, dhe për mungesën e standardeve të të dhënave të vendbanimit në organet e pushtetit lokal. Ka edhe mjaft problematikë por këto janë kryesoret, për mendimin tim. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www. 77news.al

privatë në përgjithësi të huaj, apo shqiptare qofshin ata. Mungesa e garancisë për një rend publik dhe jetë të qetë e të sigurtë, është një shqetësim i cili paraqitet ashtu me kokëfortësi dhe "pa ceremoni fare" në kontekstin e diskutimit mbi dashurinë për vendin e Shqipeve. I takon Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që të marrë këto opinione apo të vërteta, ti verifikojë, dhe të mundohet e përpiqet që këto pika të dobëta dhe kërcënime, në swhot-analizën e dashurisë për Shqipërinë, të mos i lejojë t'ia marrin frymën potencialeve dhe mundësive për

ndjenja të forta e begati. Ne, konservatorët e rinj të Lëvizjes Shqipëria e Re, sot për sot u themi gjithë Shqiptarëve kudo ku janë që ta duan vendin e tyre dhe të përfshihen në Lëvizjen Shqipëria e Re, për të kontribuar direkt me angazhimin maksimal që Shqipëria e Re, që ne duam të ndërtojmë, të jetë pa korrupsion, e drejtë, plot me solidaritet sociale, e begatë, e plotë me 7 ngjyrat e Jetës. Ne i japim ngjyrë jetës duke kontribuar për begatinë e kombit tonë duke ia filluar me përcjelljen e së vërtetës ashtu sikur është dhe ashtu sikur ndodh! *Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re

Intervista/ Flet për 77 News avokati Ylli Kameri

Q

ytetarët ka raste që plaken në gjykata, për shkak të mos gjetjes së adresave dhe moskryerjes së njoftimeve për vite të tera. Sipas avokatit me përvojë Ylli Kameri, mungesa e solemnitetit në procedurën e njoftimeve dëmton rëndë dhe në mënyrë te pakthyeshme autoritetin e gjykatave dhe të gjyqtarëve. Avokati u shpreh për 77 News, se kjo shoqërohet me një plagë të rëndë sociale dhe duhet korrigjuar një orë e më parë. Cila është rëndësia e njoftimeve në shqyrtimin gjyqësor? Asnjë palë nuk mund të gjykohet pa u dëgjuar ose pa u thirrur në gjykim. Për të

OPINION << VIJON NGA FAQJA 1... pjesëmarrje në investimet e tyre me sebepin e "të qenurit me fat në këtë pozicion apo funksion publik" në këtë moment. Problem tjetër themelor për investitorët e huaj apo shqiptarët e diasporës, qoftë për investitorët e mëdhenj, të mesëm apo investiorët e vegjël që aq fort i duhen ekonomisë sonë kombëtare në këto kondita krize ndërkombëtare është problemi i lidhur me marrëdhënien me Sektorin e Tatimeve dhe Taksave. Aksionet arbitrare, vendimet dhe gjobat me plan nga lart apo nga fare jashtë sistemit dhe ligjit në përgjithësi përbëjnë një tmerr për investitorët Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MËRKURË, 06 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Pastrimi i parave, hetim familjarëve të personave të implikuar!

K

rimi ekonomik dhe terrorizmi do të luftohen më ashpër. Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për disa ndryshime në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i cili është shqyrtuar në komisionet parlamentare. Sipas këtyre ndryshi-

meve, të gjitha transaksionet bankare të kryera brenda ose jashtë vendit mbi vlerën 100.000 lekë, do të mbikëqyren nga drejtoria kundër pastrimit të parave. Po nga ky dikaster do të mbikëqyren edhe subjektet e tjera, që kryejnë shërbime transfertash, këmbim valutor apo lojëra

fati. Në rastet ku konstatohen shkelje të ligjit, penalitetet për personat fizikë do të jenë gjobë nga 100 mijë lekë deri në 3 milionë lekë, ndërsa për personat juridikë nga 300 mijë deri në 5 milionë lekë. Një tjetër ndryshim që i bëhet ligjit është që, në rastet e konstatimit të pastrimit të parave, objekt i hetimit do të jenë edhe anëtarët e familjes dhe lidhjet e ngushta shoqërore të personave të ekspozuar politikisht. Deputetët e komisionit parlamentar të ligjeve kanë debatuar mes tyre për hetimin e lidhjeve shoqërore të politikanëve. Sipas opozitës kjo pikë është absurde dhe duhet të ndryshohet. Ata propozuan që të hetohen këshilltarët, sekretarët dhe bashkëpunëtorët e tyre, por jo lidhjet shoqërore. Në komisionin e ligjeve u ra dakord në parim, për të ndryshuar këtë pikë të projektligjit.. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www. 77news.al

BE apel për mjedisin, Sequi: Kemi investuar 100 milionë euro!

N

ë ditën botërore të mjedisit apeli i Bashkimi Europian për mbrojtjen e tij vjen më fuqishëm. Ambasadori i BE-së Ettore Sequi gjatë një konference për shtyp me ministrin e Mjedisit Fatmir Mediu, ka kujtuar se, janë investuar 100 milionë euro nga paratë e taksapaguesve europianë, për mjedisin e vendit tonë. Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të fillojë një projekt për ujërat dhe bëri apel që të punohet me përgjegjësi për një Shqipëri

të gjelbër. “Kjo ditë është një apel për më shumë përgjegjësi për një Shqipëri të gjelbër. Kam besim që Shqipëria do të plotësojë kërkesat e BE-së për mjedisin dhe ne do t`ju mbështesim. Bashkimi Europian ka investuar 100 milionë euro për mjedisin në Shqipëri, ndërsa shumë shpejt do të ketë edhe një projekt për trajtimin e ujërave”, është shprehur ambasadori Sequi. Ndërsa ministri i mjedisit Fatmir Mediu ka bërë të ditur se shumë

shpejt do të krijohet një inspektoriat për çështjet e mjedisit. Sipas tij ka filluar projekti i ndarjes së mbetjeve. Ministri Mediu evidentoi gjithashtu se është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj mjedisit. Ministria e Mjedisit e mbështetur nga Bashkimi Europian kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit. NgaDenisa Plaka Për më tepër: www. 77news.al

Levendi shpk Tirane, ofron vend pune Specialist xhami Cel. : 0674083335/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


INTERVISTË

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Fletoret zyrtare, Ministritë nuk botojnë vendimet!

B

E MËRKURË, 06 QERSHOR 2012

otimi i akteve administrative neglizhohet nga institucionet, megjithëse është një detyrim ligjor. Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik ÇIP, Gerti Shella, bën të ditur në një intervistë për “77 News”, se nga monitorimi është konstatuar se, ministritë botojnë në fletoren zyrtare më pak se gjysmën e vendimeve të marra gjatë vitit, ndërsa pushteti vendor është akoma më problematik. Akoma më problematike sipas tij është mungesa e penaliteteve për raste të tilla. -Sa të informuar janë shqiptarët për ligjet e ratifikuara nga parlamenti apo për vendimet që marrin institucionet qendrore dhe lokale?

Shqiptarët sot mund të informohen plotësisht për ligjet, që nxjerr Kuvend pasi nga monitorimit tona situata nuk paraqet asnjë mangësi sa i takon botimit të tyre në Fletore Zyrtare. Por, shqiptarët kanë vështirësi për të aksesuar një pjesë të vendimeve qeveritare apo edhe më shumë akoma udhëzimet e ministrave. Lidhur më këto të fundit, situata paraqitet tejet problematike. Në një vit kalendarik, në Fletoren Zyrtare botohet më pak se gjysma e totalit të udhëzimeve, që nxjerrin ministrat. Sipas ligjit 9000 “Për organizimin dhe Funksionimin e KM”, botimi i udhëzimeve në Fletoren Zyrtare është kusht juridik për hyrjen e tyre në fuqi. Në vitin 2010 Ministria e Arsimit botoi vetëm 24 nga 38 të nxjerra, kurse në 2009, kjo ministri nxori në Fletoren Zyrtare vetëm 3 nga 41 udhëzime gjithsej. Edhe nga monitorimi për vitin 2011 që ÇIP do të nxjerrë shumë shpejt, situata e botimit të udhëzimeve vijon të mbetet problematike, edhe pse vihen re shenja përmirësimi në disa raste. -Si paraqitet situata në Pushtetin Vendor? Situata në nivel vendor është jashtëzakonisht problematike. Edhe pse ligji 8652 “Për organizimin e Qeverisjes Vendore” cakton detyrime të qarta për shpalljen e vendimeve të Këshillit Bashkiak, ky detyrim injorohet haptazi. Respekti ndaj ligjit dhe përbuzja ndaj transparencës në këtë drejtim është një problem serioz i admistratave vendore. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www. 77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

Shitja e pakontrolluar e teksteve në shkolla! Shitja e pakontrolluar e librave në ambientet shkollore dhe kufizimi i teksteve alternative për lëndë të formimit bazë, si abetarja apo historia, kanë shkaktuar debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Deputeti i opozitës Fatmir Toçi u shpreh se shitja e librave në ambientet shkollore nga mësues apo të afërm të tyre, ka sjellë abuzime me çmimet dhe mungesë të ardhurash për shtetin. “Janë shmangur libraritë, edhe pse nuk e mbulojnë çdo komunë apo pika të largëta, unë e kuptoj këtë gjë dhe tregtimi i tyre është bërë në shkolla. Nuk është shkolla njësi shitjeje, nuk ka kasë fiskale, nuk ka licencë. Sot po ndodh që mësuesit dhe fëmijët e tyre e kanë kthyer në tregti private dhe shteti nuk merr asgjë nga kjo veprimtari. Unë do propozoja që tregtimi të bëhet në njësitë e shitjes e pajisur me licencë, por mund të bëhet edhe në shkollë nëse plotësohen këto kushte”- u shpreh zoti Toçi. Ndërkohë që zv/Ministri i Arsimit Halit Shamata hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se, “shkolla nuk është njësi shitjeje, por shpërndarjeje dhe kasë fiskale ka çdo shitës në shkollë”. Nga Florenc Drizari Për më tepër: www. 77news.al

ELECTRONIC.LINE Kerkohet 1 vajze per PROMOCION Tel. 042235450 /Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MËRKURË, 06 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

AKTUALITET E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Shiu përmbyt Tiranën, çfarë ndodh në lagjet e Selitës?!

S

77 NEWS

hiu i furishëm, i cili zgjati rreth 60 minuta mjaftoi që kryeqyteti të përmbytej në shumë zona të tij. Menaxhimi i ujërave të nëntokës ende mbetet problem për Tiranën. Zona të tëra si Don Bosko, Hoxha Tahsim, Kombinat, Selitë etj., janë përmbytur nga uji i shiut dhe ujërat e zeza. Lumi i Lanës, i cili përshkruan Tiranën, ka dalë

nga shtrati në zonën e Vasil Shantos. Kjo situatë jo vetëm që ka shkaktuar probleme për kalimtarët, por edhe kaos në trafik pasi edhe semaforët në shumë zona nuk kanë funksionuar, si përshembull, në zonën e bulevardit “ Dëshmorët e Kombit”. 77 News ka qënë e pranishme në zonën e Selitës . Lagje, e cila në shumë pjesë të saj është ende e paasfaltuar. Shiu ka shkaktuar problem jo vetëm për banorët, por edhe për qarkullimin e automjeteve, si dhe ka përmbytur shtëpitë, kopshtet dhe bizneset përreth. Banorët shprehen se kjo situatë ndodh prej shumë kohësh ata edhe pse janë ankuar në minibashkinë numër 5, nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Problematike sipas tyre janë edhe ujërat e zeza, të cilat vërshojnë nëpër rrugë pas shirave të furishëm. Bashkim Lica shprehet për 77 News se, zona ku ai jeton, përkatësisht në rrugën Mentor Xhemali Selitë, është më problematike. Një tjetër lagje problematike në zonën e Selitës është edhe ajo, e cila njihet si zona e Hoxhave. Shiu përmbyti gjithçka duke e bërë të pakalueshme, ndërkohë dhjetëra fëmijë për të kaluar në anën tjetër të zonës u detyruan të përshkonin rrugën me këmbë zbathur. Ndërsa banorë të tjerë u shprehën për 77 News se, oborri i shtëpive të tyre mbushet me ujë sa herë që shirat vërshojnë furishëm, madje gjatë dimrit niveli i ujit sipas tyre shkon deri në katet e para të shtëpive. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www. 77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

Hiqet 4-ra, vlerësimi për nxënësit pritet të fillojë nga 0! Vlerësimi negativ për nxënësit nga nota zero në katër, pritet të bëhet i detyrueshëm për të gjithë mësuesit në sistemin parauniversitar. Projektligji i ri i arsimit pritet të sanksionojë si normë detyruese vlerësimin përshkallëzues negativ, duke filluar që nga nota zero, në ndryshim me rregullat e mëparshme ku vlerësimi më i ulët ishte nota katër. Kjo qasje ka sjellë përplasje mes deputetëve dhe përfaqësuesve të ministrisë së arsimit gjatë diskutimeve për ligjin e ri të arsimit parauniversitar. Përfaqësues të legjislativit kërkuan në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, që të vendoset vlerësimi përshkallëzues negativ si një stimul për të gjithë ata nxënës, që përpiqen dhe e marrin me forcat e tyre notën katër, në ndryshime me ata, që nuk shkruajnë asgjë në provime dhe e dorëzojnë fletën e bardhë. Ndërkohë, ministria e arsimit kundërshtoi këtë iniciativë me argumentin se, nuk duhet të prishet tradita 50 vjeçare e arsimit në vend. “Ashtu siç ka nota përshkallëzimi për vlerësimin pozitiv, ashtu të ketë edhe nota negative për vlerësimin negativ”- u shpreh kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj. Ndërsa nga ana e tij, zv Ministri i arsimit Halit Shamata u shpreh se, “tradita 50 vjeçare e arsimit na detyron që mos të përdorim vlerësimin negativ nga 0 në 4. Nga Florenc Drizari Për më tepër: www. 77news.al

ELECTRONIC.LINE Tirane, ofron vend pune PUNONJESE per SERVISIN. Tel:042235450/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


KURIOZITETE

77 NEWS

Welcome to Albania!

E MËRKURË, 06 QERSHOR 2012

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Qendra për Kërkim dhe Zhvillim ekspeditë shkencore në Shëngjin!

G

rupi i punës i Projektit Kërkimor Shkencor dhe Edukues “Studim ekologjik, përgjatë bregdetit shqiptar, nëpërmjet monitorimit të Breshkave Detare, bioindikatorë globalisht të rrezikuar” ishin

në Shëngjin, për studimin e një Bre-shke Detare. Ky individ, i marrë në studim nga Prof.Dr. Idriz Haxhiu e MSc. Vilma Piroli, rezultoi i llojit Caretta caretta. Ai kishte deviacione në pllakat e tij margjinale

(ML=MR=13) dhe plagë në rikuperim e sipër në dy gjymtyrët e përparme si dhe në qafë. Ektoparazitët që u gjetën mbi të ishin të gjinisë Balanus dhe Mytillus dhe u hoqën që aty në mënyrë që të mos përbëjnë problem për breshkën. Pas marrjes së të gjithë të dhënave, ky individ u fotografua, u markua (AL0433) dhe u rikthye sërish në det. Pjesa e dytë e ekspeditës konsistoi në studimin e bimësisë së bregut të detit dhe evidentimin e shkallës së lartë të përparimit të detit kundrejt tokës e shprehur kjo me bimët dhe bunkerët e gjetur tashmë në det, kur para disa dekadash ishin rreth 200m larg vijës detare. Përgatiti: Prof. Dr. Idriz HAXHIU, MSc. Vilma PIROLI Për më tepër: www.facebook.com/Banka Ideve

Mënyra e ekuilibruar e të ushqyerit dhe rënia e flokëve! Rënia e f lokut është një nga problemet më të shpeshtë të epokës moderne. Koka përmban rreth 200.000 fije flokësh. Çdo ditë bien 80-100 flokë, çka është një sasi normale. Ekzistojnë mjaft faktorë që ndikojnë në rënien dhe rrallimin e shpejtë të flo-

këve, por më i rëndësishmi prej tyre është mënyra jo e saktë e të ushqyerit. Kjo sjell si pasojë dobësimin e flokut, i cili nuk merr substancat ushqyese, për të cilat ka nevojë. Disa faktorë të tjerë ndikues janë edhe trashëgimia, mosha, stresi dhe ankthi.

Humbja e menjëhershme në peshë ndikon gjithashtu në dobësimin dhe rënien e flokëve. Ushqimi i pakët dhe i varfër ndalon thithjen e vitaminave dhe substancave ushqyese nga floku... Për më tepër: www.newnews.al

PIRRACI-U6 Tirane, ofron vend pune SEKRETARE email:ztupirraci@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime..com

Ndërtesa me parafabrikate Ndërtesa të shpejta, praktike dhe me çmimet më të lira në treg.

Adresa: Hyperservice, Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”, Tiranë. Cel: 00355 68 55 58 578 Tel: 00355 42 39 10 31 e-mail: hyperservice@yahoo.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MËRKURË, 06 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

INTERVISTË E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Aleksandër Çipa: Duhet përmirësuar etika e kulturës mediatike!

N

77 NEWS

ë sallën “Tefta Tashko” të Ministrisë së Kulturës Turizmit Rinisë e Sporteve, në këtë mjedis të bukur ku shpesh zhvillohen edhe promovime librash ashtu si libri poetik "TAKOHEMI PAS SHIUT" i shkrimtarit, dramaturgut e poetit të mirënjohur Mihallaq Qilleri. Midis kolegëve takoj edhe kryeredaktorin e gazetës "Shqip" dhe Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa. Çfarë mendime keni, a është e lehtë apo e vështirë t’i mbledhësh gazetarët, t’i udhëzosh e gruposh, apo vazhdojnë të punojnë në independencën -pavarësinë e tyre? -Në fakt ka ndryshuar forma e mbledhjes së gazetarëve, nëse flisni për mbledhjen klasike të gazetarëve në një sallë apo mjedis dhe të listohet prezenca fizike e tyre, kjo natyrisht është shumë e vështirë. Por nëse flasim për mbledhjen e gazetarëve rreth nismave, që përmirësojnë jo vetëm përfaqësi-

min profesional të tyre, por më së shumti në detyrën, që u kërkohet gazetarëve në dobi të interesave të publikut, atëherë mendoj se, në komunitetin tonë, ka një lëvizje të mbarë dhe ka një angazhim pozitiv. Sot në aspektet më të rëndësishme të jetës profesionale dhe sidomos të kritereve, që e ndryshojnë dhe e bëjnë jetën më cilësore, janë të artikuluara dhe të formuluara dhe shprehen prej komunitetit apo të shoqatës së gazetarëve. Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër që ne shpesh e quajmë përmes termit të partneritetit social, këto janë disa prej elementeve më negative të realitetit të sotëm publicistik dhe mediatik në Shqipëri. - Edhe diçka për të shtuar për vlerat në veprimtaritë tuaja? -Unë e vlerësoj komunikimin dhe intervistën që ju më bëni sot në një mjedis kulturor, sepse nevoja më imediate e shoqërisë në përgjithësi e gazetarëve në veçanti është për një kulturim të përhershëm dhe për një ambicie kulturore dhe në veçanti për përmirësim të etikës së kulturës dhe problemeve, që lidhen me cilësinë, në adresë të meritokracisë dhe të vlerave në përgjithësi. -Dhe mbi të gjitha të qytetarisë së munguar, do të shtoja unë? -Padyshim edhe të qytetarisë, madje kjo është parësorë në misionin tonë profesional. Intervistoi Kozeta Zavalani Për më tepër: www.facebook.com/ Banka Ideve

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale. Demi: Pas një periudhe paksa të stresuar dhe të vështirë për jetën tuaj në çift, sot më në fund do të vijë qetësia. Binjakët: Ditë e bekuar kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Gaforrja: Nëse jeni në një lidhje nuk do ndodhë ndonjë gjë e veçantë sot, por as probleme nuk do të keni. Luani: Tregohuni shumë vigjilentë në planin financiar gjatë kësaj dite. Virgjëresha: Falë konfigurimit të yjeve jeta juaj në çift do jetë e turbullt. Do keni ndryshime të shpeshta të humorit dhe kjo do sjellë herë pas here debate. Peshorja: Ka shumë mundësi që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet sot. Akrepi: Më në fund do krijohet ambienti i favorshëm që ju të bëni ndryshimet që keni menduar në jetën në çift. Shigjetari: Nuk do ketë asnjë planet sot që do turbullojë jetën tuaj në çift. Pjesa më e madhe do ia kalojnë mirë. Bricjapi: Dielli do të favorizojë bashkëpunimin në çift, por kujdes nga Saturni, i cili do ju bëjë ta humbni kthjelltësinë dhe të tregoheni të pamatur me fjalët. Ujori: Marrëdhënia me partnerin tuaj nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Do keni debate të forta. Peshqit: Ndikimi i Venusit për pjesën më të madhe të çifteve do jetë pozitiv.

Food Way Tirane, ofron vend pune Punonjese Vetesherbimi Tel. : 04 23 80 134/Për më tepër: www.njoftime..com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


PROFIL

77 NEWS Welcome to Albania!

E MËRKURË, 06 QERSHOR 2012

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ded Marnikollaj: Ju pres në bujtinën “ANTIKA” ! “ Kjo është një bujtinë e rrallë. Që shpreh simbolikën e origjinës sonë, të trashëgimisë dhe kulturës sonë. Autorët e saj janë mjeshtra të vërtetë të ndërtimit të banesës shqiptare, të artit të gdhendur në gur, bakër, punime në dru dhe plot elementë të tjerë, që përbëjnë edhe konstitucionet tona shpirtërore…” Ismail Kadare Ky është përshkrimi i parë, që mund t’i bëjë portretin bar-restorant “Antika-s” në Ishull Lezhë. Një bujtinë, ku mund të ulesh dhe të pushosh, si askund. Aty, buzë rrugës nacionale, në hyrje të qytetit të Lezhës, pothuaj ballë për ballë me kështjellën e lashtë. Pamja ballore është tepër ftuese: 6 germa të larta mbi 2 metra, ku është shkruar: ANTIKA, punuar të gjitha në bakër, që sjellin lumenj drite brenda salloneve të ndenjes, kuzhinës, banakut dhe mjediseve të tjera të kësaj bujtine. Deda, krijuesi dhe ideuesi i kësaj bujtine, thotë se është përpjekur të ringjallë tek ANTIKA një kullë të kahershme mbi 400 vjeçare në Gomsiqe të Pukës. Një kullë e ndërtuar me gurë, veshur nga brenda me punime druri. Nga konstrukti i brendshëm, bujtina i ngjan një katedraleje të lashtë dhe moderne njëkohësisht. Me tavane të punuar artistikisht me dru nga mjeshtra duarartë; shtylla të larta të rrumbullakëta në gur, ose në dru, zbukuruar me shandanë ndriçimi, edhe ato punuar artistikisht në bakër; rrathë bakri gjithashtu, varur në muret e brendshëm të bujtinës, ku janë punuar në rrahje dhe janë gdhendur figura mitologjike, perëndi dhe engjëj. Një oxhak i madh, ndërtuar me tullë dhe me gur, ndanë të cilit syri të sheh orendi shtëpiake gatimi të lashta, dollap pjekje të kafes, nga të hershmit; xhezve dhe filxhanë bakri; një armë e vjetër dhe e rrallë, 300 vjeçare, e dhuruar për bujtinën nga një malësor vendas…Në

bar-kafe, mund të qëndrojnë më shumë se 150 mysafirë në katin e parë dhe mbi 300 dasmorë në katin e dytë. Tryezat, të gjitha prej druri dhe mbuluar me sofrabeze të punuara me dorë në tezgjahë artizanalë. Ndërsa karriget, edhe ato prej druri, të rënda dhe me mbështetëse, si ato të lashtat, punuar edhe ato me dorë. Po gatimet? Edhe ato të gjitha karakteristike dhe sipas

traditës së zonës. Ku veçoj: fërlikun (mishin e hellit); pulën e pjekur gatuar me qull, me oriz, e skuqur ose me jufka dibre; mishin e vicit, të qengjit, të kecit, pjekur të gjitha në skarë; gicin e pjekur; peshkun e freskët të Lagunës së Kunes, ngjalën gjithashtu; supën tradicionale dhe sallatat natyrale; rakinë e mrekullueshme dhe verën e Malësisë së Madhe, por edhe rakinë e thanës nga Puka. Nga Agim Pipa Për më tepër: www.facebook.com/ Shqipëria E Re Lajme

Shpërndahet 10.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Shkodër. ........................................... Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news