Page 1

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MARTË, 05.06.2012 NR-90 I BOTIMIT

OPINION

Disiplina gjermane, shkollë për shqiptarët!

N

dërsa nisesh të udhëtosh për në Gjermani me statusin tënd personal, si vizitor, si turist, si sipërmarrës apo si politikan, nuk ka çajre pa përfunduar në ndjesinë e të qenurit një Nga Edmond Vlashaj* nxënës apo student. Një nxënës apo student, që përpin gjithçka mund të mësojë nga gjermanët dhe disiplina e tyre. E rëndësishme është ta pranosh këtë ndjesi me pozitivitet e të bësh maksimumin të jesh një nxënës i vëmendshëm dhe shumë i përqendruar. Disiplina si themel i begatisë ekonomike, i begatisë sociale, dhe kulturore. Çfarë kemi ne në Shqipëri si themel? A është disiplina ndokund në hartën e orientimit të begatisë sonë kombëtare në të gjitha rrafshet që përmenda më sipër. Deri tani disiplina në Shqipëri, mungon përgjithësisht, kudo ku prodhohet një lidhje, apo një marrëdhënie, qoftë një marrëdhënie ekonomike, sociale apo kulturore. Dhe aty ku disiplina ekziston, sado rrallë e përmallë të jetë, prapëseprapë shihet si një herezi nga ato të shekujve të mesjetës. A është e gatshme shoqëria jonë të pranojë displinën, si kulturë themelore, bazë dhe zanafillë e çdo kulture tjetër, duke ia nisur pikësëpari te kultura e punës? Një prej mikpritësve tanë në Zvicër, Naseri nga Gjilani, na thotë natyrshëm:-Jam disponibël për t'ju shoqëruar në gjithë Zvicrën, por vetëm pas orës 17.00. Pra vetëm pas orarit të punës. Duke e ngacmuar si me shaka e gjysëm për një mend, i themi: Po për ndonjë kafe, a bëhesh para orës 17.00? Jo. Jo. As telefonit ju lutem mos m'i bini, sepse më hapni telashe, dhe mund të rrezikoj ta le vendin e punës. Dhe ky është një problem i madh

>> VIJON NË FAQEN 2

Rrëfimi i nënës: Kërkoj mbështetje për fëmijën autik!

Lypja, adoleshentja: Prindërit më detyrojnë që të dal në rrugë!..............................f.5 Gazi dhe nafta, “vdekja” e ngadaltë e Fierit!..........f.3 Presidenti, PD-PS optimistë për raundin e tretë!.........f.2 Dëmtohet Pedonalja, në rrezik kalimtarët!.............f.3 Vitrina në familje/Valmira Haderi: Te Universiteti “Vitrina” i gjeni të gjitha!...............f.7

Adresa Rruga “Donika Kastrioti, pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Welcome to Albania!

E MARTË, 05 QERSHOR 2012

POLITIKË

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Pozitë-opozitë optimistë për raundin e tretë!

P

avarësisht dështimit të raundit të dytë të votimit për presidentin, politika nuk duket aq pesimiste sa në raundin e parë. Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi, është shprehur gjatë një prononcimi për mediat se, raundi i dytë nuk mund të konsiderohet i dështuar, pasi tashmë kanë nisur negociatat dhe ekziston mundësia për të zgjedhur një president konsensual në raundin e tretë. Klosi shprehet se, opozita nuk ka propozuar emra konkretë, por kërkon dialog me mazhorancën për zgjedhjen e një presidenti të pranuar nga të gjitha palët. “PS ofron votën, jo emrin për president.

Welcome to Albania!

Lëvizja

Arvizu takon Ramën dhe Berishën: T’i inkurajojmë!

Ky moment të jetë moment reflektimi. Shpresojmë që këtë javë të jetë java presidenciale”, është shprehur Klosi. Ndërsa kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta shprehet se, me nisjen e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës ekzistojnë të gjitha mundësitë për zgjedhjen e presidentit në raundin e tretë. Më i ashpër ka qenë kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, i cili është shprehur se ezaurimi i raundit të dytë të votimit për presidentin pa asnjë kandidat, tregon dështimin e politikës. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www. 77news.al

Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare për presidentin, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu ka nisur takimet me krerët e dy partive kryesore. Fillimisht ai ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, në një nga lokalet e kryeqytetit. Pas takimit Arvizu ka vlerësuar takimin RamaBerisha dhe ka inkurajuar palët që të gjejnë kandidatin e duhur për president. "Mendoj që zoti Rama dhe PS meritojnë vlerësim, që nuk po insistojnë që kandidati që të jetë t’i përkasë të majtës. Gjithashtu që Partia Demokratike dhe veçanërisht kryeministri Berisha, që ka bërë të qartë se po bën përpjekje për të prezantuar një kandidat, dikë me të cilin ndihet komod, por që nuk përfaqësojnë interesat e ngushta dhe vetëm të partisë. Për mua kjo pasqyron që të dyja palët po përpiqen të nxjerrin një kandidat. Besoj se duhet të inkurajojmë të dyja palët", është shprehur Arvizu. Më pas ai është drejtuar tek kryeministria, ku është takuar me kryeministrin Sali Berisha. Gjatë këtij takimi kreu i qeverisë ka siguruar ambasadorin Arvizu se, mazhoranca mbetet e hapur për të bashkëpunuar me opozitën. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www. 77news.al

rit të caktuar, në mënyrë që t'i ikim çdo lloj hallakatjeje të mundshme në momentin e fundit, ashtu siç të tjerët e mendojnë se ne e kemi zakon. Juna, Albani, Genti, janë vullnetarët e organizatës Shqiptaro- Gjermane, me emrin e bukur "Ideal", të cilët punojnë pa u lodhur, dhe pa thënë as një gjysëm fjale, deri pas mesit të natës me ditë të tëra rrjesht, vetëm e vetëm që të dalin faqebardhë në organizimin e një eventi, i cili kërkon angazhim dhe përgjegjshmëri të madhe. Gjermanët shembull në pastërti, shembull në riciklimin e mbetjeve, shembull në investimet jo vetëm të biznesve të mëdha, por edhe në investimet familjare dhe individuale për prodhimin e energjisë së rinovueshme, nëpërmjet paneleve diellore në majë të çdo çatie apo tarrace. Gjer-

manët shembull në veshje dhe paraqitje. Si ka mundësi që asnjë vajzë nuk e pashë me barkun jashtë, me veshje, e cila të kujton prostitutat në bordello? A mos vallë duhet të mësojmë diçka edhe nga disiplina familjare në Gjermani. Shkollat gjermane model për nga ndërlidhja e teorisë me praktikën, mbesin akoma më model për disiplinën dhe rregullat strikte të ndjekjes së mësimit në shkolla, si dhe për kalimin e kohës së lirë në kampuset universitare. Nëse në Gjermani, disiplina është në themel të begatisë ekonomike dhe socialkulturore, atëherë përse nuk mund të jetë edhe në Shqipëri ky model i ndërtimit të begatisë sonë kombëtare në të gjitha rrafshet e mundshme në disiplinë? *Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re

OPINION << VIJON NGA FAQJA 1... në Zvicër, pasi çdo gjë të shënohet edhe në karakteristikat e punës, si punonjës, shënohet çdo gjë e mirë dhe çdo gjë jo fort e mirë. Të njëjtën gjë na tregon edhe Vlora nga Mitrovica, e cila punon në një restorant në Esen të Gjermanisë. Pasi përshëndetemi dhe njihemi si vëllezër të një gjaku, e ftojme të pijë një kafe me ne për 5 minuta. Jo. Jo. Përgjigjet. Jam në punë dhe nuk bëhet fjalë të shkëputem as për 5 sekonda qoftë edhe brenda vendit të punës. -Anduena, sipërmarrëse e zonja, një grua shqiptare nga Tirana, e martuar me një inxhinier gjerman Andreasin, tashmë duke e ditur se, akoma nuk ka arritur korrektësia gjermane në Shqiperi ashtu 100%, mundohet që të gjitha takimet t’i paraprijmë me 10 ose 20 minuta para oraWelcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 05 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Gazi dhe nafta, “vdekja” e ngadaltë e Fierit!

Z

onat naftëmbajtëse vazhdojnë të prodhojnë numra tronditës të shifrave me intoksikime. Më të rrezikuarit nga era

e naftës dhe e gazit mbeten fëmijët dhe të moshuarit. Ndërkohë, janë disa zona që konsiderohen si hartë e zezë në rrethin e Fierit, sic është fshati Marinëz, Belinë, Kuqar, Zharrëz etj. Banorët e këtyre zonave tregojnë se ndihen shumë të pambrojtur, ndërsa fajësojnë shtetin shqiptar për politikat që ndjek me kompanitë e naftës, që administrojnë zonat naftëmbajtëse. “Jemi në udhëkryq. Jemi pesë anëtarë të familjes të prekur nga karboni në gjak. Shteti nuk na siguron ndonjë rimbursim të lekëve që harxhojmë për ilace. Helmohemi nga gazi . Na mbyt si në dimër, ashtu edhe në verë. Këto ditë që u rritën temperaturat na ka mbytur era e rëndë e hidrokarbureve. Cfarë do bëhet me fëmijët tanë, mirë ne që e kemi vdekjen të sigurtë nga kjo ndotje”, -ka rrëfyer Hamza Cepele, një banor i zonës. Sipas banorëve, zona me rreth 5 mijë banorë ka të njëjtin problem. Pothuajse të gjithë janë të prekur nga fenomeni, ndërsa vit pas viti edhe bebet po lindin me fenole në gjak.

Edhe pse nga spitali i Fierit nuk jepen shifra zyrtare, burime të brendshme tregojnë se cdo muaj në këtë spital paraqiten shumë pacientë të prekur nga karboni në gjak, disa prej tyre edhe me intoksikime nga gazi.Ndërkohë, i gjendur përballë situatës në fjalë, kryetari i komunës Zharrëz, Tauland Grëmi, ka deklaruar se në mënyrë permanente u ka kërkuar kompanive të naftës të jenë korrekte në procesin e ndikimit në mjedis, ndërsa shprehet po ashtu se ka angazhuar të gjitha burimet njerëzore që të kontrollojë në çdo kohë gjendjen shëndetësore të banorëve të zonës që ai drejton.”Duke patur parasysh që pjesa më e madhe e banorëve të komunës Zharrëz janë të prekur nga fenolet në gjak, ne jemi vigjilentë në sigurimin së paku të një mjekimi në kohë. Mjeku i çdo fshati merr kontakt dhe viziton në bazë të një grafiku pacientët e njohur me këto probleme, ku rëndësi u jepet fëmijëve. Nga Irena Pepe Për më tepër: www. 77news.al

Dëmtohet Pedonalja,kalimtarët rrezikohen nga automjetet!

R

ruga Murat Toptani, pranë Ministrisë së Brendshme, një nga shëtitoret më të bukura të kryeqytetit, rrezikon dëmtimin serioz së saj. Kjo pasi në këtë rrugë kalojnë në mënyrë të paligjshme, motorë dhe karroca, kur në fakt duhet të kalojnë vetëm këmbësorë. Jo vetëm kaq, por në fillimin dhe fundin e kësaj rruge tregohet në mënyrë të qartë që aty duhet të kalojnë vetëm këmbësorë. Këta të fundit, ndihen të shqetësuar nga kalimi i automjeteve me

shpejtësi duke u rrezikuar edhe fizikisht.

Drejtuesit e mjeteve “Për sa kohë nuk ka një tabelë të mirëfilltë “ndalim qarkullimi të motorëve”, normal që do kaloja”, shprehet për 77 News, Geni Qefaliu, drejtuesi i një motori, i cili fajëson autoritetet që kanë kompetencë vendosjen e tabelave. Kurse, Aurel Qorraj, drejtues motori, i cili sapo shkeli rregullat duke kaluar në këtë shëtitore shprehet: “Nuk e kam parë tabelën që

kjo rrugë është vetëm për këmbësorët”, duke sqaruar se: “mjeti më i shpejtë për transport është motori, për sa kohë që nuk ka një rrugë të posaçme për motorët dhe biçikletat, normal që do të zgjidhen rrugët më të shkurtra. Jam i ndërgjegjshëm që nuk lejohet qarkullimi me motor, por nuk mund t’i bie unazës, kur kam këtë zgjidhje”. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www. 77news.al

Levendi shpk Tirane, ofron vend pune Specialist xhami Cel. : 0674083335/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 05 QERSHOR 2012

SOCIALE

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

RRËFIMI I NJË NËNE PËR FËMIJËN AUTIK

Apel shtetit për më tepër mbështetje!

Foto 77 News

Shqipëria është i vetmi vend, ku fëmijët autikë nuk marrin trajtimin e duhur”. Kjo thirrje dhe akuzë njëkohësisht, vjen nga një nënë, e cila ka përjetuar dramën e të pasurit një fëmijë autik. Historia e saj përngjan me shumë të tjera, një dramë, e cila mund të na përfshijë të gjithëve, por sipas nënës V. B, e keqja më e madhe qëndron tek mungesa e politikave të caktuara për zgjidhjen e këtij problemi, pikësëpari detyrë e instancave shtetërore. V.B. tregon për “77 News” se, u njoh me këtë problem kur fëmija ishte vetëm tre vjeç. Ajo rrëfen se ai mbyllej në botën e tij dhe nuk krijonte

kontakte me familjarët apo me fëmijët e tjerë. Deri në moshën katër vjeç kjo nënë bëri gjithçka, duke e çuar birin e saj në qendra të ndryshme, të cilat sipas saj i trajtojnë këta fëmijë kundrejt një pagese, por edhe në raste të tilla sipas V.B. përkujdesja nuk ishte ashtu siç duhej. -Çfarë ndihme merrni nga shteti ? Kuota që ne marrim është shumë qesharake, krahasuar me përkujdesjen, për të cilën kanë nevojë fëmijët autikë. Ata duhet të asistohen nga një punonjës social, psikolog si dhe për shumë shërbime të tjera etj. Vetëm para disa vitesh ata trajtoheshin si fëmijë me aftësi të kufizuar, ndërkohë që kjo sëmundje, në botë prej kohësh nuk shihet si e ngjashme dhe nuk trajtohet në të njëjtën mënyrë . Unë marr 16000 lekë në muaj, 8000 për fëmijën dhe 8000 për kujdestarin e tij. Ndërkohë vetëm para disa kohësh përflitej se do të përgjysmohej kjo kuotë, duke hequr atë të kujdestarit. Megjithatë siç e thashë edhe nëse do të ishte e plotë nuk të zgjidhë asgjë. -Cila është sakrifica më e madhe që keni bërë për tu përkujdesur gjatë gjithë kohës për dajlin tuaj? Sakrificat janë të jashtëzakonshme. Duhet të keni parasysh se, kur në familje një anëtar i saj dhe sidomos fëmija, preket nga kjo sëmundje, jeta ndryshon për të gjithë anëtarët e saj. Unë jam detyruar të lë profesionin tim si inxhiniere dhe t’i dedikohem totalisht tim biri, duke u kujdesur për

gjithçka vetë, pasi edhe në ato qendra ku e kam çuar pavarësisht se kam paguar, djali nuk ka marrë trajtimin e duhur. Kjo ndodh pasi qendrat nuk janë specifike për fëmijët autikë dhe në to trajtohen edhe shumë fëmijë të tjerë me probleme të ndryshme. -Për sa kohë mund të ndiqen fëmijët në këto qendra ? Këta fëmijë trajtohen deri në moshën 4 vjeç. Më pas supozohet se, duhet të shkojnë në kopsht si gjithë të tjerët, pasi në Shqipëri nuk ka qendra të tjera apo edhe shkolla, ku fëmijët autikë në grupmosha të caktuara, të vazhdojnë të marrin trajtimin e duhur. Imagjinoni sa familje ka, të cilat janë të varfra dhe me probleme sociale. Ato nuk munden as t’i çojnë në këto qendra. Kjo problematikë mendoj se duhet të shihet nga shteti me prioritet, pasi prek të gjithë shoqërinë. -Kujt i bëni apel? Unë i bëj apel institucioneve, që janë të caktuara për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike, e cila është në rritje dhe prek gjithmonë e më shumë. Duhet të ketë më tepër ndërgjegjësim, pasi është një sëmundje për të cilën ka shumë pak informacion dhe që nuk mund të parandalohet në shtatzëni. Duhet të jemi më seriozë dhe duhet të tregohemi të vëmendshëm, ashtu si edhe bota e emancipuar, që këtë target grup e sheh me prioritet.. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www. 77news.al

ELECTRONIC.LINE Kerkohet 1 vajze per PROMOCION Tel. 042235450 /Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Linzë, Tiranë km 6

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Cel: +355 68 20 78 897 / 68 20 52 858

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 05 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

SOCIALE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Lypja, adoleshentja: Prindërit më detyrojnë që të dal në rrugë! largohemi, pasi ka frikë nga nëna e saj, e cila e mbikëqyr në momentin e lypjes.“Lyp disa orë këtu dhe pastaj shkoj në shtëpi të ndihmoj mamin në punët e shtëpisë”. Gjithashtu, 14 vjeçarja na sqaron se, pjesa më e madhe e familjes së saj nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë.

Varfëria

A

jo është vetëm 14 vjeç dhe fytyrën e ka gjysmë të mbuluar. Mesa duket është besimtare myslimane. E ulur këmbëkryq në Rrugën Myslym Shyri, u drejton dorën kalimtarëve, duke kërkuar lëmoshë. Kjo është e mitura A. L, e cila prej vitesh detyrohet nga prindërit e saj që të lypë në rrugët e Tiranës, me qëllim mbijetesën e familjes së saj. “Kam shumë vite që jam detyruar të bëj këtë punë, për shkak të varfërisë në shtëpinë tonë. Ne jemi 4 fëmijë, dhe vëllezërit e mi ndihmojnë babanë në mbledhjen e kanoçeve”, shpjegon për 77 News, 14 vjeçarja, kur e pyesim se përse ajo del në rrugë për të lypur.

Arsimimi 14 vjeçarja na tregon se, nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë për shkak të kushteve të vështira ekonomike. “Kam shumë vite që bëj këtë punë, nuk kam qenë asnjëherë në shkollë, dhe nuk di të shkruaj e as të lexoj”, thotë e mitura, duke kërkuar që të

“Shpesh herë fitoj dyqind lekë në ditë, por ka dhe raste kur nuk më japin asnjë lek”, shprehet e mitura, e cila me vështirësi nuk nxjerr dot as bukën e përditshme. Gjithsesi, 14 vjeçarja do të donte që të ishte si të gjithë njerëzit e tjerë dhe të mos ushtronte këtë “profesion”, mes përbuzjes dhe lëmoshës së kalimtarëve. Sipas A.L shkaku kryesor që kjo familje del në rrugë për të lypur është varfëria. “Që kur isha e vogël prindërit më detyronin që të lypja edhe pse unë nuk kisha dëshirë që të bëja një gjë të tillë”, shprehet e mitura.

Besimi Gjithashtu, mësojmë se, 14 vjeçarja është një praktikante e rregullt e besimit mysliman duke u falur çdo ditë tek xhamia në qendër e Tiranës. “Më pëlqen ta ushtroj besimin”, shprehet ajo dhe në fytyrën e saj kuptojmë mërzitjen, që përjeton në momentin kur del në rrugë për të lypur. “E di që nuk është mënyra e duhur për të mbijetuar, por jam e detyruar”, shprehet e mitura... Nga Kondi Ilia, Anjeza Kastrati Për më tepër: www. 77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

Pas 1 Qershorit, asgjë nuk ndryshon! Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/DCI Shqipëri), shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Me qindra e mijëra fëmijë anembanë Shqipërisë nisin ditën e tyre, duke lypur e duke shitur produkte të ndryshme në rrugë, apo lajnë xhamat e makinave. Sipas raportit të kësaj qendre, vetëm një pjesë e tyre mbështeten nga ndihma ekonomike apo me shërbime nga shumë pak qendra sociale publike dhe OJF. Prej vitesh Shqipëria ka krijuar një rreth vicioz, ku fëmijët e varfër po bëhen më të varfër dhe ndihma ekonomike që shteti jep për mbështetjen e tyre nuk mjafton as për të plotësuar nevojat më minimale të mbijetesës së tyre. Drejtori i qendrës, Altin Hazizaj ngre edhe shqetësimin se, legjislacioni shqiptar paraqet mangësi serioze për mbrojtjen e fëmijëve nga pornografia. Pornografia e fëmijëve, përfshi edhe atë në internet, është një fenomen i ri në Shqipëri dhe kjo kërkon përmirësimin serioz të kuadrit ligjor. Çdo vit, numri i përdoruesve të Internetit rritet me 300 përqind, e kësisoj rriten edhe rreziqet e mundshme nga përdorimi jo në mënyrë të sigurt të internetit. Gjatë vitit 2011 pranë ALO 116 janë referuar 16 raste, ku fëmijët janë ndeshur me postime të pahijshme. Nga Isida Muço Për më tepër: www. 77news.al

ELECTRONIC.LINE Tirane, ofron vend pune PUNONJESE per SERVISIN. Tel:042235450/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 05 QERSHOR 2012

KURIOZITETE

77 NEWS Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Vilë me arkitekturë luksoze me dizajn të besueshëm!

I

detë e dizajnëve arkitekturorë me pamje moderne për frymëzimin e vilave luksoze me klas, ka vetëm një që do t’iu shpërthente trurin për të ndërtuar në vilat e qeta në ishullin e modës në Spanjë në Son Vida, apo Palma de Majorka. NewHouseOfArt. Com ka patur modele të brendshme dhe të jashtme të dizajnit të tyre në galerinë me shtatë foto. Luftëtarët origjinalë të fshatit me elementë minimalë arkitekturorë, “Cosmopolitan Estates”,“Marcel Wanders”, dhe “Tecarchitecture “ zhvilluan variantin më të fundit të Palmës dhe kryeveprën e parë të një serie shtëpishë platini. Ata dëshirojnë të ripërcaktojnë një model me stil, të rehatshëm dhe jashtë mbretërisë së arkitekturës tradicionale të pakursyer të Spanjës. Dhe Son Vida më e lëngshme nuk është për shitje. E vendosur në këtë komunitet unik të “shtëpisë” së jetës në Son. Për më tepër:www.newnews.al

Kakao dhe rëndësia e saj për prodhimin e çokollatave! Gjermania është një nga tregjet më të rëndësishme të kakaos. 90 përqind e prodhimit botëror nxirret nga 5 deri 6 milionë fshatarë në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë. Vetëm 70 përqind e kakaos që tregtohet në botë, prodhohet në Afrikën Pe-

rëndimore. Eksportuesit kryesorë të saj janë: Bregu i Fildishtë, Gana, Nigeria, Kameruni dhe Togo. Shoqata gjermane e industrisë së prodhimeve të ëmbla ndjek një detyrë konkrete, ndjek zgjerimin e masave për shkollimin e fshatarëve të kakaos, të

cilët kanë firmat e veta atje.“Mungesa e dijeve dhe mungesa e produktivitetit janë problemi kryesor në prodhimin e kakaos”, thotë Torben Erbrath, menaxher i shoqatës. Për më tepër: www.facebookcom/ Banka Ideve

PIRRACI-U6 Tirane, ofron vend pune SEKRETARE email:ztupirraci@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime..com

Ndërtesa me parafabrikate

Ndërtesa të shpejta, praktike dhe me çmimet më të lira në treg.

Adresa: Hyperservice, Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”, Tiranë. Cel: 00355 68 55 58 578 Tel: 00355 42 39 10 31 e-mail: hyperservice@yahoo.com Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 05 QERSHOR 2012

PROJEKTI ‘‘VITRINA NË FAMILJE’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Valmira Haderi: Te Universiteti “Vitrina” i gjeni të gjitha!

P

77 NEWS

rojekti “Vitrina në familje” vijon rrugëtimin, këtë herë ndalet në qytetin e Shkodrës. Atje, studentja Valmira Haderi na pret në shtëpinë e saj bashkë me familjarët. “Pasi vajza mbaroi shkollën e mesme, ne u informuan dhe vendosëm ta sjellim atë te “Vitrina”, për të studiuar inxhinieri ndërtimi. Jam shumë i kënaqur me sigurinë, llogarinë, që kërkohet në mësim, korrektësinë, përgatijen e pedagogëve, madje dhe me kushtet e konviktit, pasi vajza ime prej tre vitesh banon aty’’, shprehet babai i Valmirës. Ndërkohë nga ana tjetër e dhomës

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

gjejmë të ulur Valmirën bashkë me nënën e saj, të cilat akoma vazhdojnë e çmallen me njëra tjetrën. “Jam shumë e kënqur me zgjedhjen që kam bërë, pedagogët që më japin mësim janë ndër më të mirët në Shqipëri”, shprehet Valmira. Ajo kohën e lirë më së shumti e kalon brenda ambienteve të kampusit universitar “Vitrina.”“Aty ka çdo gjë, lokal, fushë sporti, kështu që i kam të gjitha aty”, na tregon Valmira. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.facebook.com/ Shqipëria E Re Lajme

Dashi: Ngjarje të çuditshme dhe të papritura do të ndodhin në jetën tuaj sot. Demi: Do të kaloni nëpërmjet një procesi të jashtëzakonshëm rritjeje. Binjakët: Sot mund të përballeni me disa persona, të cilët posedojnë pushtet dhe që mund t’ju sfidojnë. Gaforrja: Merrni përgjegjësi për veprimet tuaja. Nëse jeni i dhënë pas aventurave, atëherë pritet të keni një ditë të ngjeshur. Luani: Përpara se të hyni në veprim, eksploroni të gjithë opsionet me kurajë. Mos kini turp nga ndryshimet. Virgjëresha: Ju presin mundësi të shumta dhe ju nuk duhet t’i injoroni ato. Peshorja: Bëjini sytë katër sot. Janë disa mundësi të mira që ju presin. Akrepi: Merrni në dorë jetën tuaj. Duhet të hyni në veprim sa më parë në lidhje me çështjet sentimentale. Shigjetari: Mos kini turp nga e panjohura. Kuptoni potencialin që keni, për të bërë ndryshime domethënëse në jetën tuaj. Bricjapi: Ndodheni në një moment ku mundësitë do të jenë të shumta ditën e sotme. Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në jetën tuaj. Ujori: Ka shumë energji përreth jush ditën e sotme. Peshqit: Duhet të bëni aleanca, për të arritur suksesin e nevojshëm. Largohuni nga rutina e përditshme.

Food Way Tirane, ofron vend pune Punonjese Vetesherbimi Tel. : 04 23 80 134/Për më tepër: www.njoftime..com

BAR-RESTORANT

KAFE - INTERNET Welcome to Albania!

RENERI

Adresa: Bulevardi “Blu”- Kamëz Cel: +355 67 32 15 400

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E MARTË, 05 QERSHOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

“Sidi” shpk, materiale për një shtëpi të sigurtë! N dërtimi i një shtëpie nis me përgatitjen e preventivit dhe përfundon me dorëzimin e çelësave. Ky është motivi i punës së firmës “Sidi” shpk, e cila prej më shumë se 10 vitesh në tregun shqiptar ka ditur të zgjerojë kapitalet. Çelësi i suksesit ka qenë cilësia e lartë e materialeve, që përdoren për ndërtim dhe korrektësia me klientët. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Koplikut, por edhe të zonave përreth i kanë besuar ndërtimin e shtëpisë firmës “Sidi”. Detajet e punës në firmën “Sidi” shpk, i tregon menaxheri i përgjithshëm i saj, Idriz Haliçaj. “Kompania jonë ka mbi 10 vite dhe tregton kryesisht lëndë ndërtimi dhe kohët e fundit është përqendruar edhe te materialet hidrosanitare dhe elektrike” pohon menaxheri i përgjithshëm. “Ne jemi në periferi të Koplikut në një pikë shumë të favorshme edhe për transportin edhe parkimin. Materialet që tregtojmë janë të gjitha materialet që duhen për ndërtimin e një shtëpie nga themelet dhe deri në përfundimin e saj madje deri në çastin që ajo të jetë gati për banim”, pohon Haliçaj. Sipas tij firma “Sidi” tregton materiale shumë cilësore dhe konkurron ndershëm me çmimet në treg. “Deri tani kemi arritur sukses në treg dhe mendojmë se, jemi në kuotat normale të tregut. Kur fillohet një shtëpi vjen i zoti i shtëpisë, për të bërë preventivin, projektin e aty diskutojmë edhe çmimet. Në fazën që punët janë në vazhdimësi operojmë me telefon dhe ne jemi të gatshëm që gjithë materialet e nevojshme t’i dërgojmë në vendin ku punohet. Kemi materiale edhe për suvatime dhe deri tek hidrosanitaret” shpjegon Haliçaj. Klientët e firmës “Sidi” janë nga zona të ndryshme përreth Koplikut, madje edhe në Lezhë e në Shkodër. Ata shfaqin interes nga dita në

ditë dhe ne ndiehemi të vlerësuar, sepse e kuptojmë që puna jonë është një punë e

realizuar me shumë vullnet dhe korrektësi. Kjo është ajo që i sjell te ne! Nga Ornela Manjani Për më tepër: www.facebook.com/ Shqipëria E Re Lajme

Shpërndahet 10.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Shkodër. ........................................... Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

77news  

Gazeta 77news, gazete e perditshme, informative, organ i Levizjes Shqiperia e Re