Page 1

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 04.06.2012 NR-89 I BOTIMIT

Anisa Sari flet për 77 News

OPINION

Politika shqiptare, veç një banderolë plot me ngjyra!

J

emi përpara zgjedhjeve elektorale të 2013 , ku siç dihet zgjedhjet përbëjnë thelbin e demokracisë, pasi shprehin drejtëpërsëdrejti vullnetin e lirë të popullit. Por, krahas anëve pozitive Nga Sevin Serjani që kanë zgjedhjet, abuzimi me administrimin e tyre është katastrofik. Nuk dua të flas për hapjen e kutive apo për mbylljen e tyre, gjithashtu nuk dua të parashtroj problematikën e besueshmërisë së këtyre zgjedhjeve. Por, dua të fokusohem te etapat dhe kostoja e lartë ekonomike që ne mbajmë mbi supe. E para është ajo e fushatës elektorale, kur sheh postera, flamuj, reklama shumëngjyrëshe, makina që qarkullojnë me imazhin e kandidatëve. Është fare e qartë kostoja e një fushate elektorale, ku thelb ka përhapjen e politikave, e premtimeve e jo shitje vetëm imazhi të paraqitura në banera. Problemi ngrihet në dy drejtime, mungesa e politikave konkrete apo aftësive për të ndërtuar projekte për të mirën e komunitetit. Kjo sjell gjithashtu në krijimin jo të fushatave elektorale por të krijimit të antifushatave, duke luajtur një lojë aspak qytetare por shpesh herë dhe tallëse për shumë njerëz intelektualë. Duket sikur politikanët luajnë volejboll me përgjegjësinë për këtë popull, duke quajtur fitore kalimin e përgjegjësisë në fushën e kundërshtarit. Edhe pikërisht devijojnë nga arsyeja e vërtetë pse bëhet fushatë, duke bërë një fushatë me kosto tepër të lartë e sipërfaqësore. Kjo që unë lart përmenda është vetëm një anë pozitive e këtyre banderolave shumëngjyrëshe, të cilat mbushin çdo hapësirë, aq sa arrijnë edhe të zihen militantët, nëse është vendi im apo i yti për të ngulur flamurin, por më e rënda është nga u sigurua ky fond marramendës Ky mendim na frikëson të gjithëve, sepse...

>> VIJON NË FAQEN 2

Familja rome në qiell të hapur! Lëvizja Shqipëria e Re, takim me shqiptarë në Gjermani!..............................f.2 Të sëmurët në burgje pa ilaçe dhe pa trajtim mjekësor!.f.3 Të verbërit dhe invalidët: Jetojmë me 9800 lekë!...f.4 Dyfishohet numri i të droguarve në Shqipëri!.........f.5 Vitrina në familje/Terezina Pacaj: Te universiteti ‘Vitrina’’ kam gjetur humanizmin!..f.7

Adresa Rruga “Donika Kastrioti, pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Welcome to Albania!

E HËNË, 04 QERSHOR 2012

POLITIKË

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me shqiptarë në Gjermani!

L

ëvizja Shqipëria e Re realizoi një takim me shqiptarët, që jetojnë në Gjermani. Ky takim u zhvillua në sallën e konferencave në bibliotekën e qytetit të Essen-it. Gjatë këtij takimi të gjithë të pranishmit u njohën më në detaje me nismën “Welcome To Albania”, Bëji nder vendit tënd, Fto në Shqipëri sa më shumë vizitorë. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj theksoi se, nga takimet që realizoi në Gjermani është ndjerë

Welcome to Albania!

Lëvizja

Topi: Feja s`ka shërbyer për imponime politike!

si një student i interesuar, për të mësuar sa më shumë, pasi Gjermania është një vend, nga kultura dhe disiplina e të cilit mund të mësosh shumë. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për bashkëpunim me shqiptarët e Diasporës. Më pas Vlashaj u tregua i disponueshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve që i drejtuan të pranishmit, të cilët ishin mjaft kureshtarë për të mësuar më shumë mbi ecurinë e turizmit në vendin e tyre. Për më tepër: www. 77news.al

Presidenti Topi ka përshëndetur dje punimet e Samitit të 10-të rajonal të UNESCO-s, për Krerët e Shteteve të Evropës Juglindore, në qytetin Mostar të Bosnjë-Hercegovinës. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit, Bamir Topi duke u ndalur në mënyrë të veçantë në specifikën e përbërjes fetare të Shqipërisë prej pesë komunitetesh fetare theksoi se asnjëherë elementi dhe përkatësia fetare nuk kanë shërbyer për imponime politike e shtetërore ndaj tjetrit, pakicave fetare apo etnike. “Në traditën tonë historike, familjare dhe shoqërore, përkatësia fetare myslimane, ortodokse dhe katolike ka shërbyer më shumë si element bashkimi, respekti e harmonie të ndërsjellë, në mbështetje të interesave madhore që kanë pasur qytetarët e shoqëria. Martesat midis individëve me besime të ndryshme fetare, bashkëjetesa në çdo qytet të familjeve të besimeve të ndryshme, shkëmbimi i vizitave dhe urimeve të gjithësecilit në festat fetare reciproke janë një traditë e konsoliduar dhe tipar për shoqërinë shqiptare dhe i njëjti tipar vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në vendet e tjera, përfshirë Kosovën, Maqedoninë apo komunitetet e tjera të mëdha në Diasporë” ka shtuar Topi. Kreu i Shtetit shqiptar parashtroi në diskutimin e tij, fenomenin e ndeshur shpesh në ditët e sotme, ku sipas tij ekstremizmi fetar tenton të imponojë sjellje e vendime politike apo që politika të caktuara ta përdorin atë ai mjet për qëllime politike të ditës duke shprehur se është përgjegjësia e vendimmarrësve të refuzojnë një tentativë të tillë. Për më tepër: www. 77news.al

tin e popullit. Gjithashtu, "kancer" janë edhe kryetarët e forumeve të partive, pasi ato sjellin në slogan për liderët e rinj veç një kopje të shëmtuar të liderve të tyre, duke humbur shpresat e çdo individi për të ardhmen e politikës shqiptare. Këtu qëndron ideja ‘’ Për të luftuar sistemin duhet të bëhesh pjesë e tij’’. Ndaj, cila do fraksion i dalë nga partitë e mëdha,

thjesht përqëndrojnë forcat për të rritur statusin e tyre personal, duke e quajtur veten parti. Pikërisht këta pishtarët fantazëm të demokracisë nuk mund të sjellin zhvillim por regres. Çdokush e kupton se ndryshimi vjen jashtë këtij vorbulli, vjen me ide e projekte konkrete, vjen me moral të pastër e me vullnet të hekurt. Ndryshimi po vjen…

OPINION << VIJON NGA FAQJA 1... janë dy rrugë ose ato janë vjedhur diku nga taksat tona, ose ato do vidhen diku, që në të dyja rastet ajo që ndryshon është vetëm koha e foljes «Vjedh». Kjo lloj përqasje për të bërë antifushatë, është një imazh i keq që e tregon fare mirë mungesën e seriozitetit dhe paftësinë e politikanëve për të respektuar dinjiteWelcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 04 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Të sëmurët në burgje pa ilaçe dhe pa trajtim mjekësor!

P

ersonave të izoluar në spitalet e burgjeve nuk u ofrohet minimumi i standarteve jetike. Konstatimi është kryer nga komisonerë të Avokatit të Popullit gjatë inspektimit të fundit, për të cilin është hartuar edhe një raport i detajuar. Gazeta 77 news disponon raportin e plotë ku janë publikuar edhe rekomandimet e institucionit të Avokatit të Popullit, ku theksohet se

duhet të ndërhyhet urgjente për përmirësmin e kushteve në disa prej ambjenteve të spitaleve psikiatrike duke ofruar pajisje të reja, furnizimi me pajisje personale, si dhe përmirësimin e ushqimit ndaj të sëmurëve. Në raport rekomandohet zgjidhja përfundimtare e sistemimit në një institucion të veçantë të të sëmureve mendorë me shtrim të detyruar jashtë ambjenteve të burgjeve

dhe paraburgimeve si dhe ofrimi i asistencës faktike me mjek, avokat, psikolog dhe pranisë së të afërmëve në rast se personi është i mitur. Avokati i Popullit i propozon Drejtorisë së Burgjeve instalimin e kamerave të sigurisë jo vetëm në disa ambjente të përbashkëta të sigurisë, por edhe në ambjentet e hetimit policor si dhe denoncimin dhe mos fshehjen e rasteve të dhunës nga punonjës të veçantë të Policisë së Shtetit, duke referuar në Prokurori ngjarjet konkrete. Sipas Avokatit të Popullit është domosdoshmëri përcaktimi i saktë i mjeteve dhe formave të shtrëngimit fizik të personave, si dhe bërjen publike të çdo manuali apo praktike standart të përdorur në këto raste. Pas inspektimit në institucionet e vuajtjes së dënimit, Avokati i popullit rekomandon mbylljen e ambjenteve që nuk respektojnë minimumin e standarteve jetike për strehim të personave nën mbikqyrje.. Nga Ornela Manjani Për më tepër: www. 77news.al

Bushat, mosmarrëveshja për kanalet kulluese dhe ujitëse!

S

ektori që zë vëllimin më të madh të ekonomisë Shqiptare, bujqësia, gjatë kësaj periudhe ka zhvillimin më të vrullshëm të saj. Ky zhvillim vjen si rezultat i temperaturave të larta që stina e verës ofron. Në pritje të kësaj stine të gjithë fermerët përgatiten për një periudhë të thatë duke e patur të gjithë infrastrukturën e vaditjes dhe kullimit në gjendje optimale për punë. Në rastin e komunës Bushat ky faktor ka mbetur akoma i pazgjidhur. Shkaku i këtij ngërçi është kalimi i pronësisë së infrastrukturës

kulluese dhe ujitëse nga Bordi i kullimit Shkodër tek Komuna Bushat. Madje kalimi i pronësisë është vendosur nga këshilli i ministrave me vendim nr.181 datë 13 mars 2012. Kjo për arsyen se në Komunën Bushat po realizohet për herë të parë një projekt pilot për administrimin e kanaleve kulluese dhe ujitëse nga vetë njësia e qeverisjes vendore. Aktualisht, komuna në fjalë, ka filluar pastrimin e kanaleve me fondet e veta por realizimi total i projekit do të zhvillohet me mbështetjen e një organi-

zate jo qeveritare dhe të Bankës Botërore. Ndërsa pengesa që bordi i kullimit po i bën zhvillimit të projektit po pengon mirëmbajtjen e infrastrukturës në gjendje optimale duke dërguar madje edhe drejt bllokimit të kanaleve. Nëpërmjet këtyre mosmarrëveshjeve ndërmjet strukturave shtetërore, të gjitha dëmet dhe humbjet transferohen tek fermerët e komunës Bushat duke ndikuar prodhimin bujqësor të tyre. Nga Vasilika Zeka Për më tepër: www. 77news.al

Levendi shpk Tirane, ofron vend pune Specialist xhami Cel. : 0674083335/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 04 QERSHOR 2012

SOCIALE

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Familja rome me 38 vetë në qiell të hapur!

Foto 77 News

A

ta janë 38 vetë, të rinj, fëmijë dhe pleq. Jetojnë në zemër të Tiranës edhe pse duket sikur janë milje larg zhvillimit të kryeqytetit. Në qiell të hapur mbijetojnë çdo ditë me shpresën se dikush duhet të mendojë për ta. Anisa Sari, është një prej të rejave të shumta të këtij komunitetit rom, i cili endet çdo ditë, në rrugët e Tiranës duke lypur e mbledhur kanaçe. Tabloja që të ofron ky komunitet, i cili ndodhet shumë pranë zonës së njohur pranë shkollës “Vasil Shanto”, përngjan me tablonë migjeniane, ku heronjtë si Luli i vocër, thonë çdo ditë: “fal nji send zotëri, për lypsin e shkretë”. Jeta e tyre është e ngjashme me qindra të tjerë, të cilët gjithashtu ndodhen në qiell të hapur në shumë zona të Tiranës. Anisa tregon për “77 News”, se si rropatet së bashku me tre fëmijët e saj, si dhe kalvarin e gjatë të dhimbjeve të përjetuara. -Prej sa kohësh jetoni në këtë zonë të kryeqytetit? Jetojmë prej 10 vitesh në këtë zonë. Kemi

arritur të ndërtojmë nëpërmjet llamarinave, kartonëve dhe materialeve të tjera të gjetura, këto kasolle, në të cilat gjatë dimrit depërton uji dhe era, ndërsa gjatë verës vapa të mbyt. Fëmijët e mi dhe unë lypim çdo ditë kurse unë mbledh kanaçe bashkë më burrin tim. Ç’të bëjmë, duam të jetojmë edhe ne si gjithë të tjerët, edhe pse askush nuk na ndihmon. -A ka ardhur dikush nga institucionet shtetërore, apo ndonjë organizatë, për t’ju ofruar ndihmë? Po kanë ardhur, na kanë premtuar se do të na çojnë në banesa sociale, apo se do të na gjejnë edhe punë, por është e kotë, asgjë nuk kanë bërë. Për ne nuk mendon njeri. -A ka nëna të tjera me fëmijë në këtë komunitet ku ju jetoni? Po. Jemi 12 familje. Ka edhe nëna që kanë katër apo pesë fëmijë. Edhe ato kështu si unë, dalin për të lypur me fëmijët e tyre apo mbledhin kanaçe për të siguruar bukën e gojës -Kujt i trembeni më shumë? Kam frikë se i gjithë komuniteti jonë do të vazhdojë të jetojë kështu gjithmonë, duke u përbuzur nga të gjithë. -Kujt i bëni apel? Shtetit dhe shoqërisë. I bëj thirrje të gjithë atyre njerëzve që kanë në dorë për të na ndihmuar të na japin mundësinë që të jemi njëlloj si të tjerët. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www. 77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

Të verbërit dhe invalidët: Jetojmë me 9800 lekë! Shoqata e të Verbërve dhe e Invalidëve të Shqipërisë i bën thirrje qeverisë të rishikojë statusin e tyre duke vënë theksin tek diskriminimini që po u bëhet lidhur me mbifaturimin e energjisë elektrike dhe përjashtimin nga skemat e rimbursimit. Kryetarja e shoqatës së Para dhe Tetra Plegjikëve, Mybere Prizreni, shprehet për 77 News se kjo shtresë shoqërore është përjashtuar nga rimbursimi i faturave të energjisë elektrike, telefonisë dhe transportit. “Na është hequr rimbursimi i faturës së energjisë elektrike. Më parë paguanim 20 përqind dhe pjesën tjetër na e paguante shteti, është hequr telefonia fikse, ashtu edhe transporti publik. Sot, para dhe tetra plegjikët zbriten me dhunë nga autobuzat se nuk kanë mundësi të paguajnë biletën e tyre”- shprehet zj. Prizreni. Në fjalën e saj, Mybere Prizreni akuzon shërbimin e CEZ-it duke vën theksin tek mbifaturimi i energjisë për muajin prill. “Sot që flasim, faturat e muajit prill, jashtë çdo lloj logjike, kanë ardhur në masën 100 përqind sepse ka dalë fletorja zyrtare ku na heq nga ligji i rimbursimit dhe shprehen se në një vendim të këshillit të ministrave do ketë përfitimin e tyre. Nga Florenc Drizari Për më tepër: www. 77news.al

ELECTRONIC.LINE Kerkohet 1 vajze per PROMOCION Tel. 042235450 /Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 04 QERSHOR 2012

AKTUALITET

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

77 NEWS

Welcome to Albania!

Lëvizja

Dyfishohet brenda tre viteve numri i të droguarve në Tiranë dhe rrethe!

Genc Muçollari drejtor i Aksion Plus, në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor

N

ë Shqipëri numërohen rreth 50.000 përdorues droge dhe Tirana rezulton me numrin më të lartë të të prekurve nga ky fenomen. Sipas drejtorit të Aksion Plus, në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor, Genci Muçollari, grup moshat më të prekura janë nga 25 deri në 33 vjeç dhe barnat si metadoni që përdoret për terapi ditore, janë të kufizuara. Në një intervistë për 77 News, zoti Muçollari i bën apel instancave qeveritare, por edhe shoqërisë civile që të rrisin ndërgjegjësimin ndaj këtij fenomeni që sipas tij, është në rritje në vendin tonë. Z. Muçollari, sa është numri i përdoruesve të drogës në Tiranë dhe rrethe? Në Shqipëri ka rreth 50,000 përdorues, nga këta 7000 janë përdorues problematikë që janë të varur nga droga. Tirana ka numrin më të madh të përdoruesve, por të

dhëna të sakta nuk ka. Sa prej tyre vijnë në qendrën tuaj? Rreth 500 klientë trajtohen në ditë, në Tiranë dhe rrethe me terapi me metadon dhe këshillim. Cili është raporti krahasuar me vitet e kaluara? Shifrat janë gjithmonë në rritje, sepse para tre vitesh kemi patur rreth 100 klientë, ndërsa tani trajtojmë rreth 200 persona vetëm në Tiranë. Cila është grup mosha më e prekur? 25-33 vjeç, është mosha që rezulton me përdorimin më të shpeshtë të drogave. Çfarë drogash përdorin më shumë? Këtu në vendin tonë përdoren më shumë kanabis dhe heroina. A e përballoni fluskin me barnat, si prsh metadoni? Keni vështirësi për ta siguruar atë?

Duhet shtuar më shumë sasia apo doza ditore për klientët tanë, në mënyrë që të mos përdorin heroinë. Çfarë ofron tjetër qendra juaj për mbrojtjen dhe asistencën e tyre? Ofrojmë terapi grupi, këshillim individual dhe familjar, psiko-dramë, referime në shërbime të tjera më të specializuara, mbrojmë të drejtat e përdoruesve dhe ofrojmë shërbime kur ata ndodhen në burg, komisariate apo dhe në shërbim provë. Gjithashtu jemi aktivë në përmirësimin e politikave për drogat, duke mbështetur kështu shërbimet që japim. Qendra fuqizon klientët përdorues të kenë një vetë-vlerësim dhe të kërkojnë të drejtat e tyre kur ato shkelen. Cili është apeli juaj për instancat qeveritare dhe shoqërinë civile? Duhet më shumë mbështetje për qendra të tilla nga pushteti lokal dhe qendror, duke patur parasysh që nga fenomeni i drogës janë prekur shumë nga zonat urbane, por dhe ato rurale. Bashkitë lokale, minibashkitë, bizneset, individët, të gjithë ndikohen nga përdorimi i substancave. Ndërhyrje të tilla si e A+ janë kosto-efektive; për çdo lek të investuar, fitohen 15-20 lekë, e përkthyer kjo në kosto financiare, shëndetësore, kosto qëndrimi në burgje, humbje të ditëve produktive të punës, infektimi dhe trajtimi në rastet kur përdoruesit preken nga HIV apo hepatiti, impakti nga kriminaliteti etj.. Nga Florenc Drizari Për më tepër: www. 77news.al

ELECTRONIC.LINE Tirane, ofron vend pune PUNONJESE per SERVISIN. Tel:042235450/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 04 QERSHOR 2012

KURIOZITETE

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Mjalti, produkti që në kohën e Kleopatrës!

M

Maskë për forcimin e lëkurës

jalti është produkt i cili përdoret në kozmetikë qysh në kohën e Kleopatrës. Sot shumë shkencëtarë kanë konstatuar se mjalti është antioksidantë i rëndësishëm. Ai luan rol të madh në mbrojten e lëkurës nga rrezet UV dhe ndihmon në regjenerimin e saj. Mjalti nuk e irriton lëkurën prandaj është shumë i mirë të përdoret në kozmetikë. Nëse dëshironi ta ndjeni në lëkurën tuaj veprimin e pazëvendësueshëm të mjaltit, ju sugjerojmë që atë ta bëni në atmosferë shtëpiake, në ndonjë nga mënyrat e mëposhtme.

Bëjeni një përzierje me 1 lugë mjaltë, 1 të verdhë të vezës, 1 lugë glycerin dhe një sasi të madhe të miellit që të fitoni një qull të trashë. Vendoseni masën në fytyrë dhe qafë dhe lëreni që të veprojë 10 minuta. Shpërlajeni me ujë të nxehtë.

Locion për lëkurë të yndyrshme Për këtë locion ju nevoitet 1 lugë mjaltë, 1 lugë vaj ulliri dhe ¼ e lugës lëng limoni. Pasi që i keni përzier këto produkte, locionin e fituar vendoseni në duar, bërryla, thembra- dhe gjithëkund ku keni lëkurë të thatë. Mbas 10 minutave pastrojeni, largojeni me ujë të vakët.

Piling për pastrimin e lëkurës

Masazh hidratues

Përzini një lugë të supës mjaltë, 2 lugë bajame të grimcuara mirë dhe 1/5 lugë të çajit lëng limoni. Me kujdes dhe ngadalë fërkojeni lëkurën. Pastrojeni me ujë të nxehtë.

Përzini 2 lugë të supës mjaltë me 2 lugë të kafes qumësht. Vendoseni përzierjen në fytyrë dhe qafë. Mbas 10 minutave pastrojeni, largojeni me ujë të nxehtë. Për më tepër:www.newnews.al

Maçoku Sponge Bob, më i rëndi në botë? Maçoku i kuq, i quajtur Sponge Bob, peshon 33 lb ose 15 kg, dhe është imazhi identik i maçokut me çizme në filmin e bujshëm Shrek 3. Maçoku, 9 vjeçar, peshon njësoj sa një fëmijë 4 vjeçar dhe gjendet në një dietë strikte dhe regjim fitnesi, në strehën e kafshëve, ku

edhe jeton. Gjatë këtij regjimi Sponge Bob, ka humbur 1.5 kg vetëm në 2 muaj. Edhe pse ka rënë pak peshë, ai është ende shumë i madh për t’u larë vetë kështu që lahet nga kujdestarja e tij e Animal Haven në New York.Drejtoresha e Animal Haven, Kendra Mara

tregon se ‘Sponge Bob ka ardhur në qendër pasi e zonja shkoi në një azil, dhe tërhoqi vëmendjen e gjithë stafit sepse është maçoku më i madh që kishim parë ndonjëherë.’ Për më tepër: www.facebookcom/ Banka Ideve

PIRRACI-U6 Tirane, ofron vend pune SEKRETARE email:ztupirraci@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime..com

Ndërtesa me parafabrikate

Ndërtesa të shpejta, praktike dhe me çmimet më të lira në treg.

Adresa: Hyperservice, Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”, Tiranë. Cel: 00355 68 55 58 578 Tel: 00355 42 39 10 31 e-mail: hyperservice@yahoo.com Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 04 QERSHOR 2012

PROJEKTI ‘‘VITRINA NË FAMILJE’’

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Terezina Pacaj: Te universiteti ‘Vitrina’’ kam gjetur humanizmin!

T

e universiteti’Vitrina’’ kam gjetur humanizmin’’, shprehet Terezina Pacaj, studentja e cila jeton në Balldre të Lezhës dhe patëm kënaqësi ta njohnim nëpërmjet projektit ‘’Vitrina në familje’’. ‘’Unë rrjedh nga familja e At Gjergj Fishtës. Nuk kam mundur ta kryej universitetin në kohën e diktaturës, pasi familja kishte biografi të keqe’’. Tani kam tre fëmijë dhe më në fund u krijua dhe për mua mundësia e shkollimit’’, vazhdon na tregon Terezina. Ndërkohë, mësojmë se Terezina prej vitesh merret me një punë humanitare, në

ndihmë të fëmijëve në nevojë. ‘’Kam 10 vite që punoj për një fondacion që fokusohet te fëmijët në nevojë. Jo vetëm te një individ i caktuar, por në grup të gjërë, shkolla e familje’’, shprehet Terezina. ‘’Kam mësuar shumë nga kjo punë, nga fëmijët ke shumë çfarë të mësosh, jam si një nënë me shumë fëmijë’’, e përmbyll bisedën Terezina, e cila studion tashmë Psikologji në universitetin “Vitrina”. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.facebook.com/ Shqipëria E Re Lajme

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Është me rendësi që të përqëndroheni të çeshtjet profesionale. Demi: Mundohuni t’i kanalizoni energjitë tuaja në miqësitë e reja. Binjakët: Sot mund jetë një ditë e ngarkuar me punë . Gaforrja: Nëse jeni i përfshirë në një projekt së bashku me një ortak, pritet të përfshiheni nga një energji pozitive. Luani: Vlerat familjare që keni përqafuar mund të vihen në sfidë gjatë ditës së sotme. Virgjëresha: Do të jeni kaq i angazhuar në punë aq sa do ta keni të vështirë t’i ktheheni jetës reale . Peshorja: Zakonisht i besoni instiktit tuaj për paratë, por sot duhet të besoni edhe më shumë në sensin tuaj financiar. Akrepi: Nëse ju tërheq një person me të cilin punoni, atëherë kjo ndjesi mund të shndërrohet në një romancë të vërtetë në të ardhmen. Shigjetari: Nëse kohët e fundit keni menduar shumë për të ndryshuar vendin e punës, sot është koha për të hedhur themelet. Bricjapi: Një grup miqsh janë duke shndërruar personalitetin tuaj. Ujori: Romanca me një person me të cilin nuk keni ndonjë komunikim të drejtëpërdrejtë mund të lindë gjatë ditës së sotme. Peshqit: Një transformim radikal i rutinës suaj të përditshme pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

EURO BIÇAKU sh.p.k KANATA P.V.C AKRILIK ALUMINI

eurobiçaku

Food Way Tirane, ofron vend pune Punonjese Vetesherbimi Tel. : 04 23 80 134/Për më tepër: www.njoftime..com

eurobiçaku Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, km 4, mbikalimi Flakë Tiranë: Kompleksi Lana Park ‒ Albania e-mail: info@eurobicaku.com bicaku_shpk@yahoo.com Tel/Fax : + 355 48 30 31 91 Mob: + 355 69 20 73 516 + 355 69 20 73 514 Website: www.eurobicaku.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E HËNË, 04 QERSHOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

“Sofra Turke”, harmonizimi i dy traditave në një tryezë!

A

rti i të gatuarit dhe ndërthurja e traditës turke me atë shqiptare kanë shënuar suksesin 10 vjeçar të “Sofrës Turke” në Tiranë. Produkti bazë i pothuajse çdo recete është mishi, i gatuar në respekt të traditës shqiptare dhe turke, që mban në Shqipëri një prej specialistëve, Ismailin, i cili pohon se nuk do të lërë më Tiranën për Stambollin. Harmonizimin e dy traditave në një tryezë e tregon për gazetën 77 news shefi i kuzhinës së “Sofrës Turke” Ismaili. Me një shqipe të pastër, Ismaili rrefen jo vetëm pasionin për gatimin, pjatat që servir por edhe qetësinë që gjen në Tiranë. Ai jeton prej 10 vitesh në Shqipëri, bashkëshortja e tij është shqiptare nga e cila ka mësuar sekretet e gatimit tradicional të vendit tonë. “Kuzhina shqiptare dhe turke kanë të përbashkët faktin se konsumojnë mish, bërxollë dhe byftek. Natyrisht, dy kuzhinat kanë edhe të veçantat e tyre. Nga kuzhina shqiptare ne jemi përqëndruar te tava e Eblasanit”-pohon Ismaili. Në restorantin ‘‘Sofra Turke’’ gatuhet mishi dhe llojet e ndryshme të supës. Fierza është një specialitet i Turqisë të cilën sipas Ismailit edhe shqiptarët e konsumojnë shumë në restorantin ku ai gatuan.“Sallatë shakashuka, ose siç e quani ju patëllxhan është një tjetër gatim specific për restorantin tonë”shprehet Ismaili.“Përgatisim të gjitha llojet e sallatave dhe nuk përdorim shumë asortimetet djegëse. Ndërsa nga ëmbërsirat që gatuajmë janë hallvë, bakllava, sheqerpare, kadaif.Kush vjen këtu i provon dhe i pëlqejnë gjithnjë” thotë Ismaili. Mishi i pjekur edhe mishi halla janë dy produktet kryesore në restoranitin “Sofra Turke”. Ndryshimet jo vetëm në mënyrën e jetesës por edhe në mënyrën e të ushqyerit në 10 vitet e fundit në Shqipëri nuk kanë kaluar pa u vënë re

Studio Universal Vorë Studio profesionale për montazhe video, xhirime, fotografi, Dj etj..

“Ju mirëpresim për të realizuar në mënyrë perfekte momentet që ju doni të fiksoni gjatë në kujtesën tuaj”

Welcome to Albania!

nga Ismaili.“Në Shqipëri është shumë mirë. Shqipëria është moderne. Unë përpara se të vija këtu jetoja në Stamboll. Atje është shumë zhurmë, shumë njerëz, ndërsa këtu është qetësi, mund të punohet e jetohet shumë mirë”- thotë Ismaili. Ai tregon se

Adresa: Rr. Demokracia, Vorë - Tiranë Cel: +355 68 20 00 066 / Tel: +355 47 600 399

ka shumë të përbashkëta mes shqiptarëve dhe turqve dhe për këtë shkak ndjehet si në vendin e tij dhe s’do ta lërë Tiranën jo vetëm për të gatuar specialitetet e tij në restorantin “Sofra Turke” por edhe për të jetuar në një vend ku ndjehet shumë mirë. Nga Ornela Manjani Për më tepër: www.facebook.com/ Shqipëria E Re Lajme

Shpërndahet 10.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Shkodër. ........................................... Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

77news  

Gazeta 77news, gazete e perditshme informative, organ i Levizjes Shqiperia e Re.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you