Issuu on Google+

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 06.07.2012 VITI I - NR.122

Avokat Saimir Vishaj -fq4

OPINION Fizarmonikë në sistemin tonë ligjor? Apo sistem detyrim-përcaktim?

S

a më i kjartë dhe i saktë të jetë ligji në një vend dhe sa më i disiplinuar të jetë sistemi i zbatimit të ligjit formësuar në trajtën detyrimNga Edmond Vlashaj* përcaktim aq më pak do të jetë i korruptuar dhe i korruptueshëm ky sistem. Kush e ka tagrin për të prodhuar sisteme në një shtet të caktuar? Kush e ka tagrin për të prodhuar sistem në Shqipëri? Sistem ligjor, sistem moral, sistem kulturor, sistem social, sistem ekonomik, e të tjera sisteme të nevojshme për publikun? Politika dhe politikanët krahas detyrimit moral dhe ligjor për t’i shërbyer publikut, detyrimisht duhet t’i bashkangjitet qasjes për të marrë përsipër përgjegjësitë e orientimit dhe prirjes së popullit drejt mundësive, shanseve dhe hapësirave të reja, nëpërmjet prodhimit të sistemeve funksionale, të drejta dhe të sakta, krahas përkushtimit permanent për të korrigjuar këto sisteme sa herë rezultojnë jo funksionale, jo të drejta dhe jo të sakta. A janë politikanët të përkushtuar për t’i bërë hysmet detyrës që ua ka caktuar populli? Kjo është një pyetje që në fakt gjen përgjigje kudo në rrugë, familje, sipërmarrje, zyra, spitale, gjykata, komuna, bashki, etj. Provojeni dhe bëjeni pyetjen, dhe keni për ta gjetur edhe përgjigjen goxha të shtjelluar. A kemi ne parlamentarë të përkushtuar e të vetëdijshëm që të prodhojnë ligje, në vetëdije për çka po bëjnë dhe çfarë janë duke nxjerrë në dritë, apo shkojnë si qenie pa bosht, pa shtyllë kurrizore e pa fije nervore,...

>> VIJON NË FAQEN 2

Shoqata e Avokatëve Penalistë: Pro heqjes së imunitetit, nëse policia bëhet profesionale! 100-vjetori i pavarësisë, Berisha: Historia e disbalancuar!..............................................f.5 13-vjeçari, i ngujuari i gjakmarrjes: «Unë dua të jetoj»!...f.2 Zgjidh problemin matematikor pas 300 vitesh...........f.6 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Publicisti Agim Neza promovon “Albania Travel Guide”...........................f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia e administratores së Shkollës së Mesme!..f.4

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Welcome to Albania!

E PREMTE, 6 KORRIK 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

13-vjeçari, i ngujuari i gjakmarrjes: "Unë dua të jetoj"!

"

Unë jam Edi dhe dua të jetoj". Kjo thirrje vjen nga një djalë 13-vjeçar, i cili ashtu si shumë vogëlushë të tjerë janë viktima të një kodi kanunor që është kthyer pas 5 shekujsh, për të justifikuar ngujimin e grave e fëmijëve dhe për të sfiduar shtetin. Me arsyen e gjakmarrjes qindra familje janë ngujuar, burra, djem, gra e vajza, jetojnë me frikë se një ditë gjaksi do t’u marrë

jetën. Në tubimin paqësor të organizuar në qytetin e Shkodrës nga Lëvizja Shqipëria e Re dhe Alternativa Civile, dhjetra të rinj lëshuan mesazhe paqeje për t'i dhënë fund fenomenit të shëmtuar të gjakmarrjes. Në qiell, u ngrit me tollumbace plot ngjyra vizatimi i këtij 13-vjeçari, i cili ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e tij dëshiron një jetë normale larg dhunës dhe frikës. Aty shkruhej: “Respekt dhe dashuri për një jetë të lumtur. Se jeta është e shkurtër, s’ka kohë për të humbur. Gjakmarrja është sëmundje që po na vret pa mëshirë. A nuk kemi të drejtë të jetojmë të lire”? Thirrja e këtij fëmije u ngjit në qiell. Edi ashtu i qeshur e plot dëshirë për të jetuar mori fjalën i pari. Në duar mbante fotografinë e Marias, 17-vjeçarja e cila u shua barbarisht nga dora e një gjakatari, për të cilin ende nuk dihet asgjë. Ai tha: “Unë nuk jam armiku juaj. Nuk kam bërë asgjë. Më lini të jetoj”! Ai e lëshoi lutjen e tij me tullumbacët që pushtuan qiellin, ndërkohë që pak gjasa ka që një ditë ky fëmijë të kuptojë se çfarë është një fëmijëri normale, të shkojë në shkollë me vrap, të lozë me shokët, apo të kthehet në shtëpi rrugicave të fshatit. Ai do të jetojë çdo ditë më frikën e vdekjes që s’di nga mund t’i vijë, çdo ditë i mbikëqyrur, çdo

ditë me imagjinatën se si mund të ishte ndryshe. Për Edin dhe për shokë e shoqe të tij, që pa dëshirën e tyre i janë nënshtruar një fati të përbashkët, qindra qytetarë marshuan me qirinj në duar përgjatë pedonales së qytetit të Shkodrës. Në dalje të saj organizohej festivali i fëmijëve. Një edicion i përvitshëm, traditë e këtij qyteti artëdashës. Aty sytë rroknin një tjetër pamje. Fëmijë të qeshur, të veshur me uniforma plot ngjyra, që përgatiten të performojnë në muzikë apo edhe kërcim. Kjo është e zakonshmja. Edi, Maria apo qindra fëmijë të tjerë do të donin të gëzonin së bashku me ta. Në pamundësi për të biseduar me Edin, pasi ai shoqërohej dhe ruhej vazhdimisht, biseduam me miqtë e tij të cilët u solidarizuan për të ngritur zërin kundër gjakmarrjes. “Edi është shumë i dashur, është një nga miqtë e mi më të mirë. Familja e tij ka dhjetë vjet që është në gjak”, thotë një nga mikeshat e 13-vjeçarit.Vogëlushi shoqërohet çdo ditë për në shkollë nga një furgon, i cili sigurohet nga familjarët. Sipas saj, shumë fëmijë të tjerë që janë në gjak për shkak të të ardhurave të pakta që ka familja nuk arrijnë dot të shkollohen.’’ Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.ali

Lëvizja Shqipëria e Re në protestën «JO GJAKMARRJES»!

L

ëvizja Shqipëria e Re ka përsëritur apelin për të shkulur nga trupi i shoqërisë shqiptare, fenomenin e gjakmarrjes. Në bashkëpunim me Alternativën Civile është organizuar një tubim paqësor në qytetin e Shkodrës, në emër të Maries, 17-vjeçares që humbi jetën bashkë me gjyshin e saj për shkak të gjakmarrjes. “Me portretin e Maries në dorë, të shndërruar në simbolin e revoltës qytetare, të ngrihemi kundër

krimit që sfidon shtetin dhe shoqërinë. Në emër të Maries, t’i themi shtetit të ngrejë grushtin e fortë të ligjit për të çrrënjosur këtë fenomen. T’i themi jo gjakmarrjes”! Me këtë mesazh i është drejtuar kryetari i Aleancës Civile, Mentor Kikia, të pranishmëve në tubim. Në këtë ceremoni nuk kanë munguar as fjalët e Edit, 13-vjeçarit i cili prej vitesh jeton tmerrin e gjakmarrjes. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të harro-

jnë kanunin dhe gjakmarrjen. Edi lëshoi në qiell në mënyrë simbolike një tufë me tullumbace, të cilat mbanin një poezi për gjakmarrjen, të shkruar nga vetë ai. I njëjti ritual është përsëritur edhe nga tubuesit e tjerë. Më pas secili firmosi në dy pankarta, të cilat mbanin mesazhet: “Ndal kanunit! Ndal gjakmarrjes”! Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

ceduriale që ndodhin përditë e më shumë në sistemin tonë të drejtësisë, të cilat mund të derivojnë sa hap e mbyll sytë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, shkelje të cilat mund ta dhunojnë një njeri, mund ta cenojnë rëndë dhe ta dëmtojnë rëndë në integritet, shkelje të cilat mund të shkojnë deri në atë pikë sa mund ta burgosin një njeri në mënyrë të padrejtë, dhe në shkelje e sipër "ingranazhet" në sistemin tonë të drejtësisë të mos mbajnë përgjegjësi.

Nuk është fare çudi që padrejtësia më e madhe të ndodhë në Sistemin e Drejtësisë, ku asnjë prej shkelësve të mos dënohet, të mos ndëshkohet se ashtu është përcaktuar në sistemin tonë ligjor si fizarmonike. Të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit në Shqipëri? Në fakt kjo është një gënjeshtër me bisht! Të paktën deri tani!

OPINION << VIJON NGA FAQJA 1... të cilës mund t'i injektosh gjithçka e çfarëdolloj substance, sepse tashmë nuk ua ndie t'ua ngulësh gjithandej në qenien e tyre si përfaqësues të popullit, sepse në fakt zullumet ua kanë prishur edhe busullën e orientimit në përfaqësim, saqë tashmë nuk kanë takat të përfaqësojnë as veten apo familjen e tyre. Neve na duhet një sistem ligjor i cili nuk lë fare boshllëk për interpretime, hamendësime, zvarritje, e shkelje proWelcome to Albania!

*Kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 6 KORRIK 2012

POLITIKE

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

100-vjetori i pavarësisë, Berisha: Historia e disbalancuar!

R

ishikimi i historisë ka qenë në fokus të mbledhjes së radhës të Komitetit Ndërministror të 100-vjetorit të pavarësisë. Kryeministri Sali Berisha është përqëndruar tek disa kapituj të historisë së vendit, të cilat janë shtrembëruar apo fshirë fare, për shkak të diktaturës komuniste. Ai është ndalur veçanërisht tek ndihma që i kanë dhënë britanikët kombit tonë gjatë rezistencës anti-fashiste në Luftën e Dytë

Botërore. Ai ka ftuar të gjithë veteranët, si dëshmitarët kryesorë të asaj periudhe, që të ndihmojnë në balancimin e historisë së vendit, në mënyrë që në 100-vjetorin e pavarësisë, ajo të dominohet totalisht nga e vërteta. “Të mos injorojmë kontributin historik të taksapaguesve dhe të qeverisë britanike, oficerëve të të gjitha rangjeve, pilotë të forcave ajrore britanike, që kanë rënë në tokën shqiptare, për lirinë e saj. Mohimi i këtij kapitulli, është një nga faqet më të zeza të diktaturës komuniste. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar bëri gjithçka për të mbështetur shqiptarët në rezistencën e tyre ndaj fashizmit. Vlerësimi i luftës duhet të jetë i plotë. Nuk bëhet historia me etiketa. Veteranët e luftës e dinë më mirë se kushdo se çfarë ka ndodhur. Le të bëjmë të vërtetën historike për një kapitull shumë të rëndësishëm të saj”, është shprehur kryeministri Sali Berisha. Një kapitull tjetër që kërkon të dalë në dritën e të vërtetës, sipas kreut të qeverisë, është edhe vlerësimi i personaliteteve që kanë lënë gjurmë në ndërtimin e shtetit shqiptar dhe që diktatura komuniste i ka lënë në harresë dhe i ka fshirë nga historia.“Është shumë e rëndësishme që në këtë

100-vjetor të pavarësisë, burrat dhe gratë e vendeve mike sot, të vendosen në piedestalin e tyre. Princ Vidi për shembull, erdhi për të ndërtuar Shtetin Shqiptar. Unë përmenda emrin e tij, por janë edhe shumë të tjerë. Duhet të merremi veçanërisht me ata që kanë mbetur të ndaluar dhe të harruar”, ka theksuar kreu i qeverisë. Gjithashtu ai ka kërkuar që në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar, të ekuilibrohen disbalancat në emërtimet e rrugëve, shkollave dhe institucioneve të tjera shtetërore. Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratat e bashkëshortes së ish-diktatorit Enver Hoxha në media, duke theksuar se historinë nuk mund ta bëjmë me gjyslykët e Nexhmie Hoxhës, e cila shfrytëzon lirinë, për të mbrojtur barbaritë e të shoqit. Kryeministri e ka mbyllur mbledhjen duke ftuar mediat që të hapin një debat të shëndetshëm për 100-vjetorin e pavarësisë. “Vijmë në një 100- vjetor tepër të disbalancuar. Le ta shfrytëzojmë këtë 100-vjetor për të bërë hapa drejt të vërtetave historike”, është shprehur kryeministri Sali Berisha. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Reforma Zgjedhore, kalojnë nenet për administrimin!

K

omisioni i posaçëm parlamentar, i rimandatuar nga Kuvendi dy javë më parë për përmbylljen e reformës zgjedhore, është mbledhur dje për të diskutuar mbi çështjet për të cilat palët nuk kanë gjetur ende konsensus. Arritja e një marrëveshjeje, që do të kurorëzohej me miratimin në Kuvend të ndryshimeve në kodin zgjed-

hor, ka mbetur pezull për çështjet që lidhen me rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procedurat ankimore dhe transparencën e materialeve zgjedhore, si dhe zbatimin e një projekti pilot për votimin dhe identifikimin elektronik. Partia Demokratike në pushtet pretendon se deri tani i ka pranuar të gjitha kërkesat

e opozitës, e për pasojë duhet të jetë kjo e fundit që të tërhiqet në shenjë kompromisi. Ndërsa për Partinë Socialiste të opozitës kompromisi është i pamundur pa reformimin e KQZ-së, që shihet prej saj si domosdoshmëri për zgjedhje të lira e të ndershme, për të gjitha palët. Për më tepër: www.77news.al

Internet “Kinostudio” ofron vend pune si operator. Të interesuarit të kontaktojnë në numrat e telefonit: 066 33 87770, 069 60 61561 /për më tepër: www.njoftime.com

FUÇi DRURI pije bimore

raki rigoni Cel: 068 23 71 528 Adresa: Këlcyrë, Përmet

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E PREMTE, 6 KORRIK 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Shoqata e Avokatëve Penalistë: Pro heqjes së imunitetit, nëse policia bëhet profesionale!

K

ryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, avokat Saimir Vishaj, u shpreh për “77 News” se është pro heqjes së imunitetit të gjyqtarëve, nëse do të kemi një polici që të garantojë rendin dhe sigurinë publike të sanksionuar në kushtetutë dhe që i shërben realisht shtetit. Sipas avokatit me përvojë, për këtë arsye heqja e imunitetit të gjyqtarëve, duhet të vijë në një kohë të mëvonshme, pasi aktualisht

policia është organ i pastabilizuar dhe do të abuzonte duke bërë përgjime formale ndaj çdo gjyqtari, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Avokat, sipas jush a duhet të gëzojnë imunitet gjyqtarët? Derisa është një parim kushtetues dhe i garantuar prej saj, për mendimin tim duhet të ekzistojë, pasi në këtë tranzicion që po kalon Shqipëria imuniteti është një garanci për të qenë gjykatat sa më të pavarura. Nëse imuniteti do të hiqet, në këtë kohë kur policia është ende organ i pastabilizuar, atëherë gjykata do të bjerë nën trysninë e fortë të policisë. Prandaj jemi ende herët për të hequr imunitetin, për aq kohë që nuk kemi një polici që të garantojë rendin dhe sigurinë publike, të sanksionuar në Kushtetutë. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë fjala imunitet për gjyqtarët nuk gjendet në asnjë lloj dispozite apo kreu, por në disa nene të saj thuhet “Gjyqtarët mund të ndiqen penalisht, vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Pra, ndonëse nuk shprehet në mënyrë eksplicide fjala imunitet, ajo lë të nënkuptohet që është një garanci për ta. Pra, ka një lloj mbrojtjeje, ku askush nuk mund ta ndalojë apo të fillojë ndjekjen penale ndaj gjyqtarit, pa miratimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po kërkohet çdo ditë e më fort nga organizmat ndërkombëtarë heqja e imunitetit të gjyqtarëve?

Theksoj se e drejta për të bërë kallëzim, qoftë nga qytetari apo nëpunësi publik ndaj gjyqtarit, është një e drejtë normale, e sanksionuar në Kushtetutë. Personalisht mendoj që duhet të hiqet sa më parë imuniteti i gjyqtarëve, ashtu si edhe imuniteti i deputetëve, por në momentin që ne nuk kemi një rend të stabilizuar është jashtë çdo lloj llogjike heqja e imunitetit të gjyqtarit, që do të thotë që një oficer i policisë gjyqësore në çfarëdolloj kohe mund të ngrihet ndaj një gjyqtari, për të filluar me iniciativën e tij ndjekjen penale. Cilat do të ishin pasojat në këtë rast? Së pari, me anë të disa ligjeve parandaluese që kanë dalë, gjëja e parë do të vinte gjykatësin nën presionin psikologjik për përgjimin e celularëve. Që t�� përgjosh celularin e gjyqtarit, ose familjarit të gjyqtarit është një e drejtë që i shkel privatësinë e tij dhe është një garanci që hyn tek mbrojtja e imunitetit. Pra, që në momentin që oficeri i policisë gjyqësore dhe pa miratim të organit të akuzës, duke e konsideruar veprim parandalues ose për të ndaluar një akt korruptiv vendos përgjimin e gjyqtarit pa marrë miratim nga prokuroria, (veprim i ligjshëm), që në këtë moment oficeri duke kryer këtë veprim ka ushtruar ndikim tek gjyqtari, i cili nuk mundet të japë një vendim objektiv, pasi ai do të jetë gjithmonë i varur nga pushteti ekzekutiv, nga policia. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

“Tirana Alb” ofron vend pune si sekretare. Të interesuarat të dërgojnë një cv në adresën e email: gpisha84@yahoo/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 6 KORRIK 2012

ZËRI I SË VËRTETËS

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

77 NEWS

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e administratores së shkollës së mesme jopublike "Vitrina", Elona Hasimllari

N

xënës të Shkollës së Mesme Jopublike “Vitrina”, janë nxjerrë nga klasa dhe janë shoqëruar nga efektivët e policisë, gjatë dhunimit të kampusit universitar më 17 janar. Një fakt i tillë është dëshmuar nga administratorja e kësaj shkolle, Elona Hasimllari. Gjatë intervistës për “77 News”, ajo shprehet se nxënësit janë terrorizuar nga prezenca e madhe e uniformave blu. Administratorja e Shkollës së Mesme Jopublike, konstaton se është shkelur rëndë ligji, pasi policët kanë shoqëruar pa të drejtë minorenët, pa praninë e një psikologu apo mësuesi dhe u kanë bërë presion atyre. -Znj. Hasimllari, çfarë ndodhi më 17 janar, në Shkollën e Mesme Jopublike “Vitrina”? Në datën 17 janar të vitit 2012 ka ndod-

hur një incident, i cili mori përmasa dramatike dhe traumatike, për stafin pedagogjik të shkollës së mesme si dhe për nxënësit e saj. Kam qenë në mjediset e shkollës. Në atë moment kam parë shumë forca policie. Nëse shihni kamerat e sigurisë do të konstatoni që kam dalë përpara, i kam pritur, i kam pyetur se çfarë kërkonin në shkollën e mesme dhe i kam kërkuar një mandat kontrolli, por nuk më kanë treguar asgjë. Me forcë janë futur në mjediset e shkollës së mesme ndërsa unë kam qenë në katin e parë të ndërtesës. Janë futur në mënyrë të dhunshme. Nuk më kanë kthyer kurrfarë përgjigje. Kam qenë e vetme. Më pas kanë dalë edhe mësuesit, që në ato momente nuk kishin mësim dhe ndodheshin tek salla e mësuesve. Kanë kontrolluar nëpër klasa. Janë futur në klasat e katit të parë të shkollës. Ndërkohë ka qenë ora e tretë e mësimit. Janë futur në mënyrë të dhunshme në klasë gjatë orës së mësimit dhe kanë nxjerrë nxënës nga klasa. Kanë pyetur nxënësit nëse kishin ndonjë problem. I kanë pyetur gjithashtu nëse po i mbante njeri me forcë dhe i kanë thënë të dalin jashtë. Më pas kanë dalë në oborrin e shkollës dhe janë futur sërish brenda, janë futur në klasat ku po zhvillohej mësim, kanë nxjerrë nxënës nga mësimi, i kanë shoqëruar edhe në rajon, theksoj këtu, pa praninë e një psikologu. Nxënësit janë në vitin e parë të shkollës së

mesme, që do të thotë nuk janë më shumë se 13-14 vjeç. Kanë hyrë këtu pa na vënë në dijeni ne si institucion, pa dijeninë e prindërve dhe pa praninë e psikologut të shkollës. Thjesht i kanë marrë, i kanë shoqëruar në rajon dhe ne na është dashur të njoftojmë prindërit dhe të interesohemi për ta gjatë gjithë kohës. -Sa ka zgjatur kjo situatë? Situata ka nisur që në orën e tretë të mësimit dhe ka vazhduar gjatë gjithë ditës. Gjithsesi ne për të mos përhapur panik, mësimin e kemi vijuar si zakonisht deri në orën 14:00. Kur kanë dalë nga mësimi, nxënësit kanë parë një situatë të tmerrshme. Forcat e policisë futeshin nëpër zyrat e kampusit nga dritarja. Ka qenë e tmerrshme. -Si kanë reaguar nxënësit nga prania e madhe e uniformave blu? Nxënësit kanë qenë të traumatizuar dhe jo vetëm ata, por edhe ne se si staf, traumë të cilën e kemi përcjellë edhe në familje. -Kur jeni larguar ju nga mjediset e kampusit? Jam larguar diku rreth orës 18:00. -A kishte ende policë në kampus, gjatë kohës që ju u larguat? Po kishte policë. Ishin të shpërndarë gjithandej nëpër mjediset e kampusit. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Izopol ofron vend pune si fermer për kultivimin e kërmillit. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e cel: 06924 35040/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E PREMTE, 6 KORRIK 2012

KURIOZITETE

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Adoleshenti zgjidh problemin matematikor pas 300 vjetësh

I

ndiani 16-vjeçar Shouryya Ray ka zgjidhur një problem matematikor që ishte shtruar nga Sir Isaac Newton para më shumë se 300 vitesh. Siç tha adoleshenti, problemin e ka zgjidhur duke punuar në një projekt shkollor. Shouryya Ray u lind në Indi dhe u zhvendos në Gjermani me familjen kur ishte 12 vjeç, pasi babai i tij i cili është inxhinier me profesion, gjeti një punë atje. I riu gjenial zbuloi zgjidhjen e dy problemeve nga lëvizjet e grimcave, të cilat deri tani fizikantët kanë arritur t’i

zgjidhin vetëm me ndihmën e kompjuterëve të fuqishëm. Zgjidhja do t’u mundësojë shkencëtarëve të jenë në gjendje për të llogaritur modelin topit të hedhur dhe, të parashikojnë se si ai do të hidhet nga muret dhe ku do të bie, shkruan “Daily Mail”. “Mendova pse jo? Mendova se kjo ishte një naivitet i një nxënësi dhe nuk besoja se do të gjej zgjidhje", rrëfen Ray, i cili mori çmimin shkencor për suksesin e vet. Stela Hima Nga: Stela Hima www.facebook.com/Banka Ideve

Ata që zgjohen herët janë më të shëndoshë dhe më të lumtur! Pjesëmarrësit e hulumtimit kishin deklaruar se për të parën herë kishin ndjenja të larta pozitive vetëm atëherë kur kishin filluar të zgjohen herët. Rezultatet e hulumtimeve shkencore kanë treguar se personat të cilët zgjohen herët nga gjumi, janë më të shëndoshë dhe më të lumtur në krahasim me “zogjtë e natës”, sepse sipas shkencëtarëve ata që zgjohen herët e kanë më të lehtë të kapin ritmin e jetës. Shkencëtarët nga universiteti Toronto, gjatë hulumtimeve kishin ardhur në për fundim se njerëzit të cilët pëlqejnë aktivitetet e natës,

pas një kohe të caktuar fillojnë të anashkalojnë aktivitetet shoqërore. Ata që zgjohen herët ndihen më mirë, më të gatshëm, më të lumtur dhe më të motivuar karshi sfidave të përditshme, që për rezultat ka edhe përmirësimin e sistemit imun. Shumica e njerëzve me kalimin e viteve heqin dorë nga jeta e natës. Pjesëmarrësit e hulumtimit kishin deklaruar se për të parën herë kishin ndjenja të larta pozitive vetëm atëherë kur kishin filluar të zgjohen herët. Për më tepër: www.newnews.al

Easy Trade Consulting Sh.p.k ofron vend pune si agjent brokeri. Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e email: reg_alexandra@hotmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 6 KORRIK 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Publicisti Agim Neza promovon “Albania Travel Guide”

N

ë sallën Gjergj Fishta në Kampusin Universitar “Vitrina” u bë promovimi i librit “Albania-Travel Guide”, i publicistit Agim Neza. Para se zoti Neza të niste promovimin, pati mundësinë të vizitonte ekspozitën me fotografi “100 Albanian Strong Man and 100 Albanian Strong Woman”, i shoqëruar nga Prof. Dr. Mario Kedhi, Zv. Rektorët, Dr. Teki Kurti, Dr. Prof. Anisa Subashi dhe nga Kancelarja e Universitetit “Vitrina”, Angje Rrozhani. ‘‘Vitrina në Kampus’’ sjell në fokus promovimin e librit “Albania-Travel Guide”, ku merrnin pjesë pedagogë dhe studentë. Dr. Teki Kurti prezantoi për të pranishmit një biografi të shkurtër të autorit si dhe bëri një prezantim të Shkollës së Lartë Private “Vitrina” për atë që ajo përmban, bashkëpunimet brenda dhe jashtë vendit dhe synimet për

të ardhmen. Publicisti Agim Neza falenderoi administratorin zotin Edmond Vlashaj dhe pjesëmarrësit në promovim. Ai e vuri theksin tek promovimi që i është bërë vlerave turistike nga vetë Universiteti “Vitrina’’ nëpër Shqipëri dhe jashtë saj, si në Zvicër dhe Gjermani. Z. Neza thotë se “Albania-Travel Guide” përmban të dhëna për pozitën gjeografike, historinë, parqet kombëtare, bregdetin, qendrat arkeologjike dhe turistike, gjithçka mbi akomodimin dhe ushqimin, se çfarë duhet të vizitohet në Shqipëri. Sipas zoti Neza është e vështirë të realizosh një guidë për Shqipërinë, pasi vendet e bukura që mund të vizitohen nga turistët janë të panumërta. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Kjo periudhë pritet të jetë e shkëlqyeshme për nënshkrim kontratash. Demi: Në planin financiar nuk i keni punët edhe aq mire, por kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë. Binjakët: Jeni të brengosur sepse një projekt po vonon që të realizohet. Gaforrja: Ka gjasa t’iu ofrohet një punë e re, e cila premton financa të mira. Luani: Me idetë origjinale po i befasoni të gjithë. Qëndroni të hapur për përvoja të reja. Virg jëresha: Po planif ikoni veprimtari të reja afariste, suksesi duket se është në anën tuaj. Peshorja: Mos hezitoni kur është fjala për vendime dhe konkluzione të rëndësishme. Akrepi: Mund t’iu joshë një aventurë kalimtare ndaj peshojini deri në fund vendimet që merrni. Shigjetari: Mos lejoni që për shkak të pakujdesisë dhe të zemërimit t’iu humbasin të gjitha shanset. Bricjapi: Do të përjetoni kënaqësi të mëdha gjatë ditës se sotme. Shijojeni! Ujori: Kënaquni me rezultatet që po arrini, mos u nervozoni me dëshirën tuaj për perfeksion. Peshqit: Do ta zgjidhni problemin financiar. Mjafton të tregoni vullnetin e duhur të kombinuar me punë.

“Royal” ofron vend pune si menaxher shitjesh. Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e email: sales@royalmh.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 6 KORRIK 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

"Dita e festës së Vorës", nën kujdesin e kryetarit Fiqiri Ismaili

S

ot, më datë 6 korrik 2012 qytetarët e Bashkisë Vorë do të festojnë për herë të parë së bashku një eveniment madhështor dhe të paharrueshëm. Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, Bashkia e qytetit të Vorës, do të ndezë qytetin ditën e sotme me një festim maratonë, i cili do të zgjasë me orë të tëra. Një organizim i denjë për një bashki model. Me vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 11, datë 23.03.2012, data 6 korrik është përcaktuar si "DITA E FESTËS SË QYTETIT" për Bashkinë Vorë, nismë kjo e ndërmarrë nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë Vorë, z. Fiqiri Ismaili. Shumë prej jush mund t’ia kenë bërë vetes pyetjen: Pse pikërisht është përcaktuar data 6 korrik si "DITA E FESTËS SË QYTETIT" për Bashkinë Vorë? Sigurisht që përcaktimi i kësaj date ka qenë rezultat i një sërë takimesh dhe debatesh të zhvilluar ndërmjet personave njohës dhe studiues të historisë dhe kulturës së zonës sonë. Sipas të dhënave të dokumentuara data 6 korrik, përkon me datën në të cilën u miratuan ndryshime të rëndësishme për zonën e Vorës. Kështu me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 753, datë 06.07.1938 "Për ndryshimin e emrave të disa katundeve dhe lagjeve u vendos themelimi i zonës në Njësi Vendore dhe ndryshimi i emërtimit nga Vorrë në Vorë me vendim administrativ, emër ky i cili përdoret aktualisht dhe ka shtatëdhjetë vjet që përdoret në shkresat zyrtare dhe në të folurin e përditshëm. Për herë të parë në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, qytetarët e Bashkisë së Vorës do të festojnë “DITËN E FESTËS SË QYTETIT”. Në këtë ditë të rëndësishme do të organizohen një mori aktivitetesh në bashkëpunim me nxënësit e shkollave dhe qytetarët e zonës, për ta bërë këtë ditë, një ditë të paharrueshme.

Organizatorët, nën drejtimin dhe mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë z. Fiqiri Ismaili, kanë punuar maksimalisht për ta sjellë këtë ditë sa më të larmishme me një sërë aktivitetesh, sa më afër të gjithë qytetarëve, që të gjithë ta ndjejnë veten pjesëmarrës dhe protagonistë të kësaj feste të madhe. Qytetarët e Bashkisë Vorë si pjesëtarë të një familje të madhe do të festojnë së bashku nën një atmosferë të mrekullueshme, nën tingujt e muzikës, në një qytet të zbukuruar në çdo cep, me flamujt që valviten kudo, në shoqërinë e aktiviteteve të përgati-

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM! FAKULTETI I DREJTËSISË

-Drejtësi -E Drejtë Private -E Drejtë Publike

1350 € = 610 € 1350 € = 610 € 1350 € = 610 €

-Shkenca Politike -Marrëdhënie Ndërkombëtare -Gazetari-Komunikim

1350 € = 610 € 1350 € = 610 € 1350 € = 610 € 1350 € = 610 €

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE

Parashkollor -Gjuhë Angleze -Gjuhë dhe Letërsi Arabe FAKULTETI I MJEKËSISË

FAKULTETI EKONOMI-TURIZËM

-Financë-Bankë -Menaxhim Biznesi -Menaxhim Turizmi -Administrim Publik

FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT 1350 € = 610 € -Psikologji 1350 € = 610 € -Sociologji 1350 € = 610 € -Mësues i Ciklit të Ulët 1350 € = 610 € -Mësues i Arsimit

1350 € = 610 € 1350 € = 610 € 1350 € = 610 € 1350 € = 610 €

Deri më 9 Korrik

-Mjekësi -Infermieri -Stomatologji -Farmaci

1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

1350 € = 610 € 1350 € = 610 €

2000 € = 810 € 2000 € = 810 € 2000 € = 810 € 2000 € = 810 €

FAKULTETI I INXHINIERISË

-Inxhinieri Elektronike -Inxhinieri Informatike -Inxhinieri Elektrike -Mekatronikë -Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK) -Inxhinieri Telekomunikacioni

FAKULTETI I ARKITEKTURËS

-Inxhinieri Ndërtimi -Arkitekturë

2000 € = 810 € 2000 € = 810 € 2000 € = 810 € 2000 € = 810 € 2000 € = 810 € 2000 € = 810 €

2000 € = 810 € 2000 € = 810 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

tuara posaçërisht për këtë ditë të FESTËS SË MADHE. Në këtë ditë të veçantë aktivitetet do të nisin në orët e para të paradites deri në mbrëmje, sipas një programi shumë të zgjeruar me aktivitete nga më të ndryshmet, ku do të gjejnë veten të gjithë qytetarët e qytetit, por jo vetëm. Në këtë ditë festive janë të ftuar të marrin pjesë dhe qytetarë nga vende të ndryshme, për t’u njohur nga afër me qytetin dhe me traditat e tij. Nga Lisana Subashi Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë. ........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news