Page 1

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E ENJTE, 05.07.2012 VITI I - NR.121

QËNDRIM

Ambasada Britanike: Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar!

Qeveria vendosi zyrtarisht rritjen e pagave dhe pensioneve!...>>fq.3

D

rejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Me këtë qëndrim Ambasada Britanike në Tiranë i është drejtuar dje publikisht Ambasadori Britanik Nicholas Cannon OBE drejtësisë shqiptare duke marrë shkas nga një çështje gjyqësore e zvarritur prej vitesh, asaj të fermerëve të Shkrelit në Shkodër. Në këtë çështje përfshihet dhe një shoqatë britanike dhe, pavarësisht se ka një presion të madh publik për të mbyllur gjykimin, drejtësia vazhdon të mos vendosë ‘‘çekiçin’’ mbi vendimin përfundimtar. Në njoftimin e saj të shkurtër për mediat përfaqësia diplomatike e Londrës në Tiranë shprehet: “Ambasada Britanike e ka ndjekur nga afër çështjen si edhe dy çështjet e lidhura me të, që kur filluan në vitin 2001. Ne jemi shumë të shqetësuar që nuk është dhënë akoma një vendim. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Vazhdimi i kësaj situate të paqartë është thellësisht stresuese për fermerët dhe familjet e tyre, pasi vazhdon të kërcënojë reputacionin e shoqatës britanike e cila solli farat e kërpit industrial në fillim. Kjo shoqatë britanike quhet “Partneritet për Zhvillim” dhe është e regjistruar zyrtarisht në Britani dhe nuk ka asnjë dosje për ndonjë aktivitet të paligjshëm të asnjë lloji. Ambasada do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e kësaj çështje deri në fund dhe shpreson të shikojë dhënien e drejtësisë sa më shpejt dhe në mënyrë të paanshme për të mirën e të gjithë atyre që janë prekur». Ky reagim vjen në një kohë që sistemi shqiptar i drejtësisë kritikohet jo vetëm për zvarritjen e gjyqeve pa fund, por dhe për mungesë të drejtësisë në gjykime. Fermerët e Shkrelit janë akuzuar për mbjellje të lëndëve narkotike, ndërkohë që bimët që ata kishin mbjellë ishin kërp industrial.

Berisha: Heqja e imunitetit barazon zyrtarin me qytetarin! Projekti për invalidët, Ministria e Shëndetësisë: Fondet i ka Ministria e Punës!.....................................f.5 Intervista, avokati Leonard Gremi: Imuniteti i gjyqtarëve cenon drejtësinë!.......................f.2 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Rëndësia e laboratorëve kërkimorë për praktikat mësimore....f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia e kryesekretares, Dezdemona Lleshi.........f.4

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Welcome to Albania!

E ENJTE, 5 KORRIK 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Avokati Leonard Gremi: Imuniteti i gjyqtarëve cenon drejtësinë!

P

avarësia e sistemit gjyqësor do të rriste më tepër besueshmërinë tek drejtësia. Që ky proces të ndodh, sipas avokatit Leonard Gremi, duhet që emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të mos bëhet nga parlamenti, por nga Konferenca e Gjyqtarëve. Avokat Gremi, si e gjykoni mënyrën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë? Mendoj se kjo situatë do të sjellë gjithmonë probleme pasi emërimet do të jenë në bazë të interesave politike. Nuk mund të flasim për drejtësi të paanshme. Nëse kërkojmë gjykata të pavarura duhet t’i hiqet parlamentit kjo kompetencë. Unë sugjeroj që gjyqtarët të zgjidhen nga Konferenca e Gjyqtarëve. Atëherë do të kishim padiskutim një drejtësi më të pavarur, e cila do të sillte më tepër besim dhe sigurisht vendime objektive dhe të drejta. Pse ndodhin zvarritjet e proceseve? Shu-

më raste mund të gjykohen në tre seanca por ndodh që të zgjasin me vite? Zvarritja e proceseve ka disa arsye. Pikësëpari nuk është e rregulluar me ligj, i cili do të përcaktonte qartë afatin kohor të gjykimit të një çështjeje. Mungesa e tij sjell interpretim subjektiv. Nuk kemi të përcaktuar limitin kohor përsa i përket natyrës së çështjes. Kjo i lejon gjyqtarit të japë interpretimin kohor sipas dëshirës, e si rrjedhojë ai mund ta mbajë çështjen duke u justifikuar se ka shumë ngarkesë. Çështje si vërtetimi i fakteve, dëshmia e trashëgimisë, etj, të cilat mund të zgjidhen me dy ose tre seanca, gjyqtari i zvarrit në 20 seanca. Pra ligji nuk të jep mundësinë ta kontrollosh. Një tjetër arsye e zgjatjes në kohë të proceseve është se në shumë raste vetë palët janë të interesuara ta zvarrisin procesin. Ndonjëherë palës që goditet, ligji

procedurial i jep shumë hapësira. A mund të veprojnë mekanizmat që kontrollojnë gjyqësorin? Le të ndalemi pak tek imuniteti i gjyqtarëve? Sistemi Gjyqësor kontrollohet nga Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Edhe këtu ka shumë mangësi; mendoj se duhet të rregullohet dhe të ndryshohet ligji mbi kontrollin. Gjyqtarët kanë një imunitet shumë të madh dhe të patundshëm, për shembull çështjet që një gjyqtar mund t’i zgjidhë në mënyrë të padrejtë, vendimet e tij mund t’i rrëzojë një gjykatë më e lartë por strukturat monitoruese nuk kanë ndonjë rol mbi gjyqtarin. Ka patur raste kur Inspektoriati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kanë çuar raportin, i cili flet për gjykim jo të drejtë në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit i ka rrëzuar duke mos marrë asnjë masë ndaj gjyqtarëve. Pra imuniteti që gëzon gjyqtari është shumë i gjerë. Ndaj tij nuk merren dot masa. Megjithëse KLD-ja ka marrë masa, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar. Gjithashtu nuk ka asnjë rast që prokuroria të ketë proceduar për një gjykatës. Atëherë lind pyetja, pse nuk përgjohen gjyqtarët? Edhe në këtë pikë sërish mungon hapësira ligjore. Që prokuroria ta bëjë këtë duhet të marrë leje në gjykatë dhe tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Vendimi i përgjimit duhet të miratohet nga gjykata. Kjo do të lejonte të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Sequi: Politika të bashkëpunojë për reformat! A mbasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi i kërkoi politikës shqiptare që të bashkëpunojë për realizimin e reformave integruese të vendit. Në një tryezë për analizimin e Planin të Veprimit, Sequi deklaroi se politika shqiptare duhet të përmbushë detyrimet e saj, ndërsa kujtoi se koha është shumë e shkurtër, ndaj duhen bërë hapa përpara sa më shpejt. Sequi theksoi se Bashkimi Europian mbështet integrimin e vendit por është detyrë e klasës politike për të përmbushur 12

Welcome to Albania!

kriteret e kërkuara për të marrë statusin. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, nga ana e saj, deklaroi se një pjesë e mirë e pikave të planit të zbatimit janë plotësuar. “Ushtrimi i Planit të Veprimit nuk është i dështuar dhe prioritetet të cilat i janë dorëzuar Shqipërisë janë detyrime, të cilat një pjesë e mirë e tyre janë zbatuar. Lista e atyre detyrimeve që kemi dorëzuar kanë ndryshime dhe ne sot do të vlerësojmë se çfarë është realizuar dhe çfarë mund të përshpejtohet”, tha Bregu. Për më tepër: www.77news.al

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 5 KORRIK 2012

POLITIKE

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Berisha: Heqja e imunitetit barazon zyrtarin me qytetarin!

H

eqja e imunitetit është një nga objektivat parësore të qeverisë, për vetë rëndësinë që ka kjo çështje në procesin e integrimit të vendit. Këtë e deklaroi dje kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë dhe i bëri thirrje kreut të PS-së Rama që të mos dëgjojë zërin e ‘këshillit të miliarderëve’ të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë. Duke iu referuar vendimeve që përfshiheshin në rendin e ditës, siç ishte ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, ligji për deklarimin e pasurive, ku zgjerohet spektri i veprimit të tij dhe kompetencat e ILDKP-së, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, sërish sipas Berishës, asnjëri prej

këtyre ligjeve nuk mund të zëvendësojë atë për heqjen e imunitetit. “Këto ligje nuk zëvendësojnë kurrë një ligj tjetër, ai është ligji që zyrtarët, gjyqtarët të kenë imunitet, është ligji i Shqipërisë pa imunitet, është ligji që barazon zyrtarët me qytetarin e thjeshtë, i shton barazi dhe civilitet më shumë se çdo ligj tjetër qeverisë shqiptare. E ftoj zotin Rama, i cili është ftuar në mënyrën të përsëritur të mos dëgjojë ‘këshillin e miliarderëve’ të partisë por zërin e socialistëve të thjeshtë. Të mos dëgjojë nënkryetarin në hije të Partisë Socialiste por të bëjë zgjedhjen mes imunitetit të Tomës dhe interesave të ngushta të socialistit që e voton për 20 vite me radhë”, u shpreh Berisha. Për më tepër: www.77news.al

Qeveria vendosi zyrtarisht rritjen e pagave dhe pensioneve!

Q

everia vendosi dje rritjen e pagave dhe të pensioneve për 820 mijë familje shqiptare, rritje kjo e mundësuar nga të ardhurat e institucioneve përkatëse të vendit. Një vendim i tillë u bë i ditur nga kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, ku përjashtoi kategorikisht marrjen qoftë edhe të një qindarke borxh për rritjen e pagave dhe pensioneve. “Ky vendim është realizim i politikës së kësaj mazhorance për pagat dhe pensionet. Ky vendim bëhet dy herë më i rëndësishëm për kohën në të cilën merret. Shqipëria listohet në një nga vendet më të paktat të

kontinentit dhe më gjerë që rrit pagat dhe pensionet e qytetarëve të saj. Vendimi është një shpërblim i merituar në 100-vjetorin e Pavarësisë për 820 familjet shqiptare. Kjo rritje tejkalon me 3-5 herë indeksimin apo inflacionin e këtij viti”, vlerësoi Berisha.Kreu i ekzekutivit u ndal dhe në një tjetër moment pjesë e këtij vendimi. “Vendimi është një hap i rëndësishëm në fytyrën njerëzore të kësaj qeverie. Raporti, mes rrogave të mesme me rrogat larta e gjetëm 1 me 11 dhe e bëmë 1 me 5. Ne gjetëm një piramidë pagash ç’njerëzore”, u shpreh

kryeministri. Për realizimin e këtij objektivi qeveria nuk do të marrë borxhe, tha kryeministri. “Reformat qeverisëse sollën një ekonomi të suksesshme. Rritja ekonomike ishte meritë e reformave qeverisëse, ndaj dhe ekonomia i rezistoi krizës. Njëkohësisht, ishin po këto reforma ato që bënë të mundur rritjen e pagave dhe të pensioneve, vendim për realizimin e të cilit nuk është marrë asnjë qindarkë borxh, por e mundësuar nga të ardhurat e institucioneve përkatëse të vendit”, nënvizoi Berisha. Për më tepër: www.77news.al

Internet “Kinostudio” ofron vend pune si operator. Të interesuarit të kontaktojnë në numrat e telefonit: 066 33 87770, 069 60 61561 /për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 5 KORRIK 2012

ZËRI I SË VËRTETËS

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e kryesekretares së Universitetit “Vitrina”, Dezdemona Lleshi!

D

ezdemona Lleshi, kryesekretare e Universitetit “Vitrina”, dëshmon dhunimin e kampusit universitar më 17 janar. Ajo rrëfen situatën e tensionuar, për shkak të presionit të madh të ushtruar nga efektivët e shumtë të policisë, të cilët kanë prishur qetësinë me tonin e tyre të lartë dhe fjalorin fyes. Znj. Lleshi kujton shoqërimin me forcë të meshkujve të stafit në komisariat dhe gjendjen e panikut të krijuar tek studentët. Znj. Lleshi, a mund të na tregoni se çfarë

ndodhi më 17 janar në kampusin universitar "Vitrina"? Më datën 17 janar të vitit 2012, në kampusin universitar "Vitrina" ka ndodhur një ngjarje jo e zakontë për një mjedis arsimor. Situatën e bën më të rëndë fakti se forcat e policisë janë futur me forcë në mjediset e kampusit, në momentin që ishte i mbushur me studentë. Unë do të thoja që sjellja e të gjitha forcave të policisë ndaj studentëve dhe stafit pedagogjik nuk ka qenë normale. Konkretisht si janë sjellë efektivët e poli-

cisë? Sjellja e tyre ka qenë e parregullt, sepse ata kanë hyrë me forcë në mjediset e kampusit, duke prishur së pari qetësinë e studentëve dhe së dyti atë të mjedisit universitar. A janë shoqëruar persona në Rajonin e Policisë? Po. Janë shoqëruar punonjësit e Universitetit "Vitrina". Janë shoqëruar edhe pedagogë. Policët kanë hyrë nëpër klasa dhe kanë bërë shoqërimin e tyre. Mbasi kanë shoqëruar disa persona në rajon, a janë larguar efektivët e policisë? Jo nuk janë larguar. Ata kanë qëndruar përsëri në kampus edhe pasi kanë shoqëruar disa persona, duke vijuar procedimet e tyre për një kohë të gjatë. Sa ka zgjatur kjo situatë? Situata ka zgjatur shumë, pasi nga momenti që ka ndodhur ngjarja forcat e policisë kanë qëndruar gjatë, për të zbatuar “detyrën” që ndoshta u ishte caktuar. Ju personalisht si e keni përjetuar ngjarjen? Normalisht si të gjithë punonjësit e tjerë dhe si kryesekretare e universitetit e kam përjetuar shumë keq, në një mënyrë aspak të mirë për shkak të sjelljes së parregullt ndaj studentëve. Kam qenë kundër kësaj ngjarje që ka ndodhur. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

“Tirana Alb” ofron vend pune si sekretare. Të interesuarat të dërgojnë një cv në adresën e email: gpisha84@yahoo/Për më tepër: www.njoftime.com

Sofra SOFRA TURKE

Turk

1999

Kuzhina Turke Adresa: Rr. Kavajës, Nr. 170 Tel: +355 04 222 68 18 +355 67 308 46 11

Shërbim taxi

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 5 KORRIK 2012

SOCIALE

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Projekti për invalidët

Ministria e Shëndetësisë: Fondet i ka Ministria e Punës!

P

as rrëfimit të djeshëm të nënës së invalidit Sado Gjoni, e cila tregoi për “77 News” se djali i saj vdiq për mungesën e mjekimit, reagoi Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet prononcimit të Maksim Bozos, Përgjegjës i Sektorit të Administrimit Spitalor. Ky i fundit u shpreh se fondet për ngritjen e një qendre kombëtare për invalidët i ka Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe nisma duhet të vijë prej saj. Sipas Bozos është bërë një takim midis dy ministrave, në lidhje me ngritjen e një qendre të tillë, por kjo ide nuk është finalizuar. Nga ana tjetër, Sokol Murataj, Zv/Presidenti i «Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë me Traumë në Shtyllën Kur-

rizore” shprehet se është “harruar” projekti i rehabilitimit mjekësor dhe psiko-social të para-tetraplegjikëve dhe për pasojë qindra invalidë po vdesin për shkak të trajtimit mjekësor jo të specializuar. Z. Bozo, përse nuk po finalizohet projekti i rehabilitimit mjekësor dhe psiko-social i para-tetraplegjikëve? Dua të sqaroj se nuk jemi përballë një projekti, por përballë idesë të ngritjes së një qendre të rehabilitimit kombëtar. Në fakt, financimin e saj duhet ta bëjë Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, kurse Ministria e Shëndetësisë duhet të japë të gjithë përkrahjen teknike si dhe përkrahjen në burime njerëzore. Ministria e Shëndetësisë ka qenë dakort në parim për ngritjen e një qendre të tillë, që prej 2 vjetësh. Unë di faktin që Sokol Murataj, Zv/Presidenti i «Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë me Traumë në Shtyllën Kurrizore”, është takuar me Ministrin e Shëndetësisë dhe ky i fundit i ka bërë një letër interesi Zv/ Presidentit të Shoqatës Europiane të Para-Tetraplegjikëve, ku e fton për të dhënë kontributin e tij në lidhje me ngritjen e një qendre të tillë. Përgjigje institucionale nuk kemi marrë prej tij, por jemi informuar në mënyrë verbale nga Sokoli se Ministria e Shëndetësisë duhet të paguajë logjistikën në udhëtimin dhe shpenzimet e këtij eksperti. Me Ministrinë e Punës nuk jemi takuar, pasi nuk kemi objekt për takim,

duke qenë se s’ka projekt për ngritjen e kësaj qendre. Ligji “Për kujdesin shëndetësor” kërkon ndër të tjera që të ngrihen qendra rehabilituese dhe cilësore për shërbimet ndaj personave me aftësi të kufizuar. Unë kam idenë e qendrave të rehabilitimit dhe jo të qendrave të vetme kombëtare. Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk është një objekt imediat krijimi i një qendre të tillë, për shkak të mundësive buxhetore. Qendra të këtij lloji janë shumë të kushtueshme. Nevoja është, por nuk ekzistojnë mundësitë financiare. Ne mund ta bëjmë dhe vetë një qendër të tillë, por mos harrojmë që për krijimin e saj duhet truall, buxhet, etj. Gjithashtu, nuk përjashtojmë dhe mundësinë e mendimit nga një ekspert i huaj. Në Shqipëri funksionojnë disa qendra rehabilitimi për këta persona, por nuk mund të flas dot për cilësinë e këtyre qendrave. Kur do të jetë takimi i rradhës në lidhje me finalizimin e krijimit të kësaj qendre? Nëse do të ketë takime në lidhje me problemin që ju shtroni atë e vendosin titullarët (ministrat), fondet për këtë qëllim i ka Ministria e Punës dhe nisma duhet të vijë prej saj. Takimi që është bërë midis dy ministrave ishte në parim dhe nuk ishte kundër ngritjes së një qendre. Të dy ministrat thanë që duhet një qendër e tillë, por nuk u finalizua. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Izopol ofron vend pune si fermer për kultivimin e kërmillit. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e cel: 06924 35040/ Për më tepër: www.njoftime.com

E-mail:biskoteriaveneta@yahoo.com Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E ENJTE, 5 KORRIK 2012

KURIOZITETE

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Shigjeta e zjarrit në qiell mahnit australianët!

N

jë “shigjetë” e zjarrtë në qiejtë e Australisë Perëndimore ka mahnitur vendasit për 20 minuta të hënën, kur një objekt që besohet të jetë meteor u përplas në det. Banorët e kanë fotografuar fenomenin natyror, duke e ndarë këtë ngjarje të pazakontë me të gjithë botën. Mediat australiane kanë komentuar të gjitha për të. Sipas shkencëtarëve, f laka që lë pas një meteor nuk zgjat kaq gjatë, gati 20 minuta, por vetëm pak sekonda dhe kjo e bën akoma më interesant fenomenin. Daniel Jongue, menaxher në një lokal në plazhin australian Perth, ku ngjarja ishte më e dukshme, tha se fenomeni në qiell dukej si avull. «Ishte i kuq, portokalli dhe i verdhë dhe dukej shumë i bukur”. Meteoritët, të tërhequr nga graviteti i Tokës, hyjnë në atmosferë dhe atëherë marrin f lakë, duke lënë një gjurmë zjarri ndërsa kalojnë. Qindra gurë qiellorë hyjnë në atmosferë çdo vit, por pjesa më e madhe digjen pa arritur në Tokë. Për më tepër: www.facebook.com/Banka Ideve

Ketri fluturues! Siç e tregojnë edhe pamjet, ketri f luturues ngjan më shumë me një zog se sa me një gjitar, për shkak të mënyrës se si përthyen trupin natyrshëm gjatë hedhjeve. Edhe pse del vetëm natën, fotografi britanik Kim Taylor, 79-vjeçar, arriti ta fotografonte gjatë hedhjeve të tij. Fotografi ka përdorur

një kombinim të zgjuar të një lenteje 150 mm dhe një f lash të shpejtësisë së lartë 3500 volt të nxitur nga një rreze infra të kuqe për të kapur imazhet. Ketrat f luturues janë të lehtë, peshojnë 65 gr dhe ushqehen zakonisht me insekte, arra dhe lende Për më tepër: www.newnews.al

Easy Trade Consulting Sh.p.k ofron vend pune si agjent brokeri. Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e email: reg_alexandra@hotmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Autostrada DR-TR, Mbikalimi Fllakë KM 4, Durrës ALBANIA

Welcome to Albania!

tel/fax: (+355) 48 30 31 91 email: info@eurobicaku.com www.eurobicaku.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 5 KORRIK 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Rëndësia e laboratorëve kërkimorë për praktikat mësimore

Vitrina në kampus’’ sjell në qendër të vëmendjes laboratorët kërkimorë të kampusit universitar “Vitrina”. Dr. Fatmir Basholli, i cili është Shefi i Departamentit të Inxhinierisë Elektronike dhe Elektrike në Fakultetin e Inxhinierisë në universitetin “Vitrina” flet për “77 news” në lidhje me punën e studentëve dhe pedagogëve në këto laboratore. Si funksionon departamenti i inxhinierisë elektronike dhe elektrike? Departamenti i inxhinierisë elektronike dhe elektrike përgatit studentë në këto fusha, të cilat janë shumë të kërkuara nga tregu i punës. Duke marrë parasysh nevojat e tregut, përvojat e universiteteve brenda dhe jashtë vendit, ne kemi përgatitur një program të mirë dhe konkurrues. Si vihet në zbatim baza teorike në këto laboratorë? Nuk mund të përgatisësh një student vetëm teorikisht, ai duhet të përgatitet

edhe nga ana praktike. Në fund të orës teorike, studenti paraqet një detyrë kursi, jo të marrë nga interneti, por duke bërë një punë konkrete në laborator. Studentët kanë bërë disa punime, si radicator, etj. Në këto laboratore kemi baza të fuqishme dhe të nevojshme për të parë se si funksionojnë aparaturat në brendësi, përmend këtu rastin kur kemi analizuar se si funksionojnë elementët në një hard disc. Një nga detyrat e specialistit që ne nxjerrim nga ky fakultet, duke marrë parasysh se punët praktike bëhen me tensione të larta, studenti këtu në laborator mëson edhe masat e sigurimit. Si ka rezultuar puna e studentëve në laboratore? Dua të përmend në këtë rast një punim të bërë nga vetë studentët, një bllok ushqimi laboratorik, i kthyer në një të tillë nga studentët e vitit të dytë, duke marrë një bllok ushqimi laboratorik. Nëse flasim për anën financiare, do të kuptohej lehtësisht që është bërë një kursim i madh me anë të kësaj pune. Këtu kemi dhe një stendë, e përgatitur nën drejtimin e pedagogut, është një kompjuter i hapur ku shikohen të gjitha pjesët e funksionimit. Lënda arkitekturë e kompjuterit mbyllet me këtë stendë të përgatitur nga vetë studentët. Baza që ofrohet në laborator mundëson një përgatitje serioze të studentit, ku mund të them që ata e marrin profesionin nga ky laborator. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Pritet që dita të jetë vendimtare për ata që janë në çift. Nëse keni probleme mos u mundoni t’i injoroni. Demi: Beqarët do kenë mundësi me shumicë për takime dhe aventura interesante. Përfitoni nga çdo rast që do iu jepet. Binjakët: E ardhmja juaj do jetë shumë e bukur. Në planin financiar do keni të gjitha aftësitë për ta menaxhuar. Gaforrja: Në sektorin e financave do ndiheni të frenuar dhe të kufizuar. . Luani: Lidhja juaj do të përforcohet dhe do keni edhe një jetë intime ashtu siç e kishit ëndërruar. Virgjëresha: Financat do jenë të mira, por do të jeni impulsiv dhe mund të shpenzoni më shumë sesa duhet. Kujdes! Peshorja: Do dashuroni pa rezerva sot. Mërkuri iu premton një ditë të qetë dhe paksa romaneske. Akrepi: Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha nga ditët më përpara. Shigjetari: Ndryshimet e shpeshta të humorit mund të sjellin probleme në jetën tuaj në çift sot. Bricjapi: Shumë planete do mundohen t’ua destabilizojnë jetën në çift. Tregohuni më të kujdesshëm. Ujori: Situata financiare do jetë goxha e mirë. Do dini si t’i bëni ballë dëshirës së madhe për shpenzime dhe do mbani ekuilibrin. Peshqit: Dielli do jetë i favorshëm për financat. Do keni fat dhe shumë sukses. Përfitoni!

“Royal” ofron vend pune si menaxher shitjesh. Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e email: sales@royalmh.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Velipoje, Qendër Shkodër, Albania www.hotelvalz.com info@hotelvalz.com Kontakt: (+355) 26780257 (+355) 22250881 (+355) 692085830 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 5 KORRIK 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ismet Lici: Mobilieri “Era”, një konkurrente e denjë!

M

obilieri “Era” gjendet në Tiranë, në zonën e njohur si Fresku, në rrugën “Shefqet Kuka”, vetëm 100 metra afër teleferikut. Ajo është hapur në vitin 1996, kur sipërmarrësi i saj Ismet Lici sapo ishte kthyer nga emigracioni në Greqi. Ai punoi në Selanik për gati 5 vjet si marangoz. Mësoi disa nga sekretet e punës dhe pasi bëri një planbiznesi afatgjatë vendosi të hapë punishten e tij. Mjeti i parë i punës që vendosi në punishte ishte një gonjastër, ose një pajisje komplekse, që kryen disa operacione pune si: skuadratrice, frezë për përpunim druri, trivia ose zmeriluese, kompresor, që lyen lëndën e parë, me të cilën bëhen mobiliet, aspiratorin, etj. Ismeti nga natyra është një mesoburrë i qetë që edhe kur punon nuk i ndahet buzëqeshja, kur bisedon dhe flet me ustallarët e punishtes. Ai di çfarë bën, punon nga mëngjesi e deri vonë, pas perëndimit të diellit, kur ka folur në telefon me klientët e tij, të cilët sa vjen e bëhen më të shumtë. Kjo për shkak se Ismeti, ose mjeshtër Meti, siç e thërrasin shkurt, me cilësinë e punës dhe luksin e mobilieve, me korrektësinë dhe disiplinën e tij, nuk punon por i bën mobiliet të këndojnë. Mobiliet zënë një gamë të gjerë prodhimesh, ndër më kryesoret e të cilave janë: kuzhina moderne, që të gjitha të punuara sipas porosive të klientëve. Këtu hyn edhe montimi, ose vendosja e lavapjatave, e sobave elektrike incasso, e aspiratorëve, e lavastovilieve dhe frigoriferëve. Shumë të pëlqyeshme dhe të kërkuara nga klientët janë dhomat e gjumit për fëmijë. Edhe ato, me modele bashkëkohore dhe të përzgjedhura nga vetë klientët, ose nga mjeshtër Meti. Në këto dhoma gjumi veçohen krevatët dysh, ose krevatët marinarë; tavolinat-studio për nxënësit, ku vendosen kompjuteri, sirtarët për video dhe DVD; mbajtëset e rrobave në

formë raftesh të vegjël; mbajtëse të thjeshta rrobash, ose prifte; biblioteka të mjaftueshme për literaturë shkollore, artistike dhe shkencore, etj. Aktualisht, dhomat e gjumit për fëmijë zënë vendin e parë në prodhimin e mobilieve tek “Era”. Më pas vijnë edhe dhomat e gjumit për të rritur, ose për çifte të rinjsh, me shtratin, raftet, komon, pasqyrën, komodinat, etj. Tek mjeshtër Meti të gjitha mobiliet përgatiten shpejt, me cilësi, me çmime shumë të arsyeshme dhe deri tani asnjë qytetar ose porositës nuk ka ardhur

Qendra e Formimit Profesional "Vitrina". Numër 1 në Shqipëri, për larminë e shërbimeve. E njohur për raportin e favorshëm Cilësi, Çmim. Rreth 80% e Kursantëve tanë zenë një vend pune në profesion akoma pa e mbaruar kursin. 97% e Kursantëve, rezultojnë të punësuar në profesionin e fituar te ne. Një Zanat Ta Bën Jetën të Begatë! Me të vërtetë, Të Begatë dhe Kuptimplotë. Shef Kuzhine Kuzhinier Parukeri-Estetikë Graphic Designer Webdesigner Designer Web Master Administrator Rrjeti

2000 € = 510 € 1000 € = 510 € 1000 € = 510 € 1000 € = 510 € 1000 € = 510 € 1000 € = 510 € 1000 € = 510 € 1000 € = 510 €

Teknik Kompjuteri 1000 € = Teknik Kondicionerësh 1000 € = 1000 € = Hidraulik 1000 € = Elektriçist 1000 €= Marangoz 1000 € = Rrobaqepës Berber 1000 € = Teknik Ndërtimi 1000 € =

Topograf Arkitekturë Menaxher Marketingu Auto Servis Xhenerik Mekanik Elektroaut Kurs special për Kompjuter,design TeknologjiInformacioni

1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

Deri më 9 Korrik

510 € 510 € 510 € 510 € 510 € 510 € 510 € 510 €

1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € = 1000 € =

Eksperiencë pune, part-time, 6 muaj pranë Fondacionit “VITRINA”

Kurs special për patentë makine.

Përfito FALAS

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Q.F.P

.

Welcome to Albania!

510 € 510 € 510 € 510 € 510 € 510 € 510 €

kurrë në punishte, ose kurrë nuk ka telefonuar për t’u ankuar ose reklamuar punën. Si lëndë e parë në prodhimin e mobilieve shërbejnë MDF( njohur si em-di-ef) dhe melamina që vijnë nga Italia dhe Greqia, të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Po klientët cilët janë? Zakonisht banorë të lagjes së re, që po hedh shtat tek Fresku, por edhe nga brendësia e Tiranës, nga Durrësi, nga Elbasani, etj... Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë. ........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

77news  

Gazeta 77news, e perditshme informative, organ i Levizjes Shqiperia e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you