Issuu on Google+

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E ENJTE, 28.06.2012 NR-114 I BOTIMIT

INTERVISTA Nepotizmi në gjykata, avokati: Gjykatësit shkelin ligjin!

A

vokati Bashkim Merkaj, me një përvojë 20-vjeçare në çështjet civile, shprehet për “77 News” se, në gjykatat shqiptare ekziston një precedent i Bashkim Merkaj rrezikshëm, nepotizmi familjar, ku njëri prej tyre është në funksionin e gjyqtarit, kurse tjetri në profesionin e avokatit, duke ushtruar detyrën në të njëjtin rreth. Kjo gjë, sipas avokatit është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe ndodh në masën 30-40% të gjyqtarëve, duke i lënë shteg një korrupsioni të heshtur e të fshehur. Për këtë arsye, avokati mendon se zgjidhja vjen duke rekomanduar transferimin e gjyqtarëve në kuadër të reformës në drejtësi. Avokat, gjatë përvojës suaj 20-vjeçare në drejtësi, a keni evidentuar konflikte interesi që lidhen me vendimmarrjen në gjykim? Konf likti i interesit midis gjyqtarëve është i pranishëm gjatë procesit gjyqësor. Më konkretisht, neni 72 i Kodit të Procedurës Civile parashikon që “Gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështjeje që gjykon, kur ai vet ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor, apo në një marrëdhënie kredie me njërën prej palëve, si dhe kur ata kanë interes në një çështje”. Aktualisht konstatojmë se në gjykatat tona të të tria shkallëve vihet re një nepotizëm familjar, burrë e grua, ku njëri prej tyre është në funksion të gjykimit, ndërsa tjetri është në ushtrimin e profesionit të avokatit, brenda së njëjtës gjykatë. Ky nepotizëm dhe këto raste që dihen nga instancat përkatëse që nga Ministri i Drejtësisë, KLD-ja, Drejtoria e Inspektimit dhe Kontrollit Gjyqësor, apo vet gjyqtarët, bien ndesh me ligjin “Për funksionimin e pushtetit gjyqësor”, si dhe Kodin Etik.

>> VIJON NË FAQEN 2

Të drejtat e Njeriut, Kati:

Dhunë fizike dhe psikologjike në polici e burgje ! Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e Zv. Rektorit Teki Kurti..................f.4 ZMK: Alarm për rrezikun nga fast-food-et!.................f.2 Berisha: Në gatishmëri për sezonin turistik!...........f.3 KQZ pranon referendumin kundër plehrave!.............f.3 Ekspozita «100 Vjet Pavarësi».................................f.6 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Transparencë në procesin e provimeve dhe korrigjimeve!............f.7

Adresa Rruga “Donika Kastrioti, pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Welcome to Albania!

E ENJTE, 28 QERSHOR 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

ZMK: Alarm për rrezikun nga fast-food-et!

N

ë Fast-food-et e Tiranës tregtohen patate të mykura që janë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe vaji që përdoret për skuqje është kancerogjen pasi është përdorur tej limitit. “Autoriteti i Ushqimit fle sepse në vend të merret me hallet e konsumatorëve në tregjet me pakicë e harxhojnë kohën me "kontrolle të mëdha" në biznese të mëdha”- pohon kreu i zyrës së konsumatorit Altin Goxhaj. "Prej 1 viti Autoriteti i Ushqimit nuk thërret mbledhjen e Bordit

të Ushqimit ku Goxhaj është anëtar, pasi sipas tij kanë frikë të bëjnë transparencë me fondet e projekteve ndërkombëtare, që Goxhaj ka kërkuar në mbledhjen e fundit të këtij autoriteti një vit më parë. Prej 1 viti nuk ka asnjë të dhënë se çfarë bën ky autoritet dhe refuzon rregullisht të marrë pjesë në debate me ZMK, njësoj siç veprojnë komisionerët e Entit Rregullator të Ujit dhe të Ujësjellësit Tiranë. ZMK reflekton këtë herë me protestë përballë Autoritetit

të Ushqimit për inaktivitet dhe braktisje të konsumatorëve duke lejuar një situatë skandaloze në tregje. Sipas raportit të kësaj zyre, domate të ngjyrosura me kimikate, perime të fryra me hormone dhe të bukura nga mbrojtja e pesticideve, shalqinj të kuq pa shije kanë pushtuar tregjet e të gjithë Shqipërisë. Mishi pritet në kushte skandaloze dhe makabre në rrugët nacionale tek kalojnë pushuesit me makina, mes mizave dhe brejtësve. Periferitë e qyteteve janë kthyer në kasaphana qingjash dhe viçash, pulash e vezësh të destinuara për skartim devijohen për ushqim njerëzish. Shishe të pafundme plastike, që brenda kanë ujë apo lëngje të tjera bombardohen çdo ditë nga rrezet e diellit duke u kthyer në helme të pastra për organizmin e njeriut, herë prej gjallërimit mikrobiologjik dhe herë prej reaksionit kimik të plastikës së shishes me përmbajtjen e lëngut. Nga Isida Muço Për më tepër: www.77news.al

Fshati “SOS” kërkon donacione, ankand me pikturat e fëmijëve!

K

y nuk është një ankand i peizazheve me piktorët më të mëdhenj të kohërave, por simbolika e tyre është vërtetë e madhe. Fëmijët e fshatit “SOS” kanë ekspozuar pikturat e tyre dhe në këtë ankand donatorët ofruan alternativat duke blerë piktuar. Qëllimi i këtij ankandi ishte që me shitjen e këtyre veprave të bëra nga të vegjlit të investohej për këta fëmijë, sado simbolike të ishte çmimi përfundimtar i një pikture. Drejtoresha nacionale

e fshtatit të fëmijëve “SOS”, Teuta Shkenza tha se fëmijët kanë nevojë për donatorë. Të pranishmit, drejtues të biznesve, artistë dhe përfaqësues të mediave u shprehën se fëmijët e fshatit “SOS” kanë më shumë nevojë për mbështetje. Në fshatin “SOS” jetojnë fëmijë që kanë humbur kujdesin prindëror. Ata jetojnë në këtë mjedis të ngrohtë dhe arsimohen këtu deri në moshën 16-vjeçare. Për më tepër: www.77news.al

INTERVISTA << VIJON NGA FAQJA 1... Cilat janë pasojat e nepotizmit familjardhe më konkretisht si kryhet? Duhet theksuar se në momentin e hedhjes së shortit shmanget ky nepotizëm, por në rastet pasi del emri i gjyqtarit nga shorti, i cili do të gjykojë çështjen konstatohet se kryhet një marrëdhënie bashkëpunimi midis avokatit dhe gjyqtarit që janë bashkëshortë, nëpërmjet rrethit të miqësisë së gjyqtarëve që është krijuar në këto gjykata. Këta të fundit mund të gjykojnë çështjen në fjalë dhe natyrisht një nga palët në gjykim është inferior ndaj palës tjetër. Pra, në këtë mënyrë cënohet qartë parimi i objektivitetit në gjykim. Prandaj ligjvënësi ka Welcome to Albania!

parashikuar rastet dhe kriteret kur mund të kenë interes bashkëshortët me njëri-tjetrin. Gjithashtu, ky nepotizëm familjar i krijuar në të gjitha gjykatat lë shteg dhe hap rrugë për një korrupsion të fshehtë dhe të heshtur. Mendoj se rreth 30-40% e këtyre rasteve, të konfliktit të interesit (nepotizmi familjar) janë prezente në të gjitha gjykatat, në të tria shkallët e gjykimit. Si mendoni se zgjidhet ky problem? Jo se jam kundër ushtrimit të funksionit të gjyqtarit, por kjo zgjidhet në këtë mënyrë, gjyqtari që ka bashkëshortin avokat në të njëjtin rreth duhet ta ushtrojë detyrën jashtë rrethit (jashtë Tiranës). Kjo gjë të bëhet në kuadër të reformimit të drejtësisë. Ka raste

që një nga bashkëshortët mban mbiemrin e vet për të sfumuar në aparencë faktin e të qënit burrë e grua, mirëpo nga eksperienca e gjatë e jona dhe ushtrimi i profesionit në gjykata kemi konstatuar këtë fenomen. Në lidhje me këtë fakt abuzojnë edhe sekserët që nuk janë avokatë, të cilët ushqejnë korrupsionin në çështje konkrete. Transferimi i gjyqtarëve jashtë rrethit ku punojnë bashkëshortët e tyre avokatë do të ishte zgjidhja më e mirë. Po jo vetëm kaq, ka shumë raste që gjyqtarët për 20 vite rresht s’kanë lëvizur dhe kanë krijuar familjaritet midis tyre. Kjo gjë nuk i shërben drejtësisë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 28 QERSHOR 2012

POLITIKE

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Berisha: Në gatishmëri për një sezon turistik dinjitoz!

K

ryeministri Berisha ka kërkuar sot një gatishmëri të lartë për të pasur një sezon turistik dinjitoz. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Be-

risha theksoi se turizmi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për njohjen e vendit nga mbarë bota.“Për Shqipërinë turizmi është një degë kryesore e ekonomisë dhe natyrisht ekonomia është dhe mbetet më e rëndësishmja për një vend të lirë. Por dua të theksoj që për ne shqiptarët që ishim të shkëputur nga rajoni dhe kontinenti për gjysëm shekulli, turizmi ka edhe një rëndësi të jashtëzakonshme për njohjen e qytetarëve nga mbarë bota, me vlerat, potencialet, me mikëpritjen dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve” -shtoi Berisha. Sipas kryeministrit, ky sezon veror duhet të jetë më i bukuri dhe më masivi në historinë e vendit. “Unë kam besim që të gjitha mundësitë ekzistojnë. Janë bërë investime kolosale për turizmin. Janë bërë investime në energji për zonat turistike të vendit. Por kërkohet nga ne që gjithçka ta vëmë në funksion të një mikëpritje të shkëlqyer të miliona vizitorëve që do të vijnë” , shtoi më tej Berisha. Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Welcome to Albania!

Lëvizja

KQZ pranon referendumin kundër plehrave! I mportimi i plehrave do të vendoset me referendum popullor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë sot kërkesën për zhvillimin e referendumit popullor për ligjin e importit të plehrave në Shqipëri. Në fjalën e tij, kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka theksuar se një pjesë e mirë e firmave për referendumin janë të falsifikuara. Sipas tij, një sasi firmash u verifikuan në polici, por megjithatë është numri i duhur për të zhvilluar referendumin. Në nëntor 2011 Aleanca kundër Importit të Plehrave depozitoi në KQZ kërkesën për mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i miratuar në Kuvend në shtator 2011. Sipas grupit nismëtar, dy nene të këtij ligji (22 dhe 49) lejojnë importimin e mbetjeve urbane nga vende të tjera në shërbim të industrive ricikluese, duke rrezikuar jetën e shoqërisë dhe mjedisin shqiptar. Për më tepër: www.77news.al

Halimi: Kontrolle për 83 prokurorë, 653 procedime penale!

M

inistri i Drejtësisë Eduart Halimi ka deklaruar dje se janë kontrolluar 83 prokurorë dhe janë kryer 653 procedime penale. Ndërsa ka raportuar në komisionin e ligjeve për inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë në prokurori gjatë vitit 2011, Halimi ka theksuar se janë zhvilluar 16 kontrolle në proku-

roritë e Shkallës së Parë dhe 2 në atë të Apelit, ku dhjetë kontrolle rezultuan me shkelje të afateve kohore dhe zvarritje të hetimeve. Ndërkohë që një ditë më parë, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama sulmoi drejpërsëdrejti Ministrinë e Drejtësisë se ka hetuar jashtë kompetencave organin e akuzës, duke hartuar

një raport me të dhëna fiktive për punën e këtij institucioni. Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve për gjendjen e kriminalitetit për 2011 në Shqipëri, Kyeprokurorja Ina Rama ka akuzuar Ministrinë e Drejtësisë për qëndrime imagjinare ndaj prokurorisë Për më tepër: www.77news.al

Kompania KAPPAOIL sh.a kerkon Graphic Designer të interesuarit/e të dërgojnë cv në e-mail: info@kappaoil.com.al/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E ENJTE, 28 QERSHOR 2012

ZËRI I SË VËRTETËS!

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e zëvendësrektorit të Universitetit “Vitrina”, Teki Kurti!

D

ëshmia e radhës që do të hedhë dritë mbi ngjarjen e 17 janarit në kampusin universitar “Vitrina”, është ajo e zëvendësrektorit të universitetit, z. Teki Kurti. Ai nënvizon ligjin për arsimin e lartë, duke theksuar se në nenin tre, pika gjashtë, parashikon se forcat e rendit mund të futen në institucionin e arsimit të lartë vetëm me lejen e titullarit. Z. Kurti e cilëson këtë rast si presion për të përfituar rryshfet. -Z. Kurti, çfarë ndodhi në 17 janar?

Për mua 17 janari është fiksuar si një ditë e trishtë dhe një okupim i dhunshëm nga organet e rendit, të cilët në mënyrë të jashtëligjshme dhunuan institucionin tonë. Unë atë ditë, si zëvendësrektor i Universitetit “Vitrina” jam ndjerë shumë i prekur. Isha në mësim, në auditorin e Shkencave Politike dhe pasi dal në pushim më tregojnë se ka patur një incident me një student dhe në universitet kanë vërshuar forcat e policisë. Menjëherë shkoj në zyrë dhe marrë ligjin dhe e nënvizoj. Ligji në mënyrë specifike, tek neni tre pika gjashtë thotë që forcat e rendit mund të futen në një institucion arsimor vetëm me leje të titullarit, duke përjashtuar këtu rastet e flagrancës apo fatkeqësive natyrore. Incidenti me studentin kishte ndodhur dy-tre orë më përpara, prandaj në këtë rast nuk kishim të bënim me flagrancë. Në këto kushte ligji specifikon që cënimi i paprekshmërisë së institucioneve arsimore ndëshkohet sipas dispozitave ligjore. Në këtë rast dispozitat ligjore duhet të vepronin ndaj forcave të rendit, që do të thotë duhet të ndëshkohen një orë e më parë të gjithë ata persona që kanë dhënë urdhër të dhunohet një institucion arsimor në sy të stafit pedagogjik dhe studentëve. -Si u sollën efektivët e policisë? Më la përshtypje që drejtuesi i institucionit tonë, z. Edmond Vlashaj u fut në fugonin e policisë dhe duke i thënë efektivëve të policisë se për gjithçka ka ndodhur mund të përgjigjem unë, nuk ka nevojë të mer-

ren me pedagogët, për të cilët u informova më vonë që ishin dhunuar dhe ishin shoqëruar me forcë në komisariat. Drejtuesi jonë me vullnetin e tij shkon në komisariat dhe mbahet për tre ditë e më pas jep dëshminë. Ndërkohë që gjykimi i çështjes i është nënshtruar një kalvari zvarritjesh. Ky është një tmerr, duhet të përfundojë një orë e më parë, ne duhet të ngremë zërin. Ne u munduam që nëpërmjet medias të bënin transparencë, por forcat e policisë i dominonin dhe nuk i lejonin pedagogët të jepnin versionin e tyre. Si e përjetuat ju këtë ngjarje? Nuk është mbajtur asnjë, as ai që mund të ketë tejkaluar rregullat në sjelljen e tij ndaj studentit, të cilën unë e dënoj, por është mbajtur drejtuesi i institucionit. Atëherë mua më lind mendimi se kemi të bëjmë me një presion të hapur për rryshfet. Ata kanë tentuar të kërkojnë që drejtuesi i institucionit tonë të jetë taksapagues në institucionet e shtetit, por edhe në xhepat e korruptuar të personave të veshur me pushtet. Pas gjithë kësaj fshihen persona me pushtet që e përdorin atë për t’i pastruar rrugën biznesit të tyre, për të mos lejuar konkurrencën e tyre. Kjo është e jashtëligjshme dhe ne duhet të ngremë zërin deri tek Presidenti i Republikës, te kryeministri dhe tek institucionet e tjera, që ta marrin në shqyrtim këtë rast pas të cilit mendoj se fshihet diçka shumë e madhe. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

kozmetike “Avon” ofron vend pune koridnatore shitjesh. Të interesuarat të dë rgojnë cv në adresë n e email: Jonida.panariti@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 28 QERSHOR 2012

SOCIALE

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

77 NEWS

Welcome to Albania!

Lëvizja

Të drejtat e Njeriut, Kati: Dhunë fizike dhe psikologjike në polici e burgje ! “ Situata në burgjet e vendit tonë për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut është skandaloze” , kjo ka qënë deklarata e Kozara Katit, drejtuese e Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut në vendin tonë. Në tryezën e organizuar nga “ Lëvizja Shqipëria e Re” dhe organizata “Alternativa Civile” me temë “Vepro tani! Kundër Padrejtësive në Drejtësi (Dhuna e Policisë)”, Kati është ndalur tek gjendja në rajonet dhe burgjet e Shqipërisë. Dhuna e ushtruar sipas saj nuk është vetëm fizike por edhe psikologjike. Ajo që duhet bërë sipas Katit është parandalimi i torturave si dhe respektimi i konventave të cilat janë ratifikuar nga vendi ynë. Në një intervistë për “77 News” Kati është ndalur tek rëndësia që ka krijimi i një raporti të përbashkët, i cili duhet të vijë nga bashkëpunimi midis organizatave të ndryshme të cilat punojnë në kuadër të respektimit të të drejtave të njeriut. “Para tre vitesh ne u angazhuam të sillnim një raport, të ballafaqoheshim me shtetin, por mungesa e organizimit e bëri të pamundur krijimin e tij” -thotë Kati. -Si paraqitet situata përsa i përket të drejtave të njeriut në burgjet e vendit si dhe në rajonet e policisë? Parlamenti i Shqipërisë i ka ratifikuar të gjitha konventat dhe protokollet në kuadër të Këshillit të Evropës të cilat u garantojnë personave të ndaluar apo të burgosur

të gjitha të drejtat , përveç asaj të lëvizjes së lirë. Në realitet, zbatimi i tyre në praktikë lë shumë për të dëshiruar. Të dhënat që vijnë janë sporadike dhe të pjesshme, nuk ka mekanizma të përhershme për monitorimin ditë pas dite. Raportet e institucioneve ndërkombëtare dhe lokale japin një situatë me probleme, të tilla janë mbipopullimi i burgjeve dhe dhomave të izolimit, mbajtja e adoleshentëve dhe të rinjve në të njëjtat ambiente me të rriturit, mungesa e aktiviteteve trajnuese e rehabilituese në shumicën e burgjeve. Raportohen raste të keqtrajtimit fizik, rrallë herë të atij psikologjik. Disa nga

burgjet e ndërtuar rishtaz në Kavajë, etj kanë kushte më të mira jetese, argëtuese e trajnuese. Shoqata të ndryshme kanë aktivitete e projekte në fushën e trajnimeve dhe argëtimit me të miturit, kjo është e rëndësishme për të ulur recidivizmin dhe ndihmuar rintegrimin e tyre në shoqëri, pas periudhës së dënimit. Akoma ka shumë për të bërë. Sa për rajonet e policisë, mundësia e monitorimit është më e kufizuar, përsëri janë raportet e ndërkombëtarëve që japin situatën lidhur me dhunën dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Euro-Call-Albania ofron vend pune menager në call center të interesuarit/e të dë rgojnë cv në adresë n e email: eurocallalbania@yahoo.com/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E ENJTE, 28 QERSHOR 2012

KURIOZITETE

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ekspozita "100 Vjet Pavarësi, Mijëra Vite Identitet!"

F

ondacioni “Banka e Ideve” dhe Unioni i Krijuesve e Artistëve Shqiptarë organizojnë me rastin e 100-vjetorit ekspozitën "100 Vjet Pavarësi, Mijëra Vite Identitet!". Ekspozita e konceptuar në një workshop

të organizuar në stenda të ndryshme ku pyetjet kryesore që kërkonin vëmendjen e vizitorëve të ekspozitës ishin: 1. Figura të shquara të cilat kanë dhënë kontribut në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe promovimin e vlerave të kombit Shqiptar. 2. A mendoni se këto figura të shquara kanë vendin e merituar në histori? Një tablo e veçantë e mbushur me shprehjet e shumë figurave të njohura botërore mbi shqiptarët dhe Shqipërinë ishte një risi e ditës së sotme. Studentët shijuan gjithashtu vitrazhet (pikturat në xham) të realizuara nga piktorët Irida Hazizi dhe Sokol Meçollari, ku mbizotëronin figura të shquara të kombit tonë si psh: Nënë Tereza dhe Gjergj Kastriot Skëndërbeu. 100 vite pavarësi, çfarë mendimi kanë njerëz të shquar për shqiptarët dhe Shqipërinë? Disa nga këto shprehje të ekspozuara ishin: Ami Boue, gjeolog i shquar austriak, i cili u bë i famshëm në lidhje me studimet e tij

gjeologjike në Perandorinë Osmane thotë për shqiptarët: “Shqiptarët janë njerëzit më të bukur në Perandorinë osmane”. Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh të mrekullueshëm në botë. Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”. Për dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë: “Janë krijesat më të bukura që më ka zënë syri. Femra shqiptare vetëm njërit ja fal trupin dhe zemrën”. Branton, ky publicist ka shkruar: “Shqiptarët ishin themeluesit e kalorësisë së lehtë (franceze) dhe se me ushta të gjata (armë) dhe me f lamurkat në majat e tyre, e nisnin betejën duke u sulur me vrull mes rreshtave të armikut dhe jepnin goditje duke krijuar pështjellim”. B. Vranisheviq, piktor nga Vojvodina: “Është mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar... Për më tepër: www.facebook.com/Banka Ideve

Videot e UFO-ve që NASA-s i kanë shpëtuar… gabimisht! Shpeshherë, kohët e fundit pa llogaritur të paktën këtu e 50 vjet, fenomeni i objekteve të paidentifikuara të fluturimit është vënë në qendër të vëmendjes. Ky është një fenomen që shumë herë me dëshirë apo pa dëshirë ka befasuar gjithkënd, si edhe vetë astronomët, inxhinierët e fluturimit dhe gjithë NASA-n, e cila në

shumë raste dorëzohet dhe nuk mund të shpjegojë qoftë dhe formalisht disa fenomene me objekte të paidentifikuara fluturimi, të cilat vërtet janë mbresëlënëse. Në studimet e bëra posaçërisht për UFOt, rezultoi se 3 në 10 veta pretendojnë se i kanë parë ato. Për më tepër: www.newnews.al

Kompania e ndë rtimit “wicona” ofron vend pune si economist/e të interesuarit të dërgojn cv në adresë n e burimenjerezore.ë icona@yahoo.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Rr.”B Curri”, Morine - Tropoje Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 28 QERSHOR 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Transparencë në procesin e provimeve dhe korrigjimeve!

P

rojekti ‘’Vitrina në kampus’’ sjell sot në vëmendje procesin e korrigjimit të provimeve të studentëve të universitetit “Vitrina”. Në një intervistë për “77 news” kryesekretarja e universitetit “Vitrina”, Festime Guri na jep detajet jo vetëm të procesit të korrigjimit, por edhe të kryerjes së procesit të provimeve. ‘’Procedura e parë që kryejmë para nisjes së provimit, është afishimi i datave dhe sallave se ku do të kryhen provimet’’, shprehet kryesekretarja. Gjithashtu zonja Guri flet edhe për prezencën në sallën e provimit të pedagogut të lëndës, pedagogut ndihmës dhe sekretares. ‘’ Në një provim gjithnjë është një prezencë prej tre vetash, e pedagogut, asistentit dhe sekretares, madje mund të shtoj në këtë

rast që shpeshherë edhe administrata e “Vitrinës” jep ndihmesë në mbarëvajtjen e provimit’’, shprehet kryesekretarja. Zonja Guri na tregon se kryhet e gjithë procedura e verifikimit të të dhënave të studentit. ‘’Pas përfundimit të provimit, bëhet sekretimi dhe tezat sillen në këtë sallë ku ndodhemi sot, ku padiskutim asnjë nuk ka të drejtë hyrje, përveç pedagogëve’’, shprehet Guri. Përsa i përket rezultateve të provimeve kryesekretarja thotë që studentët informohen për to, pasi gjithçka është kaluar në procesverbal me firmën e pedagogut, sekretares dhe dekanit, ku më pas rezultati i jepet në zarf studentit. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Influenca e Jupiterit do ndihet shumë në sektorin e ndjenjave sot. Financat do jenë të ekuilibruara. Demi: Dita e sotme do jetë shumë e këndshme dhe e mbushur me emocione të forta. Ditë me fat edhe për financat. Binjakët: Nën influencën e Jupiterit jeta juaj në çift do jetë mjaft e trazuar. Gaforrja: Ka mundësi që një person i njohur që në fëmijëri t’iu pëlqejë së tepërmi.Ditë e favorshme për financat. Luani: Të nxitur nga Mërkuri do i shtoni dozat e fantazisë dhe origjinalitetit në lidhjen tuaj. Virgjeresha: Falë mbështetjes së Mërkurit ju do bëni çmos të vendosni një klimë harmonike në punë. Peshorja: Do i kushtoni një kujdes të veçante jetës suaj në çift.Financat do jenë shumë të mira. Akrepi: Ata që kanë kaluar një periudhë të vështirë do mund të rivendosin kontaktet. Tregohuni sa më të matur me financat. Shigjetari: Neptuni do ndikojë negativisht në jetën tuaj sentimentale. Influenca e planeteve do të favorizojë transaksionet financiare. Bricjapi: Tregohuni më të kujdesshëm me ato që do thoni sepse ndryshe do keni debate të mëdha. Ujori: Financat do kenë një përmirësim të ndjeshëm. Do keni shumë fat në këtë fushë dhe do ndiheni më të lirë për të bërë ndonjë shpenzim. Peshqit: Tregohuni më tolerantë dhe më të hapur me partnerin tuaj. Financat nuk do jenë shumë të mira.

Japan service ofron vend pune si taksist të interesuarit të dë rgojnë një cv në adresë n e email merrtaxi@japanservis.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E ENJTE, 28 QERSHOR 2012

PROFIL

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

SHAKESBEER, shumëllojshmëri birrash dhe kuzhinë interkontinentale!

N

ë zemër të Tiranës, në zonën e ishbllokut gjendet një vend i qetë, me shërbim shumë të specializuar me kuzhinë internacionale dhe shumëllojshmëri birrash. Një ambient i konceptuar si një ndërthurje e përkryer mes kuzhinës së shpejtë dhe cilësore si dhe shumëllojshmërisë së gatimeve. Shakesbeer ndodhet në rrugën “Brigatat” dhe është ideuar si restorant-birrari, ku shërbimi është i shpejtë dhe shumë cilësor. Ndërkohë që ofrohet një shumëllo-

jshmëri birrash, Shakesbeer është i vetmi lokal i kësaj natyre në mes të kryeqytetit shqiptar, ku është ndërthurur natyra, restoranti dhe birraria. Një ambient i qetë me ajrër të pastër dhe shërbimi shumë cilësor, i ndërthurur me kuzhinë interkontinentale erdhi si ide për shkak të mungesës së këtij profili restoranti e birrarie në Tiranë. Produktet e zgarës janë primare në këtë lokal, por nuk mungon edhe peshku. Specifike për këtë lokal është fakti se shërbehet peshk i egër. Shakesbeer hapet në orën 8 të mëngje-

sit dhe puna nis me një mëngjes anglez dhe lokali qëndron i hapur deri në orët e vona të mbrëmjes. Ndërkohë organizohen edhe promocione, festa mbrëmje me muzikë live, netë në të cilat çmimet janë shumë të ulta. Shakesbeer operon në treg që në prill të vitit 2010 dhe çelësi i suksesit të këtij biznesi është cilësia e lartë dhe çmimet shumë favorizuese. Motoja e Shakesbeer është: “Hahet lirë me një cilësi shumë të lartë”. Nga Ornela Manjani Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë Shëngjin, Shkodër. ........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news