Page 1

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MARTË, 24.07.2012 VITI I - NR.140

...>>fq.4

MENDIMI POZITIV

Mendimet krijojnë të ardhmen tuaj!

S

hpesh njerëzit pyesin: “Çfarë janë Qendra e pohimet e si mund t’i Mendimit Pozitiv përdorë”? Një pohim është si çdo pohim tjetër që bëjmë, qoftë pozitiv ose negativ. Nëse pohimet përdoren vazhdimisht, ato bëhen pohime që sjellin gjithmonë rezultate, ndonjëherë dhe duke i imagjinuar. Unë them gjithmonë: “Jeta është e thjeshtë. Atë që japim, atë do marrim”. Mundemi për shembull, të shprehim një pohim si “çdo gjë shkon mirë” me zë të lartë ose ta mendosh gjithë ditën. Ose akoma mund të kemi një listë me 20 pohime që i përsërisim ose shkruajmë çdo ditë, sipas rasteve ose personave. Kur përqëndrohemi mbi këto pohime dhe fillojmë të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit, zëri ynë i brendshëm menjëherë reagon ndaj mendimeve të reja dhe zakonisht e bën në dy mënyra: me dashuri dhe me frikë. Nëse provojmë frikë, atëherë duhet t’i themi vetes tonë: “Faleminderit që e ndave këtë ndjenjë. Ky është një mendim i ri që do të ta dërgoj shpesh, ndaj fillo të mësohesh”! Është sikur mendimi ynë të ishte një kriminel dhe këto mendime të ishin kartela të reja që duhet të përfshihen. Momenti i tanishëm është ai në të cilin po shijoni jetën apo jo? Ajo që po ndjeni në këtë moment po krijon të ardhmen tuaj. Nuk është një gjë e mrekullueshme ta dini? Ju jeni pronari i jetës tuaj! Nuk keni kohë të humbisni me mendime negative sepse ju sjellin më shumë ato gjëra që ju thoni se nuk i doni. Nëse po bëni pohime pozitive dhe nuk po arrini rezultatet që dëshironi, atëherë kontrolloni se sa shpesh në ditë ju ndjeheni keq ose të zemëruar. Këto emocione janë pikërisht ato që po vonojnë manifestimin...

>> VIJON NË FAQEN 2

Historia e L.V.-së, bixhozi më bëri të humbas familjen! Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Fushë-Krujë!...................................f.2 Familjet në nevojë, Liljana: Shtëpia po shembet, bashkia të na strehojë!...............f.3 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Kadija: Vlerësoj maksimalisht punimet e paraqitura!..f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e pedagoges Valmira Qeleposhi..f.5

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E MARTË, 24 KORRIK 2012

POLITIKË

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Fushë-Krujë!

L

ëvizja Shqipëria e Re organizoi një tryezë të rrumbullakët me të rinjtë në qytetin e Fushë-Krujës me temë “Arsimi, Punësimi, Shërbimet Sociale, Ide dhe Perspektiva 2012-2021”. Të pranishëm ishin dhjetëra të rinj nga qyteti i Fushë-Krujës, të cilët përveç evidentimit të problematikave kryesore që hasen në qytetin e tyre propozuan edhe disa zgjidhje. Në nisje të debatit përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re, Sevin

Serjani e orientoi debatin tek problemet e arsimit, punësimit dhe çështjeve sociale duke u fokusuar kryesisht tek qyteti i Fushë-Krujës. Nga diskutimet e të rinjve tryeza u fokusua kryesisht tek problemet që ka sot arsimi, një çështje që prek drejpërdrejt të rinjtë, si dhe në kontekst problemet e punësimit të tyre. I riu Marsel Lela tha se problem në arsimin shqiptar është mungesa e orientimit në arsimin profesional. Z. Lela mori shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku arsimi profesional është shumë i përhapur dhe ofron treg pune të garantuar. Sipas tij në këtë mënyrë shumë të rinj do të zgjedhin më mirë të marrin një profesion, si hidraulik, ciceron, etj., që u jep punë sesa të marrin një diplomë që nuk mund ta përdorin në të ardhmen. Organizimi i sistemit arsimor dhe sidomos ndryshimi i metodologjisë së përzgjedhjes së teksteve për ciklin e ulët

dhe sistemin e arsimit 9-vjeçar ishte një nga problemet e ngritura nga Znj. Miranda Haka. Një tjetër problem që u trajtua gjatë kësaj tryeze ishte edhe keqfunksionimi i tregut të punës në këtë qytet. Znj. Ela Veseli pohoi se praktikat për punësimin e të rinjve nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme. Përfaqësuesja e Lëvizjes Shqipëria e Re Znj. Blerina Gjoka pohoi se objektivi kryesor i këtyre tryezave që do të zhvillohen në çdo qytet të vendit është evidentimi i problematikave dhe propozimi i zgjidhjeve. Problemet dhe rekomandimet që do të evidentohen në këtë tryezë do të jenë pjesë e një drafti që do t’i propozohen institucioneve përkatëse, si për shembull Ministrisë së Arsimit dhe Komisionit të Arsimit për të përmirësuar sistemin arsimor në të ardhmen. Nga Ornela Manjani Për më tepër: www. 77news.al

Berisha-Ramës: Hiqni dorë nga pazaret, votoni imunitetin më 6 gusht!

K

ryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ka përsëritur apelin e tij për votimin e imunitetit më 6 gusht. Ai i ka bërë thirrje kryesocialistit Rama, që të heqë dorë nga bllokimi dhe të votojë për interesat e qytetarëve, që prej 10 vitesh presin një akt të tillë. Kreu i qeverisë i ka kërkuar dy relatorëve të caktuar, Edi Palokës dhe Pandeli Majkos që të ulen për të hartuar një draft të përbashkët për heqjen e imunitetit. “Të votojmë më 6 gusht një akt

madhor që qytetarët shqiptarë e presin prej 10 vitesh, një akt madhor që Partia Demokratike e ka mbështetur për 10 vite. Nuk bëhet fjalë për të mos mbrojtur zyrtarët për detyrën e tyre, por bëhet fjalë për të mos lejur përdorimin e pushtetit për pasuritë e tyre të paligjshme në kurriz të taksapaguesve shqiptar. Unë i bëj thirrje të përfill interesat e qytetarit shqiptar. Të lërë mënjanë pazaret, të studiojë qartësisht tërë ecurinë e dialogut politik në këto vite. Në tërë historinë e këtij dialogu

kemi patur vetëm një qëllim, një histori të përbashkët suksesi. Nuk kemi pasur asnjëherë asnjë qëllim të tërin për ne, asgjë për kundërshtarin”, është shprehur kreu i qeverisë. Ai ka akuzuar kreun e opozitës se përdor imunitetin për të përfituar politikisht në zgjedhjen e krerëve të institucioneve, siç bëri me Avokatin e Popullit, që sipas kreut të qeverisë e mbajti peng për dy vite. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

këndshme. Çdo mendim është i çmuar. Mund të mësojmë të mendojmë pohime pozitive. Po, do na duhet pak për të rimarrë kontro-llin e mendimeve, megjithatë shpërblimi është i madh. E kaluara nuk ka asnjë fuqi mbi ne. Çfarëdolloj problemi nuk ka asnjë fuqi mbi ne. Fuqia jonë është në mendimet që zgjedhim për të menduar sot. Kujtoni, ka një pafundësi mundësish në shërbimin tonë. Mund të mendojmë mendime të lumtura. Mund të mendojmë mendime pozitive. Mund të themi: “Po, mund t’ia dal”! Mundemi vërtet të mendojmë mendime që na bëjnë të gëzuar. Mund të vendosim të mendojmë vetëm për të mirën e tanishme në botë. Mund të ngrehim mendimet tona. Mund të përshëndesim ditën që lind me një buzëqeshje. Mund të lëmë bo-

tën të mësojë që jemi të lumtur që jemi gjallë. Mund të shprehim mirënjohje për gjithçka. Mund të duam trupat tanë. Mund të jemi miqtë tanë më të mirë. Me veprimet tona do jemi shembull për fëmijët tanë. Vetëm duke na vëzhguar, ata do mësojnë si të krijojnë një jetë të lumtur dhe të kënaqshme për veten e tyre. Shpërblimi ynë do jetë të shohim jetën tonë të bëhet ditë pas dite gjithmonë e më e gëzuar, plot me dashuri, e shëndetshme dhe plot eksperienca të favorshme. E gjithë kjo do qëndrojë me ne deri në fundin e ditëve tona mbi Tokë. Pohoni: “Unë jam i vetmi mendimtar në kokën time. Unë zgjedh mendime pozitive, të lumtura dhe të dashura 24 në 24 orë. Unë e dua jetën dhe jeta më do mua”! *Qendra e Mendimit Pozitv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... e pohimeve tuaj dhe bllokojnë f luksin e mirëqënies tuaj. Jetojmë në një univers të palimituar dhe që vazhdon të zgjerohet. Mundësitë në dispozicionin tonë shkojnë paralel me ato që mendja njerëzore mund të imagjinojë. E vetmja gjë që na kufizon është mënyra jonë e të menduarit. Humbim shumë kohë duke menduar kufizimet. Mendimet tona janë shumë të shtrenjta. Çdo mendim që po mendojmë po krijon të ardhmen tonë. Çdo mendim! Çdo herë që mendojmë një mendim që na bën të ndihemi keq në një farë mënyre, është një mendim i tretur. Jo vetëm kemi tretur një mundësi për të menduar një mendim pozitiv dhe të krijosh një jetë të mrekullueshme për veten tonë, por kemi shtuar raftet e mendimeve negative që na sjellin situate jo të Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 24 KORRIK 2012

SOCIALE

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Familjet në nevojë, Liljana: Shtëpia po shembet, bashkia të na strehojë!

Bashkëshortët Hysa

L

iljana Hysa, banore në lagjen Ali Demi, bën apel bashkisë së Tiranës që ta strehojë sa më shpejt në banesat sociale që afron ky institucion, pasi shtëpia e saj rrezikon të shembet nga çasti në çast, duke rrezikuar jetën e bashkëshortit të sëmurë, si dhe të djalit 15-vjeçar. Në fakt “77 News” verifikoi gjendjen e banesës nga afër, si dhe kushtet tepër të vështira ku jeton prej vitesh kjo familje. Banesa e Lilianës nuk plotëson asnjë nga kushtet ku mund të jetojë një qenie humane, pasi kudo dallohen muret e shembur, lagështia e madhe si dhe tavani i banesës i izoluar nga shirita

ngjitës. Gjithçka të lë përshtypjen se jeton në një burg të vjetër, me sipërfaqe 40 m2, larg realitetit dhe perspektivës të një shoqërie ku plotësohen standardet minimale të jetesës për çdo familje dhe qytetar të këtij shteti. Liljana kur keni krijuar familje dhe cili është problemi juaj? Unë jam martuar në vitin 1995 dhe kam lindur një fëmijë, i cili aktualisht është 15 vjeç. Që prej asaj kohe banojmë në një banese shumë të vogël, 40 m2 në lagjen Ali Demi tek Kryegjyshata, por siç e shihni edhe ju banesa mund të shembet nga dita në ditë, duke qenë se ajo është tepër e vjetër dhe kompesatat në tavan i kemi ngjitur me shirita ngjitës. Kemi shumë frikë, pasi nëse shembet shtëpia mund të kthehemi në viktima, por nuk largohemi prej këtu, sepse nuk kemi se ku të shkojmë. Bashkëshorti im ka probleme të shëndetit mendor që prej vitit 2002 dhe ka vetëm një pension invaliditeti. Në këto kushte, gjendja jonë ekonomike është shumë e vështirë. Shtëpia jonë nuk ka as banjo e as dush. A mund të jetojë njeriu në këto kushte ku jetojmë ne? A i jeni drejtuar bashkisë për strehimin tuaj, si dhe çfarë procedurash janë ndjekur nga ky institucion? Në vitin 2010 unë kam bërë kërkesën për banesë sociale me qira në bashkinë e Tiranës, por t’ju them të drejtën deri më sot nuk kam përfituar asgjë. Punonjësit e bashkisë sa herë që shkoj të sqarohem më thonë se akoma nuk është mbledhur Këshilli Bashkiak. Por unë nuk mund të jetoj në

këto kushte për shkak të procedurave dhe afateve, që sipas ligjit, nuk e vë në diskutim që janë të drejta. Dua të them se gjendja ime është emergjente e nuk pret puna. Bashkëshorti im është invalid dhe duhet të ketë prioritet strehimi bazuar edhe në ligj. Unë punoj në një fabrikë këpucësh dhe mendoj që mund të kem mundësinë e pagesës së një qiraje të zbutur dhe afatgjatë. Gjithashtu në datën 03.11.2011 më ka ardhur një përgjigje nga bashkia e Tiranës, ku thuhet se kryetari i bashkisë u njoh me kërkesën time në lidhje me strehimin dhe ka ngarkuar Drejtorinë e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social si strukturën përgjegjëse, për të më informuar në lidhje me mundësitë që ofron bashkia për familjet në nevojë për t’i strehuar. Njëkohësisht në këtë përgjigje theksohej fakti se unë kisha aplikuar për strehim pranë bashkisë sipas fazave që parashikohen në ligj dhe pasi të bëhet vlerësimi i dosjeve Këshilli Bashkiak do të vendosë nëse do jem përfituese e banesave sociale me qira. I lutem publikisht kryetarit të bashkisë Lulzim Basha që ndodhem në kushte ekstreme dhe jeta ime është në rrezik, pasi shtëpia mund të shembet e të na zërë brenda. Të vijnë ekspertë dhe të vlerësojnë gjendjen për të vepruar menjëherë. Unë kam besim tek shteti dhe shpresoj që problemi im do të zgjidhet sa më shpejt. Nuk kërkoj lëmoshë, por ashtu siç e parashikon ligji të strehohem si gjithë të tjerët. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Studio Kontabiliteti I.CC ofron vend pune si asistente zyre. Të interesuarat të kontaktojnë nënr. e cel: 0692084463 /për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E MARTË, 24 KORRIK 2012

SOCIALE

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Historia e L.V.-së, bixhozi më bëri të humbas familjen!

Foto ilustruese

I

shte viti 1998 kur L.V. nisi të luante bixhoz. Fillimisht luante me makinetat por më pas siç thotë ai “oreksi u shtua”. Fitonte para pa punuar dhe kjo sipas tij ishte një gjë e mirë dhe e kollajshme. Shpenzonte orë të tëra në lojra të ndryshme fati. Ai thotë se në të shumtën e rasteve fitonte dhe kjo gjë sipas tij e bënte akoma edhe më besuese botë në të cilën po depërtonte e që po e joshte çdo ditë me shuma të majme. Historia e këtij 40-vjeçari, i cili e nisi bixhozin në një moshë jo shumë të vogël tregon sesi vesi i të luajturit bixhoz e ka tjetërsuar, duke bërë

që të humbte gjithçka, familjen, banesën si dhe respektin e familjarëve të tij. Çfarë ju shtyu fillimisht të luanit bixhoz? Me miqtë shpeshherë vinim baste. Hapja e kazinove apo edhe e lojrave të fatit na tërhiqte gjithmonë të bëheshim pjesë e tyre. Fillimisht vendosja para tek makinetat, më pas kam luajtur edhe në ruleta, si dhe poker. Bixhozi pak nga pak më hyri në gjak. Mendoj se është si droga dhe alkooli. Edhe 200 lekëshin e fundit do ta çoja në lojrat e fatit. Pra me pak fjalë nuk rrija dot pa luajtur.

Josheshit nga fakti që fitonit? Po shumë, kjo më bënte të besoja jashtëzakonisht shumë tek lojrat e fatit. Në atë kohë punoja si taksist. E lashë punën, nuk thashë gjë në familje dhe fillova të shpenzoja akoma edhe më shumë kohë në kazino të ndryshme të Tiranës. Por situata filloi të ndryshonte. Po humbja para, shita taksinë dhe ato para i humba. Më pas fillova të merrja borxh tek miqtë, të afërmit, etj. Më pas çfarë ndodhi? Më pas asgjë nuk shkonte siç duhej. Bashkëshortja e mori vesh, filluam të grindeshim. Në shtëpi u bëra agresiv dhe fëmijët nuk më afroheshin më. Situata ekonomike u rëndua, gruaja ime nuk e përballonte dot të gjithë këtë stres. Kulmi ishte kur unë lash shtëpinë në bixhoz. Ajo mori fëmijët dhe u largua tek prindërit e saj. Unë u detyrova të shkoja sërish tek prindërit e mi. Pas këtyre peripecive vazhduat sërish të luanit bixhoz? Po, vazhdova të luaja. Humba edhe familjen time pasi prindërit më nxorrën në rrugë. Tani kam përfunduar vetëm dhe i pastrehë. Fëmijët dhe bashkëshortja nuk ndodhen më në Shqipëri, pasi kanë emigruar. Bixhozi të merr jetën. Pranova ta them historinë time pasi ka shumë të rinj sot që luajnë ashtu si unë dikur dhe dua t’iu them atyre të heqin dorë sa është herët se ndryshe do të humbasin gjithçka. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Terna s.a ofron vend pune si përpunuese Auto Cad. Të interesuarat të dërgojnë një cv në adresën e email: dkonomis@gekgroup.gr/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 24 KORRIK 2012

ZËRI I SË VËRTETËS

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e pedagoges së Informatikës, Valmira Qeleposhi

Valmira Qeleposhi

V

almira Qeleposhi, pedagoge në universitetin “Vitrina”, tregon për ngjarjen e 17 janarit dhe për frikën që kishte përjetuar ajo në atë ditë të zymtë. Ku ndodheshit ju më 17 janar? Më 17 janar unë kam qenë në kampusin universitar “Vitrina”, në godinën ku bëhet rishikimi i dokumenteve administrative. Si u informuat ju mbi ngjarjen? Informimi ka qenë totalisht i rastësishëm sepse ajo pjesë e institucionit ku ndodhesha unë është pak e izoluar nga pjesa e jashtme.

E vetmja gjë që kam arritur të dëgjoj fillimisht ka qenë zhurma jo e zakontë për këtë institucion. Më pas kam parë njerëz që hynin e dilnin në rektorat. Po pyesja veten se çfarë kishte ndodhur, sepse nuk po arrija të kuptoja se pse kishte aq rrëmujë. Pyeta kolegët dhe më thanë që kishte ndodhur një incident brenda kampusit, megjithatë edhe ata vetë nuk ishin të informuar mirë mbi atë që kishte ndodhur dhe ishin shumë të shpërqëndruar. Nga kurioziteti dhe frika për atë që mund të kishte ndodhur dola

jashtë. Aty mësova që forcat e policisë ishin futur nëpër klasa dhe se ishte ndërprerë mësimi. Ju personalisht a patë policë në kampus, a keni patur ndonjë kontakt me ta? Sapo dola jashtë zyrës time më vranë sytë uniformat blu. Përpara rektoratit duhet të kishte mbi dhjetë policë të veshur, ndërkohë që nuk përjashtohej mundësia që të kishte dhe shumë civilë. Ajo ditë ishte e vetmja që unë nuk kisha mësim, por nga kolegët mësova se ishte ndërprerë mësimi dhe kjo është vërtet shumë e rëndë. Impakti që më lanë aq shumë forca policie përpara rektoratit ishte frika. E trembur i pyeta se pse ishin aty dhe mu përgjigjen: "E dimë ne pse jemi këtu, ju vazhdoni punën tuaj". Kur u larguat nga kampusi, a kishte ende efektivë policie? Atë ditë jam larguar më vonë se zakonisht, sepse gjatë gjithë kohës kishte shumë forca policie. Edhe kur unë u largova ato vijonin të qëndronin në kampus. Madje tek dera më ndaluan disa civilë, të cilët pa u prezantuar më kërkuan të dhënat personale dhe informacione mbi pozicionin e punës. Si e përjetuat ju këtë ngjarje? Jam ndjerë në presion psikologjik. Në këtë institucion dominon rregulli dhe qetësia, që atë ditë u prishën nga forcat e policisë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

G.Sh. ofron vend pune si agjent komercial. Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e email: shtylla7@yahoo.fr/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS Welcome to Albania!

E MARTË, 24 KORRIK 2012

KURIOZITETE Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Veshja me këmishë të gjatë e dollamë!

P

jesët më të rëndësishme të kësaj veshje për burra janë: këmisha me ngjyrë të bardhë si dhe dollama ose cibuni i gjatë prej shajaku. Në stinën e verës në vend të dollamës vishej një lloj xhamadani prej shajaku. Nën këmishë visheshin mbathje të gjata të shoqëruara me këllçinjë. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime në zona të ndryshme. Diku ishte e gjatë deri mbi gju, diku tjetër deri në pulpët e këmbës. Diku me ngjyrë të bardhë dhe e zbukuruar me gajtana të zi, e diku me ngjyrë të zezë. Kjo veshje është përdorur në Mirditë, Mat, Dibër, Malësi të Madhe, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër, etj. Mbas Luftës së II-të Botërore ky tip veshje u zëvendësua me veshjen me tirç. Dollama vazhdon të mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tirç ose përdoret në raste kuvendesh. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Një det nëntokësor është zbuluar në jug të Afrikës! N ë Na m i b i , n ë A f r i k ë n j u g o re, u g j e t n j ë d e t n ë n t o k ë s o r. S i p a s v l e r ë s i m ev e p a ra p ra k e, a i m u n d të sigurojë vendin me ujë për 4 0 0 v j e t . S h ke n c ë ta rë t b e s o j n ë s e burimi gjigant nëntokësor mund të ushtrojë një ndikim jashtëz a ko n i s h t t ë m a d h n ë z h v i l l i m i n e n j ë p re j ra j o n eve m ë t ë t h at ë t ë A f r i k ë s. M e p ë r j a s h t i m t ë b r e g d e t i t t ë At l a n t i k u t , k ë t u n u k k a

r ez e r v u a r ë t ë m ë d h e n j n a ty r o r ë uji, lumenjtë janë të pakët dhe s h u m i ca e ty r e t h a h e n n g a va p a e madhe. Për këtë arsye puna e fe r m e rë ve ë s h t ë t e j e t e ku f i z u a r në këtë zonë. Sipas mendimit të zbuluesve, deti nëntokësor duhet të jetë ekologjikisht i pastër, sepse uji i tij është i paprekur prej 10.000 vjetësh. Për më tepër : w w w.n ew n ew s.a l

Primalat Shpk ofron vend pune si teknolog/e ushqimore. Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e email: jonidapapa@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 24 KORRIK 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Kadija: Vlerësoj maksimalisht punimet e paraqitura!

S

tudentët e gjuhës angleze, degë e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, mbrojtën temat e diplomave. Shefja e departamentit të gjuhës angleze Msc. Zoje Abazi në fjalën hyrëse përshëndeti dhe përgëzoi studentët e kësaj dege. Komisioni i vlerësimit përbëhej nga: Kryetari i Komisionit Prof. Dr. Refik Kadija, Msc. Zoje Abazi, Msc. Ervin Balla, Msc. Irena Papa, Msc. Julvina Gjermeni. Kryetari i Komisionit Prof. Dr. Refik Kadija në një intervistë për “77 News” flet për referimet e studentëve. Si i vlerësoni punimet e paraqitura nga studentët e gjuhës angleze? Kjo është një ditë e veçantë si për studentët, ashtu edhe për pedagogët që i kanë mësuar për tre vite me rradhë. Sot është dita e kurorëzimit të dijeve të tyre, është hapi i parë drejt një pune shkencore të mirfilltë, sepse tema e diplomës që ata paraqesin sot është vetëm një hap i madh drejt punës dhe fushës që ata studiojnë. Sot

më ka bërë përshtypje serioziteti, niveli dhe përkushtimi i studentëve në strukturimin e temës, ruajtja e parametrave shkencorë në hartimin e temës, por edhe tematika e larmishme që ishin trajtuar. Sa rëndësi ka sot gjuha angleze në tregun e punës dhe më gjerë? Gjuha angleze është një gjuhë globale, që gjen përdorim në shumë fusha dhe është domosdoshmëri njohja e saj. Gjuha angleze të hap rrugët kudo dhe mua më vjen mirë që i është kushtuar një vëmendje e veçantë dhe kujdes i madh nga ky institucion i arsimit të lartë privat. Departamenti i gjuhës angleze në SH.L.P “Vitrina” përbëhet nga një staf i përkushtuar dhe shumë cilësor. Ata jo vetëm zotërojnë shumë mirë gjuhën e folur, por edhe janë të përkushtuar në dhënien e lëndëve sipas specialitetit të tyre. Dua të theksoj se edhe interesi i studentëve ka ardhur në rritje, pasi vihej re edhe në referimet e temave të diplomës, ku gjuha e përdorur nga studentët ishte në nivel të lartë. Së fundmi do doja nga ju një mesazh urimi për studentët e SH.L.P ‘’Vitrina’’. Jo vetëm për studentët e gjuhës angleze, por për të gjithë studentët e SH.L.P ‘’Vitrina’’ kjo është periudha kur studentët kurorëzojnë mundin e tyre tre vjeçar. Ju shpreh me gjithë zemër urimet më të mira dhe suksese në finalizimin e punës së tyre. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Edhe pse këto ditët e fundit lidhja juaj me partnerin ka pasur disa probleme, sot gjithçka do të ndryshojë. Demi: Marsi do ua mbrojë financat dhe do iu bëjë të jetoni më mirë se kohët e fundit. Mund të bëni edhe ndonjë transaksion. Binjakët: Nëse jeni të lumtur në lidhjen tuaj asgjë nuk do mund ta prishë atmosferën që është krijuar. Gaforrja: Ekuilibri buxhetor do të mbrohet. Disa do jenë më të favorizuar dhe do kenë një përmirësim të ndjeshëm të të ardhurave. Luani: Me financat do keni fat dhe do jeni të mbrojtur. Më në fund do ia plotësoni edhe qejfin vetes. Virgjëresha: Do ketë hyrje të papritura parash në arkën tuaj, por mos i harxhoni ato pa u menduar. Peshorja: Edhe pse do jeni paksa irritues sot, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lërë të shpreheni si të doni. Akrepi: Me shpenzimet do tregoheni shumë të kujdesshëm. Kjo do e mbajë situatën në ekuilibër. Shigjetari: Planetet do bëhen bashkë sot dhe do iu ndihmojnë të zgjidhni edhe problemet më të vogla që keni në çift. Bricjapi: Duke u treguar të matur me financat do mund të keni edhe surpriza shumë të këndshme. Ujori: Përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Peshqit: Financat ka rrezik të kalojnë një fazë të trazuar. Neptuni do iu bëjë të shpenzoni pa kufij.

Electronic Casino ofron vend pune si krupjere. Të interesuarat të kontaktojnë në nr. e cel: 067 26 60 441/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 24 KORRIK 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Elektroauti Kujtim Shehi, njeriu që bën mrekullinë me një dorë!

T

ë punosh në servis ose në shërbimin e makinave, aq më shumë vetëm me një dorë (për shkak të humbjes së dorës tjetër në aksident) është pothuajse një art më vete. Në botë e realizojnë miliona njerëz në kushte normale dhe shumë, shumë pak, në kushtet e pazakonta të punës vetëm me një dorë. Një ndër ta është elektroauti Kujtim Shehi, nga Burreli. Ish-punonjës i Parkut të Mallrave në Burrel dhe në Shkodër, për më shumë se 20 vjet. Punoi në brigadën e riparimit të autobusëve dhe kamionëve të kromit, si elektroaut ose si riparues i “trurit” të makinave, siç quhen linjat dhe sistemi elektromanjetik i automjeteve. Ku sot, veç linjave të ndriçimit, sistemit të ndezjes, të drejtimit dhe frenimit, të një rëndësie të veçantë janë edhe sistemet e kondicionimit dhe klimës, pa mjeshtrinë e ustallarëve elektroautë, të mençur dhe krijues në punën e tyre, sot do të kishim pirgje të mëdha automjetesh të papërdorshme. Në vitin 1994 Kujtimi u shkëput nga puna e shtetit dhe hapi në Burrel servisin e tij, si një sipërmarrje modeste, por tepër e suksesshme. Punoi aty deri në vitin 2003, pastaj vendosi të vijë në Tiranë, në Kamëz. Hap edhe këtu një servis elektroauto, duke e plotësuar sallonin me të gjitha pajisjet e nevojshme për diagnostikimin e defekteve dhe riparimin e tyre, ku hyjnë: bankoprovat e agregatëve, të dinamove, motorinove, bobinave dhe pllakave manjetike; linjave të ndriçimit, të frenimit; të ajrit të kondicionuar dhe ajrit klima. Në servisin elektroauto të Kujtimit gjen edhe bazat e laboratorit të ushqimit të baterive me elektrolit, të të gjitha llojeve dhe tipeve të makinave, si dhe mbushjen me gaz të kondicionerëve. Po a mundet dot një njeri, vetëm me një dorë, të kryejë gjithë këto operacione të vështira

Kujtim Shehi

pune? Sigurisht që po. Kujtimi tashmë njihet si krijues, si artist i vërtetë i automjeteve, të të gjitha llojeve. Si artist që di të hyjë në të fshehtat e “trurit” komandues të makinave dhe mendja e tij nis e mendon dhe fantazia e tij bëhet zotëruese e makinës, deri në detaje. Ja disa prej klientëve të Kujtimit, firma nga më të njohurat: automjetet e kompanisë së ndërtimit të rrugëve ALBAVIA; kamionë dhe buldozerë që ndërtojnë rrugën e Arbërit; autobusët e kompanisë Shpresa Al; autobotët e kompanisë së karburanteve ALPET; Universiteti “Vitrina”; qindra qytetarë, zotërues makinash, fur-

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM! FAKULTETI EKONOMI-TURIZËM

Financë-Bankë Menaxhim Biznesi Menaxhim Turizmi Administrim Publik Deri më 30 Korrik

1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

1350 € = 640 € 1350 € = 640 € 1350 € = 640 € 1350 € = 640 €

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

gonësh, kamionësh, autobusësh. Tek Kujtim Shehi “truri” i makinës, sistemi elektrik dhe elektromanjetik shërohen shpejt, mirë dhe lirë. Por ka raste, thotë Kujtimi, që riparimi i një defekti mund të zgjasë edhe orë të tëra. Djalin e tij, mjeshtër Kujtimi e ka çuar të punojë si elektoauto në një servis tjetër, tek një miku i tij në Laprakë. Kjo është një metodë e njohur mjeshtrash, ndërmjet njëri-tjetrit. Mos harroni. Shkoni tek usta Kujtimi, në Kamëz, pas rrethrrotullimit, drejt rrugës për në Fushë-Krujë. Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

77news  

Gazeta 77news, e perditshme informative, organ i Levizjes Shqiperia e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you