Issuu on Google+

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134 Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritet email: qendradrejtesidhesolidaritet@gmail.com E PËRDITSHME INFORMATIVE

...>>fq.8

Fot eksklu o zive

Avokati i Popullit,

zbulohet dokumenti që penalizon Lamajn!

N

Mjekët e Spitalit Ushtarak: Arben Frroku po trajtohet pasi ka dëmtime në kokë!.......................................f.3 Sipërmarrësi i dhunuar, kallëzim tjetër në Prokurori kundër kryepolicit Lamaj!.......................................f.4 Kryepolici të rreh dhe gjykata të dënon: 20 ditë burg për sipërmarrësin Frroku!...................f.5

>> VIJON NË FAQEN 2

Nesër do të lexoni kërkesën që grupi i juristëve të Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet, i ka drejtuar Kryeministrit.

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 01.10.2012 VITI I - NR.209

MENDIMI POZITIV

Shkoni përtej mendimit pozitiv! Qendra e Mendimit Pozitiv

ëse bashkoni aftësinë tuaj mendore me mendimin pozitiv, ju do të mësoni se si të njihni dhe

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

POLITIKË

E HËNË, 1 TETOR 2012

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kreu i LSHR-së, takim me degën e Fushës së Aviacionit

Vlashaj: Lufta kundër korrupsionit, një nga prioritetet tona!

Edmond Vlashaj

K

ryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj ka zhvilluar një takim me Degën e Fushës së Aviacionit, për të diskutuar mbi platformën politike. Kreu i LSHR-së ka theksuar se kjo parti e re politike që tashmë shtrihet në 90 për qind të territorit të vendit, synon të sjellë risi në angazhimin politik dhe social. “Ne po fokusohemi tek mbështetja e njerëzve të pafuqishëm. Synojmë të hyjmë në zgjedhje. Jemi një parti e djathtë konservatore. Lufta kundër korrupsionit është një

nga prioritet tona kryesore. Aktualisht jemi në luftë për një çështje të korrupsionit të cilën besojmë se do ta fitojmë. Kemi patur një marshim paqësor për shkeljet e shefit të komisariatit nr.6. Do ta vazhdojmë deri në fund luftën tonë ndaj këtij fenomeni dhe për këtë kërkojmë mbështetjen dhe solidaritetin tuaj”, është shprehur Vlashaj. Gjatë prezantimit të shtatë shtyllave kryesore të platformës politike, ai është ndalur fillimisht tek forcimi i shtetit shqiptar kundër korrupsionit. Refe-

rendumet semestrale, ngritja e një agjencie supervizimi të zgjedhur nga populli, për të kontrolluar punën e administratës publike, përqendrimi i sa më shumë institucioneve në një zonë administrative, vendosja e kamerave në zyrat e administratës publike, shpërblimi i mediave që angazhohen në investigimin e rasteve të korrupsionit dhe futja e një lënde edukative në shkolla për konceptet e drejtësisë dhe zbatueshmërinë e ligjit, janë disa nga propozimet e Lëvizjes Shqipëria e Re për të luftuar korrupsionin. Fuqizimi i shtetit dhe kombit shqiptar kundër korrupsionit, fuqizimi i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe ato të përkujdesjes sociale, fuqizimi i sipërmarrjes shqiptare, fuqizmi i shtetit shqiptar, fuqizimi i familjes shqiptare, fuqizimit i kombit shqiptar janë shtatë pikat e platformës politike të Lëvizjes Shqipëria e Re, të cilat janë prezantuar nga përfaqësuesja e kësaj partie politike Blerina Gjoka. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ta kaloni më me lehtësi pengesën për një arritje profesionale. Kur shkoni përtej mendimit pozitiv do të mësoni se si të vlerësoni potencialin e mundësive tuaja dhe të filloni t’i rrisni ato mundësi për ta bërë të pashmangshme suksesin në jetën tuaj. Për të shkuar përtej mendimit pozitiv, ju duhet të punoni në çdo aspekt të zhvillimit tuaj personal, më e rëndësishmja të jeni imazhi juaj, i cili përbëhet nga besimi që ju mbani në vete që nga ana tjetër ndikon shumë në vetëvlerësimin tuaj. Ja përse është shumë e rëndësishme të kuptohen të gjithë aspektet e zhvillimit personal, meqë janë aq shumë të lidhura dhe ndikojnë të njëra-tjetra. Vetëvlerësimi ynë dhe imazhi që kemi janë shumë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Vlerësimi është se si ju ndiheni për veten tuaj, ndërsa imazhi se si e shikoni atë. Nëse keni një opinion jo të mirë për veten, vetëvlerësimi juaj do të jetë shumë i dobët. Në këtë rast, ju duhet të shkoni përtej mendimit pozitiv dhe t’i shikoni mirë besimet tuaja. Nëse keni besime negative për çdo gjë që ka të bëjë me veten tuaj është e domosdoshme që ju të bëni çfarë të mundeni për t’i ndryshuar këta besime. Lëvizja

“Kur ne jemi gati për të bërë ndryshime pozitive në jetët tona, mundohemi të gjejmë çfarë të mundemi për të na ndihmuar.” Louise Hay Këtu kemi 10 Mënyra për të Shkuar Përtej Mendimit Pozitiv për t’iu Ndihmuar të Përmirësoni Vlerësimin që keni për Imazhin Tuaj: •Bëni një listë me gjërat që pëlqeni për veten tuaj, si psh. Paraqitja, personaliteti, aftësitë dhe atribute të tjera me të cilat ju krenoheni. •Shkoni përtej mendimit pozitiv duke menduar të ndryshoni mendimet negative me ato pozitive, vetëm duke harruar çdo gjë negative që iu ka ndodhur ndonjëherë. Fokusohuni më shumë në ngjarjet pozitive që keni përjetuar. •Mendoni për komplimentet që iu bëjnë njerëzit dhe shruajini diku. Po mbani një ditar të gjithë gjërave pozitive në jetën tuaj, apo jo? •Pyeteni veten se përse mendoni keq për veten tuaj. Mos e pranoni direkt atë që mendoni se është një besim që është zvarritur që nga fëmijëria. •Merruni me diçka që iu sfidon, ka mundësi që të çuditeni.

•Bëni disa ndryshime si për shembull prisni flokët apo blini disa rroba të reja, apo edhe të provoni të silleni pak më ndryshe. •Mësoni t’i pranoni gjërat që i keni dhe mundohuni t’i shikoni me pozitivitet, jo në një mënyrë negative. •Provoni të lexoni diçka që iu motivon, diçka që iu bën të ndiheni mirë dhe iu ndihmon ta shikoni jetën më ndryshe. •Ndihmoni dikë. Kjo do t’iu ndihmojë të ndiheni mirë dhe t’iu ngrihet morali dhe si pasojë imazhi që keni për veten. Të ndërmerrni këto hapa për të përmirësuar imazhin tuaj është si të marrësh hapa për të shkuar përtej mendimit pozitiv. Kjo tregon që ju keni mundësi të shihni disa ndryshime në jetën tuaj. Ju i ndërmerrni këto hapa për të shkuar përpara, mos u bëni të burgosurit e besimeve tuaja të së shkuarës. Besime që duhet të jenë ndërtuar në gënjeshtra. Nëse po luftoni me imazhin tuaj, asgjë nuk do të mund t’iu ndryshojë derisa të bëni disa veprime pozitive që iu ndihmojnë për të bërë ndryshime. Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 1 TETOR 2012 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sipërmarrësi Frroku drejt Spitalit Ushtarak

Mjekët: Arben Frroku po trajtohet pasi ka dëmtime në kokë!

Spitali Ushtarak

77 News” po ndjek vazhdimisht ngjarjen e ndodhur ditë më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku një sipërmarrës u ndalua teksa dilte me automjet nga biznesi që ai zotëron dhe u godit egërsisht nga shefi i komisariatit nr .6 të kryeqytetit. Dëshmitarë të ngjarjes si dhe pamjet ekskluzive që u publikuan nga agjencia e lajmeve “77 News” dëshmuan se si Dritan Lamaj kishte goditur sipërmarrësin Arben Frroku. Ky i fundit, pasi u mbajt me orë të tëra brenda komisariatit nr.6, u dërgua në Drejtorinë e Policisë dhe në mbrëmjen e 28 shtatorit u çua drejt Ko-

misariatit nr.1. “77 News” publikoi edhe momentin kur Arben Frroku kërkonte vazhdimisht ndihmë mjekësore, e cila iu mohua nga Komisariati nr. 6. Në paraditen e datës 29 shtator 2012 sipërmarrësi Frroku u shoqërua nga makina e policisë së komisariatit nr.1 të kryeqytetit drejt Spitalit Ushtarak. “77 News” pasi u njoftua për ngjarjen, mbërriti menjëherë në dyert e këtij institucioni shëndetësor. Kontaktuam në telefon me drejtorin e spitalit, z. Bedri Mihaj i cili fillimisht hezitoi të jepte një informacion zyrtar pasi duhet të informohej nga stafi mjekësor.

Pritëm me orë të tëra në dyert e spitalit pa asnjë përgjigje. Kur rreth orës 14.30 pamë të dilte makina e policisë brenda së cilës ndodhej sipërmarrësi Frroku. U interesuam të mësonim rreth gjendjes së tij tek mjeku koordinativ, dr. Frrok Dashi, por ky i fundit nuk dinte asgjë rreth kësaj ngjarjeje. “77 News” informoi mjekun i cili habitshëm tha se nuk po kuptonte asgjë. Këtë fakt e pohoi edhe infermierja e turnit, e cila nuk po kuptonte pse një pacient teksa po i nënshtrohej ndihmës mjekësore, u largua papritur nga policia pa asnjë sqarim. Rreth mesditës në hyrje të Spitalit Ushtarak, u shfaq sërish një makinë policie e cila shoqëronte sipërmarrësin Frroku. Kontaktuam sërish në lidhje telefonike me drejtorin e spitalit z. Bedri Mihaj i cili na adresoi për të marrë informacion tek mjeku koordinativ. Dr.Disha u shpreh për “77 News” se sipërmarrësi Frroku, nga ekzaminimet e bëra, kishte marrë goditje në kokë. Në prezencën edhe të mjekëve të komisariatit të policisë, sipërmarrësi Frroku, sipas Dishës, i është nënshtruar kontrolleve të mjekut kirurg si dhe i është hapur një kartelë trajtimi pasi ai nuk ishte ndjekur dhe si rrjedhim deri në paraditen e së shtunës nuk i është nënshtruar një terapie, edhe pse mbi të ishte ushtruar dhunë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet» Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Shpëtimi ofron vend pune Inxhinier Informatik. Të interesuarit të dërgojnë CV në email: beqiri.shpetim@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime.com

KRIJOJE VETË FATIN TËND! Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 600 € / vit plus Spoken English plus Word-Exel, plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër! Afati i regjistrimit deri më 1 Tetor

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E HËNË, 1 TETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sipërmarrësi i dhunuar Frroku, kallëzim tjetër në Prokurori kundër kryepolicit Lamaj!

Arben Frroku

P

aditet shefi i komisariatit nr.6, Dritan Lamaj. Ditën e djeshme, sipërmarrësi Arben Frroku, i përfaqësuar nga avokatja e tij Bruna Vrapi, ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal. Në të njëjtën kohë, edhe Frroku është paditur nga dy policë të komisariatit nr.6, me akuzën: “Kundërshtim i forcave të Rendit” neni 236/2 i Kodit Penal. Ndalimi Më datën 28.09.2012, sipërmarrësi Arben Frroku ka qenë duke dalë nga mjediset e biznesit të tij, konkretisht nga lokali “Xhoi Lloto” në të hyrë të lagjes kombinat. Në automjetin e tij, krahas shoferit Vlash Gjoni, gjendeshin edhe dy miq të tij, Zef Toma dhe Bardhok Zefi me të cilët do të shkonte në marrshimin paqësor përgjatë bulevardit

“Dëshmorët e Kombit”. Por Arben Frroku nuk ka mundur të mbërrijë në këtë marshim të paralajmëruar që dy ditë më parë, marshim i cili kishte si kërkesë shkarkimin nga detyra të shefit të komisariatit nr.6 për abuzimet e tij me detyrën. Sipërmarrësi është ndaluar nga një patrullë policie e komisariatit nr. 6, dhe ashtu si herë të tjera, ka bërë gati të tregojë letrat e makinës. Por në atë çast, sipas dëshmitarëve në vendngjarje ka mbërritur shefi i komisariatit nr.6, Dritan Lamaj i cili ka nxjerrë me dhunë të gjithë ata që gjendeshin në makinë, ndërsa është lëshuar me grushta dhe shkelma mbi Arben Frrokun, duke e fyer me fjalët më të rënda. Ngjarja ka ndodhur vetëm një orë para se të fillonte marshimi i Lëvizjes Shqipëria e Re me moton: Ndal korrupsionit në komisariatin nr.6! Në komisariatin nr. 6. Më pas, sipërmarrësin e kanë shoqëruar në komisariat bashkë me shoferin, ku kanë vazhduar dhunën ndaj tij. Arben Frroku është goditur në pjesë të ndryshme të trupit, në pjesën e trungut, në vendin e zemrës dhe në kokë. E kanë futur në izolim, pa i dhënë detaje të mëtejshme për motivet e ndalimit. Pasi e kanë rrahur, qytetarin Arben Frroku e kanë lënë pa asnjë ndihmë mjekësore, ndërsa ai ankohej nga dhimbjet që ndjente. Edhe pse u ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak se kishte shqetësime shëndetësore, ia kanë refuzuar. Policët i kanë thënë se nuk mund të bënin asgjë pa marrë urdhër nga shefi i tyre dhe se do të dilte prej andej vetëm kur

të thoshte Lamaj. Ndërkohë që ofrimi i menjëhershëm i ndihmës shëndetësore në të tilla raste është i parashikuar me ligj. Nga avokatja e Arben Frrokut mësohet se shoferin e tij e kanë futur në një mjedis tjetër të komisariatit. Ndërsa shefi i komisariatit, Dritan Lamaj, ka ardhur dhe i ka thënë personalisht Arben Frrokut: “Unë do të iki që këtu, po ty do të të fus plumbin”. Kundërakuza Avokatja e të ndaluarit, Bruna Vrapi deklaron se sipërmarrësin e dhunuar fizikisht e kanë marrë në pyetje në prezencën e saj si përfaqësuese ligjore ku dhe i kanë komunikuar konsumimin e veprës penale “Kundërshtim i forcave të Rendit” neni 236/2. Kallëzimin e kanë bërë dy punonjësit e Komisariatit Nr. 6, Korab Jata dhe Alfred Hasanbelliu. “Arben Frroku është dhunuar gjatë ndalimit. Kërkoj që të nisni një hetim ndaj shefit të komisariatit nr. 6, Dritan Lamaj, pasi rasti i tij është i përsëritur”, thuhet në kallëzimin penal drejtuar prokurorit Sokol Malaj. Ndërkohë, me sqarimin e këtij rasti janë duke u marrë juristët e Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet, të Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, Avokatit të Popullit si dhe Komitetit të Helsinkit. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet» Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

LN TRAVEL & TOURS ofron vend pune part time AGJENT MARKETINGU. Dërgoni CV në email: lntrraveltours@hotmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Autostrada Durrës-Tiranë Km 0 Teo: 068 46 34 455/ 052 251 029 E-mail: lulzimpasho@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 1 TETOR 2012 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryepolici të rreh dhe gjykata të dënon: 20 ditë burg për sipërmarrësin Frroku!

Gjyqtarja në Spitalin Ushtarak

B

urg me afat 20 ditë. Ky ka qënë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për sipërmarrësin Arben Frroku dhe për të afërmin e tij Vlash Gjoni. Gjyqtarja e çështjes, Alkelina Gazidede u shpreh lidhur me vendimin e marrë për Gjonin se ky i fundit akuzohet që në bashkëpunim me Frrokun, ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Avokati i Vlash Gjonit, Ergys Hysi u shpreh për “77 News” se procesi do të rihapet sërish pas afatit kohor prej 20 ditësh, pasi mungojnë ekspertizat mjeko-ligjore të policëve si dhe të sipërmarrësit Arben Frroku. Fill mbas këtij vendimi gjyqtarja Gazidede së bashku me prokurorin e çështjes Alket Mersini u drejtuan me të njëjtin automjet drejt Spitalit Ushtarak, aty ku ndodhet i shtruar dhe nën trajtimin mjekësor, Arben

Frroku, pasi sipas deklaratave të mjekut koordinativ Frrok Dashit sipërmarrësi ka dëmtime në kokë si pasojë e goditjeve të marra në incidentin që ndodhi me shefin e komisariatit nr.6 të kryeqytetit, Dritan Lamaj. Edhe pse në mungesë të akteve mjeko-ligjore gjyqtarja u shpreh për “77 News” se edhe për sipërmarrësin Frroku, është marrë vendimi burg me afat 20 ditë si dhe sipas saj është vlerësuar i ligjshëm arresti në flagrancë. Avokatët e Arben Frrokut kanë reaguar menjëherë pas këtij vendimi duke e quajtur atë të padrejtë, arbitrar si dhe të pabazuar në kushtet dhe garancitë e Kodit të Procedurës Penale. Avokatët Nikolin Vata dhe Baftjar Rusi thanë për “77 News” se është shkelur neni 228 i Kodit të Procedurës Penale. Sipas

tyre ndaj qytetarit merren masat e sigurisë vetëm kur ka dyshime të arsyeshme për krim dhe të bazuara në prova. “Ne si specialistë të ligjit themi publikisht se veprimi është arbitrar, abuzues dhe inkriminues në shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe kodit penal”, u shpreh avokati Nikolin Vata. Lidhur me mungesën e ekspertizës mjeko-ligjore si të policëve ashtu edhe të sipërmarrësit Frroku avokati u shpreh: “Oficeri i policisë në vendimin e marrë për aktekspertizën mjeko-ligjore ka deklaruar se “njëri nga policët ka një çarje të mëngës së këmishës kurse tek polici tjetër janë dëmtuar dy gërmat e para të emrit që shkruhet mbi uniformën që ai ka veshur”. Pas 20 ditësh pritet të hapet sërish procesi gjyqësor për Arben Frrokun dhe të afërmin e tij Vlash Gjoni.“77 News” ka qenë e pranishme edhe në spital për të parë nga afër gjendjen e sipërmarrësit i cili po merr trajtimin mjekësor. Nëpërmjet fotove të publikuara ju shihni qartë gjendjen në të cilën ai ndodhet. Agjencia e Lajmeve “77 News” do të vazhdojë ndjekjen e kësaj ngjarjeje për të shkuar tek e vërteta. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet» Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

FM GROUP WORLD MLM ofron vend pune Marketing. Dërgoni CV në email: fmgroup_albania@yahoo.com/ Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 1 TETOR 2012

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dhjetëvjeçarja e verbër përkthen në PE!

A

lexia Sloane edhe pse është plotësisht e verbër dhe ka vetëm 10 vjet, ka pasur rastin të përkthejë në Parlamentin Evropian (PE). Ajo flet rrjedh-

shëm katër gjuhë. Vajza nga Cambridge ka humbur shikimin në moshën dy vjeçare, kur iu zbulua tumori në tru. Pas kësaj, iu nënshtrua kimioterapisë.

Me gjithë invaliditetin, vajza tani flet rrjedhshëm, përveç anglishtes amtare, frëngjisht, spanjisht dhe ka filluar të mësojë edhe gjermanisht, rusisht e arabisht, transmeton Metro. Asaj i është plotësuar ëndrra që të përkthejë, kur në PE në Bruksel e solli Robert Sturdi, anëtar i parlamentit nga Anglia lindore dhe anëtar i Partisë Konservative. “Kufiri i moshës për hyrjen në PE është 14 vjet, kështu që është interesant që Alexia me vetëm 10 vjet ka qenë atje dhe madje ka përkthyer”, ka deklaruar nëna e Alexias, Isabel.“Në Bruksel ishte fantastike. Kam përkthyer nga spanjishtja e frëngjishtja në anglisht. Kishte disa fjalë teknike, por u gjenda disi. Jam e vendosur që një ditë të bëhem përkthyese simulante dhe asgjë nuk do të më ndalojë në këtë”, ka thënë Alexia. Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Zbulohet dhëmbi më i lashtë!

D

hëmbi më i lashtë i mbushur u zbulua nga një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Italia dhe Australia. Me ndihmën e spektroskopisë infra të kuqe, shkencëtarët gjetën se zgavra e një dhëmbi ishte e mbushur me dyll blete, mosha e fosileve rreth 6500 vjet, transmeton ZR njoftimin. Dhëmbi me gjurmët e mbushjes u gjet

në një nofull të fosilizuar, që arkeologët e gjetën në fillim të shekullit XX në territorin e Sllovenisë së sotme. Nofulla e poshtme, që i përkiste një njeriu të moshës 24-30 vjet, gjithë këtë kohë ndodhej në muzeun e qytetit italian Trieste. Përgatiti: Xhulia Zefi www.newnews.al

Kompania FINAL ofron vend pune Consumer Credit Portfolio Analyst. Dërgoni CV në email: hr@fin.al /Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 1 TETOR 2012 Lëvizja

KULTURË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Zhvillohet eventi “100 mijë poetë për ndryshim”!

K

ampusi Universitar «Vitrina» u gjallërua ditën e djeshme pasi u mbajt eventi artistik “100 mijë Poetë për Ndryshimin” ku ishin të ftuar rreth 100 figura të shquara, poetë, shkrimtarë, piktorë, si edhe aktorë ishin pjesë e kësaj mbledhjeje masive artistike, krijuese të letërsisë nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve «Pegasi» Albania dhe Shoqata «Familja dhe Media-Fuqia për Ndryshim». Eventi u organizua nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë - Fondacioni «Banka e Ideve», Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve «Pegasi» Albania dhe Fondacioni «Vitrina». Pritja madhështore u bëri shumë përshtypje artistëve të cilët shprehën hapur kënaqësinë dhe përshtypjet e mira për organizimin. Znj. Kozeta Zavalani, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi për Tiranën, njëkohësisht dhe moderatore e këtij eventi, falenderoi pjesëmarrësit dhe në mënyrë të veçantë aktoren e madhe Znj. Roza Anagnosti si dhe Nderin

e Kombit Z.Dhimitër Anagnosti. Përfaqësues nga Universiteti «Vitrina» ishte Zv. Rektori z. Teki Kurti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i njohu ata me misionin dhe vizionin që ky universitet paraqet e mbi të gjitha për mbështetjen që u jep evenimenteve të tilla. Në sallën “Sami Frashëri” u interpretuan krijime mjaft interesante të artistëve të njohur si dhe atyre të rinj. Ky aktivitet ishte mjaft i larmishëm, plot me emocione deri në lot gëzimi. Për të gjithë të pranishmit, u shpërndanë certefikata pjesëmarrje në “100 mijë poetë për ndryshim”. Në mjediset e universitetit «Vitrina» u hap dhe një ekspozitë pikture me punime të: Sokol Meçollari, Irida Hazizi, Mikel Zavalani, Zhulieta Tengu. Në këtë ekspozitë u paraqitën punime me tematika nga më të ndryshmet. Në fund të takimit u organizua një kokteil, duke krijuar kështu një mjedis festiv dhe të ngrohtë për të gjithë të pranishmit. www.banka-ideve.com

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi:Ditë e mirë për ata që janë në një lidhje. Edhe pse do jeni pak kapriçozë partneri do iu kuptojë dhe do ua plotësojë dëshirat. Demi: Nëse jeni në çift do filloni të bëni projekte afatgjata me partnerin tuaj. Binjakët: Disa debate të vogla mund ta prishin pak qetësinë e jetës suaj në çift sot. Tregohuni të kujdesshëm me çdo gjë që do thoni. Gaforrja: Ditë e qetë dhe e mbushur me sensualitet kjo për ata që janë në çift. Luani: Jeta në çift do jetë paksa delikate sot. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos bëni asgjë që mund ta acarojë atë që keni në krah. Virgjëresha: Nëse jeni në një lidhje, do kujdeseni më shumë se kohët e fundit për atë që keni në krah. Peshorja: Nëse keni një lidhje, përgatituni për ndryshime sot. Do kuptoheni më mirë me njëri-tjetrin dhe do bëni diskutime të thelluara për tema mjaft delikate. Akrepi: Ditë jo shumë e qëndrueshme kjo e sotmja për jetën tuaj në çift! Shigjetari: Shigjetari: Ditë e bukur dhe plot diell kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Bricjapi: Jeta juaj në çift do mbrohet gjatë gjithë kohës nga planetët. Ujori: Do jeni më të qartë me veten tuaj sot dhe do flisni më hapur me atë që keni në krah. Peshqit: Klima e ngrohtë dhe e qetë në çift do vazhdojë edhe gjatë kësaj dite. Yjet do iu mbështesin në çdo moment dhe do iu bëjnë të ndiheni më së miri.

Kompania FINAL ofron vend pune Collection Manager. Të interesuarit të dërgojnë CV në email: hr@fin.al /Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Shkolla e Mesme ( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë

= 430 euro

)

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 1 Tetor. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E HËNË, 1 TETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Igli Totozani, hetim të pavarur për shefin e komisariatit nr.6

Avokati i Popullit, zbulohet dokumenti që penalizon Lamajn!

Igli Totozani

A

vokati i Popullit, Igli Totozani, nëpërmjet një letre dërguar kreut të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka shprehur shqetësime mbi incidentin që ndodhi në kampusin universitar “Vitrina” pak kohë më parë. Kreu i Avokatit të Popullit, Igli Totozani shprehet se futja e forcave të policisë në mjediset e universitetit ka qenë në mënyrë të paligjshme. Nisur nga shqetësimet dhe dëshmitë e shumë pedagogëve e studentëve të këtij institucioni, Avokati i Popullit urdhëroi kryerjen e një hetimi të pavarur adminis-

trativ nga ku rezultoi se: “Punonjësit e Policisë së Shtetit duke u futur pa leje në ambjentet e Korpusit Universitar ‘‘Vitrina’’ kanë krijuar një gjendje të tensionuar në komunikime me tone të ashpra dhe sjellje jo korrekte me punonjësit. Nga ana e drejtuesve të komisariatit të policisë nr.6 Tiranë janë kryer veprime të cilat bien ndesh me ligjin nr.9749, dt. 04/06/2007 “Për Policinë e Shtetit” dhe konkretisht neni 1, pika 2. Veprimi i kryer nga punonjësit e komisariatit nr.6 Tiranë bie ndesh me ligjin

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

)

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 430 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 1 Tetor. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

nr.9741, dt, 21/05/2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse dhe konkretisht pikën 6, neni 3. Rasti i ngjarjes më 17 janar 2012 është i qartë dhe si i tillë është vlerësuar nga punonjësit e policisë, por detyra e tyre ka qenë që t’i merrnin kallëzim penal shtetasit të dëmtuar, studentit Fatjon Ismail Gecaj dhe të përpilonin vendimin për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor për dëmtimet e shkaktuara. Mandej të kryenin veprime të tjera hetimore të përcaktuara në dispozitat proceduriale dhe konkretisht në kreun 4, të K.Pr.Penale i cili bën fjalë për veprimtarinë me inciativë të Policisë Gjyqësore. Pra në analizë të dokumentave të administruara duket qartë se rasti në fjalë nuk është një krim flagrant për të cilin policia mund të ndërhynte në ambjentet e institucionet e arsimit të lartë privat pa lejen e titullarit. Sa më sipër, duke gjetur të drejtë ankesën e drejtuesve të Kampusit “Vitrina” për momentin e ndërhyrjes së policisë në institucionin arsimor, Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj që të bëjë “analizën e rastin të ngjarjes së ndodhur në 17 janar 2012 dhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës për shkelje të ligjit”. «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news