Issuu on Google+

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E ENJTE, 12.07.2012 VITI I - NR.128

Kryeministri Sali Berisha ...>>fq.3

MENDIMI POZITIV

Ndajini emocionet bashkë me të tjerët! Çfarë është ajo që mendoni për ndarjen? Qendra e Unë kam dy vizione Mendimit Pozitiv shumë ndryshe të saj. Unë e pëlqej ndarjen! Unë e urrej ndarjen! Po iu shpjegoj…Nëse një gjë është e imja, është personale dua që asnjë mos ta shohë e asnjë mos të ma marrë, por e mbaj të shtrënguar rreth vetes dhe e mbroj me një energji të madhe. Është e vërtet që ndonjëherë habitem me veten time, them gjithmonë që çdo gjë që krijojmë është frut i mendjes tonë, të vibrimeve tona energjitike. Përse ju them këto gjera? Sepse edhe unë po përmirësohem çdo ditë dhe kam akoma shumë për të bërë… Ashtu siç e keni parë, tani kam arritur në një pikë që dua dhe e urrej në të njëjtën kohë, jam në fazën ku nga urrejtja i kaloj të gjitha në “i dua”, po një pjesë e imja është akoma për t’u vendosur në vend, e ndaj i kam të dyja! Ja përse e adhuroj ndarjen. Ndjeni gëzim, është më mirë ta tregoni gëzimin tuaj vetes, mund ta ndash me personin që dashuroni ose një person që ju ka xhan! Personat e suksesshëm në 90 për qind të rastve ndajnë gjithmonë diçka, nga ideja e një projekti fitues deri në përfitimin, me të cilën kanë arritur të krijojnë biznesin e tyre. Të ndash krijon një union, rrit lumturinë dhe përmirëson përfundimin në atë që ndani. Të bësh 1 për qind sforcim për 100 persona është më mirë sesa të bësh 100 për qind sforcim me një person, thjesht lodheni më pak. Ndarja është baza e gjithçkaje, mendoni për shokët dhe shoqet tuaja. Shoqëritë e vërteta, pa qëllime të dyta lindin nga dëshira për të ndarë kohën me persona me të cilët ndihemi mirë, që na falin gëzim. Duam të ndajmë momentet bashkë sepse e dimë që t’i kalojmë me ta

>> VIJON NË FAQEN 2

Punësimi

Berisha: Ministrat, plan pune për nxitjen e iniciativës private! Mjekët e palicensuar, Abazaj: Do të raportojmë në Ministrinë e Shëndetësisë..................................f.2 Xhanaj: S’kam mundësi financiare të ngre padi!....f.5 Rrjetet sociale të nxjerrin nga izolimi.....................f.6 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Zotaj: Rëndësia e kërkimit shkencor dhe revistat shkencore!..............f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e mësuesit Fuat Mërkuri..................f.4

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Welcome to Albania!

E ENJTE, 12 KORRIK 2012

AKTUALITET Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Mjekët e palicensuar, Abazaj: Do të raportojmë në Ministrinë e Shëndetësisë

Din Abazaj

Ë

shtë 59 numri i ankesave të depozituara tek Urdhri i Mjekut, të cilat vinë si pasojë e konf liktit mjek –pacient. Në një intervistë për “77 News”, kreu i këtij institucioni Din Abazaj thotë se mjekëve shpeshherë ju mungon komunikimi me pacientët. Sipas Abazajt, këta të fundit duhet të informohen në mënyrë të hollësishme nga bluzat e bardha për ekzaminimin si dhe për rreziqet anësore. “Pika më delikate që ne shohim në raportin mjekpacient është moskomunikimi dhe mosdurimi i mjekëve për të sqaruar pacientët lidhur me terapinë, efektet anësore apo edhe rreziqet e shumta që mund të vijnë nga ndërhyrjet kirurgjikale. Pra mungon informimi për të sëmurët. Sipas të dhënave

të marra nga Urdhri i Mjekut rezultojnë 89 ankesa në rang republike, 65 i përkasin Tiranës dhe 17 rretheve të tjera. Ndërsa 7 raste janë depozituar në organet e drejtësisë. Lidhur me shqyrtimin e rasteve nga ana e organeve të drejtësisë , Abazaj sqaron rastin e fundit ku 3 mjekë të spitalit Psikiatrik të Vlorës janë akuzuar se lëshonin raporte mjekësore kundrejt pagesave. “Ky rast implikon drejtoreshën e spitalit si dhe dy mjekë të tjerë. Ne jemi në pritje të vendimit të gjykatës. Nëse ky i fundit i shpall fajtor atëherë ne menjëherë do t’u heqim të drejtën e ushtrimit të profesionit”, thotë Abazaj. Një problematikë e cila ndeshet në sektorin e shëndetësisë dhe që lidhet ngushtë me profesionalizmin e mjekëve është

Welcome to Albania!

Lëvizja

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... është më mirë sesa t’i kalosh vetëm (ndonjëherë është një moment në të cilin doni të qëndroni vetëm, personalisht më ndodh kur po përpiqem të përmirësohem, ose kur po zgjidh detyra në të cilat më duhet përqëndrim). Konkluzioni i këtij shkrimi është: Mos e mbani gjithçka brenda vetes tuaj, ndajeni me kë doni, me kë ke më shum xhan, me atë që besoni më shumë, mbi të gjitha me atë që keni kënaqësinë të kaloni momente dhe emocione fantastike! Progresi është i të gjithëve…pranojeni! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re licensimi i tyre. Mjekët duhet t’i nënshtrohen testimit çdo 5 vjet. Sipas Din Abazaj pothuajse në të gjitha spitalet e kryeqytetit ushtrojnë profesionin mjekë të palicensuar. Ai thotë se përgjegjësia i mbetet drejtuesve të institucioneve shëndetësore.“Në Tiranë ka shumë mjekë të palicensuar që ushtrojnë profesionin. Problem është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe shumë spitale të tjera. Në rrethe ky problem është më i minimizuar. Ne do të raportojnë tek ministri i shëndetësisë për të parë sesi mund t’i japim një zgjidhje këtij problemi, i cili lidhet ngushtë me profesionalizmin e mjekëve, e që përkthehet më tepër siguri për pacientin”. Lidhur me denoncimin e korrupsionit, përsa i përket marrjes së parave nën dorë nga ana e bluzave të bardha Abazaj thotë se nuk ka asnjë denoncim. Ai ju bën thirrje qytetarëve të bëhen mbështetës të luftës kundër korrupsionit duke denoncuar çdo rast.“Ne jemi të vendosur t’i heqim të drejtën e ushtrimit të profesionit çdo mjeku që abuzon dhe merr para nën dorë. Prandaj u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë”, përfundon kreu i Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Shkodër, Agjencia Rajonale e Mjedisit dënon 4 subjekte për ndotje akustike

N

jëra anë e medaljes e sezonit turistik është zhvillimi ekonomik që i sjell vendit tonë, ndërsa ana tjetër e kësaj medaljeje është ndotja e madhe që shkaktohet nga mbipopullimi në këtë periudhë. Një nga ndotjet e shkaktuara shpeshherë është ndotja akustike, me të cilën abuzohet shpesh duke mos i dhënë rëndësinë e duhur. Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Welcome to Albania!

Agjencitë Rajonale të Mjedisit në rrethe, po bëjnë një kontroll të vazhdueshëm për të identifikuar dhe parandaluar sa të jetë e mundur shkeljet e ligjit në këtë aspekt. Po kontrollohen zonat turistike por jo vetëm dhe, po gjobiten lokalet të cilat shqetësojnë banorët përreth zonës ku ato janë vendosur me muzikën e lartë gjatë orëve të natës. Rasti i fundit është ndëshkimi i 4 subjekteve për shkak se thyen

oraret, ato vazhdonin të mbanin volumin e muzikës përtej normave të lejuara pas orës 23:00. Gjatë javës nuk duhet të ketë muzikë të lartë pas orës 23:00 dhe në fundjavë pas orës 24:00. Sipas Agjencisë Rajonale të Mjedisit nuk do të ketë ndërprerje të kontrolleve gjatë gjithë sezonit turistik. Nga Vasilika Zeka Për më tepër: www.77news.al

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 12 KORRIK 2012

POLITIKË

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Punësimi, Berisha: Ministrat plan pune për nxitjen e iniciativës private!

Kryeministri Sali Berisha

K

77 NEWS

ryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga çdo ministri hartimin e një plani pune për nxitjen e iniciativës private. Gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë ai ka paralajmëruar zvogëlimin e mëtejshëm të administratës publike. Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha iniciativat ligjore për të mbështetur biznesin, duke e cilësuar si gjeneratorin më të madh të punësimit në vend. “Rruga e cila të çon në maksimumin e punësimit është mbështetja e fuqishme e sektorit privat, e prodhimit, e biznesit që punëson më shumë. Ju përket ju të studioni dhe të bëni disponibël të gjitha potencialet që ju administroni. Le të nxisim ne inciaitvën private në shkallën më maksimale. Le të hapim

ne hapësira dhe të rrudhemi vetë si sektor publik. Kërkoj nga ju që secila ministri të bëj plane, t’i ofrojmë ne më shumë sektorit privat. Çfarë do të bëjmë ne më shumë për zgjerimin e hapësirave të tij, cilat ligje duhen ndryshuar për t’i bërë ato më të përshtatshme për biznesin, më miqësore për biznesin", është shprehur kryeministri. Gjithashtu ai i ka bërë apel opozitës që të mos ushtrojë presion mbi investitorët e huaj, përmes deklaratave për anulimin e koncesioneve menjëherë pas ardhjes në pushtet. Kreu i qeverisë është shprehur i hapur për çdo kontroll nga ana e opozitës, për të bërë transparencën e koncesioneve të dhëna deri tani. "Do të ftoja opozitën të hiqte dorë ndaj sulmeve mjerane kundër

Welcome to Albania!

Lëvizja

Reforma zgjedhore, arrihet konsensusi! Kryetari i KQZ-së do të zgjidhet me konkurs Një ditë përpara përfundimit të mandatit të Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin për pikat e mbetura pezull. Në komision është rënë dakord që kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zgjidhet me konkurs, ndërsa ky institucion të rikompozohet në shtator të këtij viti, kur pritet të mbarojë mandati i anëtarëve aktual. Mazhoranca ka pranuar propozimin e opozitës për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, në rast se një gjë e tillë kërkohet nga dy anëtarë të KQZ-së. Gjithashtu është rënë dakord që kontrolli elektronik i kartave të identitetit, të aplikohet vetëm në Tiranë një projekt pilot në zgjedhjet e vitit 2013. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al investitorëve, të heqë dorë nga deklaratat bajate të anulimit të kësaj apo asaj, privatizimi apo koncesioni apo veprimtari private. Është e ftuar të kontrollojë në çdo qelizë veprimtarinë e kësaj qeverie, por sulmi në bllok kundër investimeve të huaja dhe iniciativës së lirë është jashtëzakonisht kundër produktiv për vetë opozitën. Po nuk është i mirë edhe për vendin", është shprehur kryeministri në mbledhjen e qeverisë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Glam ofron vend pune shitëse. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e cel: 0674040172 /për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 12 KORRIK 2012

ZËRI I SË VËRTETËS

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e mësuesit të kursit të hidraulikut, në Qendrën e Formimit Profesional, Fuat Mërkuri

Fuat Mërkuri

F

uat Mërkuri, mësues i kursit të hidraulikut në Qendrën e Formimit Profesional "Vitrina", dëshmon se efektivët e policisë janë bërë shkak për ndërprerjen e mësimit më 17 janar. Ai shprehet se ata janë futur në klasë vrullshëm, pa trokitur, i kanë drejtuar pyetje dhe kanë tronditur kursantët, të cilët e kanë patur të pamundur të përqëndroheshin në orën e mësimit nga presioni dhe të bërtiturat e policëve. Mësuesi i hidraulikut ka parë të shoqërohen me dhunë kolegët e tij dhe të dhunohen

zyrat e kampusit universitar. Duke dënuar ngjarjen e 17 janarit, ai u kujton efektivëve të policisë se detyra e tyre është të mbrojnë dhe jo të dhunojnë. Ku ndodheshit ju më 17 janar? Në atë datë unë isha brenda në klasë duke u dhënë mësim kursantëve, kur papritur mu shfaq një re blu tek dera. Mu futën në klasë katër veta me uniformë policie. Më pyetën për emrin. Iu prezantova. i thashë që jam Fuat Mërkuri, mësues i kursit të hidraulikut. U kthyen nga kursantët, hodhën një vështrim dhe më pas tërhoqën derën e dolën jashtë. Afrohem tek dritarja dhe shoh shumë policë. -Si reaguan kursantët? Kursantët ishin shumë të trembur dhe të habitur. U habitën se pse u fut policia në atë mënyrë. Ne nuk dinim asgjë, nuk e kuptonim se çfarë kishte ndodhur. Nuk e kuptuam pse policët u futën në klasën ku po zhvillohej mësimi pa trokitur dhe marrë leje. U mundova t’i qetësoj për të kapërcyer situatën. - E vazhduat mësimin pasi dolën efektivët e policisë nga klasa? Për momentin mësimi u ndërpre. Ishte e pamundur që të vijohej mësimi në gjendjen e kursantëve dhe me aq shumë policë vërdallë që bërtisnin me zë aq të lartë sa dëgjoheshin edhe brenda në klasë. Kursantët u larguan. Ishin shumë të tronditur për

t’u përqëndruar në orën e mësimit. -Çfarë veprimesh bënin efektivët e policisë brenda në kampus? Nuk po kuptoja asgjë. Nuk dija se çfarë po ndodhte. Vetëm shikoja kolegë që shoqëroheshin nga forcat e policisë në mënyrë shumë të dhunshme dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Shikoja policët të futeshin në çdo zyrë. -Sa zgjati situata e tensionuar? Situata e tensionuar ka zgjatur rreth një orë, ose një orë e tridhjetë minuta. Gjatë kësaj kohe shiheshin gjithandej policë që hynin në çdo klasë me një sjellje jashtë logjike, duke bërtitur dhe pa edukatë. -Kur u larguat ju nga kampusi, a kishte ende efektivë të policisë? Unë jam larguar rreth orës 17:00. Në këtë orë kishte ende policë, madje kur po dilja tek porta më ndaluan dhe më pyetën për emrin dhe pozicionin e punës. Gjithashtu më pyetën për persona të tjerë që unë nuk i njihja. -Si e përjetuat ju këtë ngjarje? Kjo ngjarje nuk i shkon aspak përshtat një institucioni arsimor, siç është universiteti "Vitrina". Çdo gjë ka qenë jashtë logjike, sidomos sjellja dhe veprimet e policëve. Ne presim vetëm që të mbrohemi dhe ndimohemi nga ata, jo të dhunohemi. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

F M Albania ofron vend pune si bashkëpuntor në projekte. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e cel: 0692974700/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 12 KORRIK 2012

SOCIALE

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Konfliktet e pronës, Xhanaj: S'kam mundësi financiare të ngre padi!

Bashkim Xhanaj

B

ashkim Xhanaj ka 6 vjet që ka blerë një truall dhe mbi të ka ngritur një shtëpi me shpenzimet e veta, por katër muaj pasi ndërtoi banesën ai e ka krejt të pamundur që të dalë prej saj, pasi fqinji nuk e lejon. Në këto kushte Xhanaj, s’ka arritur dot që të zgjidhë problemin e daljes nga shtëpia as me marrëveshje e as në rrugë administrative. Mundësia e fundit për të zgjidhur këtë konflikt të veçantë mes dy fqinjëve është gjykata, por 60-vjeçari për shkaqe financiare e ka të pamundur që të ngrejë një padi kundër fqinjit të tij. Me lot në sy, kryefamiljari tregon për “77 News” historinë e tij, duke shpresuar për një zgjidhje nga publikimi i këtij rasti. Ku banoni dhe pse jeni konfliktuar me

fqinjin tuaj? Unë banoj në njësinë bashkiake numër 2 në rrugën Shefqet Ndroqi, që prej vitit 2006. Por që prej kësaj kohe kam konflikt me fqinjin tim Bashkim Stojku, i cili më ka bllokuar portën e shtëpisë si dhe xhaden. Në këto kushte unë nuk kam si të dal nga shtëpia. Ky person katër muaj pasi më shiti tokën dhe unë aty ngrita shtëpinë më bllokoi rrugën. Sa herë fqinji im nuk ndodhet në shtëpinë e tij unë detyrohem që të dal nga dera e tij. E kam sqaruar disa herë që dua të më lejosh që të kem një hyrje të veçantë për në shtëpi për të kryer shërbimet e përditshme si një familje normale, por ai thotë që e ka pronën e tij. Disa herë jemi konfliktuar për shkak të kësaj rruge. Unë jo vetëm që iu bleva tokën, por bëra dhe xhaden me shpenzimet e mia dhe nuk kam mundësi që të dal nga shtëpia ime. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, por ja që më ka ndodhur mua. Si dilni ju dhe pjesëtarët e tjerë të familjes nga shtëpia? Jemi të detyruar që të dalim nga prapa shtëpisë, por me vështirësi të madhe duke u kacavjerrë, pasi dhe andej nuk lejohet se kanë pronat e tyre familjet që na rrethojnë. Nuk bëj dot një punim në shtëpi, pasi rruga përballë shtëpisë është e bllokuar nga fqinji. Një ditë më është dashur të shkarkoj një kamion me inerte për restaurimin e shtëpisë dhe me orë të tëra na është dashur për t’i transportuar materialet, pasi siç iu

përmenda shtëpia nuk është funksionale e kështu që nuk ka asnjë vlerë. Në momentin që ju nuk e keni zgjidhur këtë konflikt me marrëveshje, a jeni drejtuar institucioneve? Në datën 22.06.2012 i jam drejtuar Bashkisë së Tiranës, ku kam kërkuar ndërhyrjen për prishjen e rrethimit me gardh të bërë nga fqinji im, i cili ndërpret kalimin në banesën time të ndërtuar në pronën me numër pasurie 996/55. Mua më mashtruan vëllezërit e bashkëshortes që i kam afër, pasi ata më shitën truallin bashkë me fqinjin dhe katër muaj më pas në pabesi më zunë edhe rrugën. Gjithashtu kam shkuar 6 herë në komisariatin e policisë Nr. 1, por kjo çështje nuk është zgjidhur. Kurse në datën 27.01.2012 Sektori i Infrastrukturës dhe Kontrollit Urban më ka kthyer përgjigje duke më thënë që t’i drejtohesha gjykatës. Unë e kam të pamundur që të drejtohem në gjykatë pasi nuk kam mundësi ekonomike. Gjithë ditën detyrohem që të shes cigare dhe artikuj në buzë të rrugës dhe nuk fitoj më shumë sesa 200 lekë në ditë. Nuk di çfarë të bëj. As e kisha menduar kurrë që do ta kisha kaq të vështirë që të dilja nga shtëpia, aty ku kam investuar prej vitesh të gjithë pasurinë time. Tani nuk ftoj dot një mik apo nuk kryej dot asnjë lloj shërbimi, prandaj kërkoj ndihmën e bashkisë dhe të policisë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Alpha Man ofron vend pune për promocion. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e cel: 0673050619/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 12 KORRIK 2012

KURIOZITETE

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Rrjetet sociale të nxjerrin nga izolimi

D

uket më se e arsyeshme të konkludojmë se rrjetet sociale përmbushin më së miri kërkesat dhe nevojat e njerëzve që më shumë se kurrë kanë nevojë të nd-

jehen pjesë e një grupi shoqëror. Facebook dhe rrjetet e tjera të ngjashme mund të influencojnë në mënyrë pozitive në një pjesë të madhe të sjelljeve, qëndrimeve si

dhe emocioneve tona ndaj dëshirës për të pasur më shumë miq. Edhe pse në pamje të parë, Facebook apo faqe të tjera interneti që funksionojnë për ndërtimin e marrëdhënieve sociale mund të perceptohen thjesht si moda e fundit për të shkëmbyer informacione, nuk mund të mohojmë se nëpërmjet tyre, ne më në fund mund të rilidheni me miqtë tanë të së kaluarës si dhe mund të forcojmë marrëdhëniet me miqtë tanë të rinj. Këto argumente, mbështeten nga shumë studime të fundit. Konkluzionet e studimit bëhen edhe më interesante kur lexon se për një pjesë të konsiderueshme të njerëzve të martuar, miqësia është pesë herë më e rëndësishme se intimiteti fizik në një martesë. www.facebook.com/Banka Ideve

Online, 80.000 dokumenta të Albert Einstein! Duket më se e arsyeshme të konkludojmë se rrjetet sociale përmbushin më së miri kërkesat dhe nevojat e njerëzve që më shumë se kurrë kanë nevojë të ndjehen pjesë e një grupi shoqëror. Facebook dhe rrjetet tjera të ngjashme mund të influencojnë në mënyrë pozitive në një pjesë të madhe të sjelljeve, qëndrimeve si dhe emocioneve tona ndaj dëshirës për të pasur më shumë miq. Edhe pse në pamje të parë, Facebook apo faqe të tjera interneti që funksionojnë për ndërtimin e marrëdhënieve sociale mund të perceptohen thjesht si moda e

fundit për të shkëmbyer informacione, nuk mund të mohojmë se nëpërmjet tyre, ne më në fund mund të rilidheni me miqtë tanë të së kaluarës si dhe mund të forcojmë marrëdhëniet me miqtë tanë të rinj. Këto argumente, mbështeten nga shumë studime të fundit. Konkluzionet e studimit bëhen edhe më interesante kur lexon se për një pjesë të konsiderueshme të njerëzve të martuar, miqësia është pesë herë më e rëndësishme se intimiteti fizik në një martesë. Për më tepër: www.newnews.al

ARSTLGROUP ofron vend pune si supervisor promocioni .Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e e-mail: punesimi@arstlgroup.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Kompleks Adresa: Pika 1, Jonufër, Vlorë Cel: 069 48 10 777 E-mail: atedoaliraj@yahoo.com Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 12 KORRIK 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Zotaj: Rëndësia e kërkimit shkencor dhe revistat shkencore!

Bernard Zotaj

P

rojekti ''Vitrina në kampus'' sjell në fokus rëndësinë e kërkimit shkencor në Fakultetin e Shkencave Politike. Shefi i këtij kërkimi shkencor, njëkohësisht drejtues i Masterit Profesional dhe Shkencor në Fakultetin e Shkencave Politike, Prof. Ass. Dr. Bernard Zotaj tregon për punën kërkimore dhe botimet shkencore. Si po kryhet puna për kërkimin shkencor dhe si ka rezultuar ky proces? Në Fakultetin e Shkencave Politike ka një përvojë të mirë të kërkimit shkencor, gjatë veprimtatisë së universitetit “Vitrina”. Që në vitin e parë pedagogët e rinj u morën me kërkimin shkencor, përmend këtu pedagogët që kanë studiuar në perëndim

Ejona Isufaj, Meri Kraja, Denisa Shehaj, por edhe ata që kanë studiuar në vendin tonë. Revista Shkencore, organ i universitetit “Vitrina” ishte një risi e re në këtë universitet, tani është në numrin e dhjetë të saj. Së fundmi një institut prestigjoz në Paris, pas shqyrtimit të bërë i ka dhënë ISSN-në. Artikujt janë mirëpritur nga lexuesi dhe kanë marrë kritika pozitive nga stafi akademik i universitetit dhe jashtë tij. Cilat janë synimet për të ardhmen? Në këtë revistë duhet që vetë pedagogët dhe shkrimet e tyre të jenë të fokusuara dhe thelluara në literaturën e re. Në revistë shkruajnë edhe akademikë të universiteteve të tjera, të Kosovës e Maqedonisë. Mendoj se duhet të përqëndrohemi te politikat e brendshme por edhe tek marrëdhëniet ndërkombëtare. Risia më e fundit është Revista Shkencore e Studentit, çfarë do të përmbajë ajo? Esetë më të mira të studentëve do të botohen në këtë revistë. Ka prurje të mira, seriozitet, pedagogët mundohen të japin ndihmesën dhe përvojën e tyre. E një rëndësie të veçantë është me Masterin Profesional dhe Shkencor, ka studentë të nivelit të mirë, janë edhe të punësuar në institucione të ndryshme. Ata kanë sjellë disa punime vërtet cilësore. Një punim i mirfilltë shkencor, që padiskutim do jetë pjesë e Revistës Shkencore të Studentit. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Me Marsin e pozicionuar keq në jetën tuaj në çift, do e keni të vështirë të mos bëni skena xhelozie. Demi: Në planin financiar nuk do keni probleme shumë të mëdha por gjithsesi këshillohet maturi me shpenzimet. Binjakët: Do keni takime me shumicë dhe ka mundësi të takoni personin e ëndrrave. Mos e humbni këtë mundësi! Gaforrja: Me financat do i keni punët mirë. Mos hezitoni të bëni investime. Luani: Do shpenzoni pa menduar sot dhe do harroni se buxheti e ka një fund. Virgjëresha: Rekomandohet me tepër maturi dhe kujdes me financat sot. Në të kundërt do humbni shumë. Peshorja: Për beqarët do të favorizohen dashuritë pasionante. Do ketë pëlqime reciproke dhe ndjenja të këndshme. Akrepi: Në planin financiar do merrni iniciativa për të përmirësuar buxhetin. Do ia dilni mbanë. Shigjetari: Yjet do iu japin mundësinë sot t’i tregoni gjithë dashurinë partnerit tuaj. Bricjapi: Shmangni sot përballjen me probleme financiare delikate. Ujori: Në përgjithësi situata financiare do jetë e mirë nëse tregoheni të matur me shpenzimet. Peshqit: Dita e sotme do jetë shumë e favorshme për dashurinë. Çiftet do përjetojnë momente të këndshme.

Kompania Dast sh.a kërkon të punësojë menaxher marketingu. Të interesuarit të paraqesin cv në adresën e e-mailit: info@dast.al/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E ENJTE, 12 KORRIK 2012

PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Agim Muçaj: Makinë e veçantë, në një ditë të veçantë!

A

gim Muçaj gjithmonë ka qenë i apasionuar pas të veçantës. Në jetë ai ka zgjedhur një profesion, i cili ka qenë i veçantë, sepse pakkush mund të bëhej pilot në atë kohë. Në vitet 1979-1996 Agim Muçaj ka punuar si pilot dhe si instruktor në përgatitjen e pilotëve të rinj. Më pas ai është larguar në Itali dhe ka jetuar atje për 15 vjet. Edhe pse në emigrim nuk e ka braktisur pasionin e tij për t’u marrë me gjëra të veçanta. Ai ka marrë pjesë në xhirot me makinat e epokës në Itali dhe aty i ka lindur ideja që makina të tilla, të veçanta duhet të bëhen pjesë e ditëve të veçanta të jetës së njerëzve. Agimi bleu dy makina antike dhe në vitin 2006 kthehet në Shqipëri dhe hap dyqanin e tij në Vlorë. Kërkesat për makinat që ai kishte sjellë me vete dhe i jepte me qera për ditë të veçantë filluan të kishin rritje, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë. Këtë vit Agim Muçaj është transferuar në Tiranë për të qenë sa më pranë kërkesave të klientëve nga i gjithë vendi. “Qëllimi im ka qenë të krijoi një shoqatë të makinave të epokës, pra me makina me vlerë historike, në pamundësi për të finalizuar këtë qëllim lindi natyrshëm kërkesa për të sjellë këto makina në Shqipëri”, shprehet zoti Muçaj. I pëlqen të merret me vlerat historike, veçanërisht në Shqipëri, pasi dëshira e Agimit është të ringjallë diçka antike në këtë përmbysje të vlerave historike në vendin tonë. Ai me keqardhje thekson se në Shqipëri është shumë e vështirë të gjenden objekte me vlera antike. Makinat antike që ai disponon janë vitprodhime të vitit 1923 dhe 1934. Makina e vitit 1923 është një model Lafer MP, klasiko-sportiv dhe është prodhim Brazilian, një model shumë i rrallë. Makina tjetër është Citroen 11 BL, është një model,

me të cilin krenohen të gjithë francezët. Kjo makinë ka bërë kapërcimin nga një epokë, në tjetrën, duke sjellë risi. Ajo ka bërë pararencën e makinave moderne, duke u larguar nga makinat katrore, në formën e karrocës. Makina e epokës është një ndër përbërësit më të rëndësishëm për ta shndërruar dasmën tuaj në një përrallë të vërtetë. Sa prej jush kanë ëndërruar për dasmën e tyre një makinë epoke? Tashmë ëndrra juaj mund të shndërrohet në reali-

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM! FAKULTETI I ARKITEKTURËS

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

Inxhinieri Ndërtimi Arkitekturë Deri më 16 Korrik

2000 € = 820 € 2000 € = 820 € 1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

tet! Dasmë, fejesë, përvjetor martese, etj. Shërbimi ynë lind për të kënaqur të gjitha dëshirat tuaja. Shërbimi i makinës me shofer është ideali për marrjen e nuses dhe shoqërimin e çiftit, për një përvjetor martese, fejesë, ditëlindje, ose çfarëdolloj dite të rëndësishme në jetën tuaj. Në raste dasmash, shoferi do të sjellë makinën në mëngjes herët për zbukurimin me lule. Nga Lisana Subashi Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news