Page 1

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MËRKURË, 11.07.2012 VITI I - NR.127

MENDIMI POZITIV

Nënkryetari i shoqatës së jetimëve Shkodër, Albert Reka >>fq.2

Të njohësh dhe të largosh frikën!

F

rika është si një sëmundje. Por “simptomat” e saj janë të Qendra e ndryshme në çdo njërin Mendimit Pozitiv prej nesh dhe manifestohen në mënyra të ndr yshme. Disa prej simptomave të jashtme të frikës janë vështirësi në frymëmarrje, duart e djersitura, dhimbje në stomak, nervozizëm, dhembje koke, paaftësi për të folur, depresion, irritim e zemërim. Por frika mbi të gjitha vepron brenda nesh, në mendjen tonë. Ndaj, nëse duam të bëjmë një hap para në rritjen tonë personale, duhet të mësojmë t’i heqim qafe. Frika ul kreativitetin tonë, fantazinë, lirinë e paqen. Frika na pengon të ndjekim ëndrrat tona e lumturinë, shkatërron marrëdhëniet e mund të na bëjë dëm edhe fizikisht. Përfaqëson emocionin më të fuqishëm negativ që ekziston.Të gjithë e provojmë këtë emocion. Akoma e provojmë për diçka që nuk ekziston, vetëm për domethënien ose perceptimin që ne i japim një personi, një vendi, diçkaje ose një ngjarjeje. Frikërat që kemi ekzistojnë sepse ne i ushqejmë vazhdimisht, u japim për të “ngrënë” e i pranojmë. Por ku lindin frikërat? Në përgjithësi, frikërat tona janë bazuar në perceptimet tona individuale, perceptimet tona janë bazuar në historitë tona individuale dhe historitë në imagjinatën tonë. Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që çdo njëri prej nesh ka frikëra e shqetësime të ndryshme e në madhësi të ndryshme? Për shembull, ka shumë persona që i duan qentë. Por ka edhe shumë persona që kanë frikë nga qentë dhe tremben kur shohin një. Kjo sepse ka një histori individuale prapa. Shpesh nuk arrijmë ta shijojmë të tashmen, sepse kemi frikë nga ajo që e ardhmja na rezervon. .... >> VIJON NË FAQEN 2

Jetimët, që 14 vjeç jetojnë vetëm me 15 mijë lekë të vjetra në muaj Vlashaj: Duhet një sistem drejtësie i verifikueshëm dhe transparent!..............................f.3 Romët, kallëzim penal ndaj policëve të bashkisë!..f.4 Berisha: Borxhi publik, jo më në linjat e kuqe!...........f.3 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Qendra për Kërkim dhe Zhvillim sjell shkencën dhe risitë e saj!............f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e pedagoges Olda Çiços..................f.5

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

Welcome to Albania!

E MËRKURË, 11 KORRIK 2012

SOCIALE Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Albert Reka: Jetimët që 14 vjeç jetojnë vetëm me 15 mijë lekë në muaj

Albert Reka

J

etimët mbi 14 vjeç jetojnë me 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Ata nxirren nga institucionet dhe sistemohen në konvikte, ku u duhet të përballojnë jetesën me përkrahjen simbolike. Në një moshë tepër delikate, këta fëmijë duhet të përballen me kushtet shumë të vështira ekonomike dhe për këtë shkak detyrohen të punojnë dhe të braktisin shkollën. Pasqyra e kushteve të vështira është bërë nga nënkryetari i shoqatës së jetimëve në Shkodër Albert Reka, i cili pohon se jetimët nuk përkrahen nga strukturat shtetërore dhe se për këtë kategori duhet të zbatohen politikat sociale, të cilat deri tani kanë mbetur vetëm në letër. Cilat janë problemet kryesore që kanë jetimët në Shkodër? Shoqata e jetimeve është krijuar që në vitin 1994. Problem kryesor i jetimëve është strehimi. Qeveria i nxjerr këto jetimë jashtë

Welcome to Albania!

Lëvizja

PSIKOLOGJI

institucioneve dhe i çon nëpër konvikte. Ata për të fituar bukën e gojës detyrohen të punojnë dhe braktisin shkollën. Kemi 100 të rinj që jetojnë në konvikte dhe në shtëpi me qera, të cilët e kanë thuajse të pamundur të përballojnë jetesën vetëm me të ardhurat që kanë. Shpresojmë të bëjmë një projekt me Bankën Botërore për përkrahjen e fëmijëve jetimë me një prind dhe romëve që lypin. Falë këtij projekti shpresojmë që në rrugë të mos ketë më lypësa, por ata të trajtohen në qendra sociale dhe t’u mundësohet ndjekja e shkollës. A marrin përkrahje sociale jetimet që dalin nga institucionet? Ndihma sociale është tepër e pakët, është 15 mijë lekë të vjetra. Kemi bërë një listë të këtyre jetimëve për t’i përkrahuar, lista ka shkuar në bashki por deri tani nuk është marrë asnjë përkrahje. A keni ndonjë projekt për t’u ardhur në ndihmë jetimëve? Kemi projekte, po presim vetëm nga donatorët, sepse këshilli bashkiak na ka mbyllur dyert, pasi që prej vitit 1994 dhe deri më sot asnjë jetim nuk ka marrë strehim. Është miratuar në parlament një ligj për strehimin e tyre por asgjë nuk është bërë deri tani në lidhje me këtë çështje. Nga Ornela Manjani Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1... Të tjerë kanë frikë nga gjykimi negativ i personave të tjerë,kritikat dhe paragjykimet. Fatkeqësisht në shumicën e rasteve nuk jemi as në dijeni të historive mbi të cilat i bazojmë shqetësimet tona. Janë gjëra të rrënjosura brenda nesh që nuk arrijmë t’i kujtojmë. Për të zhbllokuar frikën, duhet të ndryshojmë perceptimin tonë mbi ngjarjen, personin ose objektin në fjalë. Për fat të mirë mund të zgjedhim të lirohemi nga kthetrat që historitë tona në të kaluarën dhe imagjinata jonë ka mbi ne. Të zgjedhim ta shohim për atë që është një person, një ngjarje ose një objekt. Aspekti pozitiv i frikës është se bëhet gjithmonë fjalë për një shenjë ndryshimi. Kështu është me frikërat e çdo dite. Ndaj lëre që frika të jetë një sinjal për të ndryshuar ose për t’u spostuar në një drejtim të ri, të shkosh përtej limiteve të tua. Po, mund të mos jetë gjithmonë ashtu siç e pret. Do jenë gjithmonë persona që do thonë gjëra negative mbi ju. Këta persona preferojnë të komentojnë defektet e tua, sesa të mendojnë për të tyret. Mos u jep atyre shumë rëndësi, e mbi të gjitha, përpiqu të njohësh mirë gjërat që u trembesh, vetëm kështu do kuptosh që nuk janë dhe aq të frikshme. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Plazhi i Semanit, destinacion për Kosovën e Maqedoninë!

D

itët e nxehta të këtij fillim muaji korrik janë preferuar të kalohen në vijën bregdetare nga shumë pushues. Plazhi i Semanit në Fier është një zgjedhje e shumë personave, si nga vendi ashtu edhe nga Kosova, Maqedonia, etj. E gjithë vija bregdetare është tejet e populluar nga plazhistë të shumtë, ndërkohë që një rol të

rëndësishëm po luajnë edhe bizneset private me restorante luksoze dhe aktivitete të tjera të ndryshme për argëtimin e vizitorëve. Nga nga ana tjetër, kësaj panorame i shtohet edhe infrastruktura ende e dëmtuar që të çon drejt bregdetit të Semanit. Rruga e papërshtatshme, mungesa e ujit të pijshëm, si edhe mungesa e higjienës freno-

jnë shpeshherë dëshirat e pushuesve. Megjithatë, veçoritë e këtij plazhi kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e pushuesve ditaditës. Rëra e pasur me jod dhe me veçori kurative po josh jo vetëm pushues nga Fieri por edhe nga rrethet e tjera e me gjerë. Nga Irena Pepe Për më tepër: www.77news.al

Merkato e re në Fier, largohen tregtarët ambulantë!

N

jë tjetër merkato e fruta-perimeve iu shtua qytetit të Fierit. Këtë fundjavë u bë edhe përurimi i mjediseve të reja në lagjen “Apolonia”, ndërsa shiritin e preu kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj dhe investitori i kësaj nisme, Ilir Saliaj. Kjo hapësirë dykatëshe ka një kapacitet prej 200 vendesh për tregtim dhe bën të mundur largimin nga trotuaret të tregtarëve të shumtë ambulantë të qytetit të Welcome to Albania!

Fierit.“Ashtu sikurse kemi thënë herë pas here, kjo merkato është në vazhdim të disa ambienteve që bashkia Fier ka parashikuar të hapë. Kjo hapësirë u krijon kushte më të mira tregtimi shitësve, si dhe mbron konsumatorët, duke u ofruar produkte brenda kushteve të higjienës”, ka vijuar Zeqaj. Ai u shpreh se të tjera qendra tregtare do të hapen në Fier. Edhe investitori Saliaj falenderoi Bashkinë Fier për mbësh-

tetjen.“Është gjithçka brenda parametrave bashkëkohore të tregtimit dhe për këtë duhet të falenderoj bashkinë Fier për mbështetjen”, ka vijuar Saliaj. Në këtë ambient është parashikur që të tregtohet në kushte të mira higjieno-sanitare, ndërsa në katin e parë do të tregtohen produkte shtazore, peshku, mishi, etj. Nga Irena Pepe Për më tepër: www.77news.al

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MËRKURË, 11 KORRIK 2012 Welcome to Albania!

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Vlashaj: Duhet një sistem drejtësie i verifikueshëm dhe transparent!

Edmond Vlashaj

H

eqja e imunitetit në sistemin e drejtësisë ishte tema e diskutimit në tryezën

e radhës mbi drejtësinë, që organizohen nga Lëvizja Shqipëria e Re në bashkëpunim me Alternativa Civile, si dhe disa organizata të tjera të shoqërisë civile. Tryeza u mbajt dje në hotel “Rogner”, në kuadër të nismës së ambasadës amerikane "Vepro tani" dhe shtroi për debat një nga tezat më të ndjeshme që ka të bëjë me imunitetin e gjykatësve dhe prokurorëve. Kreu i Alternativës Civile, gazetari Mentor Kikia tha që në nisje se gjyqësori ka humbur besimin e shoqërisë. Ndërkohë ai tha se kjo tryezë e lajmëruar kohë më parë u sinkronizua dhe me nismën e mazhorancës për të hequr imunitetin në Kushtetutë. Duke e përshëndetur nismën Kikia theksoi se nuk është bërë realitet më parë pasi s’ka patur vullnet politik. Kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj tha se na duhet një sistem drejtësie i verifikueshëm dhe transparent për publikun. "Aktualisht është një sistem që më shumë se drejtësi, prodhon padrejtësi. Një prej problemeve

themelore që ne kemi identifikuar është imuniteti. Ne na duhet sistemi i drejtësisë i verifikueshëm nga publiku. Publiku kërkon heqjen e imunitetit një orë e më parë. Kemi prononcime pozitive nga politika. Do të ishte mirë që brenda kësaj vere të realizojmë ndryshimet në Kushtetutë”, theksoi Vlashaj. Më tej ai duke pranuar se pavarësia është e rëndësishme për sistemin e drejtësisë tha gjithashtu se i rëndësishëm është dhe verifikueshmëria e funksionimit të këtij sistemi. Përfaqësues të sistemit të drejtësisë, gjykatës dhe avokatë, të pranishëm në tryezë nga ana e tyre argumentuan se është i parakohshëm heqja e imunitetit në drejtësi. Avokati Saimir Visha tha se ishte dakord në thelb me heqjen e imunitetit, por sipas tij, një veprim i tillë do të çonte në një korrupsion tjetër, atë të presionit të policisë ndaj gjykatësit me anë të përgjimeve apo presioneve me të drejtën e hetimit. Për më tepër: www.77news.al

Berisha: Borxhi publik, jo më në linjat e kuqe!

K

ryeministri Berisha ka deklaruar dje se Shqipëria tashmë e ka kaluar vijën e kuqe të borxhit publik pasi ky borxh është ulur në 57 për qind. Duke folur në mbledhjen e AIDA-s, kryeministri Berisha theksoi se ulja e borxhit tregon se qeveria ka bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të parametrave ekonomikë të vendit. “Raporti konstaton se borxhi publik ka rënë në 57 për qind. Dua të deklaroj se 60 për qind nuk më duket linjë e kuqe, por portokalli. Por të keni parasysh debatin që

bëhet mes mbështetësve të rreptësisë fiskale që kanë të drejtë pasi disiplina fiskale është thelbësore”, shtoi Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria radhitet në një ndër vendet me prespektivë shumë të mirë përsa i përket investimeve të huaja. Ndërsa duke iu referuar raporteve ndërkombëtare për investimet në Shqipëri, ka shtuar se të dhënat e fundit tregojnë se është ulur papunësia në vend. Sipas kryeministrit në tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri kanë ndikuar dy faktorë

të cilat janë, rregullat liberale e të sistemit fiskal dhe pozita gjeografike dhe burimet natyrore të vendit. Berisha theksoi se sot nuk ka betejë më të rëndësishme se ai për thithjen e investimeve të huaja. “Ne duhet të kapim sa më shpejt 2 miliardë e pasi të arrijmë në këtë stacion të përcaktojmë dhe jo pa realizëm mund të themi se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme në disa fusha, si turizmi, energjia e rinovueshme, potencialet minerare”, tha ai. Për më tepër: www.77news.al

Media content ofron vend pune si menaxher shitjeje.Të interesuarit një cv në adresën e e-mail: marketing@shqiptarja.com /për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E MËRKURË, 11 KORRIK 2012

SOCIALE

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Romët letër kryeministrit: Duam të punojmë, bashkia të mos na sekuestrojë karrocat!

Pëllumb Furtuna

K

ryetari i Shoqatës “Rromani Baxt Albania RBA”, Pëllumb Furtuna, i drejtohet

nëpërmjet një letre kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha në lidhje me bllokimin e mjeteve të punës të komunitetit rom nga Policia Bashkiake. Nëpërmjet kësaj letre, Furtuna kërkon nga kreu i qeverisë të përdorë autoritetin e tij, për të vënë në lëvizje strukturat përkatëse me qëllim që të pengohet fushata e bllokimit të karrocave të komunitetit rom nga Policia Bashkiake Tiranë.“Ne si organizatë po përcjellim zërin e pakënaqësisë ndaj veprimit të padrejtë që po ushtrohet nga ana e Policisë Bashkiake ndaj romëve, të cilët për nivelin shumë të ulët të arsimimit e të mungesës së profesioneve, janë të detyruar të vetëpunësohen në grumbullimin e këtyre mbetjeve të riciklueshme”, thuhet në

letër. Gjithashtu Furtuna sqaron se për të mbështetur veprimtarinë edukuese dhe integruese të romëve kjo organizatë është e para (në vitin 2007), që në bashkëpunim me ambasadën suedeze ka filluar aktivitetin e grumbullimit të mbetjeve urbane të riciklueshme, të cilën e zhvillon në bazë të lejës të lëshuar nga Ministria e Mjedisit. Në fund letra argumentonte se puna e romëve, të cilët mbledhin mbeturinat është një ndihmë që po i jepet komunitetit, me qëllim punësimin e familjeve në nevojë për të siguruar të ardhura financiare për fëmijët e tyre. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Romët, kallëzim penal ndaj policëve të bashkisë, që sekuestruan karrocat!

15

anëtarë të komunitetit rom, të cilëve iu janë sekuestruar karrocat kanë bërë një kallëzim penal ditën e djeshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kundër punonjësve të Policisë Bashkiake, të cilët kanë sekuestruar mjetet e tyre të punës disa ditë më parë. “Ne kallëzuesit jemi një grup individësh të qytetit të Tiranës të komunitetit rom. Në mënyrë të papritur, pa ndonjë paralajmërim, punonjës të Policisë Bashkiake Tiranë, na morën këto mjete transporti duke na thënë se përdorimi i tyre është i paligjshëm”, theksohej në kallëzimin penal drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.“Jemi përpjekur për të rea-

guar ndaj këtij veprimi me ankesa individuale apo kolektive në Bashkinë e Tiranës, por asnjë person nuk na jep asnjë sqarim”, shprehen anëtarët e komunitetit rom. Bashkia Nga ana tjetër, zëdhënësi për shtyp i Bashkisë Erald Kapri, u shpreh për “77 News” se sekuestrimet e karrocave nga punonjësit e policisë janë bërë me akte të shkruara nëpërmjet përpilimit të procesverbaleve përkatëse. “Policia bashkiake e ka tagër që të ndalojë mjete që pengojnë trafikun”, u shpreh Kapri. “Përsa i përket kallëzimit penal që anëtarë të komunitetit rom kanë bërë në prokurori kjo çështje nuk na përket

neve, por hetimit”. Ndërkohë, kallëzuesit shprehen se janë ankuar edhe në agjenci të tjera shtetërore dhe private, si Avokati i Popullit, Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, por deri më tani asnjë zgjidhje nuk është gjendur për problemin e tyre. “Sqarojmë sidomos faktin se të gjitha veprimet e funksionarëve publikë janë kryer në arbitraritet të plotë, pasi nuk na kanë dhënë asnjë akt të shkruar qoftë për atë që konsiderohet “ shkelje e ligjit”, ashtu edhe për marrjen (sekuestrimin) e mjeteve të transportit”, thuhej në shkresën drejtuar prokurorisë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Pranvera 1992 ofron vend pune si banakiere. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e cel: 0694777519/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MËRKURË, 11 KORRIK 2012 Welcome to Albania!

ZËRI I SË VËRTETËS

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e Përgjegjëses së Departamentit të Menaxhim-Biznesit dhe Turizmit, Olda Çiço

Olda Çiço

O

lda Çiço, Përgjegjëse e Departamentit të Menaxhim-Biznesit dhe Turizmit, me dëshminë e saj, bën që të dëgjohet më tepër zëri i të vërtetës së 17 janarit në kampusin universitar “Vitrina”. Ajo tregon për dhunimin e institucionit arsimor, presionin psikologjik të ushtruar ndaj stafit dhe studentëve, situatën kaotike të shkaktuar nga vërshimi i efektivëve të policisë në mjediset e kampusit dhe tonet e tyre të larta, ofenduese dhe presionuese. Ajo bën apel për zbardhjen e kësaj ngjarje sa më shpejt dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave që shkelën ligjin dhe të drejtat e njeriut. -Ku ndodheshit ju më 17 janar?

Në datën 17 janar kam qenë në zyrë së bashku me dy kolegë të fakultetit. Rreth orës 11:00 dëgjuam një zhurmë që na tërhoqi vëmendjen, për këtë arsye u afruam tek dritarja për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë forca të shumta policore dhe pyetëm kolegët e tjerë që vinin nga jashtë. U ulëm dhe vazhduam punën, por ishte e pamundur që të vijoje realisht, pasi zhurma ishte e madhe, dëgjohej edhe nga dritaret, pavarësisht se ishte dimër dhe ato ishin të mbyllura. Më pas kam zbritur poshtë. Aty pashë shumë policë. Pashë edhe disa kolegë që përpiqeshin të komunikonin me ta. Nga kolegë të tjerë kam marrë vesh që një nga pedagogët e juridikut ishte shoqëruar në rajon. Siç më thanë, po e njëjta gjë ndodhi edhe me shumicën e meshkujve që ndodheshin në kampus. Ajo që më shqetësoi më tepër ishte fakti se studentët reaguan në një mënyrë të veçantë, sidomos ata që i kam patur studentë edhe vitin e kaluar. Më pyesnin: “Profesoreshë, po ne a mund të dalim”? Në ato momente rastisi koha e pushimit, kohë në të cilën studentët largohen për të ngrënë ose për të pirë diçka. Atë ditë studentët kishin vështirësi për të lëvizur nëpër kampus, pasi kishin frikë se mos edhe ata do të shoqëroheshin. Duke u nisur nga fakti se kjo është shkollë, nuk është e drejtë që të ndodhë kështu dhe nuk është mirë që studentët tanë të reagojnë

në këtë lloj forme dhe të na pyesin ne për këto lloj gjërash. -Gjatë kohës që ju ishit jashtë zyrës, si silleshin policët me kolegët tuaj? Tonet ishin shumë të larta dhe ky ishte një tjetër faktor që ndikoi tek studentët, por edhe tek ne. Në momente të tilla, edhe pse je femër, natyrshëm të lind dëshira për të mbrojtur kolegun. Kështu që një pjesë e kolegëve të mia, më pas edhe unë, kemi tentuar të flasim me disa prej përfaqësuesve të policisë, por ka qenë e pamundur të komunikoje. -Sa ka zgjatur situata e tensionuar? Më së pari unë e mora vesh për ngjarjen rreth orës 11:00 dhe tensioni ka zgjatur deri rreth orës 16:00. -Kur u larguat ju nga kampusi universitar, a kishte ende efektivë policie aty? Jam larguar rreth orës 17:00. Gjatë kohës që jam larguar ka patur ende policë, por në një numër më të reduktuar. -Si e përjetuat ju këtë ngjarje? Kjo ngjarje nuk duhet të ndodhë absolutisht në një shkollë. Nuk është e mirë për imazhin e shkollës dhe për punën tonë. Punën që së bashku me dy kolegët e mi e nisëm atë ditë, e kemi përfunduar të nesërmen sepse atë ditë ishte e pamundur të vazhdohej. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Tirana Institution ofron vend pune si asistente administrative. Të interesuarat të dërgojnë një cv në adresën e e-mail: tiranainstitution@yahoo.com/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS Welcome to Albania!

E MËRKURË, 11 KORRIK 2012

KURIOZITETE Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Qytetet vezulluese dhe ana e errët e botës!

K

ëto imazhe të bukura tregojnë vendet se ku shpërdorohet energjia dhe Perëndimi është fajtor. Tani krahasoni vendet e botës së tretë në Afrikë, Amerikën e Jugut dhe vendet e mëdha Aziatike, të cilat shtrihen në errësirë totale. Çdo vit në Londër konsumohet 150 mijë gigawatt orë energji, sasi e barabartë me konsumin e kombeve si Portugalia apo Greqia. Thuhet se pjesa më e madhe e anglezëve nuk mund t’i shohin yjet, për shkak se qielli është i “ndotur” me grimcat e dritës. Këto imazhe tregojnë dendësinë e lumit të populluar Nil teksa ndriçon rrugën nëpërmjet errësirës së Afrikës së Veriut dhe Japonia ndriçon nga cepi në cep. Amerika ndriçon shumë, por në jug të kufirit shtetet janë pothuajse të pandriçuara. Në Azinë Qendrore, Indi dhe Australi rrallë regjistrohet ndonjë dritë. www.facebook.com/Banka Ideve

Ëmbëlsira më e shtrenjtë në botë! Nuk është një kek i zakonshëm, përderisa quhet “Feniksi i Artë”. Kushton 645 £ dhe është keku më i shtrenjtë në botë. Kjo ëmbëlsirë, është në shitje në dyqanin e ëmbëlsirave Bloomsbery në Dubai dhe përbëhet prej çokollatës më të pastër dhe është i mbështjellë me flori ushqimor (të ngrënshëm). Ëmbëlsira përmban fletë floriri ushqimor 23 karat, miell dhe gjalp organik, kakao nga Italia dhe vanilje

nga Uganda.“Feniksi i artë” u zbulua mbi një pjatë ari 24 karat, të setit të florinjtë të çajit të Maria Antonetës. Shafeena Yusuff Ali, themeluesja e ëmbëltores Bloomsbury, tregoi mënyrën se si e ka krijuar kekun më të shtrenjtë në botë, si duke perfeksionuar shijen, ashtu edhe dekorin e kësaj delikatese. Për më tepër: www.newnews.al

ARSTLGROUP ofron vend pune si supervisor promocioni .Të interesuarit të dërgojnë një cv në adresën e e-mail: punesimi@arstlgroup.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MËRKURË, 11 KORRIK 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Qendra për Kërkim dhe Zhvillim sjell shkencën dhe risitë e saj!

P

rojekti ''Vitrina në kampus'' pasqyron punën e Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim, e pozicionuar në kampusin universitar “Vitrina”. Në një intervistë për ''77 News'', koordinatorja e kësaj qendre zonja Eriselda Dyrmishi na tregon objektin e kësaj qendre dhe ecurinë e saj. ''Qendra për Kërkim dhe Zhvillim është autoritet i lartë drejtues i gjithë aktivitetit kërkimor shkencor të universitetit'', shprehet zonja Dyrmishi. Qendra për Kërkim dhe Zhvillim synon rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përcjelljen e aftësive metodologjike për kërkim tek studentët, përmirësimin e disiplinave mësimore me njohuri të reja shkencore dhe praktika të avancuara, si dhe përmirësimin e kualifikimit të personelit akademik të universitetit. Gjithashtu koordinatorja e

kësaj qendre flet edhe për botimin e Revis-

tës Shkencore “Vitrina”, e cila pasqyron punën kërkimore të akademikëve dhe studentëve, të cilët kyejnë një punë të mirfilltë kërkimore dhe shkencore. Ndër projektet që zonja Dyrmishi përmendi është projekti për mbrojten e mjedisit nga erozioni dhe kërkimet në brigjet shqiptare mbi florën dhe faunën. Risia më e fundit e kësaj qendre është ndërtimi dhe botimi i Revistës Shkencore të Studentit, e cila përmban punimet shkencore të studentëve të të gjitha Fakulteteve. ‘’Në këtë mënyrë të gjithë studentët do të kenë mundësi të konkretizojnë punën e tyre, ta dokumentojnë dhe ta bëjnë pjesë të cv-së së tyre’’, shprehet zonja Dyrmishi. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Në planin financiar do keni fat me shumicë. Edhe pse do bëni shpenzime të tepruara buxheti do jetë i ekuilibruar. Demi: Organizojini më mirë financat që të mos keni probleme më vonë. Ju i keni të gjitha aftësitë. Binjakët: Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do ia kaloni për mrekulli me atë që keni në krah. Gaforrja: Venusi do ta favorizojë mjaft jetën tuaj në çift. Është momenti të afroheni më tepër me partnerin. Luani: Mund të bëni ndonjë debat të vogël me partnerin, kështu që bëni kujdes! Virgjëresha: Me financat do keni fat. Gjithë maturia që keni treguar kohët e fundit do japë frytet e veta. Peshorja: Momentet e pasionit për të gjithë ata që janë në çift do jenë të shumta. Akrepi: Më në fund do afroheni më shumë me atë që keni në krah. Beqarët do jenë sharmantë sot. Shigjetari: Hëna do jetë e pozicionuar shumë mirë sot në jetën tuaj në çift. Do keni ndryshime pozitive. Bricjapi: Menaxhojeni me kujdes buxhetin sot në mënyrë që mos keni probleme. Ujori: Do keni dëshira të çmendura sot dhe do bëni shpenzime pa fund. Kujdes! Peshqit: Bëhuni të duruar! Në sektorin financiar gjërat do shkojnë mirë.

Kadiu sh.a ofron vend pune si xhenerik. Të interesuarit të dërgojnë një cv në e-mail: kadiu_kadiu@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E MËRKURË, 11 KORRIK 2012

PROFIL

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Marijeta Dardha: “Fresh Organic Cosmetics” ju bën më të bukur…

Mirësevini në botën e Fresh Kozmetikave Organike nga Greqia”! Kjo është ftesa e parë dhe e hapur, e sipërmarrëses Marijeta Dardha, e njohur si eksperte dhe specialiste për trajtimet speciale të trupit, lëkurës, fytyrës në unisex. E specializuar në Greqi dhe me një eksperiencë të gjatë 20-vjeçare pune në vendin fqinj. Qysh prej shkurtit të vitit 2012, ajo ka sallonin e saj të modës, në një Fresh Line modern. Por veç kësaj, ajo shpërndan produkte kozmetike në kryeqendrën e Shqipërisë, në Tiranë, si dhe në Vlorë e në Kuçovë, ku ka edhe ekskluzivitetin e shpërndarjes së produkteve. Në sallonin Fresh Line të Marijetës, magjia e produkteve lëshon aroma fantastike dhe nëse hyn aty, nuk ke dëshirë të largohesh pa u bërë pjesë e tyre. Ja disa nga linjat e “Fresh Organic Cosmetics”: Produkte të fytyrës, me prejardhje të lashtë. Recetat e Fresh Line janë të mbështetura tek kërkimet e dijetarëve të mitologjisë së lashtë greke, të mbështetura më tej me teknologjinë moderne. Pjesa më e madhe e përbërësve janë organike dhe nuk përmbajnë kimikate. Receta natyrale për flokët: Edhe këtu, recetat tradicionale të mitologjisë helene janë ndërthurur në mënyrë magjike me përbërësit bimorë, me vajra natyrale, vitamin D. Nuk përmban shkumë sintetike, silikon, apo vajra minerale. Fresh Beauty Bar: Kjo është një linjë e përbërë nga produkte shumë të freskëta dhe me një datë skadence të shpejtë, ku hyjnë ekstrakte frutash, qumësht, bimë, mjaltë organik, vajra natyrale. Në këtë linjë produktesh, zonja Marijeta është kujdesur që në paketimin e produkteve të vendosë minimumin e peshës, me qëllim që në çmim të përfshihet vetëm produkti. Spa Eliksir: Kjo është një linjë po aq magjike, e bazuar në dorëshkrimet e lashta, kombinuar me

Marijeta Dardha

vajra esenciale dhe formula unike, për relax dhe gjallëri të fizikut. Një eksperiencë magjike për trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj. Kozmetikë individuale: Është një linjë e bazuar tek nevojat personale të çdo klienti. Duke dashur të përshtasë çdo shije, secili prej klientëve mund të shtojë sipas dëshirës esenca vajore të ndryshme. Sa i takon trajtimeve speciale tek Fresh Line do të merrni: Linjat e trupit. Kjo është një linjë intensive, që lufton celulitin dhe garanton njëkohësisht dobësimin e trupit.

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM! FAKULTETI I MJEKËSISË

Mjekësi Infermieri Stomatologji Farmaci Deri më 16 Korrik

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

2000 € = 820 € 2000 € = 820 € 2000 € = 820 € 2000 € = 820 €

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

Kujdesi ndaj diellit: mbron, kuron dhe redukton. Është një linjë e përbërë nga vajra hidratues dhe gjalpë, kundra inflamacionit. Ndërsa Linja për Fëmijë, ka përbërës natyralë dhe me mbrojtje shumë të lartë. Njëkohësisht kjo linjë ofron kënaqësi dhe përkujdesje për lëkurën e ndjeshme dhe të njomë të fëmijëve. Ja dhe dhuratat e Fresh Line, të cilat janë unike, për çdo rast. Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

77news  

Gazeta 77news, e perditshme informative, organ i Levizjes Shqiperia e Re.

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you