Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E SHTUNË, 15.06.2012 NR-101 I BOTIMIT

OPINION

Erdogan dhe AKP, rezistues ndaj sulmeve!

V

iti i parë i mandatit të tretë të Partisë në pushtet (AKP), e cila udhëhoqi reforma të papara gjatë 10 viteve të fundit të historisë moderne të Turqisë, e quaTayyp Erdogan jtur nga vetë kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, si «periudha e zotërimit», përfundoi këtë javë. Nëse pyesim për frazat më të mëdha që mund të përshkruajmë këtë kohë të AKP-së në detyrë, ajo thuhet qartë: demokratizimi i përshpejtuar, rritja e standardeve dhe integrimi me botën, përparimi mbi të drejtat dhe liritë dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Siç e dimë tashmë, kur Erdogan me AKP-në, më 3 nëntor 2002 erdhi në pushtet, vetëm 14 muaj pas themelimit të partisë, vendi ishte në një gjendje të dërmuar politikisht dhe ekonomikisht. Megjithatë, në sajë të angazhimit të saj, për të zbatuar me sukses kërkesat e ofertës së vendit për t’u bërë një anëtare e plotë e Bashkimit Europian, ajo ishte në gjendje për të kapërcyer këto probleme sfiduese. Në vitet e para në detyrë, AKP përball një kampi oligarkik dhe burokratik, përballë një tutele ushtarake, përballë një armiqësie mediatike dhe një president jo-bashkëpunues dhe vetëm, duke u mbështetur plotësisht në mbështetjen e saj elektorale, ajo zbatoi një shumicë të madhe reformash. Nuk duhet harruar fakti se, pasiguria dhe paqëndrueshmëria, që rrodhën nga lufta në Irak, përpjekjet për të përmbysur qeverinë mes 2003 dhe 2004 dhe nevoja për të luftuar krizën ekonomike, e cila përkoi me mandatin e parë të AKP-së nuk ishte e lehtë. Sigurisht, strukturat e thella shtetërore, po ashtu institucione dhe lëvizje të ndryshme, të cilat ishin munduar shumë për të kthyer zgjedhjet presidenciale të vitit 2007...

>> VIJON NË FAQEN 2

Të drejtat e njeriut, Avokati Terpo: Gjykatat t’i kenë në vëmendje! Biblioteka Kombëtare, lexuesit: Është kthyer në serrë, s’punojnë kondicionerët!......f.2 HEC-i i Ashtës në testim, Berisha: Kryevepër për energjinë e rinovueshme.................f.3 75 vjeçarja mban familjen 8 antarëshe, me bimë mjekësore.................................................f.4 E ardhmja na rezervon televizorët e tejdukshëm…..f.6 Vitrina në familje/ Hysen Syla: Kampusi i kompletuar!..f.7

Adresa Rruga “Donika Kastrioti, pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Welcome to Albania!

E SHTUNË, 16 QERSHOR 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Biblioteka Kombëtare, lexuesit: Është kthyer në serrë, s’punojnë kondicionerët!

P

as ankesave të shumta të lexuesve të Bibliotekës Kombëtare, të cilët janë të detyruar të lexojnë në temperatura të larta dhe në kushte të papërshtatshme në ambientet e këtij institucioni, 77 News verifikoi këtë fakt në vendngjarje. Salla shkencore, në të cilën lexonin me dhjetëra lexues, të ngjasonte me një serrë, ku dielli

shqetësonte lexuesit e djersitur, të cilët nuk mund të qëndronin gjatë dhe të irrituar largoheshin nga salla. Nga informacionet që na dhanë punonjësit e bibliotekës, gjatë fundit të vitit 2011 – 2012 në këtë institucion janë investuar miliona lekë si dhe janë kryer punime për të siguruar sistemin e ngrohjes dhe të ftohjes së ambienteve, por realiteti tregon krejt të kundërtën, pasi lexuesit e kanë të pamundur leximin në këto ambiente. Ja sesi u shpreh lexuesi 71 vjeçar Ali Hoxha në profesion mësues, teksa po çohet nga salla, pasi e ka të pamundur që të studiojë më tepër “ Këtu është e vështirë për të marrë frymë e jo më për të lexuar. Biblioteka është kthyer në një serrë. Unë studioj prej 30 vitesh në këtë bibliotekë, por mesa mbaj mend unë në kohën e komunizmit ka patur ftohje dhe ngrohje

të ambienteve. Edhe një i ri e ka të vështirë të punojë aty, e jo më ne të moshuarit, kështu më mirë po largohem”. Ndërsa lexuesi Muharrem Zela u shpreh se, studion prej vitesh në Bibliotekën Kombëtare. Sipas tij shqetësimi është i madh si në dimër ashtu edhe në verë, për njerëzit që studiojnë në salla, por edhe për mirëmbajtjen e arkivave të librit. “Është jashtëzakonisht shqetësuese. Nuk mund të studioj më shumë sesa 20 minuta dhe jam i detyruar të dal nga biblioteka dhe të qëndroj në lokalet afër saj, sepse aty ka kondicioner. Është e turpshme”, shprehet Zela, “Këtu kam parë që studiojnë profesorë të nderuar si Sherif Delvina, Profesor Fadil Kepi etj., në kushte që nuk i meriton asnjë prej nesh... Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Çumani letër OKB-së: 20 maji të shpallet Dita Botërore për jetimët!

I

lir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara z. Ban Ki – Moon me një kërkesë–Propozim, që data 20 Maj të shpallet si Dita Botërore në Ndihmë të Fëmijëve Jetimë. “I Nderuar Shkëlqesi! Pikërisht, për të shëndoshur këtë frymë solidariteti dhe për t`i dhënë një përmasë universale shqetësimit botëror për këtë kategori njerëzish, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të

Kombeve të Bashkuara me këtë promemorje, duke propozuar ditën e 20 majit, si “Ditë Botërore në Ndihmë të Fëmijëve Jetimëve”, shprehet në propozimin e tij Çumani. Ndërkohë sipas letrës së drejtuar sekretarit të OKB-së, fati i jetimëve të globit është dhe duhet të jetë i pandashëm nga ai i të gjithëve. Shqipëria, vendi ynë i njëmijë e një halleve ka dhënë disa shembuj të mahnitshëm, ku jetimëve u mungojnë arsyet bazë për t`u angazhuar si qytetar në praktikën e përditshme të demokracisë. Nga ana tjetër. Kreu i institutit sqaron domethënien e 20 majit,

duke theksuar se: “Tetë vjet më parë, me propozimin e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe me mbështetjen e Akademisë së Shkencave dhe të një grupi te shquar intelektualësh nga më të mirët që ka vendi ynë, Parlamenti Shqiptar ka shpallur 20 Majin si “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve”, vendim që është adoptuar edhe në Parlamentin e Kosovës. Jetimët shqiptarë dhe ata kosovarë kanë ndoshta historinë më tragjike në botë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

këmbë në zgjedhjet parlamentare të 2007ës, erdhi si pasojë e disa sulmeve terroriste. Një numër madh i sulmesh terroriste dhe provokuese, të tilla si ato në Dağlıca, Aktütün dhe Hantepe, në të cilat disa rrjete të paligjshme në bashkëpunim me Partinë terroriste të njohur si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), kishin organizuar disa sulme kundër forcave të armatosura turke ( TSK) dhe kishin dhënë efektet destabilizuese me vrasjen e priftit Andrea Santoro, të gazetarit Hrant Dink dhe të misionarëve të krishterë në Malatya. Po ashtu, deshifrimi për komplot dhe kaos nga planet e hartuara nga Shtabi i Përgjithshëm, si: «Plani për t’i dhënë fund AKP-së dhe disa sekteve fetare»,

çoi AKP-në në pushtet sërish për të luftuar rrjetet e thella shtetërore. Në këtë proces, një hetim i thellë ka vazhduar deri në ndalimin dhe kapjen e një sërë personash në një shtëpi në lagjen Umraniye të Stambollit, e cila solli në dritë organizatën “Ergenekon”, një organizatë terroriste, që ka anëtarë nga burokracia ushtarake, nga universitetet, nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC), nga qarqet e biznesit dhe të medias, dhe pas vitit 2009, kjo organizatë e mbivendosur në brendësi të ushtrisë u identifikua tërësisht... Përktheu: Leonard Ferhati Qendra e Mendimit Pozitiv Lëvizja Shqipëria e Re Për më tepër: www.77news.al

OPINION << VIJON NGA FAQJA 1... ...në një krizë të madhe, në mënyrë për të shmangur AKP nga qeveria, ishin aktivitetet e tyre kundër AKP gjatë mandatit të dytë. Në mandatin e parë, AKP ishte përpjekur që të ishte e vetëpranuar nga sistemi, por gjatë mandatit të dytë, ajo kishte luftuar kundër këtyre përpjekjeve për t’i hedhur ato jashtë sistemit. Por ajo çfarë e shpëtoi AKP-në nga padia për rastin e mbylljes, nisur nga Gjyqësori Kushtetues me udhëzimet e larta ushtarake të kohës, ishte mbështetja e fortë e elektoratit dhe e të gjithë kombit. Përpjekjet e mëdha të gjyqësorit për të mbyllur AKP-në si parti politike, e cila u bë e mundur të qëndronte sërish në Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E SHTUNË, 16 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

HEC-i i Ashtës në testim, Berisha: Kryevepër për energjinë e rinovueshme H EC-i i Ashtës ka nisur testimin e energjisë në stacionin Ashta 1. Ky proces është ndjekur edhe nga Kryeministri Sali Berisha, i cili ka vlerësuar se ky HEC ka aplikuar teknologjitë më moderne dhe përmbush plotësisht prioritetin e qeverisë, për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit përmes energjisë së rinovueshme. “Hec-i i Ashtës është një risi, përdor teknologjinë më të fundit. Ky Hec është kryevepër edhe në rrafshin mjedisor. Ky HEC është një kryevepër në fushën energjitike dhe do të ndihmojë në punësimin e qytetarëve”, është shprehur kryeministri, pasi ka inspektuar punimet në HEC-in e Ashtës. Duke filluar nga viti 2013, në HEC-in e Ashtës do të prodhohen 240 milionë kwh energji elektrike, duke furnizuar me energji 100,000 familje. Vlera e investimit shkon në mëse 200 milionë euro. Nga viti 2012, energjia e gjeneruar do të ushqejë rrjetin shqiptar 110 kV.

HEC-i i Ashtës është i përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2, ka një kapacitet të instaluar prej 53 MW. Ky projekt nuk ka asnjë ndikim në mjedis. Energjia do

të prodhohet pa shkaktuar ndotje të ajrit, duke kursyer 114,000 ton CO2 në vit. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

TRAFIKIMI, INA RAMA: SHQIPËRIA VEND ORIGJINE

Agjencitë shtetërore, bashkëpunim me shoqërinë civile

13

agjenci shtetërore dhe shoqëria civile kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër trafikimit dhe mbrojtjen e viktimave të trafikut. Kjo marrëveshje synon koordinimin e punës, për të ulur nivelet e trafikimit të qenieve njerëzore, që sipas Kryeprokurores Ina Rama, janë ende shumë të larta. Ajo ka theksuar pas nënshkrimit të marrëveshjes se, Shqipëria vijon të mbetet një nga

vendet e origjinës të trafikimit të grave dhe vajzave për prostitucion. Znj. Rama ka nënvizuar se, rishikimi i kodit penal, do t’i jepte një impuls të ri luftës kundër trafikimit. "Për disa vite ka qenë shqetësues dhe tani, por më i reduktuar. Përmirësimi i Kodit Penal do të përmirësojë luftën kundër trafikimit. Shqipëria është vend origjine për trafikimin e femrave për prostitucion”, është shprehur Kryeproku-

rorja. Ndërsa zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Edit Harxhi, e cila gjithashtu ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, e ka vënë theksin tek mbrojtja dhe riintegrimi i viktimave të trafikut në shoqëri. Ajo ka deklaruar se, Shqipëria po përmbush detyrimet e saj në mbrojtje të viktimave të trafikimit. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

IDS QS Tirane, kerkohen operatore telefonike Telefononi ne 0696065412, nga ora 9:00 deri ne 18:00/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


HISTORI NJEREZORE

77 NEWS Welcome to Albania!

E SHTUNË, 16 QERSHOR 2012

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

75 vjeçarja mban familjen 8 antarëshe, me bimë mjekësore prej një gjysëm shekulli E dhe pse në moshën e thyer 75 vjeçe, Lirie Kurti nga fshati “Drita” i Karricës së Matit, nuk i është ndarë punës së vështirë të mbledhjes së bimëve mjekësore për të mbajtur familjen prej 8 antarësh me bukë e ushqime. Ka 8 frymë për të mbajtur, dhe gjithçka ka trashëguar, është një pension minimal kooperative. Atë e shikon që në orët e para të mëngjesit të marrë rrugët e largëta të maleve, për të mbledhur bimë mjekësore. Herë me bukë e herë pa bukë, çdo ditë të njëjtën punë sfilitëse. Në darkë shihet teksa kalon ashtu e pazë në mes të fshatit, ngarkuar më thasët e bimëve medicinale mbi shpinë. Ajo rrëfen se është një punë që e bën tash gjysëm shekulli. Isha e detyruar edhe kur punoja në kooperativë që t’i drejtohesha pyllit, sepse kisha shumë fëmijë dhe asnjë lloj përkrahje për t’i rritur ata. Pas 90-s vështirësitë erdhën në rritje për të. Kishte një pension, që nuk dilte as për kripën dhe vajin e muajit, ndaj nuk duhej ta linte zanatin e mbledhjes së bimëve mjekësore. Fytyra e rreshkur dhe shtati i mpakët, e tregojnë sakrificën e 5 dekadave, për të sfiduar varfërinë e tejskajshme për të mbajtur të 8 frymët që duhen ushqyer çdo ditë, ndaj kjo e ka shtyrë që të mos i ankohet askujt, por ta mposhtë sadopak këtë varfëri ekstreme. Edhe pse mosha e saj është 75 vjeçe, mbi kurriz mban me orë të tëra thasët ngarkuar. Nënë Liria me gjithë sakrificat dhe pse temperaturat janë të larta, nuk mban veshur ndonjëherë këpucë apo

sandale, por vetëm opinga llastiku. Këmbët dhe duart me të çara, japin të kuptosh vuajtjen e saj sfilitëse në një punë të vështirë, ku i duhet të kaptojë mal më mal, për të mbledhur bimët mjekësore. Ajo rrëfen se, në pyll i është dashur të përballet shpesh me gjarpërinj dhe insekte të tjera të dëmshme, por e ka ndihmuar fati duke mos pësuar ndonjë pickim që do t’i rrezikonte jetën. Ka mbartur shpesh herë dhe dru në pyll me thasë për të nxjerrë ndonjë lek, sidomos periudhën e dimrit. Dhe kës-

htu ditë pas dite ajo vazhdon në ritualin e saj të përditshëm, duke mbledhur bimë mjekësore për të ushqyer 8 gojë, që presin nga duart e saj atje në Karricë të Matit. Sesa do të shtyjë, këtë nuk din ta thotë, por ajo le të kuptojë se, atë moment që ta lërë takati për t’iu ngjtur pyjeve për bimë mjekësore, atëherë nuk dihet se cfarë do të ngjasë me 8 frymët, që ajo i mban të ushqyere me sakrificë mbinjerëzore ditë pas dite. Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

Mobileria RO-AL Tirane, vend pune Shitese email:edurishti@hotmail.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E SHTUNË, 16 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

SOCIALE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

TË DREJTAT E NJERIUT

Terpo: Gjykatat më tepër vëmendje ndaj tyre

T

ë drejtat e njeriut në vendin tonë ende hasin vështirësi përsa i përket zbatueshmërisë së tyre. Edhe pse në vend janë krijuar institucione, të cilat monitorojnë situatën, duket se shumë qytetarë nuk e gjejnë të drejtën qoftë në gjykata, spitale publike apo edhe në shërbime të tjera. Në një intervistë për “77 News”, avokat Genci Terpo, ekspert i së drejtës kushtetuese dhe administrative ndalet në disa nga problematikat më kryesore. -Av.Terpo si e shihni ju respektimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë? Shqipëria ka bërë shumë ndryshime në aspektin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, megjithatë ka akoma shumë punë për tu bërë me qëllim përafrimin me standardet europiane. Krijimi i institucioneve, të cilat monitorojnë respektimin e këtyre të drejtave ka ndihmuar në zbatimin e ligjit.

-Përsa i përket vendimeve gjyqësore dhe funksionimit te gjykatave, si duken këto në raport me të drejtat e njeriut? Sistemi i drejtësisë ka nevojë për një reformë të gjithanshme, e cila duhet të trajtohet si në aspektin e ndryshimeve ligjore duke specifikuar ndryshime në K. Pr. Penale dhe sidomos në K. Pr. Civile, me qëllim respektimin me rigorozitet të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Personalisht mendoj se, çështja e imunitetit duhet të trajtohet me përparësi në kuadrin e kësaj reforme. Puna e çdo gjykatësi duhet të karakterizohet nga ndjesia e të shërbyerit në favor të publikut, që parashikon dhënien e drejtësisë jashtë çdo ndikimi, por nga ana tjetër kontrolli ndaj punës së tyre përbën paralelisht një element thelbësor në transparencën e këtij të fundit. Përgjithësisht gjykatësit mundohen të specifikojnë në dhënien e vendimeve të

tyre elementë, që lidhen me të drejtat dhe liritë e njeriut por është akoma punë për tu realizuar edhe në këtë drejtim. Përfshirja e elementëve të jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, duhet të karakterizojë çdo gjykatës në vazhdim të dhënies së vendimeve gjyqësore. -Zgjatja e proceseve gjyqësore a është shpesh herë abuzive? Çështja e afateve të gjykimit dhe finalizimit të tyre me dhënien e vendimit është një problem evident për çdo Gjykatë. Kjo lidhet në pjesën më të madhe të rasteve me numrin e madh të dosjeve gjyqësore, që disponojnë gjykatat në Shqipëri dhe paralelisht edhe me numrin e vogël të gjykatësve. Natyrisht, që paçka kësaj situate, ekzistenca e afateve të detyrueshme në gjykimin e disa prej çështjeve e determinon përfundimin e procesit brenda kohës së përcaktuar çka do të thotë gjykatësit i detyron vetë ligji ta zbatojnë këtë të fundit. Këtu e kam fjalën për çështjet gjyqësore që gjykon seksioni administrativ në çdo gjykatë. -Sa efektive kanë qenë vendimet e gjykatave përsa i përket gjakmarrjes? Vendimet e gjykatave në kuadrin e gjykimit të çështjeve penale, që parashikohen si krime kundër jetës dhe konkretisht nga neni 78 paragrafi 2 i K. Penal në shumicën e rasteve kanë patur efektivitet pasi për vetë natyrën, që parashikojnë këto krime edhe dënimi që parashikohet është shumë represiv . Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

TV MEN

ATR International Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Shitje atrinternational.al@gmail.com deri me date 20.06.2012/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

TV MEN Adresa : Nënë Tereza No.52 Gjilan / KOSOVË Tel : 0280 20 199 ; 044 133 311 E-mail: tvmengjilan@hotmail.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS Welcome to Albania!

E SHTUNË, 16 QERSHOR 2012

KURIOZITETE

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

E ardhmja na rezervon televizorët e tejdukshëm…

E

ardhmja na rezervon shumë të papritura. Një nga këto është dhe televizori i tejdukshëm. Teknologjia e quajtur TOLED tashmë ekziston, por prodhimi i paneleve për pajisjet TV momentalisht nuk është i mundur.Televizori Loew ka ekranin TOLED. E ka dizenjuar Michael Friebe, ndërsa ka qenë në rrethin e ngushtë të garës së iF Concept Design. “Si i pari i llojit të vet, TV aparati Loewe Invisio, sjell risinë teknike, kombinon LCD-në konvencionale dhe teknologjinë më të re TOLED të ekranit. Kjo mundëson krijimin e lëvizjeve të tejdukshme të fotografive me riprodhimin e begatshëm të ngjyrave dhe me kontrast të plotë nga e zeza e plotë deri tek e bardha. Kompania Loewe që në vitin 1998 ka prezantuar TV-setin e lidhur në internet, para ekzistencës së iTunes dhe YouTube. Eralda Dano, Sh.L.P Vitrina Për më tepër: www.newnews.al

Xhinset e ngushta, në modë por të rrezikshme! Të gjithë preferojnë xhinset e ngushta tashmë. Në garderobën e gjithkujt nuk mungojnë ato. Por, a shkakton probleme përdorimi i tyre? Doktorët amerikanë kanë pohuar se, këto xhinse shkaktojnë “meralgia paresthetica”, një dëmtim nervor që shkakton kruarje, mpirje dhe dhimbje në kofshë. “Ky çrregullim shkaktohet kur nervat e kofshëve shtypen. Më pas, veshja e takave

të larta me xhinse të ngushta për të bërë që këmbët të duken më të holla e përkeqëson këtë çrregullim”, shprehet Karen Boyle.Femrat mbipeshë janë më të prekura nga ky dëmtim dhe simptomat e para fillojnë pas 6-8 muajsh nga nisja e përdorimit të këtyre xhinseve. newnews.al Për më tepër: www.facebook.com/Banka Ideve

REMAX Unlimited Tirane, ofroj vend pune Ndërmjetësues Pronash (Agjente Imobiliare) Tel. : 04 24 510 94/Për më tepër: www.njoftime.com

Ndërtesa me parafabrikate Ndërtesa të shpejta, praktike dhe me çmimet më të lira në treg.

Adresa: Hyperservice, Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”, Tiranë. Cel: 00355 68 55 58 578 Tel: 00355 42 39 10 31 e-mail: hyperservice@yahoo.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E SHTUNË, 16 QERSHOR 2012 Welcome to Albania!

PROJEKTI VITRNA NE FAMILJE

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Hysen Syla: Kampusi universitar “Vitrina”, i kompletuar! H ysen Syla studion Menaxhim Biznes në universitetin “Vitrina”. Hyseni krahas studimit është edhe në marrëdhënie pune, ai prej një viti punon në një lokal. Në takimin që zhvilluam në kuadër të projektit ‘’Vitrina në familje’’ Hyseni na foli për shkollimin dhe punën e tij. ‘’Te Vitrina ndihesh si mbret’’, thotë Hyseni që në nisje të inetrvistës, ‘’ka siguri, ambient të kompletuar’’, vazhdon më tej studenti i Menaxhim Biznesit. Hyseni na tregon se, gjithnjë i ka pëlqyer të studiojë menaxhimin e biznesve,

pasi kjo shkon paralel edhe me punën e tij. ‘’Është pak e vështirë të jesh edhe në shkollë, edhe në punë, por unë jam i përkushtuar dhe ja dal mbanë’’, shprehet Hyseni. Gjithashtu Hyseni na tregon se është një student i rregullt dhe shumë i dhënë pas shkollimit. ‘’ Jam student tepër i rregullt, vlerësoj mësimdhënien dhe pedagogët, të cilët janë shumë të kualifikuar’’, shprehet Hyseni në këtë intervistë për 77 news. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.newnews.al

Dashi: Jeta në çift do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Demi: Do jeni me fat sot. Zemra do përjetojë emocionet që keni pritur prej shumë kohësh. Binjakët: Do e keni të vështirë sot ta analizoni me objektivizëm jetën tuaj në çift. Gaforrja: Gjeni më shumë kohë sot për ta shpenzuar me partnerin. Luani: Do mundoheni të ruani qëndrueshmërinë në jetën tuaj në çift sot dhe do ia dilni mbanë. Virgjëresha: Jeta juaj në çift nuk do të influencohet aspak nga planetët dhe do jetë mjaft e qëndrueshme. Peshorja: Edhe pse do përballeni me një sërë sfidash në jetën tuaj sot, do ia dilni mbanë. Akrepi: Situata dhe klima do jetë më e ngrohte sesa ju mund ta mendonit. Shigjetari: Dashuritë platonike mund të kthehen në dashuri reale dhe lidhje serioze. Përfitoni! Bricjapi: Ditë shumë e lumtur për të gjithë çiftet. Ujori: Marrëdhënia me miqtë nuk do shkojë dhe aq mirë sot. Nuk do e keni të lehte të flisni dhe të kuptoheni sot. Peshqit: Shmangni xhelozinë e tepruar. Beqarët do vazhdojnë me të njëjtin status. Nuk është dite shumë e favorshme sot. Financat do kenë nevojë për më shumë përkujdesje. Ju mund t’ia dilni mbanë.

Infinit Tirane, ofroj vend pune Banakier/e Mob: +355 69 40 10 578 E-Mail: Bar.Infinit@yahoo.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


PROFIL

77 NEWS

Welcome to Albania!

E SHTUNË, 16 QERSHOR 2012

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Fidel Flor, lule dhe pemë dekoratike me kosto të ulët

F

idel Flor prodhon dhe tregton lule dhe pemë dekorative për një ambient çlodhës. Shërbim të kualifikuar dhe direktiva për mirëmbajtjen e ambieteve të gjelbërta dhe lloje nga më të ndryshmet, që nga lulet në vazo dhe deri te bimët dekorative mund të gjenden në firmën Fidel Flor në kilomentin e parë të autorstradës Durrës-Kavajë. Dretjori i firmës shpjegon për mikrofonin e 77 News, nisjen e biznesit të luleve dhe pemëve dekorative për ambiente të ndryshme, si dhe bashkëpunimin me Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë. Fiqiret Nallbani pohon se, kjo pikë ofron të gjithë shërbimet që nga projektimi i sipërfaqeve dhe mjediseve të gjelbëruara të kopshteve të tarracave të lulishteve dhe mirëmbjatjen e tyre. “Shesim edhe elemtë të gjelbërimit, siç janë: drurët, shkuret, lulet dhe pemët frutore. Si firmë kemi filluar aktivitetin në vtin 1997 kur kemi kaluar në sipërmarrje. Nga ajo kohë dhe gjer më sot kemi sipërmarrje, mirëmbajtjen e qytetit të Kavajës. Si aktivitet i gjelbërimit për mua personalisht ka filluar në vitin 1992 kur kam qenë në ndërmarrjen e gjelbërimit të qyteti. Nga viti 1992 deri në 1997, ndërmarrja kaloi në sipërmarje, ku atje krijova firmën e quajtuar Fidel For. Specialiteti im është se, kam mbaruar degën Agronomi në Insititutin Bujqësor të Kamzës dhe që atëherë jam marrë vetëm me bimët. Tani jam këtu në kilometrin e parë të autostradës Durrës-Rrogozhinë dhe shesim të gjitha elementët gjelbërues” -pohon Nallbani. Në Fidel Flor mund të gjenden 12500 fidanë, shkurre dekorative. Bimët kultivohen në një sipërfaqe prej 11 mijë m2 ndërsa pjesa tjetër importohet nga Bullgaria, Greqia, Italia dhe Hollanda.“Ne u shërbejmë qytetarëve jo vetëm me cilësi, por edhe me një

kosto shumë të ulët. Profersioni im ka qenë çelësi parësor pasi parësia është prodhimi i bimësisë. Klima jonë ka të gjithë kushtet për të kultivuar drurët dhe shkurret dekorative, të cilat i kultivojmë vetë. Me gjithë kushtet e vështira ekonomike, me gjithë

ndërmarrjet dhe firmat e tjera të shtuara ne mundohemi të ecim dhe jemi të kënaqur me punën tonë. Kemi punuar në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë kemi dekoruar institucione shumë të rëndësishme. Këtu vijnë të gjithë klientët, madje kemi klientë edhe nga Kosova” -pohon Fiqiret Nallbani Nga Ornela Manjani Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 10.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Shkodër. ........................................... Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49 Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news