Page 1

Motel Restaurant

HANI

www.Restaurant-hani.com

Restaurant HANI Shtupeq i Madh- Rugovë KM 11 Pejë - Kosovë Tel: +377 45 307-305 / +377 44 600-521 / +386 49 337-732 Email: info@restaurant-hani.com Web: www.restaurant-hani.com

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E ENJTE, 31.10.2013 VITI II - NR.604

MENDIMI POZITIV

...>>fq.4

E bukura e urtësisë! Njeriu mund të gjej pushim vetëm në Qendra e gjirin e vet. Ai gjen Mendimit Pozitiv qetësi, sepse posedon bukurinë dhe si i tillë, ka përparësi edhe nëse gjendet në gjumin e paditurisë, sepse e ka për detyrim që të zgjohet nga ky gjumë! Nuk e vë re si të gjitha bukuritë shpirtërore janë mbi sipërfaqen e detit të trazuar? Sikundër duhet, bukuria dhe nektari i saj, dituria, në kohë sajojnë kurorën mbretërore ekzistenciale. Bukuria dëshiron dhe adhuron shkëlqimin, kurse ekzistenca gjakon bukurinë dhe formën e saj, diturinë, që shkëlqen mu si kandili në terrin e dendur. Çdo gjë e bukur, skofiare, e dëlirë, adhuron rrezet e këtij kandili të amshueshëm dhe njeriu atomik, dëshiron dritën dhe shkëlqimin e saj, jo të reshurat rrezatuese të cilat lënë pas vete plagë të rënda dhe të dhimbshme, por rreze që shërojnë plagë të ndjeshme, qofshin ato edhe shpirtërore. Tani ky njeri atomik, diku larg në thellësitë e universit dhe në thellësitë e pafund të shpirtit të vet, këtë dukuri dhe nektarin e saj, gjurmon se është strukur në thellësinë e padukshme. Kështu vazhdon duke gjurmuar edhe në njeriun tjetër, kudo që gjendet nuk pushon së kërkuari, sepse është adhurues ekzistencial. I etshëm për atë kurorë dhe shkëndijën e saj, që buron nga ai nektar, e cila është struktur nën valët e shpirtit të tij të trazuar. Pasi ajo qenka pasuria e tij ekzistenciale, e strukur diku larg në meridianët e botës shpirtërore, jeton dhe shpreson se do ta gjejë kur do të këndellet nga kjo plogështi, do t’i shkrep një ditë kjo dritë. Vallë si të mos gjurmojmë këtë substancë të begatshme? Kjo është një detyrim për qënien teomorfe, nga e cila kurorëzohet dhe begatohet ekzistenca e tij. Si i tillë, ai...>> VIJON NË FAQEN 2

I harruar në moshën e pleqërisë, Haziri kërkon mbështetje! Familjet e përmbytura nga liqeni i Fierzës kërkojnë dëmshpërblim!.........................................fq.2 Skema e bonusit për pushtetarët, hiqet karburanti!..fq.3 "Aleksandër Xhuvani" nderon me titullin “Honoris Causa” Prof. Dr. Remzi Përnaskën!...........fq.5 Toka nuk ka të ardhme, nëse nuk përdorim energji të rinovueshme!..........................................fq.6 TRT, radioja që i transmeton botës Turqinë dhe kulturën turke!.................................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


Lëvizja

E ENJTE, 31 TETOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kukës, familjet e përmbytura nga liqeni i Fierzës kërkojnë dëmshpërblim! Familjet, të cilave u janë përmbytur pronat nga ujrat e liqenit të Fierzës, kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre, të zvarritur për vite me radhë. Në një letër drejtuar Këshillit të Ministrave, ata kërkojnë ndërhyrjen për zgjidhjen e çështjes së dëmshpërblimit të tyre për pronën e humbur. Kryetari i shoqatës së pronarëve që kanë humbur pronat në ujrat e liqenit të Fierzës, Sherif Kastrati u shpreh se: “Kjo

Foto ilustruese

kërkesë bëhet pas zvarritjes së problemit të tyre nga të gjitha qeveritë e 20 viteve të fundit, gjë që ka sjellë edhe një gjendje mjaft të rënduar ekonomike për këto familje, të cilat nuk kanë as shtëpi, as pronë”. Sipas burimeve të afërta, thuhet se janë rreth 30 mijë familje të rrethit të Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Pukës që kanë pronat e tyre nën ujrat e liqenit të Fierzës. Për më tepër: www.77news.al

Elbasan, marrëveshje midis Bashkisë dhe KKQV!

Foto ilustruese

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Këshillimor Qytetar Vendor. Marrëveshja është nën-

shkruar nga Kreu i Bashkisë dhe nga Koordinatorja e këtij Këshilli, Ardiana Kasa. Objektivi primarë i kësaj marrëveshjeje është edhe nxitja e kontributit nga poshtëlartë nga qytetarët për zyrtarët e Qeverisjes Vendore. Kjo nismë synon të krijojë një mekanizëm që të bëjë të mundur që qytetarët të mësojnë më shumë për njësinë e tyre të Qeverisjes Vendore, të vendosin për çështje të rëndësishme që lidhen me qytetin. Kreu i Bashkisë e ka vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja për qytetarët e Elbasanit. Ndërkohë edhe Koordinatorja e Komisio-

nit Këshillimor Qytetar Vendor, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Elbasanit, si një ndër Bashkitë që ka marrë vazhdimisht vendime për qytetarët për çështje të ndryshme. Ky Këshill do të organizojë të paktën 4 mbledhje vjetore me Kryetarin e Bashkisë, për të diskutuar tema dhe çështje të ndryshme, të parashtruara nga qytetarët dhe shoqëria civile. Anëtarët e Këshillit do të jenë nga: Organizata Rinore; Komuniteti i Biznesit; Organizata e Grave; Grupe të Organizuara etj,. Për më tepër: www.77news.al

njerëzore. Ky element është dashuria, që është fryt i bukurisë së diturisë, e cila formon një mendim, një ndjenjë njerëzore, një ndërmarrje për këtë substancë të amshueshme, e cila jetën na e bën të lumtur, një rezervuar i botës shpirtërore, që na pastron, na bën të dëlirë. Pjesa më e madhe e racës njerëzore bën përpjekje në vazhdimësi, për ta realizuar këtë ëndërr të lashtë, me qëllim që të pasurohet me dashurinë primordiale dhe nektarin e saj, diturinë, që të jetë i lumtur dhe që çdo gjë rreth tij të lulëzojë dhe të jetojë në dashuri. I vrullshëm për realizimin e këtyre synimeve si rrezet e diellit, që bien e depërtojnë tej unazës dhe vërshojnë botën, duke e pasuruar me shkëlqimin e vet, që hyjnë nëpër ngushticat më të vogla gjer në zemrën e kozmosit - ja i tillë është njeriu. Vlerat etiko-morale bëjnë që njeriu të jetë besimtar, fleksibël, i kujdesshëm, fisnik, i ndershëm, i drejtë, i matur, i ekuilibruar. Ashtu si qelqi kozmik, që i përthyen e pastaj i shpërndan rrezet shumëngjyrëshe të diellit, që janë enigmatike - ja i tillë është nje-

riu. Kështu ndodh edhe me atë shpirt të dëlirë, të kthjellët, që i pastër si loti noton në meridianët e botës shpirtërore, që me një dëshirë të zjarrtë shfaqet si ylberi mbi qelqin kozmik. Të gjitha arritjet në këtë botë i takojnë mbarë njerëzimit, sepse burimi i tyre është nektari origjinal që buron pa pushim nga thellësitë e tij, që është një agregat, i cili e shtyn të synojë për të prodhuar, për të arritur më tutje, për ta pasuruar akoma jetën në lumturinë e përgjithshme. Si i tillë, ky mikrokozmos duhet të luftojë paditurinë, destruksionin, egoizmin dhe dukuritë e tjera shkatërrimtare: të mbjellë lule në kopshtin shpirtëror, nektari i të cilit do t’i vërshojë meridianët e botës shpirtërore, ku do të zhduket tisi i territ dhe bukuria e diturisë së gjurmuar ekzistenciale do të dalë në shesh, nga do të shpërthejnë rrezet nga kandili i amshuar, burim i dashurisë së racës njerëzore, nëpërmjet të cilit mund të arrijmë në kufirin më të lartë të fuqisë pozitive. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... e gjurmon këtë thesar të begatshëm, i cili na e mbushullon me lumturi jetën. Dihet mirë filli i dashurisë që zgjon, që lidh e që vëllazëron. Dashuria është një fryt i bukurisë dhe i nektarit të saj, diturisë, e cila mjekon, shëron plagët, qofshin ato edhe atomike, forcon dhe ngre në këmbë qenien e plagosur, lartëson, shenjtëron virtytet e tij të madhërishme e të kërkueshme. Të gjitha begatitë dhe vetë fati, janë bërthamë e lumturisë së gjinisë njerëzore, në të cilën kurorëzohet. Vetëm dashuria është çelës i këtij meridiani të mbyllur. Formula e të gjitha dëshpërimeve të njeriut dhe të synimeve të tij të larta. Këto dallime vihen re te babai dhe te i biri, dallimet ndërmjet njërës familje dhe familjes tjetër e kështu me radhë, si dhe ndërmjet njërës kulturë e tjetrës. Vështroje këtë diferencë babilonase, që është një pjesë teatrore, një oper e zymtë, e cila ekzekutohet me copa kostumesh e dekorimesh, me gjithë larminë që i ka lidhur dhe u ka dhënë shpirt kjo lidhshmëri në mënyrë më konstante, që mban racën Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 31 TETOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Skema e bonusit për pushtetarët, hiqet karburanti!

Gjyqtarë, prokurorë, drejtues të pushtetit vendor dhe funksionarë të pushtetit ushta-

rak dhe policor, nuk do të përfitojnë karburant nga shteti. Heqja e tyre nga skema e bonusit, për transportin, i kursen arkës së shtetit 165 milionë lekë në vit. Për periudhën e mbetur, do të kursehen 20 milionë lekë. Projektligji ''Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nënpunësit civil'', nxiti debate në Komisionin e Ekonomisë. Opozita, akuzoi se shkurtimi në këtë vlerë, është i papërfillshëm, krahsuar me shpenzimet që po bën qeveria. "Bëni të njëjtin nivel shpenzimesh sa kemi bërë ne dhe do të kemi në fund të vitit dhe 17 miliardë lekë të tjera kursime, nga 21.5 që ishin në fund të tetë mujorit, shtoi edhe 17 të tjera dhe do t'u shkonte në 39 miliardë

lekë vetëm kursimi i shpenzimeve. Nuk do të kishit nevojë për të marr borxh nga mosrealizimi i të ardhurave që keni pasur", tha Ridvan Bode. Nga ana tjetër, projektligji synon uljen e masës së bonusit për funksionarët e lartë, drejtuesit e institucioneve të pavarura dhe deputetët. "Shpenzimet administative të qeverisë deri në fund të vitit nuk rriten, për më tepër që janë shkurtuar. Tabelat janë publike, mund t'i verifikojë çdo shqiptarë, mund t'i bëjë të qarta kushdo": tha Erion Braçe. Kjo masë e marrë do t'i shkurtojë çdo vit buxhetit 165 milionë lekë. Redukton numrin e funksionarëve përfitues, nga 46 që janë aktualisht, në 14 funksione. Për më tepër: www.77news.al

Mungojnë mjekët specialistë, transfuzionet e gjakut jo të sigurta!

Në Shqipëri duhen mjekë specialistë për transfuzionet e gjakut. Aktualisht mungojnë trajnimet e duhura, dhe mjekët e sapodiplomuar nuk kanë njohuritë e duhura për transfuzionet e gjakut. Këto deklarata

vijnë nga përfaqësuesit e qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut, të cilët thonë se duhet të ketë më shumë kontrolle, për të rritur sigurinë e gjakut që përdoret për operacione, apo për talasemikët. "Realisht, mund të jemi i vetmi vend në Europë ku mjeku sapo del nga bankat e shkollës, fillon punë në strukturat e transfuzionit të gjakut, pa një specialitet përkatës. Në strukturat e tranfuzionit duhet të punojnë ose biologët ose mikrobiologët"- tha Arben Mete, mjek në qendrën e transfuzionit të gjakut. Për të rritur sigurinë e gjakut që dhurohet, përfaqësuesit e shëndetësisë kanë kërkuar më shumë investime në testet që kryhen. "Ne kemi disa vite që bëjmë testimin e

gjakut në mënyrë të centralizuar dhe me metodën automatike në Tiranë. Ky ka pasur edhe anët e mira. Duhet punuar më tepër dhe ndoshta, do duhet ndihma e komisionit, për të shtuar investimet në drejtimin e testimit të gjakut, sidomos për Hepatit B dhe C"- tha Petro Mersini, drejtor spitalor. Përfaqësuesit e shëndetësisë sërisht kanë hedhur propozimin se për të reduktuar rastet më talasemi, të cilët kanë nevojë për gjak, duhet të kryhet testimi paraprak i çifteve, por për këtë lloj testimi, duhet të bëhen ndërhyrje në ligj. Një propozim i tillë është bërë në vitin 2006, por nuk gjeti miratimin e strukturave drejtuese të ministrisë së shëndetësisë së asaj kohe. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Parukiere. Të interesuarit të kontaktojnë në: 068 90 71 535/ Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 31 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

I harruar në moshën e pleqërisë, Haziri kërkon mbështetje!

Z. Haziri

Është e dhimbshme që qytetarët e thjeshtë nuk marrin vëmendjen e duhur nga autoritetet përkatëse të cilëve i kanë besuar udhëheqjen. Është vështirë të mendosh dhe të besosh se mosha e tretë është kategoria më e neglizhuar në pjesën më të madhe të rasteve. Arsyet e këtij fenomeni janë të shumta, si largimi i fëmijëve në emigracion, mungesa e të ardhurave si pasojë e papunësisë, neglizhimi nga fëmijët që harrojnë dhe mënjanohen nga prindërit e tyre. Z.Haziri jeton i vetëm, në periferi të qytetit. Ai arrin të mbijetojë me një pension të cilit nuk i mjafton të përballojë as nevojat bazë. Ai është në kërkim të një pune, pasi sipas tij nuk ka rrugë tjetër për të shlyer të gjitha detyrimet që i duhen për të përballuar

jetën. Për këtë rast, pononjësja e punëve dhe çështjeve sociale V.M, thotë se në skemën e sigurimit në rastet e papunësisë, të drejtën për përfitim e kanë të gjithë personat e siguruar në rast se: Vërtetohet nga zyra e punës se janë të papunë dhe se pranojnë të kualifikohen dhe të rikualifikohen në kërkim të punës.Nuk kanë përfitime të tjera nga sistemi i sigurimeve shoqërore përveç pensionit të pjesshëm të invaliditetit. Me kë jetoni dhe si është gjendja në familjen tuaj? Prej pesë vitesh, jetoj i vetëm dhe kjo mënyrë jetese është drama më e madhe për një njeri. Po bashkëshortja dhe fëmijët? Bashkëshortja është e sëmurë, ajo shum-

nicën e kohës e kalon në spitalin psikiatrik këtu në Tiranë, ndërsa tre vajzat dhe dy djemtë e mi jetojnë jashtë vendit. Vajzat vijnë gjatë stinës së verës, ndërsa djemtë më rrallë. Vetë jam i sëmurë nga mushkritë, jam nën ndikimin e ilaçeve. Mua më vjen më shumë keq për mënyrën se si përfundova në këtë moshë. Se kisha menduar kurrë se mund të mbetesha i vetmuar. A ju ndihmojnë fëmijët me të ardhura? Fëmijët siç e thashë jetojnë larg, nuk më ndihmojnë sa duhet, mua do të më ndihmonin më shumë sikur njëri prej tyre të jetonte afër meje. Kjo do të më mjaftonte, por ata rrallë herë më telefonojnë. Ata kanë kanë krijuar familjet e tyre ndoshta nuk kanë të ardhme që të vijnë të jetojnë këtu, por unë kam mbetur i vetmuar dhe i braktisur. Çdo ditë e më shumë po vë re se fuqitë po më shterojnë. Me çfarë të ardhurash jetoni? Unë jetoj më një pension shumë të ulët, prej nëntë mijë lekësh të vjetra. Këto pak lekë i shpenzoj për të ndihmuar bashkëshorten time, e cila gjithashtu po përjeton një gjendje të vështirë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Shitëse. Dërgoni CV-të tuaja në: dyqan_rinas@yahoo.com/ Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 31 TETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Bujar Mykaj: E gjithë familja në mbështetje të biznesit!

Sipërmarrësi Bujar Mykaj, në një intervistë të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë, foli rreth biznesit që ai drejton prej më shumë se dhjetë vitesh. E gjithë familja punon për të çuar përpara punën në “Bar Kafe Fabio”. Sa e vështirë është të drejtosh një biznes? Çdo biznes ka shumë vështirësi, por unë mundohem që me durim dhe mirëkuptim t’i kaloj vështirësitë që hasen gjatë punës.

Mundohemi t’i kënaqim klientët gjithmonë. Sa kohë ka që “Bar Kafe Fabio” është në funksion të qytetarëve? Ka 10 vjet, çdo gjë deri më sot ka shkuar shumë mirë, sepse jemi përshtatur me klientët, pavarësisht pakënaqësive të vogla, por ja kemi dalë mbanë. “Bar Kafe Fabio” funksionon vetëm si bar, apo...?

Së fundmi kemi futur edhe gatime të shpejta, të preferuara shumë këto nga klientët. Duke pasur ambientin, menduam pse mos të shtojmë diçka më shumë. Çfarë të veçante ka "Bar Kafe Fabio" në krahasim me konkurentët e tjerë në treg? E veçanta është se ofrojmë një ambient tradicional. Ka atmosferë familjare, është vend i qetë, shërbim tejet cilësorë, i shpejtë dhe shumë pastër. Klientët gjithmonë mbeten të kënaqur. Ne punojmë të gjithë si familje, ndaj dhe korrektësia ndaj klientëve është më e madhe. Cili është sezoni kur fluksi i punës është më i lartë? Këtu puna nuk është me sezone, por në periudhën e verës ka pak luhatje, pasi njerëzit ikin me pushime, ndërsa nga periudha e dimrit puna është shumë mirë, duke qenë se ndodhet dhe pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Për më tepër: www.77news.al

Universiteti "Aleksandër Xhuvani" nderon me titullin “Honoris Causa” Prof. Dr. Remzi Përnaskën! Senati i Universitetit “Aleksandër XHuvani” ka nderuar me titullin “Honoris Causa”, Prof. Dr. Remzi Përnaska, gjuhëtar i mirënjohur shqiptar, studiues dhe pedagog për më shumë se 40 vjet në Shqipëri dhe në Francë. Ceremonia e dhënies së titullit është bërë në prani të anëtarëve të Senatit Akademik, pedagogëve, familjarëve të Prof. Përnaskës, si dhe të miqve dhe dashamirësve të tij. Në fjalën e rastit, Rektori Liman Varoshi, e cilësoi figurën e Profesor

Remzi Përnaskës si një nga personalitetet e shquara të Komunitetit, të studiuesve dhe shkencës shqiptare. Ai tha se është nder për Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ta akordojë këtë titull për profesorin e nderuar. Më pas, ceremonia ka vijuar me reçensat nga dekani Roland Gjini dhe Prof. Tomor Plangarica për kontributin që ka dhënë Përnaska në Albanologji, si dhe në Gjuhën Shqipe. Pas recensës për veprimtari shken-

core të Prof. Përnaskës, rektori Varoshi i dorëzoi titullin “Honoris Causa” profesorit të shquar. Nga ana e tij, Prof. Dr. Remzi Përnaska ka falenderuar senatin e Unversitetit, për vlerësimin që i kanë bërë duke i dhënë këtë titull dhe shtoi se: “Bujaria juaj i shtoi qokave të mia edhe qokën “Honoris Cuasa”. Remzi Përnaska ka lindur më 20 dhjetor të vitit 1934. Ai kontribuon aktivisht me studimet dhe mësimdhënien e Gjuhës Shqipe. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Agjent shitjesh. Dërgoni CV-të tuaja në: info@teutadurres.com/ Për më tepër www.njoftime.com

Market MANDRI Adresa: Rruga “Isuf Elezi”, Paskuqan - Tiranë Cel: +355 68 51 64 425 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E ENJTE, 31 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Toka nuk ka të ardhme, nëse nuk përdorim energji të rinovueshme! Për të pasur një të ardhme më të mirë, ne duhet të fillojmë të përdorim energji të ripërtëritshme. Diçka në qytetin tonë duhet bërë për një riciklimin, për autobuzë ekologjikisht miqësorë, për dritat e trafikut me energji diellore, për ndërtime me ndikim të ulët mjedisor, etj. Megjithatë, ne besojmë se kjo ende nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të parandaluar futjen e CO2. Problemi i ndotjes së ajrit lindi në 700-ën, me revolucionin e parë industrial. Që atëherë, ndotja e ajrit ka përshpejtim shumë të fortë. Qymyri u zëvendësua nga nafta dhe nënproduktet e saj ( naftë, ben-

zinë , gaz natyror). Djegia e sasive të mëdha të CO2 dhe komponimeve të tjera organike të paqëndrueshme si, pluhuri, shkaktojnë astma, bronkit dhe pneumoni. Disa të anketuar treguan se një investim i mençur dhe i matur, mund të jetë një përdorim më i gjerë i paneleve diellore, për të siguruar energji elektrike të rinovueshme dhe të pastër, për konsum të brendshëm, e cila mund të jetë gjithashtu një burim i të ardhurave. Në përfundim, ne jemi të bindur se duhet të besojmë në energjinë e rinovueshme, e cila është e pashtershme dhe jo ndotëse, gradualisht gjithnjë e më shumë për të kufizuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile. Për më tepër: www.77news.al

Farat e frutave dhe funksionet e tyre në organizëm! Njihuni me të vërtetat e farave të frutave! 1. Farat e rrushit - Janë të pasura me antioksidantë natyralë dhe japin një ndihmë të madhe në luftën kundër kancerit, epidemive kronike, hipertensionit dhe kolesterolit të lartë. 2. Farat e mollës - Konsumi i sasive të mëdha të farave të mollës mund të shkaktojë edhe vdekjen, duke qenë të pasura me amygdalin që është një përbërje komplekse toksike. 3. Farat e qershisë - edhe në farat e qershisë ndodhet amygdalina, e njohur

ndryshe edhe si vitamina B17. Pavarësisht kësaj, disa studime të kohëve të fundit kanë vërtetuar se mund të ketë efekte pozitive në parandalimin e tumoreve. 4. Farat e shegës - disa studime kanë vërtetuar se farat e vogla të këtij fruti janë shumë të dobishme për shëndetin, pasi kanë përbërës antikancerogjenë. 5. Farat e agrumeve - Farat e limonit këshillohen të mos hahen pasi më shumë përdoren si ekstrakte në krijimin e detergjenteve të kuzhinës. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Kamarier. Dërgoni CV-të tuaja në: bn@kaonbeer.com/ Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 31 TETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

TRT, radioja që i transmeton botës Turqinë dhe kulturën turke!

Në 8 janar 1937, përmes Radios së Ankarasë në Turqi është bërë transmetimi i parë për jashtë shtetit. Radio "Zëri i Turqisë", përmes këtij transmetimi të parë radiofonik në gjuhën arabe në lidhje me problemin e Hatajit, filloi të dëshmonte për axhendën e Turqisë dhe atë botërore. Kurse në datën 28 tetor 1938 u kalua në shërbimin e transmetimeve të rregullta të jashtme në 4 gjuhë, përkatësisht në turqisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Në vitet 1949 - 1958 transmetimet e jashtme fituan një rëndësi mjaft të madhe me pjesëmarrjen e Turqisë në Luftën e Koresë. Programet radiofonike të përgatitura për ushtarët turq që shkuan për të marrë pjesë në këtë luftë, u kthyen në një burim të madh morali për ata. Transmetimet radiofonike që nga themelimi i tyre deri në vitin 1963 u realizuan me emrin

“Radioja me Valë të Shkurtra e Ankarasë”, por nga ky vit e prapa, transmetimet nisën të bëhen nën emrin “Zëri i Turqisë”. Transmetimet e rregullta të jashtme radiofonike nga 4 që ishin në vitin 1938, me kalimin e viteve vazhduan duke e rritur. Gjuhët në të cilat vazhdojmë të transmetojmë në ditët e sotme janë: Anglisht, Arabisht, Boshnjakisht, Bullgarisht, Dari (Persishtja e Afganistanit), Armenisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Gjeorgjisht, Hungarisht, Italisht, Kazakistanisht, Kinezisht, Kirgizisht, Kroatisht, Maqedonisht, Pashtu, Persisht, Rumanisht, Rusisht, Serbisht, Spanjisht, Shqip, Tatarisht, Turqisht, Turqishte e Azerbajxhanit, Turkmenisht, Ujgur Urdu, Uzbekisht, Uzbekishte e Afganistanit, dhe Greqishtja. Transmetimet në gjuhën turke Transmetimet në gjuhën turke bëhen në 24 orë përmes valëve të shkurtra, satelitit dhe internetit. Pjesa prej 19 orësh e këtyre transmetimeve bëhen në valë të shkurtra, duke u gjendur gjithmonë pranë qytetarëve turq që jetojnë jashtë shtetit. Transmetimet në gjuhën turke i ndihmojnë turqit që jetojnë jashtë atdheut të mos shkëputin lidhjet e tyre me Turqinë dhe kulturën turke, si dhe kontribuojnë në ruajtjen tek ata të gjuhës, besimit, zakoneve dhe traditave, ndjenjave të unitetit dhe solidaritetit. TRT Evropa FM TRT Evropa FM, ndërkohë që transmeton

muzikë turke është, edhe një kuti muzikore që trajton aktivitetet e ndryshme që qytetarët turq realizojnë në vendet ku jetojnë. Transmetimet në gjuhë të huaja Radio Zëri i Turqisë realizon 72 orë transmetime në ditë, në 31 gjuhë të ndryshme duke përdorur mundësitë transmetuese satelitore, internetit dhe valëve të shkurtra. Transmetimet në valë të shkurtra vazhdojnë të bëhen 29 orë në ditë, në 21 gjuhë të huaja dhe realizohen me 3 dhënës të valëve të shkurtra, secili me fuqi 500 KW. Kurse transmetimet radiofonike në 10 gjuhë bëhen përmes platformës satelitore dhe internetit. Radio "Zëri i Turqisë", me transmetimet që realizon, nuk pasqyron vetëm opinionin e Turqisë në lidhje me çështje të brendshme e të jashtme, por i prezanton botës njëkohësisht edhe Turqinë dhe njeriun turk. Tek dëgjuesi përcillet progresi që është shënuar në fusha të ndryshme si dhe projektet ku Turqia është palë. Në vitin 2013 Radio "Zëri i Turqisë” shënoi 75-vjetorin e fillimit të transmetimeve të rregullta të jashtme dhe sot, përmes valëve të shkurtra, satelitit dhe internetit ajo mbërrin tek dëgjuesit në çdo vend të botës. Transmetimet në internet www.trt-world.com.tr Radio Zëri i Turqisë transmetimet në web i ka filluar me 15 gjuhë, ndërsa sot numëron 35 gjuhë/dialekte/alfabete. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Kuzhinier. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0672009610 / Për më tepër www.njoftime.com

A d re s a : D i v j a k ë , A l b a n i a e-mail: shkozaenri@yahoo.it Cel: +355 66 22 60 000 +355 69 22 60 999 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

E ENJTE, 31 TETOR 2013

77 ENERGY

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 31 Tetor deri me 15 Nëntor 2013 Modeli tjetër i sistemeve të ngrohjes 77 Energy. Kaldaja shtëpiake që ju po shikoni në foto është praktike, ekonomike dhe shumë funksionale. Përbëhet nga 3 pjesë: Pjesa ku ndizet zjarri, pjesa ku piqen tavat dhe pjesa ku ngrohet uji.

Oferta më e mirë!

Avantazhet Kosto shumë e lirë në krahasim me sistemet e tjera të ngrohjes. Furnizohet 1 herë / 6-12 orë. S’ka ndotje as tym. Përdoret për ngrohje uji dhe furrë pjekjeje.

20.000 lekë

Grumbullojmë mbetje drusore 2 lek / kg. (Mbetjet e marangozëve, dërrasa ose binarë jashtë përdorimit, ambalazhe të ndryshme druri, bersi ulliri, etj.)

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30 Për blerje mbi 10.000 lekë, Ofert ë transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja:+355 68 56 82 634

CITY PARK

Daniela: +355 68 56 82 426 Lisa: +355 68 56 82 511

Mbushni Çantat!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese

31 tetor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you