Page 1

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 2.11.2012 VITI I - NR.241

R

e

Qendra p

L

ëv

hvillim eZ

rejtësi dh D ër

izj

a Shq

a i p ë ri

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

...>>fq.3

Clinton në Shqipëri:

Do të jemi me Shqiptarët edhe për qindra vite të tjera! MENDIMI POZITIV

Iu besoj instikteve të mia! D

uke b ërë p ohime pozitive, ju mund të zëvendëQendra e soni mendimet tuaj Mendimit Pozitiv negative ne mendime pozitive dhe të shëndetshme. Ndikohet mendja juaj nga programet televizive për të pasur mendime pozitive ose për >> VIJON NË FAQEN 2

LSHR takim me studentët e Tiranës, Çangollari: Propozojmë punë sociale dhe jo ndihmë sociale!.....fq.2 Dhuna ndaj Gruas, Sevim Arbana: “Dënim me vdekje për kriminelin”!.......................fq.4 Vëzhgim në Bregun e Lumit: Pjesa e harruar e periferisë së Tiranës!...................fq.5 Ekspozitë e Gjovalin Pacit në Kampusin "Vitrina"!....fq.7 Vlashaj në Prizren: Turqia dhe Erdogani, burim frymëzimi për të gjitha trevat shqipfolëse!....fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E PREMTE, 2 NËNTOR 2012

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR diskuton platformën politike me studentët e Tiranës

Çangollari: Propozojmë punë sociale dhe jo ndihmë sociale!

M

bështetja e shtresave në nevojë ka qenë kryefjala e takimit të nënkryetarit të Lëvizjes Shqipëria e Re për Çështjet Organizative, Çajup Çangollari, me studentë të Tiranës. Çangollari ka theksuar se LSHR ka në fokusin e saj shtresat më të rrezikuara, për këtë arsye propozon që njerëzit në nevojë të mos trajtohen më me ndihmë sociale e cila i mjafton vetëm për bukë, por të angazhohen me punë sociale. "Përmes punës në komunitet, këta njerëz nuk do të ishin më të padobishëm dhe do

të merrnin një pagë minimale, e cila jo se do të zgjidhte të gjitha problemet e tyre, por të paktën do të përmbushte nevojat minimale jetësore", është shprehur Çangollari. Heqja e kompetencës së pedagogut për të vlerësuar studentin, një tjetër propozim i LSHR-së, është mbështetur nga të pranishmit në tryezën e debatit, të cilët kanë vlerësuar se duke ia lënë këtë kompetencë Agjencisë Kombëtare të Vlerësimit, do të minimizohej ndjeshëm korrupsioni në arsim dhe do të barazoheshin diplomat

e arsimit privat me atë shtetëror. Në vijim të takimit është diskutuar mbi konceptin e qerasë tatimore, që synon të reformojë sistemin tatimor në vend, për të shmangur korrupsionin dhe burokracitë ndaj sipërmarrësve dhe për rrjedhojë për të shtuar vendet e punës. "Çdo sipërmarrës do ta kishte më të lehtë nëse do ta kishte të përcaktuar që në fillim të vitit detyrimin që do t’i paguante shtetit. Një nga arsyet pse investitorët e huaj tremben nga Shqipëria, është sistemi i komplikuar tatimor, pasi investitorët nuk e dinë se çfarë i pret në të ardhmen", ka argumentuar nënkryetari i LSHR-së. Në funksion të fuqizimit të shtetit shqiptar, në platformën politike të “Lëvizjes Shqipëria e Re”, propozohet që vendi të jetë Republikë Presidenciale. Pika e fuqizimit të familjes shqiptare ka në përbërjen e saj disa propozime. Prej tyre, në takim u veçua mbështetja e çifteve në moshë të re me kredi të buta për strehim dhe mbështetja e familjeve me shumë fëmijë. Kufizimi i moshës së punonjësve të administratës publike në 45 vjeç për një periudhë 8 vjeçare, për të vitalizuar këtë strukturë, është një tjetër pikë që ka hasur diskutime. Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 të larguar ato negativet? A jeni ju në gjendje që të thithni vetëm mendimet pozitive gjatë një dokumentari? Truri është në gjendje që të marrë informacionin shumë shpejt, ta analizojë atë dhe të vlerësojë se çfarë duhet të bëjë ose të thotë për të në një moment të caktuar. Megjithatë, si mendimtar i vetëm i mendjes tuaj, ju e keni në dorë ndërgjegjen tuaj për të ndryshuar mënyrën tuaj të të menduarit dhe të programoni jetën tuaj. Mendimet tuaja negative ose pozitive ndikojnë në jetën tuaj të përditshme. Si ndikojnë ngjarjet e përditshme në humorin tuaj? Nëse ju po i largoni mendimet negative dhe përqafoni ato pozitive, ju mund të përdorni energjitë tuaja në një mënyrë joproduktive për të ulur cinizmin, pesimizmin dhe negativitetin. Ju e keni kontrollin e jetës tuaj dhe e dini që tani është koha për të fituar përsëri fuqitë tuaja! Fuqija e brendshme krijon atë të jashtmen. Pra, nëse ju mendoni që ju nuk jeni mjaft Lëvizja

i mirë, mjaftueshëm inteligjent ose nuk jeni mjaftueshëm tërheqës, këto mendime do reflektojnë përmes fjalëve dhe veprimeve tuaja. Mendimet negative mund të shfaqen në oborrin e shkollës, brenda në klasë, palestër, në shtëpi apo në mjediset e punës. Ajo çfarë është e rëndësishme është që ju të bëheni të vetëdijshëm për mendimet tuaja negative dhe t’i ndryshoni ato në mendime pozitive. Si do i ndryshoni ju mendimet negative në mendime pozitive dhe të shëndetshme? Ju mund të filloni duke zëvendësuar mendimet negative me pohime pozitive, vendosni disa pohime pozitive për veten tuaj në pasqyrën e tualetit tuaj, në frigorifer, makinë dhe zyrë. Në këtë mënyrë ju do i kujtoni vetes suaj se çdo gjë është në rregull. Pohimet pozitive mund të marrin forma të ndryshme, por mënyra më e përshtatshme është të përdorni kohën e tashme, “Unë jam”. Do të shikoni që deklaratat që do bëni, do jenë të mrekullueshme! Unë

jam i fortë, i bukur, i zgjuar, i sigurt, krijues etj. si këto, do ndikojnë shumë në vetëvlerësimin tuaj. Mund të përdorni dhe shprehjen “Unë mundem”, por nuk e rekomandojmë përdorimin e shumë deklaratave për të ardhmen. Besoj se duke punuar më gjithë forcat tuaja për të realizuar diçka në të ardhmen, ju do të dështoni ne misionin tuaj. Jetoni të tashmen, mendoni pozitivisht dhe lërini gjërat të vijnë gradualisht. Duke jetuar të tashmen, ju do merrni atë që dëshironi. Për shembull, në vend që t'i thoni vetes, "Në të ardhmen, do të kem një shtëpi të bukur dhe të qetë".Thoni vetes: "Unë kam një shtëpi të bukur dhe të qetë". Mund ta ndjeni dallimin tani? Shfrytëzoni energjinë tuaj në kohën e tashme. Mendoni gjithmonë pozitivisht. Do shikoni që me këtë mënyrë do jeni më të lumtur dhe më të suksesshem në jetë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 2 NËNTOR 2012 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Clinton në Shqipëri: Do të jemi me Shqiptarët edhe për qindra vite të tjera!

S

ekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka çelur siparin e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, duke vizituar vendin tonë në ditën e parë të nëntorit, muajit të vitit jubilar. Vizita e saj në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë, ka nisur në Pallatin e Brigadave, ku është pritur nga presidenti Bujar Nishani, i cili e ka dekoruar me “Urdhërin e Flamurit”. Më tej ajo është pritur nga kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë ditë historike për vendin. Vizita e saj është kurorëzuar me fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, ku është mirëpritur jo vetëm nga deputetët, por edhe nga personalitete të shquara të vendit. “Është një ngjarje historike, veçse e bukur, shumë emocionuese. Në këtë jubile vizita juaj është edhe

lumturi edhe privilegj për të gjithë shqiptarët. Vendi juaj është miku i madh i shqiptarëve. Ju personalisht zonjë, jeni mikja jonë shumë e çmuar”, është shprehur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndërsa ka ftuar sekretaren amerikane të Shtetit të mbajë fjalën e saj. Clinton ka vlerësuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe ka garantuar mbështetje absolute nga ana e vendit të saj. “Jam shumë e lumtur që flas në Kuvendin e një Shqipërie të lumtur, të pavarur dhe demokratike. Shtetet e Bashkuara kanë qenë miqtë tuaj dhe do të vazhdojnë të jenë të tillë. Unë jam këtu sot, me një mesazh për popullin shqiptar: SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para dhe do të qëndrojnë me ju dhe për 100 vjet, e për 100 vjet të tjera pas tyre, e

pas tyre ne do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vjet të tjera”, është shprehur Clinton. Mesazhet e Sekretares Amerikane të Shtetit për Shqipërinë kanë qenë të qarta. Ndërsa ka garantuar mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë, ajo ka bërë apel për zgjedhje me standarde, luftë kundër korrupsionit dhe bashkëpunim politik përtej interesave partiake. “Ne i mbështesim plotësisht aspiratat e Shqipërisë për Europën e Bashkuar. Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë vendin e tyre në familjen europiane. Në radhë të parë ju duhet të garantoni që zgjedhjet e ardhshme të jenë me standarde. Kështu i dërgoni një mesazh pozitiv Europës. I bëj thirrje jo vetëm udhëheqësve të shqipërisë, por të gjithë popullit që të punojnë për zgjedhje të susksesshme. Së dyti ju bëj thirrje që të luftoni korrupsionin. Të gjitha vendet kanë probleme me korrupsionin. Në të gjithë botën korrupsioni është një kancer për shoqërinë. Të gjithë udhëheqësit duhet të punojnë së bashku për të luftuar këtë kërcënim të pavarësisë tuaj. Gjithashtu udhëheqësit shqiptar duhet të krijojnë një kulturë bashkëpunimi, përtej divergjencave të tyre politike. Shumë vende nuk e arrijnë këtë, por unë kam besim që ju do ta arrini”, është shprehur Clinton. Ajo ka vlerësuar harmoninë fetare të Shqipërisë. Vizita e saj në Tiranë është mbyllur me takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Për më tepër: www.77news.al

Mango Universal Group ofron vend pune AGJENTE SHITJESH. Dërgoni CV në: vmango1@live.com / Për më tepër: www.njoftime.com

KRIJOJE VETË FATIN TËND! Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 720 € / vit plus Spoken English plus Word-Exel, plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër! Afati i regjistrimit deri më 5 Nëntor

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E PREMTE, 2 NËNTOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Dhuna ndaj Gruas

Sevim Arbana: “Dënim me vdekje për kriminelin”!

Sevim Arbana

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” pasi ka pasqyruar raste të shumta të dhunës në familje, ku subjektet e së cilës kanë qenë përgjithësisht gratë dhe fëmijët, synon të pasqyrojë edhe zërin e institucioneve apo shoqatave jofitimprurëse që merren me këtë problematikë në vendin tonë. Në një intervistë për QSD-në presidentja e shoqatës “Në dobi të Gruas Shqiptare”, Sevim Arbana, ndalet tek fenomeni i shëmtuar i dhunës, i cili sipas saj po shtohet dukshëm ne Shqipëri. Arbana thotë se duhet të zbatohet ligji nga të gjitha hallkat që kanë përgjegjësi, duke nisur që nga Ministria e Drejtësisë, deri tek gjykatat. Sipas saj, ai që vret gruan duhet të marrë dënimin kapital. Znj. Arbana, shume raste tashmë të dhunës në familje të cilat janë pasqyruar në media kanë pasur subjekt gruan, e cila ka qenë viktima e bashkëshortit. Si e

shihni përhapjen e këtij fenomeni? Rastet ku gruaja humb jetën pasi torturohet e rrihet egërsisht nga bashkëshorti po shtohen çdo vit në vendin tonë. Ne si shoqatë kemi reaguar dhjetë vjet më parë kundër krimit ndaj gruas, i cili mund të cilësohet dhe si finalja e dhunës. Vazhdimisht kemi kërkuar që kriminelit t’i jepet dënimi kapital, pra të dënohet maksimalisht. Në vitin që lamë pas, pra në 2011-ën ka pasur 19-të raste ku gruaja ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar. Ndërsa po t’i referohemi 2012 deri në muajin tetor numërohen 21 gra të vrara. Kjo shifër është vërtet tronditëse për një vend të vogël si Shqipëria. Si mund të zbutet ose të zvogëlohet ky fenomen i cili nuk është vetëm shqiptar? Mendoj se pikësëpari duhet të zbatohet ligji dhe konventat që ka nënshkruar Shqipëria. Asnjë vrasës deri më sot nuk ka marrë ndëshkimin e merituar. Duhet të funksionojë drejtësia dhe gjykatat. Urdhëri i mbrojtjes nuk zbatohet nga të gjitha hallkat. Rasti më i afërt është ai i publikuar ditë më parë ku bashkëshorti alkoolist i mori jetën gruas, e cila kishte marrë urdhërin e mbrojtjes. Raste të tilla ua siguroj që ka shumë. Gjithashtu duhet të zhduken burokracitë në marrjen e këtij urdhëri. Dhunuesi duhet të qëndrojë larg viktimës, ndërkohë që ky i fundit vazhdon të jetojë me të dhe e dhunon sistematikisht. A ka mjaftueshëm vendi ynë, strehëza pritëse për gratë e dhunuara dhe çfarë duhet bërë më tepër nga institucionet për këtë

problem? Strehëzat sigurisht nuk janë të mjaftueshme pasi rastet janë në rritje. Aktualisht janë tre, një në zonën periferi të Tiranës, një në Elbasan dhe një në veri të vendit. Pra duhet të shtohen në numër, por mendoj se ka ardhur koha që të ketë edhe struktura paralele që do të thotë strehëza për burrat që dhunojnë. Qëllimi është të mos largohet gruaja nga shtëpia, e cila në të shumtën e rasteve është nënë, por të largohet dhunuesi. Kjo gjë ndodh edhe në shumë vende të zhvilluara të botës. Për sa i përket ndihmës ekonomike si zbatohet në këndvështrimin tuaj, për këtë kategori shoqërore? Edhe këtu ligji nuk zbatohet siç duhet, pasi në shumë raste ndihma ekonomike nuk aplikohet. Shumë ish-bashkëshortë nuk japin detyrimet që ua ka ngarkuar ligji me detyrim. Së fundmi, ku e shihni ju si shoqatë më të përhapur dhunën në zonat rurale apo në qytete? Dhuna është kudo, nuk mund ta lokalizosh pasi dhe njerëzit janë zhvendosur gjithandej. Megjithatë në familjet e varfra dhe me nivel të ulët arsimor ajo është më prezente. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Pespa Group Shqipëri ofron vend pune Inxhinier ndërtimi. Dërgoni CV në: fabrike@pespagroup.com /Për më tepër: www.njoftime.com

“Panar-bt” sh.p.k. KOMUNIKIM DHE SHËRBIME

Cel: 069 51 35 950 Cel: 068 20 59 591 e-mail: arionlani@panar-bt.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 2 NËNTOR 2012 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vëzhgim në Bregun e Lumit

Pjesa e harruar e periferisë së Tiranës!

K

jo shtëpi mban brenda katër familje të cilat përmbledhin së bashku 20 anëtarë. Në zonën e Bregut të Lumit, kjo pamje duket krejt e zakonshme, edhe pse ndodhemi në kryeqytet, këta banorë nuk ndihen pjesë e tij. Gruaja që shihni në foto rrëfen për jetën e saj dhe të pjestarëve të tjerë të cilët për të mbijetuar, lypin e mbledhin hekurishte. Në banesën e ndërtuar me kartonë dhe kompesata të çfardoshme, mbajnë “frymën gjallë” disa nga hallexhinjtë e shumtë të komunitetit rom. Vështirësitë, sipas kësaj nëne, janë të jashtëzakonshme. Ajo rrëfen se era dhe shiu ndjehet sikur të mos kishe çati mbi kokë. Ndërsa në anën tjetër dëgjohen ulërimat e fëmijëve

të cilët qajnë papushim gjatë mbrëmjes së ftohtë. Prej sa kohësh jetoni këtu dhe si arrini të mbijetoni? Kemi mbi dhjetë vjetë që jetojmë në këtë zonë. Kemi ardhur nga Elbasani me shpresën se në Tiranë do të gjenim më shumë mbështetje, por kjo nuk ndodhi. Ndërtuam këtë barake pasi vetëm banesë, nuk mund të quhet dhe çdo ditë zbresim në lagje të ndryshme të Tiranës për të lypur ose mbledhur hekura. Jetojmë bashkë katër familje, kemi pleq e fëmijë të cilët duan shërbim dhe për të ngrënë. Ju lypni së bashku me fëmijët? Po unë gjatë ditës lyp, marr edhe 5 fëmijët me vete. E vetmja mënyrë për të

mbijetuar është të lypim. Vetë nuk kam shkollë edhe fëmijët po i rris analfabetë. Më kanë thënë shpesh herë këto shoqatat që t’i çoj në shkollë, por unë nuk kam mundësi, pasi në kushtet e mia është e pamundur t’i përballoj. Në mbrëmje mblidhemi të gjithë përdhe dhe hamë bukë thatë, më të vegjëlit qajnë gjatë natës ndoshta edhe pse kanë ftohtë. Kjo është jeta jonë. Kur vjen mëngjesi asgjë nuk ka ndryshuar për ne. Sërish do të shkojmë koshave të mbeturinave për të grumbulluar atë që të tjerët e hedhin. Keni kërkuar ndihmë në institucione si Bashki, Ministrinë e Punës apo edhe në ato qendra që merren me komunitetin rom? Kemi kërkuar por askush nuk e dëgjon zërin tonë. Premtime kemi pasur vazhdimisht, por asgjë nuk është bërë. Ndërsa përsa i përket shoqatave, shumë prej tyre na kanë ndihmuar ndonjëherë me veshmbathje dhe ushqime por jo gjithmonë. Ne kërkojmë punë, kjo është kërkesa jonë. Sado që të na ndihmojnë, sërish asgjë nuk është zgjidhje. Nëse do të punësoheshim atëherë do të kishim të paktën disa të ardhura mujore për të ngrënë bukë. Nuk kërkojmë më shumë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Prosound ofron vend pune teknik fonie,ndriçimi,video. Dërgoni CV në: info@prosound.al / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 2 NËNTOR 2012

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dikur në polin e jugut ka pasur palma!

S

tudimet e kryera në Antarktidë nxorën në pah të dhëna, që tregojnë se 53 milionë vjet më parë në këtë pjesë të akullt të Tokës mbizotëronte klima tropikale. Edhe pse është shumë e vështirë për t’u besuar, në vend të akullnajave, Polin e Jugut dikur e gjelbëronin palmat. Sak-

tësisht si në filmin vizatimor “Epoka e Akullnajave” (Ice Age). Në “kontinentin e akullt”, që sot është në rend të ditës për shkak të shkrirjes si pasojë e ngrohjes globale, miliona vite më parë mbizotëronte klima tropikale. Shkencëtarët theksojnë se kampionet që ata kanë marrë nga thellë-

sitë e akullnajave të Antarktidës dhe i kanë analizuar në laboratorë tepër të zhvilluar, vërtetojnë se 53 milionë vjet më parë në rajon ka pasur sipërfaqe të gjelbëruara me palma. Llojet e pemëve përcaktohen nga poleni dhe mbetjet e tjera, që janë zbuluar brenda copave të akullit. Në thellësi të kontinentit ka pasur pyje me ahë dhe pemë halore të ndryshme. Mendohet se në atë periudhë, kur sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë ishte në nivele rekord, temperatura e ajrit gjatë stinës së dimrit ka qenë rreth 10 gradë Celsius, ndërsa në verë afro 25 gradë Celsius. Sipas shkencëtarëve, 53 milionë vjet më parë, temperatura mesatare në botë ishte rreth 5 gradë Celsius më e lartë se sa sot, gjë që do të thotë se dallimi mes temperaturave në pole dhe brezit ekuatorial nuk ishte kaq i theksuar. Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Si t’i themi JO fëmijës! S ot të gjithë prindërit e dinë se “diktatura” dhe llojet e tjera të ndëshkimit duhen evituar për të shmangur që fëmijët kur të rriten të bëhen me ankth dhe të jenë të pasigurtë. Si t’ia bëjmë për t’i edukuar fëmijët? Këshilla nr. 1: Kur e kuptoni që jeni duke humbur durimin, jepini vetes dhe fëmijës pak kohë për t’u qetësuar, mbase duke numëruar deri në tre. Këshilla nr.2: Kur i thoni jo fëmijës, thojini jo dhe qëndroni korrektë. Më vonë shpjegojini fëmijës çfarë ka

ndodhur dhe arsyet pse vepruat ashtu. Kur fëmija bën diçka të gabuar, mos e gjuani me shuplakë por përplasini duart në ajër, për t’i tërhequr vëmendjen dhe më pas shpjegojini me ngadalë. Fëmijët mësojnë më tepër duke parë, kështu që është e rëndësishme që fëmija të mësojë duke imituar sjelljet tuaja. Pra, jeni një model i mirë për fëmijën. Anjeza Kastrati www.77news.al

Power Color Sh.p.k ofron vend pune EKONOMIST FINANCIER. Dërgoni CV në: ilirjanzeneli@yahoo.com /Për më tepër: www.njoftime.com

PASTICERI NELA

TEL: 0682048811

ADRESA: YZBERISHT/P.NINI TIRANË Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 2 NËNTOR 2012 Lëvizja

VEPRIMTARI

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Ekspozitë "100 vjeshta, 100 qytete në 100 vjetor", në Kampusin "Vitrina"!

N

77 NEWS

ë ambjentet e Kampusit “Vitrina” u zhvillua ekspozita e piktorit të mirënjohur Gjovalin Paci. Ky aktivitet u organizua në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, me titull “100 vjeshta, 100 qytete në 100 vjetor”. Në këtë ekspozitë u sollën piktura me tema nga më të larmishmet. Në këtë eveniment merrnin pjesë Rektori i Sh.L.U.P “Vitrina” Prof.Dr. Mario Kedhi, Zv. Rektori Dr. Teki Kurti, Prof.Dr. Sazan Guri, profesorë dhe studentë të degëve të ndryshme. Fjalën e hapjes e mbajti Përfaqësuesja e Fondacionit “Banka e Ideve” Znj. Kozeta Zavalani, e cila i uroi mirëseardhjen piktorit të mirënjohur Z.Gjovalin Pacit, që në kuadër të 100-vjetorit kemi ekspozitën me 100 peisazhe. Fjala iu dha Rektorit Z.Mario Kedhi, ku u shpreh se në kuadër të 100-vjetorit kemi nderin e kënaqësinë të kemi këtë ekspozitë në llojin

e saj. Ai u shpreh se Z.Paci është mik i këtij Kampusit, i cili ka çelur disa ekspozita, ku ndër to përmendi ekspozitën me 100 portretet e Ismail Qemalit, në përfundim ai i uroi shumë suksese piktorit. Në këtë ekspozitë ishte i pranishëm edhe Profesor Sazan Guri, i cili theksoi se ishte i lumtur që mori pjesë në këtë ekspozitë. “Me këto piktura na jep një përceptim të mjedisit, si ta duam dhe të jemi pranë tij”,- tha Prof.Guri. Në fund piktori u shpreh se kjo ekspozitë është një ide shëtitëse në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Këto punime për herë të parë u ekspozuan në Kampusin “Vitrina”. Gjithashtu, falenderoi “Bankën e Ideve” për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i dhanë në çeljen e kësaj ekspozite dhe i uroi suksese të mëtejshme Kampusit “ Vitrina”. Për më tepër: www. 77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Do të ketë mundësi shumë të mëdha që të mund të realizoni ëndërrat tuaja, por pa e humbur kontaktin me realitetin. Demi: Vlerësojini me kujdes situatat sot,por pa i kushtuar shumë rëndësi detajeve, pasi do të rrezikonit të humbisnit gjithçka. Binjakët: Për ju është shumë e rëndësishme të flisni, prandaj duhet të gjeni personin e duhur. Gaforrja: Nëse do të besoni tek intuita juaj, do të arrini të gjeni rrugën e duhur. Luani: Njohjet tuaja po zgjerohen dhe do të mund të keni njohje të reja që do të hapin horizontin tuaj drejt kulturave të tjera. Virgjëresha: Do t'i bëni rezistence ndryshimeve dhe kjo vetëm sa do të përkeqësojë gjërat, lëreni veten të lirë dhe mos mendoni shumë. Peshorja: Nëse nuk doni të bëni sport, do të mjaftonte edhe një shëtitje për të rikthyer energjitë. Akrepi: Sot do të duhet të përvishni mëngët dhe të punoni shumë. Shigjetari: Keni nevojë që të ndiqni instiktin tuaj dhe të dëgjoni atë zërin e brendshëm që të bëni atë çfarë dëshironi. Bricjapi: Mos u tregoni shumë të vuajtur në çështjet e zemrës, momenti i keq do të kalojë dhe do të ndiheni më mirë. Ujori: Keni nevojë dhe do iu bëjë mirë një orë pushim e sidomos të udhëtoni pak. Peshqit: Nuk do të jetë aspak e lehtë që të arrini të menaxhoni impenjimet e ditës pasi nuk jeni njerëz shumë të organizuar.

Work Everyday ofron vend pune mekanik. Dërgoni CV në: info@zgroup.al /Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

)

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 480 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 5 Nëntor Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 2 NËNTOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kreu i LSHR-së, intervista për dy televizione turke në Prizren

Vlashaj: Turqia dhe Erdogani, burim frymëzimi për të gjitha trevat shqipfolëse!

P

rizreni ka pritur në mënyrë madhështore librin “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”. Ky është stacioni i pestë ku promovohet kjo vepër. Në këtë ceremoni morën pjesë dhjetra pjesëmarrës, televizioni shtetëror turk, televizioni Tek Rumeli, televizioni Besa dhe të tjera media lokale. “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” është vepër e “Lëvizjes shqipëria e Re” dhe “Qendrës së Mendimit Pozitiv”, e cila ka në fokus të saj Turqinë e dhjetëvjeçarit të fundit dhe reformat e suksesshme të liderit të saj, Erdogan. Përfaqësuesi i kësaj lëvizje, Çerçiz Loloçi falenderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre në këtë event të rëndësishëm.“Ky libër është një testament politik, i cili tregon për një Turqi të suk-

sesshme falë reformave të Erdoganit dhe Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim’’, u shpreh Loloçi. Koordinatorja e “Qendrës së Mendimit Pozitiv”, Mira Përlala tha se ky libër, mbi të gjitha përcjell një model pozitiv për t'u ndjekur nga të gjithë. Lideri i “Lëvizjes Shqipëria e Re”, zoti Edmond Vlashaj tha se ky libër është një hartë orientimi për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e në trevat e tjera shqipfolëse.“Erdogani me anë të refomave të tij luftoi korrupsionin dhe bëri pjesë të administratës publike rininë, duke besuar tek energjia e tyre’’, u shpreh zoti Vlashaj. Sipas tij Shqipëria dhe Kosova kanë mundësi të përshtasin këtë model në të mirë të vendit.“Turqia sot ka një ndikim të madh në rajon e më gjerë, një ndikim

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

politik, ekonomik dhe në shumë fusha të tjera, duke qenë një ndër vendet më të zhvilluara të botës”, u shpreh zoti Vlashaj. Më tej, ai vuri në dukje dhe aleancën e fuqishme të këtij shteti me SHBA-në dhe fuqitë perëndimore.“Le të përshtasim këtë mentalitet të ri, ku mirëqënia ndërtohet vetëm nëpërmjet punës’’, u shpreh lideri i LSHR-së. Në fund të këtij promovimi, lideri i LSHR-së dha një intervistë ekskluzive për mediat turke, duke theksuar rëndësinë dhe ndikimin që ka libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”, për të gjithë territorin shqiptar e më gjerë. «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim», Lëvizja Shqipëria e Re

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 77 News botimi nr 241  

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you