Page 1

Pastiçeri Nela

Adresa 1 Yzberisht - Tiranë

Adresa 2 Tek “Petro Nini” -Tiranë Cel: +355 68 20 48 811

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MËRKURË, 30.10.2013 VITI II - NR.603

MENDIMI POZITIV

...>>fq.4

Jeta, kjo pëlhurë e pastër! Ti mund t’i lejosh vetes të bëhesh një Qendra e lulëzim i mrekuMendimit Pozitiv llueshëm i vetëdijes, por mund të bëhesh edhe robot. Mbaje mend: vetëm ti e mban përgjegjësinë dhe askush tjetër. A është jeta e mjerë? Gjithçka varet prej teje. Jeta vetvetiu është pëlhurë e pastër: ajo bëhet ajo, që ti pikturon në të. Ti mund të pikturosh mjerimin, por mund të pikturosh edhe lumturinë. Kjo liri është fama jote. Ti mund ta përdorësh këtë liri, në mënyrën që jetës tënde t’ia sjellë ferrin, e po ashtu edhe në mënyrën që mund t’ia sjellë bukurinë: mirëqenien, fatbardhësinë dhe diçka parajsore. Gjithçka varet nga ti. Njeriu e posedon tërë lirinë. Për këtë ka shumë agoni, se njerëzit janë të marrë dhe nuk dinë se çfarë duhet pikturuar në pëlhurë. Çdo gjë është në ty: kjo është fama e njeriut. Kjo është njëherazi edhe dhurata më e madhe që Krijuesi mund të na ofrojë. Përpos njeriut, çdo gjë është e programuar. Trëndafili duhet të jetë trëndafil, lotosi duhet të jetë lotos, zogu do të ketë krahë, shtaza do të ecë katërkëmbazi. Njeriu është skajshmërisht i lirë. Në këtë është bukuria e njeriut, fama e tij. Liria është dhuratë e pamatshme e Krijuesit. Ti ke mbetur i paprogramuar, ti nuk e posedon skicën me detaje. Ti duhet ta ndërtosh veten, duhet të jesh vetë kreator i vetvetes. Prandaj, çdo gjë varet nga ti. Porosia ime është tejet e thjesht: jetoje jetën paparashikueshëm sa më shumë që të mundesh. Jetoje plotësisht, intensivisht, me pasion. Lejoja vetes që jeta të të marrë me vete. Jeta është realitet. Ti e ndjen atë nga... >> VIJON NË FAQEN 2

Shoqata e Pensionistëve: Miratoni projektligjin për moshën e tretë! Sinjal jeshil për fushën e plehrave në Elbasan!..............................................................fq.2 Rriten shkëmbimet tregtare edhe me vendet jashtë BE!.......................................fq.3 Sistem modern ndriçimi me llampa LED në lulishten "Themistokli Gërmenji"!....................fq.5 Shpiken xhinset që pastrojnë ajrin!.........................fq.6 Turqi, përfundon projekti madhështor i shekullit, "Marmaray"!.........................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


E MËRKURË, 30 TETOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Sinjal jeshil për fushën e plehrave në Elbasan!

Foto ilustruese

Problemi më i madh i qytetit të Elbasanit është vendgrumbullimi i mbetjeve urbane. Fusha ekzistuese e ka humbur tërësisht funksionin e saj dhe është kthyer në një vend ndotje për banorët përreth, por edhe për pjesën tjetër të qytetit.

Prej 6 vitesh, Bashkia e Elbasanit është në kërkim të një zgjidhjeje për zvarritjet e vazhdueshme nga Qeveria Vendore, por duket se pas shumë kohësh,ky problem do të gjejë zgjidhje. Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini është

ndoshta edhe personi më i interesuar që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht, pasi ka premtuar gjatë fushatës elektorale për Kryebashkiak të Elbasanit. Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit, premtoi zgjidhjen në 6 muajt e parë të qeverisjes. Në vijim të këtij premtimi, Kreu i Bashkisë deklaroi se pritet Mbledhja e Qeverisë, për t’i dhënë administrim bashkisë, funksion të vendgrumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve të Tampës së Tecit në Metalurgji. Ai ka theksuar se pas marrjes së këtij territori, do të kontaktohet me kompanitë për një projekt në dobi të përpunimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza. Bashkia e Elbasanit ka në dispozicion projekte, ku janë interesuar kompani për të menaxhuar mbetjet urbane, si në përpunimin tradiconal, ashtu dhe me sistemin me djegie. Pritet që ky premtim të zgjidhë përfundimisht shqetësimin e qytetarëve për mbetjet urbane dhe që Elbasani të shpëtojë nga mbetjet urbane pranë shtëpive, nga ndotja dhe djegia e tyre. Për më tepër: www.77news.al

Korçë, banorët e fshatit Biranj 5 vjet pa ujë!

Brinanj, Korçë

Mbi 400 banorë të fshatit Biranj, që ndodhet vetëm 7 kilometra larg Korçës, vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Lidhjet e jashtëligjshme, humbjet në rrjet dhe shtrirja e fshtatit në rrjetin fundor të ujësjellësit, kanë bërë që i gjithë fshati të furnizohet vetëm 1 në 24 orë me ujë. Uji që vjen është tejet i ndotur, pasi në të ka rërë e dhera. Si pasojë e papastërtive, nuk kanë qenë të rralla rastet kur banorët e fshatit janë prekur nga sëmundje të rënda të zorrëve. Si mënyrë alternative për furnizimin me ujë, banorët e Biranjit kanë gjetur hapjen e puseve, por edhe ujit të puseve nuk i janë

bërë kurrë analizat fiziko - kimike e bakteriale. Banorët ankohen se situata është tepër e rëndë dhe kërkojnë ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve vendore për përmirësimin e situatës. Kryeplaku i fshatit, Irfan Nurçe, bën të ditur se drejtuesit e Ndërmarrjes së Ujësjellësit Fshat kanë premtuar se do të investohet shumë shpejt për rikonstruksionin e linjës së furnizimit. Deri tani nuk është bërë asnjë hap drejt zgjidhjes së problemit rreth 5-vjeçar të banorëve të këtij fshati. Për më tepër: www.77news.al

sepse është vetëm çështje relaksimi. Mos e shty lumin, lejoje që ai të të bartë deri në oqean. Kjo është rruga. Lirohu, mos ji i tendosur dhe mos u mundo të jesh spiritual. Mos krijo çfarëdo hendeku midis gjërave dhe shpirtit. Ekzistenca është një, materia dhe shpirti janë dy anët e së njëjtës medalje. Lirohu, pusho dhe rridh me lumin. Ji pijanec, i dehur me jetën, me verën e

ekzistencës. Mos ji i ftohtë. Personi i ftohtë mbetet i vdekur. Pije verën e jetës. Ajo ka plot poezi, plot dashuri dhe plot lëng. Ti mund ta ftosh pranverën kudoqoftë. Vetëm ftoje pranverën dhe lejo që dielli, era dhe shiu të hyjë në ty. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... të rrahurat e zemrës tënde, ajo pulson në gjak dhe është gjithkund përreth, në lule, në lumenj dhe në yje. Prandaj, lejoja vetes që të të marrë me vete jeta, në të gjitha trajtat e saj, ngjyrat, përmasat, i tërë ylberi, të gjitha notat e muzikës. Ti duhet t'ja lejosh vetes këtë edhe për faktin se është diçka e rëndomtë. E rëndomtë, Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 30 TETOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Studentët nuk reagojnë, mungon besimi në zgjidhjen e problemeve!

Foto ilustruese

Studentët nuk kanë besim tek metodat që përdoren nga fakultetet, për ankesat ndaj pedagogëve. Pavarësisht se në pjesën më të madhe të fakulteteve ka një sistem online, ku studentët mund të depozitojnë ankesat e tyre, sërisht ata paraqesin një indiferencë

ndaj këtyre mënyrave. Madje dhe anketimeve anonime ju shmangen. Këtë e dëshmon numri i ulët i ankesave, thotë drejtuesi i këshillit studentor pranë fakultetit ekonomik në Tiranë, i cili shprehet se studentët nuk kanë besim se do të gjejnë një zgjidhje

tek këto metoda. "Problemi qëndron se mosbesimi i studentëve në ankesat e tyre ka shumë probleme me studentët që të bëjnë ankesat e duhura. Për më tepër, është një pjesë e subjektizmit te kërkesat që bëjnë studentët. Ka kërkesa të ndryshme dhe jo të gjitha ato janë reale, apo të logjikshme si ankesa që duhen zgjidhur. Është një fenomen i përgjithshëm që studentët kur kanë një pakënaqësi ndaj pedagogëve, e kanë pak problem të ankohen, sepse kanë atë frikën se ata do të hakmerren me notën", thotë Amil Roko, drejtues i këshillit studentor te fakulteti i Ekonomisë. Vetë studentët nga ana tjetër, pohojnë se janë në dijeni të web-siteve që presin ankesat e tyre, por ata në të shumtën e rasteve nuk iu drejtohen atyre, pasi nuk besojnë se gjejnë zgjidhje. Në fund të çdo sezoni provimesh, në fakultete të ndryshme organizohen anketime anonime, nga të cilat shpesh ka rezultuar se studentët kanë akuzuar pedagogët e tyre, për mungesë në orët e leksioneve dhe seminareve, por edhe në marrje rryshfetesh në lëndë të caktuara. Për më tepër: www.77news.al

Rriten shkëmbimet tregtare edhe me vendet jashtë BE! Tregtia me vendet e BE-së në shtator arriti në 66.4%, ku vijuan të jenë si partnerë kryesorë, Italia dhe Greqia, ndërsa vërehet rritje e këmbimeve tregtare edhe me vende të tjera. Sipas INSTAT-it, tregtia me Italinë u rrit me 36% më shumë se në muajin Gusht dhe me Greqinë 6.7%. Disa nga partnerët tanë

tregtarë tregojnë për rritje të eksporteve dhe importeve. Eksportet shënuan rritje me Britaninë e Madhe, Italinë, SHBA-në, Turqinë, Ukrainën, etj. Vendet kryesore ku u vu re rritje e importeve të mallrave janë Italia, Kosova, Rusia, Ukraina, Zvicra, etj. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV-të tuaja në: arts_graphic@yahoo.com/ Për më tepër www.njoftime.com

Dj Landi

Adresa: Rr.5 Maj Tiranë Cel: +355 068 52 77 935

Ofrojmë DJ për: Dasma, Gëzime familjare, Fejesa, Martesa, Ditëlindje, Karaoke! Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 30 TETOR 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shoqata e Pensionistëve: Miratoni projektligjin për moshën e tretë!

Kryeministria

Reagon Shoqata për Integrim të Pensionistëve të Shqipërisë, duke i drejtuar një kërkesë zyrtare kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe përfaqësuesve të tjerë të institucioneve, me qëllim miratimin e Projektligjit për Moshën e Tretë. “Shoqata, në bashkëpunim me një grup deputetësh dhe juristësh, ka hartuar një draft-ligj për moshën e tretë, por prej disa vitesh ky draft ka bërë një rrugë të gjatë nga Ministria e Punës – Qeveria - Parlamenti dhe anasjelltas, pa arritur përfundimisht miratimin e tij. Shoqata e ka trajtuar këtë problem edhe në takimet me korespodencat zyrtare të herëpashershme me Qeverinë, Presidencën dhe Parlamentin. Në këto kushte znj. Jozefina Topalli me cilësinë e Kryetares së Kuvendit i është drejtuar Komisionit përkatës Parlamentar, për diskutimin dhe kalimin për miratim në Kuvend të këtij ligji”, thuhet në kërkesën drejtuar Kryeministrit të vendit. Për më tepër, në këtë kërkesë zyrtare sqarohet dhe fakti që në datën 18 qershor 2013 ish - Kryeministri i Shqipërisë z. Sali

Berisha në takimin me elektoratin në qytetin e Pukës deklaroi se, këtë ligj do ta miratojmë në Parlament. Ndërkohë, lidhur me këtë fakt, janë prononcuar dhe përsonalitete të tjera të politikës.“Aktualisht, ky projektligj është i depozituar pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Shoqata jonë kërkon që ju, si maxhorancë e sotme, të ndërmerrni nismën ligjore nëpërmjet grupeve parlamentare për të miratuar këtë ligj, për të cilin janë bërë premtime të herëpashershme në kuadër të përmirësimit të standardeve për moshën e tretë. Shpresojmë që kjo gjë të realizohet paralelisht me marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Duke ju falenderuar, shpresojmë në miratimin e këtij ligji”, përfundon kërkesa e nënshkruar nga kryetari i Shoqatës për Integrim të Pensionistëve të Shqipërisë z. Osman Terziu. Ndërkohë, sipas studimit “Vlerësimi i Legjislacionit mbi Moshimin në Shqipëri”, (Viti 2011, botim i Shoqërisë Shqiptare për të Gjitha Moshat – ASAG) theksohet se, në muajin mars 2009, Parlamenti Shqiptar nuk aprovoi (vetëm me 37 vota pro) projektligjin e hartuar nga specialistë të Partisë Politike Lëvizja Socialiste për Integrim, në bashkëpunim me Sindikatën e Pensionistëve të Shqipërisë, etj. Disa nga premtimet e këtij projektligji ishin: Qëndrat e përkrahjes pranë komunave dhe bashkive kryesore të vendit, hapjen e Qëndrave të Përkrahjes si ente publike, ku në këto qëndra do të

punësohej personel i kualifikuar për t’u ardhur në ndihmë shtetasve të moshës së tretë; Transportit pa pagesë, ku çdo individ i moshës së tretë do të gëzonte të drejtën e transportit urban pa pagesë; Njëkohësisht, çdo individ i moshës së tretë do të gëzonte të drejtën e transportit interurban me tarifë të limituar deri në 50% të vlerës; Shërbimi shëndetësor pa pagesë, ku buxheti i shtetit do të parshikonte fondet përkatëse për mbulimin e shërbimit shëndetësor pa pagesë; Krijimi i qëndrave geriartrike, si dhe shërbimi ambulator në shtëpi për çdo të moshuar; Pensioni i trembëdhjetë, etj. Më tej, në këtë studim thuhet se, “në fakt, ky projektligj dështoi pikësëpari për faktin se shërbeu si një flamur për të bërë fushatë politike dhe nuk rezultoi si një iniciativë serioze ku të përfshiheshin aktorët e duhur në hartimin e tij”. Ndërkohë, iniciativa e Shoqatës për Integrim të Pensionistëve të Shqipërisë, (ku nëpërmjet një kërkese drejtuar Kryeministrit kërkon miratimin e këtij projektligji) shpresojmë të mos shkojë në vesh të shurdhët, pasi nëse do të miratohej do të sillte një standard të ri jetese për të moshuarit, të cilët aktualisht janë shtresa më e diskriminuar e shoqërisë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Agjent Imobiliar. Të interesuarit të telefonojnë në: 068 90 33 529/ Për më tepër www.njoftime.com

Hotel Adresa: Rruga Nacionale Korçë - Tiranë, km 1

Cel: +355 69 20 28 762 Tel: +355 82 24 25 632 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 30 TETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ilir Toçi: Duhet të jemi një hap përpara klientit!

Ilir Toçi, që nga viti 1998 ushtron aktivitetin e tij në tregun shqiptar. Ai drejton “ILJO sh.p.k”, i cili ndodhet në Shkozet të Durrësit. Gjatë një interviste të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë, Toçi na tregoi vështirësitë dhe sukseset e tij në biznes gjatë këtyre viteve. Sa e vështirë është të menaxhosh një

biznes? Unë prej vitesh merrem me këtë punë dhe sigurisht që të drejtosh një biznes nuk është aspak e lehtë, sepse çdo ditë hasesh me peripeci të ndryshme. Biznesi që unë menaxhoj kërkon të jesh në koherencë më dëshirat e klientit dhe çfarë kërkon klienti, gjithsesi nëse je i kujdes-

shëm çdo gjë shkon mirë. Në çfarë viti e keni nisur aktivitetin tuaj? Në vitin 1998. Çfarë ofron biznesi juaj, ndryshe nga të tjerët? Ne e kemi nisur me material ndërtimi, më pas jemi fokusuar tek graniti dhe mermeri. Tek ILJO sh.p.k në Durrës, njerëzit mund të gjejnë cilësi, korrektësi dhe shpejtësi. Mundohemi që të jemi gjithmonë një hap përpara klientit. Cili është sezoni kur keni më shumë fluks pune? Pothuajse gjatë gjithë vitit është njësoj, por në verë shtohet puna edhe më shumë, pasi në atë periudhë njerëzit fillojnë e ndërtojnë më tepër. Sa persona janë të punësuar në biznesin tuaj? Janë tetë persona, të cilët punojnë me përkushtim, po ashtu dhe shpërblimi është korrekt. Për më tepër: www.77news.al

Sistem modern ndriçimi me llampa LED në lulishten "Themistokli Gërmenji"! Bashkia e Korçës, në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), do të bëjnë të mundur instalimin e 20 shtyllave me ndriçues modernë tek lulishtja "Themistokli Gërmenji". Ky projekt ka për qëllim jo vetëm të kontribuojë për efikasitetin e energjisë në vend, duke instaluar teknologjinë më të re, atë të përdorimit të llampave LED, për të siguruar një qasje të re, duke krijuar një model për t’u

ndjekur edhe për pjesë të tjera të ndriçimit publik. Zbatimi i një sistemi të ri ndriçimi në këtë lulishte, do të sigurojë një cilësi më të mirë dhe do të promovojë një mënyrë të re të mbrojtjes së natyrës me teknologji miqësore ndaj mjedisit. Llampat LED që do të përdoren, do të reduktojnë konsumin e energjisë në 63%, duke krijuar një mjedis modern, miqësor dhe të shëndetshëm. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Inxhinier mekanik. Të interesuarit të telefonojnë në: 068 90 33 529/ Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Hotel MAGRA AUSTRIA, Bogë - Rugovë, Kosovë Telefoni +386 (0)49 642 514 +377 (0)44 122 406 +386 (0) 49 122 424 E-mail adresa info@hotelmagra.com www.hotelmagra.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E MËRKURË, 30 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shpiken xhinset që pastrojnë ajrin!

Një kimist dhe një stiliste kanë krijuar pantallona xhins denim ambientaliste, të cilat janë në gjendje të pastrojnë emetimet

e dëmshme nga ajri. Xhinset janë të përbëra me grimca dioksidi titani, që reagojnë me dritën dhe ajrin, duke neutralizuar oksidin

e nitrogjenit, elementi ndotës i emetuar nga makinat dhe fabrikat. Produkti i parrezikshëm, nitrat i tretshëm në ujë, pastrohet me larje normale të pantallonave. Xhinset mund të ndihmojnë ta bëjnë planetin më të gjelbër. Rreth 1.3 milionë njerëz vdesin çdo vit në botë nga ajri i ndotur. Të gjitha llojet e veshjeve mund të përdoren si veshje katalitike, por xhinset konsiderohen mjeti më i mirë, sepse janë shumë të zakonshme. Çifti që ka shpikur këtë produkt janë profesor Toni Rajan, kimist në Universitetin e Shefilldit dhe Helen Storej, nga Kolegji Londinez i Modës. Storej dikur ka veshur yje si Madona dhe Cher, por më pas iu duk shumë interesante ideja e ndërthurjes me shkencën dhe ka punuar që në vitin 2004 me profesor Rajan. Për më tepër: www.77news.al

Living Homes, shtëpitë Bio dhe me kosto të ulët! Blerja e një shtëpie të projektuar nga një arkitekt i famshëm, krejtësisht miqësore me mjedisin, me një çmim shumë të arsyeshëm: kjo është Living Homes. Ekologjike, estetike dhe ekonomike, të kombinuara me një shpejtësi të pabesueshme të ndërtimit,janë karakteristikat e shtëpive të prodhuara. Homes Living ofron shtëpi të madhësive të ndryshme nga moduli me dy dhoma gjumi, në 4-5, projektuar nga arkitektë të tillë, si Ray Kappe dhe Kieran Timberlake. Dizajni i çdo njësie është modern, funk-

sional, i ngrohtë, por kryesisht i ndërtuar ekskluzivisht me materiale jo- toksike. Çdo pjesë e parafabrikuar është prodhuar nga kompani të çertifikuara. Ky lloj ndërtimi është pasuruar me opsione, për ta bërë dizajnin e shtëpisë tuaj unik dhe origjinal. Jetesa në një shtëpi të tillë, duket se do të jetë vërtetë interesante, pasi shtëpia është krejtësisht një "simbol natyror" dhe pjesë përbërëse e natyrës. Ajo ndërtohet lehtësisht, në një hark kohor të shkurtër. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV-të tuaja në: info@sprint-al.com / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 30 TETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Përfundon projekti madhështor i shekullit, "Marmaray"!

Projekti i Marmaray

Projekti "Marmaray", i cilësuar si “projekti i shekullit”, ka përfunduar dhe do të hapet së shpejti. Ky projekt ka kushtuar 5.5 miliardë lira dhe mund të përballojë tërmete deri në 7.5 ballë. Ai do të lidhë dy kontinentet në qytetin e Stambollit me anë të hekurudhës, e cila është ndërtuar nën tokë dhe nën det. Turqia ka realizuar projektin më të madh të shekullit, pasi në të është përdorur teknologji e lartë e ndërthurur edhe me pjesë të

historisë së Turqisë. Në të përfshihen edhe pjesë të historisë, ku është ndërtuar edhe një muze, në të cilin janë vendosur vepra të ndryshme të kohës së antikitetit, ku duhet theksuar që në gërmimet e bëra për të realizuar këtë projekt, janë gjetur pjesë të anijeve të ndryshme luftarake dhe stoli të ndryshme të cilat datojnë 2 mijë vite më parë dhe do të ekspozohen në këtë muze. Ministri i Telekomunikacionit dhe i Transportit, Binali Jëlldërëm ka deklaruar se ky

Lëvizja

Turqi, shitja e pasurive të paluajtshme rritet në 78.7%! Sektori i strehimit në Turqi tregon shenja të mira kundër rrezikut nga një rënie të tregut. Në Turqi shitjet e pasurive të paluajtshme në gjashtë muajt e parë të vitit 2013 janë rritur me 78.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deklaroi për “Anadolu Agency” anëtari i Shoqatës së Investimeve të Pasurive të Paluajtshme (GYODER), Ëshëll Gëkkaja. Duke shprehur se 568 mijë e 836 prona janë shitur në gjysmën e parë të vitit 2013, Gëkkaja tha se në vitin 2012, çmimi i banesave u rrit me rreth 10 për qind dhe shtoi se ky është një tregues i qartë se nuk ka asnjë rrezik për një rënie të tregut në sektorin e strehimit në Turqi. Duke vënë në dukje se sektori i ndërtimit është rritur 5.9 % në tremujorin e parë të vitit 2013 dhe 7.6% në tremujorin e dytë, Gëkkaja theksoi se ata parashikojnë rritje të investimeve gjatë periudhës së ardhshme. Për më tepër: www.77news.al

projekt është i veçantë, pasi ka të ndërthurur teknologjinë dhe pjesë të historisë. Kryeministri Erdogan ka theksuar se ky projekt është projekti më i rëndësishëm i viteve të fundit dhe se të gjithë qytetarët e Stambollit do të përfitojnë nga ky projekt gjigand. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Parukiere. Të interesuarat të telefonojnë në: 068 90 71 535 / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 30 TETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 15 Tetor deri me 31 Tetor 2013 Oferta më e mirë!

Maketi fizik, i ndërtimit të automjetit, shërben për informimin e përgjithshëm të studentëve, kursantëve dhe specialistëve, mbi ndërtimin dhe funksionimin e një automjeti. Ai krijon vizionin optik të bashkimit të gregateve, pjesëve e sistemeve, funksionimin e tyre dhe ndërtimin konkret të çdo paisje.

Maket automjeti nga 77 Energy

Shumë i përs htatshëm për Autoshkolla si dhe laboratorë të Inxhinierisë Mekanike.

Ky maket, bazë ka ndërtimin e një autoveture, marka Benz, tipi 240, ku funksionimi i paisjeve mbështetet jo në drejtimin elektronik të tyre.

100.000 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30 Për blerje mbi 10.000 lekë, Ofert ë transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja:+355 68 56 82 634 Miranda:+355 68 56 82 426 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

Taulanti: +355 68 56 82 530

Mbushni Çantat!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese

30 tetor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Advertisement