Issuu on Google+

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 02.07.2013 VITI II - NR.483

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.4 ...>>fq.2

Si të jemi në rrjedhën e kohës!

R

rjedha e ko hës është një Qendra e për vojë shumë e Mendimit Pozitiv këndshme e shënuar nga një sens pafundësie dhe angazhimi. Egoja zhduket. Koha fluturon. Çdo veprim, lëvizje dhe mendim ndiqet në mënyrë të pashmangshme nga ai i mëparshmi, si kur luan xhaz. E gjithë qënia e njeriut është e përfshirë, duke përdorur aftësitë e tij në maksimum. Menjëherë pasi kemi përjetuar një moment të rrjedhshëm në jetën tonë, ne zakonisht dëshirojmë që kjo të ndodhë përsëri. Ne të gjithë duam të jemi në zonë dhe me kalimin e viteve hulumtuesit kanë përcaktuar kushtet në të cilat rrjedha ndodh. Ata janë mjaft specifikë: Ngjarja është zgjedhur lirisht. Qëllimi është i qartë. Reagim mbi punën tonë është i menjëhershëm dhe konkret. Sfida e detyrës është e lartë, por ne kemi aftësinë dhe kompetencën për ta përmbushur sfidën. Është ekuilibri midis sfidës dhe aftësisë tonë që na mban të angazhuar në rrjedhë. Kur ekuilibri prishet, ne përjetojmë fundin tjetër të spektrit: mërzitje, apati dhe ankth. Por ju e merrni këtë përvojë rrjedhe kur një projekt i shkruar vihet në jetë, ose kur lexoni një libër që ju tërheq shumë. Është e mundshme që ju keni pasur disa nga këto momente të mrekullueshme gjithashtu. Kohën kur ne ndjehemi në sinkron me të gjithë këtë, jemi në rrjedhë. Rrjedha nuk ndodh gjithmonë vetëm. Ka diçka shumë rrjedhëse, përfshirë bërjen e gjërave me të tjerët. ... >> VIJON NË FAQEN 2

Rasim Kurti: Përmbaruesi më prishi shtëpinë, përfundova në rrugë! Mbi rrotën e mundimit!...........................................fq.3 E. Krosi: Sipërmarrjet private na kanë zaptuar hapësirat publike!...................................................fq.5 Stamboll, OSBE diskuton për terrorizmin dhe aktet kibernetike!..........................................fq.7 Gjermanët rizbulojnë bukuritë mahnitëse të Alpeve të Shqipërisë! .........................................fq.8 USAID dhe 15 bashki promovojnë produktet që kursejnë energji!.............................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

MENDIM POZITIV

E MARTË, 02 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Hapni dyert për gjëra të reja!

P

o themi se ju mund të arrini kulmin e zhvillimit tuaj dhe mund ta ruani atë për aq kohë sa mund të qëndroni të fokusuar në këtë trup. Por, kjo nuk do të thotë që ju të arrini kulmin dhe pastaj të hidheni në greminë po atë ditë. Do të thotë, që ju të arrini kulmin dhe pastaj të shijoni gjithë të mirat e saj. Pse janë eksperiencat e tjera më të shpeshta se

kjo? Sepse të gjithë po të shohin vërdallë tyre do të vibrojnë në përgjigje të asaj që shikojnë. Cila është zgjidhja? Shikoni më pak përreth jush. Imagjinoni më shumë. Shikoni më pak përreth jush dhe imagjinoni më shumë. Deri sa imagjinata juaj të mësohet me vibrimin tuaj. Ju mund të qëndroni në këta trupa pafundësisht, nëse ju do ta lejonit që ambienti ku ju jeni të prodhojë dëshira të

pastra dhe pa rezistencë. Ju mund të jeni të parët që hapni dyert për gjëra të reja dhe të vazhdoni të mblidhni “Energjinë e Forcës së Jetës”. Me fjalë të tjera, ju po jetoni të lirshëm, të lumtur dhe me pasion. Nga ky kuadër, mund të merrni vendime të ndërgjegjshme për tranzicionin tuaj. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

heni dhe ndahen në të gjithë performancën e grupit. Ritualet janë vënë në vend për të institucionalizuar rrjedhjen sociale. Pjesëmarrësit duan të gjejnë mënyra për ta bërë këtë të ndodhë përsëri. Kështu që tani për tani kjo do të thotë që ne kemi nevojë të gjejmë ato gjëra që na sjellin rrjedhën personale, të vetmuar, por të kërkojmë dhe të shijojmë ngjarje reciprokisht të dëshirueshme dhe të përbashkëta.

Këto takime sociale janë përvoja që na lejojnë të ndjehemi më të gjallë. Hulumtuesit kanë gjetur mënyra të tjera me anë të të cilave ne mund të kultivojmë përvojat rrjedhëse, të tilla si duke qenë në kontakt me pikat tona të forta. "Fluksi me çdo gjë mund të ndodhë dhe ta lerë mendjen të jetë e lirë. Qëndroni të përqëndruar duke pranuar çdo gjë që ju jeni duke bërë.” *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Ne rrjedhim vetëm dhe me të tjerët. Shumë prej indikatorëve për rrjedhjen shoqërore janë të ngjashme me atë që ne përjetojmë në rrjedhjen e vetmuar, por me disa shtesa interesante: Ka komunikim emocional në grup, ndërkohë që anëtarët marrin pjesë. Ngjitje emocionale brenda grupit dhe vëzhguesve të jashtëm të grupit. Lumturi, ngazëllim dhe entuziazëm ndiLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 02 KORRIK 2013 Lëvizja

MENDIM POZITIV

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mbi rrotën e mundimit!

J

u mund të keni dëgjuar të thuhet se pika juaj e fuqisë është në të tashmen, edhe pse ju mund të jeni duke menduar për të kaluarën, apo mund të jeni duke menduar për të tashmen dhe të ardhmen. Ju bëni mirë, sepse po jetoni tani dhe pulsi është tani. Kështu, ajo që ndodh është një tension krijues midis përmbledhjes së Forcës Jetësore dhe lejimit të saj të rrjedhë

përmes jush. Kjo ndodh tamam tani, në këtë kohë. Kështu, tani është fjala tek e cila duhet të fokusoheni përgjatë ditëve të ardhshme. Këtu, ndodheni në një vend të freskët. Na pëlqen freskia ku ndodheni. Dhe tani dua t’ju tregoj se si të qëndroni në një vend të freskët, në të njëjtën shtrirje me energjinë tuaj të freskët dhe me dëshirën e freskët

që do t’ju sjellë rezultate të freskëta dhe të lehta. Ky proçes është pajisja më e mirë që kemi gjetur për t’ju ndihmuar të ndërtoni një besim i cili përputhet me dëshirën tuaj. Tani, kjo është ajo që nënkuptohet, është formula për krijimin e çdo gjëje. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Tiranë, kërkohet një punonjëse marketing. Të interesuarat të dërgojnë CV me foto, në: hr@alwsd.com / Për më tepër www.njoftime.al

Superofertë, 40% zbritje për kurset verore të gjuhëve

të huaja si: Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Shqip (për të huaj)

37% zbritje për kurset e Kompjuterit

:

Kontabilitet Alfa, Financa 5, Kompjuter Baza, Illustrator, Photoshop, Indesign, Web Design.

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E MARTË, 02 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rasim Kurti: Përmbaruesi më prishi shtëpinë, përfundova në rrugë!

Rasim Kurti

R

asim Kurti nga Tirana po përjeton një makth të vërtetë lidhur me strehimin e tij. Edhe pse është pronar në mirëbesim, me dokumenta të rregullta, atij i është prishur shtëpia nga përmbaruesi privat Baftjar Nela. Kjo, për shkak të ekzekutimit të një vendimi gjykate, i cili aktualisht është kontestuar në gjykatë. Familja Kurti prej 4 muajsh jeton në një makinë private dhe përpos kësaj kërcënohet çdo ditë nga ish-pronarët, të cilët kërkojnë lirimin e pronës. Si e përfituat pronësinë e kësaj shtëpie? Në vitin 1998 unë kam ardhur nga Lushnja për të banuar në një shtëpi që ndodhet afër shkollës “Çajupi”, Rr: "Kongresi i Manastirit", Godina Nr 12. Kjo ishte shtëpia e vajzës së hallës, e cila, si punonjëse e arsimit që ka qenë, e kishte fituar në vitin 1995 me akt privatizimi. Në vitin 1999 ajo iku në Itali dhe më tha që të banoj në këtë shtëpi,

e më pas mund të bisedonim nëse mund të ma shiste apo jo. Në vitin 2001 ajo erdhi nga Italia dhe ma shiti shtëpinë 20 milion lekë të vjetër. Madje, unë mora dhe çertifikatën e re të pronësisë në emrin tim, pasi lidhëm kontratën e shitblerejes ashtu siç parashikonte legjislacioni në fuqi. Në janar të vitit 2013, përmbaruesi privat Baftjar Nela kërkon që unë të liroj banesën, me një urdhër ekzekutimi që mbante emrin e Nurie Dukës (vajza e hallës). Unë e kundërshtova dhe i thashë që jam pronar pasi e kam blerë këtë shtëpi , por ai këmbënguli dhe tha që për dy muaj do të lirosh banesën pasi dispononte një vendim gjykate të emër të ish – pronarëve me emrin Qyqi. Në fakt, më vonë mësoj se vajza e hallës kishte humbur gjyqin me këta ish - pronarë ku ishte rrëzuar akti i privatizimit të shtëpisë i vitit 1995. Unë nuk jam qiramarrës që të ekzekutohej vendimi

në një formë të tillë. Më pas ky përmbaruesi në datë 25 mars, në prezencë të policisë së rendit ka shkatërruar shtëpinë time si dhe orenditë. Personalisht ky përmbarues më prishi dhe shkatërroi xhamat e shtëpisë me levë. Ndërkohë që prishja do të vazhdonte dhe ditën e nesërme, në datën 26 erdhi në vendngjarje Policia Bashkiake, e cila kërkoi që të pezullohej ky ekzekutim i paligjshëm dhe të mos dëmtohej objekti. Kjo çështje vazhdon të qëndrojë pezull edhe pasi unë i jam drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, ku kam kërkuar që përmbaruesi Baftjar Nela si dhe ish – pronarët të më kthejnë objektin në gjendjen e mëparshme. Madje ish-pronarët më kanë shqetësuar së tepërmi , sepse në datën 3 qershor kanë ardhur privatisht dhe më kanë shembur katin e dytë edhe pse siç ju tregova objekti është në ruajtje të Policisë Bashkiake. Kjo e fundit, erdhi menjëherë në vendngjarje pasi unë e lajmërova dhe ishpronarët u larguan. Edhe pas kësaj, ata vijnë e na shqetësojnë duke shkruar nëpër mure që kjo pronë shitet. Gjithashtu, njëherë na kanë shoqëruar të dyja palëve në polici për shkak të grindjeve që kemi patur. Ku banoni aktualisht? Në rrugë, përballë shtëpisë. Jam i detyruar që prej katër muajsh të fle brenda në makinën time private bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët. Unë kërkoj që ndërtesa të kthehet në gjendjen e mëparshme njëkohësisht dhe këta persona mos të na cënojnë më. Për më tepër: www.77news.al

Tiranë, ofrohet një vend pune Teknik Ekspresi. Për më tepër kontaktoni në nr. e tel: 0682013372 / Për më tepër www.njoftime.al

TE TANI Kompleks

Adresa: Pika 1, Jonufër, Vlorë Cel: 069 48 10 777 E-mail: atedoaliraj@yahoo.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 02 KORRIK 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

E. Krosi: Sipërmarrjet private na kanë zaptuar hapësirat publike!

Foto ilustruese

Q

ytetarë të ndryshëm të Tiranës janë të shqetësuar për zaptimin e trotuareve nga nxjerrja e tavolinave të lokaleve aty ku kalojnë këmbësorët, duke tejkaluar çdo rregull dhe normë shoqërore. Me dhjetra biznese duke përfituar nga rritja e temperaturave kanë nxjerrë cadrat dhe karriget e tavolinat dhe si rrejdhim kanë “zmadhuar” lokalin pa menduar për pro-

blemin që shkaktojnë në zënien e hapësirave publike. Ky fenomen është aktual dhe është për të ardhur keq që nuk po luftohet për ta minimizuar, por përkundrazi po zgjerohet dhe po kthehet në normë. Ja se si u shpreh për gazetën ”77 News” E.Krosi banues në Laprakë. Më flisni pak për veten dhe aktivitetin tuaj të përditshëm? Unë quhem E. Krosi dhe jam nga Tirana. Kam mbaruar studimet në Tiranë, në degën gjuhë - letërsi dhe punoj në një librari ku merrem me shitjen e librave dhe lidhjen e kontratave të shtëpisë botuese me libraritë e qytetit. Rroga është shumë e vogël dhe shpenzimet janë aq të mëdha, sa jetesa po bëhet çdo ditë e më e vështirë. Banoj në Laprakë në një shtëpi me qera në kushte normale, por çmimi që paguaj është shumë i lartë, duke e krahasuar me pagën time mujore. Çdo ditë rrugën nga libri universitar deri në shtëpi e bëj në këmbë, pasi mundohem të kursej lekët e autobuzit. Shoh shumë probleme në vendin tonë sidomos rritja e papunësisë dhe mosfunksionimi i ligjit që nuk është për të gjithë njëlloj. Gjëja që më demotivon më shumë për të jetuar në Shqipëri është që shumë fenomene negative po kthehen në normë dhe askush nuk shqetësohet për ti eleminuar. Më konkretisht çfarë problemi keni konstatuar? Unë dua të theksoj faktin që jetojmë

në një vend ku e padrejta mbrohet dhe e drejta cënohet, pra në Tiranë po shohim lokale që na zënë frymën me zgjerimin e aktivitetit të tyrë deri në trotuare dhe më gjerë. Unë jam pro zhvillimit dhe i vlerësoj ata që punojnë por nuk duhet të thyhen rregullat dhe parimet bazë që ka një shoqëri apo komunitet. Më shqetëson fakti që akoma i jepen kafe policëve bashkiakë, apo kontrollorëve që merren me dënimin e personave që shkelin ligjin nga pronarët e lokaleve. Të ecësh lirshëm në trotuar dhe pa devijuar rrugën është gati mision i pamundur, pasi një pjesë e konsiderueshme e hapësirës së trotuarit është e “pushtuar” padrejtësisht nga lokalet dhe bizneset. Si e mendoni ju zgjidhjen e këtij problemi? Unë mendoj se Bashkia e Tiranës duhet të marrë masa të menjëhershme që të ndalohet sa më parë ky fenomen negativ dhe i pahijshëm. Gjithashtu, pronarëve të lokaleve tu vendoset kohë për largimin e tavolinave dhe shtesave në trotuarëve, si dhe tu bëhet e ditur gjoba në rast të devijimit nga ligji, duke zënë hapsirat publike që janë në shërbim të të gjithë qytetarëve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Tiranë, ofrohet një vend pune KONTABILISTE/FINANCIERE. Të interesuarat të shkruajnë në hr@alwsd.. / Për më tepër www.njoftime.al

PASTICERI NELA

TEL: 0682048811

ADRESA: YZBERISHT/P.NINI TIRANË Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E MARTË, 02 KORRIK 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Macet vrasin!

N

jë grua e dashuruar pas maceve, ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare e vrarë prej 15 maceve të saj. Ishte ky përfundimi i

autopsisë së kryer mbi trupin e britanikes Valerie Tibbles, publikuar në të përditshmen britanike “The Sun”. Pas vdekjes

së 59-vjeçares, u zbulua se macet i kishin transmetuar të zonjës një lloj infeksioni që kishte shkaktuar në pak ditë shpërbërjen e sistemit të saj imun, duke sjellë eventualisht vdekjen. Një zbulim i tillë shërben për të rritur ndërgjegjësimin për higjienën që duhet të kenë kafshët, ndërsa vëllai i viktimës, David Tibbles deklaroi: “Kushdo që gërvishtet nga një kafshë duhet të trajtohet menjëherë, pasi ekziston një rrezik i madh i prekjes nga infeksionet. Valerie ishte një njeri shumë i dashur, e cila dashuronte jetën dhe kafshët e saj. Për më tepër:www.banka-ideve.com

Re të argjëndta!

N

jë fenomen i pazakontë natyror u vu re natën e kaluar nga banorët e Novosibirskut mbi qytet mund të shiheshin re të argjëndta, transmeton ZR. Arsye e kësaj dukurie është solstiku veror. “Tani Dielli po zbret maksimalisht poshtë nën horizont dhe ndriçon retë e ngarkuara, të cilat ndodhen në lartësinë 80-85 kilometra, pikërisht në kufi me atmosferën dhe kozmosin. Një ndriçim i tillë i reve – një dukuri shumë e rrallë, e cila mund të shihet vetëm në fillimin të korrikut për disa ditë me radhë”, – tha drejtori i planetarit të Novosibirskut. Për më tepër:www.banka-ideve.com Tiranë, “Rina Info Shpk”, ofron vend pune Juriste. Të interesuarat të dërgojnë CV në: rinainfoshpk@yahoo.com / Për më tepër www.njoftime.al

BASHKËKOHORE.

Adresa: Rr.e “Barrikadave pranë ish Kinema 17 Nëntorit, përballë Conad Tel/Fax: +355 4 22 72 037 Cel: +355 69 20 52 952, +355 68 22 44 052 E-mail: etlevamazreku@yahoo.com info@vula17nentori.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 02 KORRIK 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Stamboll, OSBE diskuton për terrorizmin dhe aktet kibernetike!

A

sambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë u mblodh për të 22-ën herë në Stamboll. Titulli që tërhoqi vëmendjen ndër debateve janë ndryshimi i formës së akteve terroriste dhe kërcënimet kibernetike. Kërkimet për sigurinë përpara kërcënimeve të ndryshueshme dhe për zgjidhjen e mirëfilltë të konflikteve, përbëjnë edhe boshtin e diskutimeve në këtë samit. Ministri i Jashtëm Ahmet Davutogllu, mbajti një fjalim ku tërhoqi vëmendjen mbi problemin e ngurtësuar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në një kohë që edhe ekuilibrat janë duke ndryshuar. “Kemi nevojë për një histori suksesi. Nëse arrijmë të zgjidhim një nga këto konflikte, atëherë do të kemi në dorë një shembull edhe për problemet e tjera të pazgjidhura që ne i quajmë si të

ngurtësuara. Ka ardhur koha që grupi Minsk t’i gjejë një zgjidhje kësaj krize”. Po ashtu, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Xhemil Çiçek tha se në botën e globalizuar edhe terrori ka ndryshuar formë. Duke vënë në dukje se nën emrin e terrorit kibernetik është krijuar një tjetër lloj terrorizmi, Kryeparlamentari Çiçek, tha se kjo rrymë është duke kërcënuar vendet dhe shtoi se për këtë duhet bashkëpunim dhe përqasje e përbashkët. “Sigurisht që nuk mund të shpërfillet supremacia e ligjit mbi terrorin dhe kërcënimet e tij. Por midis lirive dhe sigurisë duhet të krijohet një ekuilibër”. Në konferencën e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që do të zgjasë 5 ditë, do të organizohet edhe një seancë ku do të jepet një mesazh i përbashkët kundër racizmit, ksenofobisë dhe mungesës së

Lëvizja

Turqia lobon për olimpiadën 2020! Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Xhemil Çiçek, organizoi një darkë në Pallatin Dollmabahçe për parlamentarët e Asamblesë së OSBEsë të mbledhur në Stamboll. Xhemil Çiçek kërkoi nga parlamentarët që të përkrahin kandidaturën e Stambollit për olimpiadat e vitit 2020. Duke vënë në dukje se Turqia është kandidate edhe për organizimin e panairit më të madh botëror të vitit 2020 në qytetin e Izmirit, tha se në rast të realizimit të kësaj, do të jetë hera e parë e bërjes së panairit më të madh në botë në një shtet ku shumica e popullsisë është myslimane. Çiçek tha se gjatë historisë së këtij panairi atij nuk i është njohur asnjëherë shansi për t’u organizuar në Mesdhe, Pellgun e Detit të Zi, Lindje të Mesme, Kaukaz apo Azinë Qendrore. Ai gjithashtu tha se tema e panairit EXPO që planifikohet në Izmir do të jetë: “Rrugë të reja për një botë më të mirë dhe shëndet për të gjithë”. Për më tepër: www.77news.al tolerancës. Në këtë seancë Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare, Mehmet Gërmez do të takohet me Patriarkun e Kishës Greke Ortodokse, Kryerabinin e Komunitetit Hebre dhe me Patriarkun e Kishës Armene. Në këtë samit gjithashtu do të votohet edhe për Zëvendëskryetarin e OSBE-së, ku për Turqinë kandidat do të jetë Deputeti i Shanllëurfës si dhe njëkohësisht Kryetari i Grupit turk në OSBE, Emin Ënen. Për më tepër: www.77news.al

Tiranë, “KAFE REGINA“, ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Për më tepër kontaktoni në 047800000 / Për më tepër www.njoftime.al

PO LIND NJË KOHË E RE! Një kurs nëntëmujor për: - Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Elektriçist, - Marangoz, - Berber, - Teknik Ndërtimi,

- Administrator Rrjeti, - Rrobaqepës, - Topograf, - Auto Servis, etj.

= 290 €

pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 8 Korrik

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E MARTË, 02 KORRIK 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjermanët rizbulojnë bukuritë mahnitëse të Alpeve të Shqipërisë!

N

ë 10 vitet e fundit, Agjensitë Gjermane për Zhvillim Ekonomik GTZ dhe GIZ, kanë dhënë mbi 500 mijë euro për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e turizmit dhe punësimin e banorëve në këtë zonë veriore të Shqipërisë. Thethi me sipërfaqe 2630 ha,

shfaqet si njëri nga fshatrat më të veçantë te Alpeve të Shqipërisë. Në pjesën më veriore të Komunës së Shalës, rreth 70 km larg nga qyteti i Shkodrës, ai është i vendosur në një gropë që arrin në lartësinë nga 740 deri në 950 m mbi nivelin e detit dhe i banueshëm në

mënyrë të përhershme. Thethi ka një pozitë kyçe dhe mjaft strategjike për një zhvillim të qëndrueshëm. Përmes Qafës së Pejës, në lartësi kalon rruga që lidhë Shkodrën me Pejën dhe viset e tjera të Kosovës. Nga Qafa e Valbonës rruga të çon në Tropojë e nëpërmjet Shtegut të Dhenëve lidhet me Bogën, e nga këndej me Shkodrën. Nga ana tjetër, nga Rrethi i Vizhnës lidhet me Kelmendin dhe përmes Shkallës së Thethit lidhet me pjesën tjetër të Shalës. Një nga pikat më piktoreske në këtë mrekulli, është padyshim edhe “Vorri i Riecit”. Nga kjo pikë vihesh përballë Okolit, Qafës së Pejës dhe në krahun e majtë ngrihet madhështore kalaja natyrore dhe Shtegu i Dhenëve. Kur mbërrin në Theth, ajo që të befason dhe që e bën më të bukur atë është prania e pyllit. Në pjesën më të madhe të tij mbizotëron pylli i ahut, por nuk mungon edhe pisha e zezë, panja, frashëri, villi, bungu, shkoza, thana, lajthia e arra. Për më tepër: www.77news.al

USAID dhe 15 bashki promovojnë produktet që kursejnë energji!

S

hqipëria ka një kosto të lartë energjetike, mbi mesataren e BE, për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme të ndërtimit të banesave. Situata paraqitet më problematike në godinat e ndërtuara para viteve ’90-të, ku mungon termoizolimi. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me USAID zhvilluan një tryezë për të diskutuar mbi masat e efiçencës energjetike që duhen ndërmarrë për të rritur kursimin dhe ulur shpenzimin. Drejtori i projektit të “Efiçiencës energjetike” pranë USAID, tha se po punohet me 15 bashki në të gjithë vendin për futjen në

përdorim dhe promovimin e produkteve që kursejnë energji. “Kostot në investimet për efiçencën energjetike, kanë një marzh të kthimit në tre vjet dhe kjo situatë sjell që, bizneset dhe konsumatorët të përfitojnë më shumë në periudha afat-gjata. Për më tepër, përdorimi i këtyre materialeve ruan mjedisin”, tha Peter Clavelle. Drejtori i investimeve strategjike në Bashkinë e Tiranës, Romeo Hanxhari, tha se përdorimi i materialeve që kursejnë energji do të përfshihen në hartimin e planeve urbanistike. Për më tepër: www.77news.al

BAR RESTORANT ARBRI

Adresa: Rrëshen E-Mail: petrit_prendi@yahoo.com Cel: +355 69 21 83 897 Tel: +355021623376 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


2 korrik