Page 1

GOMISTERI

Adresa: Autostrada Durrës-Tiranë, Km 1 Cel: +355 69 67 02 648

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 02.12.2013 VITI II - NR.635

MENDIMI POZITIV

...>>fq.3

Fytyra e ndershmërisë! Ndonjëherë ambicia pa qëllim mund të Qendra e jetë e rrezikshme. Mendimit Pozitiv Ambicia është e mirë për aq kohë sa nuk dëmton të tjerët . Kjo është ndershmëria e vërtetë. Ndershmëria është diçka që nuk dëmton as veten dhe nuk lëndon as të tjerët. Në shumicën e kohës, kur ne mendojmë për vlerat me përulësi dhe butësi, mendimet pozitive vijnë natyrshëm vetë, por kur nuk mendojmë me ndershmëri, atëherë ndikohemi nga mendimet që marrim nga të tjerët. Konflikti brenda vetes tonë lind kur fillojmë të mendojmë se ndershmëria nënkupton plotësimin e të gjitha dëshirave tona. Kur ndershmëria kuptohet si diçka që sjellë kënaqësi vetëm tek vetja jote, atëherë kjo nuk është ndershmëri. Njerëzit të cilët janë të varur nga ambicia , ndonjëherë ndjehen sikur nuk mund ta ndiejnë dhimbjen. Është e njëjta gjë me mendimet: ka mendime të caktuara që nuk janë të dobishme për ne, por ne nuk i lejojmë që ato të vazhdojnë, sepse ne e dimë dëmin që këto mendime sjellin. Ndershmëria nuk është vetëm duke qenë vetëm persona natyralë, por duhet t'i kultivojmë vetes atë që është e mirë dhe pozitive. Kur një person përdor gjuhën abuzive, ata shpesh mendon se duket i "sinqertë". Megjithatë, ky lloj sinqeriteti është një formë e pandershmërisë, sepse personi nuk dëmton vetëm të tjerët por edhe veten e tij. Fuqia e të dalluarit është e nevojshme për të përcaktuar se cilat fjalë sjellin lehtësime dhe paqe me veten dhe të tjerët. Kjo është ndershmëria. Secila pjesë e trupit është vendosur në një vend të caktuar. Gjuha është menduar të jetë pas dhëmbëve, kjo sepse para...>> VIJON NË FAQEN 2

E krijojmë vetë rrugën tonë! Të ardhurat tatimore shënojnë rritje, në tetor 108 mld lekë nga TVSH!............................fq.2 Aligordelina: Më prishën banesën, bashkia të më strehojë!...........................................fq.4 Zefi: Sipërmarrës korrekt do të thotë sukses!.........fq.5 Ja cilat janë super ushqimet që shërojnë stomakun!..........................................fq.6 Greqia aprovon mbështetjen e saj mbi Turqinë për në BE!.................................................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


AKTUALITET

77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 02 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Të ardhurat tatimore shënojnë rritje, në tetor 108 mld lekë nga TVSH!

Të ardhurat nga TVSH-ja kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave taimore për tetorin, të cilat u realizuan në masën 106 %. TVSHja jo vetëm përmirësoi treguesit, por për herë të parë gjatë gjithë vitit administrata taimore arriti të realizojë të ardhurat nga kjo taksë me ndikim të madh në buxhet. Të dhënat e pandalshme negative apo tkurrja më e fortë, që ishte ajo e taksës bazë

të konsumit, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, që vazhdoi për 9 muaj radhazi, u stopua gjatë muajit tetor, ku u arrit të mblidheshin nga TVSH rreth 10.8 miliardë lekë ose 418 milion lekë më shumë se ishte planifikuar. Sipas shifrave nga Ministria e Financave, në 10 muajt e këtij viti, të ardhurat nga TVSHja janë në vlerën e 89.7 miliardë lekë, nga 89.3 miliardë që ishte planifikuar. Banka e

Shqipërisë, bazuar në të dhënat e muajve të fundit, ka konfirmuar për një vijimësi të rritjes modeste të ekonomisë shqiptare, në kushtet kur konsumi dhe investimet private mbeten ende të plogështa. Por, duke iu rikthyer shifrave të Ministrisë së Financave, rezulton se me rritje gjatë kësaj periudhe janë edhe të ardhurat nga taksa e akcizës, ku u arkëtuan 29.5 miliardë lekë, ndërsa ishin planifikuar 28.4 miliardë lekë. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 12.5 miliardë lekë, nga 12.6 që ishte planifikimi. Gjatë muajit tetor administrata fiskale arriti të ndryshojë kursin e trendit negativ të të ardhurave në buxhet, që sipas shifrave përkthehet në 2.4 miliardë lekë më tepër se planifikimi. Për 10 mujorin, të ardhurat nga tatimet dhe doganat kapën një vlerë prej 265.8 miliardë lekë, nga 263.4 miliardë lekë që ishin planifikuar. Për më tepër: www.77news.al

hëm gjithmonë ndihet i sigurt. Respekti është thelbi esencial i përulësisë dhe ne duhet ta respektojmë një person për të gjithçka që ai ka dhe cilido qoftë ai, edhe pse e dimë se ata kanë nevojë për të ndryshuar disa gjëra në karakteret e tyre. Duhet t'u japim të tjerëve respekt, edhe pse mund të mos na e kthejnë atë. Të bisedosh me përulësi je vetja. Inferioriteti është konsideruar, që të shkatërrojë egon,vetëdija e të qenit një administrues i besuar i ambicies është e nevojshme. Askush nuk ka sjellë asgjë me vete në këtë tokë. Kur kemi ardhur, ne nuk ishim të veshur me rrobat tona, por ato na dhuruan për tu mbrojtur nga i ftohti. Ne dëshmojmë heshtjen, sepse ecim shumë pak rreth ndërgjegjes tonë dhe themi: "Unë jam ky, unë jam ai . "Kjo na bën të ndihemi më të rënduar edhe pse nuk e kuptojmë. Një tjetër arsye që ne kemi një peshë të rëndë brenda vetes tonë është për shkak se nuk kemi tolerancë të mjaftueshme ose durim dhe kështu që përgjigjemi negativisht në marrëdhëniet tona me të tjerët dhe nuk dimë se si të falim. Kur japim, ndihemi më të çliruar. Merrni atë që është e dobishme, dhe mos krijoni

skedarë negativiteti tek askush. Gjatë rrugëtimit tonë do të bëjmë gabime, por nuk do ta ndryshojmë kursin, nuk do të dalim jashtë koordinatave. Të ndjekësh rrugën e drejtë, nuk është e lehtë. Ajo kërkon vullnet të fortë dhe vëmendje të përqendruar. Merr vendim që do të ndjekësh rrugë të drejtë në çdo aspekt të jetës. Merr vendim që do të ndjekësh rrugën e drejtë në marrëdhëniet me gjininë tjetër. Merr vendim që do të ndjekësh rrugën e drejtë në përzgjedhjen e shoqërisë. Merr vendim se do të ndjekësh rrugën në fitimin e pasurisë, në lidhjet bashkëshortore, larg tradhëtisë e mashtrimit etj. “Çdo njeriu, do t’i ndriçohet rruga përballë tij, sipas ndjekjes së rrugës së drejtë në këtë botë. Ka njerëz që do t’u ndriçohet përpara sa një mal, të tjerë sa një palmë, të tjerëve u ndriçon vetëm maja e gishtit tregues, të tjerëve u ndriçon vetëm shputa e këmbës dhe të tjerëve u pulson një llambushkë e vogël. Rruga e drejtë, është rruga e lumturisë. Vetëm rruga e drejtë garanton lumturinë. Ajo është e lehtë për t’u përshkuar, është e qartë, nuk ka labirinte. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... se të flisni, duhet të mendoheni shumë herë sepse plaga e shkaktuar nga shpata e gjuhës shërohet shumë ngadalë. Nëse jeni të sinqertë, edhe vështirësitë që hasim në jetë vijnë vetëm për të na bërë më të ndershëm. Gjatë jetës së përditshme dhe punëve të ndryshme që bëjmë çdo ditë, ne duhet të pyesim veten: "A jam unë me të vërtetë i ndershëm ? "Çdo vështirësi është për shkak të mungesës së ndershmërisë. Është e rëndësishme që të sigurohemi të mos përziejmë egoizmin me ndershmërinë tonë dhe se ne nuk jemi duke u përpjekur për të manipuluar një situatë apo person në emër të ndershmërisë. Çfarëdo që është e vërtetë apo jo e vërtetë nuk duhet të ngatërrohet. Ndershmëria me vetveten dhe me të tjerët është shumë e rëndësishme. Askush nuk mund të marrë atë që na takon ne dhe ne nuk mund të marrim atë që i takon dikujt tjetër as nga lakmia dhe as nga frika. Kur mësojmë të ndajmë të mirën dhe të keqen, atëherë jemi të lirë nga xhelozia dhe gjërat negative që vijnë të vijnë tek ne. Kur na mungon ndershmëria, jetojmë me frikë. Mungesa e ndershmërisë krijon trishtim dhe pasiguri. Një person i ndersLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 02 DHJETOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Aty ku nis sensibilizimi! Ç'ju kujtojnë këto parrulla?! A thua ishte koha për moral?! Po tani? Sikur morali të kthehej në interes real për banorët e kësaj lagjeje! Tek rruga "Preng Bib Doda". Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

"Tiranë e Re", Tiranë

E krijojmë vetë rrugën tonë! Kjo është lulishtja në qendrër të Kryeqytetit. Shpeshherë, kalimtarët e krijojnë vetë rrugën. Ta ketë fajin Bashkia edhe në këtë rast?!! Përgatiti: K.I

Një Moment me pak Koment...

Lulishtja në qendër të Tiranës

Ofrohet vend pune Shitëse. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0694042061/ Për më tepër www.biznesunion.al

GIPSO Adresa: Kombinat, Tiranë Cel: +355 69 39 42 912 +355 69 23 27 003

Lëvizja

Tavane të varura Ndarje gipsi Korniza allçi Çimentato Patinime-Lyerje Zbatim Projekti

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E HËNË, 02 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Aligordelina: Më prishën banesën si ndërtim pa leje, bashkia të më strehojë!

Dino Aligordelina

Numri i endacakëve dhe i të pastrehëve rrugëve të Tiranës dhe jo vetëm po rritet dita ditës, ndërkohë elita politike flet për projekte madhore dhe “përralla me mbret”. Kryetari i familjes, Dino Aligordelina ngre problematikën e coptimit të famijes për shkak të pamundësisë së sigurimit të kushteve minimale të jetesës. Për më tepër ndiqni intervistën që dha për "77 News" personi në fjalë. Më flsini pak vështirësitë që keni kaluar? Unë quhem Dino Aligordelina, jetoj në kushte tepër të vështira dhe pa asnjë përkrahje. Kam bërë një jetesë çnjërzore me vuajtje dhe problematika të shumta saqë uroj që

ato që kam kaluar unë të mos i kalojë njeri. Kam mbeur i pastrehë që në vitin 2007 nga një aksion që ndërmori bashkia për prishjen e ndërtimeve pa leje. Jam përpjekur me sforco që të punoj çfardo lloj pune në mënyrë që të siguroj mbijetesën për familjen time, e cila përbëhet nga 4 anëtarë, por mesa duket nuk ia dola dhe si rrjedhim familja ime nuk po jeton me mua aktualisht. Pse u nda familja nga ti, ku qëndronte problemi? Unë jam i pastrehë dhe jetoja në qiell të hapur. Ndërkohë filloi të bëhëj problem edhe qëndrimi im në një çadër në zonën e Alliasit. Fëmijët nuk mund ta përballojnë të ftohtin e acartë të dimërit dhe si rrjedhim përfaqësues për rehabilitimin e familjeve në nevojë më morën gruan dhe dy fëmijët. Më shqetëson fakti që askush nga punonjësit e asaj shoqate nuk më tha me saktësi se ku do jetojnë anëtarët e famijes sime në mënyrë që t'i takoja. Vitet ikin dhe unë çdo ditë jam më i moshuar dhe i pafuqishëm për të siguruar punë dhe të ardhura. Si ndjehesh nga situata e krijuar dhe mungesa e fëmijëve, pavarsisht se nuk ishe në gjendje t'u krijoje as kushtet më minimale? Ndjehem mjaft keq, pasi nuk dua që fëmijët e mi të rriten pa praninë time. Nuk dua aspak që ata gjatë gjithë jetës të

shoqërohen me një boshllëk i madh siç është mungesa e realizimit të dëshirës për një familje të bashkuar dhe të lumtur. Jam munduar me çdo loj mënyre me aq sa kam patur mundësi që të siguroj ushqim, veshmbathje dhe një jetë me sa më pak vështirësi. Apeli juaj ndaj Bashkisë së Tiranës? Unë i bëj thirrje Bashkisë së Tiranës që të më ndihmojë me një banesë sociale, pasi kjo është mënyra e vetme që unë të jetoj me familjen time. Gjithashtu i bëj apel çdo kompanie apo biznesi privat që nese e sheh të arsyeshme të kontribojë në mënyrë që familja të jetë e bashkuar. Kërkoj që nëse është e mundur të më mundësohet një vend punë për mua, pasi në këtë mënyrë do siguroja një banesë sa për të strehuar gruan dhe dhe dy vajzat e mia të vogla. Gjithashtu, kërkoj që organet kompetente që kanë siguruar përkujdesje dhe strehim për anëtarët e familjes time të treghen më korrekt me mua dhe të më tregojnë vendodhjen, apo të më japin një mundësi takimi me dy vajzat dhe gruan. Përgatiti: A.H «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Inxhinier ndërtimi. Dërgoni CV-në tuaj në: gpisha84@yahoo.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Adresa: Radhimë, Vlorë Tel: +355 33 21 02 00 Cel: +355 68 20 56 896 / +355 68 60 51 133 Lëvizja

E-mail: info@grandhotelaita.com Web: www.grandhotelaita.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 02 DHJETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Redjon Zefi: Sipërmarrës korrekt do të thotë sukses!

Redjon Zefi është një djalë 23 vjeç me origjinë nga qyteti i Fushë Arrëz-it. Së bashku me familjen janë transferuar në Tiranë në vitin 1996. Ishte i vogël në moshë atëherë, prandaj nuk ka shumë kujtime nga qyteti i lindjes. Ka mbaruar studimet e larta dhe aktualisht ushtron një aktivitet privat në tregun e madh pranë Medresesë.

Ai tregton rripa të ndryshëm lëkure, me shumicë dhe pakicë. Redjon prej sa vitesh ushtroni këtë aktivitet? Kanë qenë prindërit e mi, të cilët e kanë nisur këtë sipërmarrje shumë herët, unë isha foshnje në atë kohë. Kam qenë i lidhur biznesin e familjes që kur isha fëmijë.

Pasi mbaroja shkollën vija këtu dhe rrija me prindërit. Pas disa vitesh prindërit e mi arritën të kenë dy pika shitjesh këtu në tregun e madh. Një pikë merret me bluzat kurse kjo këtu me rripa lëkure, ofrojnë mall me pakicë dhe me shumicë. Importojmë vetë mallin, kryesisht nga lindja, sepse ofrojnë mall cilësor me kosto financiare më të lirë. Dhe që të kesh shitje duhet t'i ofrosh klientit mall me cilësi të lartë, por kostoja financiare duhet të jetë relativisht e ulët. Dihet që në Shqipëri xhepat e qytetarëve janë në një situatë jo të mirë. Kriza ekonomike që ka prekur Europën është ndjerë dhe tek ne, pasi kanë rënë dhe dërgesat e emigrantëve nga jashtë. Por ne përpiqemi të kemi cilësitë e një tregtari korrekt me klientin dhe nuk besoj se ka për të çaluar puna. Ju jeni dipllomuar në Fakultetin Juridik. Cilat janë synimet tuaja në jetë? Familja ime ka shumë vite që lufton për ta zgjeruar këtë aktivitet dhe një nga synimet e mia kryesore është që ne të kemi fabrikën tonë të prodhimit. Unë dua të jem jo vetëm drejtues por edhe jurist i kompanisë së ëndrrave të mia. Me pak fjalë edhe një avokat i suksesshëm, do ndihesha mirë. Redjon, ju falenderoj për intervistën. Gjithashtu ju falenderoj për këtë bisedë të ngrohtë. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Ekonomist. Dërgoni CV-në tuaj në: gor_bert@hotmail.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

HOTEL RAMIZI

Adresa: Lagja “Mejden’, pranë Gurit të qytetit, Përmet E-mail: hotelramizi@yahoo.com Lëvizja

Cel: +355 68 20 73 826 +355 67 20 48 731 Tel: +355 81 323 858

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 02 DHJETOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ja cilat janë super ushqimet që shërojnë stomakun!

Keni dhimbje të vazhdueshme stomaku dhe nuk dini si të liroheni prej tyre? Ekzistojnë në fakt disa ushqime “magjike”, për efektin që ato shkaktojnë ndaj këtyre dhimbjeve, duke i lehtësuar menjëherë dhe duke mënjanuar në këtë mënyrë përdorimin e ilaçeve.

Xhenxhefili Kjo erëz duhet të shtohet në ushqime për t’i bërë ato më të shijshme, gjithashtu kufizon edhe përdorimin e kripës. Eshtë në fakt një nga rrënjët më të çmuara të natyrës, sepse është e pasur me anti-inflamatorë që promovojnë tretjen e duhur.

Lëngu i limonit Duhet të konsumohet i holluar në ujë të ngrohtë, dhe promovon tretjen, duke e balancuar stomakun. Papaja Kjo është një bimë e pasur me vitamina dhe minerale. Ndër karakteristikat e saj, është se lufton djegien e stomakut, duke favorizuar procesin e tretjes. Karafili Për ata që vuajnë mbi të gjitha nga aciditeti i stomakut, ky është një ilaç shumë i dobishëm. Mbani në gojë për disa minuta pak karafil dhe do të keni një lehtësim të menjëhershëm. Nenexhiku Konsumi i rregullt i lëngut të menexhikut të freskët mund të ndihmojë për të mbajtur larg fenomenet negative gastrointestinale të acidit traktit. Për më tepër: www.77news.al

Valeriana lufton pagjumësinë! Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin

bimës aftësinë e qetësuesit. Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres, këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit. Në dhimbjet e kokës dhe në veçanti ato të migrenës është e këshillueshme të pini çajin e përftuar nga rrënjët e valerianës. Çaji të pihet 3 herë në ditë, për 1 muaj. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Përkthyes i gjuhës Ruse. Dërgoni CV-të tuaja në: tiranadurres@yahoo.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 02 DHJETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Greqia aprovon mbështetjen e saj mbi Turqinë për në BE!

Theodoros Sotiropoulos

"Greqia do të ishte e lumtur për të hapur një kapitull të ri me Turqinë gjatë presidencës së ardhshme me rotacionin e Bashkimin Europian dhe sidomos kur topi është në fushën e Turqisë", citon ambasadori grek në BE, Theodoros Sotiropoulos. Ambasadori tha se Turqia tashmë është përgatitur për të hapur disa kapituj, kjo sepse deri tani Turqia nuk kishte qenë në gjendje për t’u bërë pjesë e BE për shkak të politikave të brendshme në lidhje me situatën e Qipros.

Sikurse përmenda edhe më lart, unë dua të theksoj se vendi ynë është i gatshëm për të ndihmuar fqinjën tonë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të shkaktuara nga çë-shtja e Qipros, ku së shpejti dy vendet do t’i përkushtohen një marrëveshjeje riparimi për të gjetur një zgjidhje. Përveç kësaj, Sotiropoulos ka deklaruar se Greqia do veprojë pozitivisht në drejtimin ambicioz të Turqisë për anëtarësimin e saj në BE, pasi rëndësia e objektivitetit

Lëvizja

Turqia do të ndërtojë port të ri në Detin e Zi! Turqia do të fillojë ndërtimin e një porti të ri në krahinën, Zonguldak të Detit të Zi. Pas përfundimit të tunelit “Marmaray” i cili lidh ngushticën e Bosforit të Stambollit me një tunel nënujor, duke përmbushur ëndrrën e udhëheqësit të periudhës Osmane në shekullin e 19-të, Sulltan Abdulhamid II. Parimet e Projektit “Filyos Valley” në rajonin e Detit të Zi të Turqisë do të hidhen në vitin 2014. Projekti përfshin një port të ri detar që do të ketë një kapacitet prej 25 milion ton dhe do të krijojë rreth 30,000 vende pune. Ai gjithashtu do të lehtësojë ndjeshëm në portin detar të Stambollit. Pas ndërtimit të portit, Rusia, Ukraina dhe Rumania janë midis shumë vendeve që pritet të shohim rritjen e tregtisë së tyre me Turqinë. 16 firma, katër prej të cilëve janë të huaja, janë duke investuar në këtë projekt në rrethin e krahinës, Zonguldak, Turqi. Pjesë e objekteve të projektit do të jenë gjithashtu, fabrika çeliku, termocentrale, fabrika e çimentos dhe fabrikat e mobilieve. Për më tepër: www.77news.al

në procesin e zgjerimit është se ne e duam Turqinë në Europë, sepse jemi bijtë e zgjerimit, tha ai. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune në Turizëm. Të interesuarit të kontaktojnë në: 068 34 42 456/ Për më tepër www.biznesunion.al

Kompleksi Turistik

Solid

Adresa: Therandë, Kosovë Cel: +377 (0) 44 524 157 e-mail: pajtim.kuqi@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 02 DHJETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat deri më 31 Dhjetor 2013

Çaj për Sinozitin

Oferta më e mirë!

PËRDORIMI: Në 0.5 L ujë hidhet një dorë me çaj sinoziti. Lihet të ziejë 15-20 min. Ndërkohë që ju qëndroni 20-25 cm mbi avull. Avulli bëhet çdo darkë për 7-8 ditë rresht, kurse pjepri i egër 2-3 herë në javë në drekë.

VETITË: Çaji për sinozitin ka veti të rrudhë deri në mbyllje të sinuseve të krijuara. Qetëson dhimbjet e kokës të shkaktuara nga sinoziti. Lehtëson bllokimin e hundëve.

Çajra të tjerë: Bar Majasëlli, Lule Akja, Çaj për gurë dhe llum në tëmth, Çaj jeshil, Gjethe dafine, Çaj hithri, Kamomil, Aguliçe, Çaj natyral për mykun dhe alergjinë, etj.

180 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese

Gazeta 77 news  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you