Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E DIELË, 28.04.2013 VITI II - NR.418 ...>>fq.2

Kreu i PLSHR bashkëbisedon me kandidatët për deputetë në 12 qarqe Edmond Vlashaj: Nga e thëna në të bërë nuk gjendet një det i tërë! Por gjendemi ne dhe vetëm ne, Liderët e Shqipërisë së Re! MENDIMI POZITIV

Zgjerojeni vizionin për jetën!

N

uk është e nevojshme të shqeQendra e tësoheni për gjithçka, Mendimit Pozitiv por më tepër thjesht, të mendoni në një mënyrë më konstruktive. Fjala,“shqetësim” ka kuptimin e vrullshme dhe gjarpëruese ose... >> VIJON NË FAQEN 2

Shtyhen legalizimet, 100 mijë ndërtime të reja!...fq.3 Përururohet Qendra "Multimedia 77" e PLSHR!...fq.4 Enver Xhepa: Jam i sëmurë dhe i varfër, 15 vite u sorollata në gjyqin e pronës!...................fq.5 PLSHR dhe të rinjtë do të jenë qeverisja e pas 23 qershorit!..................................fq.6 Stamboll, qendra e tretë globale e internetit!......fq.7 Lisana Subashi: Kandidoj në Vorë për të sjellë në Kuvend zërin e të gjithë moshatarëve të mi!........fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E DIELË, 28 PRILL 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kreu i PLSHR bashkëbisedon me kandidatët për deputetë në 12 qarqe, Edmond Vlashaj:

Nga e thëna në të bërë nuk gjendet një det i tërë! Por gjendemi ne dhe vetëm ne, Liderët e Shqipërisë së Re!

Ë

shtë zhvilluar në 26 prill takimi i punës i kandidatëve për deputetë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) në dymbëdhjetë qarqet e vendit. Pas fjalës së hapjes nga moderatorja e takimit, Fabiola Kajana, që është njëheri edhe kandidatja për deputete në qarkun e Fierit, kanë përshëndetur njëri pas tjetrit edhe Hëna

Paja, kandidatja për deputete në qarkun e Durrësit; Aida Marku, kandidatja për deputete në qarkun e Shkodrës; Mirgita Margjini, kandidatja për deputete në qarkun e Lezhës, Esma Hoxha, kandidatja për deputete në qarkun e Beratit; Ervin Kujtila, kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit; Vullnet Domi, kandidati për deputet në qarkun e Kukësit; Edmond Ahmeti, kandidati për deputet në qarkun e Gjirokastrës; Enkeleda Hoxha, kandidatja për deputete në qarkun e Peshkopisë; Anisa Duka, kandidatja për deputete në qarkun e Vlorës dhe Elona Hasimllari, kandidatja për deputete në qarkun e Korçës. Gjithashtu kanë përshëndetur edhe Çajup Çangollari, Vilma Kërçiku, Çerçiz Loloçi, Lisana Subashi, Zamira Greva, Mira Përlala, etj., si kandidatë për deputetë të PLSHR për qarkun e Tiranës. Në takim e ka marrë fjalën edhe kryetari i PLSHR, zoti Edmond Vlashaj që, midis të tjerave tha:“Nga e thëna në të bërë nuk gjendet një det i tërë! Por gjendemi ne dhe vetëm ne, Liderët e Shqipërisë së Re. Angazhimi dhe përkushtimi ynë do të jetë maksimal, i pakrahasueshëm

dhe i paarritshëm nga ndonjë forcë apo organizatë tjetër politike deri më tani. Kauza jonë është lufta për Drejtësi dhe Zhvillim, përpjekje e cila shoqëron jetën e çdo shqiptari që nga lindja deri në vdekje. Vokacioni ynë është ndjeshmëria sociale dhe solidariteti me ata që kanë më shumë nevojë, me familjet në nevojë, me njerëzit e thjeshtë, me të rinjtë dhe sipërmarrësit. Qasja jonë është për një mentalitet të ri për një mënyrë të re të ndërtimit të jetës publike dhe politike në ndershmëri dhe në drejtësi, për një drejtim të ri në një epokë të re, ku njerëzit vendosin vetëm drejt. As Majtas As Djathtas, por vetëm Drejt! Drejt për Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Drejt për Shqipërinë e Re me Drejtësi dhe Zhvillim! Drejt për Shqipërinë e Re plot Solidaritet! Strategjia jonë do të jetë fituese. Kjo strategji do ta shndërrojë çdo Lider dhe Aktivist të Shqipërisë së Re, në një Gjigand ku mblidhen mirësitë, nuri, fati i bardhë, suksesi, reputacioni dhe prestigji më i lartë. As Majtas as Djathtas! Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR”! Për më tepër: www.77news.al

sisht, shqetësimet janë bërë të zakonshme në jetën tonë dhe shumica prej nesh ndihen krenar që shqetësohen në lidhje me motin, qeverinë, ose nëse një aktore ka bërë një operacion plastik, ose jo. Ndonjëherë shqetësimi është një sëmundje që mund të jetë e pamundur për t’u kuruar sepse ne mund të fillojmë ta shijojmë atë. Një qëndrim negativ është një reagim automatik, është diçka që ndodh (në mendime dhe veprime) pa bërë një pauzë dhe pa u menduar për t’i parë gjërat në një këndvështrim tjetër. Qëndrimet formohen që në fëmijëri dhe janë një formë për të shprehur mënyrën e të menduarit. Ato janë modele fikse në strukturën tonë psikike. Rrugët e caktuara të neuroneve janë të ngazëllyer në mënyrë automatike në tru dhe nuk japin një mundësi për çdo zinxhir të ri të mendimit. Këto qëndrime janë të shprehura në besimet, mendimet, paragjykimet, disponimet, temperamentet, rutinat dhe nëpërmjet gjesteve. Këto do të vazhdojnë të ngushtojnë në mënyrë automatike vizionin tonë dhe per-

ceptimin e jetës. Një person me qëndrime negative është një makinë që po jeton një jetë të vdekur. Qëndrimi i parë negativ i formuar në fëmijëri është: “Unë jam më i mirë se ju”. Ky është një qëndrim i tepruar i vetë-vlerësimit. Një fëmijë ka nevojë për dashuri, vëmendje dhe vlerësim. Këto janë tre cilësi që ndihmon fëmijën të rritet dhe të piqet natyrshëm. Personaliteti i fëmijës ndërtohet nga dashuria e marrë nga të tjerët. Një fëmijë është i paditur dhe mëson gjithçka ashtu siç i jepet. Për shembull, një djalë i vogël supozon që ai është qendra ku të gjithë vrapojnë pas tij. Nëse ai qan, nëna e tij e ushqen menjëherë. Gjithkush përqendrohet rreth tij. Fëmija është mbreti dhe të gjithë të tjerët subjektet e tij. Nga kjo varësi ka lindur qëndrimi ynë më i thellë, “Unë jam mbret”, “Unë jam superior”. Sa herë që ne do të takohemi me njerëz, këto qëndrime do të kthehen automatikisht. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ose mbytje dhe shtrëngim. Në origjinalitetin e saj, thënia: “të shtrydhesh duart e dikujt” është një manifestim i jashtëm i shqetësimit. Është e lehtë të vëzhgosh një person të shqetësuar, ai vazhdimisht vendos duart në kokë, ka kontraktim të muskujve, ose përkul sytë. Ky është rezultat i një ndjenjë të brendshme të vrullshme dhe gjarpërues. Dëboni nga jeta juaj mendimet që dëmtojnë shëndetin tuaj fizik dhe psikik. Këto mendime zakonisht na çojnë në një gjendje të lartë të ankthit, panikut, dhe tek ndjesia se diçka shqetësuese do të ndodhë. Këto shqetësime na bëjnë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj kritikave e të tjerëve, duke bërë që të jetojmë një jetë krejtësisht të mjerueshme. Kjo ndikon në oreksin tonë, efikasitetin tonë dhe në mënyrën se si ne jetojmë. Këto ndjenja shërbejnë si një rrjedhje e vazhdueshme të energjisë që na çon në lodhje dhe vetëm lodhje. Nëse dëbojmë mendimet negative nga jeta jonë, atëherë kemi bërë një hap shumë të madh për të udhëhequr një jetë pa strese. FatkeqëLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 28 PRILL 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shtyhen legalizimet, 100 mijë ndërtime të reja informate!

S

htyhet afati kohor për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Të gjithë ndërtimet që nuk janë aktualisht objekt i procesit të legalizimit në gjithë territorin e vendit, iu hapet rruga të bëhen të ligjshme. Disa ndryshime dhe amendime të bëra në ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje, krijojnë hapësirë ligjore për të bërë legale

afro 100 mijë ndërtime pa leje. "Spostimin e afatit të vetëdeklarimit në mënyrë që t'i hapet rruga dhe një kontingjenti 80 mijë deri në 100 mijë ndërtime informale sidomos në fashot e rrugëve e në disa kategori të tjera", deklaroi Flamur Kuçi, këshilltar i kryeministrit për Legalizimet. Ndërsa drejtori i ALUIZNI-it Kollozi u shpreh: "Ne kemi

sjellë këto ndryshime për të bërë të mundur të legalizohen ndërtimet informale të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë. Natyrisht, që ne e kemi shtyrë më tej propozimin tonë; kërkojmë që të përfshihen në efektet e këtij ligji dhe ato ndërtime që janë realizuar pas vitit 2006, vit dhe datë kur ka hyrë në fuqi ky ligj. Të legjitimojmë dhe legalizojmë mundin, djersën, sakrificat, stresin të qindra e mira familjeve shqiptare". Do të përfitojnë nga këto lehtësira edhe ndërtimet e kryera anës rrugëve nacionale, pasi është hequr respektimi i largësisë nga rruga prej 100 metra. Deri më tani ALUIZNI ka konstatuar 270 mijë ndërtime pa leje, prej tyre 225 mijë janë kualifikuar, ku 95 mijë prej tyre janë në proces të kalimit të pronësisë dhe 74 mijë të tjera kanë marrë tashmë leje legalizimi. Për më tepër: www.77news.al

Bashkia premton strehim të përkohshëm për banorët e futur në grevë!

K

reu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha vizitoi banorët e ngujuar në greve urie, kundër vendimit të përmbarimit i cili vendosi të nxjerrë ata nga një banesë në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet. Gjatë takimit me ta Basha u shpreh se Bashkia e Tiranës përmes donatorëve do i sigurojë familjeve që të strehohen për një periudhe tre mujore. “Do mundësojmë strehimin për një periudhë tranzitore. Ju kemi ofruar banorëve mundësinë e tranzicionit në banesa me qira”, tha Basha. Propozim i cili u kundërshtua nga banorët të cilët nuk kanë pranuar strehim të përkohshëm. Për më tepër: www.77news.al

e aL

R

Pa

rti

rejtësi dh D ër

hvillim eZ

Qendra p

Bar Restorant "ANI" ofron vend pune Ndihmës Kuzhinier. Kontaktoni në Cel: +355 682379778 / Për më tepër: www.njoftime.com

ë viz

ja S h qip ë

ri a

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


OPINION

77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 28 PRILL 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Përururohet Qendra "Multimedia 77" pranë PLSHR!

"

Multimedia 77", lindi që më shumë se një vit më parë, si një nevojë për të rritur kapacitetet tona si dhe për të fuqizuar potencialet në luftën tonë për Drejtësi dhe Zhvillim. Kjo përpjekje publike e jona, përfshiu dhe shndërroi në protagonistë shumë të rinj e të reja, koordinatorë të qarqeve dhe zonave në të gjithë Shqipërinë, si dhe me mijëra aktivistë të PLSHR, dashamirës të Drejtësisë në të Vërtetën. Sot "Multimedia 77", prezantuar publikisht nëpërmjet Gazetës 77 news, e cila shpërndahet falas tashmë në 20000 kopje në të gjithë Shqipërinë, Revistës 77 People & more, 77 new web, 77 news tv online, si dhe nga mijëra faqe në rrjetet sociale që

përcjellin çdo ditë lajmet e "Multimedia 77". Në këtë ceremoni është shprehur mirënjohje për kontributorët e këtij projekti tashmë të realizuar në fazën e tij të parë. `Është përcjellë mirënjohje për Gazetarin e mirënjohur Çerçiz Loloçi, njëkohësisht edhe nënkryetar i PLSHR, koordinator për marrëdhëniet me median dhe publikun. Çerçiz Loloçi ka qënë deri tani njëkohësisht edhe këshilltari dhe ‘mentori’ numër një i "Multimedia 77'. Mirënjohje për gazetaren e mirënjohur Blerina Gjoka, si një prej kontributoreve më të dalluara në luftën tonë për drejtësi dhe zhvillim, njëkohësisht edhe koordinatore e Zyrës së Shtypit të PLSHR. Mirënjohje edhe për

gazetaren Vilma Kërçiku, kontributore e shquar e fillimeve të "Multimedia 77", si dhe tashmë e angazhuar në Drejtimin e Forumit Rinor të PLSHR si kryetare e këtij forumi. Mirënjohje për gazetaren Lisana Subashi, e cila ka dhënë kontributin e saj të çmuar në fillimet e "Multimedia 77", si dhe tashmë e angazhuar në drejtimin e Forumit Rinor të PLSHR. MIrënjohje e veçantë është përcjellë për gazetarin investigativ si dhe pedagogun e Fakultetit Juridik, Kondi Ilia, i cili me angazhimin në drejtimin e "Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet", inkuadruar brenda PLSHR, ka arritur t’i japë përditësisë së "Multimedia 77', dimensionin dhe ndjeshmërinë e fortë sociale. Një falenderim të veçantë ka marë edhe gazetari Artur Nura, gazetar i cili me eksperiencën dhe dijet në profesionin e tij ka arritur të japë kontributin e tij të çmuar në shndërrimin në një shkollë të mirëfilltë politike, të emisioneve të "Multimedia 77", si Fokusi Politik i Javës dhe Shqipëria e Re në Fokus. Një përgëzim dhe një nxitje për të punuar më fuqishëm për koordinatoren e 77 News Arbërora Leti, stafin mbështetës, gazetarët, fotografët, kameramanët, bashkëpunëtorët në terren, si dhe mijëra aktivistët e PLSHR, të cilët me përcjelljen e lajmeve tona në profilet e tyre në rrjetet e komunikimit social e kanë shndërruar "Multimedia 77" në superfuqinë e komunikimit publik, politik dhe social në kohët e sotme në Shqipëri. Edmond Vlashaj, Kryetar i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re.

ASD Studio ofron vend pune Koordinatore. Dërgoni CV në: asd_studio@yahoo.com / Për më tepër: www.njoftime.com

r

tia

Lë v

ia

e

Pa

Re

lidaritet So

Qendra p ë

rejtësi dhe D r

izja S h q i p ër

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 28 PRILL 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Enver Xhepa: Jam i sëmurë dhe i varfër, 15 vite u sorollata në gjyqin e pronës!

Enver Xhepa

E

nver Xhepa, 73-vjeçari nga Tirana, aktualisht është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Kjo për shkak të stresit që i është shkaktuar nga 15 vite gjyq, që ai ka bërë për çështjen e pronësisë. Xhepa jeton me një pension të vogël pleqërie dhe të gjithë këtë shumë parash ai e harxhon për ilaçet e shtrenjta që ble çdo muaj. Për më tepër lexoni intervistën. Mund të më thoni se nga jeni? Unë jam me origjinë nga Tirana dhe banoj këtu. Prindërit dhe gjyshërit e mi

kanë lindur po në Tiranë. Aktualisht jam 73 vjeç. Familja ime përbëhet nga 8 anëtarë. Profesioni im ka qenë ai i mekanikut, ku kam punuar për 55 vite rresht. Ku konsiston problemi juaj i pronësisë? Prona ime ndodhet në Selitë dhe në Kombinat. Kam rreth 20 dynymë tokë që nuk e gëzoj dot. Për këtë çështje kam harxhuar 15 vite nëpër gjykata dhe si përfundim nuk kam fituar asnjë gjë. Kam harxhuar miliona lekë nëpër gjykata, por më në fund u dorëzova sepse pësova

hemorragji cerebrale dhe tre infarkte, për shkak të stresit nga çështja e pronës. Gjyqet zvarriteshin pa fund. Në njërën shkallë ma jepnin të drejtën ndërsa në shkallën tjetër të gjykimit e humbisja të drejtën. Kjo ishte loja që bënin me mua, derisa e pësova me shëndetin. Cilët persona e disponojnë pronën tuaj? Janë të ardhur në Tiranë. Ata më thoshin se ishte prona e tyre dhe se e kishin të regjistruar pas legalizimeve. Fakti që nuk fitova të drejtën më ka stresuar së tepërmi. Si është gjendja juaj ekonomike? Unë jam në një gjendje të vështirë ekonomike. Marr vetëm 130 mijë lekë. 200 mijë lekë në muaj mua më shkojnë vetëm ilaçe. I bëj thirrje qendrës suaj që ta shohë me vëmendje çështjen time dhe ta ndjekë atë në rrugë juridike. Si e konsideroni masën e pensionit tuaj? Ne jemi të varfër, madje mund të them në një varfëri të tejskajshme. S’jemi në gjendje as të pimë një kafe. Kam punuar 55 vite dhe si përfundim kontributet më kanë shkuar kot. Pensionisti duhet të ndihmohet sepse a ka dhënë një kontribut të madh për të gjithë jetën. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Partia Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Caffe

Marxh Sh.p.k ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: fashion_assa@hotmail.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 28 PRILL 2013

IDE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Përfaqësues të PLSHR takim me të rinjtë e Fierit

PLSHR dhe të rinjtë do të jenë qeverisja e pas 23 qershorit!

P

ër faqësueset e Par tisë Lëvizja Shqipëria e Re Fabiola Kajana dhe Daniela Braçe realizuan takim me të rinjtë e Fierit. Ata u njohën më nga afër me këtë parti politike, platformën e saj, idetë dhe synimet për ndërtimin e Shqipërisë së re dhe pa Korrupsion. Pasi u njohën me të gjithë përmbajtjen e PLSHR të rinjtë shprehën dëshirën e madhe për tu bërë pjestarë të saj dhe për të dhënë kontributin e tyre maksimal në mbarëvajtjen e fushatës dhe realizimin dëshirës së përbashkët për tu bërë forcë qeverisëse e pas 23 qershorit. Për më tepër: www.77news.al

Ushqimet që ndikojnë në pagjumësinë! Kafeja: duhet ta shmangim gjatë orëve të pasdites, pasi kafeina qëndron në organizëm për orë të tëra. Bifteku dhe ushqimet me shumë proteina: Siç dihet, proteinat janë shumë të vështira për t’u tretur. Uji.: Uji sigurisht është shumë i mirë dhe duhet pirë me sasi të mëdha. Pijet alkoolike: Shumë mjekë i quajnë “droga më e mirë për të fjetur”, në fakt mund t’ju ndihmojë vetëm një gotë verë. Çokollata: Edhe pse e dini se

duhet të shmangni kafetë dhe çajrat e forta, duhet të dini se kafeina gjendet edhe në të tjera ushqime siç është çokollata. Ushqimet pikante: Ata që hanë ushqime pikante në darkë manifestojnë vështirësi gjatë natës. Më mirë t’i shmangni nëse dëshironi të flini të qetë. Ushqimet me shumë yndyrë: Ushqimet me shumë yndyrë bezdisin edhe gjumin. Ato bëjnë që të ndihesh nervoz dhe aspak i qetë. www.banka-ideve.com

Kompania "Teuta Durrës"ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: info@teutadurres.com / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 28 PRILL 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Stambolli, qendra e tretë globale e internetit!

Lëvizja

ADN-ja e Universitetit Hacettepe thyen rekord botëror!

Binali Yıldırım Kjo qendër, e cila është njëra prej 3 qendrave administrative, do të jetë bazë e internetit të vazhdueshëm prej Evropës e deri në Afrikë, prej Kaspikut e deri tek Lindja e Mesme. Qendra globale e internetit do të jetë në Stamboll. Këto tre qendra që ndodhen në Stamboll, Singapor dhe Los Anxhelos do të funksionojnë paralelisht, të alternuara dhe të vazhdueshme me njëra-tjetrën. Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikimit, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) deklaroi se në këtë mënyrë interneti do të mund të përdoret në mënyrë më efektive dhe më efikase. Ministri Jëlldërëm dje mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga ana e Korporatës së internetit për emra dhe numrat

e caktuara me rastin e shpalljes së Stambollit njëra prej qendrave të administrimit të internetit. Kreu i bordit drejtues të Korporatës së internetit për emra dhe numrat e caktuara, ICANN, Fadi Chehade deklaroi se “Me formimin e kësaj qendre në Stamboll qasja në internet dhe shpejtësia do të jenë të vazhdueshme. Stambolli do të bëhet njëra prej tre qendrave botërore dhe do të ofroj shërbime gjithë Evropës, përfshirë edhe BE-në, rajoneve të Kaspikut dhe Detit të Zi, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Qendra në Stamboll do të funksionojnë paralelisht, të alternuara dhe të vazhdueshme me njëritjetrin”. Ndërsa Binali Jëlldërëm theksoi se interneti nuk duhet abuzuar. “Nuk duhet

Dega e Biologjisë pranë Universitetit Hacettepe në Ankara, Ditën e ADN-së këtë vit u mundua ta festojë me një rekord. Studentët u mblodhën në kampusin e universitetit me orë përpara për të formuar spiralin më të madh në botë të ADN-së. Kur ora erdhi për të krijuar zinxhirin e ADN-së, të gjithë studentët u mblodhën në vendin e caktuar dhe filluan përgatitjet. Pamja e ADN-së nga lart ishte madhështore. Autoriteti i ardhur për futjen e këtij rekordi në Librin e Rekordeve GUINNES, e vërejti për 5 minuta turmën e mbledhur. Dhe më në fund erdhi koha e çastit të shumëpritur. Arbitra zyrtare e Librit të Rekordeve GUINNES Shejda Subashë Gemixhi tha: “Rekordin e ADN-së më të gjatë që më përpara e kishte SHBA-ja, në sajë të Universitetit Hacettepe është sjellë në Turqi. Qoftë me mbarësi për Turqinë dhe përgëzimet e mia”. Universiteti i Hacettepesë me rekordin për spiralin më të gjatë në botë të ADN-së e theu me pjesëmarrjen e 3034 personave. Për më tepër: www.77news.al që këtë ta përdorim si helm, por si ilaç. Ne marrim masa kundër kësaj, por fatkeqësisht nuk mjaftojnë, duhet ta zhvillojmë ndërgjegjësimin e shoqërisë. Në këtë aspekt duhet t’i inkuadrojmë edhe shoqëritë civile. Kjo është e vlefshme për të gjithë, të gjithë ne jemi përgjegjës që kjo të mos shndërrohet në një dhimbje”, deklaroi Jëlldërëm. Për më tepër: www.77news.al

Alba Punësim ofron vend pune Mësues/e. Dërgoni CV në: info@albapunesim.al / Për më tepër: www.njoftime.com

BËJ HAPIN E DUHUR PËR NJË FILLIM TË RI! Një kurs nëntëmujor për:

- Shef Kuzhine, - Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik, - Administrator Rrjeti, - Elektriçist, - Rrobaqepës, - Marangoz, - Topograf, - Berber, - Auto Servis, etj. - Teknik Ndërtimi,

= 200 euro

pa asnjë detyrim tjetër. Deri më 1 Maj

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS

E DIELË, 28 PRILL 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lisana Subashi: Kandidoj në Vorë për të sjellë në Kuvend zërin e të gjithë moshatarëve të mi!

G

azetari Artur Nura në kuadër të emisionit "Shqipëria e Re në Fokus” vazhdon edicionin special të këtij emisioni televiziv me prezantimin e kandidatëve për deputet të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) për në parlamentin e pas 23 qershorit. E ftuar këtë radhë ishte Nënkryetarja e Forumit Rinor pranë PLSHR, znj. Lisana Subashi lindur në qytetin e Vorës ku ka kryer arsimin tetëvjeçar dhe të mesëm për të vazhduar arsimin e lartë tre vjeçar në gazetari dhe Masterin për Marrëdhënie me Publikun në Tiranë, ku edhe kandidohet për deputete e Parlamentit të ardhshëm. Znj. Lisana Subashi si politikë-bërëse e re edhe në moshë tha se ndihej e realizuar personalisht në projektin politik të PLSHR për shkak të gjithëpërfshirjes sociale që ka programi dhe platforma politike e kësaj partie,

veçanërisht në prioritetin e saj, Rinisë. Sipas Lisana Subashi, studimet e saj në gazetari dhe komunikim e kishin lidhur atë shumë shpejt me punën që kryente për prezantimin e projektin politik të PLSHR me njerëzit, kryesisht rininë. “Ne prezantojmë platformën politike të PLSHR në mënyrë konstante me të rinjtë në të gjitha ambientet e mundshme dhe dimensioni shumë social dhe afër interesave të shumicës së shoqërisë, njerëzve të thjeshtë ka sjellë përball nesh faktin që njerëzit, kryesisht të rinjtë të bëhen menjëherë për vete nga kjo filozofi", tha Subashi duke shtuar se ata/ato në mënyrë të veçantë të rinjtë ndajnë me ne, përfaqësuesit e PLSHR shqetësimin për të pasur më pak kazino dhe lojëra fati dhe më shumë aktivitete kulturore dhe argëtuese në pikëpamje intelektuale. Kandi-

datja e PLSHR në qarkun e Tiranës tha se platforma politike në sugjerimet që bën për sistemin e arsimit në Shqipëri është gjithashtu origjinale dhe shumë e drejtë, duke ofruar më pak gjasa korrupsioni në Institucionet e dijes. Këto propozime politike kanë gjetur në të gjitha ambientet shkollore dhe universitare mbështetje nga të rinjtë dh një pjesë e mirë e tyre i bashkohen Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Lisana Subashi kandidohet jo rastësisht në qarkun e Tiranës ku tashmë përveç të tjerash ka një aktivitet të gjerë në kuadër të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re dhe veçanërisht për qytetin e saj të Vorës. Ajo shtoi se dëshironte të bëhej promotore politike për më shumë punësim dhe dinjitet për të rinjtë të cilët diplomohen me sakrifica dhe hasin vështirësi të jashtëzakonshme për tu punësuar sipas formimit të tyre. Në mbyllje të emisionit, kandidatja për deputete e PLSHR, Lisana Subashi tha se ajo vetë personalisht mund ta përshkruante rrugëtimin e saj politik me PLSHR si një vlerësim të duhur ndaj shumë të rinjve si ajo, kërkesat dhe nevojat e të cilëve nuk para arrijnë deri në veshët e politikanë të vjetër, por që tashmë ajo edhe në emër të tyre po bëhej Dikushi, ose që dëshironte të votohej si deputete që të bëhej Zëri i të gjithë atyre në nevojë për të jetuar me dinjitetin që e meritojnë prej kohësh. Subashi ftoi edhe njëherë bashkë moshatarët e saj, jo vetëm ta votonin atë personalisht dhe PLSHR, por të bëheshin pjesë dinamike e kësaj force politike të re për të realizuar Shqipërinë e Re me Drejtësinë dhe Zhvillimin e duhur. Për më tepër: www.77news.al

2013 UNË VOTOJ

PLSHR

Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77news