Issuu on Google+

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MËRKURË, 27.11.2013 VITI II - NR.630

MENDIMI POZITIV

Ofrojmë paketa turistike brenda dhe jashtë vendit! Udhetime me avion, autobus, traget, siguracion shëndeti në udhëtim, TPL, kasko makine dhe kartona jeshil.

Adresa: Rr. Durrësit, ngjitur me ish res. Napolin, pranë bllokut të Ambasadave, Tiranë. Tel / Fax +355 4 22 22 291 Cel: +355 69 21 01 694 / +355 67 21 01 362 E-mail: aidatravel2012@gmail.com MSN MSN: aida-gjoni@hotmail.com Skype name: aida1aida1

...>>fq.4

Forca e vullnetit! A ke vullnet të fortë? A je i paepur? A ke Qendra e aftësi të triumfosh? Mendimit Pozitiv Që të jesh një njeri i lumtur duhet të kesh tre gjëra: vullnet , durim dhe aftësitë për të triumfuar. Nëse njëra nga këto të tria çalon, lumturia është e pamundur të arrihet. Plogështia dhe dembelizmi janë pengesa dhe barriera që thyejnë vullnetin. Frika dhe koprracia simbolizojnë pasivitetin dhe të qenët negativ në jetë. Ndërkohë që borxhet dhe zgjedhja e njerëzve, përbëjnë pengesat e jashtme. Problemi i njerëzve, është se gjithmonë justifikohen me gjendjen e keqe në të cilën ndodhen. Të gjithë problemet tona ia atribuojmë kushteve dhe rrethanave ku ndodhemi. Nëse pyet një student përse nuk mëson, të përgjigjet se si ai që mëson dhe ai që nuk mëson, janë të papunë. Nëse pyet një punonjës përse nuk e kryen detyrën siç duhet, të përgjigjet se puna e tij nuk vlerësohet pasi në atë sektor, vendet e punës mbahen sipas miqësisë dhe jo sipas meritave. Nëse pyet një bashkëshorte përse nuk e mban veten, të përgjigjet se i shoqi i saj nuk do t’ia dijë nëse e mban veten apo jo. Pra, ne ia vëmë fajin për gjithçka kushteve dhe situatës në të cilën jetojmë, ndërkohë që vetë ne nuk kemi faj për asgjë. Ne i jemi dorëzuar aktualitetit që na është imponuar dhe presim të ndodhin mrekullira. Nëse jemi të thyer dhe të pashpresë në këtë nivel, si mund të pretendojmë të jetojmë të lumtur? Një ndjesi e tillë lind veçse dëshpërim, vuajtje dhe plogështi. Detyra jonë si qenie njerëzore është që këto aftësi dhe energji, t’i përdorim për të triumfuar ndaj faktorëve negativ që ndikojnë në vendimmarrjet tona. Një nga këto...>> VIJON NË FAQEN 2

Fejzo: Përdorimi i celularit nga nxënësit, luks i tepruar! Projekte për zhvillimin vendor, Italia bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare!..........fq.2 Nënvlerësohet arti në qytetin e kulturës!..................fq.3 Gentjan Miftari: Menaxher do të thotë shumë përgjegjësi!..................................................fq.5 Payernes, qyteti që siguron energjinë elektrike nga dielli!..............................fq.6 Turqia do të kthehet në qendrën botërore të energjisë për 10-15 vjet!.......................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MËRKURË, 27 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Projekte për zhvillimin vendor, Italia bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare!

Menaxhimi i integruar i mbetjeve, plani i integruar i mikprtjes, hartimi i planit urbanistik dhe territorit, e plani për integrimin e ndërmarrjeve janë katër projektet pilot të zbatuara nga ambasada italiane në lokalitete të ndryshme në vend. Ambasadori italian, Masimo Gaiani shprehu gatishmërinë e ambasadës për të vijuar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në

këtë drejtim. "Ne besuam se këto modele mund t'i përshtateshin më mirë territorit shqiptar, duke pasur parasysh edhe disa të përbashkëta me Italinë. Ne u munduam që këto projekte të vogla të na ndihmojnë që të hedhin edhe hipotezat e ardhshme për zhvillimin e territorit"- tha Gaiani.

Ndërsa për ministren e zhvillimit urban dhe turizmit, znj. Eglantina Gjermeni këto projekte shkojnë paralel edhe me disa nga objektivat e ministrisë për administrimin e territorit. Programi ka pasur si objektiv kryesorë favorizimin e bashkëpunimit nëpërmjet territorit, përmes identifikimit të modeleve operative konkrete dhe për zbatimin pilot të katër projekteve për zhvillimin lokal"tha Gjermeni. Përfaqësuesi i ministrisë së zhvillimit ekonomik italian, Vicenzo Donato tha se rajone të caktuara në Shqipëri të japin mundësi për të zbatuar projekte të tilla. "Padyshim që fondet që do të donim të përdornim janë të vogla, shumë herë më të vogla se çdo të ishin nëse Shqipëria do të ishte pjesë e BE. Kjo është arsyeja kryesore se përse ne u përpoqëm që të përqëndroheshim në këto projekte të vogla dhe të implementuara në një territor të kufizuar"- tha Donato. Ndërsa më herët bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe ambasadës italiane është fokusuar tek punësimi dhe arsimi profesional, me synim rritjen e shpejtë të treguesve në këto fusha. Për më tepër: www.77news.al

tetet e tua. Lëshoji shigjetat e vullnetit, të besimit që ke brenda vetes dhe të kapaciteteve intelektuale. Vetëm kështu do të mund të triumfosh mbi problemet, rrethanat dhe vështirësitë që të dalin përpara në jetë. Mos prano që kapacitetet e tua t’i mbash të ndrydhura dhe të pashfrytëzuara. Ulu me veten, merr një letër dhe një laps dhe shënoji aftësitë dhe kapacitetet. Përse t’u dorëzohesh rrethanave? Përse e prangos veten me vargonj pasiviteti dhe plogështie? Provoni t’i thyeni vargonjtë që ju mbajnë të lidhur! Provoni ta tërhiqni dhe ta shkatërroni këtë gjendje pasiviteti! Ajo nuk është aspak e rëndë, madje mund të tërhiqet dhe të thyhet shpejt. Mos mendo se një gjendje pasiviteti është i palëvizshëm, pasi nuk është gjë tjetër veçse një sferë dërrase e lehtë, e cila me pak vullnet mund të thyhet.

Gjithçka ka të bëjë me vullnetin. Në çastin që vendos të çlirohesh nga vargonjtë, do të ndihesh sikur po fluturon. Njeriu përbëhet nga vetëdija dhe pavetëdija. Me anë të vetëdijes, njeriu merr vendime çdo orë e çast. Ndërkohë, pavetëdija është e tillë që beson gjithçka. Nëse ti beson se mund t’ia dalësh edhe pse ke pengesa përpara, pavetëdija të pajis me energji dhe fuqi, me anë të të cilave arrin të triumfosh. “Kushtoju vëmendje gjërave që të sjellin dobi, mundohu t’ia dalësh mbanë dhe mos e lësho veten! Nëse zhgënjehesh nga rezultatet, mos thuaj: “Sikur ta kisha bërë kështu, do kishte ndodhur ashtu, sepse fjala “sikur” hap portën e shkatërrimit brenda teje”. Vullneti është një vendim që merret me veten tënde. Sipas vullnetit tënd, vjen dhe suksesi në jetë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ...aftësi dhe energji të cilat ne kemi, është pikërisht vullneti. Shumë njerëz nuk e trazojnë këtë fuqi që bën mrekulli. Shumica e njerëzve përdorin vetëm 30 % të vullnetit të tyre. Përveç vullnetit, ne kemi besimin dhe logjikën, të cilat na ndihmojnë t’i mposhtim faktorët negativ që ndikojnë në lumturinë tonë. Imagjinoji problemet, hallet dhe vështirësitë e tua si një rreth i madh, pastaj imagjino aftësitë dhe energjitë e tua si një rreth i vogël. Ndërkohë, imagjinoje veten si një pikë në mesin e rrethit të vogël. Përderisa nuk i shfrytëzon aftësitë dhe kapacitetet e tua, rrethi i madh do të ushtrojë presion mbi rrethin e vogël, duke e zvogëluar atë. Që t’i përballosh shigjetat që hidhen nga rrethi i madh, kalo në pozicion sulmi dhe jo mbrojtjeje. Lësho ti shigjeta, duke shfrytëzuar kapaciLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 27 NËNTOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Këtu luhet futboll! Kjo është fusha e sportit të ekipit të të rinjve në qytetin e Korçës. Shirat e vjeshtës, duket se e kanë bërë stërvitjen mision të pamundur. Përgatiti: E.H

Një Moment me pak Koment...

Fusha e stërvitjes së ekipit të të rinjve, Korçë

Nënvlerësohet arti në qytetin e kulturës! Skulpturat e dhuruara nga skulptorë të njohur për parkun "Rinia" në qytetin e Korçës, janë thyer duke u nëvlerësuar nga qytetarët. Përgatiti: E.H

Një Moment me pak Koment...

Parku "Rinia", Korçë

Ofrohet vend pune Agjenci Udhëtimi. Dërgoni CV-të tuaja në: info@usluga-al.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Agro-Korani Shpk Adresa: Autostrada Kavajë-Rrogozhinë, Pranë “EURO-DRINI”, Kavajë Cel: +355 69 20 34 881 / +355 68 23 34 870 E-mail: agronkorani@yahoo.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E MËRKURË, 27 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fejzo: Përdorimi i celularit nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare, luks i tepruar!

Foto ilustruese

Përdorimi i telefonave celularë nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare është rritur ndjeshëm dhe organet kompetente të Minstrisë së Arsimit nuk po e vlerësojnë sa duhet këtë fenomen negativ. Duke ia hedhur fajin sigurisë nëpër shkolla, prindërit shprehen se përdorimi i celularëve nga fëmijët është i domosdoshëm. Nga ana tjetër, ne intervistuam edhe një mësuese pranë shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”. Ja se si u shpreh ajo për "77News": Më flisni pak për punën dhe problematikat që hasni në mësimdhënie? Unë quhem L. Fejzo dhe punoj si mësuese prej më shumë se 15 vitesh . Në shkollën tonë është i ndaluar celualari, ky rregull ekziston në çdo rregullore të brendshme shkolle, por duhet të ketë zbatueshmëri më të lartë, pasi shihet shtim i kërkesës

për celular të fëmijëve që në mosha fare të vogla. Rastet e përdorimit të celularit në shkollën tonë kanë qenë mjaft të rralla, por shihet një rritje e ndjeshme e numrit të nxënësve që po marrin dhe përdorin celular edhe gjatë orarit të mësimit. Prandaj duhet koordinim mes prindërve, mësuesve dhe nxënësve për të bërë të ditur pasojat që ka përdorimi i celularit në ambientet e shkollës në një moshë të tillë. Si lindi nevoja për zbatimin e rregullit për ndalimin e celuarëve në shkollën tuaj? Duke ditur që celularët kanë valë, të cilat janë të dëmshme për organizmin, si dhe se është objekt shpërqendrimi, stafi i mësuesve e pa të arsyeshme të merrte masa. Kjo moshë krjon varësi më të madhe se moshat më të rritura, pra po shihej qartë shtimi i nxënësve të varur psikologjikisht nga celulari dhe interneti. Një anë shumë negative është se shumica e tyre e kanë të instaluar internetin dhe shumë lehtësisht mund të hapin faqet pornografike apo të tjera që janë të dëmshme për shëndetin e tyre mendor dhe fizik. Gjithashtu përdorimi i tepruar dhe pa kontroll i celularëve, i bën këta fëmijë preh të rrjeteve të trafikimit dhe pedofilëve. I vetmi argument pro është meraku nga ana e prindërve për t'u lajmëruar në çdo kohë pas mësimit, por krahasuar me pasojat negative që paraqet, mendoj që nuk duhet lejuar përdorimi i celularëve në shkollë. Mesazhi juaj për kolegët dhe nxënësit e

shkollave 9-vjeçare? Unë i bëj thirrje kolegëve që të jenë sa më të kujdesshëm ndaj nxënësve të shkollave, pasi që aty fillon të formësohet karakteri dhe personaliteti i tyre. Apeloj për krijimin e një klime bashkëpunuese dhe gjithpërfshirëse me nxënësit në mënyrë që nxënësit të kenë si model sjelljet më të mira. Respektimi i kodit etik rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimit në fushën e arsimit. Kërkoj që të rritet kujdesi ndaj nxënësve, të shtohet klima e ngrohtë dhe dashamirëse dhe të mos mungojë në asnjë moment mbështetja e vazhdueshme dhe orientimi për të patur një proces mësimor sa më efikas. Gjithashtu, bëj thirrje që të punohet nga mësuesit dhe të koordinohet puna mes tyre dhe drejtorive arsimore për të gjetur mënyrën e duhur që fenomei i përdorimit të celualarit nëpër shkolla të shkojë drejt zhdukjes, pasi pasojat e përdorimit të celualrit gjatë kohës së mësimit nuk i justifikojnë aspak anët pozitive. Ndërkohë, nxënësve do iu thoja që të mos ndikohen nga elementë të jashtëm dhe primare të kenë vetëm mësimet. Përgatiti: A.H «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Operator Telefonik. Dërgoni CV-të tuaja në: jobs@livecontactsrl.it/ Për më tepër www.biznesunion.al

Rrobaqepësi

Rrobaqepësi për burra / gra / fustane mbrëmjesh / riparime / qepje tapicerie

Adresa: Lagjia “Beslidhja”, Lezhë Cel: +355 68 40 51 916 E-mail: anjezamemaj@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 27 NËNTOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gentjan Miftari: Për mua, menaxher do të thotë shumë përgjegjësi!

Gentjan Miftari

ETKEA shpk, është një kompani e njohur në tregun shqiptar. Ajo merret me prodhimin dhe tregtimin e artikujve për fëmijë, kryesisht deri në moshën 5 vjeç. Gentjan Miftari, një djalë i ri në moshë, me origjinë nga Dibra është aktualisht menaxher i një pike shitje të kësaj kompanie që ndodhet pranë ish uzinës “Dajti”. Gjatë një interviste për “77 News” ai foli më hollësisht rreth asaj që ofron ETKEA shpk, për tregun vendas dhe në rajon. Z. Miftari, prej sa vitesh jeni i punësuar në këtë kompani?

Kam rreth dymbëdhjetë vjet që jam i punësuar dhe rreth 10 vjet që ushtroj profesionin si menaxher në këtë pikë shitje. Ne këtu ofrojmë për klientët artikuj për fëmijë me çmime shumice dhe pakice, por kemi dhe dy dyqane të tjera në Qendrën Tregtare “Casa Italia” dhe Unazë të Re, Tiranë. ETKEA shpk, me një eksperiencë 15-vjeçare ofron për tregun vendas dhe në rajon artikuj me cilësi të lartë dhe garanci të plotë. I drejtohem të gjithë prindërve se këtu do gjejnë një gamë të gjerë produktesh për

fëmijët e tyre; duke filluar nga krevat me dyshek, karrocë për bebe, dhomë gjumi për fëmijë, kosh për bebe, i cili përdoret edhe si krevat, jorgan, batanije dhe shumë artkuj të tjerë. Të gjitha këto me çmimet më të lira se në treg, pasi kompania jonë prodhon vetë gjithçka, me standardet më të larta në tregun ndërkombëtar. Ne i sigurojmë klientit edhe transportin,pa asnjë lloj detyrimi financiar, vetëm duhet të bëjë përzgjedhjen. Si e aktivizoni ditën? Ju jep ndopak privilegj pozicioni juaj i punës për të pasur më tepër kohë të lirë? Për mua, titulli menaxher do të thotë shumë përgjegjësi! Kuptohet që koha ime është e limituar. Në plan të parë është puna, të cilën ma ka besuar kompania, pastaj të tjerat me radhë. Kjo nuk do të thotë që nuk jam i përkushtuar ndaj familjes. Përkushtimi im është maksimal, sepse unë për ata po punoj. Një familje e fortë duhet të ketë dhe një ekonomi të fortë. Jam gjithmonë pranë familjes time. Shumë shokë të mi kanë qenë emigrantë për shumë vite, kurse mua, ETKEA shpk më dha mundësinë të mos largohem nga Shqipëria dhe për këtë fakt gjej rastin nëpërmjet gazetës “77 News” të falenderoj shumë presidentin e kompanisë. Ju falenderoj z. Miftari për intervistën? Faleminderit ju dhe “77 News”. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Magazinier. Dërgoni CV-të tuaja në: abcomhr@abcom.al8/ Për më tepër www.biznesunion.al

TERAPI ME PESHQ! LAGOON FISH SPA

Adresa 1: Rr. Sulejman Delvina, përbri Postës nr. 8, Tiranë Adresa 2: Lagjia 13, Plazh- Durrës Lëvizja

Cel: +355 67 38 93 008 / +355 67 41 34 453 +355 67 41 34 450 e-mail: g-j-ata1@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E MËRKURË, 27 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Payernes, qyteti që e siguron energjinë elektrike nga dielli!

Qyteti i vogël i Payernes do të jetë i pari qytet në Zvicër e më gjerë që do të sigurojë gjithë energjinë e nevojshme elektrike

nga dielli. Ky projekt do të bëhet i mundur falë paneleve diellore që do të mbulojnë një hapësirë prej 100 mijë metrash

katrorë, e barabartë kjo me 14 stadiume futbolli. Payerne ka publikuar së fundmi se po planifikon të ndërtojë qendrën më të madhe për energji diellore në Zvicër, e cila do të hyjë në funksion brenda vitit 2013. Qyteza me 9 500 banorë, për të realizuar këtë plan ambicioz, do të vendosë panele dielli në kulmet e shtëpive. Bëhet fjalë për një hapësirë shumë të madhe. Përmes kësaj sipërfaqeje me panele diellore, do të mund të prodhohen 16 milionë kilovatë orë energji elektrike. Gjatë vitit 2011 janë llogaritur që nevojat vjetore për energji elektrike të jenë rreth 1 800 kilovat orë për çdo banorë. Ky projekt është pritur mjaft mirë, pasi përfitimi i energjisë në këtë mënyrë, kursen shumë para. Tani do të jetë një qytet i tërë që do të furnizohet vetëm me energji diellore. Për më tepër: www.77news.al

Dieta e biskotave! Dieta e biskotave konsiston në ngrënien e tyre përgjatë ditës dhe ngrënien e një vakti me jo më shumë se 1.000 kalori, për shembull pulë të zier me perime. Biskotat, për të cilat flitet në dietë, përgatiten nga proteina të mishit, qumësht, vezë dhe nga aminoacide speciale. “Efekti i dobësimit”, shpjegojnë ekspertët, “arrihet përmes kalorive të ulëta. Rreziku qëndron në faktin e humbjes së peshës në mënyrë të kënaqshme, por në një kohë shumë të shkurtër dhe me pak qëndrueshmëri”. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune Agjente në Terren. Të interesuarat të telefonojnë në: 069 265 2614/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 27 NËNTOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqia do të kthehet në qendrën botërore të energjisë për 10-15 vjet!

Turqia është konsideruar si vend strategjik për shkak se përmes saj do të kalojnë një sërë projektesh me rëndësi të lartë. "Turqia ka qenë aktor i rëndësishëm në realizimin e korridorit jugor, i cili do të transportojë gazin e Kaspikut në Europë", deklaroi drejtori i punëve të jashtme i projektit Trans-Adriatik Pipeline (TAP), Michael Hoffmann. TAP u zgjodh qershorin e kaluar nga Konsorciumi i Deniz Shah 2, si vazhdimi i tubacionit Trans –Anadolian (TANAP), i cili do ta transportojë gazin azerbajxhanas nga

kufiri turk në Europë nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. "Do të shikoni që brenda10 deri në 15 vjet, Turqia do të kthehet në qendër të energjisë botërore me gjithë këto flukse të mëdha që vijnë përmes”, tha Hoffmann. Turqia mbetet një treg i rëndësishëm edhe për kompani të mëdha të energjisë siç është OMV. "Turqia është një qendër e rëndësishme e energjisë për gjigandin austriak dhe vendi luan një rol vendimtarë në planet e OMV-së në sajë të potencialit të saj të madh dhe rritjes së kërkesës së brendshme

Lëvizja

Qeveria turke, hapa të rëndësishëm në industri! Qeveria pritet të hedhë hapa të rinj në përmirësimin e industrisë dhe teknologjisë. Ajo do të themelojë sistemin e njëjtë të teknologjisë që përdoren edhe nga Bursa Nasdaq. Qeveria turke po përgatitet të marrë një sërë masash të reja për të përmirësuar të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit dhe për të adoptuar teknologjinë e re. Në mbledhjen e 3-të të Këshillit të Industrisë, ku ishin të pranishëm Kryeministri Erdogan dhe Ministri i Industrisë Nihat Ergyn, u diskutua për marrjen e një sërë masash të reja në përmirësimin e sistemit të teknologjisë së lartë dhe ndjekjen online të çdo lloj lëvizjeje. Erdogan deklaroi se ky sektor do të ketë mbështetjen e plotë nga qeveria për planet e përmirësimit të teknologjisë dhe se me anë të këtij sistemi do të bëhet i mundur monitorimi i plotë i ekonomisë së vendit me teknologjinë më të fundit”, përfundoi ai. Për më tepër: www.77news.al

të energjisë", tha Kryetari i kësaj kompanie, Gerhard Roiss në samitin e medias më 22 nëntor. "Ne planifikojmë të përmbushim kërkesat për energji për të paktën 200 milionë konsumatorë deri në vitin 2021 dhe Turqia është çelësi për ne këtu", tha ai në fund të prezantimit të tij, duke shfaqur një pamje të urës së Bosforit. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Banakjer. Të interesuarat të telefonojnë në: 0694022260/ Për më tepër www.biznesunion.al

Uennd Pulari

:ÀÅQįıÀíı•įı•įʼn•ğıŒı•çďďď Adresa

Ish Pocerina, Lagjia nr. 1, Kavajë Cel: 069 20 85 391 e-mail: diu-uennd@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 27 NËNTOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 15 Nëntor deri me 30 Nëntor 2013 Çaj për uljen e yndyrnave në gjak

Oferta më e mirë!

PËRDORIMI: Në 2 L ujë ziejmë për 2 min 50 gram nga bima. Çaji pihet 3x1gotë gjatë ditës. Mund të përdoret 45 ditë dhe e ruan efektin veprues edhe për një kohë të gjatë pas pirjes. Çaji ruhet në frigorifer. Serviret dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës.

VETITË: Ul yndyrnat në gjak Mënjanon kalcifikimin e arterieve Normalizon tensionin Përmirëson punën e zemrës PËRBËRËSIT: Kanellë Çaj i zi Gjethe dhe frut murrizi Vjeshtull e bardhë Çaj jeshil Lëvore shelgu

Kanellë

Çaj i zi

180 lekë

Çaj jeshil

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


27 nëntor