Page 5

E ENJTE, 26 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjyshja: Vendimi i padrejtë i gjykatës ndau fëmijët nga njëri-tjetri!

L

efteri Bregu, gjyshja e dy fëmijëve të mitur, denoncon pranë qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet”, zvarritjen e gjyqeve (5 vite gjykim) për divorcin e djalit të saj, njëkohësisht, ekspertimin e padrejtë që ka bërë psikologia në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku ka vendosur që mbesa të qëndrojë me nënën e saj. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë (i cili pritet të apelohet së shpejti) bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila mendon që dy fëmijët e mitur të qëndrojnë bashkë me babain e tyre. Znj Lefteri, prej sa kohësh kujdeseni për nipin dhe mbesën? Që në momentin që të dy fëmijët (nipi dhe mbesa) kanë lindur unë jam kujdesur për ta. Djali im ka që në vitin 2007 që ka kërkuar të divorcohet dhe ende sot nuk është bërë divorci. Gjykata e Shkallës së Parë

dhe e Apelit kanë lënë për rritjen dhe edukimin e nipit dhe të mbesës djalin tim, i cili është kujdesur për ta që nga momenti, që e ëma e fëmijëve nuk ishte pranë tyre. Gjykata e Shkallës së Parë (pas rishqyrtimit), padrejtësisht ka dhënë një vendim në datë 20.09.2013 ku ka lënë për rritje dhe edukim vajzën e vogël K. B. 10 vjeç në kujdesin e së ëmës. Kjo është e padrejtë, sepse dy fëmijët do të shkëputen nga njëri tjetri. Nipi që është më i madh se mbesa e ka shprehur hapur dhe nuk kërkon që të qëndrojë me nënën e tij. Por ai do me çdo kusht motrën afër. Madje, më parë Gjykata e Apelit ka vendosur që fëmijët të mos ndahen, sepse kjo gjë nuk i bën mirë gjendjes psikologjike dhe mendore të tyre. Unë jam kthyer në një nënë për ta dhe kam bërë të pamundurën për rritjen dhe edukimin e mbesës. Madje, kjo gjë është shprehur edhe në raportin e

psikologes gjatë gjykimeve. Cili ishte konkluzioni i raportit të fundit psikologjik? Në raportin e fundit psikologjik, në kundërshtim me raportet e para, në asnjë moment nuk është pyetur fëmija se me kë do të rrijë si dhe nuk është analizuar fakti që ndarja mes dy fëmijëve çfarë pasojash mund të shkaktojë për shëndetin e tyre psikologjik. Unë menjëherë do ta ankimoj këtë vendim në Gjykatën e Apelit dhe jam e sigurt që kjo kërkesë do të merret parasysh, sepse kjo gjykatë me integritet më parë ka mbajtur një qëndrim të drejtë. Mua si gjyshe më intereson më e mira për këta fëmijë. Nëna ka rolin e saj në rritjen e fëmijës, por cilado që të ketë qënë arsyeja, unë dhe djali kemi qënë afër fëmijëve dhe kemi treguar përkujdesjen pa kushte që në momentin që ata kanë lindur, duke i ushyer, kujdesur për arsimimin, si dhe për t’i argëtuar. Të dy fëmijëve nuk u ka munguar asgjë. Prandaj do të kërkoj në Gjykatën e Apelit një riekspertim dhe shkaqe të tjera për të më dhënë të drejtën. Kam 5 vite nëpër gjykata dhe kjo gjë duhet të zgjidhet përfundimisht. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Instruktore Aerobie. Të interesuarat të kontaktojnë në: 44519016 / Për më tepër www.njoftime.com

SCHOLZ SH.P.K ALBANIA Scholz AG është kompania kryesore e riciklimit për çelik dhe metal skrap në Evropë!

Adresa: Komuna Xhafzotaj, Durrës

(Autostrada Durrës-Tiranë, Km 5, Rr. e Fllakës 500 m, kthim majtas 300 m) Lëvizja

Cel: +355 69 60 11 356 Tel: +355 52 21 81 82 E-mail: scholz@scholz.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

26 shtator  
Advertisement