Page 4

77 NEWS

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E ENJTE, 26 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Lika: Policia e Qarkullimit abuzon me shoferët e furgonëve, toleron “të fortët”!

Foto ilustruese

S

hoferët e furgonave ngrejnë zërin për gjobitjen e padrejtë nga ana e policëve të qarkullimit rrugor. Qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” mundësoi publikimin e këtij shqetësimi që kanë drejtuesit e automjeteve ndaj Policisë Rrugore. Nga ana tjetër, i intervistuar nga gazetarët tanë, polici i qarkullimit A.SH, u shpreh se policia ka vepruar në bazë të ligjit, me përjashtim të ndonjë rasti kur shkelësi mund të ketë qënë person me influencë apo të ketë njohje të ndryshme me eprorët. Ne intervistuam dhe një prej shoferëve të gjobitur padrejtësisht. Ja se si shprehet ai:

Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem G.Lika dhe jam nga Dibra. Gjatë jetës, kam punuar në punë të ndryshme shtetërore dhe private. Rrethanat dhe largimi nga puna që kam patur, më detyruan që të punoj si shofer me furgon për linjën Dibër–Tiranë. Kam punuar relativisht mirë, por më shumë për të mbajtur policët me para, se sa për të siguruar të ardhura për familjen time. Më konkretisht, ç’mund të na thoni për punën e Policisë së Qarkullimit? Shpeshherë, policë të qarkullimit abuzojnë padrejtësisht me furgonë pasagjerësh

dhe makina të cilat mbajnë targa të huaja. Këto fenomene janë më të shpeshta në aksin Fush-Krujë–Mamurras, por jo pak raste ndodhin edhe me policinë që patrullon në Milot, patrulla të cilat urdhërohen nga Komisariati i Lezhës. Çfarë mendoni për ligjin e ri, për vëzhgimin dhe filmimin e punës së policisë? Unë mendoj se është hap pozitv dhe se do të ndihmojë në uljen e shkallës së korrupsionit, e cila është mjaft e zhvilluar në vendin tonë. Ndërkohë, vëzhgimin e shoh si katalizator për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, prandaj jam shumë optimist për këtë masë që ka ndërmarrë qeveria. Apeli juaj ndaj Policisë së Qarkullimit? I bëj apel Policisë së Qarkullimit që të mos abuzojë me shoferë të cilët dalin për të mbajtur famijen me ushqim dhe veshmbathje, por të gjobisë shkelësit e vërtetë të ligjit dhe ata që u xhirojnë gomat përpara këmbëve. Kërkoj që puna e policisë të kthehet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, të jetë e vëmendshme në parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve që bëhen burim aksidentesh rrugore pa bërë asnjë diferencim. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Inxhiniere Mekanike (F). Të interesuarat të kontaktojnë në: 0673064384 / Për më tepër www.njoftime.com

Euro Biçaku Adresa: Autostrada DR-TR Km. 4, Mbikalimi Fllakë, Durrës ALBANIA email: info@eurobicaku.com

Lëvizja

tel/fax: (+355) 48 30 31 91 tel/ (+355) 69 20 73 513 www.eurobicaku.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

26 shtator  
26 shtator  
Advertisement