Issuu on Google+

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E ENJTE, 26.09.2013 VITI II - NR.569

MENDIMI POZITIV

...>>fq.5

Të përmalluar për dashuri! N

jerëzimi ka rënë në një pozitë, ku ka harruar të sillet si qënie njerëzore. Gjendemi larg të shprehurit të veçorive tona në mesin e krijesave. Megjithë aftësitë tona të mrekullueshme që bën edhe engjëjt të na kenë zili, bëjmë vepra që turpërojnë edhe shpirtrat e ndyrë. Jetojmë çdo çast me mëri e urrejtje dhe e shikojmë njëri-tjetrin vetëm me ndjenja hakmarrjeje. Shpirtrat tanë janë të zbrazur nga dashuria, mjegulla e tymi i armiqësisë na ka zaptuar të gjitha ndjenjat dhe prej vitesh jetojmë larg prej ndikimit të magjepsshëm të dashurisë. Mendjet tona s'reshtin së prodhuari ndjesi dashakeqe. Të djegësh e të shkatërrosh gjithçka përreth, të përngjasësh gjithçka me veten dhe të poshtërosh me dhunë atë që e konsiderojmë “tjetër”, janë bërë situata të zakonshme. Pjesa dërrmuese e njerëzve jeton nën diktatin e ndjenjave, pavarësisht arsyes e logjikës. T'i shtypim ata që s'mendojnë si ne është një prej cilësive tona më dalluese. Duke mos menduar se si mund të ketë shumë rrugëzgjidhje për shumë probleme, veprojmë sipas asaj që dimë dhe në rrugën e ndërtimit, bëhemi shkas i sa e sa shkatërrimeve. Të hysh në zemrat e të tjerëve dhe të shprehësh veten me gjuhën e shpirtit e me fjalë zemre, ka mbetur si një metodë e vjetër. Jetojmë çdo çast me pështjellimin e të përballurit me shumë mendime antagoniste të prodhuara prej egoizmit tonë dhe të përfaqësuesve të tyre. Zemërohemi vazhdimisht, madje po të kemi mundësi, i hidhemi përsipër të tjerëve. Shtypim me këmbë ato që kemi mundësi t'i shtypim. Me ata që s'na... >> VIJON NË FAQEN 2 Qendra e Mendimit Pozitiv

Gjyshja: Vendimi i padrejtë i gjykatës ndau fëmijët nga njëri-tjetri! Viktimat e dhunës në Elbasan, vështirësi në punësim!.................................................................fq.2 Tregjet rurale në Korçë, 1 milion euro shpërdorim!............................................................fq.3 Lika: Policia e Qarkullimit abuzon me shoferët e furgonëve, toleron “të fortët”!.............................fq.4 Lulebora, lulja e paradoksit!.................................fq.6 Baësh: Qytetarët turq e meritojnë lëvizjen pa viza!...fq.7 Sipërmarrja e qilimave në Zogaj të Shkodrës!............fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E ENJTE, 26 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Viktimat e dhunës në Elbasan, vështirësi në punësim!

D

huna në familje është një fenomen i vazhdueshëm dhe çdo ditë vjen duke u shtuar. Për këtë arsye, Forumi i Gruas në Elbasan është duke intensifikuar punën e tij për ndërgjegjësimin e Komunitetit në Qark, me qëllim denoncimin dhe parandalimin për rastet e dhunës. Mirëpo, çdo ditë rastet

vijnë duke u shtuar dhe problemet nuk kanë të sosur për këtë kategori. Sipas drejtuesve të Forumit të Gruas, përveç ndërgjegjësimit, një ndër problemet kryesore mbetet rehabilitimi dhe intengrimi në shoqëri i viktimave të dhunës. Kryesisht janë gratë ato që hasin vështirësi në

rehabilitimin dhe nisjen e një jete normale. Drejtuesja e Forumit të Gruas, Shpresa Banja shprehet se po punon me përfaqësuesit e institucioneve vendore në mënyrë që të shtohet numri i grave të dhunuara, të cilat punësohen në institucionet shtetërore. Deri më tani, asnjë grua e dhunuar nuk është punësuar në administratën publike, por vetëm në biznese private me ndërmjetësimin e Forumit të Gruas. Për këtë arsye, drejtuesja e Forumit ka organizuar seminare me përfaqësues të institucioneve vendore duke u kërkuar që të marrin parasysh punësimin e grave, të cilat janë viktima të dhunës. Gjatë 3 muajve të fundit janë evidentuar 36 raste të dhunës ne familje, ku 26 prej tyre janë raste të grave të cilat janë abuzuar nga bashkëshortët dhe kanë bërë denoncime në polici. Por, veç rasteve të grave të dhunuara janë paraqitur edhe raste të burrave të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi janë dhunuar nga gratë. Për më tepër: www.77news.al

dërruar në një skutë të pandriçuar dhe të gjitha sistemet njerëzore kanë rënë në një kurbet të pashteg, në kundërshti me qëllimin e ekzistencës. Nëse i mbyllim sytë e veshët, pa qënë në dorën tonë, disa ligësi që hyjnë në kokë na ngulen në gjoks si fuzhnjë, duke na hapur në zemër dhe shpirt plagë të pashërueshme. Nganjëherë i ndiejmë përnjëherësh ligësitë e mbledhura pirg, dridhemi me ata që dridhen në gjak e lot dhe rrënohemi bashkë me qytetërimet që janë rrënuar njësh me tokën. Kudo fryn sikur të ishte vjeshtë. Njerëzit janë tharë e rrëzuar si gjethe. Ndërkohë që gjithkush dhe gjithçka pret që t'i zgjatet një dorë; pret, por shembjen përtokë me dëshpërim përballë indiferentizmit dhe pamundësisë sonë. Shembjen përballë pandjeshmërisë dhe mosveprimit tonë duke mos gjetur përgjigje karshi britmave të tyre. Edhe pse pak, ka nga ata që i dëgjojnë dhe i ndiejnë këto, por dhe ata janë të pafuqishëm. Përballë gjithë këtyre situatave njeriu përfshihet nga zhgënjime. Ejani tani, në këto ditë ku udhët tona janë të ndara, t'i vëmë veshin thirrjeve universale hyjnore që jehojnë dhe të themi “dashuri”

dhe “vëllazëri”! Ejani, t'ia tregojmë edhe njëherë botës me ngjyrën dhe dizenjon e saj veçantinë e të qënit njeri! Ejani, të themi edhe njëherë me gjithë sinqeritetin tonë dashuri dhe dialog në këto ditë ku urrejtjet, mëritë, inatet dhe mllefet kanë nxirë faqen e botës. Ejani, ta zgjerojmë shpirtin sipas gjerësisë së mëshirës hyjnore dhe t'ia hapim zemrën çdokujt! Ejani, të heqim dorë së pari veten si pika uji të destinuara për t'u tharë e për t'u zhdukur, të përzihemi me përrenjtë e të vrapojmë drejt të qënit oqean! Përderisa të gjithë jemi njerëz, do të thotë se në thelb kemi shpirtin e të vërtetave. Ejani të ngremë krye dhe të bërtasim me aq fuqi sa të trondisim botën se jemi mëkëmbësit e faqes së tokës, se jemi të denjë për të arritur majat e qiellit dhe t'ia bëjmë të ditur edhe njëherë engjëjve veçantinë e të qënit njeri! Ejani, t'i shndërrojmë udhët ku ecim në një rrugënajë dhe t'i drejtohemi Krijuesit me duar dhe zemër të bashkuar. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ...mjafton forca, luajmë me nderin e dinjitetin e tyre dhe po të kemi forcë e mundësi mediatike, i përplasim sa në një cep në tjetrin, duke i lënë në vuajtje më të këqija se vdekja. Përpara gjithë këtyre situatave negative, ajo çka dëgjohet është ose ngërdheshja e tiranëve, ose rënkimi i të dhunuarve. Mendjet janë të shtangura, ndjenjat dhe emocionet të fikura, shumica është tëhuajësuar ndaj vlerave të veta dhe gjithkush është bërë ujku i njëri-tjetrit. Mendimet dhe botëkuptimet ndryshe konsiderohen si mosmarrëveshje dhe përçarje në këto lloj shoqërish, dalin në pah shfaqje të dhunshme të pamundura për t'u ndalur dhe njerëzit nxiten në luftë kundër njëri-tjetrit. Tek fëmijët s'ka mbetur asnjë gjurmë shpirti njerëzor. Janë shndërruar si mekanizma ndërgjegjeje të paralizuara: Vullnetet janë vënë pas planeve kriminalë, mendjet që konsiderohen si observatorë të njohjes së Krijuesit, u janë dorëzuar ndjenjave të liga. Bota e ndjenjave që është burim i kulluar i dashurisë, është shndërruar në fole intrigash. Zemra që si potencë është konsideruar si dritare e vështrimit të Krijuesit, është shnLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 26 SHTATOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Tregjet rurale në Korçë, 1 milion euro shpërdorim!

P

ara 10 vitesh, në Qarkun e Korçës nisi të zbatohej një projekt ambicioz për ndërtimin e 3 tregjeve rurale në komunën Pirg, Pojan dhe një në qytetin e Bilishtit. Investimi i qeverisë suedeze e kaloi vlerën e 1 milion eurove, ndërkohë që në këto tre vende u ngritën godinat ku fermerët e zonave përreth do të shisnin prodhimet e tyre bujqësore me shumicë. Në fakt, pas përurimeve të këtyre tregjeve nuk ka ndodhur asgjë, teksa godinat e reja pas një dekade janë duke u transformuar tërësisht. Për më tepër, asnjë ditë nuk janë vënë në punë. Institucioni i Këshillit të Qarkut, i cili ishte dhe drejtues e ideator i këtij projekti, nuk ka reaguar ende. Godinat kanë mbetur në mëshirë të fatit

dhe askush nuk merr përsipër të drejtën e administrimit të tyre. Ndërkaq, fermerëve iu duhet të shesin prodhimet e tyre bujqësore në rrugë, ose në pjesën më atë madhe t'i mbajnë në shtëpi. Në Këshillin e Qarkut të Korçës askush nuk di të thotë asgjë për këto tre godina, ndërsa nuk kanë as informacionin e duhur për një investim të bërë me fondet e qeverisë suedeze 10 vjet më parë . Gjithashtu, edhe njësitë vendore ku janë ngritur këto objekte nuk kanë informacion, aq sa nuk dihet se kujt i përket pronësia e këtyre tregjeve rurale. Ajo që dihet është se ato asnjëherë nuk u vunë në punë, ndërkohë që investimi prej më shumë se 1 milion euro është duke u shkatërruar çdo ditë. Për më tepër: www.77news.al

Punimet për Hidrocentralin në Shëmri, drejt përfundimit!

H

idrocentrali në zonën e Shëmrisë është drejt përfundimit dhe pritet që shumë shpejt të vihet në punë. Ky hidrocentral pritet të furnizojë me energji elektrike të gjithë zonën e Shëmrisë, veçanërisht fshatrat: Petkaj, Dobrush, Gullë dhe Sypec, si dhe disa fshatra të tjerë të zonës së Shëmrisë. Udhëheqësi i punimeve të ndërtimit të hidrocentralit në zonën e Gullës, z.Sokol Dreni shprehet se, deri më tani punimet kanë ecur shkëlqyeshëm.“Pak ditë na ndajnë nga vënia në punë e këtij hidrocentrali për furnizimin me energji elektrike të zonës së Shëmrisë”, përfundon z.Sokol Dreni. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune Asistent Financier/e. Dërgoni CV-të tuaja në: admin@chipstar.al / Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Labinot Fushë, Elbasan Cel: +355 67 40 40 006, Tel: +355 54 22 11 11 E-mail: caffetorelli@gmail.com Web: www.coffetorelli.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E ENJTE, 26 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Lika: Policia e Qarkullimit abuzon me shoferët e furgonëve, toleron “të fortët”!

Foto ilustruese

S

hoferët e furgonave ngrejnë zërin për gjobitjen e padrejtë nga ana e policëve të qarkullimit rrugor. Qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” mundësoi publikimin e këtij shqetësimi që kanë drejtuesit e automjeteve ndaj Policisë Rrugore. Nga ana tjetër, i intervistuar nga gazetarët tanë, polici i qarkullimit A.SH, u shpreh se policia ka vepruar në bazë të ligjit, me përjashtim të ndonjë rasti kur shkelësi mund të ketë qënë person me influencë apo të ketë njohje të ndryshme me eprorët. Ne intervistuam dhe një prej shoferëve të gjobitur padrejtësisht. Ja se si shprehet ai:

Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem G.Lika dhe jam nga Dibra. Gjatë jetës, kam punuar në punë të ndryshme shtetërore dhe private. Rrethanat dhe largimi nga puna që kam patur, më detyruan që të punoj si shofer me furgon për linjën Dibër–Tiranë. Kam punuar relativisht mirë, por më shumë për të mbajtur policët me para, se sa për të siguruar të ardhura për familjen time. Më konkretisht, ç’mund të na thoni për punën e Policisë së Qarkullimit? Shpeshherë, policë të qarkullimit abuzojnë padrejtësisht me furgonë pasagjerësh

dhe makina të cilat mbajnë targa të huaja. Këto fenomene janë më të shpeshta në aksin Fush-Krujë–Mamurras, por jo pak raste ndodhin edhe me policinë që patrullon në Milot, patrulla të cilat urdhërohen nga Komisariati i Lezhës. Çfarë mendoni për ligjin e ri, për vëzhgimin dhe filmimin e punës së policisë? Unë mendoj se është hap pozitv dhe se do të ndihmojë në uljen e shkallës së korrupsionit, e cila është mjaft e zhvilluar në vendin tonë. Ndërkohë, vëzhgimin e shoh si katalizator për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, prandaj jam shumë optimist për këtë masë që ka ndërmarrë qeveria. Apeli juaj ndaj Policisë së Qarkullimit? I bëj apel Policisë së Qarkullimit që të mos abuzojë me shoferë të cilët dalin për të mbajtur famijen me ushqim dhe veshmbathje, por të gjobisë shkelësit e vërtetë të ligjit dhe ata që u xhirojnë gomat përpara këmbëve. Kërkoj që puna e policisë të kthehet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, të jetë e vëmendshme në parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve që bëhen burim aksidentesh rrugore pa bërë asnjë diferencim. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Inxhiniere Mekanike (F). Të interesuarat të kontaktojnë në: 0673064384 / Për më tepër www.njoftime.com

Euro Biçaku Adresa: Autostrada DR-TR Km. 4, Mbikalimi Fllakë, Durrës ALBANIA email: info@eurobicaku.com

Lëvizja

tel/fax: (+355) 48 30 31 91 tel/ (+355) 69 20 73 513 www.eurobicaku.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 26 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjyshja: Vendimi i padrejtë i gjykatës ndau fëmijët nga njëri-tjetri!

L

efteri Bregu, gjyshja e dy fëmijëve të mitur, denoncon pranë qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet”, zvarritjen e gjyqeve (5 vite gjykim) për divorcin e djalit të saj, njëkohësisht, ekspertimin e padrejtë që ka bërë psikologia në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku ka vendosur që mbesa të qëndrojë me nënën e saj. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë (i cili pritet të apelohet së shpejti) bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila mendon që dy fëmijët e mitur të qëndrojnë bashkë me babain e tyre. Znj Lefteri, prej sa kohësh kujdeseni për nipin dhe mbesën? Që në momentin që të dy fëmijët (nipi dhe mbesa) kanë lindur unë jam kujdesur për ta. Djali im ka që në vitin 2007 që ka kërkuar të divorcohet dhe ende sot nuk është bërë divorci. Gjykata e Shkallës së Parë

dhe e Apelit kanë lënë për rritjen dhe edukimin e nipit dhe të mbesës djalin tim, i cili është kujdesur për ta që nga momenti, që e ëma e fëmijëve nuk ishte pranë tyre. Gjykata e Shkallës së Parë (pas rishqyrtimit), padrejtësisht ka dhënë një vendim në datë 20.09.2013 ku ka lënë për rritje dhe edukim vajzën e vogël K. B. 10 vjeç në kujdesin e së ëmës. Kjo është e padrejtë, sepse dy fëmijët do të shkëputen nga njëri tjetri. Nipi që është më i madh se mbesa e ka shprehur hapur dhe nuk kërkon që të qëndrojë me nënën e tij. Por ai do me çdo kusht motrën afër. Madje, më parë Gjykata e Apelit ka vendosur që fëmijët të mos ndahen, sepse kjo gjë nuk i bën mirë gjendjes psikologjike dhe mendore të tyre. Unë jam kthyer në një nënë për ta dhe kam bërë të pamundurën për rritjen dhe edukimin e mbesës. Madje, kjo gjë është shprehur edhe në raportin e

psikologes gjatë gjykimeve. Cili ishte konkluzioni i raportit të fundit psikologjik? Në raportin e fundit psikologjik, në kundërshtim me raportet e para, në asnjë moment nuk është pyetur fëmija se me kë do të rrijë si dhe nuk është analizuar fakti që ndarja mes dy fëmijëve çfarë pasojash mund të shkaktojë për shëndetin e tyre psikologjik. Unë menjëherë do ta ankimoj këtë vendim në Gjykatën e Apelit dhe jam e sigurt që kjo kërkesë do të merret parasysh, sepse kjo gjykatë me integritet më parë ka mbajtur një qëndrim të drejtë. Mua si gjyshe më intereson më e mira për këta fëmijë. Nëna ka rolin e saj në rritjen e fëmijës, por cilado që të ketë qënë arsyeja, unë dhe djali kemi qënë afër fëmijëve dhe kemi treguar përkujdesjen pa kushte që në momentin që ata kanë lindur, duke i ushyer, kujdesur për arsimimin, si dhe për t’i argëtuar. Të dy fëmijëve nuk u ka munguar asgjë. Prandaj do të kërkoj në Gjykatën e Apelit një riekspertim dhe shkaqe të tjera për të më dhënë të drejtën. Kam 5 vite nëpër gjykata dhe kjo gjë duhet të zgjidhet përfundimisht. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Instruktore Aerobie. Të interesuarat të kontaktojnë në: 44519016 / Për më tepër www.njoftime.com

SCHOLZ SH.P.K ALBANIA Scholz AG është kompania kryesore e riciklimit për çelik dhe metal skrap në Evropë!

Adresa: Komuna Xhafzotaj, Durrës

(Autostrada Durrës-Tiranë, Km 5, Rr. e Fllakës 500 m, kthim majtas 300 m) Lëvizja

Cel: +355 69 60 11 356 Tel: +355 52 21 81 82 E-mail: scholz@scholz.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 26 SHTATOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lulebora, lulja e paradoksit!

L

ulebora i përket familjes Saxifragaceae, nga e cila ekzistojnë rreth 80 specie të ndryshme. Kjo lule ka origjinë japoneze dhe i reziston temperaturave të ulëta. Përpara se të lulëzojë, e formon lulen komplet në ngjyrën jeshile dhe qëndron ashtu për 3-4 javë. Më pas, formohet ngjyra. Sa i përket emrit të saj, Lulebora mund të quhet dhe lulja e paradoksit. Ajo mund të jetë e rrezikuar gjatë pranverës, nëse bie borë, pasi akulli i pranveres i bën dëm. E nëse dielli është shumë i fortë, gjatë verës, ajo lulëzon dhe zbukurohet më tepër. Kjo lule simbolizon ftohtësinë. Për më tepër: www.77news.al

Çfarë ndodh kur qeshim?

E

fektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme.

Njerëzit që besojnë në të mirat që sjell e qeshura thonë se ajo është si një stërvitje

e lehtë dhe mund të ofrojë disa nga avantazhet e njëjta me stërvitjen. Kur qeshim, ndryshojmë psikologjikisht: tendosim muskujt e fytyrës dhe të trupit, pulsi dhe presioni i gjakut rriten dhe marrim frymë më shpejt, duke dërguar më shumë oksigjen në indet tona. Një studiues nga Universiteti Vanderbilt, ndërmori një studim të vogël në të cilin mati sasinë e kalorive që harxhohen gjatë të qeshurës. Doli se, gjatë një qeshjeje për 10-15 minuta digjen 50 kalori. Ndërsa rezultatet janë intriguese, mos jini shumë të nxituar që ta bëni rutinë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Arkëtare. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0689073578 / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 26 SHTATOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Baësh: Qytetarët turq e meritojnë lëvizjen pa viza!

Egemen Baësh

M

inistri turk për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Egemen Baësh reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, sipas të cilit qytetarët turq nuk mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian për shërbime të ndryshme. Ministri i Bashkimit Europian, përmes një komunikate me shkrim, e cilësoi si “të padrejtë” vendimin në fjalë. “Drejtësia nuk është një çështje që gjithsecili ta kapë dhe trajtojë siç i intereson atij. Qasjet që konsiderojnë më shumë drejtësinë e superiorëve në vend të supremacisë së ligjit duhet të refuzohen në radhë të parë nga vet Bashkimi Europian.

Të mos ketë asnjë dyshim që Turqia do ta vlerësojë me kujdes këtë vendim dhe në bazë të kësaj, do të veprojë e reagojë”, sqaroi Baësh. Në marrjen e vendimit më shumë kanë ndikuar konsideratat politike dhe ato juridike, nënvizoi kryenegociatori Baësh, ndërsa shtoi se “Drejtësia e BE-së është marrë peng nga paragjykimet dhe llogaritë e interesat ditore politike. Një vendim i tillë bie ndesh edhe me procesin e liberalizimit të vizave që jemi duke zhvilluar momentalisht me Brukselin”, por Turqia këtë vendim do ta respektojë pavarësisht se e vlerëson si të padrejtë, cilësoi Ministri Baësh. “Shqetësimi i vetëm për momentin

Lëvizja

Nju Jork, Davutogllu takohet me Venizelos! Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, pati një takim në Nju Jork edhe me Zv/Kryeministrin dhe njëkohësisht Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos. Tema kryesore gjatë takimit mes dy ministrave të jashtëm të ndodhur në Nju Jork për punimet e sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ishte çështja e Qipros. Gjatë bisedimeve, të dy homologët hodhën një hap të rëndësishëm duke vendosur që në Qipro të rifillojnë sa më parë me negociata dhe të arrihet në rezultate. Sipas kësaj, përfaqësuesit e liderëve të Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe të pjesës greke të ishullit të vizitojnë në mënyrë reciproke Turqinë dhe Greqinë. Për më tepër: www.77news.al

është që të sigurojmë heqjen e vizave për të gjithë shtetasit turq. As që bëhet fjalë që ky proces të shtyhet apo pengohet me anë të vendimeve të gjykatave. Qytetarët tanë të jenë të qetë shpirtërisht. Udhëtimin pa viza ata e meritojnë dhe e kanë hallall si qumështin e nënës”, shtoi ai. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Përkthyes në gjuhën Kineze. Dërgoni CV, në: recruitment.al@seiconsulting.it / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E ENJTE, 26 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sipërmarrja e qilimave në Zogaj të Shkodrës!

F

shati kufitar Zogaj në afërsi të qytetit të Shkodrës në veri të Shqipërisë është i përmendur për qilimat tradicionalë dhe jetën që rrjedh disi ndryshe nga të tjerët. Nëse ke të shtruar në shtëpi një qilim të bukur, gratë në Shkodër gjithmonë do të thonë: "Me siguri ky qilim duhet të jetë punuar në Zogaj, te Nebija, sepse puna e tyre dallohet menjëherë". Megjithëse tendencat për mobilimin e shtëpive janë drejt modernes, kur vjen puna për të shtruar dyshemenë, shumë prej tyre po i kthehen traditës,duke iu larguar tapeteve sintetikë dhe duke i zëvendësuar ato me qilimat e punuar në mënyrë artizanale. E kështu për të pasur diçka të veçantë në shtëpi shumë gra udhëtojnë përgjatë Liqenit të Shkodërs, për të mbërritur në fshatin turistik të Zogajve, i njohur prej një shekulli për traditën e punimit me mjeshtëri të qilimave. Pasi lë Shirokën, duhet të ecësh 7 km të tjera në një rrugë të ngushtë, ku në njërën anë të shoqëron Mali i Taraboshit,ndërsa në anën tjetër Bregu i Liqenit. Mysafirët sapo shohin tabelën që tregon fundin e udhëtimit pyesin të parin që shohin për Nebijen, që njihet nga të gjithë si "gruaja e

qilimave", e cila pasionin e trashëguar nga të parët e ktheu sërish në traditën e humbur për disa vitesh. Por për të mbërritur atje më parë duhet të ngjitësh 200 shkallët karakteristikeqë banorët prej shumë kohësh i kanë sajuar dhe punuar në shkëmb. Ajo çka të bën përshtypje aty janë makinat me targa nga rrethe të ndryshme të venditqë vijnë dhe bëjnë porosi, pikërisht aty, ndonëse ju duhet të udhëtojnë kilometra të tërë. Ky fakt u bë shkas që të kërkonim e të njiheshim nga afër me gruan që i kishim dëgjuar vetëm emrin. Nebije Qotaj, një grua e imët rreth të dyzetave, i mirëpret mysafirët me një buzëqeshje karakterstike e pa u mërzitur, bisedon gjatë për modelet, ngjyrat e motivet tradicionale, derisa pamja e qilimit të skicuar bukur në fletore, t'i përshtatet shijeve të të interesuarve. Zanatin e kam marrë nga nëna dhe gjyshja, thotë ajo. "Zogajt kanë qenë gjithmonë me nam për qilimat. Dikur kemi qenë të izoluar dhe endja e qilimave ishte mënyra e vetme për të siguruar jetesën, pasi,siç e shihni, këtu nuk ka fare tokë. Kështu,si mjet pune për të jetuar për gratë ishte tezgjahu, ndërsa për burrat peshkimi. Edhe tani duke mos pasur mundësi të tjera jetese vendosa të rikthej edhe një herë këtë trashëgimi me vlerë, qoftë ekonomike apo kulturore dhe të paktën të punësojë disa gra që nuk kanë të ardhura të tjera për të jetuar e mbajtur familjen". Fillimi i vështirë Për Nebijen fillimi ka qenë mjaft i vështirë, pasi punën e ka filluar me një tezgjah të vjetër në kuzhinën e shtëpisë, ku filloi

të punësonte dhe gra të tjera nga fshati." Këtu të gjitha gratë e moshës sime punojnë shumë mirë se e kanë zanat të trashëguar brez pas brezi, ndaj nuk e pata të vështirë të hap repartin. Me ndihmën e një kredie arrita të blej një shtëpi të vjetër,të modifikoj këtë dhomë rreth 50 metra katrorë duke e kthyer në repart dhe të ndërtoj këto tezgjahe që shihni. Aty punojnë 15 gra, 11 nga të cilat janë nga Zogaj dhe katër nga Shiroka. Kërkesat për punësim janë të shumta, por kaq janë mundësitë e mia tani, thotë Nebija me keqardhje pasi e di se edhe për shumë të tjera ky është zanati i vetëm për të siguruar jetesën. Banorët merren me blegtori, ndaj sigurimi i lëndës së parë nuk është i vështirë aty dhe në fshatrat përreth. Pas grumbullimit të leshit të deles, gratë ulen në breg të liqenit për të bërë larjen e tij ashtu si një shekull më parë. Pastaj,vjen rradha e ngjyrosjes ku dominon ngjyra e kuqe dhe e zezë,çka tregon shkëputjen me vështirësi nga tradita e hershme. Më pas në tezgjahe marrin formë qilimat, torbat, rrugicat dhe çantat shumëngjyrëshe. Klientë vendas e të huaj "Në fillim kemi punuar vetëm me modelet e vjetra të ndërrmarrjes artistike,më pas, me rritjen e klientelës ato i sillnin vetë modelet,e kështu tashmë kemi shumëllojshmëri disenjosh dhe ngjyrash, thotë Nebija. Cilësia e lartë e punimit dhe çmmimi i leverdisshëm, me sa duket janë arsyet që njerëzit udhëtojnë nga Tirana, Durrësi, Lezha, Kavaja, e më lart, për të pasur një "qilim të Zogajve". Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me South Bank University, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 02 Tetor 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.a l , www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


26 shtator