Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 26.07.2013 VITI II - NR.507

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Vorë (Km 11) Tel / Fax: +355 47 800 711 Mob: +355 69 20 88 099 E-mail: info@ecoalison.com Web: www.ecoalison.com

MENDIMI POZITIV

...>>fq.4 ...>>fq.2

Unë e di se si dua të ndihem!

K

ur jeni në një situatë të pareQendra e h a t s h m e, e k e n i Mendimit Pozitiv shumë të vështirë të gjeni aspekte pozitive brenda saj. Disa gjëra janë të patolerueshme, disa janë kaq të mëdha dhe të këqija saqë duket e pamundur të gjesh ndonjë gjë pozitive tek ato. Kjo ndodh, sepse ju po mundoheni të bëni një kërcim shumë të madh nga situata e keqe tek e cila jeni fokusuar, tek ajo që dëshironi. Me fjalë të tjera, nëse doni të gjeni një akt zgjidhjeje për të rregulluar këtë, por në fakt e gjeni veten në një situatë ku asnjë veprim nuk është i përshtatshëm, atëherë gjithmonë mbani mend edhe pse mund të mos gjeni aspekte pozitive në këtë moment, gjithmonë e dini se si dëshironi të ndiheni. Është si të themi,“Jam hedhur nga aeroplani, por nuk kam parashutë. Çfarë të bëj tani?” . Ka situata ku duke marrë parasysh rrethanat aktuale, nuk do të kishte veprim apo mendim që do të mund të bënte ndonjë ndryshim sado të vogël në atë që ju mundon juve. Në po të njëjtën mënyrë, ju nuk mund të gjeni veprime që mund t'i rregullojnë gjërat dhe po ashtu, nuk ka asnjë mendim që t'i ndryshojë ato menjëherë. Nëse ju e kuptoni fuqinë e mendimit tuaj dhe sasinë e ndjesisë së mirë që ai ofron, duhet të filloni në mënyrë të qëllimshme t'i zgjidhni këto mendime duke përdorur udhëzimin që ju ofrojnë ndjenjat dhe emocionet, kështu shumë lehtë mund ta transformoni jetën tuaj në një eksperiencë të mrekullueshme, duke u fokusuar në përmirësimin e ndjenjave. Nëse jeni në gjendje të gjeni qoftë edhe ndjesinë më të vogël çliruese në një mendim të zgjedhur qëllimisht, atëherë rruga juaj e zgjidhjes do të fillojë gradualisht. Ajo... >> VIJON NË FAQEN 2

Zyra Kalemi

Kalemi: Mungesa e pensionit të pleqërisë, më detyron të dal në rrugë të madhe! "Bild": Plazhet shqiptare, më të mira se ato greke, italiane dhe spanjolle!............................................fq.2 "Dora e ngrohtë" pranë personave me aftësi ndryshe!.fq.3 Xhelili: Kërkoj ndihmë për të pasur një banesë!.....fq.5 Kisha skoceze hap dyert për muslimanët!...............fq.6 Davutogllu në Poloni: Ankaraja ka marrë çdo masë për ruajtjen e sigurisë kufitare!..............fq.7 Studentët e Universitetit “Vitrina” vijojnë praktikat në Bursa të Turqisë!................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 26 KORRIK 2013

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

"Bild": Plazhet shqiptare, më të mira se ato greke, italiane dhe spanjolle!

S

hqipëria, si destinacion turistik, gjithnjë e më tepër po tërheq vëmendjen e agjensive të ndryshme dhe mediave ndërkombë-

tare. Tabloidi gjerman “Bild” në versionin online, propozon plazhet shqiptare si destinacione për të gjithë ata që duan të marrin

rreze dielli, duke shpenzuar pak. Në artikullin e titulluar “Aty ku mund të shkoni për një banjo dielli që kushton lirë”, “Bild” rekomandon plazhet e Sarandës me ujin e kristaltë dhe bregdetin ku ndërthuret ai shkëmbor me atë ranor, krahas plazheve të tjera ballkanike, si ato të Ulqinit në Malin e Zi, të Kroacisë dhe Bullgarisë. Tabloidi gjerman fton gjithashtu turistët e huaj që kanë planifikuar pushime në zonat turistike pranë Shqipërisë, si Korfuzi, të kalojnë disa orë në diell në plazhet e Sarandës dhe zonave përreth, që ende nuk janë prekur nga turizmi masiv. “Bild” citon gjithashtu edhe portalin amerikan në internet “Price of Travel”, që ka publikuar një listë me 14 destinacionet turistike bregdetare më pak të kushtueshme të Europës. Shqipëria me bregdetin e Sarandës renditet e treta, në një listë ku bëjnë pjesë edhe destinacione tepër të famshme si ishujt grekë të Egjeut, plazhet spanjolle, italiane e ato turke. Për më tepër: www.77news.al

Pronat, merret masa e kompensimit sipas skemës së vitit 2012!

D

osjet e pronarëve të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensi-

mit të Pronave në vitet 2006-2012, që kanë mungesë dokumentacioni dhe nuk e plotësojnë atë brenda 15 ditëve rrezikojnë paratë e kompensimit. Dokumentet që duhet të jenë detyrimisht në dosje janë: Deklarata për pranimin e kritereve për kompensim, titulli për njohjen dhe kompensimin e pronës, planvendosja dhe plani i rilevimit të pronës së njohur për kompensim në fragmentin e hartës treguese të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Pronarët, të cilët do të përfitojnë kompensim për subjektet e shpronësuara, janë vetëm ato që kanë vendimet më të vjetra dhe kur vendimi i Komisionit të Pronave

është i formës përfundimtare. Për pronarët, të cilëve i'u është njohur prona për kompensim, së pari, kërkohet që vendimi i njohjes së pronës dhe i së drejtës së saj për kompensim të jetë përfundimtar. Pra, të mos jetë në proces trajtimi administrativ apo gjyqësor dhe të jetë i ekzekutueshëm. Së dyti, kërkohet që vendimi me të cilin aplikohet të mos jetë trajtuar më parë me kompensim si në të holla, ashtu edhe fizik. Masa e kompensimit të pronës do të jetë gjithashtu sipas skemës të aplikuar në vitin 2012, pra në varësi të sipërfaqes së pronës së njohur për kompensim. Për më tepër: www.77news.al

Me fjalë të tjera, ju e dini se do të preferonit të ndiheshit të lumtur e jo të trishtuar, të çlodhur e jo të lodhur. Ju e dini se do të preferonit të ndiheshit produktiv e jo joproduktiv, të lirë e jo të kufizuar, duke u rritur e jo në vend numëro. Nuk ka veprime të mjaftueshme për mospërputhje mendimi, por kur ju filloni të fitoni kontroll në mënyrën se si ndiheni,

duke zgjedhur qëllimisht drejtimin e mendimit tuaj, do të zbuloni fuqinë e madhe të mendimit. Nëse do të fitoni kontroll të qëllimshëm në mendime, do ta sillni veten në një kontroll më të qëllimshëm të eksperiencave tuaja jetësore. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... çfarë duhet të bëni në situata të caktuara mund të mos jetë shumë e qartë dhe mund të ketë edhe raste ku ju vetë nuk do të jeni në gjendje të identifikoni se çfarë dëshironi të keni, por nuk do të ketë asnjëherë raste ku nuk do të jeni në gjendje të identifikoni qoftë edhe deri në një farë mase, mënyrën se si dëshironi të ndiheni. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 26 KORRIK 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

"Dora e ngrohtë", pranë personave me aftësi ndryshe!

M

ario Çekrezi është një fëmijë 12 vjeçar nga qyteti i Gramshit, i cili që në fëmijëri u përball me fatin e keq. Ai nuk mund të ecte dot ashtu si moshatarët e tij. Karroca me rrota do të ishte shpëtimi i vetëm për të, kudo që ai të shkonte i shoqëruar nga prindërit. Por sot dikush ka menduar për të. Qendra ditore "Dora e ngrohtë" në Tepelenë, që i'u vjen në ndihmë qindra fëmijëve në nevojë e financuar prej vitesh nga kompania "Taci Oil International", ka menduar t’i dhurojë atij një motorr. Tashmë Mario mund të ecë vetë i pashoqëruar, ashtu si fëmijët e tjerë, pavarësisht aftësive të kufizuara. "Falenderoj shumë drejtuesin e kësaj shoqate”, tha Mario Çekrezi. Por ky nuk është motorri i vetëm që kjo qendër ditore ka dhuruar.Drejtuesi i saj, Gjon Dervishi shprehet se do të vazhdojë ta shtrijë misionin humanitar në të gjithë vendin.

"Ky është motorri i 500-të që ne biem si shoqatë për të sponsorizuar transportin e tij, nga Z. Taçi. Unë dua ta falenderoj atë për këtë mundësi, që edhe ky djalë t'i bashkohet shokëve të tjerë dhe të jetë pjesë aktive e shoqërisë", tha Dervishi. Kësaj familje dhimbja tashmë i’u kthye në forcë për ta ndihmuar edhe më tej djalin drejt ëndrrave që ka për të ardhmen. "Falenderoj shumë shoqatën humanitare "Dora e ngrohtë” në Tepelenë për ardhjen e motorrit për djalin tim", tha Bujar Çekrezi, i ati i djalit. Tashmë Mario, falë ndihmës së kësaj shoqate që ka shtrirë misionin e saj përtej qytetit të Tepelenës, do të mund të vazhdojë ritmin e jetës ashtu si dhe moshatarët e tij, pa u ndjerë i diskriminuar, duke përcjellë mesazhin se të gjithë mund të jenë njësoj nëse dikush jep vetëm pak nga ajo që i përket. Për më tepër: www.77news.al

Mungojnë testet për diagnostikimin e personave të varur nga droga!

T

Genci Muçollari

estet për diagnostikimin e personave të varur nga drogat e ndryshme mungojnë. Ndërkohë që edhe fondet për trajtimin e këtyre personave janë drejt fundit, ky shqetësim ngrihet nga shoqata “Aksion Plus”, e cila merret prej kohësh me trajtimin e qindra personave narkomanë. Genci Muçollari thotë se situata është tepër kritike dhe deri tani gjithçka është siguruar nëpërmjet Fondit Global, i cili përfundon aktivitetin e tij në mars të 2014-ës. "Nuk kemi teste. Deri dje i kemi blerë me Fondin

Global, por tani ai është tkurrur. Pritet të bëhet një aplikim pas 2014-ës. Këto teste nuk janë as në burgje, pasi edhe personat që bien në burg janë përdorues dhe për këto gjëra që duhet te mendojë shteti. Duhet bërë testi në çast", thotë Muçollari. Testet e urinës nuk janë të kushtueshme, por janë tepër specifike dhe mezi sigurohen. Ndërkohë farmacitë në Tiranë nuk e disponojnë këtë gjë. Për më tepër: www.77news.al

Gold wine bar ofron vend pune part time pasdite hostes. të interesuarit të kontaktojnë në: 069 42 55 485 / Për më tepër www.njoftime.com

AGJENSI UDHËTIMESH “PEPA”

Adresa: Rruga “Luigj Gurakuqi” - Lezhë Cel: +355 67 20 18 845 E-mail: ab_pepa@yahoo.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E PREMTE, 26 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kalemi: Mungesa e pensionit të pleqërisë, më detyron të dal në rrugë të madhe!

Zyra Kalemi

Z

yra Kalemi, 58 vjeç nga Tirana, nënë e 6 fëmijëve, pas vdekjes së bashkëshortit dhe mungesës së ndihmës sociale, është detyruar të dalë në rrugë të madhe. Ajo jeton në varfëri ekstreme dhe në pamundësi për të dalë nga kjo situatë, bën apel me anë të qendrës “Drejtësi dhe Solidaritet” . Për më tepër ndiqni intervistën. Çfarë ju detyron të dilni në rrugë? Unë jam e papunë dhe nuk kam asnjë mundësi tjetër për të fituar të ardhura. Ndihem shumë e pafuqishme që të punoj sa

nevojitet për të siguruar mbijetesën. Kjo më shtyn të dal në rrugë, po ashtu dhe fëmijët e mi jetojnë në varfëri. Ata nuk janë të punësuar dhe unë nuk kam patur mundësi t'i arsimoj. Jemi në gjendje tepër të vështirë ekonomike dhe e kemi të pamundur që të përballojmë jetesën. Bashkëshorti më ka vdekur para 10 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme dhe nga ajo kohë mbeta vetëm me fëmijët. Unë kam 3 vajza dhe 3 djem. Të gjithë janë të martuar, por janë të pastrehë dhe askush nuk na ka ndihmuar.

Ku banoni dhe si arrini ta përballoni jetesën? Banoj në një barakë. Gjithashtu edhe djemtë e mi jetojnë në baraka të sajuara me çdo objekt të mundshëm që kanë gjetur në rrugë. Asnjë prej tyre nuk përfiton ndihmë ekonomike. Unë, si nënë me shumë fëmijë duhet të kisha dalë në pension por organet e ISSH-së janë mjaft të papërgjegjshme dhe nuk veprojnë në bazë të ligjit. E modifikojnë atë sipas njerëzve dhe interesave të tyre. Unë kam punuar gjithë jetën, por nuk i kam ruajtur vitet e punës në dokumenta. Kjo dhe mungesa kontributeve janë bërë shkak i mbetjes time pa pension pleqërie. Apeli juaj ndaj Bashkisë së Tiranës dhe organeve të ISSH-së? Unë kam nevojë për një banesë dhe për këtë i kërkoj ndihmë Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu kësaj bashkie, i kërkoj që të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët dhe fëmijët e mi të mund të përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike. Përfitoj nga rasti t’iu kërkoj ndihmë biznesmenëve dhe shoqatave të bamirësisë që të ndihmojnë djemtë me ndonjë shtëpi apo punë, pasi ata janë të gatshëm për të punuar. Çdo ndihmë e ofruar, për ne është tepër e vlefshme. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

ep & partners consultancy sh.p.k ofroj vend pune Përfaqësues/e shitjesh. Dërgoni Cv-të në: recruitments@eppc.al / Për më tepër www.njoftime.com

Motel Restorant DRINI

Adresa: Rr. Pejë - Prishtinë, Km 5-të, fshati Volljakë, Klinë, Gjakove, Kosovë Cel: +377 44 150 779 / +355 44 350 829 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 26 KORRIK 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Xhelili: Kërkoj ndihmë për të pasur një banesë!

A

leksandër Xhelili, së bashku me dy fëmijët e tij, fle çdo ditë në qiell të hapur pranë “Shkollës Teknologjike”. Nëna i ka braktisur të dy në moshë të mitur për shkak të problemeve mendore që ka patur. Kryefamiljari Xhelili apelon nëpërmjet qendrës “Drejtësi dhe Solidaritet” me qëllim përfitimin e strehimit, si dhe kryerjen e proçedurave ligjore falas për përfitimin e kujdestarisë së fëmijëve.

Mund të më flisni diçka për jetën tuaj? Unë quhem Aleksandër Xhelili dhe jam 46 vjeç. Për shkak të problemeve mendore që ka patur bashkëshortja ime, kam një të kaluar mjaft të vështirë. Pas lindjes së vajzës, ajo kaloi në “skizofreni acute”.Si rrjedhim, u bë e pakontrollueshme dhe mjaft problematike. Në momentin kur çdo foshnjë ka nevojë për nënën e saj, mori vendimin për t'u larguar dhe përgjegjësia ime ndaj fëmijëve u dyfishua.

Deri më sot kemi jetuar me lëmoshën e njerëzve që na kanë falur ushqime dhe lekë. Ku banoni? Mungesa e një banese për tu strehuar ka qenë dhe mbetet një problem madhor për mua dhe dy fëmijët e mi. Të tre së bashku flejmë nëpër kartona në afërsi të “Shkollës Teknologjike”. Gjithashtu problem kam edhe kujdestarinë fëmijëve, pasi ende nuk jam divorcuar ligjërisht. Kam provuar të shkoj të jetoj në Memaliaj, por as atje nuk ia dola dot dhe u detyrova të kthehem përsëri në Tiranë. Jam pa asnjë mbështetje dhe nuk kam asnjë të afërm që të më nxjerrë nga kjo varfëri ku jam zhytur. Çfarë ndihme kërkoni nga institucionet? Kërkoj ndihmë nga organet e drejtësisë, në mënyrë që të përfitoj me vendim gjykate kujdestarinë e dy fëmijëve. Më takon me ligj, pasi bashkëshortja ime është e paaftë të kujdeset për ta. Njëkohësisht kërkoj nga Bashkia e Tiranës që të më ndihmojë me banesë sociale. Fëmijët e mi po rriten në kushte ç’njerëzore. I bëj thirrje edhe bizneseve dhe kompanive të mëdha që operojnë në Shqipëri,të më ndihmojnë me aq sa kanë mundësi për strehim, qoftë edhe me një punë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Manager Marketingu. Të interesuarit të dergojne Cv në: info@albapunesim.al / Për më tepër www.njoftime.com

HOTEL - BAR - RESTORANT KORABI

Cel: +355 68 20 70 107 / +355 69 20 70 107 / +355 69 20 70 106 Tel & Fax: +355 218 22481 E-mail: hotelkorabi@yahoo.com PESHKOPI, ALBANIA Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 26 KORRIK 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kisha skoceze hap dyert për muslimanët! E

çuditshme por e vërtetë! Kisha Sant Johns në Skoci, ka bërë një hap të paprecedent në historinë e Britanisë së Madhe, kur vendosi që t’u lejojë muslimanëve të kryejnë ritet e tyre brenda ambienteve të kishës. Kisha që ndodhet në Aberdin, ka hapur dyert e saj për qindra besimtarë muslimanë që të kryejnë ritet e tyre pesë herë në ditë. Shkak për këtë përjashtim të paprecedent nga ana e kishës, është se xhamia Shah Mustafa, pranë saj, është e vogël krahasuar me numrin e madh të muslimanëve që e frekuentojnë. Shumë prej tyre detyroheshin të falin namazin jashtë në rrugë me gjithë kushtet e vështira atmosferike. Për më tepër: www.77news.al

Bujqësia intensive, fluturat drejt zhdukjes!

S

ipas Agjensisë Europiane për Mjedisin, popullsia e fluturave në lëndinat e Europës ka rënë në mënyrë dramatike gjatë 20 viteve të fundit. Raporti i 23 korrikut, tregon një rënie prej gati 50% të fluturave, që do të thotë se në një të ardhme jo të largët kjo specie do të zhduket. Rënia e së paku 10 llojeve, ka qenë për shkak të bujqësisë intensive dhe keqadministrimit të lëndinave. Kjo mund të ketë efekte dramatike mbi biodiversitetin e Europës pasi fluturat mund të jenë çelësi për ruajtjen e shëndetit të ekosistemeve lëndinore. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune mjeke stomatologe. Të interesuarit të dërgojnë Cv në: info@albapunesim.al / Për më tepër www.njoftime.com

ZGJEDHJA QË PËRMIRËSON JETËN TUAJ! Çdo regjistrim në SH.L.U.P. “Vitrina” në Fakultetet:

Mjekësi,Inxhinieri,Arkitekturë,Ekonomi-Turizëm, Drejtësi,Shkenca Politike,Shkenca Edukimi

300 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

Deri më 31 Korrik

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 26 KORRIK 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Davutogllu në Poloni: Ankaraja ka marrë çdo masë për ruajtjen e sigurisë kufitare!

Lëvizja

“Autokolona e Bereqetit” nga Stambolli në Prishtinë! Ramazani, muaji i rahmetit dhe i bereqetit po përjetohet me entuziazëm nëpër vendet islame. Shpirti bashkues i këtij muaji po vërehet më tepër në sofrat e iftarit. “Autokolona e Bereqetit”, një organizim ky i Bashkisë së Bajrampashasë që e nisi udhën me sloganin “Vëllazëria nuk njeh kufi”, me qëllim bashkimin e etniciteteve të ndryshme nëpër Ballkan në sofrat e iftarit, ka mbërritur në Kosovë. Autokolona e Bereqetit këtë vit do të shpërndajë iftar në 21 qytete të 8 vendeve të ndryshme të Ballkanit. Në këtë organizim të gjithë pjesëmarrësit janë vullnetarë. Por edhe lodhja për ata është e ëmbël. Kosovarët kanë mbetur mjaft të kënaqur nga kjo urë e vëllazërisë. Stacioni tjetër i autokolonës do të jetë Maqedonia. Për më tepër: www.77news.al

Ahmet Davutogllu

S

iria dhe formacioni i ri në veri të Sirisë, janë temat kryesore të rendit të ditës së Turqisë. Këto tema dolën në pah edhe gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm, Ahmet Davutogllu në Poloni. Davutogllu shprehu haptazi se janë absolutisht kundër formimit të subjekteve ‘de facto’. “Nga momenti kur kriza siriane del nga kornizat e të qënit një krizë e brendshme dhe fillon të ndikojë në sigurinë e Turqisë, ne kemi të drejtë marrjen

e çdo lloj mase për mbrojtjen e sigurisë kufitare”, deklaroi Davutogllu. Duke theksuar veçanërisht që ky qëndrim i Turqisë nuk është i orientuar ndaj kurdëve të Sirisë, Davutogllu tha: “Kjo nuk nënkupton se Turqia del kundër të drejtave të ndonjë grupi etnik në Siri e posaçërisht të kurdëve sirianë. Në të kundërt, vendi ynë gjatë periudhës së marrëdhënieve të mira me Sirinë këshilloi dhe zhvilloi presion ndaj Beshar Asadit për t’i dhënë të drejtat

qytetare kurdëve”. Davutogllu dha mesazhe përkrahjeje për vazhdimin e negociatave paqësore mes Izraelit dhe Palestinës dhe shtoi: “Në veçanti, një rëndësi të madhe ka ruajtja e kufijve të vitit 1967 në mënyrë të mbajtjes së lidhjes mes Jeruzalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor. Për të patur një shtet të qëndrueshëm palestinez është e nevojshme të ndalen politikat e kolonizimit dhe aktet pushtuese”. Për më tepër: www.77news.al

Farmaci ORIEN ofron vend pune FARMACISTE. kontaktoni në Cel. : 069 / 20 54 446 , Tel. : 2 253 955 / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 26 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Studentët e Universitetit “Vitrina” vijojnë praktikat në Bursa të Turqisë!

N

ë datë 16.07.2013, grupi i tretë i studentëve të fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Vitrina” filluan praktikën klinike dy javore në Bursa, Turqi. Studentët do të realizojnë program të udhëhequr nga mjekët specialistë të Universitetit të Bursës në bashkëpunim me pedagogët e Universitetit "Vitrina". Ata ushtruan praktikën në disa klinika si: Gastroentero-Hepatologji, Nefrologji-Urologji dhe Onkologji, duke u udhëhequr përkatësisht nga Prof. Dr. Murat Kiyici, Prof. Dr. Alpasian Ersoy, Prof. Dr. Ozkan Kanat. Gjithashtu kanë marrë pjesë edhe në shërbimet e Repartit të Urgjencës. Dita e dytë e praktikës së studentëve të mjekësisë në Bursa, Turqi! Disa studentë ishin pjesëmarrës të ekipit të operimit në repartin e Urologjisë, nën ndjekjen e Prof. Dr. Hakan Kilicarslan dhe As. Prof. Hakan Vuruskan. Gjatë kësaj kohe u realizua me sukses një operacion i vështirë në korrigjimin e një strikture ure-

trale me rrugë endoskopike. Studentëve iu prezantuan raste të ndryshme me hipospandi dhe ata arritën të vëzhgonin drejtpërdrejt procedura moderne si litotripsia. Disa studentë të tjerë në repartin e Onkologjisë nën udhëheqjen e Prof. Dr. Ozkan Kanat, asistuan rastin e rrallë të një pacienti me kancer të laringut dhe të prostatës, në stad të metastazimit në kocka. Aty ata u njohën edhe me metodat e ndryshme të kimioterapisë dhe me preparatet më të reja. Gjithashtu ata panë ekzaminime të veçanta si PET scan për diagnostikimin e metastazave në patologji të ndryshme tumorale. Një grup tjetër studentësh vëzhguan ERCP, e cila u realizua nga Prof. Dr. Murat Kiyici. Përveç kësaj ata u informuan edhe më tepër rreth metodës së diagnostikimit të hepatiteve me anë të zbulimit të ADN me PCR. Grupi që asistoi në Urgjencë arritën të vëzhgonin nga afër raste të vështira, por të trajtuara me sukses të arrestit kardiorespirator.

Veshje për Meshkuj Sportive - Casual - Klasike

Adresa: Brigada VIII Nr 06 Bllok - Tiranë Facebook : https://www.facebook.com/BertoLucciAlbania Cel: +355 67 40 24 710

Lëvizja

Dita e tretë e praktikës së studentëve të mjekësisë në Bursa, Turqi! Gjatë kësaj dite studentët ishin pjesëmarrës të ekipit të operimit në repartin e Irologjisë, nën ndjekjen e Prof. Dr. Ismet Yavascaoglu, i cili realizoi transplant renal. Një grup tjetër studentësh të udhëhequr nga As. Prof. Ersin Özturk vëzhguan operaconin e CABG. Prof. Dr. Selim Giray Nak u shpjegoi dhe u demonstroi realizimin e paracentezës në Gastrohepatologji, ndërsa Prof. Dr. Macit Gulten realizoi në prani të studentëve fibrogastrodoudenoskopi dhe kolonoskopi. Raste emergjence iu përshkruan studentëve nga As. Prof. Erol Armagan. Dita e katërt e praktikës së studentëve të mjekësisë në Bursa, Turqi! Studentët vijuan praktikën me po të njëjtin program të zhvilluar si një ditë më parë. Studentët u udhëhoqën nga pedagogët Prof. Dr. Ismet Yavascaoglu, As. Prof. Ersin Özturk, Prof. Dr. Selim Giray Nak, Prof. Dr. Macit Gulten, As. Prof. Erol Armagan, të cilët me përkushtimin maksimal u krijuan mundësi studentëve të shihnin raste të reja klinike. Gjithashtu gjatë kësaj dite u organizua një takim me Zv. Rektorin e Universitetit të Bursës Prof. Dr. Müfit Parlak, me presidentin e Universitetit “Vitrina” Edmond Vlashaj. Të pranishëm ishin edhe drejtues të stafit akademik të këtij universiteti. Në ditët në vazhdim, praktika ka vijuar edhe në reparte të tjera. Për më tepër: www.77news.al

FAST-FOOD PICERI MEVLANI

Fast-Food - Piceri “MEVLANI” Adresa: Qyteti Studenti, pranë godinës nr. 1 - Tiranë Cel: +355 69 77 73 050 / +355 69 77 73 055

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News, Botimi nr 507!