Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 26.10.2012 VITI I - NR.234

R

e

Qendra p

L

ëv

hvillim eZ

rejtësi dh D ër

izj

a Shq

a i p ë ri

e

Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!

Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

MENDIMI POZITIV

...>>fq.3

Bukuria

iu vjen nga Brenda!

N

ë qoftë se do të kishit qenë të Qendra e zgjuar në orën e maMendimit Pozitiv tematikës kur keni qenë në tetëvjeçare, mund të kujtoni që fjala unike do të thotë që ekziston vetëm një objekt nga disa cilësi të përcaktuara. Ju pra jeni unik sepse jeni vetëm një. Nuk ekziston askush tjetër në këtë botë që zotëron të njëjtat cilësi si të tuat, si bukurinë, pasionin, energjinë, etj. Pra, bëni një listë me 20 gjëra që janë unike për ju. Normalisht, shumica e njerëzve do të cilësonte njëherë 20 gjërat që nuk iu pëlqejnë nga vetja, por që gjithsesi mbeten unike për ta. Shënoni 20 gjëra që ju keni dëshirë t’i shikoni te vetja juaj. Për shembull, ju mund të shkruani që jeni kreativ, i sinqertë, i zgjuar dhe i këndshëm. Lista juaj duhet të përfshijë gjithashtu edhe cilësi fizike që iu dallohen si sy të shndritshëm, këmbë dhe krahë plot hire. Mos ndaloni derisa të arrini 20-tën dhe do të habiteni se sa shpejt e keni kaluar këtë numër. Nëse po mundoheni shumë, mund të kërkoni edhe ndihmën e personave të tjerë, ose mund të luteni dhe të shkruani çfarë iu vjen në mendje. Mos kini turp. Do të arrini të shikoni se çfarë keni të bukur dhe për më tepër që është vetëm e juaja. Sapo t’i keni pikasur këto veçori të bukura, do të arrini t’i vini re çdo ditë e më shumë, kur dilni para pasqyrës. Tani, shikojeni listën tuaj, është e sigurt se shumica e artikujve nuk kanë të bëjnë me tiparet fizike tuajat. Ju e kuptoni që bukuria juaj nuk është thjesht në paraqitjen e jashtme. Sigurisht, që këtë shprehje e keni dëgjuar me mijëra herë, por tani keni provën tuaj, bukuria juaj vjen nga brenda. >> VIJON NË FAQEN 2

LSHR, ceremoni madhështore:

Promovohet në Prishtinë "Turqia e Re e Erdoganit të Madh"! Flet Lind Gjok Dema: Jemi me qindra të papunë, jetojmë në varfëri!.........fq.4 Apeli i Hekuran Sutit: Kërkoj drejtësi për vrasjen e vëllait!......................fq.5 Universiteti "Vitrina", në projektin europian NETCET!..............................fq.7 LSHR diskuton me degën e Misto Mames: Gratë dhe fëmijët të mbrohen me ligj të veçantë!..fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


POLITIKË

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 26 TETOR 2012

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit!

Bujar Nishani

P

residenti Bujar Nishani ka uruar besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi

në faqen zyrtare të Presidencës, ai e ka cilësuar këtë ditë, një moment solemn që ngre lartë cilësitë më të mira të Islamit. “Përzemërsisht iu shpreh urimet më të mira me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, ditë e cila shënon një moment solemn për çdo besimtar mysliman në shprehjen e cilësive më të larta të Islamit! Në këtë ditë të bekuar lutjet dhe falenderimet zënë vend në çdo sofër besimtari, ndërsa virtyte të bamirësisë, mirëdashjes, dhembshurisë dhe dashurisë për njerëzit, sidomos tek ata më në nevojë, ringjallet tek secili qytetar”, ka uruar kreu i shtetit. Në këtë ditë të veçantë për besimtarët mysliman, ai ka vlerësuar harmoninë fetare të shqiptarëve, si një vlerë që bart paqe dhe garanton një të ardhme të ndritur në familjen europiane. “Festa e sotme është një pjesë integrale

e trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë, ku, me tolerancën dhe harmoninë ndërfetare që na karakterizon në shekuj, ne i përcjellim njëri-tjetrit urimet më të ngrohta e të ndjera për mbarësi, mirësi e begati në familje, në jetë. Ky është një tregues i përkushtimit tonë për vlerat më të larta njerëzore, çfarë na fisnikëron si popull, promovon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në shoqëri, si dhe konsolidon përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të ndritur, për një të ardhme, të cilën ne e shohim të projektuar si pjesë e familjes së madhe evropiane, tek e cila afrohemi me vlera dhe trashëgimi kombëtare dinjitoze”, është shprehur presidenti Bujar Nishani në mesazhin e urimit për festën e Kurban Bajramit. Për më tepër: www.77news.al

Hillari Klinton në Tiranë më 1 nëntor!

S

ekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do të vizitojë më 1 nëntor Shqipërinë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Klinton do të ndalet në Tiranë, në kuadër të turit që do të zhvillojë në Ballkan. Vizita e saj në Shqipëri lidhet me festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sekretarja amerikane e shtetit do të shpreh solidaritetin për Shqipërinë, aleate e NATO-s dhe do të marrë pjesë në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë me një fjalim në Parlament. “Sekretarja Klinton do të vërë theksin tek nevoja e bashkëpunimit më të fu-

qishëm politik dhe vendosjen e sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit. Në vizitën që zhvilloi pak muaj më parë në SHBA, kryeministri Sali Berisha gjatë takimit në Departamentin e Shtetit, ka marrë garancinë e kryediplomates amerikane Hillari Klinton për realizimin e një vizite zyrtare në Shqipëri. Pas takimit që ka zgjatur përreth 40 minuta, zyra e Kryeministrit konfirmoi se ftesës së ripërsëritur gjatë bisedës, Hillari Klinton i është përgjigjur pozitivisht dhe i ka premtuar Kryeministrit Berisha se do të jetë në Shqipëri për festimet e 100-vje-

torit të themelimit të shtetit shqiptar. Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se sekretarja Klinton do të udhëtojë në Ballkan për të dëshmuar edhe një herë interesimin, përkushtimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për këtë rajon dhe të ardhmen e tij në integrimet evropiane dhe euro-atlantike. Në Bosnjë, Serbi dhe në Kosovë, ajo do të shoqërohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

rës se si silleni ju. Pra, kur ju projektoni një imazh pozitiv dhe të shëndetshëm për veten tuaj, ju i mësoni fëmijëve tuaj (dhe si pasojë dhe të gjithëve atyre që janë në kontakt me ju) të bëjnë të njëjtën gjë për veten e tyre. A jeni gati për lajme të mrekullueshme? Këto cilësi të brendshme të mrekullueshme nuk plaken asnjëherë! Në fakt, ata sa vijnë e zbukurohen, rriten, thellohen dhe forcojnë rrënjët e tyre në çdo ditë të jetës. Në një botë ku kaq shumë

vlera vendosen për të mbajtur një paraqitje të re, një bukuri që do të jetë një kujtues që ju të vlerësoni dhe të kremtoni bukurinë tuaj të vërtetë. Të gjithë ato që ju keni dashuruar, çdo buzëqeshje, lot dhe psherëtimë që ju keni ndarë me dikë, në çdo moment të jetës tuaj të çmuar, mbështillet në ju. Pra mbani mend që cilësitë tuaja të bukura do të vazhdojnë të rriten derisa të plakeni!

Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Pastaj, kopjojini këto cilësi në një fletë format dhe vendoseni diku ku mund ta shikoni shumë shpesh, si pasqyrën e tualetit, në makinë, në frigorifer ose në kuletë. Duke vepruar kështu, do të keni shumë mundësi t’ia pohoni shumë shpesh vetes këto gjëra që janë unike për ju. Nëse keni fëmijë, shpjegojuani atë që po bëni. Ky është një mjet shumë i fuqishëm, që ndihmon vetvlerësimin e tyre, pasi ata janë një pasqyrim i juaji, i mënyLëvizja

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 26 TETOR 2012 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR, ceremoni madhështore:

Promovohet në Prishtinë ''Turqia e Re e Erdoganit të Madh''!

P

as promovimit në Tiranë, libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” është promovuar në një kryeqendër tjetër shqiptare, në Prishtinë. Dhjetra pjesëmarrës, njerëz të letrave, përfaqësues i ambasadës turke në Prishtinë, artistja Nexhmije Pagarusha, zoti Adem Demaçi, profesori i Universitetit të Prishtinës, prof. Murat Isaku etj., kanë qenë pjesë e këti eventi. Ky libër vjen nga Lëvizja Shqipëria e Re dhe Qendra e Medimit Pozitiv. Libri është një vepër që i kushtohet ringritjes së Turqisë në dhjetëvjeçarin e fundit. Për lexuesin, kjo vepër sjell një model të ri lidershipi dhe qeverisjeje politike nëpërmjet ideve, reformave dhe veprimtarisë së kryeministrit Erdogan. Përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re, Çerçiz Loloçi i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve, duke thënë se ky libër para-

qet një histori suksesi të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim si dhe të një lideri model si Erdogan. Sipas tij Turqia e sotme ka bërë një kapërcim të madh duke ndërmarrë një sërë reformash që e rendisin atë me rritjen më të lartë në shkallë botërore, si një anëtare dinjotoze e NATO-s dhe Klubit të Perëndimit, por edhe me majft ndikim në Ballkan, Europë dhe vendet arabe.“Turqia është një fuqi e rëndësishme ekonomike, e udhëhequr me një model, i cili është një shembull i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë”, u shpreh Loloçi. Profesor Sadik Bejko, Sekretar i Përgjithshëm i PEN, Qendrës së Shqipërisë, u shpreh se ky libër ka karakter informues dhe ka një përmbajtje politike. Sipas tij Turqia është një urë lidhëse midis botës arabe dhe perëndimit.“Erdogan ka arritur

të krijojë stabilitet në rajon dhe të mbajë lart kokën në këtë kohë krize”, u shpreh zoti Bejko. Më tej ai shtoi se metodat e ndjekura nga kryeministri turk për zhvillimin ekonomik dhe politik, duhet të ndiqen edhe nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit. Znj. Shefqete Gosalci u shpreh se sot më shumë se kurrë Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një model lideri si Erdogani. “Falenderoj liderin e Lëvizjes Shqipëria e Re, zotin Edmond Vlashaj që ka spikatur problemet më të thella të Shqipërisë dhe që me anë të këtij libri ai sjell një model lideri që duhet të ndiqet nga të gjithë”, u shpreh zonja Gosalci. Në vijim ky libër do të promovohet edhe në qytete të tjera të trevave shqiptare. Për më tepër: www.77news.al

Limitrans ofron vend pune në fushën e Transportit ndërkombëtar. Dërgoni CV në: xhlami@manifaktura7.com / Për më tepër: www.njoftime.com

KRIJOJE VETË FATIN TËND! Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 700 € / vit plus Spoken English plus Word-Exel, plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër! Afati i regjistrimit deri më 29 Tetor

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E PREMTE, 26 TETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Flet Lind Gjok Dema:

Jemi me qindra të papunë, jetojmë në varfëri!

Lind Dema

T

ek sheshi i Doganës, në Kamëz, tek Tirana e Re (rruga e vajgurit), tek Stacioni i Trenit, tek Zogu i Zi dhe Sheshi “Sulejman Pasha” do t’i gjesh: Burra që lutem për ditë për punë, për bukë. “Më merr mua, mua! Kam fëmijët pa ngrënë” dhe tundin bluzat me një gjest tragjik. “Kam 15 ditë pa prekur punë me dorë. Laku më ka ardhur në fyt”, thërret njëri prej tyre, Lind Gjok Dema, punëkërkues i papunë që del çdo ditë tek sheshi Sulejman Pasha. Si shumica këtu, Lind Dema na tregon se u bënë shumë kohë që nuk merr gjëkundi një rrogë. Hera e fundit, vite më parë, kur punonte në një firmë ndërtimi. Por ai nuk e dëshiron një punësim të tillë.“Nuk ia vlen, nuk merr dot lekët e tua. Unë për vete e kam bërë provë dhe as më shkon ndërmend të ngatërrohem prapë me pronarët. Ata dalin 20 vetë njëri pas tjetrit, të ngatërrojnë. Nuk ke kujt t’i kërkosh paratë”. I papuni kujton peripecitë e 6 muajve me radhë, për të marrë pagesën e tij. “Vuajta aq shumë për t’i marrë, sa me

vrarë veten”. Rreth tij mblidhen të tjerë të papunë, sekush duke shprehur dëshpërimin për gjendjen e pashpresë. Lind Dema nga Puka, tregon se ka 10 vjet që jeton në periferitë e Tiranës, në Paskuqan. Megjithëse është pa të ardhura, nuk përfiton dot nga kriteret për marrjen e ndihmës ekonomike. Eshtë vendosur në Tiranë pas vitit ’91 duke ardhur nga fshati, ndërkohë që ka përfituar tokë nga ligji 7501. “Kam kërkuar ndihmë ekonomike dhe më kanë thënë që ti nuk përfiton, se ke ardhur në Tiranë pas vitit ‘90. Po çfarë rëndësie ka kjo, nuk e kuptoj. Toka që kam lënë, nuk ishte tokë por shkurrnajë, nuk mund të mbaje frymën me të”. Të papunë të tjerë pohojnë të njëjtën histori. Lind Dema kishte ardhur në Tiranë me ëndrrën e një jete më të mirë, në fillim pati njëfarë entuziazmi, punë kishte, bile i dilnin edhe nga dy punë në ditë, kurse tani gjërat janë rrokullisur.“Jam detyruar të dal këtu, përditë dhe me më pak shpresë. Dal nga shtëpia që prej orës pesë të mëngjesit”. I papuni tregon se në shtëpinë e tij mungojnë shumë gjëra. Mungon buka, sheqeri, orizi, ushqimet kryesore. E beson që librat e shkollës, fëmijëve ua kam marrë me borxhe? Të tjerë, të papunë në shesh, pohojnë se janë në kushtet e tij. Këtu vijnë për një punë 500-lekëshe që nga Kruja, Fushë-Kruja, Burreli… “Por ka shumë të tjerë, që ne i njohim, janë ustallarë, e dimë që kërkojnë punë dhe nuk dalin në shesh se u vjen turp. Disa e kanë zgjidhur duke vënë numrat e telefonave nëpër shtylla”, thotë Filip Mema. Rushit Osmani, afrohet

dhe tregon se ka nevojë urgjente që dikush t’i ofrojë një punë. “Sa të ble një thes miell e ta çoj tek shtëpia. Jemi 8 frymë,- thotë ai”. Ndrec Syla, banues në Kodër-Kamëz i ardhur nga Puka, është një nga më të moshuarit në këtë shesh. Nuk ka dalë me tespije, kërkon punë. Me durim pret 8 orë në ditë, a thua se do të bëjë orarin zyrtar. Por edhe ai si të tjerët largohet zakonisht duarbosh. “Rrallë na del ndonjë punë e vogël. Ne që jemi më të vjetër këtu në shesh nuk na merr hiç njeri në punë. Unë jam 60 vjeç, ndërsa mosha e pensionit është 65. Deri atëherë, ku të ushqehem? Ndreca tregon zanatet që di: Marangoz, elektriçist, usta muresh. Me gjithë këto aftësi profesionale, ai thotë se puna më shumë se me aftësi, gjendet me klientelë, me të njohur pas të njohuri. Sa për zyrat e punës, 60-vjeçari thotë se është i regjistruar, por kot, sepse atje punë nuk të ofrojnë. “Kam gati 10 vite i regjistruar tek zyrat e punës në Kamëz, më thonë që kur të dalë puna, do të më telefonojnë, por asnjëherë nuk më kanë telefonuar”. Fatet e tyre ngjajnë. Të tërë të ardhur nga zona të thella dhe të vendosur periferive të Tiranës. Dani Mula nga Hasi, ka 15 vjet që del në shesh.“Ne dalim 200 veta këtu,- thotë ai, por puna u del 3 maksimumi 4 vetave në ditë". «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Guida Project ofron vend pune Koordinatore. Dërgoni CV në: guidaproject@yahoo.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 26 TETOR 2012

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Apeli i Hekuran Sutit:

Prej 20 vitesh kërkoj drejtësi për vrasjen e vëllait!

Hekuran Suti

H

ekuran Suti, me origjinë nga Bulqiza, babai i pesë fëmijëve, i cili jeton në periferi të Tiranës në kushte tepër të vështira ekonomike, shprehet për qendrën “Drejtësi dhe Solidaritet”, se prej 20 vitesh nuk ka marrë drejtësinë në lidhje me vrasjen e vëllait të tij, i cili ka mbetur i vrarë në fshatin Zogaj të Bulqizës, në datë 17.11.1992. Vëllai i viktimës kërkon zbardhjen e të vërtetës në lidhje me këtë vrasje, me qëllim që autori i veprës penale të marrë dënimin që parashikon ligji. Nga jeni dhe kur ka ndodhur vrasja e vëllait tuaj? Unë jam nga fshati Zogaj i Bulqizës dhe banoj në Tiranë prej 12 vitesh, por kam një problem shumë të madh me drejtësinë. Mua më janë vrarë dy vëllezër, njëri në vitin 1992 që e kishte emrin Iliaz Suti dhe tjeri Afrim Suti që u vra në vitin 1999. Të dyja vrasjet e vëllezërve nuk kanë lidhje njëra me tjetrën, por tek të dyja vrasjet drejtësia nuk ka vepruar, pasi autorët e tyre nuk janë dë-

nuar. Vrasja e parë e vëllait Iliaz Suti ndodhi në lokalin e fshatit Zogaj të Bulqizës, më saktësisht në datën 17.11.1992, në lokalin e Shpëtim Lekës. Rreth orës 20:00 vëllai i vogël Afrimi në pije e sipër konfliktohet me vjehrrin e Shpëtimit, Tefik Kaja, duke e qëlluar atë me gotë në kokë. Menjëherë Shpëtimi (shoku i vëllezërve) nxjerr pistoletën nga banaku, ndërkohë Afrimi ia merr atë. Pasi erdhën në lokal shumë përsona të tjerë, Afrimi ikën, kurse vëllain tjetër Iliazin e kapin afër lokalit dhe e vrasin me sëpata dhe hunj. Iliazin e vranë për hakmarrje meqë nuk kapën dot Afrimin. Në fakt vrasja është kryer në bashkëpunim. Çfarë procedurash keni ndjekur si familjarë të viktimës? Menjëherë pas ngjarjes Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Bulqizë filloi hetimin në lidhje me këtë vrasje. Ne mësuam që shtetasi Shpëtim Leka u largua në shtetin italian, me qëllim që të mos gjykohej. Gjatë kësaj periudhe, ne pala e dëmtuar nuk jemi thirrur asnjëherë për të dhënë dëshmitë tona apo për të na dhënë informacion në lidhje me ngjarjen. Në vitin 1995 ky shtetas kapet nga Interpoli dhe sillet ne Shqipëri. Por ne mësuam faktin që pas pesë ditësh ky person është larguar sërish nga Shqipëria drejt Italisë. A kanë dhënë dëshmi në lidhje me ngjarjen persona të tjerë? Unë personalisht kam mbledhur disa dëshmi të personave që kanë qenë në lokalin ku ndodhi konflikti. Të gjithë dëshmi-

tarët kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes dhe asnjëri perj tyre nuk është thirrur nga Prokuroria e Bulqizës. Vëllai im i ka drejtuar në vitin 1995 një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm Alush Dragoshi si dhe kam vënë në dieni të saj, Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi. Në këtë kërkesë, unë kam kërkuar që të rifillonin hetimet në lidhje me vrasjen e vëllait, të kryejnë akt-ekspertimet mjeko-ligjore, të pyeten dëshmitarët, si dhe të gjendet shkaku i vërtetë i vdekjes së vëllait sepse ishim përballë një vrasje me dashje dhe jo një plagosjeje të rëndë. Duke qenë se ndaj familjes sime kanë ndodhur dy vrasje, unë bashkë me pesë fëmijët e mi u detyruam të largohemi nga ky fshat. Fakti është që drejtësia nuk ka vepruar për ne, personat nuk janë dënuar as për armëmbajtje pa lejë e jo me të jenë dënuar për vrasje. Në këto kushte kërkoj që të vihet drejtësia në vend, e cila për 20 vjet nuk ka vepruar me qëllim që mos të hapet rrugë hakmarrje për fëmijët tanë. Unë kam pesë fëmijë dhe jam tepër i varfër. Më të shumtën e kohës jam pa punë. Ne u larguam nga fshati dhe na mungon vendlindja jonë, ne zgjodhëm të iknim nga fshati, prandaj kërkojmë të veprojë drejtësia sepse në këto kushte lind hakmarrja dhe pasiguria. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Celesi ofron vend pune Ëeb programues. Dërgoni CV në: gh@first.al / Për më tepër: www.njoftime.com

ENCO GRUP Adresa: Rruga Shtraus, Lezhë e-mail: encogrup@hotmail.com

Tel: +355 69 28 141 26/ +355 67 20 491 75 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

KURIOZITETE

E PREMTE, 26 TETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

5 tonalitetet tendencë për manikyrët vjeshtë-dimër 2012-13!

Z

buloni tendencat e reja të manikyrëve vjeshtë-dimër 2012-13 dhe përgatituni t’i arkivoni deri në verën tjetër me ngjyra flou dhe nuanca vitaminike. Jo manikyrë të çelur, ngjyra flou dhe nuanca të zbehta edhe në make-up dhe tendencat e bukurisë kthejnë faqen dhe i përshtaten trendeve të reja. Ja ngjyrat e duhura për një dimër të

ngrohtë, elegant dhe me stil. 1- Nuk është kurrë demode ngjyra e kuqe, kthehet në vend të parë mes nuancave të sezonit më të kërkuara nga beauty addicted. E kuqja e zjarrtë, në të gjitha versionet e saj. 2- Viollca në të gjitha sfumaturat, nga versioni opak, deri tek nuancat me xixë, por mbi të gjitha shumë e dashur ngjyra e

prunjës, për ta kombinuar në mënyrë origjinale, duke u frymëzuar nga nail arte të reja të sezonit. 3- Dhe nëse një e kuqe e flaktë do t’iu dukej e tepërt për në zyrë, nude look mund të jetë perfekt, aleat i bukurisë për të nxejrrë në pah një manikyrë të veçantë dhe natyral. 4- E arta, tendencë me shumë stil, me nuanca të cilat transformojnë thonjtë në të artë. Në alternativë, por në mënyrë më të moderuar, në duar, sy dhe buzë bien xixa të arta, për t’iu bërë të shkëlqeni edhe në mbrëmje. 5- Më mirë në thonj të shkurtër. Manikyri i zi është një klasik i cili kthehet me temperaturat e ulta. Një zgjedhje hibride por pa shume pretekse, adaptohet shumë mirë në çdo lloj rasti dhe me çdo lloj veshje. Anjeza Kastrati www.77news.a

Hoteli nënujor me dhomat 10 metra në thellësi!

D

ubai tashmë i njohur për arkitekturat e tij të veçanta , përveç se ka ndërtesën më të lartë ne botë dhe një seri ishujsh artificialë në formën e tokës, Emiratet arabe do të bëhen të njohur dhe për hotelin nënujor. Hoteli e ka emrin “Water Discus Hotel” dhe ka formën e një anijeje hapësinore dhe përbëhet nga dy disqe kryesore, njëra sipër dhe tjetra 10 metra nën ujë, kjo e fundit është e përbërë nga 21 dhoma. Ashtu siç shihet dhe nga pamjet, dhomat

të ofrojnë një pamje të pabesueshme të ambjentit nënujor , i ndriçuar nga një impjant special i teknologjisë të lartë. Hoteli është projektuar nga Depp Technology. Ndërsa për më skeptikët, për sigurinë e një strukture të tillë duhet të dinë se në raste emergjencash, disku nënujor është projektuar për të dalë në sipërfaqe. Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Ilhami ofron vend Specialiste Marketingu. Dërgoni CV në: ilhami.demiroglu@dekart-albania.comk /Për më tepër: www.njoftime.com

Mali

Sh.p.k.

+355 67 20 18 418 Adresa: Kodër Marlekaj, Rruga Bec Patami, Lezhë e-mail: malishpk@hotmail.com Tel: +355 68 20 111 93 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 26 TETOR 2012 Lëvizja

VITRINA NË KAMPUS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Universiteti "Vitrina", në projektin europian NETCET!

N

77 NEWS

ë bregun e Detit Adriatik në Shën Pjetër (Gjiri i Lalzit) u zhvillua ceremonia e fillimit të projektit “Network for the Conservation of Cetaceans and Sea Turtles in Adriatic” (NETCET), i financuar nga IPA Itali dhe që vihet në zbatim nga Shoqata e Herpetofaunës Shqiptare në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Universitare Private “Vitrina”. Në këtë ceremoni morën pjesë specialistë të mjedisit, mësues dhe nxënës nga Shkolla e Mesme Manëz, studentë e pedagogë të Shkollës së Lartë Universitare Private “Vitrina”, përfaqësues të Fondacionit “Banka e Ideve”, drejtues lokalë, peshkatarë etj. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë pasi është fituar në sajë të një eksperience shumëvjeçare, nëpërmjet kërkimeve shkencore të realizuara përgjatë bregdetit shqip-

tar nën drejtimin e Prof. Dr. Idriz Haxhiu dhe investimeve të vazhdueshme në përgatitjen e kuadrove të rinj për Shqipërinë. Për një periudhë tre vjeçare ky projekt do të sigurojë bashkëpunimin midis disa shteteve europiane dhe ballkanike për studimin, mbrojtjen dhe sidomos ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e këtyre gjallesave globalisht të rrezikuara. Në kuadër të tij do të mundësohet ngritja e një Qendre Rikuperimi për breshkat e dëmtuara që do të gjenden në rrjetat e peshkatarëve si dhe kualifikimi i kuadrove të rinj enkas për këtë qendër. Si një mesazh i rëndësishëm për ruajtjen e këtyre gjallesave u demostrua edhe markimi dhe rikthimi i një individi Chelonia Mydas në habitatin e tij normal, në det. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Limitohuni me ata që iu rrethojnë, që të jetoni me qetësi dhe të ndiheni mirë. Demi: Janë shumë të mira mundësitë për ata që janë duke kërkuar një punë të re. Binjakët: Partneri sot do të mundohet t’u surprizojë në të gjitha mënyrat, do të përballeni me shumë gjëra interesante. Gaforrja: Edhe në nivelin jo verbal jeni shumë mirë. Problemet e vogla nuk do t’u fusin në krizë. Luani: Do të ndryshoni shumë gjëra për yë mirë sepse jeni shumë të favorizuar në këtë pikë. Virgjëresha: Bëni kujdes për ëndërrat shumë të mëdha që të verifikoni përpara a janë të realizueshme. Peshorja: Ju jeni gati që të ndihmoni të tjerët dhe nuk lejoni që askush të përfitojë nga ju. Akrepi: Një histori dashurie e filluar si për lojë është kthyer në diçka shumë më serioze për ju. Shigjetari: Mos kini frikë të hapeni me miqtë dhe t’u tregoni atyre se çfarë po ndjeni. Bricjapi: Në fakt në kohët e fundit keni qenë paksa vetmitarë, larg personit të zemrës dhe larg familjes por kjo perjudhë do të marr fund. Ujori: Arsyeja dhe zemra rrallë ecin me të njëjtin hap dhe do të kuptoni sot se pse është kaq e vështirë t'i mbani në ekuilibër. Peshqit: T'i bëni mirë të tjerëve iu bën që të mbusheni me energji pozitive dhe të ndiheni më mirë edhe vetë prej kësaj.

Explorer Travel ofron vend pune Agjente Turizmi. Dërgoni CV në: explorer_financa@hotmail.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Krijoje vetë fatin tënd!

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

)

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj.

= 470 euro

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 29 Tetor. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E PREMTE, 26 TETOR 2012

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

LSHR diskuton platformën politike me degën e Misto Mames!

Çangollari: Gratë dhe fëmijët të mbrohen me ligj të veçantë!

Gratë dhe fëmijët duhet të mbrohen më një ligj të veçantë, që i jep dënimin maksimal kujtdo që dhunon këto kategori të shoqërisë”. Kështu është shprehur Koordinatori Organizativ i Lëvizjes Shqipëria e Re Çajup Çangollari, gjatë diskutimit të platformës politike me kryesinë e Degës së Misto Mames. Ai i ka kushtuar një vëmendje të veçantë fuqizimit të familjes shqiptare dhe veçanërisht nënpikës që parashikon mbrojtjen e grave dhe fëmijëve. Një tjetër pikë në të cilën është ndalur Çangollari është fuqizimi i arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale.“Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta duhet të marrë vëmendjen maksimale në dy mandatet e ardhshme qeverisëse. Duhet që të investohet shumë për punësimin dhe shërbimet sociale”. Në funksion të përmirësimit të shërbimeve so-

ciale dhe rritjes së punësimit, ai është ndalur tek propozimi i LSHR-së për përjashtimin e investimeve në arsim, shëndetësi dhe qendrat sociale nga taksat, për një periudhë 8 vjeçare. Kjo, sipas Çangollarit, jo vetëm do të përmirësonte shërbimet në këto sektorë, por edhe do të rriste punësimin. Lufta kundër korrupsionit është një tjetër pikë e fortë e platformës politike të LSHR-së që nuk ka kaluar pa diskutim. Ngritja e institucionit të referendumit semestral pranë komunave dhe bashkive, që kontrollon çdo tre muaj të zgjedhurit e popullit, ngritja e Agjencisë së Supervizimit të Administratës Publike e zgjedhur në mënyrë të drejt-përdrejtë nga qytetarët, janë dy propozime që ndikojnë ndjeshëm në këtë drejtim. Reformimi i sistemit tatimor përmes qerasë tatimore është një tjetër pikë e platformës politike të LSHR-së, që ka marrë vëmendjen e të ri-

L

ëv

lidaritet So

Qendra pë

rejtësi dhe D r

izja

S h qip ër

R ia e

e

Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë! Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!

Lëvizja

njëve. Përcaktimi i një takse fikse për biznesin është përshëndetur nga të pranishmit. Çangollari ka argumetuar më tej se pronari i hapësirës për biznes është shteti, që bën edhe kategorizimin e biznesit në bazë të xhiros vjetore. “Sipas kategorisë të cilës i përket biznesi, sipërmarrësi i paguan shtetit një shumë fikse ku përfshihen të gjitha taksat. Gjysma e kësaj takse parapaguhet në fillim të vitit dhe 50% ndahet me këste mujore deri në fund të vitit”, ka sqaruar Koordinatori i LSHR-së. Ndërkohë të rinjtë janë treguar më të rezervuar përsa i përket masës së sekuestrimit të biznesit nëse konstatohet një transaksion pa faturë. Sipas tyre përpara kësaj masa duhet të ketë fillimisht një paralajmërim. «Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim», Lëvizja Shqipëria e Re

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News Botimin Nr.234