Page 1

MOBILERI “ERALD” Mobilje për: - Zyra - Shkolla - Hotele - Shtëpi E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Qerekë, Krujë, Cel: +355 68 20 65 007 E-mail: mobilerierald@gmail.com

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E ENJTE, 25.07.2013 VITI II - NR.506

MENDIMI POZITIV

...>>fq.4 ...>>fq.2

Besoni tek fuqia e mendimit pozitiv!

M

endimi pozitiv sheh të Qendra e padukshmen, ndjen Mendimit Pozitiv të paprekshmen dhe arrin të pamundurën. Ai nxit përvojat tona pozitive. Një opinion pozitiv dhe fuqia e një qëndrimi të tillë, mund të transformojë një bllokim të trafikut në një mundësi për të praktikuar durimin. Në fakt, ju duhet të përjetoni një përvojë somatike të të menduarit pozitiv dhe të një qëndrimi pozitiv, për të realizuar përfitime të fuqishme. Që të ndieni fuqinë e një qëndrimi pozitiv, duhet të bëni disa veprime si: -Identifikoni diçka që ju bën të palumtur në jetën tuaj, një marrëdhënie problematike, të qënit mbipeshë ose i papunë, një marrëdhënie jo fortë e mirë me një anëtar të familjes ose një mik, etj. dhe përpiquni t’i jepni një zgjidhje. Nëse duhet t’i kërkoni dikujt falje, atëherë bëjeni. - Thuajini vetes një deklaratë pozitive çdo ditë. Marrëdhënia ime është një burim gëzimi në jetën time. E dua dhe e nderoj trupin tim, etj. - Merrni një copë letër dhe ndajeni në dy pjesë. Në të majtën e letrës shkruani vetëm deklarata pozitive. Në anën e djathtë shkruani reagimin tuaj në lidhje me këto deklarata. Unë e dua, e vlerësoj dhe kujdesem për trupin tim,por jam mbipeshë. - Nëse dëshironi me të vërtetë të jeni të suksesshëm në jetë, atëherë largoni nga vetja mungesën e besimit dhe mos vini në dyshim suksesin tuaj. Besoni te vetja juaj! Duhet të keni besim në aftësitë që keni. Pa një besim bindes nuk do të jeni kurrë të suksesshëm dhe të lumtur. -Se mendimi është kreativ, këtë askush nuk e vë në dyshim. Ashtu si mendoni, ashtu dhe jeni. Ashtu si veproni, ashtu ... >> VIJON NË FAQEN 2

Gjykata e Apelit

Kaca: Kërkoj drejtësi, gjykata dha vendim pa prova! Pakti detar, pritet të nisin kërkimet në detin Jon!....fq.2 Dispanceria e Tiranës mbetet sërish pa aparaturë Skopie dhe Grafie!..............................fq.3 Rrezikon të mbetet i verbër, apel për kurim!...........fq.5 Peru, zbulohet varreza e lashtë mbretërore!..........fq.6 Turqia reagon ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Sirisë!.........................................fq.7 Gjermani, mundësi punësimi për të diplomuarit në shkolla profesionale!.....................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

AKTUALITET

E ENJTE, 25 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pakti detar, pritet të nisin kërkimet në detin Jon!

P

as paktit detar që Shqipëria nënshkroi me Greqinë, pritet të nisin kërkimet për naftë në jug të territorit Shqiptar. Kjo do të varet nga fati i marrëveshjes detare mes të dy vendeve. Kompania "Capricorn Albania", e cila po zhvillon kërkime në bllokun detar në kufi

me Greqinë, të njohur si "Joni 5", ende nuk i ka të qarta koordinatat ku mund të operojë. Ndërsa qeveria “Berisha” bëri me dije se, koordinatat e sakta ku do të zbatohen shpim-kërkimet, do të varen nga fati i marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-

Greqi për kufirin e ujërave detare, duke nënvizuar se këta kufij mund të ndryshojnë. "Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-Greqi për kufirin e ujërave detare, do të rishikohen koordinatat e kufirit jug-perëndimor të bllokut 'Joni 5', duke reflektuar koordinatat që do të përfshihen në këtë marrëveshje, në rast se ato rezultojnë me ndryshim nga ato të përcaktuara në KNP", shkruhet në kontratën e re me "Capricorn Albania". Në janar të 2010-ës Gjykata Kushtetuese rrëzoi unanimisht marrëveshjen e ujërave detare të Shqipërisë me Greqinë duke kërkuar rinegociimin e saj. Marrëveshja e ujërave detare u nënshkrua gjatë vizitës së ish-kryeministrit grek në Shqipëri Kostas Karamanlis. Marrëveshje e cila u kundërshtua ashpër jo vetëm nga shoqata të ndryshme në vend, por edhe nga opozita, e cila vendosi ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. Ankimimi i Partisë Socialiste thoshte se është shmangur plotfuqia e Presidentit të Republikës, ka pasur mungesë bashkëpunimi institucional, hartimi dhe negocimi është bërë në fshehtësi të plotë dhe marrëveshja nuk është shoqëruar me harta. Për më tepër: www.77news.al

Zjarret gjatë stinës së verës, specialistët bëjnë apel për kujdes!

E

dhe pse zjarret këtë verë nuk kanë qenë në përmasat e një viti më parë, specia-

listët bëjnë apel për kujdes. Ata paralajmërojnë temperatura të larta në ditët në vazhdim, gjë që shton rrezikun e rënies së zjarreve. "Në ditët në vijim, duke pasur parasysh mungesën e pritshme të rreshjeve, temperaturat në rritje, edhe shkallën e lëndës së thatë që shkon në rritje. Kjo do të kërkojë një nivel më të lartë të ndërgjegjësimit të popullatës, një respekt më të madh për pronën që të mos jenë shkaktar pasi në shumicën e rasteve shkaktarët e zjarreve janë ndërhyrjet e njeriut"tha Petrit Zorba, shef i Departamentit të

Klimës dhe Mjedisit në Institutin e Gjeoshkencës. Specialistët e Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore kanë dhënë informacionet e nevojshme rreth situatës në vend për të parandaluar efektet negative që sjellin zjarret gjatë sitinës së verës, ku nga përvoja të kaluara, shkak ka qenë edhe pakujdesia e vetë banorëve. Qarku më i prekur nga zjarret vitin e shkuar, ishte Korça me qindra pyje të djegur. Për më tepër: www.77news.al

jeta, duke menduar pozitivisht, ju do të arrini ta përmirësoni atë. Mendimet pozitive janë si një magnet gjigand që tërheq vetëm gjëra pozitive. Sa më shumë mendime pozitive të keni në mendje, aq më shumë gjëra të mira do të vijnë drejt jush dhe aq më tepër do të përmirësohet jeta juaj.

Mendimi pozitiv është përmbledhja e të gjitha gjërave pozitive që keni vendosur në mendjen tuaj, ndërsa mendimi negativ është përmbledhja e të gjitha mbeturinave toksike që keni lejuar t'ju futen në mendje. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... jetoni. Bota e jashtme është pasqyrimi i botës suaj të brendshme, i botës së mendimeve. Pra, të menduarit është një aksion që vë në lëvizje të gjitha proceset pasuese. Mendimi pozitiv ndihmon që gjërat negative të shndërrohen në gjëra pozitive. Pavarësisht se sa negative mund t’ju duket Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 25 KORRIK 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dispanceria e Tiranës, pa aparaturë Skopie dhe Grafie!

Ministria e Shëndetësisë

N

dërsa numri i të sëmurëve nga mushkëritë rritet çdo ditë si pasojë e ndotjes, puna në shërbimin e vetëm të specializuar në Tiranë, është paralizuar. Arsyeja

duket qesharake, por djegia e një llampe të Skopisë ka nxjerrë jashtë përdorimit këtë aparaturë prej tre muajsh. Dy javë më parë është prishur edhe apara-

tura e Grafisë, duke e bërë Dispancerinë, një shërbim pa shërbime. Në morinë e pacientëve që detyroheshin të ktheheshin mbrapsht sapo mësonin se aparaturat nuk punonin, ishte edhe kjo 70-vjeçare që pas disa ditësh duhej të operohej. Mjekë e infermierë pohojnë se vetëm në një ditë mund të bëheshin deri në 100 grafi. Çdo vit shërbimi përballon 500 të sëmurë kronikë me dëmtime të rënda në mushkëri. Drejtuesit e autoritetit shëndetësor rajonal ,pohojnë se kostoja e llampës së djegur të skopisë shkon 10 mijë euro dhe aparatura është e vjetër për t’i bërë këtë shërbim kaq të shtrenjtë. Deri vitin tjetër, pacientëve do t’u duhet të drejtohen në privatë për të bërë një skopi, vlera e të cilës së bashku me vizitën shkon 3 mijë lekë të rinj. Për më tepër: www.77news.al

Ngërçi i toponimeve në pasaportat shqiptare shkon në dyert e gjykatës!

P

roblemi ende i pazgjidhur për toponimet shkon në dyert e drejtësisë. Gjendja civile numër pesë në Tiranë, është paditur nga një shtetas shqiptar, i cili kërkon që në aktin e lindjes emri i qytetit

Janinë të shënohet në greqisht. Pas seancës së parë, gjykimi është shtyrë në shtator për mungesë provash. Përfaqësuesit e kësaj gjendje civile, thanë për mediat se në një ditë përballen me të paktën 5 persona që kanë të tilla pretendime. Ata vijnë kryesisht nga Greqia, por këtë herë çështja kalon në gjyqësor. Ky qëndrim i punonjëseve të gjendjes , bazohet në një udhëzim të Ministrisë së Brendshme lëshuar gjatë vitit të kaluar. Në të thuhet se në aktet e mbajtura nga gjendjet civile është vërejtur se emërtimet e vendeve nuk kanë qenë sipas drejtshkrimit të shqipes.

Për këtë arsye, ministria ka urdhëruar që dokumentacioni të pasqyrohet në gjuhën shqipe dhe në rastet kur nuk është përkthyer drejt, të kthehet përsëri për përkthim. Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme pohojnë se ky problem do të gjejë zgjidhje vetëm pas një marrëveshjeje mes dy vendeve, sidomos me palën greke. Meqënëse udhëzimi i Ministrisë së Brendshme ka dalë në 31 gusht 2012, kjo është vera e parë që emigrantët shqiptarë po përballen me këtë qëndrim në gjendjet civile. Për më tepër: www.77news.al

Kompania Kontakt, kërkon punonjëse. Për më shumë informacion kontaktoni në: kompaniakontakt@yahoo.com / Për më tepër www.njoftime.com

Kompleksi PIAZZA Hotel - Restorant - Bar-kafe - Pub

Parking nëntokësor, kushte moderne, ambjente luksoze, 20 dhoma, 44 shtretër, ambjent i gjelbëruar

Underground parking, modern and luxurious enviroment, 20 rooms, 44 beds, green surroundings Adresa: Blv “Elez Isufi”, Qendër, Peshkopi Cel: +355 69 67 41 378 / +355 21 82 46 16 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E ENJTE, 25 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kaca: Kërkoj drejtësi, gjykata dha vendim pa prova!

Ali Kaca

A

li Kaca, banor i Tiranës ka denoncuar pranë qendrës “Drejtësi dhe Solidaritet” konf liktin shumëvjeçar që ka me krushkun e tij Mustafa Shima. Ky i fundit, pretendon se Aliu nuk ka derdhur të gjithë shumën e lekëve në firmat piramidale (që ia kishte dhënë në mirëbesim) dhe për këtë gjë, mendon se është mashtruar prej tij. Nga ana tjetër, Ali Kaca ka fituar dy gjyqe, por Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja të kalojë për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ndërkohë, sipas Kacës vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë (që është dhënë para disa ditësh), është i kundërligjshëm dhe e detyron të paguajë një shumë të konsiderueshme në favor të krushkut të tij.

Si lindi konflikti? Në vitin 1996, në kohën e firmave piramidale Mustafa Shima, krushku im, të cilit i kam marrë vajzën, m’u lut që ta ndihmoja pët t'i hedhur lekët (që kishte vajza e tij) në firmat piramidale “Vefa” dhe “Kamberi”. Duke qenë se isha punonjës i ruajtjes fizike, kisha mundësi që t'i kryeja këto veprime më shpejt. Ai më dha shumën prej 14 milionë lekësh (te vjetër) që i hodha tek “Vefa” më pas më dha shumën 5 milion lekë që i hodha tek një firmë tjetër. E vërtetoj këtë fakt me dokumenta, ku shuma e mësipërme është derdhur e gjitha në llogaritë e këtyre dy firmave. Më pas, këto firma falimentuan dhe krushku i humbi të gjitha lekët. Ndërsa në vitin 2004 më kërkoi një prokurë që i duhej për marrjen e interesave nga lekët e lëna në firma, ku në të shënohej shuma prej 24 milionësh që unë i kisha marrë. Më pas, Mustafai pretendon se më ka dhënë përnjëherë 24 milion lekë dhe unë nuk i kam hedhur të gjitha lekët në firma, duke mbajtur për vete 9 milion lekë. Gjithashtu, në vitin 2005 i’u drejtua prokurorisë me pretendimin se unë e kisha mashtruar. Ky institucion e hodhi poshtë pretendimin e tij. Më pas krushku iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë – Tiranë dhe Gjykatës së Apelit, të cilat më dhanë mua të drejtë. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e ka kthyer këtë çështje për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë, me një trup tjetër gjykues. Kjo gjykatë para disa ditësh ka dhënë një vendim të njëanshëm dhe të padrejtë, ku unë detyrohen të paguaj një shumë

të madhe parash përfshirë dhe fitimin e munguar të shumës 9 milion lekë. Eksperti i kësaj çështjeje nuk ka respektuar ligjin dhe ka qenë i njëanshëm. Ndërkohë çështjen do ta apelojë Gjykata e Apelit nga e cila kërkoj profesionalizëm në gjykim. Unë si qytetar kërkoj drejtësi, sepse gjyqtari s'i ka marrë parasysh pretendimet tona. Kjo shumë vërtetohet që është derdhur e gjitha, ndërkohë interesat e kësaj shume, personi i mori më pas me prokurë. Pala kundërshtare nuk ka asnjë lloj prove që të vërtetojë pretendimin e saj. Sa është dëmtuar marrëdhënia mes dy familjeve nga ky konflikt? Mes nesh tashmë është prishur miqësia dhe kjo gjë sjell pasoja të rrezikshme për të dyja familjet. Këtë gjë e ka thënë dhe avokati im në seancë gjyqësore. Unë i kam thënë Mustafait me qetësi që shumën e kam derdhur të gjithën, por ai nuk ka pranuar që ta zgjidhim çështjen me marrëveshje. Madje, vajza e tij që ka patur lekët dhe banon në Greqi, ka preferuar që të mos merret me këtë çështje, kurse Mustafai këmbëngul me kokëfortësi duke iu drejtuar gjykatave dhe prokurorisë. Kjo gjë po më dëmton së tepërmi ekonomikisht dhe psikologjikisht, kur shoh që bëhen kaq padrejtësi veçanërisht nga institucionet. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune part time Agjent ose koordinator i avancuar shitje. Kontaktoni : xhuljana_g@yahoo.com ose Tel: 0672022633 / Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Shëngjin, Lezhë Cel: +355 67 20 11 033 Tel: +355 281 22500/501 E-mail: rafaeloltb@yahoo.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 25 KORRIK 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rrezikon të mbetet i verbër, nëna apelon për kurim!

Barie Dilaveri

B

arie Dilaveri nga Tirana, kërkon ndihmë pranë qendrës “Drejtësi dhe Solidaritet” për djalin e saj 20-vjeçar, Valmirin, i cili e ka shikimin e kufizuar dhe rrezikon të mbetet i verbër. Dilaveri kërkon ndihmë nga institucionet shëndetësore me qëllim vizitën në ndonjë klinikë të specializuar jashtë vendit, pasi okulistët në Shqipëri nuk japin shpresë për zgjidhjen e problemit të tij shëndetësor. Madje, sipas tyre problemi i syve do të vazhdojë të përkeqësohet nëse nuk bëhet ndonjë trajtim i specializuar. Cili është problemi shëndetësor i djalit tuaj? Djali im, Valmiri ka një problem me sytë. Ai e ka shikimin të kufizuar që nga mosha një vjeç dhe për pasojë nuk arrin

që të shohë normalisht. Problemin e syve të Valmirit e kuptuam kur filloi të ecë normalisht, por gjithnjë përplasej me objektet që i gjendeshin pranë. Ndërkohë, për shkak të sëmundjes, djali ka mbetur i paarsimuar dhe ka bërë vetëm shtatë klasë shkollë. Për më tepër, Valmiri nuk qëndron dot në ambjente të mbyllura dhe i duhet të kontrollojë me duar për të gjetur një objekt ku të mbështetet. Nga ana tjetër, kur është në ambjente të hapura ai arrin të shohë më mirë dhe mund të ecë i vetëm nëpër rrugë. Cila është diagnoza e sëmundjes? Unë nuk kam arritur ta kuptoj se nga cila sëmundje vuan djali dhe as mjekët nuk na kanë dhënë një diagnozë të qartë për këtë sëmundje.

Ku e keni kuruar djalin? Përpjekjet për ta kuruar kanë qënë maksimale. E kam çuar në të gjitha spitalet e syve si dhe kam kontaktuar me shumë mjekë. Madje, kam tentuar t’i bëjë dhe një operacion këtu në Shqipëri, por e anulluam sepse mjeku okulist më tha se, nuk duhet bërë ndërhyrja edhe për pak kohë derisa të arrihet pjekuria e syrit. Gjithashtu, djalin e kam vizituar tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tëreza” (QSUT) , por edhe këtu nuk pati ndonjë rezultat pozitiv. Ndonjë mesazh për publikun? Unë si nënë dëshiroj shumë që gjendja e djalit tim të ndryshojë sa më shpejt. Ditën që Valmiri do të të shohë normalisht padyshim do të jem nëna më e lumtur në botë. Nuk dua asgjë tjetër, vetëm të shoh tim bir që të jetë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij. Kërkoj që nëpërmjet qendrës “Drejtësi dhe Solidaritet”, të përcjell këtë mesazh tek të gjitha institucionet shëndetësore me qëllim shërimin e djalit. Nuk ka gjë më të trishtueshme në këtë botë sesa të shohësh fëmijën tënd me probleme shëndetësore. Gjendja jonë ekonomike është tepër e vështirë dhe shpresoj që publikimi i çështjes të na japë një mundësi zgjidhjeje. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Smart Finance Studio ofron vend pune part time Junior accountant. Dërgoni Cv-të në: info@smartfinancestudio.com / Për më tepër www.njoftime.com

Vila Bruçi Hotel-Bar-Restorant

Hoteleri, Bar-kafe, Restorant, Sallë konferencash, Parkim, Guida turistike për rethin e malit.

Adresa: Lagja Drita, Rr, “Ibrahim Tema” Burrel, Albania Cel: +355 69 40 57 778 E-mail: vila-bruci@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 25 KORRIK 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Peru, zbulohet varreza e lashtë mbretërore! V

arreza më e rrallë mbretërore është zbuluar në Peru, duke shfaqur kështu varret e tre mbretëreshave Wari, të varrosura së bashku me pasuri të shumta ari dhe argjëndi. Sipas arkeologëve, megjithëse vendi rreth e rrotull varrezës është plaçkitur shumë herë, mauzoleumi ka arritur t’u shpëtojë plaçkitësve të varreve për qindra vjet. Sipas National Geographic, që ka raportuar zbulimin, shumë kohë përpara se Inkat të ndërtonin Machu Picchu, perandoria Wari lulëzoi ndërmjet viteve 700 dhe 1000 nëpër pjesën më të madhe të Perusë së ditëve të sotme. Në kohën kur Parisi kishte vetëm 25.000 banorë, kryeqyteti i Wari, Huari ishte shtëpia e 40.000 njerëzve. Për më tepër: www.77news.al

Ja pse duhet të konsumoni kivi!

K

ivi është i pasur me fibra dietike dhe është një zgjedhje shumë e shëndetshme për diabetikët, pasi ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit. Kivi është gjithashtu i dobishëm në parandalimin e kollitjes. Është i njohur si një furnizues shumë i mirë i dy vitaminave C dhe K. Ky frut mund të parandalojë astmën dhe kancerin e zorrës së trashë. Si një frut i ëmbël dhe i vogël me një shije të veçantë, ai ka fuqinë të mbrojë sytë.Ngrënia e tij është një aktivitet thelbësor i përditshëm për të gjithë ne, për të mbajtur trupin funksional siç duhet. Për më tepër: www.77news.al Beta sh.p.k ofron vend pune part time shitëse. Kontaktoni : 0672010125 / Për më tepër www.njoftime.com

ZGJEDHJA QË PËRMIRËSON JETËN TUAJ! Çdo regjistrim në SH.L.U.P. “Vitrina” në Fakultetet:

Mjekësi,Inxhinieri,Arkitekturë,Ekonomi-Turizëm, Drejtësi,Shkenca Politike,Shkenca Edukimi

300 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

Deri më 31 Korrik

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 25 KORRIK 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqia reagon ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Sirisë!

Uzbekistan, rinovohet Kompleksi i Imam Buhariut!

Bylent Arënç

N

dërkohë që po zhvillohej mbledhja e qeverisë turke, Zv/Kryeministri Bylent Arënç bëri një deklaratë për median. “Qeveria i ndjek me një ndjeshmëri të madhe zhvillimet. Nuk jemi të detyruar të heshtim ndaj asnjë akti që do të kishte pasoja për Turqinë. Ne po i ndjekim nga afër minutë për minutë të gjitha zhvillimet në Siri. Konflikti në Siri ka reflektime mjaft negative si në nivel rajonal, ashtu dhe në nivel ndërkombëtar. Por fatkeqësisht ndikimet e këtij konflikti po bëhen edhe më të rënda në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, shtoi ai. Arënç rikujtoi se “kontrolli në qytezën kufitare Resulajn të Sirisë kohët e fundit ka kaluar në duart e PYDsë, si pasojë e përleshjeve që kanë ndodhur në terren ndërmjet PYD-së (zgjatim i organizatës terroriste PKK në Siri) dhe grupeve

Lëvizja

të ndryshme opozitare. Vendbanimet në zonën kufitare janë shumë afër njëri-tjetrit dhe si pasojë e plumbave që bëjnë rikoshet, ka humbur jetën një qytetar nga ana e Turqisë dhe janë plagosur disa të tjerë”.“Turqia është duke marrë çdo lloj mase në aspektin e sigurisë së kufirit dhe jetës së shtetasve të saj. Këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në ditët në vijim. Forcat e Armatosura Turke në rast nevoje reagojnë menjëherë në çast dhe në përshtatje me rregullat e angazhimit që janë në fuqi. Të gjitha organet dhe institucionet përkatëse po veprojnë me shpejtësi dhe në koordinim të plotë, si dhe marrin të gjitha masat e nevojshme kundër çfarëdolloj kërcënimi që cënon sigurinë e kufirit të vendit tonë dhe jetën e qytetarëve tanë”, tha Arënç. Për më tepër: www.77news.al

Kompleksi i Imam Buhariut në Uzbekistan, i cili gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik është kthyer pothuajse në rrënoja, tani arriti në ditët e tij madhështore. Kompleksi i gjallëruar me përpjekje të posaçme të Presidentit Islam Kerimov, me atmosferën e tij shpirtërore u pëlqye mjaft nga ana e vizitorëve. Pas punimeve të restaurimit, kompleksi i Imam Buhariut, që me shekuj ishte një vend mjaft i frekuentuar, edhe sot frekuentohet nga ana e muslimanëve të botës. Punimet e dekorimit dhe të kaligrafisë të punuara mbi pllaka e posaçme të mermerit që u sollën nga Irani, mostrat unike të gdhëndjes së drurit me të cilat është rrethuar oborri, tërheqin mjaft vëmendjen e vizitorëve. Vizitorët gjatë vizitës së kompleksit, informohen nga ciceronët ekspertë në lidhje me jetën e Imam Buhariut, dëgjojnë këndimin e Kur’anit dhe bëjnë lutje. Imam Buhariu është një dijetar shumë i madh, që dha një kontribut të rëndësishëm për fenë islame. Për shkak të kontributit të tij të dhënë në fe, ai mori titullin e të parit në transmetimin e haditheve (thënieve të profetit Muhamed). Gjatë jetës ai mblodhi në një vend 7275 hadithe të vërteta. Për më tepër: www.77news.al

ITAL COSTRUZION fron vend pune Financiere/ë. Dërgoni CV me foto në marketing@ital-costruzioni.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E ENJTE, 25 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjermani, mundësi punësimi për të diplomuarit në shkolla profesionale!

A

gjencia Federale e Punësimit në Gjermani, ka krijuar së fundmi një mundësi punësimi për shtetasit e BE-së por jo vetëm. Kjo agjenci u bën thirrje për të aplikuar të gjithë të interesuarve që kanë ndjekur arsimin e mesëm profesional. Thirrje të tilla për punësim janë bërë herë pas here, ndërsa e reja e këtij viti është se janë të ftuar edhe kandidatët që aplikojnë nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Të interesuarit që plotësojnë kushtet, kanë të drejtë

të aplikojnë për t'u punësuar në një prej rreth 18 profesioneve, ku në Gjermani ka mungesë punëtorësh të kualifikuar. Këtë vit, në kuadër të rregullores së re të punësimit, e cila ka hyrë në fuqi më datë 1 korrik të këtij viti, Gjermania kërkon të punësojë profesionistë në fushat profesionale. Agjencia Federale e Punësimit është në kërkim të profesioneve teknike, mes tyre elektriçistë për sipërmarrje industriale, tek-

nikë automatizimi, mekatronikë apo teknikë të teknologjisë së ftohjes dhe të ngrirjes. Disa prej dokumentave që duhet të plotësojnë aplikantët janë: dëshmia e notave për të gjitha vitet e shkollës së mesme profesionale, në shqip dhe të përkthyera në gjermanisht; dokumenti përfundimtar i studimeve/ diplomë e shkollës së mesme, në shqip dhe e përkthyer në gjermanisht; (CV) në gjermanisht; dëshmi penaliteti, dokument që vërteton njohuritë në gjuhën gjermane. Përparësi për kandidatët në këto fusha përbën mosha, që duhet të jetë mbi 22 vjeç dhe përvoja e punës, ndërsa kontrata e punësimit zgjat për një periudhë kohore prej 18-muajsh. Hapja e tregut të punës për këto profesione për qytetarë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, u bë e mundur nga një rregullore e re për punësimin, që është në fuqi nga 1 korriku i këtij viti. Kjo u lejon të gjithë të interesuarve, që kanë përfunduar shkolla profesionale, të kandidojnë për vende të lira pune, në ato profesione, ku në Gjermani ka mungesë punëtorësh të kualifikuar. Për më tepër: www.77news.al

Tirana, ndalesa e parë e turistëve të huaj!

P

ara se t’i drejtohen bregdeteve shqiptare, shijen e parë nga udhëtimi, vizi-

torët e huaj e kërkojnë ne kryeqytet. Të organizuar në grupe apo në mënyrë individuale, të gjithë duan t’i njohin të veçantat e Tiranës. Muzeu Historik mbetet një nga destinacionet e preferuara. Një turiste franceze thotë: “Jam nga Tuluza, kam shëtitur gjithë Tiranën. Kryesisht më kanë tërhequr qendrat historike. Kam vizituar Muzeun Kombëtar, Galerinë e Arteve. Më pëlqeu

shumë pavioni i Arkeologjisë, periudha e Mesjetës dhe dëshmitë mbi regjimin totalitar”. Kalaja është një tjetër një pikë referimi shumë e rëndësishme për turistët, që po qendrojnë në kryeqytet në këto ditë të nxehta korriku. Përveç trashëgimisë kulturore, Mali i Dajtit mbetet një tjetër destinacion i preferuar nga vizitorët. Për më tepër: www.77news.al

MEMO DENTAL “ZERJA”

Hotel-Bar-Restorant-Piceri-Pishina

Zbardhje me Aparat Ura Porcelani Skelete Metalike

Grafi Heqje Zirkon Mbushje Atashment

Adresa: Rruga “Durrësit”, Tiranë Tel: +355 42 226 647, Cel: +355 69 20 66 558 Lëvizja

Adresa: Melan, Peshkopi, Cel: +355 40 62 613 E-mail: restorant- pishina@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

25 korrik  

Gazeta 77News, e perditshme informative organi mediatik i Partise Levizja Shqiperia e Re