Page 1

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E DIELË, 25.08.2013 VITI II - NR.537

MENDIMI POZITIV

...>>fq.5 ...>>fq.2

Dashuria sjell mirëkuptim! T

ë parit në thellësi dhe praktikimi Qendra e i vetëdijësimit të Mendimit Pozitiv dashurisë na ndihmon të jemi të ndriçuar dhe të dashur. Këto na shërbejnë për mbrojtje dhe na ruajnë nga rreziqe të ndryshme. Shpesh herë, nëse nuk kemi një vizion të qartë të situatës, frika dhe keqkuptimet me të cilat ndeshemi, mund të na çojnë drejt situatave të rrezikshme. Mashtrimet fondamentale janë iluzioni, zemërimi dhe lakmia. Këto mund të shërohen ose të transformohen nga vetëdijësimi i dashurisë. Ky i fundit na mban larg nga këto mashtrime. Mëshira duhet të jetë e mbushur me mirëkuptim dhe urtësi. Praktika e mëshirimit fillon me praktikën e observimit të thellë. Kur praktikojmë vetëdijësimin, përfitojmë mirëkuptim më të thellë të situatës. Duke u nisur nga mirëkuptimi, mishërimi rrjedh spontanisht. Nëse je në konflikt me një person tjetër, gjëja e parë që duhet të bësh është ta kuptosh tjetrin. Kjo do me thënë të shohësh vuajtjen e tij dhe atëherë nuk do të kesh më dëshirë, ta ndëshkosh ose ta bësh të vuajë, por do ta pranosh ashtu siç është e do të kërkosh ta ndihmosh. Në këtë mënyrë, mirëkuptimi kontribuon ta bëjë të mundur dashurinë. Dashuria ndihmon mirëkuptimin të thellohet, e kundërta ndodh në qoftë se nuk ekziston dashuria. Afeksioni dhe dashuria ndihmojnë në rritjen e energjisë së mirëkuptimit. Mirëkuptimi dhe dashuria kanë lidhje të ndërsjellta mes njëra-tjetrës. Vetëdijësimi i dashurisë mund të ndihmojë në shumë mënyra. P.sh supozojmë se jeni duke u kthyer në shtëpi me makinë, i vetëdijshëm që në shtëpi është djali që po ju pret...>> VIJON NË FAQEN 2

Myrtaj: Bashkia e Tiranës, më vonon proçedurat e përfitimit të banesës! Autostrada Golem-Kavajë është pushtuar nga ujërat e zeza!.........................fq.2 Kryeqyteti dhe bregdeti, të parët në ndërtimet pa leje!...............................fq.3 Furriku: Ilaçet e rimbursuara nuk janë cilësore!....fq.5 Erdogan: Stambolli do të ketë xhaminë më të madhe në botë!............................fq.7 Rruga Bogë-Qafë Thorë shkurton distancat me Alpet e Shqipërisë!.........................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


AKTUALITET

77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 25 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Autostrada Golem-Kavajë është pushtuar nga ujërat e zeza!

A

utostrada Golem-Kavajë vijon të mbetet në gjendje kritike. Prej një viti, ujërat e zeza dhe plehrat e banorëve

apo të bizneseve mbi këtë aks derdhen në autostradën Plepa–Kavajë. Në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në 1 km gjatësi,

njëra korsi është e pakalueshme. Pikërisht këtë gjëndje skandaloze e shikojnë autoritetet e komunës dhe të bashkisë, pa përjashtuar edhe institucionet qëndrore të Mjedisit dhe të Turizmit, por ende nuk ndryshon asgjë. Përveç kësaj, në çdo muaj të vitit, era e rëndë duket se është bërë e zakonshme dhe nuk është dhënë zgjidhje përfundimtare akoma. Autoritetet lokale apo qëndrore, kur u kërkohet informacion për këtë ndotje të papërballueshme, aq më tepër në një stinë të veçantë si kjo e pushimeve verore, përgjegjësinë e kalojnë te njëri-tjetri. Reagimi qytetar, përfshi edhe ai i një duzine shoqatash ambientaliste, si edhe për problematika të tjera, ka gjithashtu pjesën e vet të gabimit në këtë gjëndje mjaft të rëndë. Për më tepër: www.77news.al

Bie me 10.7 % indeksi i çmimeve të banesave!

I

ndeksi i çmimit të banesave vijoi trendin rënës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, duke u ulur me rreth 10.7% në terma vjetorë nominalë, sipas Bankës së Shqipërisë. Ecuri të ngjashme regjistroi edhe indeksi i qirave, i cili shënoi rënie me rreth 6.3% në terma nominalë vjetorë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013. Në terma vjetorë realë, kjo rënie ishte rreth 8.3%. Ecuria e çmimeve të banesave gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, ka reflektuar kryesisht një kërkesë të plogësht konsumatore dhe performancë të

dobët të kredisë për banesa. Megjithatë, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, standardet për kredinë hipotekare janë lehtësuar gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2013 dhe kërkesa e individëve për kredi blerjeje banese është rritur pak. Ky zhvillim i ndërthurur me pritjet për një rigjallërim të ofertës (përmirësim i besimit të sektorit të ndërtimit dhe rritje e numrit të lejeve të ndërtimit), do të përcaktojnë lëvizjen e çmimeve në periudhën në vijim. Për më tepër: www.77news.al

e dashurisë, çdo herë që me sytë e mendjes shikon atë vend të bukur, menjëherë në zemrën tënde lind elementi i botës së mirëkuptimit. Praktika e vetëdijësimit të dashurisë është shumë e bukur, mund ta quajmë me të vërtetë një portë universale. Njerëzit që nuk kanë mëshirë, janë ata që vuajnë më shumë në botë e mbi të gjitha janë të vetmuar. Kush sillet mizorisht, kush nuk ka brenda vetes dashuri dhe mëshirë, vuan shumë. Ata kanë nevojë për ndihmë nga ana jonë, jo për hakmarrje. Çdo dhunim që i bën një personi, është një akt dhune që bën kundër vetes. Si të ndihmojmë atë që ka kaluar dhunë? Mund të shohim me sytë e dashurisë personin që na bën të vuajmë: “Këtë person që kam përballë, edhe pse ka bërë gjëra mizore drejt meje dhe të tjerëve, edhe pse ka humbur lidhjen me njerëzit e tij, ai është vetë një

viktimë e dhunës dhe e mizorisë. Duhet të praktikojë për të qenë i aftë, që me sytë e dashurisë të hyjë në kontakt me njerëzoren e tij”. Kur ke brenda vetes mjaftueshëm energji mirëkuptimi dhe dashurie, zemra të bëhet e madhe dhe mund të përqafosh çdo gjë dhe çdo person, madje edhe ata që i quan armiq! Kur di të vëzhgosh në thellësi të armikut dhe arrin të shikosh që është viktimë e ideve, koncepteve dhe informacioneve të gabuara të besimit për jetën, të atyre kulturore dhe sociale, atëherë arrin të qëndrosh i qetë e të mbash hapur zemrën. Kështu ke më shumë mundësi të arrish ta ndihmosh, ta vësh në kontakt me njerëzoren e tij dhe të transformosh ndjenjat, ndjenjën e urrejtjes dhe të dhunës që ka brenda vetes. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Nëse praktikon ndërgjegjësimin e dashurisë, mendon djalin tuaj do të jeni më i kujdesshëm kur ngisni makinën. Mendoni sikur ju vjen në mendje të pini diçka alkoolike, menjëherë ju shkon mendja te djali dhe që pas pak minutash duhet të merrni timonin, ju sillni ndërmend dashurinë që ndjeni ndaj tij. Pavarësisht dëshirës për të pirë, duke praktikuar vetëdijësimin e dashurisë nuk do të zgjidhni të pini. Çfarëdolloj qënie, të cilën e do ose mund të të inspirojë të jesh më i vetëdijshëm, të detyron të jesh më i kujdesshëm ndaj vetes. Kështu do të kujdesesh edhe për personat që do. Kjo është praktika e vetëdijësimit të dashurisë. Kështu të rikujtosh pamjen ose tingullin e një manifestimi mund të të ndihmojë të vuash më pak. Çdo herë që mendon për atë person, çdo herë që merr vetëdijësimin Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 25 GUSHT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryeqyteti dhe bregdeti, të parët në ndërtimet pa leje!

S

htatë ditë pas hapjes së faqes “stoprrenimi.com” rastet e denoncimeve dhe të shqetësimeve nga qytetarët kanë arritur në 300. Numrin më të madh e mban kryeqyteti, pasuar nga zonat bregdetare dhe sidomos Prefektura e Vlorës. Ndërkaq, nuk mungojnë denoncime edhe për qytete të tjera, ku organet e qeverisjes vendore janë treguar të pafuqishën ndaj ndërtimeve në

kundërshtim me ligjin. Përtej denoncimeve të qytetarëve për pallate shumëkatëshe pa leje apo akuzave për politikanë dhe të afërm të tyre që kanë ndërtuar në shkelje të ligjit, nuk mungojnë fotot e veçanta, si ajo e një qytetari nga Mirdita. Me një foto, personi që banon në Rrëshen, kërkon drejtësi për kasollen e ndërtuar pa leje në fshatin Bungaj, që i përket pronës

së tij. Një qytetar nga Vlora ngre një tjetër problem për menaxhimin e territorit. Në një tjetër foto, duken qartë rrënojat e një ndërtese të prishur para 8 vjetësh, për të cilën askush nuk është kujtuar të pastrojë rrënojat. Ndërkohë, po nga Vlora, një tjetër qytetar ngre shqetësimin e vendosjes së antenave celulare në mes të qytetit, duke kërkuar heqjen e tyre, pasi paraqesin rrezik për jetën. Videot janë më të pakta në faqen e hapur nga Partia Socialiste dhe kryesisht sjellin pamjet e ndërtimeve shumëkatëshe të filmuara me celular. Një video tregon dhe një ndërtim në rrugën “Myslym Shyri”. Pamja tjetër flet për një banesë të ndërtuar sërish në Tiranë pas Fakultetit të Drejtësisë. Edhe videoja e tretë flet për ndërtimet në shkelje të ligjit në Tiranë dhe tregohet një pallat. Qindra foto dhe video të postuara nga qytetarët tregojnë se një pjesë e mirë e popullaritetit të qeverisë së ardhshme do të varet nga mënyra se si do ta përballojë sfidën e ndërtimeve pa leje. Për më tepër: www.77news.al

BB: Gjatë fushatës zgjedhore u ngritën 902 ndërtime pa leje!

K

ryeqytetit shqiptar i janë shtuar 902 ndërtime pa leje vetëm në dy muajt e fundit, pasi parlamenti shqiptar miratoi ligjin për nisjen e procesit të legalizimeve për ndërtimet pa leje të pas vitit 2006. Ndërsa nga viti 2006 e këtej, sipas një studimi të Bankës Botërore, në të gjithë vendin llogaritet që në total të jenë bërë 120.000 ndërtime pa leje. Sipas ekspertit të ndërtimit, Dritan Shutinës, kjo praktikë tashmë është

Foto ilustruese

kthyer në mendësi dhe qytetarët nuk kanë më frikë nga ligji dhe pasojat e shkeljes së tij. E ndërsa territori, sidomos qytetet më të mëdha janë shformuar tërësisht pas viteve 90-të, në komunizëm diçka e tillë ishte e pamundur. Ndërtimet pa leje dhe procesi i legalizimeve janë ndër problemet më të mëdha, për të cilat qeveria e re është zotuar se do t’i zgjidhë brenda një mandati. Për më tepër: www.77news.al

REUMAX Unlimited kërkon menaxher shitjesh, dërgoni CV në e-mail: unlimited@remax-albania.com / Për më tepër www.njoftime.com

Hotel

Ballkan

Lëvizja

Adresa: Rr. Elbasan-Librazhd, km 15, Mirakë Cel: +355 69 56 86 423 / +355 69 44 39 601 e-mail: info@resortballkan.com www.resortballkan.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E DIELË, 25 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Furriku: Ilaçet e rimbursuara nuk janë cilësore!

Bajram Furriku

B

ajram Furriku ish i përndjekur politik (ka kryer dhjetë vite dënim), vuan nga një sëmundje e pashërueshme. 71 vjeçari nga Tirana, shprehet se ilaçet e rimbursuara me të cilat kurohet nuk janë cilësore, prandaj duhet të paguajë nga pensioni i pamjaftueshëm, për të marrë medikamentet e duhura. Qendra “Drejtësi dhe Solidaritet” në lidhje me rastin, kontaktoi me Faik Toskën, President i “Urdhërit të Mjekut” për Qarkun Tiranë, i cili u shpreh se: “Ne i kemi pritur ankesa të tilla, por ka një parim ligjor përsa i përket ilaçeve të rimbursueshme, ku tek pacienti përdoret alternativa më e lirë”. Sipas Toskës, ka një komision në Ministrinë e Shëndetësisë, që

me atributet e veta përcakton në skemë se cilat do të jenë ilaçet e rimbursueshme. Gjithashtu, QDS vuri në dijeni në rrugë zyrtare, Drejtorinë Juridike të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësosr (ISKSH) me qëllim ndryshimin e legjislacionit në këtë aspekt. Për më tepër ndiqni intervistën me të moshuarin e sëmurë. Më tregoni diçka rreth jetës tuaj dhe cili është shkaku që kuroheni prej vitesh? Unë jam 71 vjeç dhe më parë kam punuar si drejtues i kooperativës bujqësore Fushë–Arrëz. Nga puna që kam bërë, më njihen 35 vite kontribute sigurime shoqërore. Gjithashtu, jam i përndjekur politik. Në vitin 1977 jam dënuar për agjitacion dhe propaganda, si armik i betuar i partisë dhe i popullit, ku kam kryer 10 vite dënim në burgjet e Spaçit, të Ballshit dhe në Qaf bari të Pukës. Fatkeqësisht në periudhën e paraburgimit (hetuesi), nga kushtet e këqija të ambientit, ku kishte veç dy batanije të vjetra e asnjë gjë tjetër, unë u sëmura. Në hetuesi qëndrova 13 muaj e dy ditë. Gjatë kësaj kohe nuk mora mjekime dhe u sëmura me bronkopneumoni, në gjëndje tepër të rëndë. Për këtë arsye, duke qenë se nuk kishte mjekime të vazhdueshme dhe unë punoja si i burgosur në minierë, gjëndja ime u përkeqësua dhe sëmundja u bë kronike. Gjatë kohës që punoja, në minierë kishte shumë “pirit” (pluhur mineral i dëmshëm për organizmin) dhe për pasojë, m’u shfaq edhe sëmundja e silikozës, një sëmundje e pashërueshme, por me mjekimet që ka,

sot mund të përmirësohet disi. Jeni shtruar në spital dhe a ju rimburosohen ilaçet? Jam shtruar 15 herë në spital. Unë marr një pension 13.500 lekë dhe nga kjo shumë, 70% shkojnë vetëm për shpenzime ilaçesh. Kjo, sepse ilaçet që marr me rimbursim, nuk më bëjnë asnjë lloj efekti (nuk janë cilësore). Duhet theksuar, se ilaçet e rimbursuara nuk janë në cilësinë e duhur. Ndërkohë, ligji aktual i sigurimeve shëndetësore është një ligj që është bërë që në vitin 1992 dhe nuk ka patur ndryshime në favorin e të sëmurëve kronikë. Ne kemi nevojë për ilaçe cilësore, që ndikojnë në përmirësimin e gjëndjes shëndetësore. Unë vazhdimisht kam blerë antibiotikë nga buxheti im personal, sepse në disa raste në spital ka patur vetëm ilaçe të rimbursueshme me efekt të ulët në përmirësimin e sëmundjes. Mjekja e familjes më ka thënë që vetëm ky ilaç të bën efekt (antibiotik Amaryl 1, Amaryl 2 dhe është i parimbursueshëm). Për këtë arsye, jam detyruar që të siguroj vetë blerjen e këtij ilaçi. Prandaj, që të gjithë pacientët e sëmurë kronik duhet të marrin ilaçe sa më cilësore, por kjo duhet të ndodhë me ndryshimet ligjore si dhe me një vëmendje instucionale në këtë drejtim. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

USA Laptop në Durrës kërkon shitës/e, dërgoni CV në e-mail: usalaptop@albaniaonline.com / Për më tepër www.njoftime.com

TË PARËT PËR TË PARIN Adresa: Rr.”Myslym Shuri”

Tel.&Fax +355 4 2235 Cel: +355 67 20 50 +355 67 20 50 +355 67 20 50

932 324 325 329

e-mail: klinikasyrit-internacional@hotmail.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 25 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Myrtaj: Bashkia e Tiranës më vonon proçedurat e përfitimit të banesës!

S

aliko Myrtaj, për shkak të mosrealizimit të kërkesës për të përfituar një banesë sociale gjendet shumë shpesh në dyert e Bashkisë së Tiranës që në vitin 2006, por pa asnjë rezultat pozitiv. Ai shprehet mjaft i indinjuar me organet dhe institucionet e qeverisë për zvarritje të proçeduarve tej çdo kufiri. Por, nga ana tjetër, ja se si reagoi Bashkia e Tiranës në lidhje me problemin e pazgjidhur të Z. Myrtaj: “Këshilli i Bashkisë Tiranë që prej dy vitesh është mbledhur dhe po punon për kreditë lehtësuese dhe jo për banesat sociale. Më konkretisht procesi i Saliko Myrtajt dhe shumë të tjerëve, është në fazën e mbledhjes së dokumentacionit. Pra, mund të jetë procesi shumë i ngadaltë, por nuk është bërë dhe as nuk do të bëhet padrejtësi nga Bashkia Tiranë për asnjë person që ka dokumentacionin e duhur”. Për

më tepër ndiqni intervistën. Si quheni dhe cili është problemi juaj? Unë quhem Saliko Myrtaj. Kam vite që jetoj në Kavajë në kushte të mjerueshme. Për shkak të gjëndjes time shëndetësore mjaft të rënduar mjekët më kanë këshilluar që të mos banoj në ambiente me lagështirë. Shtëpia ku unë banoj, nuk i plotëson këto standarte. Kam qënë pjesë e luftës në Vidohovë, ku kam mbetur i plagosur. Kam punuar mbi 30 vjet si oficer në vende të ndryshme, si: Sarandë, Gjirokastër, Pogradec dhe Korçë. Mendoj se me punën e kontributin që kam dhënë për këtë vend, si dhe moshën që kam, nuk e meritoj të zvarritem dyerve të Bashkisë së Tiranës për të përfituar një të drejtë që nga organet e larta kompetente më është dhënë. Si ju trajtojnë institucionet e këtij vendi

dhe sa kohë keni që luftoni për të përfituar banesën? Unë mendoj se proceset burokratike dhe zvarritja e qytetarëve në vendin tonë është në nivele mjaft të larta. Duhet të punohet shumë për ta zhdukur këtë fenomen negativ dhe burim korrupsioni. Unë kam 6 vite që po mundohem të përfitoj banesën sociale, e cila më takon me ligj. Që në vitin 2006 jam regjistruar në Minibashkinë nr. 8 që të përfitoj banesë sociale pasi shtëpia në të cilën po banoja ishte tej mase e shkatërruar. Unë i zotëroj të gjitha dokumentat që duhen për të përfituar banesën në bazë të ligjit, por procesi po zvarritet jashtëzakonisht shumë. Apeli juaj ndaj Bashkisë së Tiranës? Unë i bëj apel Bashkisë Tiranë që të mos e zvarrisë procesin e pranimit të dokumentave dhe dhënies së banesave sociale për të gjithë ata që janë me dokumentacion të rregullt. Mendoj se nuk ka asnjë vend të Europës, ku pushteti i burokracive dhe korrupsionit të gjejë hapësirë më të madhe. Bashkia duhet të jetë më transparente dhe më efektive në marrjen e vendimeve. Kërkoj që të pajisem sa më shpejt me banesë sociale, pasi është një e drejtë që më takon me ligj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kadiu HR kërkon elektroaut, dërgoni CV në e-mail: hr@kadiu.al / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 25 GUSHT 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ja pse duhet të konsumoni kivi! S

tudiuesit amerikanë kanë analizuar dhjetra persona me nivele të larta të yndyrës në gjak, të cilëve më pas u është dhënë të konsumojnë kivi. Sipas rezultateve, ngrënia e dy frutave në ditë ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Shkencëtarët kanë deklaruar se efekti i këtij fruti në shëndetin e zemrës u vishet kryesisht antioksiduesve, të cilat pengojnë proceset e oksidimit që çojnë në probleme kardio-

vaskulare. Për të arritur efektin maksimal, kivi duhet të konsumohet së paku tetë javë. Shumë vitamina përmban kivi në mesin e të cilave vitaminat C dhe E. Konsumimi i përditshëm i kivit mund të ulë nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe të parandalojë problemet e zemrës. Kivi duhet të jetë pjesë e konsumimit të përditshëm, pasi mundëson uljen e yndyrnave në gjak. Për më tepër: www.77news.al

Përdorimet e ftoit!

P

ër qëllime mjekësore përdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve.

Farat kanë shije të lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Ftoi përdoret

i freskët ose në formë reçeli, prevedeje, marmalate, si dhe për t’i dhënë shije, aromë dhe qëndrueshmëri marmalatës së mollës, dardhës, etj. Ftoi është i ushqyeshëm, përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale, etj. Frutat e ftoit janë të pasura me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim. Përdoren kundër diarresë (jashtëqitjes), dizenterisë dhe të vjellave. Gjithashtu, ky frut ka gjetur përdorim si tonifikues te femrat. Është një qetësues i mirë në rastet e pagjumësisë dhe të kollës. Përdorim të mirë kanë gjetur për forcimin e organizmit të pleqve dhe të atyre që janë dobësuar pas kalimit të ndonjë sëmundjeje. Lëngu i përftuar nga gjethet e ftoit përdoret për të larë sytë kur vuani nga sëmundjet e syve. Për më tepër: www.77news.al

Kolonat kërkon pune shofer, dërgoni CV në e-mail: kolonatalbania@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

BESONI TE FUQIA E ZGJEDHJES TUAJ!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet: Ekonomi-Turizëm / Drejtësi

Shkenca Politike / Shkenca Edukimi

Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 28 Gusht

520 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

TER € MAS M 700 Ë VET

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 25 GUSHT 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan: Stambolli do të ketë xhaminë më të madhe në botë!

Stamboll, Turqi

N

77 NEWS

ë Turqi ngrihet xhamia me minaren më të lartë në botë. Kodra më e lartë në lagjen e Stambollit "Camlica", në anën aziatike të qytetit, është një pikë e preferuar, nga ku mund të sodisësh metropolin. Kryesisht minaret e xhamive historike nga koha e Perandorisë Osmane, përbëjnë simbolet e qytetit. Por, në të ardhmen, të gjitha vështrimet mund të drejtohen në kodrën në Camlica. Këtu do të ndërtohet një xhami gjigande, e cila mund të shihet nga i gjithë Stambolli, bëri të ditur kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan. Që nga muaji mars, punohet për këtë ndërtim. Sipas gazetës turke “Today's Zaman”, territori ka një madhësi rekord prej 15.000 metër katrorë, një sipërfaqe prej më shumë

se 2000 fusha futbolli. Shpenzimet e ndërtimit vlerësohen të arrijnë afro 43 milionë euro. Në xhami do të ketë vend për 30.000 vetë. "Projekti është shumë ambicioz, përsa i përket madhësisë. Ne do të ndërtojmë një kupolë më të madhe nga ç'e ndërtonin paraardhësit tanë", citon gazeta turke "Hürriyet". Sipas kryearkitektit të xhamisë të emëruar nga Erdogani, Haci Mehmet Güner, xhamia do të ketë minaren më të lartë të botës. Ajo do t'ia kalojë madje edhe minares së Medinës, 105 metër e lartë në Arabinë Saudite. Ndërsa, sipas mendimit të Ergin Külünk, president i shoqatës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive, qendrave arsimore dhe kulturore në Stamboll, ndërtimi i xhamisë së re është një

Lëvizja

Gyl: Vonesa e OKB-së, kosto për popullin sirian! Presidenti Abdullah Gyl e paralajmëroi edhe një herë komunitetin ndërkombëtar në lidhje me Sirinë. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve Presidenti Gyl, tha se “Përpjekjet e OKB-së përballë dramës në Siri për t’u rënë anës e anës këtyre punëve me anë të manovrave politike dhe për t'i shtrirë ato në kohë, do të kenë një kosto shumë të madhe”. “Vrasja brutale me armë kimike e mbi 1.000 njerëzve në Siri përbën një krim shumë të madh kundër njerëzimit. Nuk mund të ketë një njeri që i shikon këto pamje dhe nuk i bren aspak ndërgjegjja, që nuk e ndjen këtë keqardhje në thellësitë e zemrës”, tha Gyl. “Autorët e kësaj masakre në histori do të mbahen mend si të mallkuar dhe kështu do të zënë vend në historinë e njerëzimit. Por puna nuk do të mbarojë me kaq. Kur të vijë dita, ata do të japin patjetër llogari përpara të drejtës ndërkombëtare për këtë krim”, u shpreh Presidenti Gyl. Për më tepër: www.77news.al domosdoshmëri: "Në anën aziatike mungon një xhami e madhe për besimtarët". Külünk kundërshton fajësimet, se xhamia e re do të jetë një kopje e xhamisë Blu. "Ne donim një xhami klasike me kupolë dhe nëse e ndërton në këtë mënyrë, është e paevitueshme që ka për t'i ngjarë xhamisë Blu, Hagia Sophia apo Süleymaniye", citohet Külünk nga gazeta ‘Hürriyet’. Për më tepër: www.77news.al

Olympus Computers Tirana kërkon teknik kompjuteri, dërgoni CV në e-mail: alket_beqaraj@hotmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi. Tarifat e shërbimeve janë minimale. Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561 / +355 68 57 20 705, E -mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E DIELË, 25 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rruga Bogë-Qafë Thorë shkurton distancat me Alpet e Shqipërisë!

T

hethi, perla turistike e Alpeve Shqiptare, mbetet një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor. Peizazhet e papërsëritshme të shtëpive karakteristike, të gërshetuara me sfondin alpin dhe luginat plot gjelbërim preferohen veçanërisht nga vizitorët e huaj. Përveç bukurive natyrore të këtij fshati malor, turistët impresionohen nga mikpritja e banorëve. Por me gjithë resurset turistike malore, shkuarja në Theth ka qënë një sfidë e vështirë për të gjithë vizitorët. Për 5 muaj në vit, ky segment rrugor i paasfaltuar bllokohej, duke izoluar banorët e kësaj zone. Me rikonstruksionin e rrugës Bogë-Qafë

Thorë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Thethi do të jetë i vizitueshëm nga të gjithë. Së shpejti Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të përfundojë punimet në segmentin BogëQafë Thorë, që do të lehtësojë lëvizjen për turistët dhe më shumë se 5.000 banorë të Komunave Shalë dhe Shkrel. “Rruga Bogë-Qafë Thorë është nyja më e rëndësishme lidhëse që të çon në Parkun Kombëtar të Thethit. Prej kohësh, në vëmendjen dhe aktivitetin e FSHZH është përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat me potenciale turistike. Investimet tona kanë patur në fokus jo vetëm zonat bregdetare, por edhe ato malore, si p.sh rrugët për

në Vermosh, në Dardhë, në Shëngjergj, në Qafështamë, etj, duke i dhënë një impuls të ri zhvillimit të turizmit malor. Ne jemi duke punuar që punimet në këtë segment rrugor të përfundojnë sa më parë dhe me më cilësi, duke mundësuar një rrugëtim normal dhe të shpejtë të të gjithë vizitorëve të Thethit. Pas rikonstruksionit, rruga Bogë-Qafë Thorë do të përshkohet vetëm për 10 minuta, nga një orë e gjysëm që duhet sot. Me financim të Bankës së Këshillit të Europës, jemi duke punuar për zbatimin e një masterplani për zonën e Alpeve të Shqipërisë, i cili më tej do të shtrihet në zonat e tjera malore në të gjithë vendin. Përmes tij, synohet nxitja e zhvillimit të turizmit me ndihmën e planifikimit dhe financimit të projekteve prioritare të zhvillimit”, u shpreh drejtori i FSHZH, Benet Beci. Rruga e re 11.2 km e gjatë do të jetë e asfaltuar me një gjerësi asfalti prej 4 m dhe bankina anësore në të dyja anët nga 0.5 m. Projekti parashikon zgjerimin e kthesave aktuale, për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes së automjteve. Gjithashtu, në pjesët piktoreske të rrugës do të vendosen tabela treguese për të orientuar turistët e shumtë që frekuentojnë Parkun Kombëtar të Thethit. Aktualisht është kryer rreth 22 % e volumit të punimeve. Punimet për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor kanë filluar gjatë muajit Prill 2013 dhe do të zgjasin 17 muaj, deri në Nëntor të vitit 2014. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 28 Gusht 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

25 gusht  

Gazeta 77News, e perditshme informative organi mediatik i Partise Levizja Shqiperia e Re