Page 1

77 NEWS

Jeto Shëndetshëm!

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. E PËRDITSHME INFORMATIVE

CLUB

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MARTË, 25.09.2012 VITI I - NR.203

MENDIMI POZITIV

...>>fq.8

10 ushtrime të shpejta dhe të dobishme!

L

UMTURIA: Buzëqeshja. Qendra e Të buzëqeshësh ëshMendimit Pozitiv të kryesorja. Duhet të qeshim që të ndihemi më të lumtur. Për të marrë maksimumin e këtij ushtrimi duhet të bëjmë një buzëqeshje sa më të shtrirë të jetë e mundur, të shtendosim muskujt e vetullave dhe ta mbajmë këtë pozicion për më shumë se 20 sekonda. FORCA E VULLNETIT: Tensiono muskujt! Në një nga eksperimentet e Hung është se shtrëngimi ose tensionimi i muskujve tuaj, rrit forcën e vullnetit. Kurdo që të ndjeni nevojën për një cigare ose për një copë tortë, mblidhni grushtin, kontraktoni muskujt, shtrëngoni gishtin e madh dhe gishtin tregues, ose lëvizni një stilolaps sa andej këtej. DIETA: Përdorni dorën e majtë në të ngrënë! Kur hani me dorën e majtë duket sikur po beni diçka të pazakontë. Duke bërë kështu, ju i kushtoni rëndësi më shumë këtij veprimi sesa të ngrënit, kështu për pasojë, hani më pak. ZVARRITJA: Provoje njëherë! Për të kaluar një zvarritje, vepro sikur je i interesuar në atë që duhet të bësh. Harxho pak minuta duke bërë sikur po bën pjesën e parë të asaj çfarë po mundohesh të shmangësh dhe papritur do të ndjeni dëshirën e madhe për ta mbaruar atë. KËMBËNGULJA: Qëndro i ulur drejt dhe kryqëzo duart! Rod Friedman nga Universiteti i Rochesterit bëri një studim, ku vullnetarët ishin me probleme të ndërlikuara për të parë se sa shumë ato do të duronin. Ata që rrinin drejt dhe mblidhnin krahët e tyre, qëndronin >> VIJON NË FAQEN 2

Reagim i Kampusit ‘‘Vitrina’’: E vërteta për adoleshentin Xh. A. Bushi!

Sequi: Politika do të ndërgjegjësohet, duhet punë për integrimin!....................................f.3 Banorja e zonës muzeale: Si jetoj mes varfërisë në shtëpi qerpiçi!....................................................f.4 Intervistë/ Shërbimet sociale, Danaj: Kushte jo të favorshme!...............................f.5 6 gjëra të çuditshme që iu shëndoshin! ....................f.6 Edukim/Shkrimi i dorës në epokën dixhitale!.............f.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MARTË, 25 SHTATOR 2012

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ndryshon ligji për QKR-në, më pak burokraci për biznesin!

S

ubjektet që do të regjistrojnë një biznes të ri në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit nuk do të kenë më nevojë të dorëzojnë dokumentet origjinale të noterizuar për të kryer një proces të tillë, por do të mjaftojë vetëm fotokopjen e pa noterizuar. Kjo procedurë e thjeshtuar e regjistrimit

të bizneseve mundësohet nga ndryshimi i ligjit për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, i cili është miratuar me konsensus në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Ky ndryshim ligjor pritet të shkurtojë më tepër kohë dhe para bizneseve. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Tom

Kola, i pranishëm në mbledhjen e komisionit të ekonomisë duke shpjeguar detajet e draftit të paraqitur për votim në Kuvend, deklaroi se propozimi për këtë ndryshim erdhi pas sugjerimeve të vetë subjekteve. «Ka ankesa të shumta nga vetë bizneset, të cilët nuk duan të harxhojnë kohë dhe para tek noterët. Një noterizim kushton 1 mijë lekë dhe është ngritur shqetësimi që kostoja e regjistrimit është 10 herë më pak sesa një autorizim, i cili, në vetvete, është në funksion të regjistrimit të biznesit. Në momentin kur do të vijë ky dokument i fotokopjuar dhe i panoterizuar, personi që e dorëzon në QKR do të jetë i detyruar të firmosë me firmën që ka në kartën e identitetit, pra do t’i mbahet fotokopja e kartës së identitetit». Deputetët e opozitës kërkuan përmirësimin e këtij ndryshimi në favor të bizneseve, duke propozuar që dokumenteve t’i bashkëngjitet edhe vetëdeklarimi i shkruar i subjektit. Komisioni ra dakord për përfshirjen e këtij propozimi. Për disa kohë me radhë, specialistë të Qendrës Kombëtare të regjistrimit shpërndanë tek subjektet anketime, për të përmirësuar shërbimet ndaj tyre. Dorëzimi i fotokopjeve të panoterizuara, të shoqëruara me kartën e identitetit, e cila do të skanohet, pritet të shkurtojë kohë dhe para për bizneset. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 dyfish më shumë se të tjerët. Sigurohu se monitori i kompjuterit tuaj është mbi kufirin e syve të tuaj, dhe kur kjo bëhet e lodhshme, kryqëzo duart. VETËBESIMI: Pozicionim prej të fuqishmi! Për të rritur vetëbesimin duhet të mbajmë një pozicion si prej të fuqishmi. Në qoftë se jeni të ulur, mbështetu në shpinë, lidhi duart pas kokës dhe shiko nga tavani. Nëse jeni në këmbë atëhërë, shtriji këmbët drejt me dyshemenë, drejtoi shpatullat dhe nxirr gjoksin para. NEGOCIATA: Përdor karrige të rehatshme! Mobiljet e forta sjellin si pasojë dhe një sjellje më të fortë ose agresive. Në një studim të tijin, Joshua Ackerman në MIT Sloan School of Management, disa nga pjesëmarrësit i ulin në karrige të forta e Lëvizja

disa në më të buta, për të negociuar për çmimin e një makine të përdorur. Si rezultat, ato në karrige më të forta ofruan me pak dhe ishin më të palëkundur në idetë e tyre. FAJI: Lajini mëkatet tuaja! Në qoftë se ndiheni fajtor për diçka, provoni të lani duart ose të bëni një dush. Chen-Bo Zhong nga Universiteti i Torontos zbuloi se njerëzit që kishin kryer një akt imoral dhe lanin duart me një letër të lagur higjenike, ndiheshin më pak fajtorë së të tjerët, që nuk e kryenin këtë veprim. BINDJA: Tundja e kokës! Në qoftë së njerëzit tundin kokën kur ata dëgjojnë një diskutim, janë më të predispozuar të jenë dakord me çështjet e shtjelluara. Kur do që dikush të jetë në një mëndje me ju, duhet që të tundësh kokën në shenjë pohimi, të duket sikur po bisedon me të.

Një zbulim i bërë nga Gary Wells of Iowa State University tregon se dëgjuesit do të kryejnë të njëjtin veprim dhe çuditërisht do ta gjejnë veten në një mendje me ju. DASHURIA: Hapuni me njëri-tjetrin! Çiftet që duhen, f lasin për gjërat më intime të jetës së tyre. Një kërkim i bërë nga Robert Epstein, themeluesi i Qendrës Cambridge për Studimet e Sjelljes, na tregon se një veprim i kundërt është gjithashtu i vërtetë; një bisedë intime mes një çifti i bën ato më të tërhequr me njëri-tjetrin. Nëse jeni në një takim, bëji personit që ke pranë pyetje të tilla, si: çfarë këshille do t’i jepte ai partnerit nëse do të ishte 10 vjeç dhe cili do të ishte objekti që do të shpëtonte në një rast zjarri. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 25 SHTATOR 2012 Lëvizja

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Berisha: Opozita të votojë ligjet me 3/5, qeveria do të përmbushë detyrat e saj!

Sali Berisha

K

ushtet e vendosura nga opozita për miratimin e Ligjit për Gjykatën e Lartë ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit Sali Berisha, i cili i ka bërë apel kreut të opozitës të mos shfrytëzojë politikisht reformat dhe të mos përcjellë mesazhe negative tek partnerët ndërkombëtarë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ka thek-

suar se nëse bllokohet Ligji për Gjykatën e Lartë, nuk mund të vihet në funksionim Gjykata Administrative. “Bëjnë zinxhirin e kushteve që si e si të mos e votojnë dhe çojnë mesazhin e gabuar tek partnerët tanë. Qëllimi i Ramës nuk është performanca e gjyqësorit, por pazaret për pushtetin e tij. Çfarë i tregon zgjedhësit kjo opozitë? Se qeveria të shet e të blen sa herë të dojë. Kjo që po bën, të jep një copë të vogël, por të lë pa karrige 20 vite të tjera. Veprimet që bën opozita nuk i bën për qeverinë. Shqiptarët nuk duan të shohin forcat e tyre politike si agjentë tregtarë. Unë e ftoj z. Rama të heqi dorë nga kushtet. Është partia Socialiste që ka kërkuar miratimin e Ligjit për Gjykatën e Lartë. Po i vutë këmbën reformave në mënyrë të tillë, do rrëzoheni vetë. Kërkuat Kolegjin Administrativ për të bllokuar të gjithë ligjin? Për reformën parlamentare ka një marrëveshje”, është shprehur kreu i qeverisë. Ai ka ftuar opozitën të respektojë marrëveshjen e nëntorit të vitit të kaluar

për reformat dhe të votojë ligjet me shumicë të cilësuar, duke premtuar se qeveria do të përmbushë të gjitha detyrat e saj. “Marrëveshja parashikon përmirësimin e rregullores së Kuvendit, duke pasur parasysh rregulloren e Parlamentit Europian dhe rekomandimet e Komisionit Europian. Rregullorja jonë përputhej plotësisht me atë të Parlamentit Europian. Nëse shkelmon marrëveshjen, sulmon veten, sepse bëhesh i pabesueshëm. Ai kërkon të vendosë pushtetin e pakicës mbi atë të shumicës. Të dy kërkesat e tij, janë në kundërshtim me parimet kushtetuese të vendit. Kërkon që dekretet e presidentit të votohen fshehtas. Të votojmë reformat që na kanë mbetur. Qeveria do të bëjë detyrat e veta”, është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Sequi: Politika do të ndërgjegjësohet, duhet punë për integrimin!

P

as takimit të nisur që në orët e para të ditës së djeshme me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se puna drejt integrimit duhet të vazhdojë. “Takimi ishte shumë i ngrohte dhe shumë konstruktiv, do të thoja se vura re dëshirën e opozitës për të ecur përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Unë jam i sigurt se dhe në të ardhmen opozita do luajë një rol

konstruktiv për të ecur përpara. Dëshiroj të them se opozita do luajë rol konstruktiv në rrugën e integrimit shqiptar”. I pyetur rreth pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, Sequi theksoi se pavarësisht debateve, në fund dhe kjo reformë do të ketë sukses. “Ne debatin e ndjekim nga afër dhe mendoj se zgjidhja mund të gjendet. Edhe unë kam një këndvështrim të debatit politik, që është bërë gjatë këtij viti. Mund të them

që reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit ishin në fund të suksesshme.”- deklaroi ambasadori i BE-së Sequi, i pyetur nga gazetarët jashtë selisë rozë. Sipas Sequi, integrimi i Shqipërisë në BE duhet të jetë një axhendë kombëtare për politikën. Për më tepër: www.77news.al

Dhoma e Tregtisë Tiranë ofron vend pune Asistente. Dërgoni CV në: sekretaria@cci.al/Për më tepër: www.njoftime.com

KRIJOJE VETË FATIN TËND! Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 600 € / vit plus Spoken English plus Word-Exel, plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër! Afati i regjistrimit deri më 1 Tetor

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

E MARTË, 25 SHTATOR 2012

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Banorja e zonës muzeale: Si jetoj mes varfërisë në shtëpi qerpiçi!

Shpresa Markoqi

T

ë jetosh në zemër të metropolit shqiptar, madje, tamam aty në piacën e tij muzeale, duhet të ishte fat, por paradoksalisht, si copëza legjende, në shekullin XXI ka ende njerëz që jetojnë nën qerpiç. Tirana jonë është edhe Tirana e Shpresa Markoqit, jeta e së cilës tregon se mjerimi që nuk njeh gjeografi, është ngulur fort në truall, fare pranë godinave ministrore. 61-vjeçarja që flet për “77 News”, jeton në

njërën prej rrugicave të pazarit të vjetër pranë Selvisë, në një shtëpi balte e kallamash, nga ato ku vrimat që duhen mbyllur, nuk kanë të sosur. “Çatia i ka trarët të kalbur, duhet bërë nga e para, thotë gruaja, por ne nuk kemi mundësi. Këtë pranverë e mbuluam tavanin me fibër plastike, por shiu prapë hyn brenda. Të vish kur bie shi, na gjen me legen mbi krevat.” Ajo tregon se e kanë blerë këtë shtëpi 23 vjet më parë, por nuse që të guxojë të vërë këmbë këtu, nuk gjendet. “Na mbetën çunat pa u martuar, nuk kanë kushte. Kam dy djem 31 dhe 34 vjeç, të dy më shumë pa punë, nuk ka vajzë që pranon të jetojë me ne në këtë fukarallëk”. Telashet e familjes Markoqi nuk kanë të sosur… “Burri, Tahsimi, punëtor bashkie për mirëmbajtje ishte, sa u ndërruan shefat e partive, e hoqën. Po me burrin tim ç’patën? Ne nuk jemi të politikës, kotheren e bukës nxjerrim.” Familja e Shpresës jeton me 70 mijë lekët (e vjetër) të asistencës që merr i shoqi dhe me 70 mijë lekët e pensionit të saj të invaliditetit. Nga gjithçka që vëzhguam, në këtë familje nuk ka mbetur kusur pa u mbledhur për të varfërit. Gruaja na tregon bidonat e ujit në aneks dhe kovat në oborr. Edhe pse ajo paguan 25 mijë lekë në muaj, ujë këtu nuk ka dhe vjen me orar. “Nuk kemi për çfarë të ankohemi më parë. Po të mos më kishte dhënë 250 mijë lekë vëllai, do të na kishe gjetur pa drita sot. CEZ erdhi të na i priste. Na ka ngarkuar të pagua-

jmë 600 mijë lekë të vjetra. Nuk do të dijë askush që nuk kemi para. U dëshiruam për të ngrënë një kokërr mollë, ja për Zotin e madh se Zoti nuk duhet zënë me gojë. Ma ka rekomanduar doktori për veshkat, por nuk e ble dot.” Veç të tjerash, Shpresa Markoqi është invalide, pesë herë e operuar nga të dyja veshkat si dhe vuan nga sëmundje të tjera të cilat përkeqësohen dhe më tepër në ajrin me igrasi të shtëpisë. Nga ana tjetër, është paradoks i madh të jetosh kaq varfër në qendër të Tiranës, kur këtu trualli ka shkuar 1000 euro m2. Kjo ka mbetur Tirana muzeale e qerpiçeve, brenda së cilës njerëzit rrojnë më frikën “e çarkut” se nesër shkallët nuk do t’i mbajnë më apo tavani do t’i zërë brenda. Njerëzit kanë frikë të investojnë edhe kur munden. “Një fqinji ynë, shtëpinë njëkatëshe e rregulloi, e bëri dy kate, thotë banorja e rrugës së Saraçëve, i thamë nuk ke frikë se do vijë dita e ta prish bashkia?” Dhe na u përgjigj: “Sa kohë të jetoj, dua të jetoj si njeri”. Ende ata që jetojnë në këtë pjesë të Tiranës, që shtrihet mes rrugës së Dibrës dhe Pazarit të Ri, nga Medreseja tek Selvia e deri tek 9-katëshet, shpresojnë se me sot e nesër do të vijnë firmat të ndërtojnë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Piho Andi ofron vend pune Recepsioniste. Kontaktoni në nr.Tel: 0692056444 / Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 25 SHTATOR 2012 Lëvizja

INTERVISTË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Delvinë!

Shërbimet sociale, Danaj: Kushte jo të favorshme!

Eglantina Danaj

E

glantina Danaj, qytetare e Delvinës thotë se hapja e ndërmarrjeve shtetërore, rrobaqepësive, do të sillte hapësira të reja punësimi. Ajo e vlerëson pozitivisht nismën e Lëvizjes Shqipëria e Re për realizimin e tryezave me të rinjtë, duke thënë se organizime të tilla janë të nevojshme për të vënë në lëvizje rininë. Si shfaqet situata e punësimit në qytetin e Delvinës? Në Delvinë, çdo gjë është private. Janë biznese të vogla ku punësohen vetëm anëtarët e familjes. Të rinjtë mbarojnë shko-

llën e lartë dhe janë të papunë. Sipas mendimit tuaj, si mund të krijohen vende të reja pune? Mendoj se duhet të hapen ndërmarrje dhe rrobaqepësi. Funksionimi i tyre do të sillte hapjen e vendeve të punës dhe do të gjallëronte jetën në Delvinë, sepse shumë të rinj duke mos patur hapësira punësimi këtu, preferojnë të largohen në qytetet e mëdha për mundësi të reja. Si funksionon arsimi në Delvinë? Çfarë mund të përmirësohet? Kushtet që ofrohen në shkolla nuk janë

të mira. Unë kam vajzën time në vit të parë në shkollë të mesme, kam vënë re që klasa është e mbingarkuar, ka shumë nxënës. Në një situatë të tillë edhe nxënësi nuk është komod, por edhe mundësitë për të nxënë mësimin janë të pakta, sepse sado i aftë të jetë mësuesi, nuk ka mundësi të kontrollojë dijet e secilit. Po shërbimet sociale, a funksionojnë siç duhet? Ka shumë familje në nevojë, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme. Në Delvinë është vetëm një qendër spitalore e ndihmës së shpejtë. Për analiza apo sëmundje kronike duhet të shkojmë në spitalin e Sarandës. Jemi të detyruar të shkojmë atje, sepse këtu mungojnë aparaturat dhe stafi mjekësor i nevojshëm. Lëvizja Shqipëria e Re organizoi një tryezë të rrumbullakët në qytetin e Delvinës, ku fokusi ishte arsimi, punësimi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe propozimet e të rinjëve do të mblidhen dhe do t’i përcillen institucioneve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë? Nisma është shumë e mirë, pasi në Delvinë nuk ka organizime të tilla. Duhet të jetë dikush nismëtar që të organnizojë rininë dhe ta vërë në lëvizje, sepse e shoh shumë pasive rininë shqiptare. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

LN TRAVEL & TOURS ofron vend pune part time Agjent Marketingu. Dërgoni CV në: lntraveltours@hotmail.com/ Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E MARTË, 25 SHTATOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

6 gjëra të çuditshme që iu shëndoshin pa e kuptuar!

M

bani dieta por përsëri nuk dobësoheni dot, madje shtoni në peshe? Ja 6 gjëra të çuditshme që iu shëndoshin. 1. Informacionet e gabuara. Sipas një studimi informacionet e gabua-

ra, që ndodhen në etiketat e ushqimeve i bëjnë njerëzit të hanë pa pushim dhe të shëndoshen. Ka raste kur produktet janë shumë kalorike dhe nuk iu dobësojnë aspak, përkundrazi. 2. Pijet me gaz. Shmangini sa më shumë që të mundni. Studimet tregojnë se masa e atyre që pinë më shumë se dy pije dietike me gaz zmadhohet më shumë sesa e atyre që nuk pinë. 3. Mungesa e gjumit. Personat që nuk f lenë shumë djegin thuajse të njëjtat kalori me ata që bëjnë një gjumë të rregullt, vetëm se konsumojnë rreth 300 kalori me tepër duke qenë se qëndrojnë më shumë kohë zgjuar. 4. Temperatura e mjedisit. Doni të bini në peshë? Qëndroni në një mjedis jo shumë të ngrohtë. Një mjedis i

ngrohtë favorizon shtimin në peshë. Kur kemi ftohtë, muskujt kontraktohen dhe digjen më shumë kalori. 5. Miqtë. Një studim tjetër tregon se obeziteti lidhet me miqtë, domethënë nëse shoqëroheni me miq të shëndoshë, keni me tepër mundësi të shëndosheni. Nëse ata hanë shumë, edhe ju do tundoheni dhe do hani. E njëjta gjë ndodh edhe për ata që duhet të dobësohen. 6. Stresi. Kur vuani nga stresi kronik, trupi juaj prodhon më tepër kortizol dhe insulinë. Për këtë arsye, uria shtohet dhe tendenca shkon drejt konsumimit të ushqimeve me shumë kalori. Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Planeti me kushtet si Toka!

N

jë planet i ri, i sapozbuluar është vendosur në krye të listës së planeteve të dyshuar për ekzistencën e jetës.

I quajtur Gliese 163c, në bazë të emrit të satelitit që e zbuloi, planeti ndodhet në hapësirën e temperaturave të përshtatshme për jetesën, në një galaksi 49 vite dritë larg Tokës. Pothuajse, shtatë herë më i madh se planeti ynë, Glieses i duhen 26 ditë për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit të tij. Megjithatë, ndonëse ndodhet shumë më pranë diellit se sa Toka, duke qenë se bëhet fjalë për një yll drejt shuarjes, përllogaritet se në planet ekzistojnë

kushtet e përshtatshme për krijimin e atmosferës dhe rezervave të ujit, kushte thelbësore për ekzistencën e jetës. Xavier Bonfils, astronomi francez i Institutit Shkencor të Grenoblit, u shpreh se “ekzistojnë shumë të dhëna që të bëjnë të besosh, që planeti i zbuluar mund të ketë zhvilluar forma të jetës. Deri më sot, është planeti më i mundshëm i njohur ku mund të jetë formuar jeta”. Përgatiti: Xhulia Zefi www.newnews.al

FmAlb ofron vend pune me Kohë të Plotë. Dërgoni CV në: oltahila@yahoo.it /Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 25 SHTATOR 2012 Lëvizja

EDUKIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Shkrimi i dorës në epokën dixhitale!

S

77 NEWS

MS, Facebook dhe të tjera janë duke zëvendësuar të shkruarin me dorë. Por në disa sektorë të jetës shkrimi i dorës vazhdon të ketë rëndësi. Ekspertët mendojnë se shkrimi i dorës është baza e mendimit logjik. Shkencëtarët e kështjellës së shkencave humane në Tybingen, janë duke menduar në mënyrë intensive për fjalën e shkruar. Në muajin tetor atje zhvillohet një konferencë me temën ‘‘Çfarë roli luan shkrimi i dorës në epokën dixhitale? Çfarë ndodh me median (si për shembull fjala e shkruar me dorë) kur nuk është më media kryesore?’’, pyesin studiesit e letërsisë dhe kulturës. Supozimet nuk mungojnë: Duke mos qenë më në përdorim të përditshëm shkrimi i dorës merr një vlerësim disadimensional, duke iu kundërvënë fjalës njëformëshe të shkruar me makinë. ‘‘Ndërkohë që shkrimi me kompjuter e bën të padukshëm aktin e shkrimit, shkrimi me dorë nuk është vetëm prezantim i rezultatit, por edhe i aktit të shkrimit”. Çka do të thotë se në shkrimin e dorës shprehen edhe ndjenjat ose gjendja në të cilën ndodhet shkruesi.

E shkruara me dorë ka më shumë vlerë se me makinë Por kjo temë nuk është vetëm kaq, është herët të f litet për varrosjen e shkrimit të dorës. Këtë nuk e tregojnë vetëm disa shoqata në të cilat njerëzit mbledhin shkrime prominentësh dhe personalitetesh historike. Autografet për shembull shkruhen edhe sot me dorë. Nëse nënshkrimi vjen nga një person i famshëm, atëherë këto letra dhe shpesh edhe libra apo sende të tjera marrin vlerë më të madhe. Në SHBA, revista letrare ‘‘The Rumpus’’ ka bërë për vete shkrimtarë të shquar për të marrë pjesë në projektin që ata e quajnë «Letters in the Mail». Tre deri katër herë në muaj një shkrimtar shkruan një letër. Ajo fotokopjohet dhe i dërgohet abonentëve që ndodhen në gjithë botën. Në Gjermani ekziston firma ‘‘Feine Reime’’. Tek specialistët e formimit estetik të fjalës mund të shkruash letra lexuesish. ww.dw.de Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Sot mund të jetë ditë acaruese. Mos u mundoni të kërkoni zgjidhje të jashtme pasi mund t'i gjeni vetëm brenda jush. Demi: Në dashuri mund të lindë çdo gjë në këtë moment. Nëse ju e dëshironi Hëna në shenjën e Bricjapit mund t’iu japë ndonjë ndihmë. Binjakët: Dikush mund të mos e kuptojë nevojën tuaj për të harruar një të kaluar të afërt, por ju nuk keni pse të jepni shpjegime. Gaforrja: Humori juaj sot nuk do të jetë optimal për shkak të influkseve negative të Hënës në shenjën e Bricjapit. Luani: Mundësi të mira për ju do të ketë plot, sidomos nëse bëhet fjalë për punën, por edhe për jetën private. Virgjëresha: Sot mund të mbështeteni tek një vitalitet shumë i madh, dëshirë dhe ambicie për të jetuar. Peshorja: Një problem me një zgjidhje të vështirë mund të marrë të gjithë ditën tuaj sot. Akrepi: Hëna në shenjën e Bricjapit iu bën të ndiheni në formë perfekte sot. Shigjetari: Mund të keni rritje në detyrë, një ofertë më të mirë apo të reja të tjera. Bricjapi: Mund të takoni njerëz me të cilët jeni gati të hyni në marrëdhënje pa patur nevojë për këshilla. Ujori: Qetësia dhe qartësia që në këto momente nuk iu mungojnë do iu ndihmojnë që të zgjidhni një çështje të vështirë. Peshqit: Sot do mund të fitoni mbi të gjithë kundërshtarët tuaj në punë dhe në dashuri.

Ejal-Albania ofron vend pune menaxher. Dërgoni CV në: ejalalbania@yahoo.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MARTË, 25 SHTATOR 2012

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Reagim i Kampusit ‘‘Vitrina’’: E vërteta për adoleshentin Xh. A. Bushi!

Kampusi Universitar ‘‘Vitrina’’

K

ampusi «Vitrina» reagon me indinjatë ndaj lajmit të publikuar në disa media, ku bëhej fjalë për ushtrim dhune ndaj një nxënësi të Shkollës së Mesme Private «Vitrina». E vërteta qëndron krejt ndryshe; ndaj nxënësit me emrin Xh. A. Bushi nuk është ushtruar asnjë lloj dhune, por është përjashtuar nga shkolla në zbatim të rregullores dhe të kontratës mes shkollës dhe nxënësit për thyerje të përsëritur të rregullores së shkollës. Përjashtimi i tij erdhi pas ankesës së nxënëses Xh.C., ndaj së cilës kishte pasur disa herë ngacmime me fjalë, ngacmime që kanë krijuar shqetësime tek vajza, nga ana e nxënësit Xh.B. Ky nxënës ka marrë disa herë paralajmërime për sjellje jo korrekte në mjediset e shkollës dhe ditën që nxënësja e vitit të dytë u ankua për ngacmime të përsëritura, për të cilat janë

dëshmitarë dhe nxënës të tjerë, drejtoria e shkollës vendosi masën e përjashtimit nga shkolla dhe u lajmërua prindi i djalit. Më pas, ka ardhur një denoncim nga nxënësi Xh.B. pranë komisariatit nr.6 ndaj disa rojeve të sigurisë së shkollës «Vitrina». Pasi u morën në pyetje punonjësit e shkollës «Vitrina» u lanë të lirë. Në polici bëri deklaratën e saj dhe vajza, e cila ishte ankuar për ngacmime të përhershme të Xh.B. Vajza në fjalë deklaron me përgjegjësi të plotë se gjatë ballafaqimit që ajo dhe Xh.B. kanë pasur me drejtues të shkollës, nuk ka pasur në asnjë rast ushtrim dhune ndaj tij. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë së Kampusit vërtetojnë që Xh.B. ka dalë nga mjediset e shkollës vetëm dhe i pashqetësuar, ku nuk shfaqet në asnjë moment që ai mund të jetë dhunuar. Këto pamje janë në dispozi-

Krijoje vetë fatin tënd!

Shkolla e Mesme ( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë

= 430 euro

)

pa asnjë detyrim tjetër.

Afati i regjistrimeve deri më datë 1 Tetor. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

cion të mediave dhe të policisë. Kampusi «Vitrina» ka arsye të besojë se varianti i dalë nga ky komisariat si “burime nga policia” dhe dëshmia e babait të nxënësit XH.B. është një skenar i ndërtuar nga drejtues të këtij komisariati, një rast i përsëritur që synon dëmtimin e imazhit të Kampusit «Vitrina». Shpresojmë në mirëkuptimin e mediave në botimin e këtij reagimi deri në momentin që nuk ka një vendim gjykate që vërteton se është ushtruar dhunë ndaj qytetarit Xh.B. Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun Kampusi «Vitrina» Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... E-mail: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 77 news botimi nr 203  

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you