Page 1

Lule natyrale Sipërmarrje Gjelbërimi

GJOKA

Adresa: Rr. Don Bosko, Tiranë Cel: +355 69 47 88 850 / +355 67 20 09 459 e-mail: paulo.gjoka@hotmail.com SHËRBEJMË & TREGTOJMË - Lule natyrale, vazo për lule - Dekoracione gjelbërimi

- Pleh për lule etj.

MARRIM PËRSIPËR www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

- Sistemime dhe gjelbërime - Kompleske banimi - Vila, Lokale, Hotele, Kopshte etj.

E ENJTE, 24.10.2013 VITI II - NR.597 ...>>fq.2

Erdogan-Rama dhe Thaçi përurojnë terminalin e ri të aeroportit të Prishtinës! MENDIMI POZITIV

Të jemi optimistë! O

ptimisti i gëzohet rrezeve të Qendra e para të diellit, i gëzoMendimit Pozitiv het agimit dhe është gjithnjë falenderues. Ai e përshëndet Krijuesin e tij sapo i hap sytë në mëngjes. I qaset ditës së re, me plotë gjallëri, vullnet, besim, sepse e vlerëson këtë dhuratë hyjnore, dhe qenia e tij ndihet e lumtur. Gjithnjë e më shumë po... >> VIJON NË FAQEN 2

BB: Do të mbështesim me financim qeverinë shqiptare, hua për borxhin!.....................................fq.3 Plloçi: Ushqimi në fast-food i pakontrolluar, rrezikova jetën!.......................................................fq.4 Laçi: Nëse punohet në mënyrë intensive, biznesi ka produktivitet!.......................................fq.5 Stuhia diellore, Toka rrezikon dy vite errësirë!.......fq.6 Ambasadori Rippert: Nuk kemi hequr dorë nga Turqia!..............................................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E ENJTE, 24 TETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Erdogan-Rama dhe Thaçi përurojnë terminalin e ri të aeroportit të Prishtinës!

M

e ftesë të Kryeministrit të Kosovës, Thaçi, mbërritën në Prishtinë kryeministri i Turqisë, Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë, Rama, të cilët morën pjesë në ceremoninë e përurimit të terminalit të ri të aeroportit të Prishtinës “A. Jashari”. Aeroporti është dhënë me konçesion për konsorciumin turko-francez “Limak Aeroport de Lyon” në vitin 2010, për një periudhë 20 vjeçare. Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë dhe kostoja e investimeve është 130 milionë euro. Sipas marrëveshjes, ky terminal ishte menduar të ndërtohej në 27000 metra katrorë, por kompania franceze e ka dyfishuar atë deri në 42000 metra katrorë. Pjesa më mbresëlënëse e terminalit është përmendorja e Adem Jasharit, në hyrje të tij.

Ceremoninë përuruese e ka hapur kryemisistri i Kosovës, Hashim Thaçi. Më pas Kryeministri i Turqisë Erdogan tha se këtë sukses e arritëm së bashku si dhe falënderimi shkon edhe për firmat "Limak and Çalik". "Kosova do të ketë aeroportin më modern ndër shtetet e Ballkanit. Aeroporti është ardhmëri e mirë për zhvillimin ekonomik. Çdo herë kur vizitojmë Kosovën ndihemi si në shtëpinë tonë dhe shohim përparim të vazhdueshëm. Shpresojmë se do të ketë zhvillim edhe më të hovshëm në këto troje. Turqia ka dhënë dhe do të japë kontribut edhe në të ardhmen për Kosovën, sepse është një vend mik dhe vëlla". Ai tha se beson se Kosova do të anëtarësohet në BE. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se nuk mund të kishte një emër më të goditur

se sa emri i njeriut që i dha krah me jetën dhe vdekjen e tij ëndrrës së Kosovës së lirë, të pavarur dhe shtet europian në mes të Europës. "Adem Jashari është emri i krenarisë së këtij vendi dhe nga sot Kosova e re do të presë me krenari legjitime miqtë e vet që shtohen dita-ditës. Kjo vepër e shkëlqyer afirmon ambicien e Kosovës, shtet që për 5 vite ka kapur shumë nga koha e humbur duke u bërë shembull admirues për tërë rajonin". "Nuk mund të kishte ditë më të bukur si kjo e sotmja, plot krenari dhe plot diell, për Kosovën për të pritur një mik të shqiptarëve siç është kreyeministri Erdogan", tha Rama. Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maris Davje tha se aeroporti favorizon zhvillimin ekonomik të Kosovës, me rëndësi për popullin e saj. Më tej, ajo tha se aeroporti është një nga pikat dhe sfidat në procesin e liberalizimit të vizave. Kryeministri Erdogan, pas kësaj ceremonie, vizitoi dhe qytetin historik të Prizrenit ku u shoqërua nga kryeministrat Thaçi dhe Rama, si dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Kryeministri turk udhëtoi së bashku me bashkëshorten e tij, e cila pati një axhendë të veçantë që u përqendrua në një sërë vizitash në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore. Kryeministri i Republikës së Turqisë, Erdogan u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. Prania e tre kryeministrave në këtë eveniment të madh, tregon më së miri për lidhjet mjaft të ngushta mes Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe është gjithashtu dëshmi e konsiderimit të Ankarasë si partner strategjik prej Tiranës dhe Prishtinës. Për më tepër: www.77news.al

dosmëri, pa patur frikë nga vështirësitë që mund t’i shfaqen si pengesa të mundshme gjatë rrugëtimit të tij drejt realizimit të qëllimeve të përcaktuara. Konsiderohet edhe shkencërisht si veprim shumë i dobishëm, madje edhe i domosdoshëm, në harmonizimin e balancës shpirt - trup, si burimi i vetëbesimit për sukseset në veprimtari të ndryshme. Në përditshmërinë tonë, pothuajse të

gjithë e dimë, se optimistët, në krahasim me ata që ne i quajmë pesimist, ata që ndjehen të pafuqishëm të reagojnë kur është e nevojshme, ata që i nënshtrohen pasivitetit, janë njerëz më aktiv në jetë, njerëz që në një farë forme e shikojnë jetën drejt në sy dhe i hedhin hapat me siguri dhe besim të plotë në vete. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... përkrahet mendimi se mënyra e jetës sonë, e në veçanti qasja pozitive ndaj saj, ndikon padyshim në të gjitha proceset psiko-fiziologjike, si dhe në shëndetin tonë. Qëndrimi optimist ndaj sfidave që na i parashtron jeta, pra prirja e individit për t’i parë gjërat nga këndvështrimi pozitiv, për t’iu qasur jetës me plot gjallëri e hare, me guxim e besim në vete, me siguri e venLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 24 TETOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

BB: Do të mbështesim me financim qeverinë shqiptare, hua për borxhin!

Banka Botërore

B

B do të mbështesë me financim qeverinë shqiptare, si me investime në disa sektorë, ashtu edhe me hua, për të stabilizuar borxhin publik. Drejtorët e BB-së sugjerojnë ulje të taksave, por nën kujdesin fiskal. Ata e vlerësojnë angazhimin e qeverisë për zbardhejn e borxhit ndaj kompanive dhe shlyerjen e tij. Drejtori Ekzekutiv i BB-së, Piero Cipollone dhe Ellen Goldstein, drejtore e BB-së për Europën Juglindore, kanë dhënë disa këshilla për qeverinë Rama. ''Rritja e borxhit, është tendencë që shihet në gjithë Europën, për të nxitur zhvillimin. Po bisedojmë me FMN-në dhe partnerët tanë, për të gjetur një mënyrë për të sta-

bilizuar nivelin e borxhit publik. Ne do të japim mbështje në hua dhe kjo do të bëhet pjesë e buxhetit të qeverisë. Huaja do të jetë aq e madhe sa për të mbuluar gropën fiskale, pasi të bihet dakord për kuadrin fiskal. Paratë do të shkojnë drejt e në buxhet. Por, është shumë herët për të dhënë një kohë të saktë se kur do ta disbursojmë këtë fond parash'', tha Ellen Goldstein, drejtore e BB për Europën Juglindore. Goldstein bëri të ditur se BB, do të fiancojë në vijim projekte në sektorin energjitik, furnzimin me ujë dhe mbrojtjen e ambientit. BB rekomadoi politikë të kujdesshme fiskale, duke mbështetur taksën progresive. ''Vendimi i qeverisë për ulje të taksave për

shtresat në nevojë më duket i drejtë. Ky është mendimi im personal, jo i BB-së. Përsa kohë që ka një kuadër fiskal të kujdesshëm, të ndihmosh pjesën më të varfër të popullsisë së një vendi, është baraz me atë që thotë Presidenti i Bankës Botërore, Jim Jonkin, të ulësh varfërinë dhe shpërndarjen ekonomike në një vend. Kjo duhet bërë në një kuadër të kujdesshëm fiskal dhe ekonomik. Ndryshe, kjo ndërhyrje do të ishte shumë e rrezikshme. Nëse do rrezikohej qëndrueshmëria e buxhetit, do të ishte e rrezikshme kjo ndërhyrje.": tha Piero Cipollone, Drejtor Ekzekutiv i BB- së. ''Ka disa skenare sesi mund të veprojë qeveria për taksat. Nga të gjitha vendet e Europës, Shqipëria ka sektorin më të vogël publik. Kemi theksuar disa ide që janë të rëndësishme për qeverinë. Së pari: Mund të rrisësh taksat për dikë, por duhet t'i ulësh për dikë tjetër. Së dyti: Mund të rritet progresiviteti i taksave, me qëllim që ata që kanë më shumë para të paguajnë taksa më shumë. Së treti : Të ulet evazioni fiskal dhe të rritet numri i atyre që paguajnë taksat dhe së katërti: Të ekzistojnë mekanizmat e mbrojtjes për qytetarët e varfër'', tha Goldstein. Drejtorja rajonale e BB-së, vuri theksin se qeveria, paralel me shlyerjen e borxhit, duhet të realizojë edhe detyrimet e saj për vendet e punës dhe përmirësimin e mirëqenies së njerëzve. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik. Të interesuarit të kontaktojnë në: 068 90 33 529/ Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Lagja “Kala”, rruga “Rinia”, Elbasan e-mail : bar.superior@facebook.com Lëvizja

Cel: +355 69 55 21 267

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E ENJTE, 24 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Plloçi: Ushqimi në fast-food i pakontrolluar, rrezikova jetën!

M

jafton një ushqim i pakontrolluar dhe i dekompozuar për të rritur rrezikun ndaj shëndetit. Çdo prodhim ushqimorë është një burim për infektimin dhe goditjen e organizmit. Investimi në rritjen e kontrollit të produkteve që konsumojmë, është në nivele të ulëta. Të rinjtë janë ata që rrezikohen së tepërmi nga ky fenomen, nxënësit e shkollave, studentët, të cilët për shkak se dalin herët në mëngjes nga shtëpia, janë të detyruar të konsumojnë ushqime të shpejta, pa e ditur se ky ushqim mund të jetë i skaduar dhe jashtë çdo parametri kontrolli. Këtë problem e sjell për "77News" studentja, e cila pohon se nuk është konsumatore e rregullt e ushqimeve të shpejta, por këtë herë që e provoi, si duket e pësoi. Rreth këtij problemi pronarja e një fast food-i pohoj

se: "Konsumatorët e ushqimeve të shpejta janë në rritje me fillimin e këtij sezoni, fatkeqësisht ka shumë raste kur këta të fundit pësojnë helmime nga më të rëndat. Nuk më ka ndodhur kurrë që të kem përdorur ushqime të skaduara, por as të mbajtura për një kohë të gjatë. Ç'është e vërteta, shumica e fast-food-eve mbajnë ushqime dhe produkte të një, ose më shumë ditëve më parë. Kjo sjellë helmime jo të vogla sidomos të nxënësve dhe studentëve". Për më tepër, flet studentja e helmuar. Nga jeni dhe me çfarë aktiviteti merreni? Jam nga Dibra, por jetoj dhe studioj këtu në Tiranë. Këtë vit nisa studimet në fushën e mjekësisë, profili infermieri. Për mua të qenurit studente këtu është mjaft e vështirë. Krahas problemeve të shumta social-eko-

nomike përballesh me një pasiguri totale në çdo aspekt të jetës. Jetoj te zona e Medresesë. Krahas këtyre pasigurive që përmendet më lart, cila është më shqetësuese për ju? Mungesa e kontrollit të ushqimeve, përbën një problem thelbësor, pasi gjithçka lidhet me ushqimin. Unë paraditen e djeshme pësova një helmim shumë të rëndë. Dola për të ikur në shkollë dhe konsumova një sufllaqe në një fast-food këtu afër. Sapo kaloj një orë, fillova të mos ndihesha mirë. Isha në orën e mësimit, u përpoqa të qetësohesha, por më kot, shqetësimet u rritën. U detyrova të marr leje edhe të dal jashtë në korridor. Sapo u ngrita nga karrigia, më ra të fikët, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Kolegët e kursit të fakultetit më kishin dërguar në urgjencë. Doktorët më thanë se helmimi ishtë i rëndë dhe kishte kaluar në gjak. Edhe sot ndihem e këputur. Ushqimi që konsumova në atë fast-food, më kushtoi shtrenjtë. Kurrë më parë nuk kam pësuar një helmim kaq të rëndë. Kërkoj të merren masa për këtë problem, sepse unë, si studente jam e detyruar të marr ushqime të shpejta. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune part time Hostess. Dërgoni CV-të tuaja në: birratirana9@gmail.com/ Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Radhimë, Vlorë Tel: +355 33 21 02 00 Cel: +355 68 20 56 896 / +355 68 60 51 133 Lëvizja

E-mail: info@grandhotelaita.com Web: www.grandhotelaita.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 24 TETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Laçi: Nëse punohet në mënyrë intensive, biznesi ka produktivitet!

Afrim Laçi

S

ipërmarrësi Afrim Laçi, prej kohësh është marrë me biznese të ndryshme. Në intervistën e realizuar me të, kuptuam që puna në restorantin e tij funksiononte për mrekulli. Sipas sipërmarrësit në fjalë, duhet të punohet çdo ditë në mënyrë intetnsive për të patur produktivitet në të ardhmen. Sa e vështirë është të drejtosh një biznes?

Unë prej vitesh i kam hyrë rrugës së biznesit dhe sigurisht që të drejtosh një biznes nuk është aspak e lehtë, sepse çdo ditë hasesh me vështirësi të ndryshme. Përpos këtij fakti është shtuar dhe kriza ekonomike, që e bën akoma dhe më të vështirë menaxhimin e një biznesi. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur. Nëse e merr seriozisht një punë, do të dalë me sukses. Siç e theksova, duke patur përvoja të ndryshme me biznese deri më sot, e kam më të lehtë të kuptoj, apo të menaxhoj tregun e punës në varësi të aktivitetit që kam. Prej sa kohësh e keni hapur biznesin tuaj? Biznesi im Gjenerator Afrim Laçi është hapur në vitin 1993 dhe vazhdon suksesshëm në treg. Çfarë ofron biznesi juaj, ndryshe nga të tjerët? Ka pajisje shumë cilësore, ka një staf profesionsit. Njihet për korrektësinë, pasi kjo

është më se e rëndësishme për të patur një klientelë të qëndrueshme dhe në rritje. Cili është sezoni kur keni më shumë fluks pune? Ky është një lloj biznesi që ka fluks pune gjatë të gjithë vitit. Pse duhet të drejtohen njerëzit tek biznesi juaj për të blerë ato materiale që i duhen? Sepse aty mund të gjejnë çdo gjë që lidhet me gjeneratorët dhe shumëçka tjetër. Tek ne shërbimi është tejet cilësorë dhe korrektësia ndaj klientit është në maksimum. Përveç biznesit të gjeneratorëve, ju keni nën drejtim dhe një mobileri. Sa e vështirë është t’i menaxhosh të dyja? Kur ke vite në biznes nuk ke vështirësi, pasi procedurat e menaxhimit janë të njëjta, por sigurisht që duhet shumë kujdes dhe vëmendje e veçantë në secilin biznes, në mënyrë që të mos lësh pas dore asnjërin. Për më tepër: www.77news.al

Elbasan, dokumentar kushtuar Iliriana Sulkuqit!

D

okumentari kushtuar poetes së mirënjohur elbasanase, Iliriana Sulkuqi, titullohet “Lirikë e shpirtit” . Ky produksion me skenar të Anxhelina Xharez dhe regji të Kola Strabonit, u shfaq në skenën e Teatrit Skampa, në prani të miqve, kolegëve dhe artdashësve elbasanas. Në këtë dokumentar, pasqyrohet jeta e poetes, si dhe veprimtaria e saj poetike ndërkohë që shumë prej poezive të Iliriana

Sulkuqit interpretohen nga artistja, Margarita Xhepa. Për Sulkuqin ky ishte një ndër emocionet më të mëdha të jetës së saj, madje më i bukur se promovimi i librit. Më tej, regjisorët dhe skenaristët e dokumentarit vlerësuan shkrimtaren e njohur Sulkuqi, për kontributin që ajo ka dhënë në fushën e artit. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Saldator. Dërgoni CV-të tuaja në: imobiliare@pespagroup.com/ Për më tepër www.njoftime.com

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën.

• Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 30 Tetor 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 24 TETOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Stuhia diellore, Toka rrezikon dy vite errësirë!

N

jë stuhi diellore rrezikon ta lërë Tokën në errësirë për 2 vjet. Jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe gjithë pjesa tjetër e

vendeve europiane dhe aziatike, do të preket nga kjo stuhi.Alarmi vjen nga Administratori i Përgjithshëm i NASA-s, Charles Bolden, bëjnë të ditur mediat amerikane. Ai thotë se “një stuhi e tillë e fuqishme diellore mund të jetë shkatërruese në Tokë, ashtu si dhe intensifikimi i fenomeneve atmosferike të tilla si tornadot dhe katastrofat natyrore në përgjithësi". “Në këtë pikë, – vijon z.Bolden, – unë mendoj se ka ardhur koha që të marrim masa të forta parandaluese për t’u marrë me këtë lloj fenomeni”. Kjo deklaratë është bërë publikisht nga administratori i NASA-s, Charles Bolden gjatë një forumi diskutimi mbi ngjarjet ekstreme që shkaktohen nga hapësira.“Një stuhi e fuqishme diellore në fakt, do të jetë në gjendje të lërë në errësirë gjithë Shtetet

e Bashkuara të Amerikës për një ose dy vjet, duke shkaktuar dëme të mëdha për popullsinë. Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, centralet bërthamore, satelitët dhe strukturat e tjera, duhet të jenë të mbrojtura absolutisht nga ky lloj fenomeni”, – ka thënë Bolden. Tani, një tjetër mesazh shumë i rëndësishëm është drejtuar për të gjithë dhe jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për vendet europiane ku ndodhen infrastrukturat më të rrezikuara në këtë drejtim. Nga ana tjetër, pritet të ngrihet një komision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për rrezikun dhe kontrollin e fenomeneve të hapësirës.“Duke punuar së bashku, mund të shpëtojmë jetën e shumë njerëzve”, – ka deklaruar dr. Bolden. Për më tepër: www.77news.al

Gjurmë të reja në planetin Mars!

C

uriosity dërgoi në tokë imazhet e radhës nga planeti i kuq dhe në njërin prej tyre shiheshin qartë gjurmët e një makinerie që kishte kaluar mbi sipërfaqen e planetit.Gjithçka u bë më e besueshme kur u zbulua se gjurmët e trajektores së "Curiosity" ishin të ngjashme me ato të dërguara në tokë, që do të thotë se diçka tjetër kishte kaluar aty më parë. U kuptua se bëhej fjalë për gjurmët e dy robotëve të nisur 9 vite më parë nga NASA, përkatësisht të Spirit dhe Opportunity. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune Agjent SHitje. Të interesuarit të telefonojnë në: 0692064413/ Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 24 TETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Ambasadori Rippert : Nuk kemi hequr dorë nga Turqia!

Jean Maurice Rippert

A

77 NEWS

mbasadori i Bashkimit Europian në Ankara, Jean Maurice Rippert në një bashkëbisedim me gazetarët e diplomacisë, tha se Turqisë nuk i është bërë ndonjë padrejtësi në negociatat që zhvillohen në procesin e parapranimit. “Nuk kemi hequr dorë nga Turqia”, është mesazhi i fundit që Bashkimi Europian i ka dërguar popullit turk. Turqia nuk është vetëm një ortak strategjik, por njëherësh një vend që ka lidhje shumë të rëndësishme në çështjet globale, tha ambasadori i BE-së. Ambasadori Riper nënvizoi, se gjatë procesit të negociatave, Turqia nuk është trajtuar

ndryshe nga vendet e tjera kandidate dhe shprehu kënaqësinë që ndjen kur shikon që Ankaraja procesin e anëtarësimit me të drejta të plota e ka përcaktuar si një “objektiv strategjik”. Ambasadori i BE-së vuri në dukje progresin që ka shënuar Turqia në procesin e reformave.“Ne duam t'i përcjellim popullit turk që nuk kemi hequr dorë nga pjesëmarrja e Turqisë në Union. Përveç kësaj, në kundërshtim me atë që mendohet, edhe populli turk nuk ka hequr dorë nga anëtarësimi i vendit në BE”, bëri komentin ambasadori Riper. Ambasadori tha se në javët e ardhshme

Lëvizja

Gyl falenderon Shqipërinë për mbështetjen!

P

residentit të Republikës, Bujar Nishani, gjatë një takimi të hënën me Prefektin e Izmirit, Mustafa Toprak, iu dorëzua një letër falënderimi e Presidentit turk, Abdullah Gyl, për mbështetjen që Shqipëria i jep kandidaturës së Izmirit në organizimin e EXPO 2020-s. Sipas një njoftimi për shtyp nga Presidenca, gjatë takimit Nishani theksoi se mbështetja shqiptare për kandidaturën e Izmirit në organizimin e këtij aktiviteti vjen si shprehje e një miqësie dhe bashkëpunimi tradicional mes dy vendeve dhe e bindjes se Izmiri ka kapacitetet për organizimin e shkëlqyer të kësaj veprimtarie, që do t`i shërbejë jo vetëm qytetit organizator dhe Turqisë, por dhe promovimit të imazhit dhe mundësive të rajonit tonë. Në takim ishte i pranishëm dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan Ashan. Presidenti e përgëzoi ambasadorin, në mbyllje të mandatit të tij diplomatik, për punën profesionale dhe me përkushtim, përmes së cilës ka kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-turke. Për më tepër: www.77news.al

pritet të ketë përparim edhe në bisedimet lidhur me liberalizimin e vizave, ndërsa rikujtoi se së shpejti do të hapet për negociata edhe kapitulli i 22-të. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Menaxhere Marketingu. Dërgoni CV-të tuaja në: humanresources@brunes.al / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi. Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina. Kush sjell 7 Miq për regjistrim te Vitrina: Përfiton FALAS një udhëtim njohës dhe kulturor në Gjermani ose Turqi. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 24 TETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 15 Tetor deri me 31 Tetor 2013 Oferta më e mirë!

PIJE ENERGJIKE RED BULL BLUE EDITION 250 ML

PIJE ENERGJIKE DRAGON HEART

Oferta më e mirë!

250 ML

75 lekë

60 lekë

AMARETA GLI AMOROSI

LETRA TË LAGURA PLAYTIME 90 COPË

KROASANT BELINO

650 GR

215 lekë

180 lekë

40 lekë

KAPUÇINO JACOBS

85 GR

135 GR

270 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30 Për blerje mbi 10.000 lekë, Ofert ë transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja:+355 68 56 82 634 Daniela: +355 68 56 82 426 Lisa: +355 68 56 82 511

Mbushni Çantat!

CITY PARK

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese

24 tetor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you