Issuu on Google+

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 24.09.2013 VITI II - NR.567

MENDIMI POZITIV

...>>fq.4

Metoda për ta bërë jetën të lumtur! Qendra e Mendimit Pozitiv

1

. Kushto nga koha jote 10 deri 30 minuta për të ecur. 2. Kushto nga koha jote për çdo ditë nga 6 orë gjumë. 3. Kushtoju një kohë

ushqimeve shpirtërore. 4. Kaloje një pjesë të kohës me njerëz që janë të moshës 70-vjeçare, dhe me disa qe janë nën moshën 6 vjeçare. 5. Konsumo më shumë ushqime natyrale dhe përmbahu sa ke mundësi nga ato artificiale. 6. Pi një sasi të konsiderueshme uji. 7. Mos e kalo kohën tënde të shtrenjtë me thashetheme. 8. Harroji rastet dhe gabimet e kaluara, e mos ia kujto shoqëruesit tënd të jetës. 9. Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë detyrave matematikore që kanë zgjidhje. 10. Haje mëngjesin sikurse mbreti, drekën si një princ dhe darkën si i varfëri. 11. Jeta është shumë e shkurtër, mos e shpenzo duke urryer të tjerët. 12. Nuk duhet patjetër të fitosh në të gjitha dialogjet dhe debatet. 13. Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve, e as shokun e jetës me të tjerët. 14. I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti. 15. Fali të gjithë pa dallim. 16. Mendo mirë. 17. Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshojë. 18. Zilija është humbje kohe, ti i posedon të gjitha gjërat e nevojshme. . . >> VIJON NË FAQEN 2

Zaptimi i korsisë së biçikletave, pasiguri dhe frikë nga makinat! Romë të braktisur dhe miliona euro që zhduken në drejtim të paditur!..............................................fq.3 Reçi: Hipoteka më refuzoi çertifikatën e pronësisë për 7 vjet!................................................fq.5 Ja si mund të lexohen mendimet!.........................fq.6 Tirana, mikpritëse e Konventës së 10-të të Rinisë së Botës Islamike!.....................................fq.7 Fisharri: Që të kesh sukses, duhet të jesh menaxhues i mirë!.....................................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

AKTUALITET

E MARTË, 24 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Elbasan, takim për menaxhimin e mbetjeve urbane!

Elbasan

N

jë trajnim me rrjetin në shoqërinë civile ka përfshirë disa organizata

mjedisore dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Trajnimi është drejtuar nga Insti-

tuti Urban i Kërkimeve. Qëllimi i takimit ishte përgatitja e shoqërisë civile në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Fillimisht janë prezantuar politikat kombëtare dhe legjislacioni për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri. Po kështu është trajtuar roli i njësive të qeverisjes vendore. Përfaqësuesja e Institutit Urban të Kërkimeve, Lindita Ushafi, pasi ka shpjeguar qëllimin e këtij trajnimi për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve vendore ka theksuar rëndësinë e hartimit të një strategjie nga ana e Këshillit të qarkut për menaxhimin e mbetjeve urbane. Në vazhdim, janë sjellë shembuj të përpunimit të plastikës për menaxhimin e mbetjeve si dhe shembuj në aktivitetin e oragnizatave jo fitimprurëse në kuadrin e projektit Rec, si dhe në fund është bërë vlerësimi për mbylljen e programit të trajnimit. Për më tepër: www.77news.al

Korçë, nisin takimet e TAP me pronarët e tokave!

T

AP (Trans Adriatic Pipeline) do të nisë takimet me pronarët e tokave ku do

të kalojë gazsjellësi në rrethin e Korçës për të diskutuar mundësitë e marrjes me

qera dhe të blerjes së tokave, në rastet kur do të vendosen stacionet e pompimit të gazit. Burime nga TAP njoftojnë se takimet me banorët në këtë rreth do të nisin në komunën Progër, në datën 25 shtator në fshatin Shtyllë, ndërsa në datat 30 tetor dhe 14 nëntor, pritet të përfundojë inventarizimi i aseteve që nevojiten për këtë projekt. Në Shqipëri gazsjellësi TAP parashikon një rrjedhje fizike të kundërt deri në 80% dhe zhvillim të depozitave të gazit natyror, pasi vendi ka depo të mëdha natyrore për depozitimin e gazit, të cilat pritet të ofrohen në projekt pas miratimit të rregullave nga ekspertët. Për më tepër: www.77news.al

mendjemprehtë, i cili e këshillon. 2. Të përzihet me njerëzit, kështu që të keqen që sheh, ta urrejë. 3. Të përfitojë edhe nga armiqtë, kur ata flasin për të. Bazat e lumturisë - Mos urrej asnjë njeri, sado që të gabojë ndaj teje! - Mos u brengos asnjëherë!

- Jeto në thjeshtësi, sado që të jesh i ngritur! - Mendo për të mira, sado që sprovat janë të shumta! - Buzëqesh (vazhdimisht), edhe atëherë kur zemra të pikon gjak! Këto janë të bukurat e lumturisë shpirtërore. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 19. Telefono pa ndërprerë prindërit e tu. 20. Ruaji kufijtë e tu. 21. Kur zgjohesh i gjallë në mëngjes, falënderoje Krijuesin. 22. Mëso për të metat e tua. Ai i cili dëshiron të njihet me të metat e vetvetes, ka disa mënyra: 1. Të kërkojë një shok besnik dhe Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 24 SHTATOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Romë të braktisur dhe miliona euro që zhduken në drejtim të paditur!

P

lasmase të vjetër, kallama dhe copa hekurash shtrihen ngado në një geto ngritur buzë liqenit. Fare pranë vilave luksoze dhe pallateve të reja, në një nga zonat më të bukura të Tiranës, kanë gjetur strehë rreth 40 familje rome. I kanë dëbuar e përndjekur nga çdo vend ku kanë jetuar më parë. Por edhe

për të qëndruar këtu detyrohen të paguajnë, ndonëse barakat e tyre zor se mund t'i quash shtëpi. Ata vijnë nga qytete të ndryshme dhe janë endur pa adresë për vite me radhë. Tashmë janë mësuar të jetojnë si njerëz pa të drejta. Madje, nuk figurojnë në asnjë regjistër të zyrës së gjendjes civile. Fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë dhe kur sëmuren ngelin pas dyerve të spitalit duke u lutur. "Jemi rreth 40 familje që jetojmë këtu, të ardhur nga Fieri, Vlora, Korça, etj. Askush nuk na ka ndihmuar, të gjithë vijnë na shikojnë por askush nuk po bën asgjë për ne", u shpreh një familjar rom. Nuk kërkojnë shumë, bëjnë jetë pa pretendime. Në kampin e plasmastë mungojnë uji e dritat, ndërsa tualetet janë luks i paparë. "Këtu ka shumë familje dhe askush nuk i ka hedhur sytë nga ne, të paktën të na vendosin një çezëm për të patur ujë për

fëmijët ose të na vendosin drita. Ne edhe ujin e marrim nga lokalet të cilët na ndihojnë të ushqejmë fëmijët tanë. E vetmja mënyrë për të siguruar jetesën është të lypim ose të mbledhim kanaçe. Kemi shpresa që qeveria e re do të marrë masa për ne dhe do të na sigurojë të paktën ujë dhe drita. Në dimër këtu jetesa është shumë e vështirë dhe kushtet për fëmijët janë të tmerrshme", u shpreh një tjetër familjar rom. Në kasollet e varfërisë së tejskajshme jetojnë shumë fëmijë. Pak prej tyre janë regjistruar në shkollë, ndërsa për të tjerët nuk ka asnjë shans të shkojnë në çerdhe, kopësht apo të gëzojnë në parqe lodrash. Çdo ditë ata mbushin rrugët e kryeqytetit për të mbijetuar, ndërsa projektet me miliona euro nuk arrijnë t’i shohin as në televizor. Për më tepër: www.77news.al

Avokati i Popullit: Burgjet pa mjekë, problem edhe ilaçet!

N

ë shumicën e burgjeve në vendin tonë, ka mungesa të stafit mjekësor.

Nga monitorimet e vazhdueshme të Avokatit të Popullit rezulton se në disa prej tyre, mjekët punojnë me kohë të pjesshme dhe për këtë arsye ata nuk ndodhen çdo ditë në punë. "Vërejmë që ka mungesë të stafit mjekësor. Përveç mjekëve të përgjithshëm që duhet të jenë me kohë të plotë, nganjëherë janë kontrata me kohë të pjesshme, që pavarësisht përkushtimit të tyre nuk e kanë kohën e duhur për të qënë çdo ditë në institucion", tha Alfred Koçobashi.

Por burgjet larg kryeqytetit, siç është ai i Tropojës, kanë gjithashtu edhe mungesa në medikamente për shkak se depot farmaceutike ndodhen larg këtyre institucioneve. "Shpesh mjekët nuk kanë mjetet e duhura të transportit të çdo lloj recete për ta kaluar në një qark tjetër, sepse harxhohet naftë. Që të jetë sa më i shpejtë, mendohet të kryhet një ndërmjetësim mes personelit të postës për ekzekutimin e recetës, ", thotë z. Koçobashi. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Menaxher/e Importi. Të interesuarit të kontaktojnë në: 068 90 33 529 / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E MARTË, 24 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Zaptimi i korsisë së biçikletave, pasiguri dhe frikë nga makinat!

T

ek “Rruga e Dibrës” në Tiranë por edhe në shumë rrugë të tjera të vendit tonë, nuk respektohet aspak regullorja e qarkullimit. Shumë çiklistë dhe qytetarë, shprehen mjaft të pakënqur, madje pasiguri kanë edhe në rrugën e përcaktuar për lëvizjen e biçikletave. Edhe “Rruga e Dibrës”, e cila është rikonstrukturuar së fundmi, ka probleme me parkime të gabuara të makinave si dhe lëvizje të mjeteve në korsinë e përcaktuar për lëvizje biçikletash.

Qytetarët shprehen se qyteti i ofron plotësisht kushtet infrastrukturore që me ndërhyrje të zgjuara, të fokusuara dhe të mirëplanifikuara, të realizohen edhe më shumë korsi biçikletash të lidhura organikisht në një rrjet unik, dhe ç’është më kryesorja, edhe pa angazhuar fonde të rëndësishme publike. Por, nga ana tjetër, në lidhje me këtë problematikë u intervistua polici i qarkullimit G.H i cili u shpreh: “Ne jemi në dijeni të fenomenit të mosrespektimit të korsisë së përcaktuar për lëvizjen e biçikletave nga ana e drejtuesve të automjeteve dhe për këtë kemi marrë masat e para duke i dënuar për parkime të gabuara si dhe kalim në korsinë e biçikletave”. Për më tepër, po ju paraqesim intervistën me një qytetar. Mund të më flisni pak për jetën dhe problematikat që hasni në komunitet? Unë quhem G. Shehu dhe prej vitesh jetoj në Tiranë. Jam 55 vjeç dhe për momentin jam i papunë, pasi puna që kisha më parë në një fabrikë duralumini u mbyll. Shtëtitjen me biçikletë e kam me shumë pasion, por në vendin tonë nuk i jepet rëndësia e duhur. Unë mendoj se udhëtimi me biçikletë është mjaft i dobishëm, si për uljen e ndotjes së ambientit, ashtu edhe për mbajtjen në formë të trupit për të gjithë ata që lëvizin me biçikleta. Gjatë emigrimit tim në shumë vende të Europës kam vënë re se njerëzit ndryshojnë shumë në kulturë ndaj ligjit dhe respektimin e

kodit rrugor. Nuk më duket aspak i drejtë ky lloj nënvlerësimi që bëhet në Shqipëri ndaj qytetarëve që përdorin si mjet transporti biçikletën. Udhëtimin me biçikletë në vendin tonë nuk e shoh shumë të sigurt, pasi nuk i jepet rëndësia dhe përparësia e duhur përdoruesve të biçikletave. Apeli juaj për të ndryshuar sjelljen ndaj përdoruesve të biçikletave? Mendoj se ky lloj transporti është mjaft i leverdisshëm për shëndetin dhe xhepin tonë,prandaj nisur nga pozitiviteti kërkoj që të zbatohet rregullorja e qarkullimit dhe të mos zihet korsia e biçikletave nga makinat. Bëj apel për respektim të korsisë së biçikletave dhe rritjes së sigurisë për përdoruesit e tyre, pasi është transporti ai që ndikon dhe bën të mundur zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Prandaj i bëj thirrje Policisë së Qarkullimit Rrugor që të marrë masa ndëshkuese ndaj shkelësve të rregullores së qarkullimit dhe sidomos ndaj personave që parkojnë në korsinë e biçikletave. I bëj apel edhe Bashkisë së Tiranës që t'i japë rëndësinë e duhur udhëtimit me biçikletë, pasi këto praktika për të patur një mjedis të pastër janë ndjekur dhe po ndiqen nga vende mjaft të zhvilluara. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Prezantuese/Shitëse. Të interesuarat të kontaktojnë në: 042235450 / Për më tepër www.njoftime.com

Klinika Mjekësore

Pro Life

Adresa: Tiranë, Rruga “Nikolla Tupe” Nr.02, ish Blloku,mbi Qendrën Tuttestetica, Tiranë Tel:+355 4 22 37 897 Tel/Fax:+355 4 22 377 56 Cel:+355 4 67 20 82 745 e-mail:poliklinikaprolife@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 24 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QDS zgjidh rastin!

Reçi: Hipoteka më refuzoi çertifikatën e pronësisë për 7 vjet!

Eugen Reçi

J

etimi Eugen Reçi nga Tirana merr çertifikatën e pronësisë në emrin e tij, pas një denoncimi që bëri në qendrën për "Drejtësi dhe Solidaritet". Kjo kërkesë e qytetarit u finalizua me sukses (brenda 6 muajsh), ndërkohë ZVRPP-Tiranë prej 7 vitesh refuzonte kërkesën për pajisje me çertifikatë pronësie. Z. Eugen prej sa vitesh keni aplikuar për dokumentin e pronësisë? Të them të drejtën, unë kam shtatë vite që kam aplikuar pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme – Tiranë për t’u pajisur me një çertifikatë pronësie. Ne jemi gjashtë bashkëpronarë dhe unë gëzoj një të gjashtën e kësaj prone. Në fakt, këtë pasuri e kam të trashëguar nga nëna ime, që e quanin Pavlina Kiri. Por Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme edhe pse unë plotësova të gjithë dokumentacionin e duhur nuk e lëshonte këtë çertifikatë. Madje, kjo zyrë shpeshherë më nxirrte jutifikime të kota në lidhje me

kërkesën time. Në gjykatë, në lidhje me konfliktin e kësaj pronësie u padit nëna ime e vdekur, sepse kjo zyrë nuk kishte ndryshuar në kohë emrin e një prej bashkëpronarëve të rinj, që isha unë. A jeni i punësuar dhe sa kosto ka patur vonesa e këtij akti administrativ? Unë jam rritur në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë dhe nuk kam patur asnjë lloj përkrahje dhe mbështetje, as nga institucionet e as financiarisht nga ndonjë i afërm i imi. Gjendja e jetimëve sot në Shqipëri është tepër e mjeruar, sepse shteti nuk i përkrah nëpërmjet politikave sociale me qëllim që t’ju sigurojë punë, strehim dhe aktivitete kulturore. Në këto kushte, unë rrezikoja që të mbetesha pa shtëpi, nëse kjo zyrë do të vazhdonte në mënyrë të qëllimshme mosdhënien e çertifikatës. Unë aktualisht jam pa punë dhe jetoj vetëm me një asistencë 3 mijë lekë, që nuk më del as për ujë, e jo më për bukë. Kam aplikuar edhe në zyrat e punës për t’u punësuar, por prej vitesh nuk kam patur asnjë ofertë punësimi. Që të aplikoja për të siguruar të gjithë informacion në administratë kam patur kosto shumë të madhe që nga humbja e kohës, shpenzime për dokumenta, e deri tek dëmi psikologjik. Ishte një gjendje ankthi dhe isha i pashpresë, deri sa të fitoja të drejtën që më takonte me ligj.

Më konkretisht, për marrjen e çertifikatës, në cilat institucione jeni ankuar? Më konkretisht, deri në dhjetë herë kam shkuar tek Avokati i Popullit, i jam drejtuar tre-katër herë Kryeministrit, Misistrisë së Drejtësisë, i jam drejtuar disa herë, ish-drejtorit të Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP), Arben Qirjako si dhe Kryeregjistruesit të Tiranës. Jo vetëm kaq, po i jam drejtuar me shkresë edhe ish-Presidentit të Republikës z.Bamir Topi. Tani që mora dokumentin e pronësisë unë do të blej një shtëpi të re, nëse firma e pranon ofertën time, duke më dhënë një dyqan dhe një hyrje me qëllim që të rregulloj jetën time e të krijoj familje. Njëkohësisht, jam shumë i qetë psikologjikisht si dhe falenderoj qendrën për “Drejtësi dhe Solidaritet” për ndihmën juridike falas që më dha me qëllim lëshimin e çertifikatës. Kjo çështje po vazhdon dhe në gjykatën e Apelit, por unë mendoj se e realizova 90 % të drejtën që më takon me ligj, sepse tashmë njihem si trashëgimtar i pronës së fituar nga nëna ime. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune telework Përkthyes. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0686387071 / Për më tepër www.njoftime.com

Motel Restaurant

Drini Rr. Pejë - Prishtinë, km 5-të, fshati Volljakë, Klinë, Gjakovë, Kosovë Cel: +377 44 150 779/ +355 44 350 829

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E MARTË, 24 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ja si mund të lexohen mendimet!

S

hkencëtarët Amerikanë arritën të krijonin fjalë përmes regjistrimit të valëve elektrike në trurin e vullnetarëve, të cilët thjesht i mendonin. Kjo arritje madhështore i hap rrugën e komunikimit shumë njerëzve që për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore nuk janë në gjendje të flasin apo të shkruajnë. Siç ndodh me pacientët e porsa zgjuar nga koma, apo me ata që kanë kaluar goditje në tru, por që kuptojnë se ç’ndodh përreth tyre. Teknika e botuar në revistën PLos Biology u bazua në implementimin e elektrodave në trurin e 15 vullnetarëve, të cilët e

regjistruan aktivitetin elektrik në kohën kur dëgjonin një seri fjalësh dhe fjalish. Regjistrimet u përdorën për krijimin e një programi kompjuterik, që shndërronte në fjalë tingujt e koduar në valët e trurit. Një hap tjetër i rëndësishëm ishte dhe leximi i fjalëve nga pacientët. Hulumtuesit arritën të vendosnin elektroda në një zonë të caktuar të trurit që quhet elika superiore temporale. Kjo pjesë përbën qendrën e sipërme të dëgjimit. Me fjalë të tjera, na lejon të konvertojmë në fjalë tingujt që dëgjojmë. Për më tepër: www.77news.al

Përdorni mjaltë kundër anemisë!

M

jalti është një produkt natyral biologjik që nuk pranon asnjë

përpunim. Sheqeri përbëhet ekskluzivisht nga sukroza. Përmban 180 substanca të ndryshme, të cilat janë të lidhura organikisht në mënyrë të tillë, që askush deri më sot nuk arriti ta bënte artificialisht, pavarësisht nga përbërja e njohur. Mjalti ka elemente inorganike të njohura si minerale, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në metabolizëm dhe ushqyerje, janë komponentë të skeletit dhe qelizave, përfshihen në sisteme të ndyshme enzimash, gjithashtu rregullojnë aciditetin e stomakut. Përqëndrimi i vitaminave që ka mjalti nuk është i mjaftueshëm për nevojat tona të përditshme, ndihmojnë gji-

thashtu në përthithjen e sheqernave. Konsumi i mjaltit ndihmon në risjelljen e mëparshme të shëndetit, në ato raste kur anemia ka rënduar organizmin. Një lugë supe mjaltë përmban 0,1 mg hekur. Kombinimi i polenit me mjaltin e pastër të bredhit është një nga shtesat më efektive për efektet anësore të konstipacionit që kanë të gjitha shtesat e hekurit që qarkullojnë në treg. Nëse kombinohen me lëng portokalli, limoni, panxhari, molle, boronice, atëherë keni të bëni me një “bombë” hekuri, që asnjë preparat tregu nuk mund ta zëvendësojë apo konkurojë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune part time Mësues. Të interesuarit të kontaktojnë në: 069 23 600 98 / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 24 SHTATOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Tirana, mikpritëse e Konventës së 10-të të Rinisë së Botës Islamike!

N

ën logon “E shkuar e përbashkët e ardhme e përbashkët: Ballkan” zhvilloi punimet konventa e 10-të ndërkombëtare e rinisë. Ka qënë Tirana e përzgjedhura e forumit më të ri të Unionit të Organizatave Joqeveritare të Botës Islamike (UNIW). UNIW është një multishoqatë që ka në përbërjen e vet 317 organizata nga 57 vende të ndryshme të botës. Selia qëndrore e saj është në Stamboll. Në këtë shoqatë, që nga viti 2009, janë anëtare edhe dy shoqatat shqiptare “Alternativa e së Ardhmes”(ALSAR) dhe “Ardhmëria”. Më shumë se 200 të rinj të moshave 1828 vjeç nga Lindja e Mesme, Azia Jugore, Azia Qëndrore dhe Europa, kanë asistuar në ceremoninë hapëse të këtij evenimenti ndërkombëtar. Aktiviteti është planifikuar të zgjas 3 ditë dhe në këtë ceremoni hapëse kanë marrë pjesë personalitete të larta të politikës, klerikë, akademikë të fushave të ndryshme, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Misioni i UNIW është sigurimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet organizatave joqeveritare për një botë pa-

qësore të cilën UNIW kërkon ta realizojë nëpërmjet shoqatave pjesëmarrëse. Ndër qëllimet kryesore të kësaj multishoqate ndërkombëtare është që nëpërmjet nëndegëve të saj të kontribuojë në krijimin e mjediseve paqësore dhe të qëndrueshme në mbarë botën, të mbrojë individin dhe shoqërinë për të drejtat dhe liritë e tyre, kryerjen e studimeve teknike dhe sociale të bazuara në parimet pluraliste, të ndihmojë për zhvillimin e shoqërisë civile duke kultivuar ndjenjën e bashkëpununimit, si dhe të organizojë aktiviteteve për futjen e vlerave të kulturës islame, por jo vetëm. Kjo konventë është e dyta që zhvillohet këtë vit dhe vjen mbas asaj që është organizuar në Qipro, në mars të këtij viti. Unioni ka synim shpërndarjen e mesazheve të këtyre konventave në të gjitha kontinentet, aty ku ka edhe degët e shoqatave të saj. Në ditën e parë të forumit, të rinjtë pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnja, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia, pasi bënë prezantimin, ia lanë fjalën zhvillimit protokollar të konventës. Sipas traditës, hapja e konventës ka nisur me këndimin e një pjese të Kuranit dhe më tej është ndjekur një video veprimtarish. Moderatori Yusuf Kara ia ka kaluar fjalën Sekretarit të Përgjithshëm të UNIW z. Ali Kurt, i cili vlerësoi mikpritjen e shkëlqyer të shoqatave shqiptare. “Unioni, do të shprehej ai, është një mundësi takimi dhe bashkëpunimi midis të rinjve nga të gjitha anët e botës,

është një pikë takimi ku të rinjtë debatojnë për problemet e tyre dhe të vendeve nga vijnë. Qëllimi ynë është të heqim barrierrat e komunikimit midis popujve dhe të mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut, qofshin këto edhe fetare. Më tej, fjalën e mori një nga organizatat më të reja të Unionit, sikur është ajo e porsakrijuara e Rinisë së UNIW. Kryetari i Rinisë së UNIW z. Cihad Terzioglu, duke folur për organizatën e të rinjve do të nënvizonte rëndësinë e takimeve ndërkombëtare të të rinjve. “Ne kemi për qëllim të krijojmë një të ri, i cili beson në domosdoshmërinë e një kushtetute të re, të një gjuhe gjithpërfshirëse dhe realiste, për të forcuar vëllazërinë muslimane dhe të krijojë unitetin islamik”. Konventën e përshëndeti teologu z. Mehdi Gurra, Kryetari i Shoqatës “ALSAR”, si dhe homologu i tij i Shoqatës “Ardhmëria” z.Tahir Zenelhasani, si dhe mjaft personalitete të teologjisë. Në ditën e dytë kanë asistuar duke lektuar edhe deputeti për Stambollin z.Metin Külünk si dhe deputeti i Gaziantep z.Ali Shahin. Pjesëmarrja është pasuruar edhe me të rinj nga Malajzia, Rusia, SHBA, Jemeni, Maroku apo Afganistani. Konventën e ka përshëndetur edhe Presidenti i Fondacionit për Organizatat Vullentare në Turqi z. Hamza Akbulu, si dhe Koordinator i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Projektit të Bashkëpunimit Progresive për Ballkanin z. Cihangir Isbilir. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Inxhinier mekanik. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0696276395 / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E MARTË, 24 SHTATOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fisharri: Që të kesh sukses, duhet të jesh menaxhues i mirë!

Granit Fisharri

S

ipërmarrësi, Granit Fisharri në një intervistë të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë, foli rreth biznesit që ai drejton. Ku ndodhet kompleksi Sharri dhe çfarë

ofron ai? Kompleksi Sharri ndodhet në Prizren. Hoteli "Sharri" ofron 20 dhoma ekskluzive, 11 apartamente të veçanta jashtë objektit, 2 restorante, ambient me pamje të mrekullueshme të maleve të Sharrit, qendër biznesi, sallë të madhe konferencash dhe seminaresh me 200 vende dhe të gjitha pajisjet e tjera përcjellëse për prezantime. Ky hotel ka 2 restorante ekskluzive me ambiente të mbyllura dhe të hapura. Restorantet moderne ofrojnë shërbime profesionale dhe ushqim të shumëllojshëm për mysafirë. Kuzhina ofron menu tradicionale. Restoranti është i hapur nga ora 7:00 deri në 24:00. Dhomat kanë banjë private, minibar, tv

kabllor, ballkon, kondicioner, tharëse flokësh, telefon e alarm zjarri. Gjithashtu, ofrojmë dhe shërbim të mëngjesit në dhomë. Sa e vështirë është të drejtosh një biznes? Vështirësitë janë të shumta, por duhet të dish të menaxhosh sa më mirë biznesin që drejton. Prej sa vitesh merreni me biznes? Kompleksi multifunksional "Sharri" ka 5 vite që është në funksion të njerëzve. Cili është sezoni kur keni më shumë fluks pune? Duke qënë se në kompleksin tonë ekziston një shumëllojshmëri shërbimesh, kemi fluks pune në të gjithë vitin. Për më tepër: www.77news.al

Korçë, vendosen aksesorë dekorativë në zonën e këmbësorëve!

Z

onës së këmbësorëve në qytetin e Korçës, i janë shtuar së fundmi 32 vazo dekorative me lule, 16 kosha moderne, 12 stola estetikë dhe 2 mbajtëse për biçikletat. Kjo shëtitore përveç se është shndërruar në një hapësirë komode për këmbësorët është plotësuar edhe me aksesorë modern të cilët mundësojnë edhe ambiente çlodhëse dhe të gjelbëruara për qytetarët. Tashmë kjo hapësirë është shndërruar në një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët korçarë, por jo vetëm, sepse shpesh shërben edhe për vizitorët e ndryshëm qoftë nga vendi apo jashtë tij. Për më tepër: www.77news.al

Foto ilustruese

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me South Bank University, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 25 Shtator 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.a l , www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


24 shtator