Page 1

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 24.06.2013 VITI II - NR.475

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.8 ...>>fq.2

Murat Sevinç: PLSHR popullarizon në Shqipëri AKP dhe Kryemistrin Erdogan! MENDIMI POZITIV

Përqëndrimi mendor dhe relaksimi fizik !

K

ur emo cionet janë në ekuiliQendra e bër, trupi dhe funkMendimit Pozitiv sionet e tij janë në ekuilibër. Kjo do të thotë që mund të përqendrohemi më mirë, të reagojmë në mënyrë më konstruktive kur diçka kërkon vëmendjen tonë dhe të... >> VIJON NË FAQEN 2

Largohen banorët, Qarrishta e Librazhdit mbetet me vetëm 50 shtëpi!................................fq.4 Turizmi në Shqipëri, të huajt preferojnë më shumë zonat e thella malore!.........................fq.4 Qanie Xhelili: Bashkia e Gramshit të zgjidhë çështjen time të strehimit!...................fq.5 Fluturimi më i shkurtër në botë është vetëm dy minuta!.......................................fq.6 Turqia shënon një sukses tjetër ndërkombëtar!.....fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


MENDIMI POZITIV

77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 24 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Përqëndrimi mendor dhe relaksimi fizik !

<< VIJON NGA FAQJA 1 marrim vendime më të mira. Për të hyrë në nivelin e nënndërgjegjes së mendjes sonë dhe ta influencojmë me mendime pozitive, është e nevojshme që Sistemi Nervor Autonom (SNA) të jetë në ekuilibër. Kur jemi në gjendje tensioni, nënndërgjegja bëhet e papranueshme dhe rrjedhimisht nuk mund të riedukohet me mendime negative (Mendoni sa irritues është një person i gëzuar kur jemi në humor të keq). Dy parakushte të nevojshme për të hyrë në nivelin e nëndërgjegjes së mendjes sonë janë: përqendrimi mendor dhe relaksimi fizik. Qoftë metoda e frymëmarrjes diafragmatike, qoftë relaksimi progresiv i muskujve, përmbajnë të dyja këto kushte. Duke bërë këto ushtrime do përqendrohesh mbi trupin tënd. Nëpërmjet përqëndrimit të njëjtë mendor, ndihmon trupin të relaksohet. -Frymëmarrja diafragmatike. Duhet të kesh vënë re se si frymëmarrja ndryshon sipas emocioneve që ndjen në një moment të caktuar. Për shembull, kur trembesh tenton të kesh një frymëmarrje më të gjatë dhe një frymënxjerrje më të Lëvizja

shkurtër, duke marrë frymë kryesisht me gjoks, me shpatullat që ngrihen në të njëjtën kohë me frymëmarrjen. Nga ana tjetër zemërimi shkakton një skemë frymëmarrjeje: ku kemi frymëmarrje të thellë ndjek një frymënxjerrje të lehtë, ndonjëherë pothuajse dëgjohet. Në të kundërt kur jemi të qetë dhe të relaksuar dhe frymëmarrja jonë është e rregullt dhe vjen kryesisht nga barku. Sipas asaj që po ndodh në një periudhë të caktuar të jetës sonë, ne miratojmë në mënyrë të pandërgjegjshme një skemë të caktuar frymëmarrjeje. Nëse i kemi kaluar vitet e fëmijëris tonë nën frikë dhe terror, është e mundur që duke u rritur të jetë zhvilluar në mënyrë të pandërgjegjshme një mënyrë e të marrit frymë me ankth, të rënduar dhe sipërfaqësore. Kjo skemë e frymëmarrjes me ankth tenton të bëhet një mekanizëm i pavullnetshëm në moshë të rritur, pavarësisht se shkaku origjinal i frikës është larg në kohë. Megjithatë nuk është çështja të jesh fitues nga një frymëmarrje me ankth: një mënyrë e tillë e frymëmarrjes do na bëj të ndihemi të tendosur dhe në siklet kur nuk ka arsye! Gjendja shpirtërore

influencon frymëmarrjen, mënyra e frymëmarrjes influencon gjendjen shpirtërore, thotë Vera Peiffer. -Ushtrime të frymëmarrjes diafragmatike. Ulu mirë me shpinën drejt dhe thembrat e këmbëve në dysheme. Vendos një dorë në bark dhe merr frymë: bëje në mënyrë të tillë që barku të shtohet dhe të zgjerohet. Dora jote do të ngrihet fal shtytjes së barkut që zgjerohet si të ishte një tullumbace, sa herë që merr frymë. Barku shfryhet kur nxjerr frymën, duke bërë keshtu të riulësh dorën tënde: kjo është skema e frymëmarrjes së relaksuar. Përdore fantazinë dhe imagjino: çdo herë që merr frymë, një pjesë e tensionit të akumuluar del jashtë trupit, duke zbritur nga majat e gishtave dhe nga majat e këmbëve. Sugjerojmë të bëni këtë ushtrim të frymëmarrjes për dhjetë minuta dhe çdo ditë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E HËNË, 24 QERSHOR 2013 Lëvizja

MENDIMI POZITIV

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjashtë hapa për të ndryshuar pozitivisht!

J

u mund të mësoni të ktheni një mendim negativ në pozitiv. Proçesi është i thjeshtë, por duhet kohë dhe praktikë dhe në radhë të parë duhet të krijoni një zakon të ri. Disa mënyra si të mendoni dhe të silleni në mënyrë më pozitive dhe optimiste: 1.Identifiko zona për të ndryshuar! Në qoftë se do të bëhesh më optimist dhe të mendosh në mënyrë më pozitive fillimisht identifiko aspekte të jetës për të cilat tipikisht mendon në mënyrë negative. 2 Kontrollo veten! Në mënyrë periodike gjatë ditës, ndalo dhe vlerëso çfarë po mendon. Nëse kupton që mendimet e tua janë kryesisht

negative, përpiqu të gjesh një mënyrë që të futësh diçka pozitive. 3.Ji i hapur ndaj humorit Jepi vetes tënde lejë të buzëqeshë ose të qeshë, veçanërisht gjatë kohëve të vështira. Kërkoje humorin në ngjarjet e përditshme. Kur mund të qeshësh në jetë ndjehesh më pak i stresuar. 4.Ndiq një stil jete te shëndetshëm! Bëj ushtrime të paktën tri herë në javë që të ndikosh pozitivisht në humor dhe të reduktosh stresin. Ndiq një dietë të shëndetshme që të furnizon mendjen dhe trupin. Mëso të menaxhosh stresin. 5.Rrethoje veten me njerëz pozitiv! Sigurohu që njerëzit në jetën tënde janë

pozitivë, mbështetës nga të cilët mund të marrësh këshilla që të ndihmojnë. Njërëzit negativë mund të rritin nivelin tuaj të stresit dhe t’ju bëjnë të dyshoni në aftësitë tuaja për të menaxhuar stresin në mënyra të shëndetshme. 6 .Praktiko bisedimin pozitiv me veten! Fillo duke ndjekur një rregull të vetëm, mos i thuaj vetes dicka që nuk mund t’ja thuash dikujt tjetër. Tregohu xhentil dhe inkurajues me veten. Nëse një mendim negativ të hyn në mendje,vlerësoje atë në mënyrë racionale dhe pergjigju me afirmim se çfarë është e mirë për ty. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Paylink kërkon të punësojë administrator, të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: hr@paylink.al/ Për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


Lëvizja

E HËNË, 24 QERSHOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Turizmi në Shqipëri, të huajt preferojnë më shumë zonat e thella malore!

T

ë huajt kanë rritur preferencat e tyre për turizmin malor në Shqipëri. Lugina e Valbonës, Thethit, Parku i Lurës dhe jo vetëm, nga viti në vit shtojnë numrin e turistëve që i vizitojnë, duke ndikuar në zhvillimin e

ekoturizmit dhe agroturizmit. Cekët janë vizitorë të rregullt dhe shënojnë numrin më të lartë, por ka gjermanë, anglezë dhe turistë nga vende të ndryshme të Europës Perëndimore që tërhiqen nga klima malore. "Si destinacione të agroturizmit dhe ekoturizmit që po preferohen janë disa bujtina në Tropojën e vjetër, në Shulbatër të rrethit të Matit si dhe në mjedise të tjera që janë përshtatur në formë bujtine. Me interes janë mali i Korabit, fshatrat rreth Kalasë së Dodës, Liqeni i Zi dhe disa objekte të vizitueshme. Ka marrë përparësi shumë turizmi malor, ecet më këmbë, turizmi aktiv", tha Sadik Malaj, kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë. Operatorët turistikë shprehren se krijimi i atraksioneve të ndyshme që ofron vendi, si kanionet, resortet, shpellat, sportet malore

po rrisin turizmin e brendshëm. Shqiptarët preferojnë që fundjavat t’i kalojnë në këto vende. "Përveç grupeve të huaja në Valbonë po rritet shumë turizmi i brendshëm. Këto dy vitet e fundit është rritur shumë turizmi i brendshëm. Për njësitë akomoduese siç është Valbona apo pjesa e Osumit, pjesa e Thethit, është e rëndësishme të shkojnë turistët e brendshëm sepse nuk mund të mbahet një veprimtari e tillë me grupe të të huajve", thotë Malaj. Turistët parapëlqejnë të vizitojnë Voskopojën, fshtatin e Razmës, Luginën e Valbonës, Parkun Kombëtar të Dajtit. Nuk mbetet prapa turizmi historik, ndaj Durrësi, Kruja, Butrinti, Berati dhe Gjirokastra vizitohen gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj. Për më tepër: www.77news.al

Largohen banorët, Qarrishta e Librazhdit mbetet me vetëm 50 shtëpi!

B

raktisja e fshatrave gjithnjë e më tepër po bëhet fenomen shqetësues për shu-

më zona të vendit. Një prej tyre në Librazhd, fshati që ka hyrë në histori për strehimin e hebrenjve ka vite që përjeton dukurinë e braktisjes së vendbanimeve të hershme. Dikur, më i madhi i rrethit të Librazhdit, me afro 300 shtëpi, sot ka mbetur vetëm me 50. Me ndërrimin e sistemit banorët nisën një e nga një lënien e fshatit, disa në emigrim dhe të tjerë zbritën drejt zonave urbane. 150 banorët e mbetur në këtë fshat, ku viti ka vetëm dy stinë, dimrin dhe verën, merren me blegtori. Kryetari i Komunës Qendër Enver Shkurti, shpreson që fshati t'i kthehet dinjiteti i dikurshëm

me investime në infrastrukturë. "Në një kohë të afërme, nën kujdesin e shtetit, me investime në infrastrukturë, themi që Qarrishtës do t’i kthehet ai dinjitet që ka pasur, ato vlera që ajo i meriton", thotë Shkurti. Kurse Ramazan Biçaku, banor i Qarrishtës thotë se është kthyer në traditë ardhja e të ikurve në fshat në javën e parë të qershorit si një përpjekje për të mbajtur gjallë vlerat dhe kulturën. Banesat e të ikurve nga ky fshat për shkak se kanë mbetur bosh po shkojnë drejt shkatërrimit edhe për shkak të dimrit të ftohtë. Për më tepër: www.77news.al

Conad kërkon të punësojë ekonomist/e të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: cvconadtirana@gmail.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Linja 900 lekëshe

Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E HËNË, 24 QERSHOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qanie Xhelili: Bashkia e Gramshit të zgjidhë çështjen time të strehimit!

Bashkia Gramsh

Q

anie Xhelili nga Gramshi prej vitesh po përjeton një “makth” të vërtetë pasi është e pastrehë dhe në një gjendje të vështirë ekonomike. Ajo shprehet se nuk ka përfituar nga shpronësimi që iu bë shtëpisë së saj, njëkohësisht kryetari i bashkisë së Gramshit refuzon që të zgjidhë kërkesat e përsëritura të qytetares. Si qëndron problemi juaj i shpronësimit? Unë banoja në fshatin Dushk prej 20 vjetësh bashkë me familjen time. Në vitin 1989 u shpërngulën nga fshati të gjitha familjet pasi do të bëhej hidrocentrali i Banjës. Të gjithë banoreve të fshatit në atë kohë iu dha nga një autorizim për shpronësimin e tyre, ndërsa mua nuk më

dhanë. A e kërkuat këtë të drejtë ligjore në institucione? Po e kam kërkuar në të gjitha institucionet e shtetit të drejtën time për të patur një shtëpi dhe pronë si të gjithë banorët e tjerë, por që prej asaj kohe nuk kam përfituar asgjë. Kam bërë me dhjetra dokumenta e kërkesa drejtuar Presidentit, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë, Prefekturës së Elbasanit, Bashkisë së Gramshit, si dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një mal me dokumenta e përsëri asnjë shpresë për mua dhe gjithë familjen time. Po në gjykatë jeni drejtuar?

Kam paditur Bashkinë e Gramshit në Gjykatën e Shkallës së Parë, por kjo gjykatë e ka rrëzuar padinë time. Çështja pas ankimimeve përfundoi në Gjykatën e Lartë me pretendimin se unë në vitin 1989 jam vendosur në fshatin Bersnik të Gramshit, fshat në përbërje të ish-ndërrmarjes bujqësore "18 gusht", duke m’u dhënë 2 dhoma e një kuzhinë. Unë nuk figuroj në listën shumëemerore të familjeve të shpronësuara dhe figuroj si e pastrehë dhe jo si subjekt që duhet të shpronësohem. Si mendoni se do të zgjidhet kjo çështje? Nuk di ku të shkoj. Jetoj prej dhjetra vitesh me qera. Bashkëshortin e kam të sëmurë nga depresioni. Vajzën e madhe dhe djalin gjithashtu i kam të sëmurë nga depresioni. Gjithashtu edhe një fëmijë tjetër me ka vdekur nga depresioni, pasi kushtet ekonomike janë shumë të vështira. Deri më tani kam pasur 3 milionë lekë borxh nga ilaçet që kam marrë. Bashkëshorti im merr vetem 120 mijë lekë në muaj. Unë nuk marr asnjë lekë si kujdestare e tre personave. Kërkoj që të më jepet e drejta që më takon. Shpesh herë kam qenë në bashki në lidhje me çëshjen e shtëpisë, por nuk më është dhënë asnjë shpresë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

EHW kërkon të punësojë përgjegjës cilësie në fabrikën e ujit Qafshtama në Krujë, të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: info@ehwgmbh.com

Adresa: Bulevard Republika

KORÇË

Monarch Tel: +355 69 73 71 731 Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 24 QERSHOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fluturimi më i shkurtër në botë është vetëm dy minuta!

F

luturimi më i shkurtër në botë është planifikuar të lidhë dy ishujt skocez dhe merr kohë vetëm dy minuta. Piloti skocez, Stuart Linklater e ka provuar atë më shumë se 12 mijë herë. Bëhet fjalë për afërsisht 2.7 kilometra gjatësi, që do të thotë më e shkurtër se sa në pistën e një aeroporti të madh. Koha normale e fluturimit përfshin startin dhe uljen në pistë. Madje Stuart Linklater njëherë kishte fluturuar të njëjtën distancë për 53 sekonda më pak. Ai ka pilotuar nga Westray deri në Papa Westray. Linklater është

pilot i shoqërisë “Loganair” për 24 vjet. Ai ka festuar të hënën ditëlindjen e 60-të. Ka arritur edhe moshën e pensionit dhe dëshiron të pilotojë fluturimin e fundit në distancën më të shkurtër në botë. Dy ishujt Orkney gjenden në veri të Skocisë. Prandaj fluturimi nga Westray për Papa Westray është konsideruar fluturimi më i shkurtër i planifikuar në botë.“Loganair” e cila është e specializuar për fluturime midis ishujve të shumta të Skocisë, operon këtë rrugë që nga viti 1967. Për më tepër: www.77news.al

Vrima në Facebook zbulonte informacione të 6 milionë përdoruesve!

F

acebook është duke paralajmëruar 6 milionë përdorues të vet që e-mailet ose numrat e tyre të telefonit ishin shpërndarë pa qëllim me anëtarët e tjerë. Rrjeti shoqëror tha që ka zbuluar dhe arnuar një vrimë në veglën “Shkarkoni Informacionin Tuaj” që jo qëllimisht zbulonte hollësitë kontaktuese të disa anëtarëve. Vrima ishte raportuar më herët gjatë këtij muaji nëpërmjet programit ‘White Hat’ të ndërmarrjes, që i shpërblen hulumtuesit e sigurisë për raportimin e gabimeve. Vrima ishte arnuar brenda 24 orëve, ka treguar për CNET një zëdhënës i ndërmarrjes. “Është diçka që na trazon dhe na turpëron”, tha në një shënim të publikuar në blogun e vet të sigurisë Facebook. “Ne do të punojmë dyfish më tepër për të siguruar që asgjë e tillë të mos ndodh përsëri”. Vetë gabimi është

pak i vështirë për t’u shpjeguar, por në thelb, nëse keni zgjedhur të shkarkoni një kopje të të dhënave tuaja, arkivi juaj i rrjetit Facebook mund të ketë përfshirë numra të telefonit ose adresa e-maili të një personi me të cilin jeni të lidhur por nuk i keni treguar hollësitë kontaktuese me të. Facebook tha që nuk ka njohuri nëse vrima ishte përdorur me qëllim të keq dhe nuk ka marrë ndonjë shqetësim nga përdoruesit. Por sërish, ndërmarrja ka njoftuar rregullatorët në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë në lidhje me çështjen. Përdoruesit e prekur do të marrin një e-mail që iu tregon në lidhje me atë që informacioni i tyre kontaktuese ishte shpërndarë dhe numri i njerëzve tek të cilët është paraqitur, tha zëdhënësi. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Kompania Brunes kërkon të punësojë arkitekte, të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: humanresources@brunes.al. njoftime.com

Lëndë të para, Kimikate të ndryshme!

Adresa: Rr.Korçë-Bilisht,Km 1 Cel: +355 69 20 63 753

+355 67 40 00 210 E-mail: shpk2at@yahoo.com Lëvizja

2 AT sh.p.k

CHEMICALS

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E HËNË, 24 QERSHOR 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqia shënon një sukses tjetër ndërkombëtar!

T

77 NEWS

urqia është zgjedhur anëtare e Këshillit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të OKB-së. Në raundin e dytë të votimit në Konferencën e 38-të të Përgjithshme të FAO-s Turqia mori 116 vota nga 155 vende pjesëmarrëse. Kështu Turqia fitoi të drejtën e anëtares së Këshillit të FAO-s për periudhën Korrik 2013 – Korrik 2016. Në turin e parë të votimit në Konferencën e 38-të të Asamblesë së Përgjithshme të FAO-s anëtare e këshillit u zgjodh Rusia duke marrën 142 vota nga 162 vende pjesëmarrëse në votim, kurse në raundin e dytë Turqia me Hungarinë

lanë prapa Qipron greke dhe arritën të hyjnë në Këshillin e FAO-s. Në komunikatën e lëshuar nga Ambasada e Turqisë në Romë, në lidhje me çështjen, u tha se rol të rëndësishëm në zgjedhjen e Turqisë luajti mbështetja që i dhanë asaj vendet e Amerikës Latine, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Kurse një pjesë e vendeve të Bashkimit Europian votuan kundër kandidaturës së Turqisë. “Besimi që gëzon Turqia në arenën ndërkombëtare u rikonfirmua edhe një herë me zgjedhjet që u mbajnë në Asamblenë e Përgjithshme të FAO-s, ku Turqia u zgjodh anëtare e këshillit të kësaj

Lëvizja

Erdogan: Ka të pakënaqur nga proçesi i zgjidhjes së territorit! Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, ka theksuar se ata nuk kanë për të bërë lëshime për procesin e filluar me qëllim eliminimin e terrorit. Kryeministri Erdogan iu drejtua popullit në mitingun e Kajserit ku foli për forcat mbrapa ngjarjeve nëpër rrugë dhe theksoi se ka nga ata që ndihen të shqetësuar prej proçesit të zgjidhjes së terrorit. Kryeministri Erdogan duke vënë në dukje se në Turqi nuk po vijnë më lajme të ushtarëve të vrarë si pasojë e terrorit ose të përleshjeve, tha se ka nga ata brenda dhe jashtë vendit që ndihen të pakënaqur. Kryeministri Erdogan rikujtoi se në atë rajon jeta është normalizuar. Kryeministri tha se terrori që i ka nxjerrë Turqisë fatura të rënda këto 30 vitet e fundit ku kanë humbur jetën mbi 40 mijë njerëz tashmë ka marrë fund dhe ka nga ata që janë të pakënaqur nga kjo. Nxjerrja e ngjarjeve të tilla nuk ka për të ngadalësuar, penguar ose lejuar që proçesi të përfundojë pa sukses. Ai tha se ata nuk kanë për t’u përkulur përpara sabotimeve. Duke vënë në dukje se grupi i të mençurve i ka përfunduar punimet, kryeministri turk tha se mbledhja finale do të zhvillohet ditën e mërkurë. Për më tepër: www.77news.al organizate duke siguruar mbështetje nga një hapësirë e gjerë gjeografike”, shkruan në vijim komunikata. Për më tepër: www.77news.al

Firma Sakuli Sign & Printing kërkon designer, të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: marketing@sakuli.com /Për më tepër: www.njoftime.com

BAR PICADO

Adresa: Lagjia 5, Përbri Parkut Sportiv Durrës Cel: +355 69 25 93 429 Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 24 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Murat Sevinç: PLSHR popullarizon në Shqipëri AKP dhe Kryemistrin Erdogan!

S

i pasojë e ngjarjeve që ndodhën në sheshin ‘Taksim’, në vendet e Ballkanit vazhdojnë të mbahen mitingje për të mbështetur Kryeministrin Erdogan. Pas mitingut të organizuar në Shkup dhe në Gostivar (Maqedoni), në Prizren (Kosovë), një tjetër më i madh dhe më i fuqishëm u organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Në këtë miting të udhëhequr nga Partia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) pjesmarrja ishte mjaft e lartë. Gjithashtu në këtë miting morën pjesë edhe disa biznesmenë nga Kosova dhe Maqedonia. Vëmendje të veçantë tërhoqën bluzat me fotografitë e Erdoganit të veshura nga nxënësit që kanë studiuar në Turqi. Sipas të dhënave të analistëve politikë

Caffe

Lëvizja

me këtë miting u përjetua një gjë e pa ndo dhur më parë në historinë e Shqipërisë. Gjatë këtij mitingu në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë u vërejt se iu ishte dhënë përparësi parullave që mbanin mbishkrimin “vëllazëria Shqipëri-Turqi”. Gjithashtu disa nga parullat që tërhiqnin vëmendje ishin ato që tregonin se Kryeministri Erdogan është një lider botëror, bashkë me këtë edhe të tjera si “Erdogan qëndro drejtë mos u përul, Shqiptarët janë me ty”, “Mos i lejo shkatërruesit”, “Faleminderit Erdogan”, “Askush nuk mund të na ndalë në rrugën tonë për Drejtësi dhe Zhvillim”. Nuk mbeti pa rënë në sy vëmendja e veçantë që tregoi policia për të bërë të mundur zhvillimin e

mitingut në mënyrë të qetë dhe të sigurtë. Në mesin e pjesëmarrësve bënin pjesë edhe disa përfaqësues të organizatave joqeveritare si Fondacioni “Alsar” bashkë me Mehdi Gurrën të cilët morën pjesë si mbështës të mitingut. Mehdi Gurra duke dhënë opinionin e vet në lidhje me këtë tha se prania e tij lidhej me Turqinë dhe z. Erdogan, për të cilin askush nuk duhet të qëndronte indiferent. Kryetari i PLSHR, e cila njihet si AKP-ja e Shqipërisë, z. Edmond Vlashaj në fjalën e vet tha se e ka marrë si model për rrugën e tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit. Erdogan është një lider për të gjithë të pambrojturit dhe për mbarë botën. Për më tepër: www.77news.al

Torelli

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja

Gazeta 77 News Botimi 475  

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you