Page 1

77 NEWS

Jeto Shëndetshëm!

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. E PËRDITSHME INFORMATIVE

CLUB

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PREMTE, 24.08.2012 VITI I - NR.171

...>>fq.2

MENDIMI POZITIV

Mirëqenia psikologjike dhe integrimi!

N

jë rrugë këshillimi, nëpërmjet Qendra e teknikave të Gestalt Mendimit Pozitiv ose të PNL, objektivi i integrimit të të kundërtave është një nga qëllimet që ndiqet më shpesh, për të arritur mirëqenien psikologjike të individit. Meqënëse nuk janë faktet që turbullojnë mendjen e njerëzve, por gjykimi që njerëzit shprehin mbi faktet e turbullon mendjen e tyre. Me një metodologji pak të ndryshme kërkohet t’i thuhet ndërgjegjies që jo çdo gjë që gjykojmë “si një e keqe” është realisht e rrezikshme dhe jo çdo gjë që gjykojmë “si një e mirë” është realisht e dobishme. Në të gjitha rrugët e fuqizimit, teknikat e përdorura, vendosen gjithmonë në funksion të proceseve, në të cilat aspektet racionale dhe ato emocionale, që jetojnë në nën-ndërgjegjie përballen, përplasen, ndeshen e vetëm në momentin në të cilin konkurrenca ndërmjet interesave të ndryshme që konvergojnë në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të mirëqenies së përbashkët, nyja shkrihet e të gjitha energjitë e individit, që më parë në pjesën më të madhe ishin të çuara dëm në një luftë intensive ndërmjet racionalitetit dhe emocionalitetit, mund të përdoren për një realizim të shëndetshëm të individit. Në brendësi të këtij skenari, shumë të njohur nga të gjithë ata që merren me mirëqenien psikologjike, është një luftë midis ndërgjegjies dhe nën-ndërgjegjies, ndoshta është harruar një dualizim, kaq i rrënjosur në kulturën tonë, sa nuk merr vëmendjen e duhur ose të paktën jo vendimtare për një zgjidhje të suksesshme të problemeve... >> VIJON NË FAQEN 2

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Krujë! Kryeministri takon ambasadoren e Egjiptit: Miqësi tradicionale midis dy vendeve!....................f.3 18-vjeçarja që lyp: Jetojmë 15 veta në një barrakë!...............................f.4 Intervistë/Çyfeku: Të investohet në turizëm dhe të krijohet klimë e përshtatshme për biznesin!..f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Bledar Kryemadhi: Metoda efikase në mësimdhënie në ‘‘Vitrina’’!.......f.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E PREMTE, 24 GUSHT 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Krujë!

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

L

ëvizja Shqipëria e re ka organizuar tryezën e debatit me të rinjtë në qytetin e Krujës me temë: “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 20122021”. Koordinatorja Vilma Kërçiku ka theksuar se kjo iniciativë synon të mbledhë sa më shumë ide të reja dhe propozime për zgjidhjen e problematikave të punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale. Ajo ka bërë me dije se tryeza të tilla me të rinjtë do të zhvillohen në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Deja Pikli, studente e gazetarisë, duke u ndalur tek sistemi arsimor vuri në dukje se mësuesit duhet të jenë më të kualifikuar dhe duhet t'i nënshtrohen provimeve çdo vit për testimin e tyre. “Mungon praktika

dhe laboratorët, mungon interneti, mungojnë palestrat dhe mjediset për zhvillimin e mësimit në fshatra. Shkollat profesionale do të ishin një mundësi shumë e mirë për rritjen e punësimit”, është shprehur ajo. Përsa i përket punësimit sipas saj duhet t'i jepet prioritet sektorit privat, më shumë se atij publik. Deja Pikli ka veçuar edhe problematikën e mungesës së tregjeve për produktet bujqësore e blegtorale. Problematike për turizmin sipas saj është mungesa e infrastrukturës për turizmin malor të Qafshtamës. Ndërsa tek shëndetësia ajo ka vënë në dukje mungesën e qendrave shëndetësore në fshatra. Arnist Aruçi e ka vënë theksin tek problemi i punësimit të të rinjve

NJOFTIM QENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI” Mr. Dr. Adil Mustafa Mjek obsteter gjinekolog & ekografist nga spitali privat “Shëndeti” në Tetovë, rikthehet në qendrën mjekësore “Shëndeti” në Tiranë.

Tel: 0686378912

0696349892 042360981

0038971537337 e-mail: shendeti@yahoo.com

skype: adilmustafa65

Adresa: ‘’Rruga e Dibrës’’, pallati 405, farmacia Nr. 10.

që mbarojnë studimet. Gjithashtu ai ka nënvizuar se nuk ofrohet garanci dhe kryesisht punohet në të zezë. Genc Halili, avokat i sapolicensuar është shprehur se problem themelor është ndotja e mjedisit. “Duhet të dëgjohet zëri i deputetëve të Krujës në parlamentin e Shqipërisë. Po shkatërrohet arkitektura e qytetit”, është shprehur Halili. Ndërsa Ardian Kurti, student i mjekësisë, ka theksuar se potencialet kryesore të qytetit të Krujës janë turizmi etnokulturor dhe natyror, bujqësia dhe blegtoria. Ai ka propozuar që të ketë një plan konkret për zhvillimin e qytetit. Blerim Merlika, me profesion polic, ka deklaruar se papunësia dhe infrastruktura janë problemet kryesore të qytetit të Krujës. Duke u ndalur tek shëndetësia ai ka vënë në dukje se në spitale mungojnë specialistët. Në këtë sektor është ndalur edhe Andi Baruni, i cili është shprehur se mjekët nuk qëndrojnë në spital gjatë orarit të punës dhe mungojnë aparaturat e nevojshme për diagnostikimit e sëmundjeve. Më tej fjalën e ka marrë Silvana, studente e anglishtes, e cila është përqendruar te arsimi dhe kualifikimi i stafit pedagogjik. Sipas saj duhet të punohet më tepër për të ulur nivelet e korrupsionit në punësimin e mësuesve. Ajo ka propozuar që të zhvillohen konkurse për përzgjedhjen e stafit pedagogjik. “Për të gjithë ju që nuk na njihni, Lëvizja Shqipëria e re është e re në moshë, por jo në veprim. Synimi ynë është të mbledhim direkt nga ju propozimet dhe të njihemi me problemet tuaja. Ju garantojmë se të gjitha propozimet tuja do të jenë pjesë e platformës së Lëvizjes Shqipëria e Re”, ka theksuar Blerina Gjoka, përfaqësuese e Lëvizjes Shqipëria e Re. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 Në ndarjen shekullore midis mendjes dhe trupit, kur shkenca filloi të hetojë funksionimin e mendjes janë konsoliduar dy fillesa. 1. Ajo psikiatrike, që në rrugën e vështirë të “shkencës” mjekësore ka vazhduar t’i shohë sjelljet psikike si të “mistershme”. Rezultat pak a shumë optimal të një organi, mbi të cilin mund të ndërhyjmë “mekanikisht” me medikamente ose me kirurgji.

Welcome to Albania!

2. Ajo humane që është përqendruar kryesisht mbi mënyrën hipotetike të formimit të mendimeve dhe ideve, shkakut të shqetësimit ose mundësisë konseguente për të ndërhyrë mbi procedura të tilla për t’i bërë më funksionale ndaj mirëqenies së individit. Psiko-neuro-endokrino- imunologjia është relativisht një degë e re e shkencës mjekësore, por është aq re sa në disa ambiente mjekësore nuk është dëgjuar kurrë

të përmendet. Është pikërisht një shkencë e re që studion marrëdhëniet e stresuara ndërmjet funksionimit psikik, mendjes dhe funksionimit neuron-biologjik, i bërë nga trupi, truri, sistemi nervor autonom, e sistemi endokrin, që mund të vijnë nga sugjerime interesante për një përdorim aktiv të trupit edhe në sektorin e mirëqenies psikologjike. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 24 GUSHT 2012

POLITIKË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Diplomacia Shqipëri-Australi, Panariti: Politika e jashtme, objektiv forcimin e marrëdhënieve!

M

inistri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, gjatë vizitës së tij në Australi ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Senatorin Bob Carr. Të dy ministrat vlerësuan se shtimi i kontakteve politike mes dy vendeve janë një tregues i vullnetit për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella në të gjitha fushat. Ministri Panariti theksoi se politika e jashtme e qeverisë shqiptare nuk

është e kufizuar vetëm në çështjet rajonale dhe europiane, por ajo ka si objektiv forcimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet e botës, ku Australia, pavarësisht largësisë gjeografike, konsiderohet si një vend me të cilin ekziston një potencial i gjerë bashkëpunimi politik dhe ekonomik. Panariti e konsideroi komunitetin shqiptar në Australi një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet

dy vendeve. Në vijim të takimit, ai u ndal në zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe në sfidat me të cilat përballet qeveria dhe politika shqiptare në kuadrin e procesit të marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Europian. Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, Ministri Panariti konsideroi sektorët e energjitikës, minierave, infrastrukturës dhe turizmit, si fusha me interes. Nga ana e tij, Ministri Carr theksoi vullnetin e qeverisë për të zgjeruar projektet dhe investimet australiane në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare, si dhe për të nxitur fluksin e shkëmbimeve tregtare. Ministri Panariti ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin e Senatit Australian John Hogg. Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si shumë të rëndësishëm rritjen e dialogut ndërparlamentar mes të dy vendeve. Për këtë qëllim ata shtruan nevojën e vendosjes së kontakteve ndërmjet grupeve dhe komisioneve parlamentare. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Kryeministri takon ambasadoren e Egjiptit: Miqësi tradicionale midis dy vendeve!

K

ryeministri Berisha zhvilloi një takim me ambasadoren e Egjiptit në Shqipëri, Amina Gomma, me rastin e përfundimit të detyrës së saj. Kreu i qeverisë vlerësoi bashkëpunimin që qeveria shqiptare ka pasur me ambasadoren gjatë kësaj periudhe dhe për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në takim u vlerësua miqësia tradicionale midis dy vendeve dhe u rikonfirmua vullneti i dy qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, me interes reciprok. Në këtë kontekst, kryeministri Berisha shprehu falenderimet për mbështetjen që Egjipti dhe Fondi Egjiptian i Bashkëpunimit Teknik ka dhënë

e vijon të ofrojë në një sërë projektesh të rëndësishme, për kualifikimin e nëpunësve të administratës shqiptare. Ambasadorja Gomma i shprehu kryeministrit vlerësimet për zhvillimet që Shqipëria ka njohur gjatë kësaj periudhe. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Unical kërkon të punësojë asistente/financiere. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: unical2012@yahoo.com/ për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 24 GUSHT 2012

HISTORI NJERËZORE

77 NEWS Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

18-vjeçarja që lyp: Jetojmë 15 veta në një barrakë!

Feride Kamberi

18

-vjeçarja Feride Kamberi e dhunuar fizikisht që në moshën 14-vjeçare (nga bashkëjetuesi), detyrohet të lypë bashkë me fëmijën e saj një vjeç në rrugët e Tiranës. Ajo jeton në Yzberisht tek “Rruga e Qelqit”, në një barrakë bashkë me 14 anëtarë të tjerë të familjes. 18-vjeçarja u shpreh për “77 News”, se që të lypë e ka tepër të vështirë, prandaj kërkon që shteti të paktën t’i ofrojë një vend pune. Më thoni diçka rreth familjes suaj si dhe në ç’moshë keni filluar të lypni? Si fillim dua t’iu them se unë jam martuar (jo ligjërisht) në moshën 14-vjeçare, por me ish-burrin jam ndarë, sepse ai ushtronte dhunë ndaj meje duke më torturuar, rrahur e djegur trupin me cigare. Me të jetova një vit në Greqi dhe duke qenë se s’kishim të ardhura filluam që të lypnim. Për të shpëtuar

prej tij unë u dorëzova në policinë greke dhe punonjësit e policisë më kthyen në Shqipëri. Më pas në moshën 15-vjeçare unë zgjodha që të jetoja me një person tjetër, por prindërit e mi më kundërshtuan për këtë lidhje. Aktualisht ku banoni? Aktualisht unë banoj me bashkëshortin dhe fëmijën tonë një vjeç në Yzberisht tek “Rruga e Qelqit”. Fatmirësisht bashkëshorti aktual me të cilin jetoj, nuk më rreh apo të më keqtrajtojë, veç problemi është se ne jetojmë në një barrakë. Prandaj edhe prindërit e mi nuk pranojnë që të më takojnë, pasi unë u lidha me një person që nuk kishte shtëpi, si dhe asnjë lloj zanati. Në fakt ata deri diku kanë të drejtë, se nëse burri im do të kishte ndonjë zanat do të punonte e unë nuk do të isha e detyruar që të lypja. Ne jetojmë 15 veta në një barrakë. Unë burri, djali i vogël,

kunati me familjen e tij, si dhe kunata me 5 fëmijë jetim. Fatkeqësisht vjehrri im është në burg dhe kjo na e vështirëson më tepër jetesën. Sa e vështirë është për ju që të lypni? Unë kam lypur që në moshën 14 vjeç, sepse kam qenë e detyruar për shkak të kushteve ku jetoja. Me lypje fitohet më shumë sesa të shesësh kanaçe. Me të vërtetë që njerëzit të shajnë, por pastaj pendohen e të japin ndonjë gjë, pasi u ke treguar hallin. Të lypësh është shumë e vështirë, e t’i thuash tjetrit më jep 100 lekë, por halli dhe fëmija të çojnë në greminë. Kurse bashkëshorti del nëpër kazanet e plehrave dhe mbledh kanaçe e fiton 2 mijë lekë të vjetër në ditë, që nuk dalin as për shpenzimet e tij personale. Unë kam nevojë që shteti të më ofrojë ndonjë punë apo ndonjë ndihmë ushqimore. A keni menduar që nga martesa lindin detyrime? Ne vuajmë nga mentaliteti. E dimë bahçe me lule martesën dhe nuk i dimë pasojat apo detyrimet që ka ajo. Por asgjë në jetë nuk kthehet nga e para, sepse kemi krijuar familje si dhe kemi fëmijë. A keni bërë plan që të lindni fëmijë tjetër? Unë s’kam dëshirë që të bëj fëmijë tjetër (qesh). Të shohim pas tre-katër vjetësh, sepse kur shoh fëmijën një vjeç që po vuan… Askush nuk na vjen në lagje e të na tregojë probleme (planifikimi familjar) që ne as i njohim. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Euronuovo sh.p.k kërkon të punësojë agjente shitje. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: info@euronuovo.al/Për më tepër: www.njoftime.com

Bëhu Praktik! Një Zanat, Ta bën Jetën të Begatë! Paketë Zanatesh për ju që besoni në Ngritjen tuaj personale dhe profesionale nëpërmjet punës dhe prakticitetit. Kurs profesional 10 mujor për Mekanik, Xhenerik, Elektroauto. Kurs profesional 10 mujor për Hidraulik, Elektricist, Marangoz. Kurs profesional 10 mujor për Saldator, Berber, Teknik Kompjuteri, Kurs Profesional 10 mujor për Grafik Designer, IT, Teknik Kompjuteri Kurs profesional për Parukeri-Estetikë, Rrobaqepësi, Pastiçeri-Kuzhinë. Tarifa e regjistrimit fillestar është vetëm 250 euro.

Bëhu Praktik! Krijoje dhe priji vetë Fatit Tënd! Regjistrimet vazhdojnë deri më 27 gusht 2012

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 24 GUSHT 2012

INTERVISTË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Pogradec!

Çyfeku: Të investohet në turizëm dhe të krijohet klimë e përshtatshme për biznesin!

Fjoralba Çyfeku

F

joralba Çyfeku, në profesion mësuese, në një intervistë për "77 News" flet mbi çështjen e punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale. Sipas saj duhen krijuar mundësi të reja punësimi, duke sjellë një klimë më të përshtatshme për biznesin. Si shfaqet punësimi në qytetin e Pogradecit? Përsa i përket punësimit mund të them që mundësitë për të rinjtë janë të pakta. Por pavarësisht situatës, jemi ne ata që duhet të

jemi nismëtarë për të kërkuar një shkollim më të mirë dhe mundësi të reja punësimi. Çfarë burimesh ka Pogradeci për të sjellë mundësi të reja punësimi? Turizmi është fusha e cila ka më shumë perspektivë në qytetin tim. Nga ana tjetër unë mendoj se edhe ndërmarrjet apo bizneset private mund të ofrojnë mundësi punësimi, nëse ulen taksat apo krijohet një klimë më e përshtashme. Cilat mendoni se janë problematikat krye-

sore të arsimit në qytetin tuaj? Gjithnjë ka vend për përmirësime në sistemin arsimor. Unë jam mësuese dhe e njoh nga afër këtë sistem dhe di të them që po punohet çdo ditë e më shumë. Një gjë e rëndësishme për t'u theksuar, është që vitet e fundit është përmirësuar dukshëm infrastruktura në shkolla. Më problematike janë zonat rurale, por edhe atje po vihen re ndryshime pozitive. Po shërbimet sociale në këtë qytet si funksionojnë? Në këtë drejtim mund të them që ofrohet një shërbim normal dhe në nivele mesatare. Lëvizja Shqipëria e Re do të organizojë një tryezë të rrumbullakët në qytetin e Pogradecit, ku fokusi do të jetë te arsimi, punësimi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe propozimet e të rinjve do të mblidhen dhe do t’i përcillen institucioneve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë? Rinia jonë duhet të jetë më kërkuese dhe të hapë dritaret e dijes. Rinia shqiptare është pasive dhe mendoj se ata duhet të ngrihen me patjetër dhe t’i përveshin mëngët për të kërkuar ndryshimin. Nismën e ndërmarrë do ta vlerësoja mjaft pozitive dhe motivuese për të rinjtë. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Shoqëria Maio.al kërkon të punësojë ekonomist. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: selimbregu@maio-al.com/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS Welcome to Albania!

E PREMTE, 24 GUSHT 2012

KURIOZITETE Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Endacaku që u kthye në milioner!

D

uket se fati i ka trokitur më në fund një të pastrehi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka gjetur 77 mijë dollar, me prerje 100 dollarëshe fare rastësisht. 46-vjeçari Timothy Yost ishte duke larë këmbët e tij në bregun e lumit Kolorado, në Teksas, kur pa një çantë të fshehur në anë të lumit. Ai e mori dhe kur e hapi nuk iu besonte syve, pasi çanta e vjetër ishte e mbushur me dollarë madje në të kishte edhe disa monedha ari. Edhe pse i pastrehë, Yost bëri denoncimin në polici, por kjo e fundit e arrestoi duke dyshuar se mos paratë kishin lidhje me ndonjë krim. Pas hetimeve, u verifikua se 46-vjeçarit i kishte ardhur “dhuratë nga Zoti” kjo shumë e majme. Gjithashtu edhe pronari i çantës nuk u zbulua edhe pse policia bëri njoftime të shumta nëpër media. Tashmë, paratë do t'i kthehen endacakut, i cili ka dalë nga burgu dhe është shprehur se kurrë nuk e kishte menduar se do kishte ndonjëherë kaq shumë para. Nga Amazona Kadriu Për më tepër: www.banka-ideve.com

”Insektet” që mund të fotografojnë, regjistrojnë dhe sulmojnë! Predatorët (avionët pa pilot) amerikanë me armatime të rënda që përdoren pë r su lme t ku nd ë r te rror istëve n ë Pak istan e Afganistan, do të pasohen nga mikropajisje ajrore, të ba z u ara në inse k te t f lut u r u e s e. Fr i ka p ë r l a n ç i m i n e k ë ty r e p a j i s j ev e s p i u n a z h i k a n i s u r që në vitin 2007, me rap or time për pajisje të çuditshme f luturuese që lëv izn in mbi ko kat e pro te stu e sve kundër luftës, të cilët akuzuan

SHBA se p o pro dho nte në m ëny rë të fshehtë insekte rob otike spiunaz h i . Zy r ta rë t e m o h u a n k ë t ë . Po r t a n i “ U S A i r F o r c e” k a z b u l u a r inse k te t që mu nd të fo to gra foj në, regjistrojnë, madje edhe sulmoj në e të mo s kape n nga rad a rët, të quajtur “minipredatorët vdekjep r u r ë s e”. A t o d o t ë j e n ë g a t i t ë pë rd o re n në masë në vitin 2 015. N g a Xhuli a Zef i Për më tepër : w w w.n ew n ew s.a l

Pespa & Albania Alumin kërkon të punësojë financier/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: fabrike@pespagroup.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E PREMTE, 24 GUSHT 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Bledar Kryemadhi: Metoda efikase në mësimdhënie në SH.L.P. "Vitrina"!

Bledar Kryemadhi

P

77 NEWS

edagogu i Fakultetit të Shkencave të Edukimit në SH.L.P. "Vitrina", Dr. proc. Bledar Kryemadhi në një intervistë për "77 News", flet për vitin akademik 2011-2012. Ai flet mbi procesin e mësimdhënies, punën e studentëve, punën e stafit akademik dhe konkretizimin e të gjithë kësaj pune nëpërmjet punimeve shkencore. Si ka rezultuar viti akademik për Fakultetin e Shkencave të Edukimit? Dua ta nis këtë intervistë me zhvillimin e procesit mësimor, këtë vit ky proces ka qenë i rregullt. Pikë e fortë e jona është disiplina dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me studentin. Nëse do të merrja një vijë të përgjithshme, do ta cilësoja këtë vit mjaft pozitiv, puna e pedagogëve të këtij fakulteti ka qenë e madhe, për t’i ardhur në ndihmë studentëve qoftë gjatë orëve të mësimit, qoftë edhe gjatë punimeve të ndryshme,

si esetë apo detyrat e kursit, e për të përfunduar me punimin e temës së diplomës. Si është kryer procesi i mësimdhënies? Rëndësi të madhe në këtë pjesë ka vendosja e një komunikimi të fortë mes pedagogut dhe studentit. Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit përdoren metoda mjaft efikase në mësimdhënie, të cilat i mundësojnë studentit të bëhet pjesë aktive në orën e mësimit nëpërmjet diskutimeve, analizës së rasteve të caktuara. Atyre gjithashtu iu është dhënë mundësia të marrin pjesë në seminare shkencore, projekte të ndryshme të universitetit "Vitrina". Si është realizuar praktika mësimore këtë vit akademik? Praktika mësimore është një ndër pjesët ku ne si staf pedagogjik jemi munduar që t'i fokusojmë studentët drejt saj. Edhe sipas filozofisë amerikane të pragmatizimit, ku dua të sjell në vëmendje një slogan: ‘’Jo gjithmonë rastis e vërteta te idetë, në momentin që kam një ide dhe e vë në praktikë ajo bëhet e vërtetë’’, këtë gjë ne e kemi praktikuar edhe me studentët tanë. SH.L.P. "Vitrina" ka shumë bashkëpunime me institucione shtetërore, OJQ dhe organizata të ndryshme, ku të gjithë studentëve iu është dhënë mundësia të kryejnë praktikën mësimore. Pedagogët kanë qëndruar pranë studentëve gjatë këtij procesi, të cilin do ta cilësoja shumë të rëndësishëm. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Mërkuri do favorizojë marrëdhënien në çift gjatë kësaj dite. Do merrni disa vendime të rëndësishme. Demi: Në planin financiar do ketë përmirësime të ndjeshme. Gjithsesi tregohuni shumë të matur me shpenzimet. Binjakët: Për beqarët ka mundësi që një miqësi e vjetër të marrë një tjetër kthesë. Gaforrja: Ditë e mirë për të kryer transaksione financiare. Dielli do iu ndihmojë të merrni një vendim të rëndësishëm. Luani: Beqarët nuk do interesohen shumë për çështjet e zemrës dhe do i marrin gjërat si t’iu vijnë. Virgjerësha: Dashuria për beqarët nuk do jetë e favorizuar. Në planin financiar do tregoheni të matur dhe të guximshëm. Peshorja: Marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë, mjafton të bëni edhe ndonjë lëshim më tepër. Akrepi: Ndryshime pozitive do ketë edhe në planin financiar. Do jeni më të përgjegjshëm për shpenzimet që do beni. Shigjetari: Beqarët do kenë një ditë të mrekullueshme. Takimet do jenë të shumta dhe mund të krijoni një lidhje të qëndrueshme. Bricjapi: Nëse keni kohë që jeni bashkë do e përforconi edhe më tepër lidhjen dhe do mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni. Ujori: Jeta juaj në çift pritet të jetë më e mirë sesa ju mendonit. Peshqit: Në planin financiar do keni një strategji të mirë dhe do vendosni gjithçka në ekuilibër.

Bar Arsnova kërkon të punësojë kameriere. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: arsnova.moviebar@facebook.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E PREMTE, 24 GUSHT 2012

PROFIL

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Mirësevini në bujtinën e Alfred Selimaj, në Bajram Curri, Tropojë! Turizmi në Tropojë: Të jesh turist i traditës dhe bukurisë shqiptare...!

T

ë jesh turist në Tropojë është si të jetosh një jetë krejt ndryshe nga e përditshmja, shumë më të bukur dhe përrallore. Do të thotë të ngrihesh në mëngjes në ajrin e kulluar, po të kesh dëshirë të mjelësh dhitë dhe të gatuash vetë, të ndihmosh të zotin e bujtinës në punët e stinës, të shkosh të gjuash trofta të egra pikaloshe në liqen, të marrësh një kalë me qira, të bësh shëtitje dhe të ngjitësh maja malesh, të vizitosh ujëvarën e Valbonës. Shumë turistë të kësaj zone bëhen aktivë, duke ndihmuar në ngritjen e mullarëve me bar. Disa ndjekin prodhimin artizanal të shajakut dhe në mbrëmje mësojnë t’ i bien çiftelisë. Një mënyrë origjinale ndër më të lashtat të të jetuarit, që ende ekziston në fshatrat rrëzë Alpeve të Shqipërisë. Por në këtë mënyrë të lashtë të të jetuari kanë hyrë teknologjia moderne e ITC, telefonat celularë dhe interneti. Këtë ndryshim dhe traditë e gjejmë të shpalosur më së miri në bujtinën e Z.Alfred Selimaj e ndodhur në Bajram Curri, Tropojë. Kjo bujtinë u hap në vitin 2005. Ka 5 dhoma gjithsej të akomoduara me një ndërthurje karakteristike të traditës me modernen dhe çmimet janë të arsyeshme dhe përcaktohen sipas dhomave. Restoranti shërben ushqim krejt tradicional të zonës si qumësht, djathra të llojeve të ndryshme, vezë fshati, mish dhie të pjekur në hell, troftë, lloje të ndryshme supash, etj. Stafi dhe anëtarët e kësaj familje janë shumë mikpritës dhe flasin shqip dhe anglisht. Një pjesëtar i tyre i cili e njeh mjaft mirë zonën do të jetë i gatshëm t’iu shoqërojë gjatë aktiviteteve të ndryshme dhe kryesisht shëtitjeve që organizohen nga kjo bujtinë. Peizazhi këtu ofron dy lloj pamjesh të

ndryshme, male me maja në formën e kullave dhe lugina që zgjerohen dhe ngushtohen vazhdimisht. Vendi më i bukur për t'u vizituar janë malet me burime të bollshme ujore dhe livadhe plot me lule të rrethuara nga pemë ahu dhe pishe. Kullotat malore dhe burime të tjera natyrore janë vende të mrekullueshme për argëtim dhe çlodhje. Natyra e virgjër, mungesa totale e ndërti-

Ofertë unike për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 260 euro deri më datë 27.08.2012 Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi. E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 27.08.2012.

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

meve prej betoni, pasuritë etno-kulturore dhe mikpritja proverbial do ta bëjnë qëndrimin tuaj bresëlënës dhe të pashlyeshëm nga kujtimet tuaja. Për çdo informacion të detajuar kjo bujtinë vë në dispozicion nr. e tel. +355692173603, ku ju mirëpresin dhe ju ofrojnë gjithçka që ju keni nevojë. Nga Arberora Leti Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

Gazeta 77 News Botimi Nr.171  

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Advertisement