Issuu on Google+

Bar-Restorant VLLAZNIA Prenotime për gëzime familjare!

Adresa: Rruga Nacionale Fushë Krujë - Shkodër Cel: +355 68 20 61 725 +355 68 22 09 774 E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E SHTUNË, 24.08.2013 VITI II - NR.536

MENDIMI POZITIV

Ju mirëpresim! ...>>fq.4 ...>>fq.2

Mendimet krijojnë të ardhmen!

Ç

farë janë pohimet dhe si mund Qendra e t’i përdorim ato, Mendimit Pozitiv është një pyetje që shpesh i bëjmë vetes. Nëse pohimet përdoren vazhdimisht, ato sjellin gjithmonë rezultate, ndonjëherë dhe duke i imagjinuar. Unë them gjithmonë: “Jeta është e thjeshtë. Atë që japim, atë do të marrim”. Mund të shprehim një pohim si p.sh “Çdo gjë shkon mirë” me zë të lartë ose ta mendojmë gjithë ditën. Mund të kemi një listë me 20 pohime që i përsërisim ose shkruajmë çdo ditë, sipas rasteve ose personave. Kur përqëndrohemi mbi këto pohime, fillojmë të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe zëri jonë i brendshëm reagon menjëherë ndaj mendimeve të reja. Nëse provojmë frikë, atëherë duhet ti themi vetes tonë: “Faleminderit që e ndave këtë ndjenjë. Ky është një mendim i ri që do të ta dërgoj shpesh, ndaj fillo të mësohesh!” Është sikur mendja të ishte kriminele dhe këto mendime të ishin kartela të reja që duhet të përfshihen. Momenti i tanishëm është momenti në të cilin po shijoni jetën, apo jo? Ajo që ndjeni në këtë moment, po krijon të ardhmen tuaj! A nuk është gjë e mrekullueshme ta dini? Ju jeni pronari i jetës tuaj! Nuk keni kohë të humbisni me mendime negative. Nëse po bëni pohime pozitive dhe nuk arrini rezultatet që dëshironi, atëherë kontrolloni se sa shpesh në ditë ndjeheni keq apo të zemëruar. Këto emocione janë pikërisht ato që po vonojnë manifestimin e pohimeve dhe bllokojnë fluksin e mirëqënies. Jetojmë në një Univers të palimituar dhe që vazhdon të zgjerohet. Mundësitë në dispozicionin tonë shkojnë paralel... >> VIJON NË FAQEN 2

Rr. "M. Luli", burim aksidentesh nga mosrespektimi i sinjalistikës rrugore! Dhuna ndaj grave, gjithnjë e më e pranishme në familjet tona!......................fq.2 Fshatrat pranë liqenit të Prespës, asnjë investim për turizmin!.................................fq.3 Avokati Osmani: Shkaqet e divorceve, detyrimet e shumta ndaj shtetit!..........................fq.5 Vilat e mrekullueshme buzë Bosforit, ikona të trashëgimisë kulturore!..........................fq.7 BE, 95 milionë euro për Shqipërinë gjatë 2013-ës!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E SHTUNË, 24 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dhuna ndaj grave, gjithnjë e më e pranishme në familjet tona!

shifrat do t'i merrnim në konsideratë nga fillimi i këtij viti, rezulton se nga 1 janari 2013 e deri më sot, pranë Gjykatës së Tiranës janë rregjistruar 434 dosje me kërkesë lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, shumica e të cilave janë pranuar. Por gjithashtu nuk mungojnë as rastet kur çështjet janë pushuar pasi për shkaqe të ndryshme, paditësja ka preferuar të heqë dorë. Këto shifra alarmante sipas sociologëve shpjegohen me faktin se shoqëria ka dështuar me masat e marra deri

më tani pasi situata nuk është analizuar thellë dhe nuk është gjetur diagnoza e saktë. Sociologu Gëzim Tushi shprehet se është e domosdoshme të ndryshohet strategjia për këtë problematikë. "U bë një kohë e gjatë që kemi marrë disa lloje ndryshimesh superstrukturore duke bërë politika, strategji, ligje, penalitete, ndryshime të kodit penal, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e dhunës mbi gratë. Por këto ndryshime nuk po japin akoma impaktin e duhur në frenimin e dhunës. Kjo të bën pesimist, e ardhmja nuk do të jetë e mirë nëse nuk ndryshojmë strategjinë e betejës me dhunën mbi gratë. Është një numër i madh meshkujsh që brenda tyre endet ‘kafsha’ dhe nuk mund të frenohen me mjete të tilla humane", thotë Tushi. Sipas tij, problemi ka të bëjë me bërthamën e shoqërisë, familjen dhe ajo është deformuar keq. "Problemi në shoqërinë shqiptare është që 80%-90% e dhunës mbi gratë ushtrohet në mjediset familjare. Për fat të keq dhe për turp të shoqërisë sonë është bërë një qendër e despotizmit mashkullor", thotë Tushi. Sociologët shprehen që këtij fenomeni negativ t'i vijë fundi një herë e përgjithmonë, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me urdhrat e mbrojtjes nga gjykatat apo strehëzat për femrat e dhunuara. Ajo që nevojitet është ndërmarrja e një sërë masash sa ligjore, aq edhe edukuese, por edhe sensibilizuese. Për më tepër: www.77news.al

kontrollin e mendimeve. E kaluara nuk ka asnjë fuqi mbi ne. Fuqia jonë është në mendimet që zgjedhim për të menduar sot. Kujtoni, ka pafund mundësi në shërbimin tonë. Mendo pozitivisht, duke thënë në çdo rast: “Po, mund t’ia dal!” Mundemi vërtet të mendojmë gjëra që na gëzojnë. Vendos të mendosh vetëm për të mirën e tanishme në botë. Mund të rrisim mendimet tona. Mund të përshëndetim ditën që lind me një buzëqeshje. Mund ta lëmë botën të dijë që jemi të lumtur, që jemi gjallë. Mund të shprehim mirënjohje për gjithçka. Mund të duam trupat tanë. Mund të jemi miqtë më të mirë. Me veprimet tona do të jemi shembull për

fëmijët tanë. Vetëm duke na vëzhguar, ata do të mësojnë si të krijojnë një jetë të lumtur dhe të kënaqshme për veten e tyre. Shpërblimi jonë do të jetë të shohim jetën të bëhet ditë pas dite gjithmonë e më e gëzuar, plot me dashuri, e shëndetshme, me perspektivë dhe plot eksperienca të favorshme. E gjithë kjo do të qëndrojë me ne deri në fundin e ditëve tona mbi tokë. Pohoni: “Unë jam i vetmi mendimtar në kokën time. Unë zgjedh mendime pozitive, të lumtura dhe të dashura 24 në 24 orë. Unë e dua jetën dhe jeta më do mua!”. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Gjykata e shkallës së parë, Tiranë

V

etëm në 20 ditët e para të muajit gusht, pranë Gjykatës së Tiranës janë rregjistruar 34 dosje gjyqësore me objekt lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për bashkëshortet e dhunuara. Pra çdo ditë gjykatës së Tiranës i janë drejtuar afërsisht dy shtetase të dhunuara. Pavarësisht se kundër dhunës në familje janë ndërmarrë një sërë reformash juridike, sërish ky fenomen i shëmtuar vazhdon të jetë shqetësues. Madje, po të flasim me shifra, situata duket edhe më dramatike. Nëse

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 me ato që mendja njerëzore mund të imagjinojë. E vetmja gjë që na kufizon, është mënyra e të menduarit. Humbim shumë kohë duke menduar kufizimet. Mendimet janë shumë të shtrenjta. Çdo mendim krijon të ardhmen. Sa herë që një mendim na bën të ndihemi keq, në një farë mënyre është një mendim i tretur. Jo vetëm kemi tretur një mundësi për të menduar pozitivisht dhe të krijojmë një jetë të mrekullueshme për veten tonë, por kemi shtuar raftet e mendimeve negative që na sjellin situata jo të këndshme. Çdo mendim është i çmuar. Të mësojmë të mendojmë pohime pozitive. Por, do të na duhet pak për të rimarrë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 24 GUSHT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fshatrat pranë liqenit të Prespës, asnjë investim për turizmin!

Liqeni i Prespës

N

ga shtatë fshatra që ka komuna Pustec në Korçë, pesë prej tyre lagen nga ujërat e liqenit të Prespës. Nëse kjo vendosje gjeografike do të ishte në një tjetër vend, do të ishte një destinacion turistik

për pushuesit, që do të rriste të ardhurat për banorët e zonës. Kjo zonë e pasur është lënë jashtë çdo plani të zhvillimit. Banorët i janë drejtuar bujqësisë dhe blegtorisë, pasi për turizmin nuk ka asnjë investim.

Në hyrje të fshatrave të komunës Pustec, një tabelë tregon se shumë afër ndodhet plazhi i Zaroshkës, vetëm 30 km larg nga qyteti i Korçës. Pasi mbërrin në plazhin e Zaroshkës me shumë mundim konstaton se ai vetëm emrin e ka të tillë. Kallamishtet kanë mbuluar gjithçka pa lënë hapësira për pushuesit e paktë, që i kanë mbetur kësaj zone. E vetmja nismë është marrë nga një banor i kësaj zone për krijimin e një plazhi me rërë të sjellë nga vende të tjera pranë plazhit të Zaroshkës. Mirëpo është ndaluar nga komuna, pasi nuk ishte marrë leje. Në pamundësi për të bërë plazh, në këto zona të rralla për nga bukuritë natyrore, vizitorët vijnë në Zaroshkë vetëm për të shijuar kulinarinë dhe specialitetin e veçantë të tavës me krap. Komuna Pustec në vazhdimësi ka bërë të ditur se nuk ka fonde për pastrimin e kallamishteve në liqen, pasi ky është një proces që buxheti i saj i vogël nuk e përballon. Për më tepër: www.77news.al

Muzeu Kombëtar: 14 mijë vizitorë nga muaji maj deri në mes të gushtit!

N

ë vizitën e saj të parë në Shqipëri, Deniz Demaliaj ka zgjedhur të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar. E lindur dhe rritur në New Yersey, 12-vjeçarja, e cila flet shqip me vështirësi ka vendosur të mësojë më shumë mbi vendlindjen e prindërve të saj. Ndaj dhe lexon me vëmendje çdo shpjegim në të gjitha pavjonet. Por, Deniz nuk është e vetmja fëmijë e emigrantëve shqiptarë që në pushimet që kaloi në Shqipëri, ka nda-

luar në vendin ku historia rrëfehet nëpërmjet objekteve. Të shumtë janë dhe fëmijët e emigrantëve në Greqi. Muzeu Historik ka shënuar bum vizitorësh, ku mbizotrojnë turistët e huaj. Nga maji e deri në këto ditë fundgushti, ky institucion është vizituar nga 14. 000 turistë. Kryesojnë guidat nga vendet europiane, por të shumtë kanë qënë edhe grupet me turistë aziatikë dhe amerikanë. Për më tepër: www.77news.al

"E Jona" kërkon menaxher/e, dërgoni CV në e-mail: ejona01@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Dj Landi

Adresa: Rr.5 Maj, Tiranë Cel: +355 68 52 77 935 Ofrojmë DJ për: Dasma, Gëzime familjare, Fejesa, Martesa, Ditëlindje, Karaoke! Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E SHTUNË, 24 GUSHT 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rr. "M. Luli", burim aksidentesh nga mosrespektimi i sinjalistikës rrugore!

F

enomeni i moszbatimit të rregullores së qarkullimit nga ana e drejtuesve të automjeteve është mjaft shqetësues dhe me pasoja të rënda. Në këtë rast, do të trajtojmë shqetësimin e banorëve të Njësisë Bashkiake nr.4 në Allias, ndaj lëvizjes së automjeteve në të dyja senset e rrugës “Metush Luli”. Në këtë segment rrugor, lejohet lëvizja vetëm me një sens (drejtim). Njerëzit për mbarëvajtjen sa më të mirë të aktivitetit të tyre të përditshëm, mëshojnë në zbatimin e rregullave dhe normave që pasqyrohen në kode e ligje. Në vendin tonë, zbatimi i tyre nuk është korrekt dhe kemi shkelje të përsëritura të ligjit. Banorët ankohen për ripërsëritje të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, pavarësisht masave dhe udhëzimeve të punonjësve

të policisë rrugore. Punonjësi i policisë së qarkullimit A.D, i pyetur nga ana jonë për këtë problem u shpreh: “Mendoj se duhet të shtohet numri i patrullimeve në lagje, sidomos në ato segmente ku lejohet kalimi vetëm në një sens. Sipas tij, rol të rëndësishëm luan edhe komuniteti, duke denoncuar targën e makinës problematike, që thyen ligjin. Punonjësi i shërbimit të qarkullimit rrugor, thotë se ka shumë raste të ngjashme jo vetëm në rrugën “Metush Luli”, por edhe në rrugë të tjera. Si zgjidhje shikoj vetëm ndëshkimin e shkelësve dhe shtim të numrit të patrullimeve. Për më tepër ndiqni intervistën e zhvilluar me një banor të zonës së prekur nga ky fenomen. Si quheni dhe prej sa kohësh banoni në Allias? Unë quhem A. Metollari, jetoj në Tiranë prej më shumë se 10 vite. Kam një dyqan në rrugën “Metush Luli”, rrugë e cila është mjaft e rrezikshme, si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët. Në këtë dyqan mundohem të fitoj mjaftueshëm, për të mbajtur familjen dhe shikoj që jeta jonë po kërcënohet natyrshëm nga persona të papërgjegjshëm të drejtuesve të automjeteve. Nuk zbatohen shenjat e sinjalistikës rrugore. Kjo zonë është burim aksidentesh. A jeni në dijeni në qoftë se janë marrë masa për shkelësit e rregullave? Të jem i sinqertë policia e qarkullimit ka ardhur ndonjëherë për të vënë rregull, madje në shumë raste është konfrontuar

me shkelës të pabindur të ligjit. Aksionet e tyre kanë bërë të mundur ndëshkimin e disa shkelësve të rregullores së qarkullimit. Për mendimin tim, puna e policisë nuk ka dhënë rendiment, pasi në këto rrugë lagjesh kontrollet nuk janë shumë të shpeshta. Një arsye tjetër është edhe papërgjegjshmëria e lartë e drejtuesve të automjeteve. Duke patur parasysh kushtet e vendit tonë përsa i përket korrupsionit, një pjesë i kanë marrë lejet e drejtimit pa i merituar dhe as që ia kanë idenë se në cilën rrugë lejohet kalimi dhe në cilën ndalohet. Apeli juaj kujt i drejtohet? Unë i bëj thirrje Policisë së Qarkullimit që të shtojë numrin e patrullimeve dhe të jetë e kudo ndodhur, pasi për rend dhe drejtësi ka nevojë çdo lagje e vendit, jo vetëm rrugët kryesore me qendrën e Tiranës. Njëkohësisht kërkoj që të gjithë drejtuesit e automjeteve të kontribuojnë në zbatimin e rregullores. Duke zbatuar rregulloren, kontribuojmë për jetë më të sigurtë dhe tregojmë qytetari. Gjithashtu, kërkoj që instituconet shtetërore të marrin masa që asnjë leje drejtimi të mos jepet e pa merituar, pasi është risk dhe burim aksidenti për komunitetin. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kompleksi Taiwan kërkon arkëtar/e, dërgoni CV në e-mail: taiwan_shpk@yahoo.com / Për më tepër www.njoftime.com

P.M.V. KRALI SH.P.K. Fabrika e parë e prodhimit të dyshekëve në Shqipëri!

Lëvizja

C e rt ii k u a r S is te m i IS O : 9 0 0 1 :2 0 0 8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 24 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Avokati Osmani: Shkaqet e divorceve, detyrimet e shumta ndaj shtetit!

Astrit Osmani

A

vokati i çështjeve civile dhe familjare Astrit Osmani shprehet pranë qendrës “Drejtësi dhe Solidaritet” në lidhje me rritjen e numrit të divorceve në Shqipëri. Shkaqet e dhunës në familje, pengesat ligjore për minimizimin e saj dhe rekomandime konkrete për ndryshimin e kësaj situate do t’i ndiqni në intervistën e dhënë për "77News" nga Z.Osmani. Kohët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i divorceve në Shqipëri. Cilat mendoni se janë shkaqet kryesore të këtij fenomeni? Shkaku kryesor i rritjes së divorceve në Shqipëri është dëmtimi i personalitetit të individit. Ky personalitet është dëmtuar për shkak të ngarkesës së lartë të psiqikës. Çdo njeri sot jeton mbi bazën e punës së tij dhe të ardhurave që merr. Me të ardhurat që merr, ka detyrimet e tij për familjen dhe detyri-

met për shtetin. Raporti i detyrimeve financiare për shtetin në krahasim me detyrimet financiare për familjen, është shumë i lartë në krahasim me vendet europiane. Në këto kushte, një familje për të përballuar jetën, duhet të mendojë që të nxjerrë të ardhurat që i ka të pasigurta dhe detyrimet për shtetin, që janë shumë të mëdha. Kështu, psiqika e mashkullit shqiptar, shoqërohet nga një stres kronik për pamjaftueshmëri të detyrimeve që përmendëm më sipër. Kjo gjë e çon atë në gjendje depresive. Prania e depresionit tek ai për një kohë shumë të gjatë prodhon konflikte. Grindjet e vazhdueshme në familje nuk lënë vënd për dashuri dhe afeksion. Në këto kushte, njerëzit nuk kuptojnë që burimi i së keqes nuk është partneri, por janë politikat ekonomike, ligjore dhe sociale. Kjo gjë nuk i lë vend psiqikës së mashkullit për t’u qetësuar, prandaj palët shkojnë drejt divorcit. A funksionon ligji për masat kundër dhunës në familje dhe si mund të parandalohet ajo? Ligji i “Urdhrit të Mbrojtjes” në Shqipëri është i vështirë për t’u zbatuar, pasi nuk është i shoqëruar me ligjet e tjera që ka Europa. Kjo do të thotë që asistenca jonë ekonomike ndaj personave në nevojë është 10 herë më e vogël, sesa vendet më të varfra të Europës. Kjo disbalancë ekonomike prish të gjitha balancat dhe ky ligj, jo vetëm që s’ka ulur numrin e vrasjeve, por ka bërë të kundërtën. Mendoj se në aspektin ligjor, duhet të përcaktohet me Kushtetutë përqindja e detyrimeve ndaj

shtetit dhe sa nga të ardhurat ngelen për familjen. Gjithashtu, në legjislacion të përcaktohet që asistenca mos të jetë më e vogël se gjysma e asistencës së shtetit më të varfër në Europë. Asistenca në vendin tonë që ju jepet grupeve në nevojë është qesharake prej 3.000 lekë në muaj dhe atë e marrin 15.000 veta nga 1 milion të papunë. Në një milion të papunë, kuptoj një milion persona të pasiguruar me sigurime shoqërore. Gjithashtu, shteti duhet të sigurojë banesa sociale për burrat dhunues, për aq kohë sa është lëshuar “Urdhri i Mbrojtjes” dhe është absurde të detyrojë agresorin dhe viktimën të qëndrojnë sërisht në të njëjtën banesë duke respektuar distancën. Në fakt, ky rregullim ligjor i bën njerëzit më agresivë duke ekspozuar viktimën përballë dhunuesit. Për mua, ky ligj në kushtet e Shqipërisë e rrit krimitalitetin, sepse kemi një shoqëri me mbetje arkaike, ku mashkullit i shtohet instikti hakmarrës, gjatë konfliktit si dhe pas divorcit. Shteti, nëse kërkon ta zgjidhë këtë problem, duhet t’i japë banesë sociale njërës palë. Pra, të implementohen jo vetëm ligjet e "Urdhrit të Mbrojtjes", por edhe ato ekonomike përsa i përket mirëqënies sociale, (paga minimale, e drejta për të jetuar, etj). «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

ARSTL Group kërkon agjent shitje, dërgoni CV në e-mail: punesimi@arstlgroup.com / Për më tepër www.njoftime.com

Rrobaqepësi

Rrobaqepësi për burra / gra / fustane mbrëmjesh / riparime / qepje tapicerie

Adresa: Lagjia “Beslidhja”, Lezhë Cel: +355 68 40 51 916 E-mail: anjezamemaj@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 24 GUSHT 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kafja e gjelbër, më tepër se një dietë! P

ija gjithnjë e më e popullarizuar, kafja e gjelbër, mund t’ju ndihmojë të shkrini kilogramët e tepërt, por është e dobishme edhe për mbajtjen e diabetit nën kontroll. Shoqata amerikane e kimistëve ka publikuar rezultatet e hulumtimeve më të reja sipas të cilave kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t’u dobësuar, po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak te personat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit. Efektin e dobishëm ia përshkruajnë përbërësit aktiv të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrnat përdoren për krijimin e energjisë, në vend se të ruhen në trup. “Tableta

e thjesht, natyrale ose kapsula e cila do të ndihmonte të mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll dhe njëkohësisht të mundësonte dobësimin, do të paraqiste progres shumë të madh në shërimin e diabetit të tipit 2, pohon Joe Vinson, udhëheqësi i ekipit hulumtues. Ata kanë theksuar një problem lidhur me konsumimin e përhapur të kafes së gjelbër: temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrave të kafes së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik. Kjo do të thotë që për përftime të plota shëndetësore, është e nevojshme të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafes së gjelbër të papjekur. Për më tepër: www.77news.al

Si mund të keni lëkurë plot shkëlqim!

M

aska më e mirë për fytyrën tuaj është maska me mjaltë, sepse ju ndihmon që të hapni poret dhe t’i pastroni ato. Kjo maskë është e domosdoshme për të hapur poret, për të hequr papastërtinë dhe në fund t’i mbyllni ato. Një lëkurë me shkëlqim është një tipar i veçantë, i cili e bën unike çdo femër. Madje edhe nëse është errësirë, nëse një femre i shkëlqen lëkura e bën atë edhe më shumë magjepsëse. Me dy lugë mjaltë natyral të shkrirë, lyeni fytyrën dhe e lini të qëndrojë deri sa fytyra të ketë marrë gjithë esencën e mjaltit, dhe vëreni që mjalti po thahet mbi lëkurë. Në fund e shpëlani me ujë të vakët dhe me ujë të ftohtë, që të mbyllen poret. Trajtojeni disa herë në muaj lëkurën tuaj me këtë maskë dhe do të keni një lëkurë të butë si mëndafsh dhe me shumë shkëlqim. Për më tepër: www.77news.al SINANI STEEL kërkon avokat, dërgoni CV në e-mail: sinanisteel@hotmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

BESONI TE FUQIA E ZGJEDHJES TUAJ! Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet:

Mjekësi / Inxhinieri / Arkitekturë Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 28 Gusht

700 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

R ELO H C BA ASTER &M

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 24 GUSHT 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Vilat e mrekullueshme buzë Bosforit, ikona të trashëgimisë kulturore!

P

allatet luksoze që shtrihen brigjeve të Bosforit janë ndër pasuritë e patundshme më të shtrenjta në botë; ato janë simbol i statusit të elitës së re turke dhe asaj të Lindjes së Mesme, të cilët përballojnë çmimet e tyre deri në 100 milionë USD. Të ndërtuara si vila verore prej druri, këto shtëpi janë quajtur “Yali”, që do të thotë bregdet. Kanë mbetur vetëm disa qindra të tilla, që janë ndërtuar ndërmjet shekujve XVII dhe XX, kur ato ishin në pronësi të princave, sulltanëve dhe aristokratëve osmanë. Ato shtrihen 30 km në të dyja anët e ngushticës së Bosforit që ndan Azinë nga Europa. Stili është ai i periudhës kur u ndërtuan, duke dominuar stili osman, neobarok ose neoklasik. Rreth 200 prej tyre konsiderohen monumente historike

dhe në përputhje me ligjet e trashëgimisë, pronarët duhet të ruajnë stilin dhe dekorimet e tyre origjinale. Kjo do të thotë se mirëmbajtja e tyre është e kushtueshme. Ish-pronari i mediave, Mustafa Ozkan, në 1979 bleu dhe rinovoi njërin prej këtyre pallateve të shekullit XIX. Ai thotë, se e merrte malli për bregdetin, pasi ka lindur në qytetin bregdetar të Mersinit. Familja Ozkan është një nga disa pronarët që jetojnë pothuajse gjatë gjithë kohës në pallatin e tyre “Yali”. Cafer Bozkurt është restaurues i njohur i pallateve “Yali”. Ai është anëtar i Komisionit të Trashëgimisë Historike në Stamboll dhe specialist i restaurimit të ndërtesave historike. Që nga mesi i viteve 1970, është vendosur një moratorium për ndërtimin e shtëpive përgjatë Bosforit dhe

Lëvizja

Rritet numri i turistëve në Kapadokia! Vazhdon të rritet numri i turistëve që vizitojnë provincën e Kapadokias, atdheun e kuajve të bukur. Kapadokia është një qendër turistike e famshme e Turqisë me formacione gëlqerore dhe qytetet e nëndheshme që ndodhen në këtë krahinë. Në 7 muajt e parë të këtij viti, zonën e kanë vizituar rreth 1,5 milionë turistë, duke shënuar një rritje rreth 8%. Vetëm në muajin korrik kanë ardhur në Kapadokia 200 mijë e 11 turistë. Disa nga vendet më të preferuara të turistëve në këtë krahinë janë Muzeu i Hapur në Natyrë “Göreme”, qytetet e nëndheshme “Kaymaklı” dhe “Derikuyu”. Për më tepër: www.77news.al kjo ia ka rritur vlerën këtyre pallateve. Arkitekti Bozkurt, thotë se pallatet “Yali” janë pjesë e pasurisë kulturore të Bosforit. “Duhet të keni një nivel të caktuar kulture për të jetuar në “Yali”. Ato janë pjesë e vlerave kulturore të Bosforit kështu që ato nuk duhet të jenë objekt i spekulimeve dhe interesave komerciale”. Jessica Tamturk, një shkrimtare belge e rritur në Kaliforni është pronare e njërit prej pallateve “Yali”, përmes martesës së saj me një biznesmen turk, i cili e ka trashëguar pronën. Ajo thotë se zotërimi i një pallati “Yali” është një simbol statusi në mbarë Lindjen e Mesme, jo vetëm për shkak të vlerës, por edhe për shkak të kostos prej miliona dollarësh për mirëmbajtjen. Për më tepër: www.77news.al

TECHOAIR kërkon teknik për sistemet ngrohje-ftohje, kontaktoni në Cel: 0697862241 / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E SHTUNË, 24 GUSHT 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

BE, 95 milionë euro për Shqipërinë gjatë vitit 2013!

S

hqipëria përfiton fonde në kuadrin e programit IPA, në dy komponentët

që lidhen me asistencën tranzitore dhe ndërtimin e institucioneve të vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në BE, si edhe në bashkëpunimin ndërkufitar. Asistenca e Bashkimit Europian është fokusuar në disa drejtime thelbësore që do të ndihmojnë Shqipërinë të përafrohet me standardet e kërkuara komunitare. Në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, Bashkimi Europian ka kontribuar për forcimin e aftësive të institucioneve për të luftuar krimin e organizuar, për të ruajtur kufijtë dhe për ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe efikas. Ndërkohë që BE ka mbështetur reformën në administratën publike, ku është promovuar ngritja e një administrate profesionale, me rekrutim të mbështetur në transparencë dhe në bazë

të meritokracisë. Në drejtim të infrastrukturës, gjatë këtij viti Bashkimi Europian ka kontribuar kryesisht në përmirësimin e rrugëve rurale, për të garantuar lidhje më të mirë me akset rajonale dhe kombëtare. Në sektorin bujqësor është nxitur rritja e konkurrencës së prodhimit vendas dhe forcimi i kapaciteteve të strukturave që merren me zbatimin e politikave bujqësore. Ndërsa në mbrojtjen e mjedisit, BE i ka dhënë prioritet përmirësimit të kushteve në zonat bregdetare të vendit. Përfaqësuesit e Bashkimit Europian në vendin tonë kanë dhënë shpresë për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti. Do të rritej ndjeshëm edhe vlera e financimeve për Shqipërinë. Për më tepër: www.77news.al

Studentët e Universitetit "Vitrina", praktikë klinike në Bursa, Turqi!

S

tudentët e Fakuletit të Mjekësisë të Universitetit "Vitrina" zhvillojnë prak-

tikën mësimore në Qendrën Spitalore në Bursa të Turqisë. Studentët kanë vijuar praktikën klinike në repartin e sëmundjeve të brendshme, kryesisht Hematologji, ku nën drejtimin e Prof. Dr. Vildan Ozkocaman, ata përvetësuan më mirë mënyrat e trajtimit të pacientëve leuçemikë, kimioterapitë dhe transfuzionet e gjakut te këta pacientë. Gjithashtu, studentët u njohën edhe me raste të pacientëve që vuajnë me diabet mellitus dhe paralizë diafragmale. Pjesën tjetër të kohës, studentët qëndruan në urgjencë, ku nën drejtimin e Dr. Armagan Erol u njohën me raste të arrestit kardiak, frakturave në ekstremitete, djegieve të gradave të ndryshme, ku mundën

edhe të asistonin në dhënien e ndihmës së parë këtyre pacientëve. Ndërsa nën drejtimin e mjekut Dr. Serdar S. Domnez, në repartin e urgjencës arritën të asistonin në realizimin e manipulimeve të ndryshme si: marrja e kampioneve të gjakut, transfuzione gjaku, vendosja e serumeve, suturimi i plagëve dhe reponimi i një frakture në ekstremitetin dorsal të gishtit tregues. Praktika klinike do të vijojë, duke bërë të mundur njohjen dhe trajtimin e sa më shumë rasteve që paraqiten pranë këtij spitali. Në Universitetin "Vitrina" vazhdojnë aplikimet për të gjithë të interesuarit. Ju mirëpresim! Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 28 Gusht 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


24 gusht