Issuu on Google+

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E DIELË, 23.06.2013 VITI II - NR.474

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.5 ...>>fq.2

Besimi, çelësi i arritjes së suksesit!

"

Mendimi që e lind besimin krijon Qendra e energjinë e caktuar Mendimit Pozitiv në organizëm”, thotë Osho. Aq sa të ketë njeriu besim, aq do të ketë energji. Kurse energjia ka forcë që t'ua ndryshojë trajtën gjërave. Për të qenë ky mendim plotësisht i qartë, shikoni rrjedhën e ujit. Uji ecën poshtë, uji mendje s'ka, ecën nga i vjen më lehtë. Po të përdorim energjinë dhe ta vlojmë ujin, atëherë nga do të shkojë avulli: përpjetë apo poshtë? "Besimi është ligji themelor i jetës". Ata që duan të arrijnë suksese të larta, duhet të kenë besim të madh. Raporti ndërmjet suksesit dhe besimit është plotësisht i barabartë, aq sa do të besosh në aftësitë tuaja, aq edhe do të arrish sukses. "Deri para disa kohësh, besohej se për të arritur sukses në jetë ishin të nevojshme dhunti të jashtëzakonshme inteligjence, të shoqëruara nga favore të veçanta të fatit” shkruan H. Boksi. Sot dihet e pranohet nga të gjithë kompetentët në këtë fushë se suksesi është një çështje e thjeshtë vullneti e zbatimi. Amerikanët nuk besojnë as në fatmirësi, as në fatkeqësi, por besojnë në "rastësi". Rastet paraqiten me qindra në rrugën e jetës... Individët sistematikisht fatkeq janë të frikësuarit, të rrëmbyerit, dembelët, të paqëndrueshmit, injorantët, të çrregulltit... Njeriu aktiv dhe i guximshëm, i mësuar, i matur, i kujdesshëm, nuk është kurrë fatkeq. Mund të pësojë një përmbysje, por kurrë një disfatë. Të besosh se për të qenë i suksesshëm dhe i lumtur është e domosdoshme buzëqeshja e fatit dhe dashamirësia e rastit, është një gabim i rëndë. Si elemente psikologjike, suksesi dhe lumturia, janë të varura plotësisht nga vullneti ynë. Ndërkaq O. Shelbahu... >> VIJON NË FAQEN 2

Aida Kurti: Djali vuan nga një sëmundje e rëndë, ju lutem më ndihmoni! Vizualizimi krijues dhe fuqia e mendimeve!.........fq.3 Policët e burgjeve nënshkruajnë kontratën për më shumë të drejta dhe përfitime!...fq.4 Të verbrit në zgjedhje parlamentare do të votojnë të shoqëruar!....................................fq.4 Turqi, fushatë ndihmash për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës!............fq.7 Mehmet Akif Ersoj, personalitet i shquar dhe vlerë e përbashkët Turko-Shqiptare!.............................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Lëvizja

E DIELË, 23 QERSHOR 2013

MENDIMI POZITIV

77 NEWS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Besimi, çelësi i arritjes së suksesit!

<< VIJON NGA FAQJA 1 thotë: "...duke folur për qëllimin, kam theksuar të mos i vini vetes qëllim të vogël. Gjithashtu kam theksuar se nuk bën ta konsideroni veten tepër të vogël dhe pa vlerë, dhe këtë gjë do ta theksoj edhe njëherë, sepse e di me siguri se jeni në gjendje të manifestoni aftësi shumë më të madhe punuese sesa besoni edhe vetë. Por se shumë njerëz lëngojnë nga ajo që nuk besojnë në vete dhe në aftësitë e veta. Ndërkaq, vetë besimi bën që veprat e mëdha dhe veprimtaria e madhe të arrihen dy herë më shpejt dhe më lehtë. Për këtë ja se ç'thotë për dëshirat mjeshtri i vjetër Gëte: "Dëshirat tona janë parandjenja të aftësisë, të cilat gjenden në ne, janë kasnecë të asaj që jemi në gjendje të bëjmë". Çdo dëshirë e arsyeshme mund të plotësohet. Nëse përherë synoni përpara, kufijtë e së arritshmes çdo ditë do të zgjerohen gjithnjë e më tepër, meqë aftësitë tuaja përmes synimit përherë zhvillohen. Shumica e njerëzve janë ëndërrimtarë, të cilët nuk dinë se ç'duan ç'është e drejta, nuk dinë pse dhe për çfarë arsye jetojnë. Për këtë nuk është e çuditshme pse fati i hedh sa andej, sa këndej, kurrkund nuk zënë vend e as kanë kënaqësi të plotë. Ata janë njerëz të së përditshmes, që ëndërrojnë syhapur, që vetë janë fajtorë për fatkeqësinë e tyre, po, megjithatë, ua hedhin fajin të tjerëve. Ju ndërkaq, duhet të ecni jetës syhapur dhe për këtë shkak të gjykoni për çdo gjë me arsye. Natyrat e mëdha ecin qetë rrugicave të veta drejt Lëvizja

suksesit, të cilin e kanë rrënjosur fort dhe e ruajnë si farë të çmueshme". Këto ishin fragmente të shkurtra, që flasin qartë për funksionin e besimit për arritjen e suksesit në jetë. Besimi si mjet tejet efikas për shërim të sëmundjeve të ndryshme. Kur kemi shkruar për besimin si fuqi e madhe në rrugën e suksesit dhe për pjesën tejet interesante kur besimi sjell shërimin, gjithnjë na del para një dilemë shumë serioze: ku po gjen forcë organizmi për realizimin e qëllimeve të larta, për arritjen e sukseseve të mëdha dhe për shërimet e ndryshme. Të gjithë ata që janë thelluar pak më shumë në fshehtësinë e krijimtarisë imagjinare, e dinë fare mirë se pa një frymëzim të fortë pa një energji, nuk mund të ketë vepër të mirë artistike. Pa një energji të caktuar, nuk mund të krijohet asnjë prodhim nga jeta materiale. Funksioni i besimit është si mjet shërues. Xh.Marfi thotë: "Është e qartë se secilit njeri i interesojnë shërimet e sëmundjeve trupore. Ku fshihet fuqia shëruese? Fuqia shëruese pushon në nënvetëdijen e secilit njeri, kurse ndryshimi i qëndrimit të të sëmurit e liron dhe e nxit atë që të fillojë të veprojë”. Asnjëherë, asnjë mjek, asnjë psikolog, asnjë psikiatër, asnjë prift a fallxhi nuk e ka shëruar asnjë të sëmurë. Fjala e lashtë thotë: "Mjeku plagën e lidh me fashë, kurse Zoti e shëron". Kirurgu e liron pengesën fizike në organizëm, pas së cilës rryma

shëruese përtërin funksionin e vet normal. Asnjë mjek nuk do të pohojë me këmbëngulje se pikërisht ai e shëroi pacientin, por këtë sukses do t'ia njohë fuqisë shëruese, që ka emra të panumërt: natyrë, jetë, Zot, inteligjencë krijuese ose fuqi e vetëdijes. Parimi shërues është në gjendje dhe i gatshëm, që nën udhëheqjen e vetëdijes së vet a të vetëdijes së dikujt tjetër, ta shërojë shpritin e trupin nga çdo sëmundje. Veprimi bashkëkohor i terapisë shpirtërore bazohet në faktin e provuar se forca e paskajshme dhe mençuria e vetëdijes reagojnë sipas besimit që i kushtohet. Në thelbin e qëndrimit: "Beso se ke dhe do të kesh!" është bazuar terapia bashkëkohore lutëse.Ekziston vetëm një proçes shërues, që quhet besim, bindje.Është irracionale të besosh në atë që sjell dhembje ose në atë që e shkatërron shpritin. Kini vëmendjen se nuk është e dëmshme ajo në të cilën besohet, por MENDIMI që sjell rezultatin. Të gjitha përvojat, të gjitha veprimet, të gjitha vetitë dhe të gjitha ngjarjet në jetë, janë jehonë e mendimeve të lindura në mendjen e njeriut. Terapia lutëse paraqet veprim të përbashkët, të sinkronizuar, të harmonizuar dhe inteligjent të nivelit të vetëdijes dhe të nënvetëdijes, të orientuar në drejtim dhe me qëllim të caktuar. Detyra e parë e njeriut është që ta zgjedhë idenë, planin ose përfytyrimin, që dëshiron ta përjetojë. Pastaj bën çdo gjë që të jetë i vetëdijshëm për aftësinë e vet. Të paramendojmë se me ndihmën e terapisë lutëse arrini të liroheni nga problemet. Do të niseni nga fakti se vështirësia e sëmundja janë pasojë e mendimeve negative të ngarkuara me frikë dhe të vendosura thellë në nënvetëdije. Gjatë lutjeve nuk duhet menduar negativisht, madje as edhe për një moment nuk duhet dyshuar në përfundimin pozitiv. Qëndrimi i tillë mendor shpie deri te lidhja e vetëdijes me nënvetëdijen që, nga ana e vet, liron fuqinë shëruese të nënvetëdijes. Duhet theksuar thënia e fillimit se "Besimi është ligji themelor i jetës". Pavarësisht se për çfarë është fjala, qoftë për tejkalimin e pengesave, qoftë për realizimin e qëllimeve jetësore, qoftë për sigurimin e shëndetit të përkryer edhe për mundësinë e shërimit, të gjitha rezultatet do t'i keni të barabarta me nivelin e ‘Besimit dhe të vetëbesimit tuaj’! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E DIELË, 23 QERSHOR 2013 Lëvizja

MENDIMI POZITIV

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vizualizimi krijues dhe fuqia e mendimeve!

M

endimet nëse janë të fuqishme mjaftueshëm pranohen nga subkoshienca, e cila më pas ndryshon idetë tona në përputhje me rrethanat, ashtu siç ndryshon zakonet dhe veprimet tona dhe kjo na vë ne në kontakt me njerëz të rinj, situata dhe rrethana të reja. Mendimet pajisen me një fuqi krijuese që rrënjoset në jetën tonë dhe tërheq atë çka ne mendojmë rreth kësaj. Mendimet udhëtojnë nga një mendje në një tjetrën dhe nëse janë mjaftueshëm të fuqishme ato mund të merren në mënyrë

jo të vetëdijëshme nga njerëz të cilët janë në pozita që mund të na ndihmojnë të arrijmë dëshirat dhe qëllimet tona. Mendimi është energji, veçanërisht një mendim i përqëndruar i udhëhequr me energji emocionale. Mendimet ndryshojnë balancën e energjisë rreth nesh dhe sjellin ndryshime në mjedis në përshtatje me to. Ka një tjetër shpjegim për arsyen pse vizualizimi jep rezultat. Mund të vijë si surprizë për shumicën, por sipas teorisë ‘Maja’ jepet ky shpjegim. Sipas filozofisë indiane “Advai-

ta-Vedanta” e cila është quajtur “Nonduality” në perëndim, bota nuk është reale, por vetëm një ilustrim i krijuar nga mendimet tona. Duke ndryshuar mendimet dhe imazhet tona mendore, ne ndryshojmë “realitetin tonë”, ndryshojmë botën ‘iluzive’ në të cilën mendojmë se jetojmë. Nuk është diçka “materiale” ajo që ne ndryshojmë, por vetëm ndryshojmë mendimet tona të cilat i japin formë botës. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Kadiu sh.a kërkon xhenerik në Elbasan, të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: hr@kadiu.al / Për më tepër: www.njoftime.com

D Y R R A H U

A d r e s a : L a g j i a T e l : + 3 5 5

3 , p l a z h - D u r r ë s

5 2

2 6

0 7

6 1

E - m a i l : i n f o @ h o t e d y r r a h . c o m As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR! Lëvizja

Lëvizja


Lëvizja

E DIELË, 23 QERSHOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Punonjësit e policisë së burgjeve nënshkruajnë kontratën për më shumë të drejta dhe përfitime!

M

bi 1.500 policë të burgjeve tashmë do të gëzojnë më shumë të drejta në vendin e tyre të punës, të drejta që lidhen

si me kushtet në të cilat ata ushtrojnë profesionin por edhe me atë finaciare. Këtë parashikon kontrata e re, që kanë nënshkruar kjo kategori policësh me sindikatat e Shqipërisë, një nismë që ndërmerret për herë të parë. "Disa elementë të rëndësishëm të kësaj kontrate janë koha e punës dhe pushimit sipas dispozitave të Kodit të Punës, koha normale e punës 40 orë në javë, pushimet vjetore nga 30-45 ditë, përcaktimin e saktë të pagave sipas gradës dhe funksionit. Përcaktimin e një page shtesë në fund të vitit. Shtesa në pagë për orët e punës dhe turnin e natës. Siguria dhe shëndeti në punë, si dhe kushtet e punës sipas ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, dhe në mënyrë të veçantë mbrojtjen

e punonjëseve femra", tha Gazeb Vata, kryetar i sindikatës së policëve të burgjeve. "Kjo kontratë kolektive është nënshkruar në përputhje me Kodin e Punës dhe përfaqësohet për një anëtarësi prej 1.560 vetash", u shpreh Gëzim Kalaja, kryetar i sindikatës së pavarur të Shqipërisë. Aktualisht në të gjithë vendin ka mbi 2.300 policë burgjesh të cilët ushtrojnë profesionin e tyre në rreth 23 institucione të vuajtes së dënimit. Mungesa e kontratave për këta punonjës shpesh i ka detyruar të dalin në protesta, madje të paralajmërojnë dhe greva, por tashmë të drejtat e tyre janë hedhur në këtë kontratë e cila ka marë vulën ligjore. Për më tepër: www.77news.al

Të verbrit në zgjedhje parlamentare do të votojnë të shoqëruar!

R

reth 10 mijë të verbër në të gjithë vendin do të jenë të detyruar të votojnë të shoqëruar nga një person i afërm i tyre. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk arriti që të përfundonte shabllonët sipas sistemit ‘Brail’, me anë të të cilëve do të mund të votonin të verbërit këtë vit, pa patur nevojë për shoqërues. Megjithatë, kryetari i shoqatës së të verbërve në Shqipëri Sinan Tafaj deklaroi se kjo kategori do të marrë pjesë në votime. "Ka një pikë të dobët të mosplotësimit të standardit lidhur me prodhimin e shablloneve për të verbrit për të cilët japin mundësinë

për të votuar në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë. Të verbrit kanë të drejtë të përdorin mundësinë e votimit edhe me mbështetjen e shoqëruesve, po standardi real kushtetues realizohet kur ato votime janë të fshehta dhe të pavarura", tha Sinan Tafaj, kryetar i shoqatës së të verbërve. Pas premtimit të kryetares së KQZ pak muaj më parë, rreth 10 mijë persona të verbër me të drejtë vote janë trajnuar, për të votuar me këta shabllone, në bazë të një projekti të OSBE dhe ambasadës gjermane. Për më tepër: www.77news.al

Delta sh.a kërkon Kordinatore me furnitorët e huaj. Të interesuarat paraqesin CV në adresën e –mailit: info@delta.al /Për më tepër: www.njoftime.com

JUNIK

sh.p.k

Lagjia “S.M.T”, Lezhë Cel : +355 67 40 49 431 E-mail: info.qtnenetereza@gmail.com Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E DIELË, 23 QERSHOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Aida Kurti: Djali vuan nga një sëmundje e rëndë, ju lutem më ndihmoni!

Aida Kurti.

A

ida Kurti nga Zall-Mneri i Ri i bën apel institucioneve publike që ta ndihmojnë financiarisht pasi djali i saj sipas mjekëve ka një sëmundje të pashërueshme dhe kërkon një trajtim të specializuar. Ndërkohë, familja Kurti e ka të pamundur që të ndihmojnë fëmijën e sëmurë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Një nga fëmijët e tu është i sëmurë, nga cila sëmundje vuan? Unë jam e martuar dhe kam dy djem. Njëri është në moshën 4 vjeç e gjysëm kurse djali i vogël është një veç e gjysëm. Por fatkeqësisht ai nuk ecën dhe ka organet e trupit të pazhvilluara si dhe kockat e deformuara. Kjo sëmundje quhet “atrofi moskulore”. Do-

ktorët kanë thënë që kjo është një sëmundje e pashërueshme dhe doktorët nuk më kanë dhënë asnjë shpresë se fëmija im mund të mbijetojë. A e keni çuar djalin për ta kuruar në spital? Problemi im është se ngela nëpër spitale duke marrë ilaçe. Unë nuk kam asnjë lloj ekonomie që ta shtroj fëmijën. Për ta shtruar duhet ushqim dhe trajtim i veçantë. Ai duhet që ti provojë të gjitha ushqimet për sëmundjen që ka dhe nuk mund të haje vetëm ushqimet që jep spitali. A jeni e punësuar? Unë nuk bëj asnjë lloj pune, sepse të gjithë ditën ja kushtoj djalit duke i ndenjur në kokë. Kurse bashkëshorti gjithashtu është

pa punë. Jeta jonë është tepër e vështirë. Tek - tuk ndonjëherë punon bashkëshorti. Burri ka punuar dikur në policinë private, por prej aty e larguan. A trajtoheni me ndihmë ekonomike? Ne nuk marrim asnjë lloj ndihmë ekonomike. Kurse fëmija akoma nuk ka dalë në kemp. Doktorët na kanë thënë që në datën 26 të këtij muaji do ta nxjerrin djalin në kemp. A keni strehë? Të paktën kemi ndërtuar një kasolle sa për të futur kokën. Është tepër e vështirë. I bëj thirrje shtetit që të na ndihmojë me ndonjë ndihmë ekonomike. Disa mjekë më kanë thënë që kjo lloj sëmundjeje shërohet, disa të tjerë më kanë thënë që jo dhe unë si nënë nuk e di se çfarë do të bëj. Do Zoti djali shërohet, shpresën tek zoti nuk e kam hequr. Djali ka rënë nga pesha dhe ka filluar që mos të hajë. Edhe një fëmijë tjetër më ka vdekur më parë nga temperatura. Është tepër e vështirë që të bësh një jetë të tillë dhe shpesh herë fati nuk të ndihmon për mirë. Por jam e detyruar që ta përballoj jetën ashtu siç vjen dhe nuk kam çfarë të bëj. Shpresoj se djali do të shërohet dhe me këtë mendim gdhihem e ngrysem çdo ditë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Albanian HR Solutions kërkon Koordinatore Administrative. Të interesuarit të dërgojnë CV adresën e e-mailit: contact@hres.al. / Për më tepër: www.njoftime.com

Dhoma gjumi

/

Minibare etj...

/

Kuzhina

Adresa: “Katundi i Ri” ,Durrës Cel : +355 68 52 73 034 Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 23 QERSHOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Super hëna e 23 qershorit 2013! M

ë 23 qershor hëna do të jetë më afër se kurrë me Tokën dhe falë kombinimit mes hënës së plotë dhe distancës më të afërt me tokën në orbitën e saj eliptike rreth planetit tonë do të jemi dëshmitarë të asaj që njihet si super hëna. Fenomeni ndodh një herë në pak më shumë se një vit. Për disa orë mund të shihet më sy të lirë si asnjëherë tjetër gjatë gjithë vitit. Disa studiues dhe shkencëtarë i faturo-

jnë pikërisht këtij fenomeni një sërë katastrofash natyrore, si tërmete, tsuname apo përmbytje të mëdha. Megjithatë, të tjerë këmbëngulin se nuk ka asnjë të dhënë shkencore për të lidhur super hënën me katastrofat natyrore në Tokë. Dita e 23 qershorit është një natë për të mos u humbur, sepse për të parë hënën në formën e saj super, duhet pritur gushti i vitit të ardhshëm. Për më tepër: www.77news.al

Trondit botën e artit me pikturat e saj, 3-vjeçarja autike!

N

jë vajzë autike, nga Anglia, vetëm tre vjeç ka tronditur botën e artit me pikturat e saj të jashtëzakonshme. Iris Grace Halmshaw para pak kohësh nisi një terapi arti për shkak të sëmundjes së saj. Piktura, jo vetëm ndihmoi gjendjen në të

cilën kishte avancuar autizmi tek e vogla, pasi tani luan me prindërit dhe shfaqet më e lumtur gjatë jetës së saj të përditshme, por bëri të mundur të zbulohej edhe talenti i jashtëzakonshëm i saj.Babai i të voglës, Peter-Jon Halmshaw tha se kur

vajza e tyre nisi të pikturonte fillimisht u habitën dhe se pikturat e saj u dukeshin të mrekullueshme. “Por ne jemi prindërit e saj dhe ashtu do të na dukej çdo gjë që ajo bën. Por kur shumë njerëz filluan ti pëlqenin dhe të interesoheshin për pikturat e saj ishte akoma më e mrekullueshme”, tha ai. Prindërit vendosën të nxjerrin në shitje pikturat e Irisit, dhe ato nisën të shiteshin duke filluar nga 830 paund. Deri më tani, prindërit kanë shitur tetë piktura të Iris Grace. Vajza tre vjeçare, e cila nuk komunikon me fjalë, u diagnostikua me autizëm vitin që shkoi dhe prindërit tregojnë se ajo as kontakt me sy nuk kishte me ta.Për këtë arsye provuan një sërë terapish të ndryshme në mënyrë që të ndihmonin vajzën e tyre të socializohej dhe të përmirësohej. Me sa duket e kanë gjetur rrugën e duhur. Për më tepër: www.banka-ideve.com

Pastiçeri Sindi Tirana kërkon krepier. Për më shumë kontaktoni në cel. 0694765186. /Për më tepër: www.njoftime.com

Pista e vogël “ILIRIA”

Rruga:

Adresa: “Pavarësia”,Plazh

,

Durrës

Cel:+355 69 64 32 051 E-mail: er vin_iliria@hotmail.com Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


E DIELË, 23 QERSHOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqi, fushatë ndihmash për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës!

M

e një urdhëresë të Entit për Çështjet Fetare (Diyanet) në Turqi duke filluar nga dita e premte ka nisur një fushatë për mbledhjen e ndihmave në të gjitha xhamitë e vendit. Sipas shkresës së Diyanetit turk është parë e arsyeshme fillimi ditën e premte më 21 qershor 2013 në të gjitha xhamitë në Turqi i fushatës së ndihmës me qëllim për të kontribuar në ndërtimin e “Xhamisë Qendrore të Tiranës” me arsyetimin se besimtarët që jetojnë në Shqipëri nuk kanë arritur ta ndërtojnë dot një xhami të re për shkak të pamundësive financiare dhe materiale, por që kanë shumë nevojë për një faltore, sidomos besimtarët e Tiranës, të cilët e ushtrojnë besimin e tyre në hapësira të papërshtatshme. Ndihmat do të mblidhen në formën duke hapur ekspozita ose vendosur kuti në ambientet e xhamive pas namazit të ditës së premte. Fushata do të vazhdojë deri në datën 5 korrik 2013. Myftinitë e prefekturave dhe nënprefektu-

rave janë ngarkuar me detyrën për të marrë masat e duhura për të siguruar që fushata e ndihmës të realizohet në kuadër të Ligjit Nr. 2860 për “Grumbullimin e Ndihmave” dhe për të parandaluar ndonjë negativitet. Guri i themelit për ndërtimin e Xhamisë së re të Tiranës është vendosur në vitin 1993 me një ceremoni ku kishin marrë pjesë Presidenti i kohës Sali Berisha dhe Kreu i Komunitetit Mysliman, i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi. Pas dy dekadash, ky gur u rivendos në 20 prill 2013 për të sjellë një projekt të ri, i cili sipas arkitektëve do të zbukurojë Tiranën. Përveç të qenit një vend për adhurimin e Zotit, xhamia e re e kryeqytetit shqiptar do të jetë një kompleks shumë funksional, për të gjithë shqiptarët. Xhamia e re do të jetë e një stili ballkanas dhe do të përfshijë në të edhe elementë arkitekturorë shqiptarë. Ajo do të jetë e lartë rreth 35 metra, ndërkohë që do të ketë 4 minarè, 55m të larta. Kostoja e saj shumë e lartë nuk i ka trembur

Lëvizja

Ritme të larta në ndërtimin e urës së tretë të Bosforit Punimet për ndërtimin e urës së tretë në Grykën e Bosforit vazhdojnë me një ritëm të lartë. Në të dy anët e ngushticës po derdhet beton në vendin ku do të ngrihen këmbët e urës. Themelet e urës së tretë ishin hedhur bashkë nga Presidenti Gyl dhe Kryeministri Erdogan me një ceremoni të madhe. Për të lehtësuar hyrjen dhe daljen e kamionëve në zonë dhe kantierin e ndërtimit pjesa e rrugës deri në bregdet u shtrua me asfalt. Hyrja në kantier është e ndaluar për arsye sigurie. Sipër urës së tretë të Stambollit do të kalojnë një rrugë tokësore me 8 korsi dhe një hekurudhë me dy linja. Ura do të jetë e 59 metra e gjerë, duke qenë kështu edhe ura më e gjerë në botë. Pjesa e varur e urës do të jetë 1.408 metra e gjatë dhe me sistemin hekurudhor që ketë do të jetë edhe ura më e gjatë në botë e varur dhe me hekurudhë sipër. Një veçori tjetër dalluese e urës do të jetë lartësia e këmbëve. Këmbët do të jenë mbi 320 metra të larta duke bërë kështu urën e varur me kullën më të lartë në botë. Për më tepër: www.77news.al drejtuesit e KMSH, të cilët shprehen të kënaqur për gadishmërinë e shqiptarëve, pa dallim feje, për të qenë pjesë e këtij projekti. Kompleksi i ri në qendër të Tiranës është projektuar nga arkitekti turk, Muharrem Hilmi Senalp, i njohur për veprat e tij në Turqi, Gjermani, Bosnjë, Japoni apo dhe në Australi. Për më tepër: www.77news.al

Armandosk ofron kërkon shitëse elktroshtëpiake, dërgoni CV në adresën e e-mailit: armandodervishaj@live.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Nga e Hëna deri të Djelë

/

Orari: 07:00 - 22:00

Adresa: Lagjia “Dyli Haxhire”Pallati.10/1 - Elbasan Tel: +355 54 24 44 76 Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 23 QERSHOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mehmet Akif Ersoj, personalitet i shquar dhe vlerë e përbashkët Turko-Shqiptare!

M

ehmet Akif Ersoj ka lindur në 1873 dhe është ndarë nga jeta më 27.12.1936 në Stamboll. Ishte poet turk, shkrimtar dhe anëtar parlamenti. I lindur si Mehmet Rakif nga babai Ipekli Tahir Efendi nga Peja e Kosovës, ai shkollohet në Fatih Merkez Rüstiyesi. Ishte ligjërues i historisë dhe letërsisë në disa universitete, si dhe njohës i mirë i Kur’anit dhe Hadithit. Ai është autor i himnit kombëtar turk dhe i shumë poezive, të përmbledhura në 7 vepra: 1. Safahat (Përmbledhje me 44 poezi; me 3084 vargje. Stamboll, 1911, 1918, 1928). 2. Në Katedrën e Sulejmanijës: (1 poezi, me 1002 vargje, Stamboll, 1912, 1914, 1918, 1928). 3. Zëri i së Vërtetës: (10 poezi, 482 vargje, Stamboll, 1913, 1918, 1928). 4. Në Katedrën e Fatihut: (1 poezi, 1692 vargje, Stamboll, 1914, 1924). 5. Kujtimet: (10 poezi, 1314 vargje, Stamboll, 1917, 1918, 1928). 6. Asimi: (1 poezi, 2292 vargje, Stamboll, 1924, 1928).

7. Hijet: (41 poezi, 1374 vargje, Kairo, 1933). Në periudhën në të cilën jetonte Ersoj, ai u konsiderua intelektual avangard i kohës, i cili ka kontribuar në formësimin e identitetit kombëtar të republikës së re turke. Mustafa Qemal Ataturku ka qenë adhurues i veprës së Ersojit dhe nga ai madje ka kërkuar që të përkthehet Kur’ani në gjuhën turke. Vepra e tij "Safahat" është pikë referimi e shumë prej fjalimeve të Kryeministrit Erdogan, i cili e ka vlerësuar shumë lart veprën e Mehmet Akifit, figurën dhe veprën e tij. Ersoji në Turqi konsiderohet patriot, poet, njeri i devotshëm, por mbi të gjitha vlerë kombëtare turke. Në çdo biografi të tij thuhet qartë origjina e tij shqiptare. Turqia e ka bërë përjetësimin e kësaj figure në një emër universiteti, në disa kolegje dhe në banknotën turke të 100 lirave të viteve 1983–1989. Ndonëse i lindur në Stamboll, ai e ka pohuar me krenari prejardhjen shqiptare. Shpesh në shkrimet e tij e përmend Shqipërinë, Kosovën, Prizrenin,

Pejën, Gjakovën... Në poezinë "A s'e njeh Kosova", ndër të tjera, shkruan: Po si mund ta njihje? Po, edhe pse s'e njeh, ke të drejtë, S'ka lënë gur mbi gur egërsia e tërbuar! Mijëra jetë priten sikur të pritëshin dru në pyll! Ç'hije e zezë ka rënë mbi atë Kosovë të blertë! Drejt veriut, Prizreni, Peja, Gjakova Janë kthyer në qiell të ditës së fundit Nga klithmat e zisë... Pse e ndatë Shqipërinë... Dhe e shkatërruat tërë vendin? Përveç 7 veprave me poezi, të cilat kanë mbi 10.000 vargje, Ersoj ka botuar edhe 6 vepra në prozë: 1. Tefsiret ose Komentet e Kur'anit. 2. Vazët apo predikimet. 3. Artikujt. 4. Përkthimet. 5 Veprat ose shkrimet tjera. 6. Letrat. Për më tepër: www.77news.al

Adresa: Bulevardi ”Bajram Curri”,ish stacioni i fundit i Tiranës së Re - Tiranë Cel: +355 69 31 33 674 E-mail: klitonalb@hotmail.com

Lëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR!

Lëvizja


gazeta 77 news