Gazeta 77 News botimi nr 231

Page 6

77 NEWS

Lëvizja

KURIOZITETE

E MARTË, 23 TETOR 2012

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Arra, një frut për t’u rizbuluar, fakte interesante!

A

rra, kosiderohet si pema frutore më e vjetër. Ajo daton që në vitin 10.000 p.l.k! Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eksportuan për në Kaliforni më 1700ën! 99% e furnizimit të tregut amerikan me fruta të thata dhe kryesisht me arra dhe ¾ e tregut botëror vjen nga Kalifornia. Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mje-

kimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve etj. Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat. Grekët i quanin “karyon”, që do të thotë, kokë, sepse lëvozhga e arrës ka ngjashmëri me kaf kën e kokës së njeriut, ndërsa thelpinjtë që ndodhen brenda lëvozhgës me trurin. Një përdorim mjaft të gjërë të arrave, sot e gjejmë tek sallatat e ndryshme. Arra është një frut që i përket stinës së vjeshtës dhe kryesisht midis muajve shtator dhe nëntor. Kalifornia ka rreth 227,000 hektarë tokë me arra. Ekzistojnë rreth 30 lloje të ndryshme arrash! Fakti që arrat janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, dihej, por sot në saj të një studimi të kryer nga disa studiues spanjollë u arrit në përfundimin se ato kanë edhe një ndikim mjaft të

lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli. Ky frut është shumë i pasur në omega-3, një sasi të konsiderueshme antioksiduesish dhe një aminoacid i cili parandalon zgjerimin e enëve të gjakut. Studimi i mësipërm u zhvillua në dy grupe njerëzish me nivel të lartë kolesteroli, ku secili iu nënshtrua dy dietave të ndryshme; grupit të parë iu dha një dietë me bazë mesdhetare, kryesisht e bazuar tek vaji i ullirit, ndërsa grupit tjetër një dietë e cila kishte ëmbëlsirë ku arra ishte përbërësi kryesor. Në fund të studimit u pa se niveli i kolesterolit u ul më shumë te grupi i dytë. Kjo është edhe një prej arsyeve që na çon në riformulimin e shprehjes, “Një arrë në ditë e mban mjekun larg”. Por edhe në këtë rast është shumë i nevojshëm kujdesi dhe informacioni, 100 gr arra korrespondojnë me 582 kalori. Nga Armela Mema www.77news.al

Rregullat e sjelljes në lokale!

K

ëto janë disa rregulla të cilat vlejnë për sjelljet në mjedise si restaurant apo kafene, e të cilat janë edhe pjesë e rregullave të Bontonit: Në kafene, restorante apo në ndonjë lokal të ngjashëm gjithmonë mashkulli hyn i pari. Me rastin e daljes nga lokali, femra del e para. Nëse femra nuk e ka lënë pallton në gardërobë, mashkulli i ndihmon asaj ta zhveshë dhe nuk lejon t’i ndihmojë kamerieri. Te tavolina, e para ulet femra.

Ushqimet dhe pijet i porosit mashkulli, mirëpo vetëm kur është këshilluar më parë me femrën. Gotën me pije e mbush mashkulli. Nuk është mirë të shihet femra në shoqëri të meshkujve të cilët mbushin gotat e veta me pije. Tani kur shumica e femrave punojnë dhe fitojnë vetë para, nuk mund të pritet që gjithmonë mashkulli të paguajë. Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Filara ofron vend pune Grafik Designer. Dërgoni CV në: filarabotime@yahoo.com /Për më tepër: www.njoftime.com

Bar Restorant Hotel

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.