Page 1

“REAL” www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 22.10.2013 VITI II - NR.595

MENDIMI POZITIV

...>>fq.3

Përcakto vizionet! Ë

shtë ndjenja ajo që krijon tërheQendra e qjen, jo vetëm imaMendimit Pozitiv zhi apo mendimi. Shumë njerëz mendojnë se, nëse kanë mendime optimiste, ose nëse përfytyrojnë atë që duan, kjo mjafton. Por nëse e bëni këtë pa u ndjerë i shpërblyer, pa jetuar një gjendje gëzimi apo dashurie, nuk e krijoni fuqinë e duhur. Përcaktoje qartë dhe fuqishëm ndjenjën tënde dhe qëndroji besnik asaj. Kjo ndjenjë dhe ky vizion i brendshëm, do të fillojë të jetë një dritare e hapur nëpërmjet së cilës fuqia e universit do të fillojë të shprehet tek ti. "Se çfarë është kjo fuqi nuk e di, di vetëm që ekziston". Detyra jonë nuk është të kuptojmë "si "- në, ajo do të dalë nga përkushtimi dhe besimi tek realizimi i saj. Ju do të doni ta bëni çdo ditë, por është kontradiktor fakti që kjo mund t'ju duket si një detyrë. Gjëja më e rëndësishme për sekretin është të ndiheni mirë. Ju doni të ndjeheni i gëzuar nga ky proces, doni të jeni në humor të mirë, të lumtur dhe në harmoni sa më shumë të jetë e mundur. Ndryshimi i vetëm mes njerëzve që jetojnë në magjinë e jetës dhe atyre që nuk jetojnë kështu, është se të parët, kanë krijuar një manual jetese. Ata janë mësuar duke përdorur "ligjin e tërheqjes" dhe u ndodhin gjëra magjike kudo që të shkojnë, sepse ata kujtohen ta përdorin sekretin dhe e përdorin atë gjatë gjithë kohës. Disa njerëz e përdorin për pak kohë dhe janë të aftë, ata thonë: "Jam i entuziazmuar, tani e mësova dhe do ta ndryshoj jetën". Por, fillimisht rezultatet nuk duken në horizont dhe sapo shfaqen rezultatet e para,... >> VIJON NË FAQEN 2

Sequi: Shqipëria, hapa përpara në përmbushjen e reformave! Shefik Kulla, "Nderi i Qarkut" të Elbasanit!.............fq.2 Fertuzi: QSUT, pacientët vuajnë mungesën e kushteve higjenike!..............................................fq.4 Tomorri: Sfidat në biznes, mundësi për të arritur sukses!.............................................fq.5 Farat e lirit, të domosdoshme për mirëfunksionimin e organizmit!.......................fq.6 Turizmi i qendrueshëm, aset i rëndësishëm në ekonominë e Turqisë!.........................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MARTË, 22 TETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Idealisti Shefik Kulla, "Nderi i Qarkut" të Elbasanit!

N

isur nga kontributi i dhënë nga Z. Shefik Kulla gjatë gjithë jetës në arsim, si intelektual me pikëpamje patriotike përparimtare në interes të çështjes kombëtare, Këshilli i Qarkut të Elbasanit i ka dhënë titullin, “Nderi i Qarkut Elbasan”, me motivacionin për kontribut të shquar në sferën e arsimit si patriot, atdhetar, antikomunist dhe si përfaqësues i denjë i Qarkut Elbasan për hapjen e arsimit

kombëtar. Me këtë rast, është zhvilluar dhe një ceremoni në ambientet e Këshillit të Qarkut, ku morën pjesë familjarë, ishnormalistë dhe drejtues lokalë. Në fjalën e tij, Kreu i Qarkut, Eugen Isai ka vlerësuar kontributin e Shefik Kullës. “Jemi krenarë që jemi pasardhës të atyre gjeneratave që shpërndanë anekënd trojeve shqiptare, dijen dhe kulturën”, thekson ndër të tjera Isai. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe ish-

Prefekti Shefqet Deliallisi, i cili ka bërë dhe propozimin për këtë titull. Në fjalën e tij, përcolli vlerësimet për kontributin e Kullës dhe arsimtarëve në përhapjen e arsimit. Shefik Kulla lindi në Elbasan dhe pasi përfundoi Normalen emërohet si mësues në fshatin Gjergj dhe Petrelë të Tiranës. Ishte idealist i flaktë dhe iu bashkua protestës që kundërshtonte mbylljen e Normales në vitin 1936. Për veprimtari politike burgoset dhe internohet në Vicensa të Italisë. Por vuajtjet nuk përfundojnë me kaq Për shkak të ideve përparimtare burgoset nga sistemi komunist në Beden të Kavajës, në burgun e Tiranës e më pas dërgohet për punë të detyruar në Kënetën e Maliqit. Pas përfundimit të dënimit kontribuon si mësues në fshatrat Maqallarë, Sebisht, Zamzun, Lunik, etj. dhe më pas në Elbasan, në fshatrat Irenisht dhe Shilbater. Pas këtyre ekeperiencave, dërgohet në Gramsh, ku punoi gjatë në fshatrat Kacivec dhe Cingar, deri në ditët e fundit të jetës së tij. Për më tepër: www.77news.al

mungesat, te gjërat që s'i keni, ankoheni për to në familje apo diskutoni për to me miqtë tuaj, në fakt s'do t'ja dilni kurrë, sepse filloni të tërhiqni më shumë nga ato që s'keni.Nëse doni bollëk dhe prosperitet atëherë përqendrohuni tek ato që doni. P.sh. nëse jeni mësuar me idenë: "Duhet punuar shumë për të fituar ca para", atëherë zëvendësojeni këtë me: "Paraja vjen lehtë dhe shpesh", pavarësisht se mendja juaj mund t'ju thotë: "Gënjeshtar, s'është e vërtetë". Fillimisht në mendje do t'ju fillojë të ndodhë një "lojë tenisi" ndërmjet jush dhe mendjes tuaj, deri sa të triumfoni dhe ideja e re të instalohet në mendjen tuaj. Shumë njerëz fitojnë shumë para, por rrethanat dhe lidhjet e tyre ta shpifin. Kjo s'është pasuri e vërtetë, mund t'i shkoni prapa parasë dhe të bëheni i pasur, por kjo nuk ju siguron atë që doni. Nuk po themi se paraja s'është pjesë e pasurisë, por ajo është vetëm njëra nga pjesët. Ka dhe njerëz të tjerë që janë shpirtëror, por ata janë të sëmurë dhe trokë gjithmonë. Dhe as kjo s'është pasuri e plotë. Jeta supozohet që të jetë e bollshme në të gjitha fushat. Pasuria, shëndeti, puna apo njeriu që duam, nuk na sigurojnë gjithmonë lumturi. Sa e sa njerëz i kanë këto,

por atyre i mungon lumturia. Por, pse ndodh kjo? -Sepse nuk dimë se ç'duhet të kërkojmë. Pasuria e vërtetë është ajo që bashkon gëzimin, lumturinë e brendshme me pasurinë dhe bollëkun e jashtëm. Duhet kuptuar se gjendja e brendshme është më e rëndësishme se e jashtmja, por të dyja janë të nevojshme dhe se balanca ndërmjet tyre sjell lumturinë e vërtetë dhe të qëndrueshme. Në lidhjet me njerëzit dhe marrëdhëniet me ta, një pikë e rëndësishme është që ju të kuptoni veten. Si prisni që dikush tjetër ta pëlqejë shoqërinë me ju, kur ju nuk e pëlqeni atë as vetë? Jepini më shumë vetes, gjeni kohë për t'i dhënë vetes që ta mbushni atë deri në limit, që të keni më bollëk dhe të merrni më tepër. Atë që mendoni për veten, atë do ta tërhiqni.Po të doni veten, do të doni edhe të tjerët.Në lidhjet me njerëzit, ne jemi mësuar të ankohemi për ta. Përqendrohemi gjithmonë te tjetri. Ky është gabimi. Që një lidhje të funksionojë duhet të përqendroheni tek gjërat që ju pëlqejnë tek tjetri. Kur të përqendrohemi te gjërat që na pëlqejnë, ato do të shtohen. Gëzimi gjendet brenda jush, përdoreni. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... dikush duke parë këto pak rezultate mund të thotë: " Kjo nuk bën " dhe e dini se ç'thotë universi? "Dëshira jote është urdhër për mua". Rezultatet ikin dhe gjendja rikthehet si më parë. Bëni pak durim në mënyrë që të keni rezultate të plota. "Imagjinata është gjithçka, parashikim i tërheqjeve të ardhshme". Vendosni se çfarë do të dëshironit. Besoni se mund ta keni, se e meritoni dhe se është e mundur për ju. Pastaj, mbyllni sytë çdo ditë për disa minuta dhe përfytyrojeni atë sikur e keni.Dilni nga kjo dhe përqendrohuni te gjërat për të cilat jeni mirënjohës dhe falënderojeni Krijuesin për këto mirësi, gëzohuni, pastaj jetoni ditën tuaj. Transmetojeni këtë mesazh në univers dhe rezultatet do të vijnë. "Çfarëdo që të sajojë mendja e njeriut, mund ta arrijë atë". Duhet t'i vini vetes një qëllim aq të madh, sa që po ta arrinit do t'ju trulloste. Edhe pse ju nuk shihni para jush asnjë mundësi, asnjë strategji, deklarojeni atë dhe besoni tek realizimi i saj, bëni sikur tashmë është e vërtetë dhe lëshojeni në univers, përfytyroni sikur qëllimi është arritur, dhe kjo do të ndodhë më pas. Ky sinjal i fuqishëm do të tërheqë pranë jush njerëzit, rrethanat, paratë, biznesin, suksesin tuaj. Kur ju përqëndroheni tek Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 22 TETOR 2013

POLITIKË

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Sequi: Shqipëria, hapa përpara në përmbushjen e reformave!

Ettore Sequi

A

mbasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi është shprehur gjatë një interviste për emisionin "EstOvest" në RAI TRE, se muaji dhjetor është

me rëndësi për Shqipërinë e kryesisht për qeverinë shqiptare, sepse Këshilli Europian pret të shohë me çfarë impenjimi do të punohet për reformat e kërkuara nga

Brukseli. Ai ka thënë se disa masa të ndërmarra nga kabineti i ri qeveritar janë shumë domethënëse, si dhe këshilloi që palët politike kryesore të merren vesh me njëra-tjetrën. Pyetjes 'Në çfarë pike është Shqipëria përsa i përket integrimit në Bashkimin Europian', ambasadori i BE-së, Ettore Sequi u përgjigj: "Shqipëria po ecën në rrugën e përmbu-shjes së reformave të nevojshme. Gjëja më e rëndësishme për të parë është se me çfarë impenjimi do të aplikohen reformat e nevojshme dhe sigurisht qëndrueshmëria e këtij procesi. Përsa u përket reformave, flasim për luftën kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, reforma në sektorin ekonomik dhe në përmbushjen e detyrimeve në të drejtat e njeriut". Për më tepër: www.77news.al

Petrit Bara: Të shtohen orët e praktikës për infermierët!

I

nfermierët e rinj duhet të bëjnë më shumë orë praktike, pasi niveli i tyre në fund të diplomimit paraqitet i dobët. Është emergjente që të ketë ndërhyrje në

program dhe të shtohen orët në terren për të rinjtë që duan t'ju shërbejnë pacientëve shqiptarë. Nga ana tjetër, ata duhet të jenë të shoqëruar nga pedagogët gjatë zhvillimit të praktikës. Kjo deklaratë vjen nga dekani i Fakultetit të Infermierisë Petrit Bara. "Ka dobësi në praktikë. Ndërhyrjet që infermieret përgjegjëse bëjnë, duhet të jenë të përfshira në një program të caktuar dhe këto të bëhen në praktikë më shumë. Praktika bëhet më efektive kur ajo realizohet nga një pedagog i fakultetit. Deri tani, kemi pasur masivizim të shkollës e shumë

studentë. Tani duhet t'i hedhim sytë nga cilësia”, tha Bara. Dekani Bara shprehet se është e rëndësishme që të ndryshojnë edhe testet e provimit të shtetit për infermierët. Si kryetari i komsionit për hartimin e tezave të infermierëve, ai thotë se, që nga ky vit, duhet të ketë ndërhyrje."Ka nevojë për përpunim ky numër tezash që kemi bërë ne. Kemi rënë në ujdi që t'i marrim edhe njëherë tezat dhe t'i shqyrtojmë në kohë rekord, që ato të jenë më eficente, dhe jo më të lehta", u shpreh Bara. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Marrëdhënie me publikun. Dërgoni CV-të tuaja në: s_atlantic@hotmail.com/ Për më tepër www.njoftime.com

Restorant Hotel Ujëvara e Mirushës

Adresa: Km 10-të i magjistratirës Klimë - Gjakovë Tel: +355 44 50 83 36 / +355 49 50 83 36 E-mail: ferroraci@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 22 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fertuzi: QSUT, pacientët vuajnë mungesën e kushteve higjenike!

Ambiente të spitalit

M

ungesa e higjenës në spitale vazhdon të mbetet shqetësim për pacientët. Në spitalin nr.2, vihet re se mbeturinat deri dhe bishatat e cigareve hidhen përtokë nga familjarët e të sëmurëve, të cilët mbushin pavionët. Këtë shqetësim e paraqet për "77 News" pacientja e shtruar M.Fertuzi. Këtu, problemet me higjenën vijnë nga vizitorët e shumtë, por në repartet e reaminacionit, ato shkaktohen nga mungesa e kushteve. Tek reaminacioni i kardiologjisë, numri i madh i pacientëve bën që disa prej tyre të qëndrojnë mbi barrela nëpër korridore, derisa t'u hapet një vend. Për mungesën e higjienës, pyetëm një nga shefat e pavioneve, në QSUT, N.T i cili tha

se kjo çështje, në dukje e vogël, mban një peshë të madhe sa i përket përhapjes së infeksioneve. Ai pohon se është gabim, që higjienës, nuk po i jepet rëndësia që i takon. Të gjithë mjekët, thotë ai, duhet të jenë më të vëmendshëm kundrejt higjienës në pavione, në dhoma, apo dhe në sallat e operacioneve. Disa godina në QSUT i janë nënshtruar rikonstruksionit dhe situata në to është përmirësuar. Megjithatë, problem mbetet spitali numër dy, për faktin se amortizimi i ambienteve ka kaluar çdo parametër të lejuar. Veç kësaj, në këtë spital vazhdojnë të jenë të përqëndrura sallat e operacioneve të urgjencës, ndërkohë, që ky shërbim duhet të zhvendosej në urgjencën

e re. Më tej, flet pacientja. Sa kohë keni e shtruar në spital dhe çfarë problemi keni evidentuar? Unë kam dy javë e shtruar në spital, pasi kam kryer një operacion. Që kur kam ardhur këtu, më ka rënë në sy mungesa e higjenës. Për ne pacientët, ky ësnhtë problemi kryesor, pasi po qëndrojmë këtu me ditë dhe orare të zgjatura. Për çfarë problemesh të tjera e keni fjalën? Higjena është e para, pastaj shërbimi jo i kënaqshëm e të tjera si këto. Imagjinoni, korridoret që janë të mbushur me mbeturina, se çfarë mund të shkaktojnë tek shëndeti ynë. Unë jap alarmin se duhet bërë diçka, ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme. Dashje pa dashje, rreziku është prezent dhe me pasoja të mëdha. Kujt ia drejtoni apelin tuaj në lidhje më këtë problem? Këtë problem duhet ta zgjidhë dhe t’i japë fund njëherë e mirë Ministria e Shëndetësisë, pasi imazhi i spitalit ka rënë dhe vazhdon të bjerë, për shkak të këtij problemi. Unë kam ardhur këtu që të shërohem, por gjasat janë që do të sëmurem edhe më keq akoma. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune part time Hostess. Dërgoni CV-të tuaja në: birratirana9@gmail.com/ Për më tepër www.njoftime.com

Vëllezërit Hoxha sh.p.k

adresa: kryqëzimi i Bushatit ,Shkodër tel: +355 69 55 17 777 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 22 TETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Tomorri: Sfidat në biznes, mundësi për të arritur sukses! E lsa Tomorri prej vitesh menaxhon “Three Kings Bar Kafe”. Ajo është shumë e dhënë pas kësaj pune dhe mundohet që çdo gjë të jetë perfekte në ambientet e barit që menaxhon. Tomorri tregon disa detaje në një intervistë të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë. Sa e vështirë është të menaxhosh një biznes? Unë prej vitesh merrem me këtë punë dhe sigurisht, që të drejtosh një biznes, nuk është aspak e lehtë, sepse çdo ditë hasesh me peripeci të ndryshme. Përpos këtij fakti, është shtuar dhe kriza ekonomike në përgjithësi që e bën akoma dhe më të vështirë menaxhimin e një biznesi. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur. Nëse e merr seriozisht një punë, do të dalë patjetër me sukses. Prej sa kohësh e keni hapur restorantin tuaj?

Elsa Tomorri

“Three Kings Bar Kafe” është hapur në 2005-ën. Që nga ajo kohë ka fituar klientelën e vet “besnikë” dhe kalimtarë të rastit. Çfarë ofron biznesi juaj, ndryshe nga të tjerët? Bari ynë ka një shërbim tejet të kualifikuar. Ka një staf profesionsit dhe ofron cilësi të lartë shërbimi. Njihet për pastërtinë, cilësinë, si dhe korrektësinë. Cili është sezoni kur keni më shumë fluks pune? Pothuajse gjatë gjithë vitit është njësoj, por në dimër shtohet puna edhe më shumë. Pse duhet ta frekuentojmë barin tuaj? Për ambientin dhe shërbimin. Ambienti është tepër komod dhe i këndshëm. Thënë shkurt, tek ne klienti do të ndihet si “King”, që në shqip, do të thotë mbret. “Three Kings Bar Kafe” ndodhet tek ishblloku, rruga Ismail Qemali, një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Për më tepër: www.77news.al

Voskopoja i rikthehet traditës së kalldrëmeve!

E

ndodhur vetëm 20 km larg qytetit të Korçës dhe e njohur për turizmin e saj malor, Voskopoja po i kthehet tashmë traditës rreth 300-vjeçare të kalldrëmeve. Prej një viti ka filluar zbatimi i projektit për të shtruar me kalldrëm rrugët që kanë qënë tradicionalisht të tilla, por që pesha e kohës i ka çuar drejt degradimit, duke krijuar gropa të shumta, si dhe duke shka-

Rrugë në Voskopojë

tërruar kalldrëmet e vjetra qindravjeçare. Ruga “Rilindja Voskopojare” dhe “Gjergji Simonsino”, janë të parat, tek të cilat kanë filluar punimet për rikthimin e kësaj tradite. Sipas kreut të Komunës Voskopojë, Nexhip Baceli, këto rrugë duhet të shtrohen me kalldrëm për të ruajtur traditën dhe turizmin. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik. Dërgoni CV-të tuaja në: info@vigand.al/ Për më tepër www.njoftime.com

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën.

• Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 23 Tetor 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

KURIOZITETE

E MARTË, 22 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Farat e lirit, të domosdoshme për mirëfunksionimin e organizmit!

S

hkencëtarët tashmë e dinë që farat e lirit janë të shkëlqyeshme për shëndetin, ndërsa ekipi i ri hulumtues nga Universiteti Harvard, tregon që farat e lirit përshpejtojnë dobësimin. Shkencëtarët kanë konsta-

tuar që acidet yndyrore të pangopura, të cilat gjenden në farat e lirit, mundësinë e dobësimit e rrisin me 37 për qind. Në farat dhe vajin e lirit do të gjeni materiet e ndryshme ushqyese dhe shëruese, ndërsa më të rëndësishmet janë acidet yndyrore omega-3, fibrat dhe lignina. Një numër i madh i njerëzve beson, që konsumimi i yndyrnave është i dëmshëm, por e vërteta është që yndyrnat janë të domosdoshme për funksionimin e organizmit, rëndësi ka vetëm se cilat yndyrna konsumoni. Acidet yndyrore omega-3, janë të pangopura dhe për dallim nga acidet e ngopura yndyrore, ato përmirësojnë shëndetin tuaj dhe rrisin mundësinë për t’u dobësuar.

Farat e lirit janë burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat përveç që zgjasin ndjenjën e ngopjes, po ashtu ulin nivelin e kolesterolit dhe përshpejtojnë tretjen. Farat e lirit përmbajnë fitonutrientin, i njohur si lingina në masë më të madhe se të gjitha ushqimet tjera. Lignina është bërë subjekt i shumë hulumtimeve për shkak të veçorive të veta shëruese, për të cilat besohet që janë antikancerogjene. Farat dhe vajin e lirit mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, për shembull i shtoni në sallatë ose në corn-flakes. Shmangni përpunimin termik të farave ose vajit të lirit, sepse në këtë mënyrë, veçoritë shëruese shkatërrohen në masë të madhe. Për më tepër: www.77news.al

Lakra, mbrojtëse e efekteve të rrezatimit!

S

tudimet më të fundit, tregojnë se lakra e thjeshtë ka gjasa që të jetë e rëndësishme në mbrojtjen e njerëzve nga rrezatimi gjatë terapisë së kancerit. Hulumtuesit pohojnë se një përbërës i nxjerrë nga perimet si lakra, lulelakra dhe brokoli, ka mbrojtur minjtë nga dozat vdekjeprurëse të rrezatimit. Studimi i tyre sugjeron që përbërësi, tashmë i dëshmuar si i sigurt për njerëzit, mund t'i mbrojë indet normale gjatë terapisë së rrezatimit të kancerit dhe parandalon ose zbut mundimin e shkaktuar nga ekspozimi

ndaj rrezatimit. Më herët është zbuluar se përbërësi i njohur si DIM ose 3-diindolilmetan përmban karakteristika parandaluese të kancerit. Autori i studimit Dr. Eliot Rosen nga 'Georgetown Lombardi Comprehensive Cancer Centre' në SHBA tha: DIM është studiuar si parandalues i kancerit për vite të tëra, por kjo është hera e parë që zbulohet se DIM, është në gjendje që të veprojë si mbrojtës nga rrezatimi, ndaj s'na mbetet tjetër veçse ta konsumojmë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Menaxhere kopshti privat. Dërgoni CV-të tuaja në: kopshtinemo@gmail.com/ Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 22 TETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Turizmi i qendrueshëm, aset i rëndësishëm në ekonominë e Turqisë!

N

jë vështrim mbi turizmin e një prej vendeve më të spikatura në botë në këtë fushë. Turizmi ka qënë ndër motorrët më të mëdhenj për ekonominë turke në dekadat e fundit duke reduktuar papunësinë, duke rritur PBB dhe përmirësuar bilancin e pagesave. Dokumenti aktual që udhëheq zhvillimin e turizmit, është Strategjia e Turizmit Turk 2023. Vizioni i kësaj strategjie është: “Për një Turqi të lumtur në 100 vjetorin e Republikës”. Objektivat synojnë arritjen e një numri prej 50 milionë vizitorësh në vit deri në 2023 dhe të ardhura prej 50 miliard $ në vit për periudhën në fjalë. Po kështu, deri në 2023, Turqia synon të jetë ndër 5 vendet e para në renditjen botërore për vendet më të vizituara në botë. Turizmi në Turqi është përqëndruar kryesisht në shumëllojshmërinë e vendeve

historike dhe në vendpushimet bregdetare përgjatë brigjeve të saj në Detin Mesdhe dhe Egje. Në vitet e fundit, Turqia është kthyer në një destinacion popullor edhe për turizmin kulturor dhe atë shëndetësor. Në vitin 2011, Turqia tërhoqi më shumë se 31.500.000 turistë të huaj dhe 23 miliard $ të ardhura nga turizmi, duke u renditur si destinacioni turistik numër 6 në botë, përsa i përket mbërritjeve ndërkombëtare, duke lënë pas edhe Anglinë. Suksesi i turizmit në Turqi, i atribuohet realizimit të investimeve serioze në të gjitha burimet kombëtare, duke i përdorur ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Oferta Turistike Turke Oferta turistike turke, paraqet një kombinim të 3S-ve (Sea, Sand, Sun), Det, Rërë, Diell dhe një pasurim me 3D (Diversitet, Diversitet, Diversitet) që buron nga kom-

binimi i 3S-ve me 3S+ Histori, Kulturë, Kuzhinë, Golf, Shëndet, Aventurë, Shopping, Lojëra Dimërore, turizëm konferencash, etj. Turizmi turk- një histori suksesi Turqia ka investuar shumë për pasurimin e hoteleve të klasit të parë, vendeve të pushimit apo për organizimin e konferencave, transportin e organizuar dhe lidhjet me qytetet e ndryshme të botës, dekoracionet mahnitëse, apo edhe panoramat unike që ofron. Madje, autoritetet kanë zgjedhur të shfrytëzojnë bukuritë natyrore të vendit, por duke mbajtur çmime të leverdisshme, krahasuar me destinacione të tjera të rëndësishme për turistët. Mes vendeve europiane, Turqia është një destinacion ideal për ekzotikën që ofron. Është mjaft e lehtë të mbërrish nga Europa në Stamboll, brenda dy-tre orësh me avion, dhe prej këtej duke bërë lidhje me qytetet e tjera kryesore. Gjithashtu, ka një lidhje të mirë fluturimesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindjen e Mesme dhe Azinë. Gjithashtu, Turqia ka të gjitha mundësitë për të organizuar takime apo konferenca me një komfort të përshtatshëm dhe stil. Mikëpritja turke, cilësia e lartë e ushqimit dhe verërave, mundësitë e pafundme për të udhëtuar, janë garancitë për një turizëm gjithnjë në rritje të Turqisë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV-të tuaja në: heri_005@hotmail.com/ Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi. Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina. Kush sjell 7 Miq për regjistrim te Vitrina: Përfiton FALAS një udhëtim njohës dhe kulturor në Gjermani ose Turqi. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 22 TETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 15 Tetor deri me 31 Tetor 2013 KUFJE ECHO INTEX

Oferta më e mirë!

MBROJTËSE PËR SYTË & EKRANIN

3X1 COPË

KAMERA PËR WEB INTEX 8.0 MEGAPIXEL 1 COPË

650 lekë

1.400 lekë

1 COPË

BOKSE PËR MUZIKË INTEX

Oferta më e mirë!

1 COPË

420 lekë KUFJE XPLODE INTEX

PËRSHTATËS PËR KARTË MEMORIE

750 lekë

800 lekë

1 COPË

1 COPË

750 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30 Për blerje mbi 10.000 lekë, Ofert ë transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja:+355 68 56 82 634 Daniela: +355 68 56 82 426 Lisa: +355 68 56 82 511

Mbushni Çantat!

CITY PARK

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese

22 tetor  

Gazeta 77 News e përditshme infromative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you